Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/04

Bukuria jote më mbështjell çdo mëngjes...




Vjollca Tiku Pasku lindi në Fier me 12 qershor 1969.Ne vitin 1987 mbaroj gjimnazin e ri, sot Perikli Ikonomi . Me pas vazhdoj teknollogji ushqimore dega vaj - sapun . Punoj si teknolloge per 3 vjet . Ne 1996 emigroj ne Greqi se bashku me familjen . U kthye sërish në vendlindje ne 2009 , dhe tani punon ne nje biznes te vogel familjar.



YLLI I MËNGJESIT

O yll I vatrës mëngjesore!
Shkëlqimi I parë I diamantit në cak të errësirës.
Me sytë e tu cepak zgjon agimin.
Në dritën tënde vesh fustanin vesa,
ku shkund rimelin e ftohtë
në çdo centimetër të gjelbër.
Drita jote e brishtë,
përvijon majat e kërcet e maleve,
këndell lëkurën e deteve e brigjeve,
endet në enën e gjuhës së lumenjve,
ndrinë unazat likenore argjend,
në krahët dhe fundet e pemëve.
Përkëdhel butë me lustrën tënde vajin e horizontit,
e bën dritë në mesazhet rol të valëve që hapen,
nga fjongo e shkumës së bardhë.
Era lozonjare pi brishtësinë tënde,
përkund djepet e reve,
kolovitet ne lirën ajrore ngjyer me petale hëne..
Ti frymon në ajër ëmbëlsinë e bardhë,
derdh në shpirtra imazhet më të bukura të ëndrrave.
Drita jote depërton në qënien time.
Si një peshk fluturues ndihem
në ujvarën tënde qelibar..
Duajt e ajrit më ngrenë drejtë qiellit.
Imazhi I ëndrrës time sapo ka filluar të ndizet
Fryma e kristaltë më tërheq në paqen e artë.
Bukuria jote më mbështjell çdo mëngjes,
shpuplon dritën e më puth lehtë në agun e ditës.


DRITA JOTE

Përshkëndijat e zjarrta ,
i mblodha ne dorë,
qe dielli mos te kete perëndim,
sa herë dua të të shoh ,
nxjerr dritën tënde,
prej shpirtit tim.

ZGJOHUNI SHPIRTËRA

Mbi telat e rrezeve të diellit,
zogjtë harpojnë me krahët e tyre,
cicërimat çukasin ëmbësisht dritaret,
mëngjeset e reja presin pranverën e artë.

zgjohuni shpirtra!

Diamanti i dritës përthyhet,
në paqen e rreme të hijes së varfër,
vendi xixëllon me ëndërr parajse,
diej të rrem vilen në buzë politikanësh.

Tempuj podjumesh buçasin,
nga zërat kredhur në histeri,
ajri përlyhet me tymra lyrash idhnake,
toka ngjyhet nga rrenat laramane.

Fjalë të lustruara të lëkurave të zhyera,
zbrazen si fishekzjarre në zhguajt e breshkave,
e ardhmja me syze të errta paradoksale,
snjë xixë të vërtetës nuk përflak në valle.

Zgjohuni shpirtëra!

Ajri zbret i virgjër nga fresku i qiellit,
deti i patrazuar me frymë idhujsh është i thjellët,
cicërima të pastra melodish duhen kompozuar,
nga zgjimi që sjell afrimi i erës pranverore.

MËRGUAR.

Jetoj në një shqekëz të vogël , të qiellit mërguar,
larg këmishës së kaltërsisë që mbulon dafinë ditësh ,
qerpikët ajrorë ngrinë në flakën e një dashurie të jetuar,
si perdet e kohës që lidhin një çast erë vitesh.

Sa mall kam tè ndiej zërin tënd të kumbojë ,
si ajri që mbush , fërfërin në fyell e zgjon melodinë,
Sa mall kam dora jote butë flokët t’më ledhatojë,
si përkëdhelja e dorës së pranverës kur lulet lëshojnë magjinë.

Atherë.. kur lulet e bajames shpërthenin në buzë puthjesh,
dy fjalë ‘të dua’ lidhkat e rrezeve binin në kambanë lulesh,
kallama rrezesh të horizontit shkrinin orë në oxhakun e kaltër ,
derisa në hardhinë e natës vareshin yje të kuq të qashtër.

Tani.. vetëm në ëndërr më mban ne zemër përqafuar,
në madhështinë e mbretëreshës në ajrim të dendur lumturie,
derisa arteriet e bardha të agut të më kenë shfronësuar ,
e puthjet e tua t'i ruaj afresk , në ditë të akullta vetmie.

FIZARMONIK NDJENJASH .

Ja vodha Hënës ,
shkëlqimin e qerpikëve artë të pagjumësisë,
që ëndrra e shpirtit , nëpër natë,
të kalonte në rrugën , e larë fildisht.

Ja vodha Diellit,
shkëndijat e thëngjinjve të artë,
që zjarri I ndjenjave të ndrijë,
mos të shuhet si fishekzjarrë.

Ah dashuri !

Me c’vello virgjërie
je endur në tezgjahun e krijimit,
me c’fustan të bardhë nusërie
je qëndisur në peplat e bardha të qiellit .

C’ ëmbësi pikon në damar ndjenjash,
ç’pulse rrahin në këmban shpresash,
ç’zogj fluturojnë në fizarmonik ndjenjash,
je shigjet që përshkon tej e tej zemrat


UDHË E DHIMBJES


Lamtumirë shtëpiza ime,
kolona që mbani qiellin brenda,
mure që mbani pore të fëmijërisë,
dhe ti o portë me vijëzime arkaike.

Lamtumirë strehëza ime e artë,
po marr udhën e gjatë të kurbetit,
ngricën athëtime të varfërisë,
ta zbut me stufën e diellit të brishtë.

Lamtumirë trëndafil I shpirtit tim,
me fletë yjesh dhe zemër hëne,
mos ndje lotët e defit të dhimbjes,
më ndje puthjen dashurinë e zemrës.

Lamtumirë udhëza ime,
mos më thirrë në udhëkryqin tënd,
por më prit, se në u kthefsha gjallë,
do përulem të puth baltën në sytë e tu.


Copëza frymëzimi

Ato më vijnë si vetëtima që ndezin zjarre,
në embrionin e mendimit frymë e zanave,
si ulërimat e shkëndijave të pishtarëve,
që shuhen e ndizen në flakët e vargjeve.

Vijnë si tufa pëllumbash me gugatje të ëmbla,
që çajnë hulli marramendëse në fluturim,
më shëtitin në hapësira të galopoj ëndrra,
të thith dritën në gji të Hënës, deri në agim.

Vijnë si refleksione shpërthimi të gonxhes,
të qëndis pemët me ngjyrat ylberore,
të fiksoj melodinë e heshtur të aromës,
të ngjyrosin faqe petalesh me vesë qiellore.

Vijnë si dallgët e grurit të artë nëpër ara,
t’i bëj të kërcasin ngadalë në dhëmbëza mulliri,
të bëhen miell me rreze dielli qysh në farëza
të bëhen bukë në furra, ku piqet djersë kalliri.

Lermëni të shkruaj deri në atak ndjenjash,
fragmente dhimbje të pangushëlluara, vajtimesh,
fragmente lumturie në një kopësht ndenjash,
fragmente zemrash që më sjellin dallgë frymëzimesh.

Vetmi.

Vetmia aisberg ne grigjën e ngrire të shpirtit.
Rrezja kotet dhe thyen pendën e artë në buzë të saj .
Shtizat e sahatit ndalojnë në një kurorë të fishkur.
Sytë e enjtur të natës tretin hënën pa gojë, në eklipsin e jetës.
Flash i çasteve mbyllur në petalet e mermerit të ftohtë.
Vdekja vau i nëntokës ushqen rrënjët
e trëndafilit të bardhë në errësirë.
Endrrat e qiririt u fikën në shandanin e grryer ,
prej husarit fat.
Dhimbja iriq metaztazë vallëzon në zemrën e plasaritur.
Stepat e trishtimit ndjellin erë kripe
që riciklohen në qerpikët e llurbut të natës.
Puhiza e trëndafilave të kuq të kraharorit të dashurisë ,
tharë nga pështyma e njelmët e stuhisë.
Ylli i mërguar dashuri struket në tjetër galaktikë.
Ethet e ditëve endacake përplasen si shkuma e bardhë,
nen shfryrjen e brengës së dallgëve .
Retë vjollcë shtrydhin britmën e lëngët të qiellit.
Qiejt u krijuan të mbledhin aroma ,
e të derdhin të qara.

Dua.

Dua të fle në ëndrrë tënde i dashur,
në qepallat e tu të palos sytë e mi,
dua të prek ngjyrat e botëve e ngarsur,
diellin foshnjë, deri kur humb kalorësinë e tij.

Dua të shëtisim në xhep të galaktikës,
ku qilimi fluturues rend në temjan qielli,
ku shtupëzat e hënës të çelin margaritarë e dritës,
përmes yjesh të kalojmë në shëtitore misteri.

Dua të shëtisim me skitë e bardha të agimit,
Të ulemi në kurorën e tokës me filiza të rinj,
në poltron degësh të shohim feksjen e lulëzimit,
derisa veza të çahet e zogu të cicërojë zgjim.V@.

Puthja e dashurisë.
Një gjysëm hënë e argjendë,
që lëkundet si lingë midis dy brigjeve,
ndjenjë e ëmbël ,e hyjnizuar që end,
njè truk drite midis dy buzëve ngjitëse .

Kapak sysh që mbyllin botën,
në qerpikët e lakuar të zinj,
tinguj ylberi këputen e bien në tokë,
në shtatë ngjyra rrezesh kalërojnë magji.

Flutura ere që ngrihen lartë,
pranë një boshti simetrik rrotullimi,
disk tjerrje që shkrinë i zjarrtë,
në diell me frymë të kuqe amëshimi.

Përgatiti:Flori Bruqi


DOLI NGA SHTYPI PËRMBLEDHJA POETIKE E POETESHËS
VJOLLCA TIKU PASKU BOTUAR NGA SHTËPIA BOTUESE “VLLAMASI”,
DHE RADAKTUAR NGA SHKRIMTARI VULLNET MATO.
Ky libër i pritur me interes nga lexuesit, për vlerat e publikuara artistike të poezive të kësaj autorie, u vu në qarkullim në libraritë kryesore të Tiranës dhe në ato të qytetit të Fierit.
NJË ZË FEMËROR QË TË DRITHËRON
ME FIZARMONIKËN E NDJENJAVE
Zëri femëror i poetes se talentuar Vjollca Tiku Pasku, ka ardhur vitet e fundit në poezinë shqipe, si një pëshpërimë e ngrohtë ndjesish, për dashurinë dhe njeriun e bukur, duke stigmatizuar njëkohësisht edhe negacionet e shpeshta të jetës sonë shoqërore. Me fëshfërimat e barit dhe aromat e luleve të Myzeqesë, ajo sjell në vargjet e saj, tingujt e rinj të një gruaje dhe një nëne të ndjeshme, me të cilat prek telat e hollë të shpirtrave tanë, duke na befasuar me drithërimat e saj.
“Kërkova bojën e lëngëzuar të shpirtit,
të shkruaj me penën e ndjenjës, pak fjalë...”
Në të gjithë librin e saj, ku mbisundon dashuria, ndjenjat kompozohen në fizarmonikën e shpirtit dhe këndohet me tingujt e natyrës. Vjollca Tiku herë qan me lotët e janarit e herë qesh me buzëqeshjen e pranverës. Ajo hyn nga palmat e qerpikëve, në dritaren e syve, për të lëshuar dritë në dy gjethet e kuqe të zemrës së çdo lexuesi. Ku të përkëdhel me flladin e ëmbël dhe të ndez me zjarr flakërues, duke krijuar çaste të hyjnizuar:
“Dridhma, flakë, zjarr, ku digjet një top dielli
që hidhet e pritet i ndezur.
Dashuria ime është dritë-frymëmarrja e syve ,
agu-zgjimi në çdo ditë,
trëndafil ngjyrë purpur, puthje,
prekje e mirazhit shpirtëror, Aurorë e agimeve njerëzore...”
Pas emigrimit për shumë vjet me radhë, autorja sjell në vargjet e saj edhe vuajtjet e dhimbshme të mërgimtarëve, punën e vështirë, lotët e hidhur të mallit për atdheun, ku pluskon fëshfërima e erës së kthimit:
“Zemra ime ndizet si temjani,
tymi së cilës u end nëpër botë,
s’gjeta asnjë vend të ngrohtë,
përveçse në vendlindjen time.”
Një nga ndjenjat më esenciale të saj, është dashuria për nënën, të cilën e gjejmë në poezitë e pothuaj të gjithë poeteve. Por te Vjollca Tiku, ajo buron nga brendia e veçantë e thellësisë së ndjenjave të saj:
“Një shami rrezesh palosur në xhepin e zemrës.
O Nënë e ëmbël që vështron me sytë e engjëllit...
Dua të marr pak nga e kuqja e një burbuqe,
për të çelur buzëqeshjen tënde.
Në këtë botim të parë poetik, dallohet qartë femra që flet me dhimbjen e një nëne. Është zëri i saj tingëllues gjer në pëshpërimë, herë si një ledhatim dashurie, herë si brengë, herë si një thirrje drejt tokës dhe qiellit për të ndihur fëmijët e mjerë:
“Nga një botë e tërë fëmijësh pa fëmijëri,
kumbon lutja në gjer në pafundësi:
Bëjeni, o njerëz, këtë botë më të mirë,
që të jetojmë fëmijërinë tonë të dëlirë…!
Krijimi poetik është një proces i magjishëm që ngjizet njëkohësisht me dy përbërës: nevoja për të thënë ngacmimin e brendshëm dhe mënyra si mund ta shprehësh artistikisht. Me penën e frymëzimit në dorë, ajo sheh në telat ajrorë, fushat e notave, çelësin e solit diell, ndjell muzën, sjell tingujt, vargjet, dhe refrenin e melodisë së poezisë. Dëshira e saj është vetëm të shkruaj. Pra, metafora e ngjeshur dhe e gjetur bukur në elementet atmosferik e tokësor, është materiali virtual me të cilin ajo ndërton të gjitha poezitë e saj.
“Fry o erë!
T’i shkul nga trupi, çdo pendë të frymëzimit, në ditët e mia!…
Kur sytë t’më mbyllen e goja t’më lidhet me shami toke.
thellë në tokë, mbështjellë me qefin të lastartë,
në rrënjë të tij, bari të më përkëdhel, e fërfërijë,
faleminderit nga zemra e gjelbërt,
që dikur shkrove për mua me dashuri!...”
Në mbyllje të pak rreshtave, që mundëson kreu i këtij libri, mund te them se Vjollca Tiku Pasku vjen në poezi, me një elegancë, të sigurt femërore, e veshur me një tis magjie transparente, gati qiellore, i cili natyrshëm i jep asaj statusin e PRINCESHËS së poezisë myzeqare. Shpirti i madh dhe i bukur i kësaj poeteshe, shpalos në të gjithë materialin e shkruar poetik, një botë plot ngjyra, të vrojtuar me syrin e saj të mprehtë e origjinal dhe të ndjere me regëtimat e shqetësuara të zemrës.

Vullnet Mato - shkrimtar, redaktor i librit.

Vjollca Tiku Pasku -HARTA E MALLIT





Jetoj në faqen tjetër të diellit djegës...Brigjet e detit , malet, qytetin tim i shoh përtej kapakëve të mbyllur të syve të mi .Dridhma ime vibron në mallin e zemrës.Bebezat e syve lëvizin si varkë diellore,të kërkojnë folenë atërore.Frymarrja ime urdhëron erën!
- Erë moj,sillmë një degë ajri nga Atdheu im, fletëz të shtrihet në pëllëmbën time ta mbështjellë me mall, dredhur si cigare, e ta ndez menjë yll. Antenat e tymit, t’më fluturojnë largë…largë në qiellin e heshtur të vendit tim.
Oh…Vetëm para teje gjunjëzohem Atdheu im.
Lotët e mi, bien në thithkat e zhuritura të tokës .Buzët i njom me puthjen e baltës së ëmbël.Ndiej kundërmimin e bukës së varfër, pjekur në saçin e prushit të vuajtjeve të ashklave të ditëve të kaluara.Pragu i vjetër më buzëqesh me kolovitjen e kores së dalë boje prej viteve.Muret e shtëpisë, ndrijnë nga shpresa se do lirohen nga myku, parazit i ajrit të burgosur. Nga dritarja hyjnë copëza kaltërsie, shkëputur nga fizarmonika e qiellit.Vesa e ngrirë nëpër lulet e fshehura, shkrihet nga rrezja e gëzimit, dhe në kopësht lind hyjnesha pranver.Lotët e ullirit që kishte mbjellë babai derdhin vajin buburues nga shtrydhja e psherëtimave nëpër kanistrat e pritjes.Pas ngashërimit të përbaltur, pusi rjedhë gjithë gaz, kristalinën e retinës së tokës.Pëllumbat mbi çati gugasin niseshtenë e dritës dhe krahët e tyre gëzueshëm vizatojnë vetullat e bardha ditës.
Vetëm orët e tanishme po më mërdhijnë..Harta e yjeve digjet dhe tymi i agimit hapet në qiellin bosh..Kundërmimi i plagës së mallit ngjitet në re, dhe sytë e mi kërkojnë një copëz nga plaçenta e diellit tim.Shpirti im shtegëtar kalëron me flokët e erës udhëtare në yllin e mëngjesit. Perlat e shpresës lundrojnë si elementet e kuq në dejet e mia, në drejtimin e Atdheut tim.

Nimfa Hakani-T’i japësh të drejtë vetes?!

image


T’i japësh të drejtë vetvetes, të luash rolin e gjykatësit suprem në gjykimin e një individi apo një populli do të thotë të ndihesh si i tillë. Do të thotë që ti për disa arësye, noton në ujra ku nuk jetojnë individë të tjerë, do të thotë që ti jeton diku në re të turbullta që qarkullojnë mbi planet dhe je i përfshirë nga iluzione jo reale dhe bën aluzione po të tilla ireale.
Fatos Lubonja e merr përsipër këtë rol, pa e pasur të drejtën ta ketë.  Ai shprehet dhe shkruan për një temë delikate, dhe në disa gjëra të bën të mendohesh kur e lexon, por e humb vlerën e atyre që thotë kur fillon të bëjë gjykatësin dhe kur nxjerr konkluzione përfundimtare bazuar në çfarëdo që ky individ i jep të drejtën vetes të gjykojë. Në tërë botën, gazetarët që specializohen për hetime të korrupsionit dhe krimit në shoqëri përdorin burime të sakta, bazohen në informacione të marra direkt nga njerëz të brëndëshëm që u sjellin dokumenta ku vërtetohet pa asnjë dyshim korrupsioni apo krimi i kryer. Ata janë shumë të kujdesshëm me dokumentat që ju jepen. Vetëm pasi binden që dokumentat që posedojnë janë katërcipërisht të vërteta, ata e sjellin çështjen duke cituar këto dokumenta dhe fakte,  në vëmëndjen e opinionit publik për ta bërë atë të vetëdijshëm për çfarëdo që po ndodh.
Lubonja nuk është gazetar hetues apo investigativ siç thuhet sot. Konsiderohet analist, dhe megjithatë merr rolin jo vetëm të gazetarit investigativ por edhe të gjykatësit dhe i jep vendimin Ramush Hajredinajt nga poltrona e tij, që në imagjinatën e tij qëndron diku në Olimpin e ca reve jasht hapësirës ajrore shqipëtare. Kjo poltronë duket se është një karrike e stacionuar në këtë rast në gazeta të huaja. Dhe e zgjeron dhe e thellon edhe më tej rolin e tij nga kjo poltronë imagjinare olimpiane dhe na habit me paturpësinë e tij dhe “ndalon” dhe bën deklarata edhe në një gazetë serbe, me titullin “Vesti” të botuar në Frankfurt.
Ai deklaron për këtë gazetë, “Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët, është temë tabu” **1,
Dhe më tej mundohet ta rregullojë atë që thotë më sipër duke u shprehur,“Ndëshkimin e krimit nuk e shoh si proces gjyqësor, sa si një proces kulturor dhe psikologjik. Problemi i parë është se këto gjëra duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj, e të cilët për fat të keq, ende janë shumicë në rajon. Përkundrazi, procesi i katarsisit dhe i rilindjes kulturore, sidomos tek të rinjtë, mund të ndihmojë edhe hetimet dhe ndëshkimin e krimeve në të ardhmen” **1, Ai sa më sipër e shtron problemin si një problem rajonal në Ballkan, por i adresohet atij problemi me fjalë të përgjithëshme, kurse me fjalë të veçanta, Lubonja, në këtë gazetë sërbe akuzon vetëm shqipëtarët.
Por le të shkojmë tek zanafilla e këtij problemi, tek shkrimi i parë i tij botuar në anglisht në numrin e majit 2013 të revistës SUDOSTEUROPA Mittelungen, që krijoi një shpërthim zinxhir në shtypin shqipëtar ku ndjenjat dhe reagimet ndaj këtij artikulli, ku ai shtjellon çështjen Haradinaj,  janë nga më të ndryshmet. Ai midis reshtave të këtij artikulli, shkruan, “Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata (shqipëtarët) vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar.” **2
 Dua të ndalem pak në këtë paragraf. Nuk e di përse Lubonja ka tendencën që sa herë i jepet rasti, vë poshtë kombin shqipëtar dhe njerëzit e tij dhe kalon në ekstreme me përkufizimet e tij, kalon në terma denigruese për vëndin ku ai lindi, u rrit, dhe ha bukë, dhe jo bukë si varfanjakët, por në restorante luksoze. (Dhe për shkrimet në këto gazeta të huaja,  duket të ketë marrë honorare bajagi të majme).
Përse “harron” Fatos Lubonja, që në të tërë botën, popujt glorifikojnë heronjtë e tyre dhe deri më tani asnjë popull nuk ështël akuzuar se jeton në mënyrë skizofrenike? Sërbët glorifikojë Milloshevicin, një njeri përgjegjës për genocid monstruoz kundër popullsive të Bosnje-Hecegovinës dhe Kosovës, por nuk dihet që Lubonja t’i ketë quajtur sërbët skizofrenë. Anglezët glorifikojnë Robin Hudin, një hajdut të thjeshtë (apo një aristokrat të çpronësuar), që bëri bujë duke xhvatur të pasurit e duke e shpërndarë pasurinë e vjedhur me të varfërit. Janë shkruar libra për të. Janë bërë me dhjetra filma për Robin Hudin. Idealizohet dhe jepet si një figurë heroike. Për kohën kur jetoi ai shkelte ligjin. Dhe po presupozoj se është e pamundur që të mos ketë pasur edhe krime edhe shpërdorime gjatë fushatave të tij kundër karvanëve që ai plaçkiste, nga ai vetë apo nga njërëzit që e rrethonin. Është e pamundur që ai, apo njerëzit pranë tij  të mos kenë mbajtur një pjesë të pasurisë që rrëmbenin për përfitim vetiak. Nuk ështëe mundur që të ketë qënë aq perfekt sa paraqitet në librat dhe filmat e shkruar për të. E megjithëatë, ai glorifikohet si hero nga anglezët. Hollivudi bën filma për të dhe ne i shohim me kënaqësi filmat ku reflektohet heroizmi i këtij. Atij i është përkushtuar gjithashtu një skulpturë në qytetin Notingam të Anglisë, po e theksoj këtë, si një referim të mëtejshëm, i është përkushtuar një skulpturë. **4

Për sa vijon,  ai shkruan,
Mbajtja gjallë e këtij lavazhi trush, plekset gjithashtu me faktin shumë më prozaik se Haradinaj me shokë, meqenëse kanë në Kosovë jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik, kanë arritur, duke i ngritur edhe monumente vetes, t’u imponojnë njerëzve në Kosovë mitin e tyre, i cili pastaj i shërben pushtetit të tyre në një rreth vicioz. Fati i dëshmitarëve që pësuan “vdekje të parakohshme” e lehtëson edhe më punën e tyre.” *2
Në qoftë se, Lubonja do të analizonte, thjesht faktin që në pushtetet tona, si brënda Shqipërisë, ashtu edhe në Kosovë, qeveritarët tanë janë pasuruar me një ritëm që mund të krahasohet më shpejtësinë kozmike të dritës, ai nuk do të kishte pasur reagime të tilla. (Amerika nuk mundi ta sjellë para gjyqit Al Kaponen për krimet që kishte kryer, por arriti ta dënojë për mospagim taksash.) Dhe të bën përshtypje diçka tjetër. Përse Fatos Lubonja nuk fokusohet në këtë fakt për të sulmuar këdo që është pasuruar në kurriz të popullit ndër ata që drejtojnë Shqipërinë sot, por e çvendos vëmëndjen e tij në Kosovë? Do ta kuptoja Fatos Lubonjën n.q.s. do ta kishte filluar këtë fushatë me titullarët shqipëtarë, dhe pastaj të kalonte në Kosovë, ku të ngrinte çështjen se si e ka vënë pasurinë Haredinaj, dhe ku e merr Haradinaj guximin të deklarojë se do të jetë kryeministër i Kosovës sikur të jetë një autoritet i padiskutueshëm, një mesija që mezi po pritet nga populli. Por nuk e kuptoj këtë “trimëri” të tij me Haradinajn në një çështje që ai nuk është kompetent dhe që i takon gjyqit të Hagës të përcaktojë fajshmërinë e tij dhe jo Fatos Lubonjës. Dhe meqënëse Fatosi e ngriti këtë problem që e shqetësonte, përse nuk e botoi të njëjtin artikull në gazetat shqipëtare (shkrimi i parë është  botuar në maj, dhe polemika për këtë shkrim në Shqipëri filloi në mes të korrikut)? Dhe vazhdon të botojë në gazeta të huaja dhe jep të drejtën vetes që përgjigjen e tij të fundit t’ia japë ekskluzivisht një gazete sërbe? Padashur të lind pyetja, sa para ka marrë që ta bëjë këtë gjë sepse nuk mund ta kuptosh arësyen përse duhet t’i jepte deklarata një gazet sërbe për çfarëdo arësye? Ku e ka qëllimin? Të irritojë bashkëkombasit e tij?
Në një reagim të tij pas kritikave që mori nga shumë figura të njohura të komunitetit shqipëtar, ai shprehet duke justifikuar veten, “Ajo që unë kam thënë skizofreni shqiptare është një skizofreni që ne e kemi vuajtur në kurriz gjatë i them zotërisë, prandaj është një skizofreni midis botës virtuale dhe përrallave dhe ëndrrave të një pushteti dhe mjerimi që shkakton ky pushtet dhe këtë e kemi provuar në kohën e Enver Hoxhës ku njerëzit që përdorin mitin e luftës goxha mirëmjeruan popullin për 80 vjet.” *3
Lubonja nuk ka guxim të bëjë të njëjtën akuzim për Sali Berishën dhe fëmijët e tij që kanë marrë në pronësi pothuaj gjithë Shqipërinë duke shfrytëzur faktin që Sali Berisha doli në udhëheqje të lëvizjes demokratike të Shqipërisë dhe sepse është glorifikuar në mënyrë të verbër nga shumë shqipëtarë, por vazhdon të fshihet pas emrit të Enver Hoxhës  dhe nuk ka guximin të përmëndi ashtu si Enverin, edhe Salin si shëmbuj të glorifikimit dhe  vuajtjeve 50+20 vjeçare,  por merr rolin e gjykatësit suprem me komandatët e UÇK-së. Ai është dëshmitar “okular” për shkatërrimet, abuzimet, vjedhjet që qeveria e Sali Berishës ka bërë ndaj kombit Shqipëtar, por Fatos Lubonja preferon të heshtë.  Përse papritur ky njeri i jep të drejtën vetes të luajë një rol që kombi i tij nuk ia ka dhënë? Ai do ta kishte atë të drejtë në se do të kishte qënë së pari transparent në vëndin e tij me heronjtë e rremë që po idealizohen nga një pjesë e shoqërisë këtu dhe të analizonte shkaqet përse po ndodh ky idealizim pa përdorur termat ekstreme skizofreni;  por nuk ka të drejtë të bëhet anëtar i gjykatës së Hagës dhe të japë vendime që çojnë njerëz “në litar”.
Justifikimi i mësipërm nuk e lan Fatos Lubonjën nga “mëkatet” e tij dhe lëshimin deklaratës absurde që ka bërë për skizofreninë në të cilën jetojnë shqipëtare. Nuk është hera e parë që Lubonja bën deklarata që deformojnë imazhin shqipëtar, si dhe historinë shqipëtare si dhe heronjtë tanë kombëtarë.
Në një emision të Blendi Fevziut, Fatos Lubonja ka bërë një tjetër deklaratë absurde që nuk bën asnjë kuptim, ku sipas tij, Shqipëria nuk është pushtuar nga Perandoria Osmane por “ka qënë pjesë e kësaj perandorie,  dhe se ...shqipëtarët janë zhvilluar, forcuar, dhe kanë luajtur rol qytetërues në një farë kuptimi **5 nën atë perandori. Nuk tingëllon kjo deklaratë si tallje tepër ironike kur ne po vazhdojmë të vuajmë pasojat e atij pushtimi të gjatë dhe të errët gjatë të cilit civilizimi në Shqipëri bëri hapa mbrapa, gjuha shqipe u ndalua me ligj të mësohej, varfëria e mbuloi vëndin për 500 vjet dhe nuk pati as edhe një shenjë civilizimi, përveç pashllarëve që bënin jetë përallore, apo mbase Lubonja e ka fjalën për ta kur përmënd këtë të ashtuquajtur civilizim? A ka qënë në gjëndje deliri ky njeri kur e ka bërë këtë deklaratë? Ku e ka parë këtë zhvillim, dhe çfarë dokumentash e mbështet deklaratën e tij për ta provuar ky njeri ( përveç se përmënd një farë autor nga Kosova) zhvillimin dhe forcimin e Shqipërisë gjatë atyre pesë shekujve kur ai pushtim jo vetëm na ka mbajtur 500 vjet mbrapa civilizimit europian por na çoi edhe më pas në errësirën dhe prapambetjen e shekujve? Kur Europa ecte me hapin normal të historisë, ne na u hoq e drejta si komb të kishim historinë tonë të zhvillimit normal për pesëqind vjet. A nuk është kjo të shohësh ëndra me sy hapur? Por jo! Zoti Lubonja vazhdon dhe mohon se ka qënë pushtim, dhe bën një lojë të çuditëshme fjalësh me fjalën okupim dhe emërtimet “konquista” apo “konquete” që i klasifikon si fjalë franceze, lojë fjalësh e një niveli të dobët, që i aprovohet me zell nga Fevziu që angazhohet aktivisht në këtë ditirambë diziluzionale duke i plotësuar mendimet Lubonjës nga një anë, dhe në anën tjetër mban dorën e majtë në drejtim të Xhufit, sikur ka frikë që Xhufi do ta ndërpresë këtë  që nga ana e tij buzëqesh paksa me ironi duke ndjekur i qetë këtë shpërthim të pandalshëm të zotit “digjithçka”. Në këtë rrjedhje fjalësh, Lubonja nga ana e tij, “harron” ta përkthejë atë fjalë në gjuhë në amëtare, dhe në gjuhën amëtare të Fatos Lubonjës ajo fjalë franceze përkthehet “zaptim” = pushtim me forcë, okupim. Ae bën këtë për të kamufluar pushtimin, okupimin e Shqipërisë nga Otomanët dhe për t’i hutuar bashkëatdhetarët e tij që ndjekin emisionin duke ju përmëndur “skizofrenëve” shqipëtarë “origjinën franceze” të fjalës. Pak më vonë, kur vjen të japë shembullin e normanëve që  në shekullin njëmbëdhjetë pushtuan Anglinë në vitet e errëta të mesjetës  (nuk janë quajtur pa kuptim vite të errëta) për të përfocuar atë që thotë, Lubonjës padashur na i shpëton goja dhe përdor fjalën pushtim, “normanët pushtuan Anglinë” **5( ndiqni videon më poshtë)  fjalë që nuk pranon ta përdorë për zaptimin e Shqipërisë nga Otomanët. Pra sipas Fatos Lubonjës fjala pushtim nuk mund të përdoret për zaptimin e Shqipërisë nga Perandoria Otomane, por mund të përdoret për zaptimin e Britanisë nga Normanët. Përse i përdor këto standarde të dyfishta zoti Lubonja? Shumë figura të njohura në botë i përdorin standarte të dyfishta, por në favor të vëndit të tyre ndërsa, Zoti Lubonja i përdor ato në disfavor të vëndit të tij. Dhe pastaj jep një shëmbull abstrak të Perandorisë Romake duke thënë që shtetet që u zaptuan nga perandoria Romake nuk kishin nevojë të çliroheshin se nuk ishin pushtuar. duke thënë, “asnjeri nuk është çliruar  nga peradoria romake” **5.... se nuk kishte nevojë të çliroheshin se nuk ishin të okupuar. Kur shikon atë video, të lind pyetja, ku dhe si mund, dhe ku duhet të përdoret fjala skizofreni në këtë rast? Përkufizimi i thjeshtë i skizofrenisë është: “Skizofrenia është një çrregullim mendor që e bën të vështirë për personin që ka këtë sëmundje të tregojë ndryshimin midis çfarë është e vërtetë dhe asaj që nuk është.” Në një përkufizim më të ndërlikuar skizofrenia mund të përshkruhet në këtë mënyrë, “Skizofrenia është një çrregullim i trurit që ndikon në mënyrën se si personi vepron, mendon, dhe e sheh botën.Njerëzit me skizofreni kanë një perceptim të ndryshuar të realitetit, shpesh kanë një humbje të konsiderueshme të kontaktit me realitetin. Ata mund të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnëflasin në mënyra të çuditshme ose konfuze,besojnë se të tjerët janë duke u përpjekur t’i dëmtojë ataose të ndjehen se ata janë duke u vëzhguar dhe ndjekur vazhdimisht.  një zonë të tillë të turbullt midis botës reale dhe asaj  imagjinuar, skizofrenia e bën të vështirë dhe të frikëshme për të negociuar me aktivitetet e jetës së përditshmeNë përgjigje të kësaj, njerëzit me skizofreni mund të tërhiqen nga bota e jashtme ose të veprojnë konfuzion apo frikë.” **11.
Në bazë këtij përkufizimi, t’i japësh të drejtë vetes të përdorësh vënd a pa vënd fjalën skizofreni, përbën një rrezikshmëri, veçanërisht kur përdoret nga një njeri që e konsideron veten analist dhe mbrojtës së të drejtave të njeriut. Ata që e konsiderojnë veten mbrojtës të drejtave të njeriut, nuk e denigrojnë njeriun, veçanërisht njerëzit që i përkasin të njëjtit komb si edhe ata pa asnjë arësye.
Dhe me që Fatos Lubonja, përmënd Perandorinë romake, dhe  zëvëndëson fjalën pushtim me fjalën “konquetë” dhe shpjegon se në frëngjisht thuhet e tillë, dëshëroj t’i përmënd zotërisë, se francezet kanë heronjtë e tyre kombëtarë si Zhan Darkën dhe Vercingetoriks,  të dy figura, që luftuan të çlirojnë Francën respektivisht nga pushtimi anglez dhe ai romak, fakt që hedh poshtë teorizimet lubonjane se nuk ka patur as okupacion dhe si rezultat  as çlirim në zaptimet që kanë bërë perandoritë Osmane, britanike, apo romake gjatë historisë. Dua të theksoj këtu se Vercingetoriks**6 i cili mbase nuk është mjaft i njohur nga ne, ka qënë Prijësi i fisit Arvernii cili bashkoi Galët në një revoltë kundër forcaveromake gjatë fazës së fundit të luftërave gale të Jul Caesarit (Nuk duket kjo si përpjekje dhe luftë për çlirim nga Romakët?), dhe theksoj faktin që statuja e tij mbi kalë qëndron krenare në sheshin Dë Zhodë të qytetit Clermont-Ferrand, të  Francës. Dhe mund të sillen shëmbuj të tillë të panumërt nga historia e gjithë kombeve të botës.
Mbrojtja e Lubonjës është shprehja “Mjaft me heronj që abuzojnë me pushtetin”! Dakort, por çfarë pushteti ka abuzur Gjergj Kastrioti që Lubonja njëkohësisht  e quan si një figurë të glorifiuar së tepërmi dhe nuk frymëzohet kur e sheh statujën e tij në sheshin Skënderbe?
Gjithashtu, Fatos Lubonja ka deklaruar:” "Nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur e dëgjoj Himnin nuk ngrihem në këmbë dhe as që më bën përshtypje. Bile të gjitha himnet e vendeve tjera thirren mbi ideologjitë që bënin krime e vranin njerëz nën thirrjet e nacionalizimit. Njëjtë veproi Stalini, Hitleri e Enver Hoxha" ka thënë Lubonja. Sipas Lubonjës kombet duhet të pranonin zgjedhën që kishin mbi kurriz dhe të mos reagonin me revolta popullore, por të prisnin derisa pushtuesi ta linte vëndin e tyre në mënyrë paqësore? Nuke di Lubonja që hymnet nacionale të kombeve janë lindur dhe krijuar kryesisht gjatë revoltave popullore për çlirim nga okupatori. Ah, po, sipas Lubonjë nuk ka patur okupacione, por ka patur vetëmkonquista të këtyre vëndeve dhe perandoritë pushtuese i kanë bërë nder popujve që kanë pushtuar (kërkoj falje “konkuistuar”).
Ai më tej e thellon këtë mendim të tij duke shfaqur edhe mendimet e tij ndaj Heroit të shqiptarëve, Skënderbeut duke thënë se “nuk i bën përshtypje një përmendore e njeriut mbi kalë. Për të është parësore të jetë një qytetar i ndershëm që punon mirë, dhe një aktivst i të drejtave të njeriut.” AKTIVIST I TË DREJTAVE TË NJERIUT?  Po në lidhje  me  të drejtat e shqipëtarëve që janë dhunuar gjatë shekujve si nga perëndimi ashtu edhe nga lindja, dhe kryesisht për të drejtat e njeriut në popullsinë shqipëtare të Kosovës, ku qëndron dhe çfarë ka bërë Fatos Lubonja? Apo e ndjen veten si një fëmijë i adoptuar që jeton në shtëpinë e njerkës dhe shqetësohet për vuajtjet e të tjerëve( një syndromë tepër e dukëshme tek E. Hoxha)? Përse atëherë jeton në Shqipëri një njeri që shqetësohet për të drejtat e kujtdo tjetër por jo ato të shqipëtarëve?
 “Nacionalizëm nuk do thotë që ti urresh të tjerët. Por Nacionalizëm do thotë që të respektosh veten tënde duke respektuar flamurin tënd, duke respektuar historinë tënde, duke respektuar heronjtë e tu kombëtarë, duke respektuar himnin kombëtar.”(cituar nga një forum shqipëtar në një koment të bërë nga një komentues ndaj deklaratave të F.L. ) Dhe në bazë të njohurive modeste që kemi ne të tjerët, të gjithë popujt e botës, dhe këtu përfshihen të gjithë kombet e botës, shprehin të njëjtin nacionalizëm, glorifikojnë heronjtë e tyre kombëtarë në mënyrë të verbër, kanë himne kombëtare ku shprehet një nacionalizëm tepër i fortë( hymni amerikan), kanë nëpër sheshet e kryeqyteteve dhe qyteteve të tyre statuja të heronjve të tyre mbi kalë me dorën lart ku zakonisht është një shpatë.
Përse Fatos Lubonja i jep të drejtë vetvetes të hedhë mendime të papjekura që nuk i shijojnë asnjë shqipëtari? Përse ky njeri mohon gjithçka që është shqipëtare?  Në qoftë se nuk është patriot çfarë është? E bën sepse do të fshijë dhe mohojë të kaluarën e kombit të tij? Apo se ndjehet si një qënie kozmopolite që nuk i takon aspak rracës njerëzore por një specie nihiliste që është tepër e rrallë në planetin tonë? Mbase, Fatos Lubonja duhet të konsiderojë të jetojë në një planet të shkretë ku nuk ka qënie njerëzore, ku nuk ka shqipëtarë që e irritojnë në çdo gjë që bëjnë, ku nuk mistifikohet dhe glorifikohet asgjë, ku nuk luftohet dhe nuk pushtohet se s‘ka gjë për t’u luftuar dhe pushtuar, ku nuk valëviten flamuj kombëtarë, ku nuk këndohen himne kombëtare, ku nuk ka statuja të heronjve, por vetëm një zbrastësirë, nga ku mund të shikosh galaktikën dhe yjet dhe të ëndërrosh duke vdekur për një botë që nuk ekziston, po që do të vijë mbase pas milliona vjetësh, ku rraca njerëzore do të unifikohet në një të vetme( në qoftë se ka fatin të mbijetojë deri atëhere), dhe e kaluara arkaike njerëzore do të ekzistoje vetëm në formë digitale? I uroj që ta gjejë këtë qoshe në gjithësi, ndërsa shijon të gjitha kënaqësitë mëkatare të planetit tonë, të Shqipërisë tonë të vuajtur, të krijuara nga ata “ashtuaquajtur” heronj të glorifikuar siç i quan ai.
Dua ta mbyll këtë shkrim duke ju referuar një thënie të Eliot Spicër, ish prokuror i përgjithshëm i shtetit të Nju Jorkut, një zyrtar me karrierë të shkëqyer, që u konsiderua në kohën e tij si një njeri me të ardhme të madhe në partinë demokratike amerikane, dhe tepër i ashpër ndaj korrupsionit të korporateve dhe prostitucionit gjatë kohës së shërbimit të tij si prokur i përgjithshëm. Në një intervistë të dhënë në Nju Jork më 18 prill, të këtij viti në çfaqjen,  Talk Stoop, duke folur për gabimet e tij, duke iu referuar skandalit personal me një vajzë të re vite më parë, skandal që e detyroi të japë dorëheqjen nga detyra e prokurorit dhe që i shkatërroi një karierë ku ishte konsideruar një yll në ngritje, ai ësshtë shprehur, “Purity is something that exist in literaturë, in our aspirations. The beautiful thing about the human minds is that we have capacity to understand purity. The problem with  humanity is that we are too frail to actually live up to it!” **10
Unë po e përshtas thënien e tij në shqip, “Puriteti është diçka që ekziston vetëm në letërsi dhe në aspiratat tona. Bukuria është, që mëndja njerëzore është në gjëndje të kuptojë puritanizminProblemi është që si qënie njerëzore ne jemishumë të dobët për të jetuar në nivelin e pastërtisë që i vëmë si standart vetvetes!
Heronjtë tanë, si edhe  kudo në botë, në rradhë të parë janë njerëz. Ne duhet t’i respektojmë për atë që kanë bërë për kombin. Për heronjtë e sotëm, ne duhet t’i japim vlerat që kanë, dhe t’ju vëmë në dukje ato të meta që i bëjnë ata të shkatërrojnë imazhin e tyre.  Dhe në këtë jam dakort me Lubonjën: Ne nuk duhet të bëjmë më glorifikime për heronj të gjallë, vëçanërisht, kur ata mundohen të na shkelin duke shfrytëzuar imazhin e tyre, por Lubonja duhet t’i japë të drejtë vetes gjithashtu të ndjehet së pari shqipëtar, ashtu si francezët, anglezët, amerikanët, apo përfaqësues të çdo kombi,  ndjehen për së pari francezë, anglezë, amerikanë apo çfarëdo kombësie që i përkasin, dhe gjithashtu t’i japë të drejtë vetes të rishikojë në brëndësi të tij, të rishikojë deklaratat e papërgjegjëshme që lëshon herë pas here për bashkëkombasit e tij, për historinë kombëtare, për hymnin tonë, dhe për heronjtë tanë kombëtarë.
Referenca:
http://www.youtube.com/watch?v=106acJRvkHI ( ku Fatos Lubonja deklaron mendimet e   tij mbi pushtimin Otoman ndaj Shqipërisë)

Faton MEHMETI-LOJA E HASHIMIT DHE ËNDRRA E RAMUSHIT ...!!!

image
Faton MEHMETI

U tha se ishte takim i rëndomtë në kuadër të takieVe të kryeminsitrit me krerët e partive opozitare. Së paku kështu deklaroi kryeministri para mediave. Nësë kështu ka qenë, vetëvetiu shtrohet pyetja: pse u dashka që takimi në mes të kryeminstrit dhe njërit prej udhëhheqëve të partisë opozitare (AAK) të mbahej në kafene dhe jo në zyrën e kreyministrit, pasi takimi paskëshka qenë joprivatë, por zyrtar ?!


Kjo dilemë dhe shumë të tjera që me apo pa dashje, të krijohen nga mënyra se si u organizua ky takim dhe larg syrit të opinionit publik, na bën të parashtrojmë shumë pikëpyetje, kurse më e para është pse ndodhi ky takim, pastaj nga kush erdhi ftesa, çka u bisedua në mes të “miqve të vjetër”, pse u mbajt larg mediave ?! Natyrisht se përgjigjet zyrtare nga të dy anët mungojnë. Megjithatë për njohësitë e zhivillimeve politike në vend, ky takim mund të konsiderohet si parapëregatitje për një koalicoin të mundëshem në mes të PDK dhe AAK. Ndërsa për militantët e verbër të kryeminstirt s’do thoshte asgjë tjetër përveç se do ta mbronin me fanatizëm frazën e kryeministrit se “takimi ishte instuticional!”. Nëse bëjmë një retrospktivë që nga dita kur Ramushi zbriti në aeroportin e Prishtinës, pas lirimit nga Haga, në pritjën që kryminstri i bëri, ia vuri “unazën e fejesës” oponentit të tij politikë. Kjo edhe ndikoi në entuziazmin e shfrenuar të kryetarit të AK-së për t’u bërë kryeminstër. Mirëpo, Hshimi nuk e lëshoi postin duke bërë të besohet se "unaza e fejesës” ishte vetëm karrem. Zhvillimet politike në vazhdimësi e bënë edhe me të qartë se Ramushi ende besonte se “martesa” do të bëhej, edhe pse “fejesa” ishte anuluar. Megjithatë ëndrra e tij nuk u shua asnjëherë. Ai vazhdoi të besonte se do të bëhet krymeinster, duke u dëshmuar si partner i mirë i PDK-së. Ai madje nuk kundërshtoi asnjëherë ndaj vendimet e Qeverisë, duke i qëndurar parishimit besnik parimit të tij se vetëm duke u bërë i dëgjueshëm mund t’ia arrijë qëllimit të bëhet kryminstër. Lajtmotivi që na e sforcon idenë se këto dy parti po përgatitën për një koalcion paszgjedhor po bëhet çdo ditë realitet. “Rastësia” që edhe Hashimi edhe Ramushi u nisën në të njejtën ditë për në SHBA, shmang çdo dyshim se takimi në kafene i llojit të Zanzibarit u bë për mundësinë e vetërrëzimit të Qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme. Dhe kjo sa duket reale aq edhe e mudshme,vpasi edhe AAK dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e institucioneve të ardhshme. Për të qenë pjesë e Qeverisë si PDK si AAK, duket se e kanë të gatshme edhe skenarin që do ta bënte Thaçin president ndërsa Ramushin kryeminstër. Kësaj duke ia shtuar faktin se në rast fitoreje Thaçi nuk ka ndonjë aleat tjetër, pasi si LDK ashtu edhe Vetëvendosje janë shprehur kundër një koalcioni me PDK. Ndërsa partneri i tanishëm AKR sipas të gjitha gjasave s’do të arrijë as të futet në legjislaturën e ardhshëm. Edhe skeptikët më të mëdhenj se Ramushit nuk do të mund të bëhet kryeministër me PDK-në në koalicon. Mbase tani duhet të besojnë se ëndrrat jo gjithmonë mbetën vetëm ëndrra. Ndonjëherë bëhen edhe realitet...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...