Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/12/13

THANI NAQO:KITARËS



 
Me ty kam këputur shumë tela,
Me ty kam kënduar këngët tona.
Me ty kam lënduar edhe zemra...
Me ty u ngjira kur dashurova!
 
        ***
 
Të mbaja në dorë dimër e pranverë,
Sa gishtat m'u ngjitën me krelat e tua.
"Eja, moj eja... (tani, rrallëherë!) 
Eja pranverë, se un' ty të dua!"
 
Me ty u qorrollisa edhe n' errësirë,
Të çukita qosheve...Ç'bën o, i marrë?!
Lëshove rënkimin me psherëtimë:
"Edhe zemra e akulluar shkrin me kitarë!"
 
Me ty i këndoj trëndafilave të botës,
Vesën thëthij në postafet - purpur.
Kur pjerrgulla zinxhiron buzën e gotës...
Kaq më mjafton, t'ia mar këngës si dikur!
 
       *  *  *
Me ty këpus akoma tela,
Me ty prushoj këngët tona.
Me ty shëtis edhe sot nëpër zemra...
Por jo si atëherë kur unë dashurova!
 
2011

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...