Libri i ri
Doli libri i Engjëll Koliqit: “Nën kurorën e lisit plak”
Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar
Këto ditë, në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art” doli libri i poetit tonë të mirënjohur, Engjëll Koliqit. Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike.Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm.Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen, prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj.Libri ndahet në disa njësi ciklore si:Në paraëndërr, Shekujt thërras, Në sytë e tu kam dritën, Mos vallë vonë u gjetëm, dhe Vravashëk e pafikur, duke e shqur në tërësi këtë poezi si ndërtim si ndjenjë dhe si tërësi krijuese me veçantitë e saj identitare.Botoi Rugova Art,Prishtinë 2011, ISBN:978-9951-536-22-6.
N.S.K