Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/29

Gjimnazistet e pare decanas shembull i punes dhe suksesit


Nga Ajete Shaban Beqiraj





Gjenerata e pare e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ka diplomuar ne vitin 1971. Te regjistruar ne vitin e pare 165, per shkak te rrethanave te kohes vetem 84 prej tyre diplomuan. 40 vjet pas, te gjalle jane ne majat e shoqerise duke nderuar profesoret e vet dhe vatres se diturise e ata qe s´jane me, i takojne perjetesise...
Reportazhi nga Ajete Beqiraj sjell sekuenca nga kremtimi i 40 vjetorit te diplomimit te te kesaj gjenerate.

Nje salle e madhe e madhe e objektit hoteliere “Swiss”ne Decan ishte piketakimi i gjenerates se pare te gjimnazisteve decanas, te cilet megjithese ne kohe te veshtira per arsimin shqip, mbeten gjenerata me e forte nga te gjithe ata qe do te vine pas tyre. Ata, si dikur ne bankat e shkolles, sot jane ulur perballe profesoreve te vet si: inxhinjere e juriste, profesorw e doktore, gjeodetw, magjistwr e doktorw shkence: tituj qe nderojne vatren e tyre arsimore ne te cilen volen diturine dhe moren shprehine e punes qe do t´i shtyje drejt caqeve qe i vune vetes si maturante te pare...



Bajram(Januzaj)Isniqi, ligjerues i gjuhes dhe letersise shqipe ne pension, ishte profesor i pare i gjimnazit i “Vellezerit Frasheri” ne Decan, i cili ndihmoi venjen e themeleve te tij.


Bajram Isniqi,profesori i pare

“Une kam qene profesor i pare edhe gjate kohes kur jane ba pergatitjet dhe organizmi, m´kane marr dy perfaqesuesit politik qe kane vendos me e hap kete shkolle: Beke Llulluni dhe Faik Alaj, qe t´iu ndihmoj nw sigurimin e kuadrit. Ua kam sjell profesorin e matematikes, i cili me t´u kthyer nga ushtria ishte pranu n´Gjakove. Por, ate na ka leju drejtori Shkolles Normale te Gjakoves, ne vitin 67-68 duke i thane:”M duhesh si buka, por me m´ngu mua shkon tek ta, se une e kam shpine me kulm e me krejt e kta sot po ia vene themelin”.

Gjimnazi “Vellezerit Frasheri” ne Decan u hap ne vitin 1967

Dhe themeli i kesaj “shtepie” ishte nje sfide e madhe per mesimdhenesit e athershem te cilet ishin te vetdishem vleres se diturise. Kjo iu ndihmoi atyre ne tejkalimin e cdo sfide.

“Mu ma s´shumti m´ka mbet n´kujtese sigurimi i kuadrit dhe hapja e shkolles, sepse kemi pas pengesa prej drejtorit te shkolles fillore “ish-Bratstvo” e Decanik, Millan Backovici. Ai ka pengu me cdo kusht hapjen e gjimnazit. Ka shkue edhe n´Prishtine edhe ne Beograd. Ndersa, kta dy persona politik, Beke Lluluni edhe Faik Alaj kane thane: “Ose e hapim kete shkolle ose nuk punojme ma ne Jugosllavine e Titos”, rrefen profesor Bajram i cili pas daljes nga burgu punonte si keshilltar pedagogjik, ne Shkollen Normale ne Gjakove.

Gjimnazi dy vjetet e para u vetfinancua

“Katunart thone: “Kam ra prej kali n´gomar”. Pese shoke t´klases kemi qene keshilltare pedagogjik. Por, kur m´i ka permend keto fjale Faiku, une e kam lane dhe jam ardhe. Ky fare drejtori na lypte vazhdimisht me i pagu qira. Na nuk i paguanim qira, se thoshim: “Fillorja eshte e Decanit, por edhe gjimnazi eshte i Decanit”. Kemi pas veshtiresi shume derisa e hoqem qafe”, shton profesori Bajrami.

Por, kjo heqje qafe do te zgjase dy vjet. Sepse me nderhyrjen ketij ish drejtorit serb, gjimnazit “Vellezerit Frasheri” ne Decan per dy vjet do t´i mungoje financimi nga buxheti i Krahines se athershme Autonome te Kosoves.

“Dy vjet krahina nuk na ka financu me nderhyrjen e atij Backovicit. Kta dy personat politik kane bisedu me udheqesit e kooperativave bujqesore edhe me organizatat punonjese. Qeto na kane financu dy vjet. Ramadan Ramosaj ka lujt rol t´madh si kontabilist. Prej Beogradi kane ardhe me e nxane, cka po bejme e si financohet puna e gjimnazit. Fale tij, s´kane mujt me e nxane”.


Profesori dot´vallzoj edhe ne 50 vjetor

Profesori 82 vjecar: “Do ta kremtojme bashke edhe 50 vjetorin”

Profesor Bajram Jonuzaj i cili nga dashuria per fsahtin e tij, nderroi mbiemrin Isniqi, doli ne pesnion ne vitet ´90-t. Por, sa here mblidhet me gjeneraten e pare te nxenesve, ai ka ndjenjen se nuk u nda prej tyre kurre:

“Kur mblidhem, ta merr mendja si s´kem qene kurre t´ndame edhe tash po e bejme nje ndeje. Aq jemi te afert me njeri-tjetrin”,thote profesori duke shprehur deshiren qe edhe krahas moshes se shtyre, 50 vjetorin ta pres ne gjirin e tyre:

“Nje nxenes i asaj kohe qe eshte ktu me ne sot, m´tha nje dite: “Si je?” I thashe: “S´jam mire”. M´tha: “Profesor, deri me 28 maj s´guxon te vdesesh. Ne pervjetorin e 40-te vjen, e kremtojme e pastaj t´percjellim prej aty kah e ke njet me shku(dmth,me vdek...). I thashe:”S´dua. Dua ta pres edhe 50 vjetorin me ju”, rrefen profesori 81 vjecar me te qeshur.


                               Osmon Tolaj


Gjimnazi i Decanit dikur nder me te suksesshmit ne ish-Jugosllavi

Dhe keshtu, nga vullneti i forte, etja per dituri dhe puna e palodhshme e gjenerates se athershme te profesoreve, gjimnazi “Vellezerit Frasheri” ne Decan i themeluar ne vitin 1967, per nje kohe te shkurter u radhit nder shkollat me te suksesshme ne territorin e ish-Jugosllavise. Osmon Tolaj, pas vetem nje viti pune si profesor i fizikes(68-69), ne vitin shkollor ´69-´70 me konkurs te rregullt emerohet drejtor i pare i ketij gjimnazi.



“Duke e ditur se arsimi eshte baze e te gjitha te arriturave nje mesi te nje populli, nje numer i madh i profesoreve ne ate kohe ju kane rrek punes, me te gjithe vullnetin, me seriozitetin me te larte per perparimin dhe edukimin dhe arsimin e gjeneratave te reja. Kjo ishte gjenerata e pare, shume e interesuar per pune e per mesim, sikurse edhe ne stafi qe pergatiteshim per cdo dite te kemi rezultate edhe me te medha”, rrefen drejtori i athershem, Tolaj.

Ish-drejtori Tolaj meritat e suksesit ua dedikon profesoreve dhe nxenesve

Profesor Osmon Tolaj ishte drejtor i pare i gjimnazit “Vellezerit Frasheri” ne Decan, angazhimi i te cilit permendet edhe sot e kesaj dite. Por, edhepse njerezit qe njohin punen e tij thone se nese gjimnazi ka arrit te nxjerr kuadro nder me te fortat ne vend, merita se pari i perket atij, drejtori Tolaj shprehet me modesti:“Keni te drejt. Se ajo periudhe pas sa viteve nuk eshte harru dhe permendet per suskese te medha. Por, une kam aps fatins e kisha nje kolektiv te pergatiru dhe e perkushtuar per pune. Ne ne ate kohe njiheshim si gjimnazi me i pergatitur, por edhe me te dhanunit pas punes, ngritjen e pergjithshme te shkollimit ne komunen tone edhe me gjere, keshtu qe kemi pas te gjitha mirenjohjet, diplomat qe ua jepshin ne ate kohe per arsim te gjimnazit “Vellezerit Frasheri” ne Decan. Gjate kohes kemi marre diploma po edhe mirenjohje edhe nga ish Jugposllavia. Keshtu qe puna dhe villneti kane bere te na njohin jo vetem ne Kosove por edhe me gjere, si gjimnaz i mire, si gjimnaz i perparua dhe si nje gjimnaz ku punohet ne edukim e dituri”.

Dhe, angazhimi i stafit shihej ne pergatitjen e larte te gjimnazisteve decanas te cilet deshmonin njohurite e tyre neper gara te ndryshme te asaj kohe, si: “Klasa me e mire”, “Flamuri Kalimtar”, “Mesim, mesim dhe vetem mesim”, etj. Suksese keto, te cilat do t´iu hapin porta te reja drejt se ardhmes.


                   Drejtori  Osman  Tolaj me ish nxenesen e tij

“E vecanta ka qene se nxenesit tane gjate regjistrimit ne fakultete te ndryshme ne Prishtine dhe ne mese te tjera, kane pas perparesi krahas qendrave tejera. Ka mjaftuar te dihet se eshte prej Decani dhe eshte kuptuar vetvetiu se ata jane te afte dhe mesojne. Por, kete e kane deshmu edhe ne studime me rezultatet e arritura dhe pjesa e tyre dermuese e kane kry fakultuetin”.

Gjenerata e pare e gjimnazisteve decanas diplomoi ne vitin 1971

Gjenerata e pare e gjimnazisteve decanas diplomoi ne vitin 1971. Prej gjithsejt 145 nxenesve te regjistruar ne vitin e pare, per shkak te rrethanave te kohes vetem 84 prej tyre pefundojne maturen. Dhe sot, kur si para 40 vjetesh profesor Osmon Tolaj gjendet ne mesin e gjimnazisteve te pare te cilet kane kaluar neper duart e tij, kur kthehet prapa ne kohe e kupton se kjo gjenerate i ka tejkaluar te priturat e tyre:

“Eshte kenaqesi e vecante te gjendem ne mesin maturanteve te pare te gjimnazit“Vellezerit Frasheri”. Dhe, kur kujtoj ato qe thame mberemjen e matures dhe shoh te arriturat e tyre, e kupto jse ata i kane tejkaluar te priturat tona. Sot kemi inxhinjere, juriste e profesore e nje numer i mire prej tyre, edhe doktor shkence. Keshtu qe eshte kenaqesi e madhe!”, thote ish drejtori Tolaj, te cilit i shihet kenaqesia ne sy.

Aktori Nimon Mucaj ne gjeneraten e gjimnazisteve te pare

Nder nxenesit e kesaj gjenerate eshte edhe aktori i mirenjohur decanas Nimon Mucaj, i cili pas matures megjithese fillon sutdimet ne anglisht, krahas tyre studion edhe ne shkollen e larte per aktor. Dhe kjo, fale dy profesoreve te tij te cilet qe atehere e pikasen prirjen e tij per aktrim:


                         Aktori decanas, Nimon Mucaj


“Une duhet falenderuar dy profesore te mi, Bajram Jonuzin dhe Nimon Lokajn, sepse kta te dy ma nguliten ne koke qe une te merrem me aktrimin, me shkrimin, sepse une ne ate periudhe isha nxenes ne grupin shkencor”, thotw aktori Mucaj, i cili pas punes si arsimtar i gjuhes angleze ne Dranoc dhe Isnqi dhe pak vite me pas,edhe ne lendet e kultures, ai ne vitin 1977 punesohet si aktor ne Teatrin Popullor te Gjakoves, ne te cilin punon 30 vjet. Aktori Nimon Mucaj, aktualisht eshte drejotr i Teatrit Istref Begolli ne Peje.

“Kete dite qe jemi tubu ne pervjetorin e 40-te, une me mburrje them se n´ mesin tone ka shume mjek, shume specialiste dhe une si njeri i kultures dhe shkrimit, mburrem me gjeneraten time. Dhe edhepse, sic me pat rrefyer nje mik imi fjalen e profesorit te tij ne 300 vjetorin e Universitetit te Prages:“Mjerisht ne nuk kemi asnje nobelist, nuk kemi asnje shkrimtar te madh te kalibrit boteror”, megjithate ne kemi arrit dicka”, thote aktori Mucaj.

Gjenerata e pare e gjimnazisteve takohet per here te dyte

Gjenerata e gimnazisteve te pare decanas, me anganzhimin e shokut te gjenerates Skender Pajazitajt, para dhjete vitesh kremtoi edhe 30 vjetorin e matures. Z. Pajazitaj, sot jurist i diplomuar i cili me te mare diplomen ne vitin 76 punesohet ne gjimnazit Vellezerit frasheri ne decan ,eshte angahzhaur qe te bashkoje gjenratene ti jedhe ne pevjetorin e 40-te te diplomimit si gjimnazist.


                Skender Pajazitaj,sekretar i gjimnazit

“Kenaqesi e vecante, ne menyre te vecante kur i sheh mesimdhenesit e tu ne moshen 76 vjecare, 80 vjecare kurse na, masa me e madhe eshte ne moshen 60 vjecare. Eshte kenaqesi kur i sheh te disponuar edhe ne moshe te shtyre ata mesimdhenes qe kane kontribu per neve mjaft ne koherat e veshtira”, thote z.Pajazitaj, i cili doli si maturant nga dyert e gjimanzit dhe u kthy si sekretar i tij. Ai ka percjellur neper vite angazhimin e seciles gjenerate dhe prandaj mund te bej nje krahasim te se kalures me te sotmen:

“Gjenerata jone ka qene me e perkushtuar per mesime. Kemi qene ne numer me pak, krejt 84 maturante. Kurse sot kemi 426 maturante. Edhe atehere ka pas nxenes mjaft te mire. Por edhe kjo kohe ka nxenes shume te mire. Por nje mase e vogel e nxenesve, ndoshta nje 5-6 per qind ua prish nivelin atyre te tjereve. Perndryshe, inteligjenca eshte ndoshta edhe me e lart se atehere, duke ju falenderu teknologjise informative dhe mjeteve te informimit, te cilat ne nuk i kemi pas. As televizion as gazete vec ndonje tranzistori te vogel apo ndonje libri qe na ka ra n´dore aty ketu, dhe kemi arrit ketu ku kem arrit dhe nje numer i vogel i gjenerates sone kane mbet pa e kry nje fakultet”, thote z.Pajazitaj, i cili fale shprehise se punes qe mori ne kete vater diturie, edhe ai si shumica prej tyre, arriti dhe mbeti ne profesionin e deshiruar.


                      Skender Pajazitaj(djathtas)me shokun e klases Selim Cacaj

“Si profesion e kam deshiru drejtesine, kam mbet n´drejtesi, jam punesu i pari n´gjimnazin “V. Frasheri”, si nxenes i asaj shkolle dhe eshte kenaqesi e madhe qe edhe sot as 40 vjetesh u sherbej asaj gjenerate, kur kane nevoje per dokumentacione, diploma, deftesa te gjimnazit te asaj kohe”.

Gjimnazi i Decanit terhoqi edhe nxenes te komunave fqinje

Gjenerata e pare e gjimnazisteve decanas perbehej jo vetem nga komuna e Decanit, por edhe me gjere. Dhe kjo fale rezultateve qe dolen ne pah shume shpejt, thote profesor Nimon Tolaj, ish drejtor.

“Nxenesit kryesiht ishin nga komuna e Decanit. Mirepo vinin edhe nga komuna e Gjakoves dhe e Pejes, duke e pa diciplinen dhe interesimin per shkolle. Dhe, shprehia e punes e krijuar ketu kane korr suksese edhe ne studime.Pra, ishin keto arsyet qe edhe nxenesit e komunave fqinje te orjentoheshin kah gjimnati i Decanit”.

Dhe, merita i takon kolektivit dhe angazhimit te tyre te pamohueshem, thote profesor Tolaj.“Sepse, une kam qene drejtor. Mirepo, fati i mire ishte qe kam pas kolektivin me profesore shume te mire se vetem, sigurisht as une as kurrkush nuk mundet me dhane. Ishim nje kolektiv n´teresi i pergatitur per pune dhe t´iu them te drejten, edhe gjate pushimit ne bisedonim per metodat e punes dhe cdo bisede zhvillohej rreth shkolles dhe menyres se si mund te perparojme me mire. Prandaj, merita na takon te gjithe neve qe ishim aty”.

Serioziteti i punes rrit interesimin per shkollimin e vajzave

Si rrjedhoje e angazhimit dhe seriozitetit ne pune, numri i vajzave ne bankat e shkolles rritet.

“Se shpetji u shtua edhe numri i vajzave. Profesroet punonin me to dhe u krjua nje rreth i mire ne shkolle por edhe jashte shkolle, se interesimi per mesim ishte i larte dhe s´kish vend per gjana te tjera. Mirepo, krahas interesimit te profesoreve dhe nxenesve, edhe prinderit kane qene shume te interesuar t´i shkollojne femijet, sidomos vajzat. Keshtu qe, numri i vjazave u rrit me te shpejt, jo me 100 as 200 por me 400-500, te cilat erdhen ne gjimnazin e Decanit . Dhe, t´iu them te drejten, ketu jo vetem eshte percjell puna por jane percjell edhe neper autobuse, keshtu qe nuk kemi pas probleme shume gjate udhetimit dhe as probleme te natyres se atyre te sotmeve”.


                  Hate Sadrijaj sot eshte doktoreshe


Hate Sadrijaj eshte nder gjimnazistet e para te komunes se Decanit

Hate Sadrijaj, nga Lebusha eshte nder vajzat e para te komunes, e cila vazhdoi shkollimin.

“Jam nder vajzat e gjenerates se pare te ketij gjimnazi; gjenerate, ndoshta me e mira dhe me e kompletuara...Per fat te keq, s´kemi qene shume femra, krejt 10-te apo 12-te, te cilave na ka nda rruga e jetes. Keshtu qe sot vec une jam ketu”, thote Hata e cila e para nder femrat e fshatit Lebushe, vazhdoi shkollimin.

“Kam qene nje nder femrat e para te komunes, nga fshati im gjithsesi e para qe kam vazhdu shkollimin. Kemi pas peripeti te ndryshme por i kemi tejkalu, se vullneti i madh na ka ndihmu me i kalu te gjitha sfidat. Me siguri me ndihmen e familjeve tona fshatare te cilat kane dhene ndoshta kafshaten e gojes per me na shkollu neve. Por, tash edhe ata jane krenar me neve”, thote Hate Sadrijaj-Hoxha, sot specialiste e semundjeve te lekures me banim dhe pune ne Prishtine, e cila e di mire se cfare sfide perbente shkollimi i femres atebote.

“Pasi ja kam dal te shkollohem, te gjitha me jane duk te mira atehere. Por kur e shoh prej prizmes se sotme, shkollimi ka qene sfide e madhe ne ate kohe. Rrethanat, mentaliteti, cdo gje krejt ndryshe. Udhetimi ka qene me i veshtire se s´ka pas mjete transporti dhe tri kilometra prej Lebushe i bajsha ne kembe. Po, per atehere kjo ka qene ne regull. Sot me mallengjim e kujtoj ate pjese te rruges me peme kur bie bore dhe natyra me duket aq e bukur”, thote doktoresha Sadrijaj-Hoxha, se ciles gjetja ne mesin e profesoreve dhe shokeve te gjenerates i sjell emocion te vecante.

Nje gjenerate si nje familje e madhe

“Eshte ndjenje e papershkrueshme. Ndjehem e lumtur me ta dhe me duken familja ime. Se kater vjet, e me dike jemi shkollu bashke prej klases e pare te shkolles fillore, pastaj ne gjimnaz e ne studime. Keshtu qe per mua ata jane nje familje”.

Nje familje e shperndare neper shtigjet e jetes, por e cila me deshire dhe dashuri i pergjigjet cdo ftese per t´u bashkuar qofte dhe per pak caste. Sepse, thote Selim Cacaj nga Keshilli Organizativ:

“Neve na mbledh nostalgjia, na mbledh e kaluara jone. Kemi pas fatin te jemi gjenerate e pare e shkolles se mesme dhe kemi mbaruar gjimnazin “Vellezerit Frasheri” ne vitin 70-71. Dhe me kete takim, kemi deshiru te kthehemi serish atje ku kemi fillu...Une me t´vertet ndjej nje mall, sidomos kur shoh disa prej shokeve dhe profesoreve qe nuk i kam pa me vite te tera”, thote z.Cacaj, duke bere nje krahasim me te kaluaren dhe te sotmen:“Ka qene shume ma veshtire, kem kalu neper katrahura te ndryshme, ka pas batica dhe zbatica, me buke pa buke, me lokale pa lokale, por e kemi kry ashtu si e kemi kry. Sot jemi ketu ku jemi: te gjithe inxhinjere, mjek. Me te vertet eshte kenaqesi, eshte nje strukture e forte, jane 70-80 juriste, advokat, mjek inzhinjer, teknologe. Sikur te ishim edhe kompakt...Kjo pak na mungon, sepse ne pune ekipore arrihet gjithcka”.

                                   Mr.sc.Selim Cacaj

Selim Cacaj, i lindur dhe i shkolluar ne Decan, sot eshte magjister i shkencave te gjeodezise dhe gjeoinformatikes, i cili jeton dhe punon ne Prishtine.

“Une do doja t´ia perkujtoj sot kryetarit te kuvendit qe ta shfrytezoje rastin. T´i them: “O z.Kryetar, mblidhna te gjitheve tok, gjithkush punen e vet ne lemin e vet dhe ke me pas projekte dhe pune shume te mira. Ne jemi ata qe kryjme projekte te ndryshme, si ne Prishtien, si ne ferziaj, si ne Gjakove, Decan e kudoqofte. Por eshte e kryetarit vetem te na thirr te na grumbulloje te din te na shfrytezoje. Puna ekipore ka rezultate”.

Ata qe s´jane me, i mbajne veprat ne jete...

Ne kete pervjetor te 40-te, shumica prej profesoreve dhe nxenesve te dikurshem, sot nuk jane me. Ata ju mungojne profesoreve dhe gjenerates se vet...

“Po...Mua me mungojne!...Na mungojne te gjitheve! Por aq sa na mungojne, une s´di qysh te shpreh mirenjohjen time, kur po mos te ishin ata une nuk do te isha ketu por diku matane detit. Eshte se pari Tafil Kasumaj, shoku i bankes, i cili balle per balle me armikun e ka mbrojt pragun e deres ne Lloqan. Profesori i anglishtes Njazi Ferizi. Une si gjimnaziste nuk e dia c´eshte sendiviqi. Dhe, mua edhe sot me mbetet n´kujtese ai sqarim qe me beri ne gjuhen angleze te cilen mundohej ta perjetoje. Pastaj, Nezir Istrefaj, i cili per fat te keq humbi jeten trasgjikisht por mbetet nder dramaturget e mire, artistet e mire, reporteret e mire te televizionit, nder njerezit e penes qe na mungon poashtu. Por, edhe Zeqe Hasaj, kolegw jo vetem i klases por edhe i studimeve ne Kroaci. Ai ka udhehequr nje njesit n´Prilep dhe prej aty ka ra n´duar te armikut. Ata e kane mbajt n´burg e kane maltretu maksimalisht dhe shtate dite pas lirimit nga burgu, ka vdek. Serbt e kane liru prej burgut se e kane pa si s´ka gjw n´tw, sepse e kane shakterru...E kane mbyt per se gjalli”, thote z.Cacaj.

Gjimnazistet e pare decanas sot jane udheheqes te projekteve nderkombtare


Gjenerata e pare e gjimnazisteve sot kremton 40 vjetorin


Por kujtimi i atyre qe s´jane mbetet i perjetshem dhe emrin ua mbajne veprat ne jete. Perderisa te gjallet vazhdojne rrugen e jetes me shpresen te arrine pavdeksine dhe lavdine e moshatareve te vet, te vetdishem se ata kane bere shume per jeten e tyre e me kete edhe per Ksooen.

“Kjo gjenerate qe sot po kremton 40 vjetorin e diplomimit, eshte profesionalisht e pergatitur. Nuk eshte “me tableta” por eshte e rritur me uje natyral dhe si te tille, jane komplet. Sepse, brenda nesh kemi avokat qe udheheqin konteste nderkombtare. Kemi inxhinjer qe udheheqin projekte nderkombtare. Kemi mjek cilet marrin pjese ne operacione shume te nderlikuara. Ketu i kemi te gjitha profilet e mundshme qe eshte dem te mos te shfrytezohen. Deshiroj qe ne te ardhmen te jete ashtu”.

Gjenerata e pare e gjimnazit “Vellezerit Frasheri” ne Decan e cila me 28 maj 2011 kremtoi 40 vjetorin e matures, diplomoi ne vitin 1971.

Brigjeve të Lumëbardhit… Reportazh nga Prizreni


Namik Selmani


Vështirë se mund të gjendet një lumë në të gjithë viset shqiptare me e pa kufinj administrativë që të ishte kimetli ose që t’ia kalojë në lumturimin e tij si LUMBARDHI që kalon si fjongo e kaltër mes për mes qytetit karakteristik të Prizrenit. Duket se përkrah simbolikës së BASHKIMIT që të kujton ky qytet, sa herë e kujton e viziton, apo edhe bujt për disa netë në pragjet bardhoshe të tij të mbushura me aq e aq histori, pse jo edhe me gojëdhëna, është edhe ai i LUMIT .


Një ditë më parë isha ulur në kinemanë ABC të Prishtinës, në atë kolltuk ku vetëm 2 vjet më parë për muaj të tërë ishte ulur i madhi dhe i paharruari Artist i Kombit BEKIM FEHMIU, deri sa ai gjeti një vdekje tragjike. Me orë të tëra miku i tij Milazim Salihu, një mikpritës i shkëlqyer dhe një artist edhe i fjalës së shkruar (na ofron edhe një shkrim që posa e kishte botuar për dyvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut në gazetën kosovare “Bota sot” me titull “Shqiptarët nuk e kuptuan dot Bekim Fehmiun”) që edhe tani po sakrifikon aq shumë për të mbajtur gjallë artin e kinemasë, na kujton rrëfimet e Bekim Fehmiut e të një tjetri Artist si ai i Daltës së Kosovës e të mbarë Kombit si Asim Lokaj.


 Edhe Asimi kishte krijuar me artin e tij idenë e bashkimit. E kishte bërë këtë bukur mirë me skulpturën monumentale “BESLIDHJA” që para gati 20 vitesh kur ëndrra e bashkimit ishte aq utopike. Po, po, Asimi dhe Bekimi, të shoqëruar nga ky artist idealist i ekranit shqiptar si Milazim Salihu, krijonin prej vitesh një Kosovë tjetër. Kosovën e artit. Kosovën e ëndërrës së gjyshërve. Kosovën e së ardhmes. Një Kosovë që po e fitonte artin e bukur edhe ja, ku na vjen Bekim Fehmiu që ka jetuar shumë vite në Prizren me një amanet të dhimbshëm që, kur të vdiste, të mos kishte varr si të gjithë shqiptarët, po ta kishte në këto valë Lumbardhi. E në atop pak minuta qëndrimi në heshtje në brigjet e Lumëbardhit ku ende të duket se sheh hirin e trupit të aktorit, duke pirë kafen prizrenase, mendova se po bëja më të paktën në obligimin tim për të…


E përtej këtij krenimi njerëzor e kombëtar, të bashkuar edhe me dhimbjen e largimit nga jeta të parakohshme të artistëve aq të njohur, fort po ndjeja brengën se në asnjë shitore, në asnjë librari, nuk po gjeja një foto të Bekim Fehmiut, të Vaçe Zelës, të Nexhmije Pagarushës, të. Ndoshta edhe një bust të tyre krah luftëtarëve të lirisë që ranë me armë në dorë. Aty në brigjet e Lumëbardhit më kishte kaluar trishtimi se nuk po kërkoja identitetin e kombit tim. Dy tre ditë më parë se të bënim këtë vizitë, në Prizren kishin ndalur rreth 100 poetë nga trojet shqipfolëse dhe nga Bota. Për të tretin vit. Të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës që ka në krye një Mandela shqiptar si Adem Demaçi. Madje kishin ardhur deri nga Amerika e largët. Fort e bukur të duket sot një udhëtim prej rreth 10 000 kilometrash qiellore për të recituar një poezi e për të takuar poetë që flasin gjuhën tënde apo edhe që flasin me frymën e poetëve të mbarë botës.

Vetëm një muaj më parë në këtë qytet një grua (edhe kjo poete) me një libër të ri ta sapobotuar me titull “Flakë e valë” në gjuhën shqipe e atë italiane ishte bërë nismëtare e krijimit të një dege të UNIKOMBIT. Dhe quhet Mirvete Kabashi (Leku). Mirë–vete. Ëndërr e një kombi që të shkojë mirë jeta. Bashkim bashkim..bashkim. O, sa herë që përmendet në këtë qytet bashkimi, dhe mbarë trojet shqiptare aq më shumë të lind dëshira për të bërë sa më shumë për paqen.

E ja, një e papritur tjetër po më priste që në ditën e parë lumbardhase. Diku, në auditorët e Universitetit të Prizrenit, më ftuan në një takim shumë simbolik. Senati i Universititet kishte propozuar që kjo vatër e madhe e dijes së Kosovës e të mbarë shqiptarisë të merrte emrin e një tjetër legjendari si UKSHIN HOTI. Kishin marrë me mijëra firma. Ishin gati që të shkonin në të gjithë Kosovën për të marrë edhe mijëra të tjera. E drejtonte këtë senat Avdul Skuka, vëllai i një dëshmori të lirisë së Kosovës. Dega e UNIKOMBIT ishte atë ditë një mbështetje për këtë nismë të madhe e patriotike. Dhe në takim asnjë debat që e njohim shumë herë në mjediset shqiptare ku ka shumë debat, pse jo edhe sherr.

Po ato ditë një shoqatë, nga më të mëdhatë në gjeografinë e shpërndarjes së saj si ajo “Bytyçi’me një kryetar energjik si Agron Gjedia po formonin degën e kësaj Shoqate në këtë zonë. Vitin e klur në dajt ku ata bëjnë takimin e përvitshëm kishin MOTIVIN e PLISIT të bardhë kishte edhe dhjetra miq nga Prizreni, Peja, Gjakova.

E ishin me qindra që e donin një gjë të tillë Me plane e aktivitete që presin të bëhen sa më shpejt. Në duar kishin gazetën “Bytyçi” dhe ndër të rrallat gazeta letrare që kishte bërë kjo krahinë “Rrezja e Shkëlzenit” Duket se në të këto ditë në brigjet e Lumëbardhit ku ka aq shumë njerëz, poezi, dashuri, kujtime lufte, kryefjala është “Atdheu ka nevojë për shërim plagësh” E ky bashkim të dërgon te kjo simbolikë apo filozofi që e kanë kombe me dëshirë të jashtëzakonshme për përtëritjen e tyre. Poeti pejan Agim Desku kishte bere nje poezi te re per bashkimin dhe po na kujtonte ende mbresat e librit “Dua te pi vere Çamerie”

Duket se një nga ilaçet më të rëndësishëm që kanë zgjedhur në Prizren është PUNA. Në këtë qytet na u dha rasti të shkonim për të takuar një veteran të shërbimit. Shumë luftëtarë kishim takuar në rrugët e qytetet e Kosovës në këto 10 vjet, po ja që historia e re e kësaj krahine nuk do të ishte e plotë pa këngën, poezinë, pa këta veteranë që e dërgojnë në shkallë të reja nderi emrin e shqiptarit.

Më saktë, të njeriu që e njohin për një punë të jashtëzakonshme, pse jo, edhe të pabesueshme. Ishte një lokal ku tregtoheshin pula të pjekura. “E nuk po na thua ndonjë gjë të jashtëzakonshme,–thashë me naivitetin tim kur hyra në atë lokal ku kapiteni ose Baca, si i thonë në Kosovë, ishte Halim Gashi e lokali quhej thjesht “Te Halimi”. Një zonjë kishte thënë para disa ditesh “Pasi të shkosh në atë lokal, duhet që të puthësh duart e atij mjeshtri”. Nëse ai ishte kapiten, një tjetër administrator si djali i tij Valoni të jepte me dy fjalë portretin e tij, punën që bëhej aty me një shprehje gati të përnatshme “Të stërlodhur nga puna”. Pa koment!”Dy breza që po plotësonin më së miri njeri-tjetrin.

Gjëja më interesante e Halim Gashit që shërbente prej 40 vitesh në shërbimin e kuzhinës ishte një lloj salce që i përdorte për pulat që ai i shërben në local. E veçantë ishte se ai i merrte ato prej dekadash në Slloveni. Për “Sekretin” e salcës që ai prdor në tavën e çdo pule të pjekur flitet shumë në të. Shpesh edhe në hullinë e gojëdhënës. Njihet jo vetëm në Prizren, po edhe më gjërë. Valoni, djali i tij, që menaxhon lokalin, na thotë se shumë pushtetarë, politikanë artistë të Kosovës e të Shqipërisë vijnë në këtë lokal për të provuar shijen e salcës. Një sekret më kujtoi një çast bisedën me një mikun tim Hilmi Bimbashi që ka qenë për shumë vite ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Çeki. Na tregonte se pushtuesit gjermanë kur e pushtuan Çekinë nisën agjentë në të gjithë fabrikat e lokalet ku tregtohej birrë që të merrnin formulën e birrës çeke. Duhet të kishte qenë “pushtimi“ i vërtetë po të merrje këtë formulë”

Si për rastësi, në lokalin e Haslim Gashit vijnë shumë gjermanë nga ata që shërbejnë në Kosovë.
Një turist gjerman i ditëve të fundit kishte ardhur përsëri në lokalin e tij dhe kishte ardhur vetëm për shijen e salcës. Një ditë më vonë isha në një intervistë televizive në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe duke kujtuar dhe folur me respekt për këtë punëdashje e të shumë njerëzve në Kosovë ndërmenda një kuzhiner të famshëm të Beratit si Novruz Lala kur kishte ardhur për vizitë në Shqipëri kancelari gjerman Shreder. Pasi u bë vizita protokollare me pushtetarët e kohës, e sollën në Berat për drekë. Ngarkuan atë ditë Mjeshtrin Novruz Lala që të gatuante dashin e drekës miqësore. Në momentin kur do të provonte pjekjen e dashit, duke e ngulur thikën, u godit rëndë në sy.

 U qorrua. Pas pak minutash, kur mishi i pjekur u shtrua në tavolinë mes miqsh të shumtë, mbahet mend edhe sot thënia e tij, paksa miqësore, po edhe shakatore, kur i afruan që të hante edhe pak nga ato të tjerat që e shoqëroi mishin . “ JOOO, asnjë nuk dua nga këto se të gjitha ato i ka vetë ky dash që është shtruar.” Nuk e di a i treguan se para pak çastesh Mjeshtri Lala ishte verbuar në gatimin e bërë.

Edhe Halim Gashi quhej ndryshe në prizrenase “Njeriu i duarve të djegura” se për vite e vite të tëra duke skuqur pulat e panumërta, atje në kuzhinën e padukshme prizrenase nga klientët e lokalit, ishte djegur sa e sa herë nga vaji i skuqur. Përtej kësaj kënaqësie, pse jo edhe lavdie që të jep puna e ndershme, e mençur, po edhe modeste e mjeshtërve të shumtë na ve pranë edhe anonimatim. Duke shetitur në brigjet e Lumëbardhit, mes qindra fëmijëve, të dashuruarëve, veteranëve të Luftës, poetëve, miqve të ardhur nga larg, me mikun tonë Mehdi Leku shohim se ai herë pas here kthehej dhe rregullonte ndonjë gur, hiqte ndonjë bar të tepërt në muret që ishin vendosur në lokalet e shumtë karakteristikë të Prizrenit.

Para shumë vitesh e kishin thirrur në Komunë dhe e kishin pyetur se a mund të bënte disa fragmenete muresh antike si vazhdim i mureve që kishin mbetur. Dhe Mehdiu e kishte bërë si jo më mirë. Nuk e përmend aspak vlerësimin financiar të punës së kryer. Jo, ai ishte i lumturuar se kishte bërë një gjë të bukur për qytetin e tij shumë më tepër se poezitë e poetëve të Kosovës e të botës. Kishte rregulluar furrat, qemerët dhe gëzohej gati si fëmijë. Dhe nuk e shqetësonte aspak anonimati,si ndodh me shuë njerëz që duan edhe gjëra të pamerituara. Pamundësia për të vënë në çdo cep, në çdo qoshe muri emrin e tij, ashtu si vë një shkrimtar emrin në ballinën e librit, një këngëtar në këngën e tij. Edhe në shtëpinë e tij ai të befason jo vetëm për arkitekturën e shtëpisë, por edhe për kopshtarinë.

Ka sa e sa perime dhe shumë lule zambaku karakteristik të Prizrenit. Në këtë bahçe që të bën të mëmërish nën buzë me dhjetra motive këngësh qytetare të Prizrenit m’u kujtua një mik çam që banonte prej vitesh në Tiranë e sot nuk jeton më. Mbillte shumë perime dhe, në kohën që ato piqeshin në bahçe, niste djalin që të shkonte te fqinjët e t’i jepte falas fruta, kunguj të shijshëm, domate speca, kastravecë, etj.

Ishte shumë mirë në gjendjen ekonomike dhe ato që prodhonte e për të cilat kujdesej bashkë me gruan dhe fëmijët për shumë ditë, gati nuk i provonte fare për vete. Dikush e kishte pyetur: “Po pse e bën këtë gjë?”

-Dua që toka të jetë e bukur,- i kishte thënë çami punëtor që besoj se nxirrte edhe mallin e pashuar të Çamërisë me atë tokë. Ky mall kishte bërë fole në shpirtin e tij të bukur.
Mehdiu ka ardhur këtu para 40 viteve nga Drenica, po shkon shpesh atje dhe e ka për nder të quhet edhe prizrenas, edhe drenicar në të njëjtën kohë.

Pak kohë më vonë në një nga tavolinat e fjalëurtëve prizrenas nisi biseda urtake. Pak po flitej për luftën. Bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve u bë palca kryesore e bisedës. Murat Gashi na tregonte pasionin e tij të leximit dhe poezitë që kishte shkruar. Gëzohej se i kishte shkolluar fëmijët, edhe pse me shumë sakrifica. Mirvetja po na tregonte dorëshkrimet e vëllimit të dytë poetik mes shumë ndjenjë. Në takimet që po bënim njëri pas tjetrit në këto brigje të një lumi me një emër të veçantë si Lumëbardhi, duket se po bëheshim edhe ne pjesë e ripërtëritjes së jetës në këtë qytet, ashtu si edhe në mbarë Kosovën.

 Këtv radhë m’u rishfaq sërish jo vetëm Bekimi i hirëzuar dhe i varrosur në ujërat e lumit, por edhe Asim Lokaj me skulpturën e tij “Beslidhja”, të bustit të Nënë Terëzës. Dy duart të një trupi bashkohen fort, bukurisht me dëshirën që jo vetëm të luftosh, por edhe të punosh shumë në atë detyrim që ke ndaj atyre që nuk kanë lindur. Të atij detyrimi për të ruajtur edhe identitetin e kombit tënd. Pa i hyrë në hak kombeve të tjerë, po edhe pa lejuar që dikush të të errësojë dritën e shpirtit tend.


Dy ditë më pare, një grup i madh nga Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina e nga shumë vende të tjera të Kosovës kishin vënë gurët e parë në Shtëpinë Muze të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Ukshin Hoti. Edhe Ukshini është pa varr dhe është bërë frymë lirie dhe bashkimi për kombin tonë. Do të doja që të citoja fjalët e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë zotit Islam Lauka: “Ukshin Hoti është nga ata njerëz që ka datë të lindjes, por për shkak të madhështisë dhe veçantisë ai nuk ka varr, sepse varret e tyre i kanë patur frikë diktatorët dhe kundërshtarët tanë.”

Edhe ne ishim bërë në ato ditë LUMË. Ishim bërë Drin i Bardhë e Drin i Zi. Ishim bërë Erenik Gjakove. Ishim bërë Valbonë Tropoje. Ibër Mitrovice,. Ishim bërë Shkumbin, Vjos, Devoll. Osum,…Ishim bere Kalama Çamerie Në këto lumenj që flenë rreth vetes kishim dhe kemi hisen hirit të të parëve tanë, lojërat, ëndrrat e tyre të përgjakura, dhimbjet, dashuritë që kanë lindur kaherë në brigjet e lumenjve. Në brigjet e Lumenjve të vetvetes sonë po vinin dallgë nderimi për ata që sollën lirinë, që bënë luftën për shkronjën shqipe, por edhe për ata që ndërtojnë mure më të forta për të ardhmen. Në brigje të tillë të lumit të vetvetes sonë ne kemi nevojë ende të bëjmë më të mirën, më të bukurën, më të dobishmen. Të zgjasim krahët e paqes, krahët e bashkimit.



-------------------------


Namik Ibrahim Selmani lindi më 18 nëntor 1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Univeritetit të Tiranës. Ka punuar mbi 35 vjet si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.

Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme, ka shkruar gjashtë vëllime me poezi, disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, etj. Ka botuar me qindra shkrime të karakterit studimor, kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme në organe të shumta të shtypit shqiptar e të huaj. Pra, prej disa vitesh ai është një autor, i cili me botimet e tij është përfaqësuar denjësisht edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, etj.

Në krimtarinë e tij zë vend edhe publicistika. Ka punuar si kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë edhe bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. Namik Selmani ka patur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artitike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali, Maqedoni, Kosovë, etj. Është fitues i disa çmimeve kombëtare në letërsi e në publicistikë. Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare.

Namik Selmani është anëtar kryesie në OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe zëvendëskryeredaktor i revistës “Krahu i shqiponjës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit, etj.





Qershor, 2012

2012/06/28

KUR DO TE BEHET REALITETI ....

Nga Flori Bruqi:Lëndohen lehtë 32 policë shqiptar në Merdarë të Podujevës


Presidentja e Republikës së Kosovës, Mr.sci.Atifete Jahjaga, dënon ashpër sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga grupe huliganësh të dhunshëm nga Republika e Serbisë, që tentuan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, për manifestime për të cilat paraprakisht nuk është bërë kërkesa në organet përkatëse të Republikës së Kosovës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i presidentes.

“Përpjekjet e këtyre grupeve të huliganëve, që me dhunë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, do të ndalohen sepse janë shkelje serioze e rendit dhe ligjit dhe përshkallëzojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

“Sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta dhe me armë zjarri, është plotësisht i patolerueshëm dhe është sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga, për të shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës do të mbrojnë me përkushtim sistemin demokratik të vendit dhe do të parandalojnë çdo përpjekje për destabilizim.

Jahjaga, iu bën thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë që të pengojnë grupet e huliganëve serbë dhe të parandalojnë përpjekjet e tyre për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shkelur kështu ligjet e Republikës së Kosovës dhe iu “përkujton autoriteteve serbe se politika e fqinjësisë së mirë është obligim dhe parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.





Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Prof.dr. Jakup Krasniqi, ka dënuar sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e grupeve të huliganëve nga Serbia.

Këto grupe tentuan dhunshëm të hyjnë në territorin e Kosovës, megjithëse paraprakisht nuk kishin bërë kërkesë në organet përkatëse të Kosovës për të marrë pjesë në manifestime.

“Me sjellje të këtilla të paskrupullta grupet e huliganëve bënë shkelje të rëndë të rendit dhe ligjit, duke sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta, veprime këto të patolerueshme, të cilat si të tilla përbëjnë sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi. 




Për pasojë 32 policë u plagosën, nga të cilët 9 pati nevojë të trajtohen në QKUK. Ministri Rexhepi po ashtu tha se nuk janë përdorur armë as nga policia, as nga serbët.

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, janë duke u diagnostikuar nëntë policët e lënduar nga turma e serbëve të cilët në mëngjesin e së enjtes tentuan që me dhunë të hyjnë në pikën kufitare, Merdare. Drejtues të kësaj qendre, në një konferencë për media, kanë thënë se të gjithë policët janë të lënduar nga mjetet e forta, duke përfshirë edhe gurët, ndërsa kanë mohuar që të lënduarit jenë plagosur me armë zjarri. Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, menjëherë pas këtij rasti ka organizuar një konferencë për media, me ç’rast ka shpjeguar natyrën dhe gjendjen e policëve të lënduar të cilët janë duke u mjekuar në këtë qendër. Sipas tij, me të marr informatën që në Merdare ka policë të lënduar, është krijuar shtabi emergjentë dhe janë bërë përgatitjet e duhura për përkujdesjen e të lënduarve, njofton KosovaPress. 



“Sipas informatës zyrtare në Klinikën emergjente kanë arritur gjithsej nëntë të lënduar dhe 5 prej tyre janë me lëndime të kokës. Bëhet fjalë sipërfaqësore, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz që do ta rrezikonte jetën e të lënduarve, ndërsa sa i përket lëndimeve të katër të tjerëve, bëhet fjalë për lëndime të ekstremiteteve të poshtme dhe lëndime të fytyrës”, ka thënë ai. Lenjani ka thënë se të gjithë të policët e shtruar në këtë qendër janë të lënduar, si pasojë e goditjeve me gurë dhe jo me armë zjarri. “Në pjesë mediale është thënë se ka pas të lënduar si pasojë e përdorimit me armë zjarri, mirëpo të gjithë te të lënduarit e paraqitur në Klinikën Emergjente bëhet fjalë për lëndime me mjete të topitura, pra me gurë dhe nuk bëhet fjalë për lëndime nga armë zjarri”, ka thënë ai. Lenjani, po ashtu, ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në qendrën emergjente dhe se, sipas tij, dy nga të lënduarit kanë marr lëndime më të rënda dhe se pritet të hospitalizohen në klinikën e kirurgjisë, në mënyrë që të përcillet gjendja e tyre në 48 orët e ardhshme. Ndërsa pacientët e tjerë, pas diagnostikimit dhe shërbimeve konsultative laboratorike dhe radiologjike, do të lirohen për shërim të mëtutjeshme në shtëpi.

  

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Republikës së Kosovës, të bërë nga radikalë dhe huliganë serbë, në pikën kufitare në Merdar, thuhet në kumtesen e kësaj partie. LDK-ja e konsideron të papranueshëm dhe jashtë çdo norme tentimin për të kaluar me dhunë pikën kufitare të Republikës së Kosovës. "Sulmi që la të lënduar një numër të madh të policëve kosovarë, është sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky sulm është bërë nga grupe radikale serbe, që nxiten e përkrahen nga institucionet e Serbisë. LDK-ja kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të veprojë në mënyrë energjike përballë çdo cenimi të rendit dhe të ligjit në vend, ashtu si e përcakton Kushtetuta, dhe mbështet Policinë e Kosovës në përmbushjen e detyrës që ka për të ruajtur rendin dhe sigurinë", vlerëson LDK-ja

I ashtuquajturi ministër për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bodanoviq do të arrestohet nëse të enjten hyn në Kosovë për festën e Vidovdanit. 



Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ngase, sipas tij, Bogdanoviqit i është ndaluar hyrja meqë nuk i është përmbajtur më herët rregullave duke përdorur edhe deklarime politike. Rexhepi thotë se kanë kërkuar edhe nga EULEX-i ta kryejnë punën e tyre, por, sipas tij, edhe nëse nuk i përmbahen, në veri, Bogdanoviq nuk do të ketë assesi hyrje në pjesë të të tjera të Kosovës.




Mijëra serbë gjatë shënimit të Ditës së Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, i kanë brohoritur kriminelëve të luftës që po gjykohen për krime lufte në Hagë, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit. 

Ata njëkohësisht kanë klithur “Na jepni armë”. Manifestuesit, ndër të cilët ishin edhe Oliver Ivanoviqi, Slobdan Samarxhqi, nën kryetar i DSS të Koshtunicës. 

Medie serbe njoftojnë se nga qindra serbë Polica e Kosovës mori simbolet me  ikonografi nacionaliste serbe. Këto simbole u hodhën pastaj në hendekun afër autostradës 

Agjencia serbe e lajmeve Beta thotë se disa policë të Kosovës u sollën shumë keq me manifestuesit, ndërsa KiM radio thotë se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar incidentet e mundshme.  


Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.



Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këto informacione, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar vetëm 9 prej tyre.

Zoti Rexhepi ndërkaq tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.


   Disa shqiptar me pasaporta serbe.Pse!!!

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalistë dhe me atë rast janë lënduar disa policë; kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.

Ky grup i serbëve që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.


Sot ne krye të detyrës së bashku me policet
tjerë të SP Podujevë, duke mbrojtur kufirin
teritorial bashkë me Policet tjerë është i lenduar
nga rrebelet serb  edhe Komandanti i SP Podujevë
kapiteni Isak Ejupi.
Foto:Kosovapress.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

Manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.
Mediat serbe njoftojnë ndërkaq se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.
Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet "nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë".

“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.

Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.



"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë.
"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës", njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Foto

Mbi 20 policë të lënduar në Merdare, mbyllet pikëkalimi kufitar

Mbi 20 pjestarë të policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta në pikëkalimin kufitar në Merdar, si pasojë e hedhjes së gurëve dhe mjeteve tjera të forta nga një grup i huliganëve serb, që ishin futur në Kosovë për të marrë pjesë në manifestimin me rastin e Vidovdanit, e që janë kthyer për në Serbi përmes kësaj pike kufitare.
Lajmin për incidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili nuk dha ndonjë shifër të të lënduarëve, por tha se incidenti ka ndodhur në zonën neutrale në Merdar.


Foto:Arta Avdiu

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.

Rexhepi ka theksuar se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.


Sipas tij, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë.

Ndërkohë, Drejtori Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Basri Lenjani ka theksuar për Radio Kosovën se në këtë qendër po trajtohen 7 policë të lënduar në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Ai ka theksuar se lëndimet janë të natyrës së lehtë dhe se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.



Kurse Policia e Kosovës nëpëmjet një kumtese ka theksuar se policia, ka arritur ta menaxhojë situatën e sigurisë duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe momentalisht situata në pikëkalimin kufitar Merdare është e qetë.
Për shkaqe sigurie pikëkalimi kufitar për momentin është i mbyllur për qarkullim deri në një vendim tjetër.

Edhe mediat serbe raportojnë për incidentin në Merdare. Sipas tyre, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 serb të lënduar.

Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’i kthejë prapa.



Pas kësaj, ka pasuar përleshja, ku thuhet se janë përdorur edhe armë. Raportohet se nga 13 të lënduarit, 10 janë dërguar në spitalin kirugjik në Prokuple.

Rexhepi: Disa policë të lënduar në Merdare nga serbët

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare.

Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.
description
Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.
Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.



Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë.

"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.

Ndryshe, manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.
Autoritetet e rendit kanë shtuar praninë në rrugët që çojnë drejt këtyre lokacioneve.

Vidovdani, serbët provokojnë policinë në Mitrovicë

Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.


"Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë.

"Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.
Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.



Kisha serbe kundër shqiptarëve në krye me Patrikun serb Irinej.

Patriku serb Irinej ka deklaruar sot në Graçanicë se “Kosova është Jerusalemi serb”. Ai e ka thënë këtë gjatë mbajtjes ës meshës me rastin e ditës së Vidovdanit.

Në meshë kanë marrë pjesë qindra serbë e kanë qenë edhe i ashtuquajturi sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq dhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin.

Irinej ka shtuar se “kemi ardhur këtu që me praninë tonë të tregojmë e të dëshmojmë se kjo ka qenë dhe do të do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb” 

“Kosovën e shenjtë nuk guxojmë ta humbim nga shikimi, ka thënë ai dhe ka shtuar se “ka pasur shpërngulje e ikje nga mundimet, porse populli është kthyer në shtëpitë e djegura e të shkatërruara, i ka rindërtuar ato dhe e ka e filluar jetën e re”.

Patriku ka kërkuar bashkim serb rreth Kosovës dhe ka porositur njëkohësisht se “Kosovën nuk duhet harruar asnjëherë”. 





Slloba i vogël -Ivica Daçiq

Mandatari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka dënuar incidentin që ka ndodhur në vendkalimin kufitar në Merdare, duke u bërë thirrje forcave ndërkombëtare që të sigurojnë qetësinë.

Sipas tij, Vidovdani është festë e madhe për popullin serb dhe për çdo Vidovdan në Kosovë ndodhin incidente.

”Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta shënojë Vidovdanin, ditën e sakrificës së madhe serbe, atëherë shtrohet pyetja si mundet dikush të mundësojë një jetë të qetë për serbët në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

“Ju e dini se në Kosovë nuk gjenden forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Republikës së Serbisë, nëse formohet, do të insistojë pikërisht në këtë. Të gjitha bisedimet që zhvillohen për Kosovën, duhe të nisen nga ruajtja e paqes atje”, ka thënë Daçiq,për mediat serbe.


Podujevë,Merdare,Obiliq: 28.06.2012/Nga vendi i ngjarjes/


Informacion shtesë lidhur me festën e Vidovdanit





Lidhur me manifestimet e festes së Vidovdanit Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend gjatë mbajtjes së këtij manifestimi. Sot rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të VIDOVDANIT janë mbledhur në afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë. Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës të cilët më pas janë kthyer në autobusët e tyre, për të vazhduar në drejtim të jugut në Mitrovicë.Më pas të njëjtit autobus të paparalajmëruar janë ndaluar në Vushtrri nga zyrtarët policorë, pasi që gjatë lëvizjes së tyre kanë qenë agresivë dhe kanë provokuar qytetarët dhe policinë.Pas ndalimit të tyre zyrtarët policorë kanë verifikuar këtë grup udhëtarësh dhe kanë kuptuar se janë shumë agresivë, në gjendje të dehur dhe kanë poseduar fanella me mbishkrime të ndryshme provokuese.Ky grup qytetarësh kanë kryer veprën penale ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ dhe për këtë është vendosur deportimi i tyre jashtë territorit të Kosovës.Rreth orës 06:35 policia po e kryente deportimin e tyre jashtë territorit të Kosovës dhe pasi që të njëjtit janë depërtuar nga territori i Kosovës ata kanë filluar të gjuajnë me gur dhe me gjësende tjera të forta në drejtim të zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Kosovës. Nga gurët dhe gjësendet e hedhura janë lënduar disa zyrtarë policorë të cilët kanë marrë lëndime kryesisht të lehta dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Policia e Kosovës ka arritur ta menaxhojë situatën e sigurisë duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe momentalisht situata në pikëkalimin kufitar Merdare është e qetë. Për shkaqe sigurie pikëkalimi kufitar për momentin është i mbyllur për qarkullim deri në një vendim tjetër.




Ju informojmë se lidhur me incidentin që ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Merdare nga gurët dhe gjësendet e ndryshme të forta të hedhura nga grupi i qytetarëve sërb në drejtim të zyrtarëve policorë, deri në këto momente nga informacionet që kemi pranuar nga tereni janë lenduar gjithsej (32) zyrtar policor. Prej tyre nëntë (9) zyrtar policor kanë pranuar tretman mjeksor në Qendrën Klinike Universitare të Kosevës dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor (7) nga ta janë liruar, ndërsa (2) prej tyre me rekomandim të mjekëve kompetent do të mbahen nën mbikqyrje mjekësore për (48) orë. Pjesa tjetër e zyrtarëve policor të lënduar kan marrë tretman mjeksorë në qendren e mjekësisë familjare në Podujevë dhe tek ekipi mjeksorë i Policisë së Kosovës. Situata e sigurisë për momentin është e qetë.

2012/06/27

Letër e hapur Adem Demaçit, kryetar i LSHK-së






Shkruan: Riza GREIÇEVCI

Letër e hapur Adem Demaçit, kryetar i LSHK-së

SHERRI I EUROVE!


Shkrimtaria është një guvë mbushur rrafsh me gjarpërinj, që secili gjarpër (shkrimtar!) ngre kokën për ta helmuar njëri-tjetrin – Konica

Bacë i nderuar!

Kjo që me ndodhi mua mos i raftë me i ndodhur askujt tjetër,
bile-bile, mos e provoftë Zoti as cërrin e pulës! E kur do të lexosh (mësosh) ndodhinë që me rastisi mua, sy me sekretarin Tuaj të LSHK-së, ndofta, unë kështu mendoj, Ju së paku do ta ngrehni zërin e arsyes, të mirëkuptimit, të mirëbesimit, dhe do të thoni zëshëm të vërtetën ashtu siç e keni thënë njëzet e tetë vjet para gjyqeve sllave: Kjo që paska ndodhur nuk është e mirë. Është e hidhur. Është e nxituar. Është veprim kalamajsh.
Është një shembull jo i mirë dhe jo prodhimtar. Është veprim i punëtorit tuaj numër dy në LSHK, të cilit ia dërgova pesë libra të rinj që i kisha botuar dy-tri ditë me parë, dhe për temë kishin tri epoka të historisë kombëtare: Epokën e Skënderbeut, Epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Epokën e UÇK-së, dhe Dy përvjetorë historikë të shqiptarisë: 100 vjet të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 4 vjet të Pavarësisë së Kosovës, por punëtori Juaj, a e di çka me tha, jo me zë të lartë: Ke bërë gabim të pafalshëm që këto vepra i ke botuar me emblemën e shtëpisë botuese të LSHK-së, sepse, më parë do duheshe dorëzuar tek ne, pastaj do duheshe të paguash nga 100 euro për secilën libër, dhe tek atëherë këto botime të konsiderohen të ligjshme për Kryesinë e LSHK-së!

Sherri i eurove – LSHK-ja s’mori fare pjesë në promovimin e pesë veprave letrare...!

Bacë! Kapa kryet me duar! M’u bë se kulmi i asaj ndërtese ku isha me ra në tepe të kresë! U bëra dhe! Gjymtyrët e mia u ligështuan, ju humbi fuqia, dhe kur u çova për t’u larguar nga aty ku isha, mezi me mbanin këmbët. E di se i thashë ish-kolegut tim të punës: Se nuk e kam bërë me dije LSHK-n për botimin e këtyre veprave, nuk e kam bërë, por, ndofta mund të kryhen edhe nesër, apo, ato obligime që paskësha unë si anëtar i vjetër i LSHK-së. Punëtori i LSHK-së nuk foli tjetër. M’u bë se në fytyrën e tij lexoja një ftohtësi e mosinteresim edhe gjithaq i madh për ata libra që ia kisha sjell, dhe ia kisha bërë me dije se do të organizoja një promovim për të shënuar kështu 100 vjet të Flamurit kombëtar, 100 vjet të shtetit shqiptar, 4 vjet të Pavarësisë së Kosovës, 4 vjet të shtetit kosovar! Punëtori i LSHK-së (shoku im i punës mbi 20-vjeçare), me përcolli nga lokalet ku ishim deri në oborr, dhe në fund me tha: Nëse kam kohë të lirë do të vij në ditën e promovimit të pesë veprave tuaja letrare! Më pastaj në adresë të LSHK-së dërgova Ftesën për promovim, kërkova disa herë sqarim a do të vijë LSHK-ja për të promovuar botimet e reja dhe kështu në atë ditë të bëjë aktivitetin e parë për shënimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, të Flamurit të kombit, për të shënuar edhe 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por dy-tri ditë para promovimit, nënadresën time elektronike me erdhi një njoftim nga LSHK-ja: Duhet për t’i bërë Ftesë Kryesisë së LSHK për promovimin. E drejta, u gëzova, duke shpresuar se, megjithatë, promovimin e pesë veprave të mia do ta udhëhiqnin ata të LSHK-së. Por, nuk doli ashtu siç shpresova unë. Njëzet minuta e pritëm stafin e Kryesisë së LSHK-së për këtë promovim, por nuk erdhi. E drejta, në promovim morën pjesë,si shokë e si dashamirë të artit letrar disa nga anëtarët e Kryesisë, por njëri prej tyre me tha shkurt e shqip: me vjen keq, por mua askush nga Kryesia e LSHK-së, as nga Baca nuk me ka autorizuar për të udhëhequr këtë promovim! Disa kolegë e mysafirë me kërkonin mua sqarim pse LSHK-ja nuk erdhi sot këtu? Pse? Ç’t’u thosha? T’u tregoja se injorimi i botimit të pesë veprave te reja të anëtarit të LSHK-së, Riza Greiçevci, u bë për motive të ulëta primitive, për urrejtje e xhelozi të sëmurë të kohës së shpellave? T’u thosha se një LSHK e Republikës së Kosovës, e shtetit të lirë të Kosovës, me njeriun Mendelë në ballë (s’e besoj se baca ka ditur gjë për botimin apo promovimin e pesë veprave të mia!) një LSHK e cila kërkon dhe merr para nga Qeveria dhe institucionet e shtetit të Kosovës,
( para nga taksapaguesit me emrin:popull!) Për sherr të 100 eurove për një libër, injoron, anashkalon, fyen, shokun, kolegun, anëtarin e vjetër të LSHK-së, përpiqet të hedh baltë në punën e veprimtarisë letrare të shkrimtarit, Përpiqet të minimizojë e mbulojë 60 vepra letrare të shkrimtarit Riza Greiçevci, prej tyre 30 me motive nga lufta dhe heroizmi e fitorja e UÇK-së. Bacë i nderuar, të gjitha u qofshin falë, edhe shkrimtari ditë falë (por jo edhe të harrojë!)
Ndodhen, kaluan, shkuan, ani, ndashtë, por jo kurrë nuk ia falë LSHK-së, stafit të saj, apo ati dikushit që e bëri këtë regji të turpshme dhe aspak kolegjiale dhe njerëzore, që për sherr të atyre pak eurove që do duheshe të paguaja për LSHK-n, të mos përfillet një aktivitet modest letrar në shenjë të 100-vjetorit të Shqipërisë, të shtetit shqiptar, 4 vjet të Pavarësisë së Kosovës! E drejta, tri-katër ditë pa filluar Manifestimi ndërkombëtar letrar “Drini poetik” në Prizren, në adresë elektronike të LSHK-së dërgova prapë një Kërkesë, që bile dy tre minuta t’u jepet hapësirë kohore prezantimit të pesë veprave të mia letrare, në vazhdën e aktivitetit të LSHK-së për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por, as ky propozim imi nuk kaloi, a nga Kryesia e LSHK-së, a nga vendimi pesëcepësh i atij që në LSHK vranë e kthjell, bën krejt çka ai të dojë!

Baca Adem, a jeni Ju vërtet ballinë e LSHK-së, apo dikush tjetër? Kush është ai? A ka emër e mbiemër?



Baca Adem Demaçi!

Këtu, në mes nesh, këtu atje, i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. Këtu askush nuk di të shkruaj, vetëm ata që janë nën dardhë hanë dardha – lëpin një kockë qeni. Këtu kotilla e njeriut me laps në dorë shpall veten zot e përmbi zot, por kur e sheh fytyrën e vet në pasqyrën e kohës, letërsisë (popullit) , tek atëherë bindet se ai ka mbetur (jetuar) më pak se njeri. Këtu, këtu apo atje, brenda një dite, si me magji, tradhtari bëhet patriot (e poet) dhe patrioti bëhet (shpallet) tradhtar. Këtu shohim përpara syve tanë rrenacaket, te paditurit, dështakët, feministët, antivlerat, humbësit tek kapardisën si shpëtimtarë dhe lërues të vetëm të artit letrar, gjithsesi, pastaj, pse jo, edhe patriotë të mëdhenj. Këtu ( në LSHK) është më mirë që njeriu (anëtari) të jetë tradhtar e të shikojë klanet dhe interesat e tij, sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet (shkrimtar) patriot i madh. Këtu, në LSHK-në Tuaj, zoti Demaçi, që sa vite jeni në ballë të saj, vallë, sa orë letrare keni organizuar me anëtarësinë tuaj? Sa tryeza shkencore letrare? Sa herë keni shtruar çështje shumë me rëndësi të jetës sonë letrare, intelektuale, ekonomike, shkencore, hulumtuese? Që gjashtë muaj të këtij viti jubilar (përveç “Drinit poetik”), sa orë letrare keni mbajtur nëpër mese komunash të Kosovës, sa biseda e dialogë keni bërë me qytetarë e me shkollarë si LSHK me nxënës, arsimtarë, me studentë, me bujq, me intelektualë për shtigjet e Pavarësisë së Shqipërisë, pse jo edhe të Kosovës? A ka Kryesia Juaj Plan-program të posaçëm enkas për shënimin me aktivitete letrare e të tjera këtë jubile gjithëkombëtar: 100 vjet Shqipëri! 100 vjet Flamur! 1oo vjet shtate shqiptar! 4 vjet Pavarësi Kosove! Besoj se LSHK-ja meriton dhe duhet të jetë në gatishmëri me punë e aktivitete përkatëse jo vetëm sivjet për këto dy jubile gjithëkombëtar, sepse, vetëm me plan-programe të jetësuara në vepër mund të arsyetojmë edhe ne krijuesit se vërtet jemi ata që themi se jemi,apo se jemi ata që duhet vërtet të jemi.
Bacë, besoni, jam hamendur a të shkruaj apo të mos i tregoj askujt kjo që me ndodhi mua me LSHK-n, por ja që i frymëzuar gjithnjë nga shembulli Juaj se për të arritur deri të e vërteta pa tjetër duhet pasur guxim, sinqeritet dhe të keqen, të hidhurën, padrejtësinë, keq bërjen, mosdijen, primitivizmin, urrejtjen, duhet me u ballafaquar sy me sy e ballë për ballë, prandaj edhe kjo Letër imja për Ju e ka qëllimin e mirë dhe tepër vëllazëror, sepse, në mos asgjë tjetër, kjo Letër publike ma lehtëson dhembjen e shpirtit ndaj
shpirtngushtëve, skuthave, ndaj atyre që ndryshe flasin ndër sy ndryshe veprojnë pas shpine.
Bacë i nderuar!
Sot o nesër, mendoj, nuk na duhen edhe gjithaq njerëzit e mëdhenj, sa na duhen, urgjentisht, punë të mëdha, ndërtime te mëdha te shtetit, sakrifica të mëdha, një det me mend, për më tepër na duhet guxim e trimëri ligj e drejtësi, vullnete te mëdha për sa me shume ara te mbjella me drithë buke, na duhen me shume beteja për një lidhje dashurie e vëllazërie te të gjithë species Arbër. Për me shume se njerëz te mëdhenj, kohe të mëdha, e djeshme e madhe, mendoj na duhet një e sotme e madhe e pasuruar me vepra e pune e suksese e sakrifica te mëdha, nderime për ata qe gjakun e tyre e ndërruan me lirinë tonë, lumturinë e fëmijëve dhe bukurinë e Atdheut tone.
Poshtë madhësia!
Rroftë puna, dashuria, veprat e mëdha te njerëzve te vegjël, e kurrë veprat e vogla të njerëzve te mëdhenj!
Qofshi e vofshi mbarë!

Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare

nga dr.Robert Elsie


1. Rruga e modernitetit


Për gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë vazhduan të frymëzoheshin nga iderat dhe nga idealet e Rilindjes Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhejtë. Rryma kryesore e letërsisë shqiptare deri në Luftën e Dytë Botërore ishta ajo e shkollës shkodrane të Gjergj Fishtës - një shkollë kreative, inovative por njëkohësisht tradicionale. Fishta solli në Shqipëri një rrafsh cilësor më të lartë, rrafshin e letërsisë të cilën vendet më të zhvilluara të Evropës kishin patur që nga gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë. Kjo ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm duke marrë parasysh konsolidimin e vonuar të Shqipërisë si shtet dhe në zhvillimin e saj të ngadalshëm politik dhe kulturor.
Në vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër. Rrymat kryesore të letërsisë shqiptare filluan me kohë të humbnin kontakt me realitetet e shtetit të pavarur shqiptar. Idera nga jashtë u futën në vend dhe një stad më i lartë i arësimimit të intelektualëve ia hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë. Për një dhjetëvjetësh, letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më përpara, fillimisht në Shkodër, dhe më vonë në Tiranë dhe në mbarë vendin.
Rrugën e modernitetit, d.m.th. rrugën drejt Evropës morën dy poetë të brezit tjetër, dy njerëz nga jashtë rrethanave të njohura letrare që u shkëputën nga traditat e letërsisë shqiptare dhe që ia dhanë kulturës shqiptare vendin e saj në Evropën bashkëkohore: Migjeni dhe Lasgush Poradeci.
Migjeni (1911-1938) i kishte të gjitha kushtet paraprake për tu bërë poet: një mend kureshtar dhe kërkues, një natyrë depresive pesimiste, dhe një seksualitet të shtypur, të parealizuar. Më interesant nga të gjitha është ky aspekt i fundit. Erotizmi kurrë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare. Zor të gjesh një autor shqiptar në poezi ose në prozë i cili i ka shprehur me shkrim impulset dhe dëshirat e tija intime. Migjeni e bën pjesërisht, por në mënyrë të paditur. Thuhet se deri në vdekjen e tij në moshën njëzet e gjashtë, poeti ka mbetur i virgjër. Poezia dhe proza të tija janë plot me figura grash, shpeshherë prostituta të mjeruara, për të cilat Migjeni tregon edhe mëshirë edhe një interes seksual të hapur. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që përmenden. Pjesët e tjera të trupit nuk përshkruhen kurrë. Për Migjenin, seksi ishte vuajtje:

Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mija
Qenë shenjat e dhimbjes
Kur më vrau bukurija
Kur më zû dashunija
E më dogji rinija.

Pasioni dhe dëshira epshore janë të gjithandejshëm në poezinë e Migjenit. I gjejmë përshkrime të intimitetit trupor, por shpeshherë me neveri dhe hidhërim. Për Migjenin edhe seksi është mjerim, si në Poemën e mjerimit:
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nepër skâje t'errta, bashkë me qejë, mijë, mica,
Mbi pecat e mbykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
Lakuriqen mishnat, si zhangë, të verdhë e pisa,
Kapërthehen ndjenjat me fuqí shtazore,
Kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta,
Edhe shuhet ûja, dhe fashitet etja
N'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja,
Dhe aty zajnë fillin të mârret, sherbtorët dhe lypsat
Që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Sa larg u largua letërsia shqiptare nga folklorizmet dhe artificialitetet e Çajupit, të Asdrenit, bile edhe të Fishtës! Edhe pse nuk arriti të botojë një libër, poezitë e Migjenit kishin një sukses të menjëhershëm. Migjeni i hapi rrugën letërsisë moderne. Por kjo rrugë mbeti e hapur për një kohë tepër të shkurtër. Tamam në vitin e botimit të Vargjeve të Lira u shpall fitorja e Stalinizmit.
Çfarë ndihmes do të kishte bërë Migjeni, po të kishte jetuar më gjatë? Në fund, kjo çështje mbetet hipotetike, sepse zëri i tij individualist i protestës së vërtetë sociale do ta kishte pësuar të njëjtin fat si ai i shumicës së shkrimtarëve të talentuar të viteve dyzet. Të paktën, vdekja e herët e Migjenit na e la shkrimtarin të paprekur.
Fakti se Migjeni vdiq i ri e vështirëson mundësine e një vlerësimi kritik të krijimtarisë së tij. Në përgjithësi Migjeni admirohet dhe lexohet shumë, por nuk ka mbetur pa kritik. Mjaft lexues qenë të zhgënjyer nga proza e tij, dhe gjerësia e veprimtarisë poetike të tij nuk është aq që ta shpallim poet universal. Arshi Pipa ka shprehur dyshime në çfarë masë Migjeni dinte shqip tamam: Pipa thotë kështu: "I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, dhe pastaj i rritur në rrethana kulturore sllave, ju kthye Shqipërisë dhe gjuhës e kulturës shqiptare vetëm kur ishte i rritur. Gjuhën e shtëpisë e kishte serbokroatishten dhe në seminar mësoi rusishten. Ai s'dinte shqip mirë. Shkrimet e tij janë plot me gabime orthografike, edhe nga më të thjeshtat, dhe sintaksi i tij nuk është normal për një shqiptar. Vërejtja mbi italishten e Italo Svevo-s është akoma më e vërtetë për shqipen e Migjenit1." Kritikë letrarë stalinistë të Shqipërisë së pasluftës e shpallën Migjenin në mënyrë mjaft të përciptë pararojën e Realizmit Socialist me gjithë se nuk ishin në gjendje ti trajtojnë disa aspekte të jetës dhe të krijimtarisë së tij, siç janë pesimizmi i tij shopenhauerian, simpatitë të tij me Perëndimin, seksualitetin e tij, dhe elementin niçean në poemën Trajtat e mbinjeriut. Edhe pse këta kritikë e vlerësuan veprimtarinë e Migjenit si pasojën e Shqipërisë zogiste të paraçlirimit, ka dalë tepër e qartë kohët e fundit se pas dyzet e gjashtë viteve të diktaturës së proletariatit, Kangët e pakëndueme të poetit janë akoma më aktuale se kurrë.
Rrugën e modernitetit mori edhe një poet krejt tjetër. Lasgush Poradeci (1899-1987) shikohet nga disa kritikë si poeti më i madh i shekullit njëzet. Megjithatë është mjaft e vështirë ta caktojmë pozitën e tij në letërsinë shqiptare. Poradeci nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me shkrimtarët e tjerë të kohës: me Asdrenin, Fan Nolin, Migjenin. Lasgushi i solli letërsisë shqiptare një diçka të rrallë: një misticizëm panteist i cili krijoi një urë midis gjendjeve shpirtërore të ekzistencës tokësore dhe burimeve qiellore të energjisë krijuese.
Lasgush Poradeci ishte një prodhim eklektik i kohës dhe një paradoks në letërsinë e Evropës juglindore. Rexhep Qosja e shprehu kështu: "Lasgush Poradeci ndien si romantik, mendon si klasiçist, asht i vetmuem dhe hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshëm e fanatik ndaj formës së vargut si parnasist2." Me ngritjen e Stalinizmit në Shqipëri, penda e shquar e Lasgushit filloi të shteret. Edhe pse u lavdërua fshehtazi nga shumë kritikë, ky estet romantik kurrë nuk e gëzoi aprovimin e dogmatistëve marksistë. Ata nuk e kuptuan veprën e tij. Poeti vetë tha: "Më mirë ta thyej lapsin se sa të shkruaj si duan ata." Fusha kryesore e veprimtarisë së poetit në periudhën socialiste ishte atëherë përkthimi letrar, ai liman i sigurtë për heretikët letrarë.
Temat kryesore të poezisë të Lasgushit janë të njohura. Ai i donte fjalët dhe shprehjet arhaike si dhe neologjizmat dhe gjuhën që buronte në poezinë popullore të Shqipërisë së Jugut. Mitrush Kuteli, i cili botoi vëllimin Ylli i zëmrës, tha: "Lasgushi është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip3." Por në të njëjtën kohë, Lasgush Poradeci është edhe një artist evropian. Ai bashkon sensualitetin e shprehjes së Sharl Bodler-it (1821-1867), filosofinë estetike të formës dhe elegancën e dalluar të Shtefan George-t (1868-1933), filosofinë dhe humanitetin e Naim Frashërit me pavdeksinë kosmografike të mjeshtrit të tij Mihai Eminesku-t (1850-1889). Shkencëtari Eqrem Çabej (1908-1980) fliste për poetin "të cilin Shqipëria do t'ia falë njëherë botës4." Me gjithë se poezia e Lasgushit nuk përkthehet kollaj, Çabej mund të ketë të drejtë.
Veprimtaria e Lagushit ishte e habitshme, e mahnitëse për ato vite. Me Lasgushin, koha e nacionalizmit romantik, e ushqyer nga një mori poetësh të cilësive të ndryshme të Rilindjes Kombëtare u zhduk përfundimisht. Lasgush Poradeci vdiq në varfëri në Tiranë me 12 nëntor 1987.


2. Kulmi letrar i viteve 30

Brënda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhje lirike të mahnitshme: Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njëzet e katër skiza të mprehta nëpër gazetat e ndryshme brënda pesëvjeçarit 1933-1938 dhe e mbaroi dorëshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit të veriut, 1936. Në fushën e dramës, Etëhem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me tragjeditë klasike të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përmbajtja, e treguan një finesë të padëgjuar dhe të paparë në skenën shqiptare.
Aq shpejt sa letërsia, u zhvillua edhe zhurnalizmi, i cili që nga koha e Rilindjes, vazhdoi të luante në rol themelor në afirmimin e kulturës kombëtare. Nga moria e gazetave javore dhe mujore nacionaliste jetëshkurtra që dolën në qytete të ndryshme të Ballkanit, u zhvillua një zanat zhurnalistik me cilësi që i shërbeu përhapjes së informacionit, qoftë politik, kulturor ose letrar. Me gjithë strukturat primitive që zotëroheshin akoma në kohën e Ahmet Zogut (1895-1961), të bërë tashme Zogu i Parë, Mbreti i Shqiptarëve, shtypi u zhvillua në mënyrë liberale. Botuesit, po të kishin kujdes të mos kritikonin familjen mbretërore dhe politikën e jashtme të mbretit, mund të botonin si të donin. Cenzura ekzistoi, si në çdo diktaturë, dhe herë pas here gazeta u mbyllën, por situata kurrë nuk ishte aq e tmerrshme se sa në periudhën pas 'çlirimit'.
Në krahasim me vendet e tjera në vitet tridhjetë dhe dyzet, relativisht pak libra u botuan në Shqipëri. Kjo ishte rezultat i mungesës së zhvillimit ekonomik si dhe i analfabetizmit të lartë. Leximi i librave mbeti argëtim për një pakicë shumë të vogël meshkujsh. Një rritje e dukshme në prodhimin letrar, bile lulëzimi i kulturës së shkruar në Shqipëri varej atëherë shumë nga revistat dhe gazetat letrare të kohës të cilat i ofruan shumë shkrimtarëve të rinj një mundësi botimi dhe përhapën vepra dhe idera në tërë vendin.
Revistat katolike të Shkodrës, si Hylli i Dritës (1930-1944) i Gjergj Fishtës, Zâni i Shna Ndout (-1944), dhe Leka (1929-1944), vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve. Për komunitetin mysliman doli në Tiranë revista Zâni i naltë (1923-1938) e cila informoi lexuesin mbi kulturën islame në Shqipëri dhe në Lindjen e Mesme.
Por kishte edhe shumë revista të mira jofetare që ndihmuan në afirmimin e kulturës së shkruar të kohës. Revista mujore liberale Minerva (1932-1936) u botua në Tiranë ndër të tjerët nga Tajar Zavalani (v. 1976), artisti Odhise Paskali (1903-1985), Nebil Çika (v. 1944) dhe Stefan Shundi (1906 - ca. 1944). Shumë prej këtyre zhurnalisteve bashkëpunuan në revistën kulturore Illyria (1934-1936) në të cilën Migjeni botoi prozën dhe poezinë e parë. Një hap i madh përpara u realizua me revistën Përpjekja Shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit (v. 1976). Për përhapjen e iderave të të majtës progresiste kishte edhe revista dyjavore ABC (1936) të Petro Markos dhe Bota e Re (1936-1937) komuniste të Korçës. Më vonë dolën revista mujore Shkëndija (1940-1943) e themeluar nga Ernest Koliqi, Fryma (1944), Revista letrare (1944) dhe Kritika (1944).
Me kohë, kultura e kësaj periudhe filloi të tregonte gjurmët e polarizimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Shqipëria ishte prekur fillimisht shumë pak nga iderat dhe idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi, me gjithë se një sasi e vogël figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit: Fan Noli (1882-1965), i njohur më vonë si Peshkopi i Kuq, shkrimtari Haki Stërmilli (1895-1953), poeti rebel Sejfulla Malëshova (1901-1971) dhe Tajar Zavalani. Padrejtësitë sociale në Shqipëri, të theksuara akoma më shumë nga një diktaturë gati bizantine, si dhe ngritja e Italisë fashiste mbushën mendjen e shumë intelektualëve të viteve tridhjetë që të interesoheshin për komunizmin sovjetik, ose të paktën për ndonjë lloj socializmi, për të luftuar kundër varfërisë dhe shfrytëzimit të masave fshatare. Polarizimi i ideologjive u theksua akoma më shumë me fillimin e Luftës Civile të Spanjes në vitin 1936. Shkrimtarët Petro Marko (1913-1991) dhe Skënder Luarasi (1900-1982) dhe një kontingjent shqiptarësh u nisën për në Katalonjë për ta marrë pjesë në Brigadat Ndërkombëtare. Idera socialiste zhvilloheshin në Shqipëri, por në të njëjtën kohë zhvilloheshin edhe idera fashiste.
Një figurë mjaft interesante e kulturës shqiptare të viteve tridhjetë ishte Branko Merxhani, botuesi i revistës Përpjekja Shqiptare që nga tetori i vitit 1936. Merxhani e kishte të qartë se vendi i tij ishte i pazhvilluar në çdo drejtim, edhe intelektualisht, dhe bëri thirrje për një rilindje shpirtërore të cilën ai e quajti Neoshqiptarizmi. Kjo rrymë intelektuale hyri në shoqërinë shqiptare afër vitit 1928, me gjithë se rrënjët i kishte në Rilindjen Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhjetë. Duhej tani në Shqipërine e pavarur një identitet kombëtar, një vetëdijë shqiptare për ta nxjerrë miletin nga errësira dhe injoranca. Shqipërine e quajti një qënie e kufizuar së jashtëmi dhe e pakufishme së brëndshmi. Së bashku me shkrimtarin fashist Vangjel Koça (1900-1943), Merxhani e paraqiti Neoshqiptarizmin në vitin 1929 në gazetën gjirokastrite Demokratia dhe në vitin 1930 në revistën Neo-Shqiptarizmi. Neoshqiptarizmi e kishte për bazë nacionalizmi ideologjik. Në formën e mirëfilltë ishte një lëvizje kulturore dhe jo politike. Në fjalët e Merxhanit: "Politikë s'ka! Vetëm kulturë!" Me kohë, Neoshqiptarizmi u bë një kundërpeshë ideologjisë më të politizuar socialiste dhe internacionalizmit të majtë. Edhe pse ishte një krijim shqiptar, Neoshqiptarizmi duhet shikuar ne suazën e ideologjive nacionaliste të tjera të Evropës së viteve njëzet dhe tridhjetë: hellênikótêta greke, kryesisht nën diktaturën e gjeneralit Joanis Metaksás (1871-1941) të viteve 1936-1940, italianità italiane në kohën e Duçes italian Benito Musolini (1883-1945), dhe hispanidad në Spanjen fashiste të gjeneralit Fransisko Franko (1892-1975). Ngadalë ngadalë ato u bashkuan për të krijuar fashizmin evropian, i cili e solli një diktaturë brutale dhe panjerëzore kudo në Evropë.
Shkrimtarë shqiptarë të viteve tridhjetë u tërhoqën, u mahnitën nga Perëndimi dhe u përpoqën ta zbulojnë rolin e Shqipërisë në Evropë. Kjo ishte një temë kryesore në shtypin letrar të kohës. Një sasi e madhe intelektualësh kishin qenë jashtë vendit dhe kishin parë shoqerinë perëndimore. Duke ardhur nga vendi të cilin, sipas shprehjes së njohur, "e don Zoti sepse u ndryshua aq pak që nga koha e krijimit të botës", ata ishin të tërhequr, por gjithashtu të çorientuar, të tmerruar me gjendjen e Shqipërisë.
Fjala Perëndim në Shqipëri kishte një kuptim disi të paqartë duke qenë se vendi perëndimor më afër Shqipërisë ishte Italia fashiste e Musolinit. Me 7 prill 1939, diskutimi intelektual mbi rolin e Shqipërisë në Evropë u bë i tepërt pasi trupa italiane pushtuan Durrësin, Vlorën dhe Shëngjinin për ta kolonizuar gjithë Shqipërinë.
Është puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtëpërsëdrejti politik i vendit ishin një fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit. Shumë shpejt erdhi një luftë botërore. Polarizimi i ideve evropiane të Lindjes së Re dhe të Perëndimit të Ri, d.m.th. të komunizmit dhe të fashizmit, solli me vete konfrontimin përfundimtar në Shqipëri, si dhe kudo tjetër në Evropë, gjatë të cilit vendi ju nënshtrua vullnetit të pamëshirëshëm të ekstremistëve politikë dhe ushtarakë, dhe gjatë të cilit shkrimtarë dhe intelektualë të të gjitha krahëve politike u detyruan të përgjunjeshin.
Nuk e teprojmë kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte arritur një kulm nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e parë të viteve dyzet. Për herë të parë ekzistonte në Shqipëri një letërsi moderne bashkëkohore me cilësi. Kombi shqiptar qe arritur në moshë.
Kjo periudhë, një lloj kohe e artë, solli një lulëzim, por një lulëzim tepër të shkurtër në hije të katastrofës e cila do të shfaroste gati gjithë prodhimtarinë letrare dhe kulturore për më shumë se njëzet vjet. Edhe një herë në historinë e kulturës shqiptare burbuqet e letërsisë u mblodhën. Edhe një herë rrënjët e bimës u prenë.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...