Seanca e Kuvendit të Kosovës të mërkurën, sikur shumica syresh është përcjellur me akuza dhe kundërakuza ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës, ndërsa kulmi arriti kur deputeti i Vetëvendosjes Florin Krasniqi u përplas verbalisht me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Duke kërkuar që mos t’ia ndërpres fjalën derisa flet, deputeti i Vetëvendosjes disa herë i është drejtuar atij të PDK-së që ta mbyllë gojën, ndërkaq ky i fundit në reagimin e tij, e ka quajtur Krasniqin ‘bubrrec’ i cili nuk mund ta frikësojë askënd.
Gjithçka ka nisur derisa Florin Krasniqi po fliste në foltore për masat e reciprocitetit me Serbinë, ndërkaq nga vendi deputeti Bekim Haxhiu i ka ndërhyrë, ndërsa gjithë kjo ndodhi derisa seanca drejtohej nga nënkryetari nga komuniteti turk, Enis Kervan.
Reagimi i Krasniqit ishte i ashpër, duke i thënë disa herë Haxhiut ‘mshele gojën’, në mënyrë të vrazhdtë dhe i tensionuar.
Ndërsa Haxhiu ka reaguar duke e quajtur Krasniqin njeri pa edukatë dhe pa karakter që kërkon t’ua mbyllë gojën të tjerëve.
Pas seancës, Haxhiu nuk ka dashur të flas para kamerave, ndërsa Krasniqi ka thënë se nuk është pishman për fjalët e rënda me të cilat është përballur me Haxhiun.
“Sjellja ime ndoshta nuk ka qenë korrekt, por ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme”, ka thënë Krasniqi.
Më tej deputeti i Vetëvendosjes ka thënë së shumë prej deputetëve të PDK-së nuk janë korrektë dhe gjatë fjalimeve të deputetëve të tjerë ndërhyjnë duke folur edhe në mënyrë banale.
“Kjo që po ndodhë në këto debate në Kuvend, nganjëherë po merr kahje jo të mirë, por unë mendoj se prapa kësaj ka një arsye. Sjellja ime nuk ishte shumë korrekte me deputetët e PDK-së, por ata janë shumë banalë. Gjatë fjalimeve të deputetëve, lëshojnë fjalë banale prej sallës, është tepër fyese. Unë mendoj që një deputet duhet të flas, të tjerët ta dëgjojnë. Ata nuk dëgjojnë, fyejnë, banalizojnë, kështu që kjo praktikë unë mendoj që duhet të marrë fund”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka rikujtuar se në parlamentet e vendeve evropiane deputetët bëjnë zhurmë kur flet qeveria, por jo t’u ndërhyjnë deputetëve të tjerë në fjalën e tyre.
Në këtë mënyrë, Krasniqi e ka arsyetuar edhe atë që ka thënë brenda në seancë, ngase ka pranuar se shpeshherë ndërhyn derisa flet dikush prej kabinetit qeveritar, por jo edhe ndaj deputetëve.
Nuk është hera e parë që Florin Krasniqi përplaset në Kuvend me Bekim Haxhiun, mirëpo ai mohon të ketë diçka personale me deputetin e PDK-së.
“Nuk kam as me Kamishin as me askënd. Nuk kam ardhur këtu deputet për çështje presonale, por për të mirën e përbashkët. Nëse dikush bëhet pengesë për të mirën e përbashkët, nëse Kamishi, Bekim Haxhiu ka marrë detyrë prej shefit të tij të ballafaqohet, unë s’kam problem, nuk kam asgjë personale, as me të as me askënd”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi.
Në seancën e sotme derisa po vazhdonte debatin për masat e reciprocitetin me Serbinë për të cilën ishte ftuar në interpelancë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, deputetët Bekim Haxhiu e Florin Krasniqi kanë pasur përplasjen e radhës.
Të dy i janë drejtuar njëri-tjetrit me akuza duke e quajtur shoqi-shoqin njeri të paedukatë, ndërsa nuk kanë munguar edhe etiketime si ‘bubrrec’, ‘llullë’, ‘banal’, etj.
Ata replikuan edhe ne nje moment tjeter kur Bekim Haxhiu kishte rendin sipas radhes te del ne foltore e te cilin rend e shfrytezoi per akuza ndaj Florin Krasniqit,duke e akuzuar se po paraqitet amerikan dhe se ka harruar nga ështe .Florin Krasniqi është njeri i pa kulturë.Ne replikë Florini tha se unë kam kulturë dhe tarditë dhe se nuk kam ardh ketu te marr kulturë nga Kamishat dhe Lluallat.