2011-12-10

Vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi fajtorë për shumë krime në Amerikë




Vëllezërit shqiptarë Bruno dhe Saimir Krasniqi u shpallën fajtorë nga një juri në Nju Jork, për një sërë krimesh përfshirë mashtrime, vrasje, konspiracion për vrasje, rrëmbime, trafikim lëndësh narkotike, vënie zjarri, grabitje, pengim i drejtësisë, transport i lëndëve narkotike dhe përdorim armësh zjarri.

Preet Bharara, prokurori i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, që bëri publik njoftimin, shprehet se dy vëllezërit ?ishin drejtuesit e njërës prej organizatave kriminale më brutale dhe të dhunshme?. Ai shton se gjashtë vjet pas vrasjeve brutale që ata orkestruan, vendimi i jurisë i dha fund mbretërisë së terrorit të Krasniqve dhe i solli para drejtësisë shkaktarët e këtyre krimeve të tmerrshme.

Organizata kriminale e Bruno dhe Saimir Krasniqit vepronte mes të tjerash në Nju Jork, Miçigan dhe Konektikat.

Mes krimeve të tjera, ata u shpallën fajtorë për vrasjen në vitin 2005 të Erion Shehut, një anëtar i një bande rivale në Queens të Nju Jorkut, si edhe ekzekutimin e Erenik Grezdës një anëtar i organizatës së tyre, pasi dyshonin se kishte bashkëpunuar me një bandë tjetër kundër tyre.

Bruno dhe Saimir Krasniqi përballen me dy burgime të përjetsshme, si edhe dënime me 60 vjet burh për akuza lidhur me narkotikë dhe armë zjarri.

Zoti Bahrara vlerësoi grupin e punës së Ballkanit të FBI së për krimin e organizuar. Ai mes të tjerash vlerësoi edhe autoritetet shqiptare për ndihmën për hetimin dhe ekstradimin e Almir Rrapos, ish këshilltar i lartë i ish zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta. Rrapo u arrestua në Shqipëri nën akuzat për lidhjet me organizatën Krasniqi dhe pjesëmarrjen në vrasjen e Shehut dhe trafikim narkotikësh.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...