NGA RIZA LAHI
“Lotë më shkonin në heshtje dhe pa më
parë askush, kur gazeta “Drita” nuk doli as edhe atë javë. Më mbuloi një
parandjenjë se ajo nuk do të dilte më…E shikoja koleksionin e saj dhe të “Nëntorit” dhe më dukej se
shihja një varr kolektiv, me qënie që mbase do të zgjoheshin një ditë…”
Është botuesi i të vetmes revistë kulturore që del në ditët e sotme; pa
asnjë kahje politike, pa asnjë mbështetje partiake, pa asnjë suport financiar
dhe që nuk ka marrë asnjëherë asnjë donacion
nga askush, me gjithë volumin jashtëzakonisht intrigues të punës që
kryen ajo kohë pas kohe dhe në këtë lëmsh moral – kulturor që kalojmë.
Roland Lushi , ky burrë i gjatë, që ende mund të qeshë menjëherë,
ish gazetar i Radio Tiranës, autor i disa botimeve, sot është anëtar i Shoqatës
Botërore të Artistëve dhe Shkrimtarëve.
Me një mijë halle , ai ka
mundur të shtijë në dorë një shtypshkronjë – kundrejt një kredie – dhe, duke
punuar vetë me të, duke kryer faqosjen gratis, ai ka hyrë në fushën e botimeve
me një shtëpi botuese, që i ka vënë emrin e së bijës, “ADA ”.
Që në ditët e para që po i gëzohej shtypshkronjës së re, ai
vendosi të nxirte revistën që folëm; mos gaboj ka katër vite dhe, që atëherë,
“Obelisku” ka hapur faqet e saja modeste, të sinqerta dhe ku falen përditë poetë
, tregimtarë, që nga të njohurit, shumë të njohurit dhe deri te ata që nuk i
njeh askush dhe nga tërë vëndi ku shkon ajo tok me shtypin apo prej diasporës
postkomuniste.
“Oh, sigurisht do të
dëshëroja ndonjë projekt për revistën; nga Minsitria e Kulturës do ta dëshëroja;
sëpaku për këtë, që “Obelisku” është e
paanëshme nga partitë dhe nuk ka asnjë mbështetje nga biznesi. Sa për mua, unë
edhe pa ngrënë do të rri, por sa të rrahë zemra ime, ajo do të dalë. Është jo
vetëm pasioni i vjetër, por, tanimë, janë edhe bukuria e syve të atyre që shkruajnë te revista që më
shtyjnë të bëj çfarëdo sakrifice dhe ajo të dalë” – thotë Lushi, ndërsa pijmë
një kafe – pauz në njërën nga të dielat e zakonëshme, kur ai punon deri natën
vonë, tok me të shoqen, Shpresën.
Mendojmë se çdo popull, edhe
ata më të prapambeturit që banojnë në xhunglat e Afrikës apo Amerikës
Latine, edhe ata kanë elitën e tyre që merret me letërsi dhe art e që kopeja ku
rrojnë i ndihmon me sa mundësi që ka. Kjo “elitë”, megjithë ndonjë huq që ka, që
nganjëherë flet keq për njëri-tjetrin e llojit të vet, që thotë kohë pas kohe
“Unë e kurrkush”, është, mbase pjesa më e mirë e popullatës. Së paku më paqësorja.
Nuk i ka ardhur e keqja vëndit kurrë nga poetët, shkrimtarët a artistët, përkundrazi,
është ajo elitë, me të cilët krenohet një popull, një komb.
Por jo vetëm kaq. Në kohën kur dha shpirt edhe “Drita” mbi
njëqindveçare e kur, ja, po lindëte
“Obelisk” modest i një botuesi që nuk ka talent të bredhë për reklama,
sponsorizime dhe projekte, por që punon shtatë ditët e javës, për poetët e
shkrimarët u hap një dritare katër kanatashe për të botuar ato pjesë të
shpirtiti të tyre. E..nga kjo “bandë” e nëpërkëmbur që nga shoqëria e deri te
gruaja”, siç shkruan një nga ata, dollën edhe florinj të paparashikuar nga
Rolandi, ambjenti i tij përqark,
Ministria e TKRS dhe
nga krejt shoqëria.
Nëpër faqet e saj nisën të vijnë poetë nga më të mirët e
rruzullit dhe që janë gjallë; gjallë dhe të përfshirë në Shoqatën Botërore të
Poetëve, antar i së cilës është edhe vetë botuesi i “Obelisk”, Roland Lushi.
Poetët kudo në botë e në histori kanë qënë njerëz të mirë.
Ka patur raste që ndonjëri prej atyre personaliteteve poetike nga më të mirët e
popujve të vet, ka kërkuar që të paguajë
përkthyesin apo botuesin e
“Obelisk” për mundimin e nderin që iu është
bërë duke e përkthyer në një gjuhë të panjohur më parë, që i pasuron CV etj dhe
përgjigja nga Tirana ka shkuar kështu: “ E kemi për nder që të njihemi me një
tjetër universitet, siç është poezia e vëndit
tuaj, të cilën e përfqaëson poezia jote”.
Poetesha më e vjetër , që ka marrë “Obelisk”-un në Meksikë,
tok me foton e saj dhe poezitë e saja në
shqip, është Eloísa Soberanis Acosta. Ajo ka lindur më 25 qershor
1925 në Meksiko.është autore e disa vëllimeve poetike. Ka fituar Medaljen e Artë në Kongresin e 27 të Poetëve të Botës në Chennai ( Indi) dhe, në vitin 2008 ka
fituar vëndin e parë në një konkurs ndërkombëtar me poezinë “Casta Cubana”. Është
antare e shoqatës botërore të poetëve dhe poezitë e saja janë përfshirë në shumë
antalogji. Më 11 maj do të mbushë 75 vjet gjiganti rus Adolf Shvedçikov, një
nga penat më të mrekullueshme të ditëve të sotme.
Ai mban titullin “ Poet i
Meritur Ndërkombëtar “ dhe ka dhënë konrubute të çmuara në kërkimet fiziko –
kimike në Rusi dhe SHBA (Los Angelos).
Ka botuar rreth 500 poezi në revista letrare si Rusi, SHBA, Brazil,
Indi, Kinë, Kore, Japoni, Maltë, Spanjë, Francë, Greqi, Angli dhe Australi. Është
përkthyer në Italisht, Spanjisht, Portualisht, Greqisht, Kinezçe, Japonisht dhe
Hindu. Njihet në atdheun e tij si përkthyes nga anglishtja i “!50 soneta angleze
të shek 16-19, “Sonetat e Shekspirit”, si edhe të disa poetëve modernë nga
Brazili, India, Italia, Greqia, SHBA, Anglia, Kia, Japonia, etj.
Në faqet e “Obelisk” ka botuar Preseidentia e poetëve të Botës, poetesha portugeze me banim
në SHBA Teresinka Pereira, poeti i madh Indian Harish K Thakur, japonezja e famëshme,
poetesha Kae Morii…
Profesoresha e Universitetit Shtetëror të Floridas, Julianna
Baggott, një poeteshë, autore e 16 librave, përshëndeste nxehtësisht lexuesit
shqiptarë me të cilin ajo kishte rastin e parë të njihej përmes “Obelisk”.
“Indiani Ram Krishna Singh, që ka lindur më 31 dhjetor 1950 në Varanasi, Indi
dhe atje
është profesor universiteti , shef katedre, për shkencat sociale dhe
humane. Jep Leksione për poezinë indiane në anglisht.
Është recensent i 160
vëllimeve dhe autor i 36 librave të botuar. Është përkthyer në 20 gjuhë të
huaja, si në frëngjisht, spanjisht, rumanisht, kinezçe,
Siberisht, kroatisht, sllovenisht, japonisht, bullgarisht, gjemnisht, italisht,
portugisht, greqisht, esperanto, në gjuhët tamil, penxhab, hindu dhe
bangla.Profesor Ram Krishna Singh është
antar i “UNESCO ALSED-LSP Netuork”;” All-India PEN”; “English Language
Teachers’ Association of India”; “World Cultural Council Circle of Friends”,
“International Writers and Artists Association”;“World Poetry
Intercontinental” dhe “ Society for
International Development”. I ka dedikuar një poezi edhe nënë Terezës.Është
hera e parë që vjen në gjuhën shqipe dhe hera e dytë që vjen një cikël i tillë
poetik nga India, pas përmbledhjes së të madhit Rabintronath Tagora “, shkruhet te “Obelisku” ynë me
rastin e botimit të ciklit poetik të
indianit që desh fluturonte nga hareja, kur, më në fund, në shtëpinë e tij troktit postjeri me revistën nga Shqipëria
në dorë.
Në “Obelisk” u prezantua për herën e
parë në letërisnë shqipe poetesha e famëshme thuajse anembanë në Evropë - rome
nga Polonia , “Papusha”, Bronislava Vajs, që vitin që shkoi kishte njëqind
vjetorin e lindjes. Ardhja e Papushës në shqip kishte kontributin e drejpërdrejtë
të komisarit të çështjes rome ,
dr. prof. Marcel Courtiades.
Poeteshat e mrekullueshme Patricia
Garza Soberanis – México dhe Marily A. Reyes, kubane me banim në USA , tanimë janë bërë mikesha të “Obelisk”. Vitin
që kaloi, biles, në panairin e librit,
botuesi Ylli Molla, kish
varur në stendën e tij një poezi fantastike të Marily me titull “Në Panairin e
librit”. E kish varur me gërma të mëdha dhe ishte vërtetë, një poezi që të merrte
mendët e të mbushte sytë me lotë.
Ja se çfarë tregon Landi; një gjë të habitëshme
rreth reagimti të një ambasade.
“ Ishte
botuar një cikël me poezi nga Kryetari i Poetëve dhe Shkrimtarëve sllovakë,
Pavol Janik; sigurisht që ishte hera e parë që poezia e këtij poeti modern
vinte në vëndin tonë. Kur…te dera na vjen një përqafësues i Ambasadës sllovake.
Ai paraqiti përgëzimet për këtë numur të revistës, për revistën në përgjithësi
dhe kërkonte disa ekzemplarë të numurit të fundit, se nuk po e gjenin gjëkundi,
pasi qe mbaruar. Më bëri shumë përshtypje kjo përkuijdesje e një ambasade të
vogël, të një vëndi të vogël, për poetin e
saj. Më bëri përshtypje të jashtëzakonëshme. Asnjë ambasadë tjetër, nuk
na ka dërguar sëpaku një “selam”; ambasadës ruse, madje, i kemi kërkuar një
bashkëpunim për Shvedçikovin e madh të popullit rus, por as në këtë rast ajo
nuk po ndjehet më. Kurse, shpresojmë , që këtë vit, në bashkëpunim me ambasadën
e vëndit të tij, të organizojmë botimin e poezive të zgjedhura të Pavol Janik.
Në heshtjen time shpesh mendoja – kudo ka idealistë. Idealistët i selitë
poezia. Siç duhet të jetë edhe ambasadori Sllovak , Shkëlqesia e Tij Ivan
Sveda, që kaq u interesua dhe po përpiqet për poetin e mrekullueshëm të atdheut
të tij.”.
Roland Lushi psherëtin sa herë që përmend dikush
togfjalëshin “Lidhja e Shkrimtarëve”.
“Obelsiku” do të ishte në dispozicion të “Lidhjes së
Shkrimtarëve, pa le të organizohen edhe një herë ata. Nuk e di, more, sa mirë
janë organizuar shkrimtarët në Korçë, Durrës, Elbasan …E pse të mos organizohen
edhe një herë ata?...Na shpëtojnë lotë, Shpresës dhe mua, kur shikojmë togjet me “Drita” dhe “Nëntori” që rrijnë, i
tërë koleksioni, që në numurin e parë, një qoshe të shtëpisë sonë. Dhe sulemi për
te numuri i ri i “Obelisk” pa llogaritur asgjë”
-----------------------------------
Roland Lushi ka lindur në Korçë, më 15 maj 1955. Ka mbaruar shkollën e lartë dega Gjuhë-Letërsi. Deri në vitin 1990 ka punuar në RTSH. Pas vitit 1990, drejton Shtëpinë Botuese "ADA" dhe boton revistën e përjavshme letraro-artistike "OBELISK". Është autor i filmit vizatimor për fëmijë "Kampioni", i librit "Lepurushi me nr.9-të dhe bashkautor në librin "Historiku Euro-2008"./FLORI BRUQI/