2011/12/18

Vdiç ish-presidenti çek Václav Havel


   
Mediat çeke raportojnë se ka vdekur në moshën 75-vjeçare, ish-presidenti  Václav Havel Ish-presidenti çek, Havel, vite më parë, qe operuar nga tumori në mushkëri. Ai pati probleme me shëndetin edhe në fillim të këtij viti.

   
Laureati i çmimit Nobel për Paqe dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003.

   
Ai ka vdekur në gjumë, pas një sëmundjeje të gjatë, ka thënë zëdhënësja e tij, Sabina Dancecova.

   
Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë dhe si një nga figurat me renome botërore që bëri thirrje të ndalej dhuna e regjimit serb në Kosovë në fund të viteve ’90-të.


 


Për kontributin e tij për Kosovën, Havel është nderuar me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, që është ndarë nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

   
Së fundi, gjatë një takimi të mbajtur në muajin tetor me presidenten Atifete Jahjaga në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit”, ish-presidenti pati shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës. 

No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...