Nga :Mr.sci.Flori Bruqi
http://gazetac.com/index.php/shoqerore/13850-debat-publik-kush-ka-nevoje-per-seks-le-te-martohet.html
09/12/2011,
..
Ne kohët e fundit janë hapur ilegalisht shumë shtepi publike ne dy
shtetet,shqiptare shumë femra vijnë nga Rusia
,Ukraina,Sllovakia,Bullgaria,Serbia,Maqedonia,Shqipëria,Kosova,Mali i Zi
e vende tjera për te fituar ,problemi është qe ato nuk kan fare
dokumenta nuk kontrollohen fare nga mjeket dhe kësisoji ekziston rreziku
permanent për shperhapjen e semundjeve te ndrysheme infektive.
Në Shqipëri prostitucioni filloi të përhapej pas vitit 1922 si i ligjëruar. Shembulli u mor nga një "rregullore e kurvërisë", që
përdorej
në rrethin e Sarajevës. Duke marrë një pjesë të mirë të rregullave dhe
hilet e zanatit nga ai vend, ky profesion u pa si një profesion
fitimprurës nga ata që arrinin të merrnin licencën për hapjen e shtëpive
publike. Licencë nuk duhej të merrnin vetëm pronarët, por edhe femrat
të cilat kërkonin të kryenin këtë punë.
Një
pjesë e mirë e femrave publike ishin gra të martuara shqiptare edhe të
huaja. Ky biznes nisi në bazë të një modeli, por nuk do kalonte shumë
kohë nga dita kur rregullorja nuk do të zbatohej sipas shembullit të
saj.
Ata
më të vjetrit thonë se prostitutat kanë qenë femrat me të bukura të
kohës dhe "mbi të gjitha leshverdha". Prostitucioni, i cili filloi të
lulëzojë bashkë me shtetin shqiptar për më shumë se 25 vjet u bë ndër më
fitimprurësit për arkën e shtetit dhe profesioni më i përfolur nga të
gjithë. Prostitucioni fillimisht filloi të ushtrohej në Shqipëri nga
femrat e huaja siç ishin ato malazezet, italianet, gjermanet. Nuk është
se këto femra u gjendën rastësisht në vendin tonë. Një pjesë e mirë e
tyre erdhi bashkë me ushtritë, të cilat erdhën në Shqipëri kryesisht
gjatë Luftës së Parë Botërore apo edhe më vonë.
Ka
shumë njerëz që akoma nuk e kanë të qartë se cila ka qenë kombësia e
këtyre femrave dhe shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të
huaja apo shqiptare? Nëse shikon dokumentet e Ministrisë së Brendshme,
të bashkive, prefekturave të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, vihet
re se femrat publike kanë qenë të kombësive të ndryshme. Siç shkruhet,
numri më i madh i femrave kanë qenë të huaja, pa munguar dhe ato
shqiptare. Megjithëse ka dhe nga ata
që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka pasur vetëm femra me
kombësi të huaj, një pjesë e mirë e grave që shërbenin në këto shtëpi
ishin vendase.
Për
ketë arsye nuk lejohet as publikimi i emrave të tyre, pasi sot një
pjesë e tyre mund të kenë të afërm. Kjo nuk është çudi, pasi shumë nga
femrat publike ranë në dashuri dhe u martuan. Sipas arkivave, tregohet
qartë se ka pasur një pjesë të mirë të grave publike që lidhën jetën
edhe me klientët e tyre apo me meshkujt që punonin aty pranë shtëpive
publike, në bazë të një rregulloreje, e cila i lejonte femrat publike të
nisnin jetën e tyre të re, larg prostitucionit.
Të huajat
Nga
dokumentet në arkiva rezulton se prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë
ushtruar vetëm italianet, gjermanet, malazezet, por dhe një numër
shqiptaresh edhe pse në një qarkore që ministri i Punëve të Brendshme,
Qamil Papa, i dërgonte Prefekturës së Tiranës e bën me dije se pjesa më e
madhe e prostitutave janë të huaja "shumica e personave
në vendin tonë janë të huaja", dhe për këtë arsye ai kërkonte kujdes
maksimal nga ana e ministrisë për kujdesin dhe vizitat e këtyre femrave.
"Vizitimi i tyne ka nji randsi shumë të madhe nga pikëpamja e ndalimit
të përhapjes së sëmundjeve veneriane, sepse një pjesë e tyne kur takson
të vizitohet nuk u bahet nji vizitim shembullor". Këto janë fakte që
tregojnë qartë se numri më i madh ka qenë i femrave të huaja dhe për
këtë arsye dhe përkujdesi do ishte
më i madh. Problem për të gjitha strukturat përkatëse nuk ishte fakti i
prostitutave të mbledhura në shtëpi publike apo në garsoniere, siç
quheshin atëherë, por problemin më të madhe e hasin tek femrat që ishin
shpërndarë anekënd Shqipërisë, duke mos pasur mundësi kontrollimi nga
mjekët.
Meqenëse
pjesa më e madhe e prostitutave kishin ardhur me ushtritë të cilat
erdhën në vendin tonë, kjo i vinte organet kompetente në vështirësi të
shumta për numërimin dhe kontrollimin e tyre. Prandaj dhe masat që
merreshin ishin më të rrepta për prostitutat e huaja. Në të gjitha
rregullat që bashkia vendoste një pjesë të mirë të tyre ua kushtonte
këtyre femrave të cilat nuk ishin shqiptare.
"Të
gjitha gratë publike që ushtrojnë çiltazi (hapur) profesionin e
kurvënies qofshin të huaja ose shqiptare, pa asnji përjashtim të
detyrohen me nji herë me u mbledhe dhe më qëndrue në mënyrë përmanente
në këtë ose këto ndërtesa".
Ky
ishte një nga rregullat që Këshilli Bashkiak vendosi me datën 26.07.
1935 për femrat publike të huaja apo shqiptare qofshin ato.
Asnjë
femër publike që ushtronte këtë profesion nuk lejohej t'i jepej një
leje banimi për të jetuar në një shtëpi të sajën, por vetëm brenda
shtëpisë publike. Ky rregull cenonte më së shumti femrat e ardhura se
ato shqiptare, mbi të gjitha "përkëdhelte" femrat publike të cilat ishin
nga Tirana, pasi ato ndryshe nga femrat e tjera mund të gjenin strehim
nëpërmjet të afërme të tyre. "Të mos i lejohet leje banimi as nji kurve
në Tiranë për me banu jashtë shtëpive publike". Ky rregull tregon më se
qartë masat e marra për vendin ku ato banonin. Kjo nuk bëhej vetëm për
arsyet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, por në mënyrë që edhe ato mos
të kishin mundësi ta ushtronin profesionin rrugëve, pasi një pjesë
e mirë e fitimeve shkonte siç dihej në arkën e shtetit. Të gjitha gratë
të cilat nuk pranonin t'i nënshtroheshin vizitës mjekësore në mbarë
viset e mbretërisë shqiptare, ose nuk pranonin të mblidheshin në
shtëpitë publike përkatëse, merrej masa e menjëhershme për largimin e
tyre nga Shqipëria drejt vendlindjes se tyre. Pjesa më e madhe e femrave
publike të cilat vinin nga jashtë më së shumti e ushtronin profesionin e
tyre fshehurazi nëpër magazina, bare e kafene. Numri i këtyre femrave
që ushtronin profesionin në këtë mënyre nuk ishte i pakët dhe ky
përbente një rrezik të madh për sëmundjen
e sifilizit dhe shumë sëmundjeve të tjera ngjitëse, pasi të gjitha këto
vepronin jashtë të gjitha rregullave dhe kontrolleve mjekësore. Duke
parë që në të gjitha dokumentet rregulloret posaçërisht niseshin për t'u
bërë për femrat publike të huaja, pasi ato ishin dhe me problematiket.
Aty kupton qartë që numri më i madh i femrave publike ka qenë i huaj.
"Jemi të mendimit që gratë prostituta që nuk i shtrohen vizitës
mjekësore të internohen në vende të tjera tue u largue në ketë mënyrë
nga kryeqyteti. Ketë dispozitë rregullorja e vjetër e parashef vetëm për
prostitutat e huaja.
Por edhe po të aplikohet për vendaset do të jetë mjaft e dobishme", kjo
ishte një letër tjetër që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Abidin
Nepravishta, i dërgonte Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qarkoret dhe
rregullat ishin shumë të prera dhe asgjë nuk i kthente më mbrapsht. Nëse
këto femra nuk do i bindeshin urdhrave,ato menjëherë largoheshin nga
vendi ku ushtronin profesionin drejt vendlindjes apo jashtë Shqipërisë,
andej nga edhe kishin ardhur, për asnjë lloj arsyeje apo justifikimi ato
nuk lejoheshin të rrinin në vendin ku e ushtronin prostitucionin
fshehurazi. Duke qenë se femrat të cilat ushtronin profesionin jashtë
shtëpisë publike punonin vetëm për hesap të tyre dhe pa shtuar as një
qindarkë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove
kanë qenë karshi të huajve, edhe shqiptarët. Shtëpia më e suksesshme
publike në kryeqytet ka qenë pronë e një italiani, i cili kishte ardhur
në Shqipëri.
Sa
vihet re në arkivat e shtetit, tek ju hedh një sy emrave
të prostitutave, vihet re një numër i madh femrash shqiptare
që ushtronin profesionin e prostitutës. Sidoqoftë kjo nuk para
pranohej hapur në atë kohë. Për herë të parë ekzistencën e
prostitucionit e përmendi Migjeni, ndërsa ai cilësohej si tabu.
E
kush mund ta mendojë se sot në vendet më të populluara e më
të frekuentuara ka pasur shtëpi publike?! Ndër lagjet më të
përfolura sipas dokumenteve të prefekturës, bashkisë e komisariatit
të policisë në vitin 1934, kanë qenë "Zogu i Zi", "Bërraka", sot
lagjja në fund të bulevardit "Zogu i Parë", "Shallvaret" e shumë të
tjera.
Duke
qenë se këto ishin vende të populluara, në bashkinë dhe në prefekturën e
Tiranës paraqiteshin shumë kërkesa për largimin e tyre nga ato vende
dhe mbledhjen e të gjitha grave publike në një shtëpi të madhe. Ishte
koha kur zyrtarët e lartë të kryeqytetit ishin në panik nga një
"epidemi" sifilizi e sëmundjesh të tjera veneriane.
Duke
qenë se nuk kishte shtëpi të stacionuara dhe mjaft prej atyre që
quheshin femra publike punonin të përhapura në zonat e
banimit, rrezikohej dhe përhapja e sëmundjeve tek njerëzit e tjerë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në vitin 1934 Abidin Nepravishta i dërgon
një shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme ku e njofton se,
në rrethin e Tiranës më shumë se 50 për qind e "grave publike"
nuk shkonin te mjeku. "Kemi nderin të ju përsërisim se tue qenë se numri i
grave publike që ushtrojnë profesionin e tyne këtu, kalon qindindhe ato
të njoftuana prej Zyrës së Shëndetësisë, bashkisë janë ma se 50
(pesëdhjetë) vetëm nja 10-15 paraqiten për vizitim e natyrisht të tjerat
si të sëmura e të mjekueme që janë, po përhapin sëmundje të rrezikshme,
veçanërisht midis djalërisë. Për me detyrue së pakut ato të
njoftunat prej organeve të Bashkisë për me ju shtrue vizitave
të rregullshme mjafton t'aplikohen ndëshkimet gjobuese të përparme
në Ligjin e rie të Bashkive, në kompetencen e Këshillave Bashkiakë.
Megjithëkëtë,
një mungesë të nji rregulloreje të posaçme për prostitutat. Lutemi në
këtë rast na ndihmoni aplikimin e gjobave që parashihen në Ligjin e
Bashkive kundrejt personave që shkelin urdhnat e Bashkive të dhanuna për
nevojat e shëndetësisë publike".
Ky
ishte shqetësimi që kryetari i bashkisë i paraqiste Ministrit
të Brendshëm, duke i kërkuar atij që të vendoste menjëherë
rregulloren dhe ligjet për femrat që e ushtronin prostitucionin rrugëve
dhe të atyre që nuk pranoni të vizitoheshin te mjeku. Rreziku ishte i
madh.
Mjekët
kishin identifikuar një numër në rritje të djemve me
sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe kjo kishte vënë në alarm
zyrtarët lokalë.
Për të gjitha këto shkelje kryebashkiaku iu lutej që t'i lejonin të aplikohej masa e gjobave të cilat përfshiheshin në ligjin e
bashkisë, kundër personave që shkelnin urdhrin e bashkisë, e cila kishte dhënë për nevojat e shëndetësisë publike.
Një
tjetër ankesë për shtëpitë publike në mes të Tiranës do vinte dhe nga
Komisariati i Policisë drejt Prefekturës të Tiranës. Ku në shkresën e
saj ajo bënte dhe njëherë me dije se në qytet gjendeshin dy bordello, të
cilat ishin me dhoma të pakta dhe jo të përshtatshme për bordello.
Sipas kësaj, ata kishin dhënë shkak që "gratë publike të hapeshin sa nga
njëra ana sa nga ana tjetër, duke banuar midis lagjeve të cilat ishin
të mbushura me familje me emër, të cilat nuk kishin
se si mos të ankoheshin për prezencën e prostitutave në lagjet e tyre.
Ankimet e tyre po bëheshin herë pas herë për lagjet "Bërrakë" dhe
"Shallvare".
Për
këtë arsye prefektura duhej të merrte masa me qëllimin që nga njëra anë
të shmangnin ankesat nga qytetarët dhe nga ana tjetër të kishin mundësi
t'i mbronin nga sëmundjet ngjitëse, që mund të përhapeshin prej tyre.
Por prapë se prapë kjo deri diku ishte e pamundur pasi gratë publike e
ndërronin shpesh banimin e tyre. Në këtë mënyrë, atyre nuk u mbetej
shumë kohë dhe raste për gjurmimin e grave që ishin të asaj rrugë.
Bordellot
tashmë ishin bërë një problem shqetësues për familjet që jetonin për
rreth, pasi frika sa vinte e ju shtohej nga dita ne ditë dhe për ketë
bashkia duhej të merrte masa urgjente për rregullimin e situatës.
Çështja e sëmundjeve ngjitëse po bëhej e rëndësishme, prandaj duhej t'i
kushtohej një rëndësi e posaçme nga pikëpamja e shëndetit të njerëzve.
Për
këtë arsye "komiseria e policisë" (komisariati) e shikonte të udhës që
prefektura të urdhëronte bashkinë për të hyrë ajo në marrëveshje me
njerëzit, të cilët mund të bënin rregullimin e bordellove. Në këtë
mënyrë të ndërtohej një ndërtesë e madhe e cila të mblidhte të gjitha
femrat që ushtronin profesionin e prostitutës aty.
Kjo
ndërtesë do bëhej për arsye se këto femra kishin më shumë nevojë për
kushte të tjera në bazë të rregullores. Për shkak të profesionit që
ushtronin duhet te ishin më të mbrojtura dhe mos të jetonin me në ato
kushte të mëparshme.
Për
veç këtyre, ai person që do të merrte përsipër rregullimin e grave ne
bordello, duhej t'i vini dhe atij ca kushte në mënyrë që të kuptonte dhe
të zbatonte pikë për pikë sipas rregullores mbi rregullimin e grave, në
mënyrë që këtyre grave t'ju siguroheshin të gjitha të drejtat për të
cilat fliste rregullorja, duke përfshirë të ngrënin, të pirin, mirë
pastrimin e sidomos për sa u përkiste të drejtave që drejtorët e
bordellove merrnin të ardhurat e vizitave të grave, e cila deri në atë
ditë ishte shpërdoruar nga rojtarët e bordellove. Deri kur u bë kjo
kërkesë pranë prefekturës përgjegjësit
e
bordellove kishin ndarë përfitimet përgjysmë, duke përfituar nga të
ardhurat e femrave dhe i kishin lënë ata në një gjendje të mjerueshme.
Kjo
ishte dhe arsyeja që i bënte gratë të dilnin nga bordellot dhe ta
ushtronin profesionin rrugëve, duke përhapur dhe shumë sëmundje ngjitëse
e mbi të gjitha sëmundjen e sifilizit, e cila ishte shumë shqetësuese
për banoret e tjerë të ndershme dhe për këtë arsye duhej të merreshin
masa të rrepta që rregullorja të zbatohej ashtu siç ishte shkruar në
licencë.
Prostitucioni në Shqipëri, si funksiononte dhe sa i përhapur ishte
Dikur
qytetet më të mëdha të Shqipërisë si Tirana, Shkodra,
Durrësi, Gjirokastra, Korça, apo edhe vendet e vogla si, Kavaja dhe
Puka,kishin shtëpitë publike të tyre.
Këto
për një pjesë të mirë tënjerëzve nuk ishin problem, por kishte dhe një
pjesë tjetër që nukmund ta duronte dot faktin që pranë shtëpisë së tyre
të banonin ato që zyrtarisht njiheshin si "femra publike". "standard"
fillon botimin e një numri dosierësh mbi historinë e atyre që quheshin
"femra publike" dhe problemet që kishin ato.
Kanë
kaluar mbi 67 vite nga ndalimi i ushtrimit të prostitucionit
në Shqipëri, njerëzit ndoshta e kanë harruar, por ka edhe nga
ata mosbesuesit të cilët nuk e besojnë se Tirana në '34, ka pasur
dy shtëpi publike, madje edhe lagje ku vepronin "femrat publike" si
"Bërraka" e "Shallvaret". E çuditshmja ndodh kur hyn dhe gërmon brenda
arkivit të shtetit, pavarësisht se një pjesë të mirë të dosjeve të
"zeza" është e pamundur që t'ju hedhësh të paktën një sy.
Në to ka emra femrash pafund, emra vendesh, pronarësh lokalesh dhe mjekësh të cilët janë kujdesur për "femrat publike".
Përshtypje
në ato dokumente të bëjnë shumë gjëra, po e veçanta ndoshta edhe e
çuditshmja qëndron në faktin se këto femra kanë pasur vëmendje nga
pushteti lokal i Mbretërisë Shqiptare.
Çdo
femër e pabindur karshi urdhrave mjekësore gjobitej me të holla, masa
me burg deri dhe në heqjen e të drejtës për të ushtruar këtë profesion.
Femrat
të cilat kapeshin duke e ushtruar profesionin më të vjetër në botë
rrugëve, merreshin më forcë dhe dërgoheshin në shtëpitë publike.
Për
këto prostituta nuk vihej vetëm rregullorja se ku do e
ushtronin profesionin, por dhe vendi i tyre i banimit. Asnjë pronar
bordelloje nuk mund t'i shfrytëzonte këto femra, çdo fitim ndahej në
mënyrë të barabartë mes pronarit dhe femrës.
Që
në vitin 1922 kur ky profesion filloi të ligjërohej, por edhe deri në
fund të viteve 30 ishte vënë në fuqi vizita e detyrueshme të mjeku, pasi
në vizitat e tyre të para pjesa më e madhe e femrave dilnin me sifiliz,
diçka që ishte shumë e rrezikshme dhe vendi kërcënohej të përfshihej nga kjo sëmundje.
Për
këtë arsye vizita të mjeku u vu me detyrim dhe asnjë femër nuk mund ta
shkelte këtë rregullore, në të kundërt masat që merreshin nuk ishin
vetëm pagimi i gjobës në të holla por dhe më shumë se aq, deri duke i
përzënë nga "vendi i punës" dhe nga prefektura ku ato ushtronin
profesionin.
Shpesh
shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të huaja apo shqiptare,
megjithëse ka dhe nga ata që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka
pasur vetëm femra me kombësi të huaj, por kjo nuk mund të jetë aspak e
vërtetë. Prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë ushtruar vetëm italianët,
gjermanët, malazezët, por dhe një numër i madh femrash shqiptare.
Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë qenë karshi të huajve edhe
shqiptarët.
Për
shumë kohë vihet re se pronarët e shtëpive publike kanë qenë meshkujt,
por ky rregull filloi të ndryshoje. Për të hapur bordello në gjykate
filluan të bëheshin kërkesa edhe nga femrat të cilat donin të hapnin
shtëpitë publike.
Femrat
që bënin kërkese kryesisht ishin ato femra, të cilat këtë profesion e
kishin ushtruar dhe vete. Ndoshta duke e parë si një mënyrë të mirë
fitimprurëse, filluan të mendonin se pse jo mos të ishin dhe ato
pronare. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se ato
e
njihnin më mirë hilet e këtij zanati thotë në mes të tjerash në
studimi e sajë për prostitucionin publicistja e mirënjohur shqiptare nga
Tirana ,Dorela Paci.
Thirrja e një prostitute - "Ne do të pushtojmë Kosovën"
Shqiptaret
e Kosoves jane mesuar te jetojne sipas nje kodi moral tradicional qe -
ndermjet te tjerave - drejton edhe sjelljen e grave ne publik. Mberritja
e prostitucionit te organizuar tregon se si shume gjera te tjera ne
provincen e rrenuar, edhe ky kod po shkon drejt shkaterrimit.
Dy
vajza te bukura, me floke te verdhe qendrojne prane nje parkingu
makinash ne oren nje te mengjesit ndersa levizja e makinave eshte teper e
paket. Vetem pak kilometra jashte Prishtines, ne rrugen qe te con per
ne Peje vajzat ofrojne "sherbimet" e tyre seksuale.
"Pesedhjete
marka ora," thote njera ndersa kolegja e saj afrohet me teper prane
makines qe ka ndaluar per te pare me mire klientin.
Prishtina,
kryeqyteti i Kosoves, po shnderrohet ne nje cerdhe te qete per shume
vajza te reja te cilat merren me "profesionin me te lashte ne bote".
Elda, njera nga vajzat qe "punojne" tek parkingu, eshte vetem 18 vjec.
Ajo eshte nga Shqiperia dhe ka ardhur ne Kosove vetem dy muaj me pare.
Ajo
ka punuar me pare si prostitute ne Tirane, dhe ka ardhur ne Kosove per
"te sjelle eksperiencen e saj per vajzat Kosovare". "Eshte nje pune e
mire. Vajzat Kosovare te cilat duan ta bejne, nuk duhet te kene frike,"
shton ajo.
Prostitucioni ka qene nje dukuri e rralle por jo e panjohur perpara luftes ne Kosove.
Ne
Prishtine, per shembull, nje e ashtuquajtur "shtepi takimi", "Hotel
Park", ka qene prone e perbashket e nje Serbi dhe nje Shqiptari. Police
Serb dhe paraushtarake si edhe biznesmenet Shqiptare kane qene kliente
te rregullt. Pronari Shqiptar, Sebajdin Rexhepi, eshte gjetur i vrare ne
rrethana te panjohura vitin e kaluar, ndersa partneri i tij Serb, i
njohur ndryshe me emrin Bata, tashme eshte larguar nga Kosova.
Por
prostitucioni ne Kosove po ndryshon. Prostitucioni i rruges, i cili
eshte i jashteligjshem, po rritet ndjeshem ashtu si edhe numri i "mini
bordelleve" ilegale. Ne Prishtine ka te pakten tre apartamente qe
sherbejne si "mini bordelle". Zakonisht ne nje nga keto vende, te
rehateshme dhe te rregulluara mire, punon vetem nje ose dy prostituta.
Pothuajse gjithmone prostitutat jane "prone" e pronareve te
apartamentit.
Sanija,
nje e ve rreth te dyzetave, drejton nje bordello te tille. Ajo "ka
punesuar" dy vajza te reja dhe fiton te pakten 2,000 € ne muaj. "Kemi dy
ose tre kliente ne dite. Shume prej tyre jane te rinj, por ka edhe
njerez me te vjeter ne moshe."
"Zonja
na ofron falas ushqimin dhe fjetjen si edhe disa para per shpenzime te
vogla," thote nje nga dy vajzat e Sanijes. Vajza e re e cila pranoi te
fliste vetem duke mos dhene emrin, tha se familja e saj ishte nga nje
fshat i vogel i Kosoves dhe se ata nuk e dinin se cfare bente ajo. "Ata e
dine se une punoj per nje organizate humanitare," shpjegon ajo.
Prostitutat e rruges jane "prone" e disa protektoreve, disa nga te cilet jane biznesmen te sukseseshem.
Selimi
, eshte rreth 35 vjec dhe pranon se ai drejton 12 prostituta ne rruget e
Prishtines. Kater prej tyre jane nga Shqiperia dhe tre te tjerat nga
nje fshat i vogel prane Prishtines.
"Ky
eshte nje biznes i normal. Une i konsideroj ato si bashkepunetoret e
mia. Ne fitojme te gjithe," thote Arbeni. Ai kundershton se vajzat jane
nxjerre me force ne rruge. "Jo, jo," thote ai, "Ato te gjitha e bejne me
deshiren e tyre. Askush nuk i detyron ato."
Ne
Kosove po shtohen edhe prostitutat ne rradhet e studenteve te reja.
Lulja eshte njera nga ato. Ajo tani po studjon per Jurisprudence dhe ka
rreth tre muaj qe punon si prostitute. Ajo thote se studentet e rinj
jane klientet e zakonshem te saj. "Une u marr studenteve shuma pak. I
marr vetem 10 €. Fitoj 30-40 € ne dite," thote ajo.
Lulja
thote se ajo njihte edhe te pakten dhjete vajza te tjera studente te
cilat punonin si prostituta. Nje djale student nga Peja, i cili thote
vetem inicialet e emrit te tij, S.C, thote se eshte klient i rregullt i
ketyre prostitutave. "Eshte lire dhe mire, e cka te keqe ketu," thote
ai.
Nje
pjese e madhe e prostitutave te cilat punojne tani ne Kosove kane
ardhur nga jashte provinces, nga Republika Ceke, Ukraina dhe Polonia.
Jeton
B., nga Mitrovica, eshte kthyer dy muaj me pare nga Gjermania. Ai ka
sjelle me vete dy vajza Ukrainase. Te dyja vajzat te thone fjalet me te
mira per protektorin e tyre Shqiptar. "Ai sillet shume mire. Ne bejme
punen tone dhe ai na paguan per kete," thote Julia, 29 vjec.
Zyrtaret
e UNMIK (Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove) pranojne se ata e
njohin problemin e prostitucionit ne Kosove. "Po ka disa raste. Disa
dite me pare ne kemi kapur tre vajza ne rruge. Ato kishin ardhur nga
Ukraina. Njera tha se e kishin rrembyer dhe e kishin sjelle ketu, ndersa
nje tjeter tha se ishte larguar nga shtepia dhe kishte ardhur ketu per
te punuar," thote Jack Seamson, ish shefi i hetimit te Policise se UNMIK
ne Prishtine./2008/
Por
Seamson nuk pranon qe UNMIK te kete hasur prostituta Shqiptare apo
Serbe qe punojne ne rruge. Seamson thote se UNMIK eshte i vendosur te
luftoje kete fenomen, vecanerisht prostitucionin e organizuar kriminal.
"Prostitucioni
eshte i ligjeruar ne shtepite e takimit, por ne rruge. Ne do ta
luftojme kete fenomen. Detyra jone e pare eshte te arrestojme keta
njerez, protektoret, te cilet i nxjerrin keto vajza ne rruge, dhe jo
viktimat," thote Seamson.
Ne
Kosove, gjenden tanime 1,800 trupa te policise nderkombetare. Bernard
Kouchner, Administratori i OKB per Kosoven, ka kerkuar 6,000 por kjo
shifer akoma nuk eshte aprovuar. Disa zyrtare Shqiptare kane akuzuar
policine nderkombetare se ka deshtuar ne luften ndaj prostitucionit ne
rritje.
"Ka
shume raste prostitucioni. Policia e UNMIK po punon shume ngadale per
kete ceshtje," thote Avdi Rraci, nje zyrtar i Ministrise se Rendit
Publik ne Qeverine e Perkoheshme te Kosoves./2008/
Rraci
ankohet se anetaret e Ministrise se Rendit Publik nuk po lejoheshin te
kryenin detyrat e tyre sic duhet dhe se kjo po shkaktonte nje rritje te
aktivitetit kriminal. "Ne po perpiqemi te bejme punen tone, por ne jemi
te shtrenguar nga policia e UNMIK," thote Rraci.
Ministria
e Rendit Publik eshte pjese e qeverise se perkoheshme te krijuar nga
ish udheheqesi i UCK, Hashim Thaci. Zyrtaret e kesaj ministrie thone se
ata kane te gatshem 1,500 vete per te formuar berthamen e nje force te
re policore ne Kosove, nen kontrollin e OKB.
Prostitucioni
po lulezon jo vetem ne Prishtine por edhe ne qytete te tjera te
Kosoves. Ne Prizren, ne jug te Kosoves, restoranti "Skenderbeu" eshte
shnderruar ne nje shtepi takimi ilegale. Shoferet e kamioneve nga
Shqiperia jane klientet me te rregullt te "Skenderbeut". "Kjo eshte
menyra me e mire per tu qetesuar pas nje udhetimi kaq te gjate nga
Tirana," thote Gjergji, 36 vjec, ndersa ngjitet ne katin e siperm ku
ndodhen dhomat. Azemi, nje kamarier qe punon ne nje lokal ne qender te
qytetit thote se "ka te pakten tre vende te ngjashme me kete ne qytet".
Vende
te tilla ekzistojne edhe ne Mitrovice, Gjilan, dhe Ferizaj. Ne
Prishtine, mund te gjesh prostituta ne restorantin "Mars" dhe ne nje
klub nate ne Sllatine, vetem pak kilometra jashte kryeqytetit.
Shkaterrimet
e medha te shkaktuara gjate luftes kane detyruar nje numer te madh
njerezish te transferohen nga zonat fshatare ne qytete, te pakten per te
kaluar dimrin. Megjithe ekzistencen e nje kodi te rrepte moral, i cili
eshte akoma me i rrepte ne komunitetet rurale, disa vajza nga familjet
fshatare po i futen rruges se prostitucionit.
Mr.sci.Mahmut Germizaj,
nje psikolog nga Prishtina argumenton se "ky fenomen nuk eshte dicka e
re, ai ekziston edhe ne vende te tjera, vecanerisht ne ato qe sapo kane
dale nga nje lufte si Kosova." Ai shpjegon se "prostitucioni, si nje
fenomen social ne Kosove, eshte zhvilluar si rezultat i ndryshimeve te
medha ekonomike dhe sociale, te cilat kane ndodhur ne shoqerine tone pas
luftes."
Sipas
Germizaj, "kjo gjendje eshte rezultat i mungeses totale te
institucioneve adekuate dhe keshillimit qe ato duhet te ofrojne. Asnje
organizate vendase apo e huaj nuk eshte e perfshire ne parandalimin e
fenomeneve te tilla, perfshire edhe prostitucionin."
Por
zhvillimi i rrufeshem i kesaj industrie te prostitucionit, vecanerisht i
asaj qe perfshin edhe vajzat Shqiptare ne Kosove, eshte nje realitet i
veshtire per tu pranuar nga Kosovaret. "Prostituta Shqiptare?! Une nuk e
besoj kete. Ne kemi nje kod te forte moral," thote Samiu, nje kepucar
nga Prishtina.
"Ato
qe dalin ne rruge dhe shesin trupin e tyre nuk jane Shqiptare. Ne se ka
ndonje Shqiptare te tille, ato duhet te ekzekutohen," deklaron Ahmeti,
50 vjecar nga Prizreni.
Por
per disa te tjere, shfaqja e prostitutave ne rruge eshte nje shenje
civilizimi. "E pse jo?! Ne mund te shkojme drejt botes se qyteteruar
vetem keshtu. Ato jane vajza te guximeshme," thote Agroni, pronar i nje
dyqani tekstilesh. Ai pranon se viziton prostitutat te pakten tre here
ne jave. "Une shkoj shpesh tek ato. Perse nuk duhet te shkoj?"
Pavaresisht
kodit te forte moral te Shqiptareve dhe refuzimit te shume Kosovareve
per te pranuar realitetin e prostitucionit, numri i vajzave te perfshira
ne te po rritet cdo dite.
Forca
policore nderkombetare, e cila tashme nuk po perballon dot rritjen e
krimit ne pergjithesi dhe dhunen nder etnike, do te perballet me nje
detyre te veshtire per te kontrolluar kete trafik fitimprures. "Ne do te
pushtojme Kosoven," thote Elda, perpara se te hypi ne nje BMW blu te
nje klienti e cila zhduket me shpejtesi ne terrin e nates ,shkruajnë
gazetarët investigues lidhur më temën “Prostitucioni” z. Imer Mushkolaj dhe z.Mentor Shala.
Kosova pushtohet nga shtëpitë publike…
Kryesisht jane femra te ardhura nga ish shtete e bllokut socialis ,por shpesh ka edhe shqiptare.
Kosova
pushtohet nga shtepite publike. Sipas raportit te perpiluar te
Organizates Nderkombetare te Migracionit (“IOM”International
Organization for Migration) ne Kosove sot ekzistojne 266 bordello.
Grafiku i pergjithshem i ketyre shtepiave publike eshte i perhapur ne
pothuaj te gjitha qytet kryesore.
Nga
një ish raport PK rezulton se " Prishtina ka patur 47 te tilla, Fushe
Kosova 14, Gjilani 11, Ferizaji me rrethine 74, Peja 12, Mitrovica 17
dhe Prizreni 43". Ja, kjo eshte "fizionomia e investimeve reale" e
politikes demokratike dhe e "reformatoreve" te demokracise ne Kosove.
Dhe,
nuk ka dyshim se, derisa ne Kosove te "bluajne mullinjte e
prostitucionit" dhe te zhvillohen format e tjera te reketimit dhe
kriminalitetit kunder interesit te pergjithshem te politikes nacionale
shqiptare, nuk mund te mburremi para botes, se Kosova po shkon drejt
zhvillimit demokratik dhe integrimeve transatlantike.
Per
t'i pezulluar dukurite e tilla negative me te turpshme, dhe me te
demshme per nje shpoqeri normale, kerkohet vendosmeri dhe strategji e
caktuar nga organet dhe institucionet me competence te qeverise se
Kosoves(të dhenat:01-05-2003).
Gazetari nga Prishtina Kujtim Konushevci thotë:|”
Se kjo aspak nuk eshte nje lufte e lehte dhe pa "therra", ka deshmuar
edhe vrasja mizore e kryearkitektit te Drejtorise per Planifikim,
Zhvillim dhe Urbanizem te Prishtines, Rexhep Luci ne banesen e tij ne
lagjjen Dardania, me 13 shtator 2000.
U
vra nga dora kriminale e injorances shqiptare, e cila u orvat qe
Prishtinen e urbanizuar dhe te lulezuar nga arkitekti me i shquar
shqiptar, ta shnderroje ne nje "kasabe nomadesh" te kohes se gurit. Cka
do te thote kjo, si mund te arsyetohet kjo para popullit?
Thjesht,
kjo do te thote, vetem nje njeri sich ishte Rexhep Luci nuk mund ta
mbroje familjen e vet as Prishtinen nga shkaterrimi dhe rrenimi i eger
"demokratik", kur te tjeret jane te korruptuar deri ne fyt.
Kur te tjeret jetojne troq prej korrupsioni, droge dhe prostitucioni.
Prandaj,
krejt e logjikshme eshte se krimi nuk mund te luftohet me krim. Ose me
thjesht hajni nuk mund ta luftoje hajnin. Kete e vertetuan edhe
mbeturinat e pushtetit ushtarak-policor te Qeverise se Serbise, te cilat
per interesa te tyre te mafise nentokesore, te primitivizmit dhe
ultranacionalizmit serb, e privuan nga jeta,prof.dr. Zoran Gjingjiqin,
kryeministrin liberal te Serbise”,shkruan gazetari Konushevci...
Ne
Kosove jane rreth 10.000 ushtare te KFOR (Kosova Force -Ushtria e
Kosoves) dhe Eulex-it te perbere nga shtetet perendimore. Nga keta
10.000, shumica absolute (me shume pak perjashtime) jane meshkujt qe sic
dihet, kane kerkesat e tyre seksuale.
Plus
kesaj, jane edhe diku rreth 5.000 persona qe vijne nga shtetet e huaja
dhe punojne ne Administraten e huaj te instaluar ne Kosove qe eshte dege
e OKB-se, dhe quhet UNMIK (United Nations Interim Administration
Mission in Kosova),Eulex-it dhe qe sic dihet pra, kane edhe ata kerkesat
e tyre seksuale (kjo administrate eshte e perzier sa i perket gjinise).
Derisa
keta te fundit, jane te lejuar te marrin familjet e tyre me vete, ata
te paret nuk jane te lejuar. Kjo tek ta krijon presione dhe imponon
kerkesen e "sherbimeve" te tilla si prostitucioni...
Ne
Kosove, nuk ka ose ka shume (me te vertete shume) pak prostituta
shqiptare. Shumica jane te ardhura nga vende te lartecekura dhe vijne ne
Kosove pasi te mashtrohen nga tutore te ndryshem, kryesisht
shqiptare/ballkanase (me shqiptare, nenkuptoj shqiptare te Kosoves
kryesisht po edhe ndonje mik a grup nga trojet tjera shqiptare).
.
Per ta prere ne rrenje korrupsionin dhe tere biznesin e korruptuar ne
Kosove, nevojitet aksion i perbashket dhe i organizuar i te gjitha
forcave politike ne Kosove.
Kete
mobilizim nuk mund ta inicioje, as te beje askush tjeter perpos
Qeverise se Kosoves. Natyrisht, kjo duhet t'ia filloje ketij aksioni me
ndihmen e menjehershme te "politikes bulldozher" ne rrenimin pertoke te
te gjitha atyre pasurive te paligjshme (shtepive, firmave, objekteve,
bordeleve, hoteleve, moteleve etj.) te titullareve mafioze shqiptarë apo
proserbe, te cilet deri tash,duke zhvilluar transaksione te ndryshme
tregtare dhe kontrabandiste me Serbine, jane pasuruar dhe kane krijuar
kapital te paligjshem, duke e shfrytezuar dhe varferuar popullin deri ne
palce.
Si
pasoje e kalbesirave te transaksioneve tregtre dhe ekonomike
shqiptaro-serbe, sot Kosova ka me shume bordele te "hamshoreve
biznismene" sesa spitale, sesa qendra rehabilituese per personat e
retarduar nga lufta dhe gjeoncidi serb, sesa shtepia dhe banesa per
fitimtaret dhe invalidet e luftes heroike chlirimtare te UÇK-se.
...
Tragjedia e mishit te bardhe shqiptar
Nga
nje bashkepunim i ngushte mes punonjesve te zyres se Antitrafikut me
perfaqesuesit e pushtetit lokal ne te gjithe vendin, thuhet se rreth
5192 femra shqiptare sot punojne si prostituta ne Europen Perendimor
kryesisht ne Itali, por edhe ne vende si Greqi, Angli, Belgjike, Spanje
dhe Kosove. Duket sikur nga raportimi i policise antitrafik sot disa nga
familje shqiptare nuk e kane dhe shume problem te pasur e nje
prostitute ne shtepi...
Mantenuetat shqiptare
Jane
vajza shume te bukura, te hajthme dhe te mahnitshme nga paraqitja. Do
t'i shohesh te ndalojne ne kafenet e kryeqytetit, me nga nje benz te zi
ose makine tjeter luksoze, te takojne miqte e shkolles se mesme me nje
tufe celesash ne dore. Nuk kane arritur akoma moshen e arte, 20-25 vjec
dhe kane nje apartament luksoz ne koke te tyre dhe nje rroge fikse me te
cilen mund te mbijetojne aq sa "i dashuri" i tyre te jete gjalle edhe
pse me te mencurat dhe ato me me eksperience i kane vene ca para ne
banke. Jane vajzat qe kane shitur lirine dhe enderrat rinore, per nje te
dashur mesoburre dhe biznesmen. Jane vajzat "me fatlume" per disa te
rinje qe nuk e kane kuptuar kurre se c'eshte jeta. Shitja e se ardhmes
se tyre nuk eshte i vetmi mekat qe i kane bere vetes.
Drejt të vërtetës
Edhe
pse sot nga te dhenat e policise flitet per 5 mije vete, e verteta
eshte nje shifer rrenqethese. Numri i vertete i prostitutave shqiptare
neper bote eshte 30 mije. Sot pjesa me e madhe e tyre jane kthyer ne
makina fitimi per tuturet, dhe tashme nje pjese te madhe te tyre nuk i
fuknsionon me mendimi. Pse jo duke diktur ashpersine e shqiptareve, nje
pjese e madhe e tyre nuk reagon, duke iu nenshtruar fizikisht dhe
menderisht si skllave. Ne rruge te pambrojtura, mes erresires dhe
mungeses se dinjitetit, i jane nenshtruar fatit te keq, si te jete pjese
e jete se tyre. Atyre nuk i del me perkrah askush...
Lexoni edhe : http://floart-press.blogspot.com/2008/09/rruget-ku-lulzon-prostitucioni-shiten.html
Koment ne Facebook.com :