Kjo është çështja më e nxehtë mes Pakistanit e Indisë për momentin. Një modele pakistaneze ka pozuar për revistën FHM, versioni indian. Në foto ajo shihet nudo dhe me tatuazhin ISI në krah, që nënkupton shërbimin sekret pakistanez.
Por pakistanezët janë tërbuar jo vetëm për tatuazhin, por edhe pse ajo ka dalë nudo.
Tani Veena Malik pretendon se botuesit ia ‘kanë hequr’ pantallonat me Photoshop. Ajo ka pranuar se ka qenë topless, por me pantallona. Për këtë arsye ajo ka hedhur në gjyq revistën. “Jam plakur nga ky skandal, 10 vite jam plakur nga kjo gjë. Ata më kanë kërcënuar,” thotë ajo.
Ajo pranon se kishte të veshura një palë pantallona të shkurtra seksi, por sipër ishte pa asgjë. “Por ata më thanë se do ma mbulonin trupin me tatuazhe që të mos dukej gjë. Në vend të kësaj, më hoqën pantallonat,” thotë ajo.
Vetë babai i modeles dhe aktores thotë se ajo duhet të ndëshkohet nëse ka dalë nudo. Veena po kërkon të pajtohet më të atin që është zemëruar shumë.
Kurse botuesit e revistës FHM thonë se ajo po shpif. Ata i kanë kërkuar asaj të ofrojë një provë të vetme për gjërat që thotë.
Malik njihet për qëndrimet e saj që kanë shkaktuar shpesh furtunë në Pakistan. Ajo ka kritikuar klerikët e linjës së ashpër që duan që femrat të mbulohen, ka dalë kundër vrasjeve për nder dhe ka marrë pjesë në Indi në Big Brother.