Albanologu shqiptar Kapllan Resuli : Kosova do ti kthehet Serbisë, shqiptarët nuk janë ilirë
"Albanologu "shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin sllav Buroviç, në një intervistë për mediat serbe, ka folur për prejardhjen e shqiptarëve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai ua ka kaluar edhe historianëve dhe intelektualëve serb, sa i përket mohimit të historisë së shqiptarëve.
Akademiku, i cili jeton në Gjenevë prej disa dekadash, ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire. Burkoviç thotë se kjo tezë, jo vetëm që shkencërisht nuk është e bazuar, por përkundrazi shkencëtarët botërorë kanë dëshmuar se Shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me ilirët.
Sipas tij, akademikët austriakë dhe profesorët Gustav Weigand, Gustav Meier dhe Norbert Jokl, por edhe shkencëtarët më të mëdhenjë shqiptar Eqrem Çabej, Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj, kryetar i dytë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, jo vetëm që e kanë pranuar që shqiptarët nuk janë autokton apo me prejardhje Ilire, por edhe këtë gjë e kanë dëshmuar në studimet e tyre shkencore.
"Kështu Qabej dëshmon se gjuha shqipe është formuar në Rumaninë e sotme, qysh në shekullin e gjashtë, dhe se prej atje shqiptarët kanë arritur qysh në shekullin e dhjetë në fushën Mata mbi Tiranë. Prej aty janë shpërndarë në të gjitha anët e Shqipërisë së sotme, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga serbët. Pas pushtimit turk, këta shqiptarë kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë së sotme dhe do të shkuan në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi", ka thënë Buroviç për "Vecernje Novosti".
"Ashtu si gjithë popujt e botës, edhe shqiptarët kanë kulturën e tyre, e cila është e lidhur me Shqipërinë e sotme, e jo për Kosovën. Kjo kulturë daton nga fundi i mesjetës, dhe në shumicën e rasteve e kanë krijuar të huajt. Jashtë kufijve të Shqipërisë e deri tek rrënjët e tyre, nuk kemi kulturë shqiptare. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është nga viti 1555, dhe atë e ka shkruar një kroat dhe është botuar nga një shtëpi ortodokse e Malit të Zi. Abetaren e parë shqipe e ka përpiluar një vllah me emrin Naum Veqilharxhi në vitin 1844, derisa abetarja e parë pas çlirimit dhe shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1913, është shtypur në Serbi, dhe e ngarkuar në kuaj është transportuar në Shqipëri. Pjesën më të madhe të monumenteve kulturore i kanë ndërtuar serbët. Se ekzistojnë themelet e ndonjë kishe bizantine aty, kjo nuk do të thotë se kishat e reja të ndërtuara janë bizantine", vazhdon ai.
Për ardhjen e shqiptarëve në Ballkan ai thotë se ata aty erdhën si paganë, ndërsa besimin krishterë e kanë marrë pjesërisht nga serbët dhe pjesërisht nga Grekët por vetëm sipërfaqësisht, sepse thellë në shpirtin e tyre kanë vazhduar me paganizëm.
"Deri në vitin 1924 nuk kanë arritur të krijojnë kishën e tyre. Rrjedhimisht as nuk e kanë ndërtuar kishën. Aty ku kanë arritur i kanë minuar. Katolicizmin e kanë pranuar nga dioqeza e Barit dhe peshkopët serbë. As shqiptarët ortodoks as ata katolikë deri në ditët e sotme nuk kanë ndonjë shenjtorë të tyre. Të gjithë shenjtorëve të cilët ata i luten janë të huaj", shprehet Burkoviç.
Ai thotë se "Kosova do të kthehet në krahët e prindërve të saj Serbisë dhe atë së shpejti, ndoshta edhe në ditët tona".
Kaplan Buroviq është albanolog, i cili sot jeton në Gjenevë. Ka diplomuar albanologjinë në Shkup dhe në gjuhën dhe letërsinë shqipe në Tiranë. Për kritikat drejtuar Titizmit dhe Enverizmit ka vuajtur një kohë të gjatë nëpër burgje. Ka kaluar plotë 33 vite në burgjet jugosllave dhe ato shqiptare. Ai ka të botuara disa libra shkencorë. Këto ditë feston gjysmë shekulli që nga publikimi i romani “Tradhtia”, i cili përdoret në librat shkollore në Shqipëri. Para pesë viteve është larguar nga Shqipëria dhe i është bërë serb, rrënjë të cilat thotë se i ka gjetur përmes kërkimeve shkencore
Serbët qenkan populli më i vjetër i botës
”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”
Kësaj rradhe do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historisë,e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.
”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”
Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)
Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë
që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.
” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)
”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”
Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.
”Unë Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”
Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!
”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….
Olgа Luković-Pjаnović thot’ që serbët e Peloponezit ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike ( aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”
Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë). Rrijm ne ,rrijmë. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli i 14-të.!
”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët ishin serb”
Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.
Biokimisti i Harvardit me analizat e tij të gjeneve ka konstatuar që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve si edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)

Fahri XHARRA/
***********
Nga Flori Bruqi
Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur.
Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.
Në këtë tekst shkollohet shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja...” Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz” (“Slandalozno: Srpski udžbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi došljaci na Balkan!”) dhe ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra.
Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.
Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antoniç me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”.
Antoniç duke kritikuar autorin e njohur serb për tekstet shkollore nënvizon: “Pas leximit të këtij libri, që unë nuk jam i sigurt, meqë e di mirë historinë mesjetare serbe. E gjithë kjo nuk është e qartë mjaftueshëm për akademik individual serb siç është rasti me Mihaljin. Kush kujdeset për hartën e Evropës nga 814 vit në të cilën ajo është e qartë për shtetin serb në Ballkan e cila kufizohet me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe tani nuk mund të kuptojnë këtë deklaratë në tekstin mësimor për klasën e gjashtë”.
Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan.
Madje kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.
Në librin e historisë për klasën e VI-të shkruan: Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi.
Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.
Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.
“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan të hënën e përditshmja serbe Telegraf.rs, e cila edhe vet e ka vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përsëri i shtrembëruar.
Në këtë libër, në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet:
“Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.
Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht.
“Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic për Telegraf.rs.
Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”.
“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.
“Kur këta njerëz marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të vërtetë kanë ndryshuar. Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.
Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysëm të vërtetën.
“T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe nga këtu rrjedh emërtimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët”, shkruan Telegraf.rs, transmeton lajmi.net.
“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer Telegraf.rs.
**
"Albanologu "shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin sllav Buroviç, në një intervistë për mediat serbe, ka folur për prejardhjen e shqiptarëve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai ua ka kaluar edhe historianëve dhe intelektualëve serb, sa i përket mohimit të historisë së shqiptarëve.
Akademiku, i cili jeton në Gjenevë prej disa dekadash, ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire. Burkoviç thotë se kjo tezë, jo vetëm që shkencërisht nuk është e bazuar, por përkundrazi shkencëtarët botërorë kanë dëshmuar se Shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me ilirët.
Sipas tij, akademikët austriakë dhe profesorët Gustav Weigand, Gustav Meier dhe Norbert Jokl, por edhe shkencëtarët më të mëdhenjë shqiptar Eqrem Çabej, Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj, kryetar i dytë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, jo vetëm që e kanë pranuar që shqiptarët nuk janë autokton apo me prejardhje Ilire, por edhe këtë gjë e kanë dëshmuar në studimet e tyre shkencore.
"Kështu Qabej dëshmon se gjuha shqipe është formuar në Rumaninë e sotme, qysh në shekullin e gjashtë, dhe se prej atje shqiptarët kanë arritur qysh në shekullin e dhjetë në fushën Mata mbi Tiranë. Prej aty janë shpërndarë në të gjitha anët e Shqipërisë së sotme, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga serbët. Pas pushtimit turk, këta shqiptarë kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë së sotme dhe do të shkuan në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi", ka thënë Buroviç për "Vecernje Novosti".
"Ashtu si gjithë popujt e botës, edhe shqiptarët kanë kulturën e tyre, e cila është e lidhur me Shqipërinë e sotme, e jo për Kosovën. Kjo kulturë daton nga fundi i mesjetës, dhe në shumicën e rasteve e kanë krijuar të huajt. Jashtë kufijve të Shqipërisë e deri tek rrënjët e tyre, nuk kemi kulturë shqiptare. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është nga viti 1555, dhe atë e ka shkruar një kroat dhe është botuar nga një shtëpi ortodokse e Malit të Zi. Abetaren e parë shqipe e ka përpiluar një vllah me emrin Naum Veqilharxhi në vitin 1844, derisa abetarja e parë pas çlirimit dhe shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1913, është shtypur në Serbi, dhe e ngarkuar në kuaj është transportuar në Shqipëri. Pjesën më të madhe të monumenteve kulturore i kanë ndërtuar serbët. Se ekzistojnë themelet e ndonjë kishe bizantine aty, kjo nuk do të thotë se kishat e reja të ndërtuara janë bizantine", vazhdon ai.
Për ardhjen e shqiptarëve në Ballkan ai thotë se ata aty erdhën si paganë, ndërsa besimin krishterë e kanë marrë pjesërisht nga serbët dhe pjesërisht nga Grekët por vetëm sipërfaqësisht, sepse thellë në shpirtin e tyre kanë vazhduar me paganizëm.
"Deri në vitin 1924 nuk kanë arritur të krijojnë kishën e tyre. Rrjedhimisht as nuk e kanë ndërtuar kishën. Aty ku kanë arritur i kanë minuar. Katolicizmin e kanë pranuar nga dioqeza e Barit dhe peshkopët serbë. As shqiptarët ortodoks as ata katolikë deri në ditët e sotme nuk kanë ndonjë shenjtorë të tyre. Të gjithë shenjtorëve të cilët ata i luten janë të huaj", shprehet Burkoviç.
Ai thotë se "Kosova do të kthehet në krahët e prindërve të saj Serbisë dhe atë së shpejti, ndoshta edhe në ditët tona".
Kaplan Buroviq është albanolog, i cili sot jeton në Gjenevë. Ka diplomuar albanologjinë në Shkup dhe në gjuhën dhe letërsinë shqipe në Tiranë. Për kritikat drejtuar Titizmit dhe Enverizmit ka vuajtur një kohë të gjatë nëpër burgje. Ka kaluar plotë 33 vite në burgjet jugosllave dhe ato shqiptare. Ai ka të botuara disa libra shkencorë. Këto ditë feston gjysmë shekulli që nga publikimi i romani “Tradhtia”, i cili përdoret në librat shkollore në Shqipëri. Para pesë viteve është larguar nga Shqipëria dhe i është bërë serb, rrënjë të cilat thotë se i ka gjetur përmes kërkimeve shkencore
Serbët qenkan populli më i vjetër i botës
”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”
Kësaj rradhe do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historisë,e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.
”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”
Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)
Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë
që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.
” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)
”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”
Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.
”Unë Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”
Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!
”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….
Olgа Luković-Pjаnović thot’ që serbët e Peloponezit ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike ( aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”
Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë). Rrijm ne ,rrijmë. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli i 14-të.!
”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët ishin serb”
Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.
Biokimisti i Harvardit me analizat e tij të gjeneve ka konstatuar që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve si edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)
Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)
Fahri XHARRA/
***********
Nga Flori Bruqi
Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur.
Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.
(Fotografi e huazuar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar Brahim Avdyli)
(Fotografi e huazuar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar Brahim Avdyli)
(Fotografi e huazuar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar Brahim Avdyli)
(Fotografi e huazuar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar Brahim Avdyli)
Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan.
Madje kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.
Harta e fiseve ilire
Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.
Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.
Fustanellat dhe shkrimi pellazg
Në këtë libër, në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet:
“Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.
“Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic për Telegraf.rs.
“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.
Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysëm të vërtetën.
“T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe nga këtu rrjedh emërtimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët”, shkruan Telegraf.rs, transmeton lajmi.net.
“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer Telegraf.rs.
SIPAS “ZBULIMEVE SHKENCORE” TE AUTOREVE SERBË,SHQIPTARËT NUK PASKAN ETNOGJENEZË ILIRE DHE,NUK QENKAN AUTOKTONË NË TROJET E TYRE
Çdo etnitet i ngulitur në truallin e Ballkanit është i interesuar ta dije etnogjenezën e vet dhe, njëkohësisht, të dijë vall aty ku jeton është më i vjetër (autokton), pastaj të din edhe diç për të tjerët. Shqiptarët qysh me kohë kanë qenë të interesuar që nëpërmjet kërkimeve të ndryshme shkencore të vinë në njëfarë përfundimi se kush janë, prej kujt e kanë origjinën dhe vall janë më të vjetër në truallin ku jetojnë, ose thënë ndryshe autoktonë. Dhe kanë ardhur në përfundim se, origjinën, pa kurfarë mëdyshje, e kanë pellazgo-ilire dhe se aty ku jetojnë, janë më të vjetër krahasuar me etnitetet e tjerë ballkanikë. Jo vetëm kaq, në përfundim të këtillë (të pakontestueshëm) kanë ardhur edhe mjaft autorë të huajë, përfshirë edhe disa prej atyre sllavë.
Ndërkaq, në kohën kur në disa popuj sllavë, në radhë të parë serbë, lindi ideja për formimin e një shteti me një pozitë qendrore në rajon, me lidhje të mira natyrore me vendet për rreth, dalje në det, me një sipërfaqe më të madhe (krahasuar me vendet e tjerë), dhe për shumë gjëra të tjera të cilat do t’i shkonin për shtat shvillimit ekonomik të vendit dhe krahas me të krijimit të një jete më komode të popullit të vet, tek shumë autorë u paraqit interesi që të dinë shumë edhe për historinë e etniteteve të tjerë që jetojnë bashë me ta dhe rreth tyre. Interesin më të madh ata e kanë pasur për shqiptarët mbasi ky etnitet, sipas tyre, me pozicionimin e vet dhe me shtimin e përshpejtuar biologjik, është një barierë për ekspanzion teritorial dhe në të ardhmen mund të jenë një kërcënim demografik për ta. Pikërisht për këtë qëllim, në sajë të kërkimeve dhe studimeve në fusha të ndryshme shkencore të kësaj problematike, mjaft autorë serbë kanë lansuar teza të reja të pakapshme në fushën shkencore mbi çështjen shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe në shtypin e tyrë dhe në mediat e tjera flitet mbi këtë etnitet më të vjetër në truallin e Ballkanit. Sipas konstatimeve të tyre, ata paskan ardhur në “përfundime të pakontestueshme shkencore” se shqiptarët të cilët pretendojnë se janë pasardhës të ilirëve dhe më të vjetër, nuk janë ilirë dhe nuk janë më të vjetër, por na qenkan “serbë të shqiptarizuar”(një absurd pa presedan). Në një “përfundim të këtillë”, veç të tjerëve, vjen studiuesi serb i quajtur Dimitrija Bogdanovic. Këtë më vonë e “konfirmojnë” edhe shumë autorë të tjerë serbë të interesuar për çështjen shqiptare.
Interesin tonë për një shkrim të tillë e tërhoqi libri i këtij autori i titullar “Libri mbi Kosovën” (në origjinal: Knjiga o Kosovu) ku ky autor, kryekëput tërë mundin e vet e ka derdhur për çështjen shqiptare. Aty me ngulkëmbë, ai është përpjekur që qarqeve shkencore dhe politike, brenda dhe jashtë vendit, t’u tregojë se tezat e gjertanishme mbi etnogjenezën, autoktoninë dhe shtrirjen hapësinore të shqiptarëve janë të papërfillta në fushën shkencore, pasi, sipas tij, shqiptarët nuk qenkan ilirë (pellazgo-ilirë, f.a.) dhe se nuk janë më të vjetër në Ballkan, ose, siç shprehet ai, në Ballkanin Perëndimor (ky përcaktim gjeografik e politik për herë të parë është definuar në samitin e BE në Vienë të mbajtur më 11-12.XII.1998).
Shqiptarët nuk qenkan ilirë, por trakas
Autori Bogdanovic, duke i përshkruar kushtet gjeografike si faktor për popullimin e Ballkanit nga ana e shume etnive, pas dyndjeve të mëdha sllave në shek. e VI-VII, thotë se është shumë vështirë që të bëhet një rekonstruim i hartës etnike të Ballkanit, ndaj edhe parashtron disa pyetje: Vallë në Ballkan në këtë kohë gjendeshin paraardhësit e shqiptarëve të sotëm; vallë populli shqiptar mund të trajtohet si popull i vjetër ballkanik- në raport ndaj sllavëve, si popull më i vjetër; vallë etnogjeneza shqiptare pikënisjen e ka me sllavët ose me vjetërsinë e serbëve ose më parë? Këto janë pyetje, thotë ai, që është vështirë t’u jepet përgjigje. Sipas tij, vështirësitë janë nga dy arsye: Burimet historike nuk i permendin shqiptaret para shek.XI, ndaj paraqitja dhe zhvillimi i tyre para kësaj kohe mund të quhet si parahistorik; kurse vështirësia e dytë, është se gjuha shqipe në familjen e gjuhëve indoevropjane, paska pozitë të veçantë, d.m.th. nuk ka gjuhë të afërt me të. Nga ky shkak, nënvizon ai, pyetja e etnogjenezës shqiptare, jo vetëm që e vështirëson punën e metodave historike, por edhe të atyre linguistike.
Të dhënat linguistike tregojnë se ekziston kontinuitet i padyshimtë në mes ilirëve e shqiptarëve gjë që e vërteton emri etnik i shqiptarëve me atë të donjëhershëm të ilirëve, në truallin ku ata jetojnë. Nga kjo, përfundon ai, se shqiptarët janë pasaardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve, dhe vendi ku sot janë të pozicionuar shqiptarët plotësisht përputhet me atë të ilirëve. Sipas tij, teorinë e parë “Ilire” e paska formuluar historiani gjerman, J. Tunman në vitin 1774,e jo ndokush tjetër.
Megjithatë, në kërkimet e më vonshëme “shkencore” që i bën ky autor, i cili me profesion është jurist, siç do shihet më vonë, në fushën e linguistikës ka vetëm njohuri të përcipta, vjen në një farë përfundimi se teorisë ilire në fund të shek. XIX i janë gjetur mangësi mjaft serioze! Ai është i mendimit se për kërkime thelbësore dhe përfundime për lidhjen gjenetike të gjuhës shqipe me atë të paramenduar ilire, do të ishte e nevojshëme që të dihet gjuha ilire, për të cilën ka material dhe njohuri shumë të pakta! Shumë herët është vërejtur se fjalët ilire në gjuhën shqipe mund të jenë vetëm relikte. Këtë ai e krahason me elementet kelte në gjuhën frënge. Edhe nëse këto mund të merren si fakte në mes shqipes dhe ilirishtes, aty, sipas autorëve antikë, mund të ketë edhe elemente leksike të gjuhës trakase. Gradualisht ky autor “serioz” serb, po e hedh teorinë ilire dhe është duke kaluar në atë trakase. Me fjalë të tjerë “është i mendimit” se gjuha shqipe ka lidhje të drejtpërdrejtë me trakishten. Këtë ai e argumenton edhe me faktin se mjaft studiues të kohës në fushën e linguistikës e kanë lëshaur teorinë ilire dhe kanë kaluar në atë trakase, duke supozuar se gjuha shqipa paska lidhje më të argumentuara me këtë kë fundit dhe, se, shqiptarët paskan qenë pasardhës të trakasva të vjetër ballkanik të cilët e kanë përfshirë pjesën lindore të Gadishullit të Ballkanit, përkatësisht në lindje të vijës Moravë-Nishavë-Strumë. Nëse kjo teori vërtetohet si e saktë, pyet ai, atëheren në çfar mënyrë, pse dhe kur trakasit, të parët e shqiptarëve të sotëm, qenë shpërngulur prej anës lindore të Ballkanit në atë perëndimore, kryesisht rreth Durësit, siç argumentuakan burimet bizantine të shek. XI. Bogdanoviq “me bindje të thellë” është i mendimit se arsyeja kryesore e hudhjes së teorisë ilire dhe kalimi në atë trakase lidhur me etnogjenezën shqiptare, qenka se gjuha shqipe i takuaka grupit semit të gjuhëve, kurse ilirishtja grupit sentum. Ndërkaq, nëse ky studiues i cili pretendon se është objektiv, mundohet ta tregojë realitetin e shqiptarëve, atëheren pse tani nuk e bën pyetjen e njohjes së gjuhës trakase e cila do të mundësonte më lehtë zgjethjen e çështjes shqiptare?
Gjuha shqipe pra, sipas tij, qenka vetëm një dialekt i gjuhës së lashtë trakase. Shqiptarët, thonë se në gjirin e vet i paskan edhe dardanët e peonët (fise ilire), gjë që, sipas tij, nuk mund të jetë e saktë. Kjo mund të vërtetohet me faktin se Dardania dhe Peonia janë krahina që gjenden në lindje të hapësirave ku janë vendosur shqiptarët e sotëm. Trakasit, përkatësisht shqiptarët, gjatë shpërnguljes vetëm paskan kaluar nëpër këto krahina. Këtë shpërngulje në truallin ilir, trakasit e patën bërë prej shek. të dytë gjer në shek. e tretë të erës së re, gjatë sundimit romak. Kjo pra, sipas mendimit të tij, qenka shpërngulja e parë e parashqiptarëve ballkanas. Shpërngulja e dytë që është gjatë shek. VI, ka qenë në drejtim të maleve dinarike-pinde dhe bregdetit adriatik. Me fjalë të tjer, vjen në përfundim ky autor, se shqiptarët së pari u ndalë në Dardani e Peani, dhe prej aty në hapësirat e Shqipëris së sotme. Madje ai është i mendimit se hapësira e shqipërsë në fund të perandorisë romake, pamarë parasysh se populli shqiptar aty ka qenë autokton ose qe i imigruar nga lindja, në pikpamje civilizuese nuk qenkan shqiptar, d.m.th. jo ilir, por roman?! Këtë “mendim të tij” ai e argumenton në sajë të hamendjes e të disa të dhënave arkeologjike të zbuluara në qytetet bregdetare të Adriatikut. Burimet historike të asaj kohe “aspak nuk flasin për shqiptarët”. Sipas tij, të parët e shqiptarëve nuk paskan përfaqësuar ndonjë grup etnik të fuqishëm, ose ndonjë shtet me të cilin qeveritë romake ose bizantine do vinin ne konflikt ose në ndonjë ujdi për regullimin e mërëdhënieve në mes tyre.
Në fund ky studiues “i dalluar në fushën shkencore”, në sajë të “fakteve dhe argumentave”, vjen në “përfundim shkencor” se nuk paska bazë të shëndoshë shkencore lidhur me problemin e etnogjenezës shqiptare. Mund të jetë e pranueshme vetëm teoria trakase e cila jep sqarim për prejardhjen e shqiptarëve. Nga e tërë kjo shihet se ky autor e ka cënon rëndë të kaluarën historike të shqiptarëve, madje edhe veçoritë antropologjike të tyre, dhe është plot shpifje, mjaft i luhatshëm, konfuz dhe tendencios në shpjegimin që po e jep në këtë “vepër” të tij lidhur me etnogjenezën shqiptare. Kjo shihet mërë kur bën përpjekje që në çdo mënyrë ta hedhë poshtë teorinë ilire dhe të kalojë në atë trakase, për të cilën mundohet të gjejë sa më tepër argumente.
Megjithatë, Bogdanoviq vazhdon akoma mëtutje për ilirizmin. Prandaj thotë se kur është fjala për ilirizmin në truallin e Ballkanit, është i mendimit se ilirizmi ka histori të vjetër dhe një hapësirë kulturore e kombëtare mjaft të gjerë.
Gjuhët sllave me një emër u quajtkan gjuhë ilire
Në shpjegimet e veta Bogdanoviq jep hollësira të tjera lidhur me ilirizmin. Sipas tij, kuptimi ilirizëm paska një histori shumë me të vjetër prej atij shqiptar. Emri ilir qenka përdorur për popujt sllavë qysh në shekullin e XV, ndaj edhe gjuha sllave u quajtka gjuhë ilire, d.m.th. sllavët qenkan më të vjetër se shqiptarët! Me këtë Bogdanoviq po i hedh hi shkencës dhe i bën një mashtrim naiv vetëvetes. Madje këtë të thënë ai e mbështet me emrat e personave të njohur të kohës. Sipas tij, teologu protestan Mateja Vllashiq , historian e linguist prej Labini të Kroacisë (shek. XVI), qenka quajtur Matthias Flacius Illuricus. Kuptimi i tij ilirizëm u përputhka me përkatësinë etnike dhe gjuhësore, d.m.th. me popujt dhe gjuhën sllave. Poashtu, në fillim të shek. XVIII, Pavao Riter Vitezoviq (1652-1713), me ilirizëm paska nënkuptuar jugosllavizëm. Në pjesën serbe, grofi Gjorgje Brankoviq, përtrirësi i pagjukuar i “Mbretëris ilire”, prej vitit 1688 e paska mbajtur titullin “despot ilirika”. Gjatë shek. të XVIII e të XIX Evropa klasike, vendet jugosllave i quan me emrin “Ilirikum”.
Për ilirizmin shqiptar, Bogdanoviq, thotë se paraqitet shumë vonë, posaçërisht në njëqindvjetorin e fundit. Me këtë ai don të thotë se populli shqiptar s’paska lidhje me ilirizmin. Kjo tezë e tyre është e pakapshme në qarqet shkencore të kohës së sotme, nga faktsi se nuk ka argumente të forta që mund ta mbështesin një përcaktim të këtillë! Me fjalë të tjera, ky autor kategorikisht e hedh poshtë tezën se shqiptarët kanë ndonjë lidhje me ilirët. Ilirizmi, sipas tij, i takon vetëm popujve sllavë.
Serbët nuk paskan marrë tokë shqiptare!
Në veprën e këtij autori mund të shihen edhe shumë të pavërteta të tjera, kur është në pyetje çështja shqiptare. Sipas tij, serbët asnjëherë nuk kanë marrë tokë shqiptare, por e kundërta, shqiptarët vazhdimisht kanë synuar që të rëmbejnë tokë serbe. Këtë ai e mbështet me faktin se pjesa veriore e Shqipërisë dhe Kosova kurdoherë kanë qenë pjesë e Serbisë.
Serbët si pjesë e popujve sllave, gjatë imigrimit në Ballkan i okupuan viset prej Adriatiut gjer në Detin e Zi dhe prej Detit Egje gjer te Danubi, në veri. Një ndodhi e këtillë, thotë Bogdanoviq, është më e njohur se parahistoria e shqiptarëve. Për këtë paskan mbetur shumë fakte që e dëshmojnë një gjë të tillë, ndaj vendosja e sllavëve në këto hapësira mund të trajtohet si hyrje e tyre në histori. Në periudhën kohore prej shek. VI gjer në atë të IX popujt sllavë mund të quhen si popull historik. Ndërkohë Ballkanin e okupojnë edhe fiset Avare të cilët sllavëve ua patën imponuar pushtetin e tyre gjatë shek. të VI. Sipas këtij studiuesi shekulli i VII është koha e kolonizimit të Ballkanit nga ana e popujve sllavë. Në këtë kohë ata mbrijnë gjer në Selanik, duke e përfshirë tërë territorin e Maqedonisë si hapësirë gjeografike.
Për popullin serb, per herë të parë të dhëna na jep mbreti bizant, Konstandini. Vendosja e serbëve në Ilirikumin dinarik ka ndodhur në kohën e Irakliut (610-641), edhe pse disa historianë këtë nuk e pranojnë. Në këtë kohë serbët i okupojnë edhe pjesët e tjera të Ballkanit. Kështu, ata e kopojnë tërë territorin e Shqipërisë së sotme. Per këtë, thotë Bogdanoviq, dëshmojnë emrat e shumë toponimeve të cilët edhe sot janë në gjuhën sllave. Emrat sllave në territorin shqiptar japin bazë që aty të bëhet një rekonstruim i hartës etnografike në shekullin e mesëm. Në atë kohë aty ka pasur një përzjerje etnike. Elementi sllav i posedonte zonat agrare, kurse ai shqiptar zonat blegtorale- malore. Megjithatë, ky autor nuk e paska të qartë, vall sërbët vinë në kontakt me shqiptarët, apo me të parët etnikë të shqiptarëve. Vetëm një është e qartë se ky kontakt nuk ka pasur karakter të ndonjë konflikti. Madje, çka është me rëndësi të theksohet nënvizon ai, se serbët nga shqiptarët nuk kanë marrë tokë, aq më pakë shtetin, sepse është e sigurtë se gjatë imigrimit të serbëve në Ballkan, aty nuk ka pasur kurfarë krijese shtetërore e popullit shqiptar.
Me analizën e kësaj vepre të këtij studiuesi serb të titulluar “Knjiga o Kosovu” (“Libri mbi Kosovën”) shumë qartë mund të shihen të pavërtetat dhe shpifjet që ai paraqet për shqiptarët. Aty ai kryekëput flet për çështjen shqiptare në Kosovë e më gjerë. Çështjen shqiptare e fillon prej shekullit të XI e këtej, sepse, sipas tij, historia shqiptarët i paska njohur vetëm prej kësaj kohe, dhe nuk paska të dhëna për një lashtësi të hershëme të këtij populli ballkanas! Ai, nuk flet vetëm për hapësirën kosovare, por për tërë trojet ku sot janë të ngulitur shqiptarët. Veç etnogjenezës, autoktonisë së shqiptarëve dhe “hapësirave të pacënuara shqiptare” nga ana e serbëve gjatë okupimit të Ballkanit, për të cilat folmë më lartë, ai flet në hollësi edhe për marëdhëniet në mes shqiptarëve e serbëve, por vetëm në mënyrë të njëanëshme, përkatësisht “krimet” që i paskan bërë shqiptarët ndaj popullit serb gjatë “okupimit të trojeve serbe”, siç bie fjala, Kosovën ose Shqipërinë Veriore. Pastaj shkon akoma më larg që vjen në një konstatim absurd dhe mjaft naiv e qeshrak për fushën shkencore, kur thotë se shumica e shqiptarëve qenkan serbë të shqiptarizuar e të islamizuar. Për heroin tonë kombëtar të mesjetës, Skenderbeun dhe bashkëluftëtarët e tij, thotë se paskan qenë serbë! Për të ardhur në përfundime absurde dhe të papranueshme në qarqet shkencore, ky studiues i referohet një literature të dyshimtë, autorët e së cilës janë kryekëput me qëndrime antishqiptare të cilët me kohë kanë qenë dhe janë të njohur në luftën kundër shqiptarëve në aspektin politik dhe shkencor. Në fund në interes të hapësirës që e kemi në dispozicion, tani nuk do shkojmë më tutje. Ndërkaq, për “zbulimet e tjera shkencore” që i bën ky studiues serb në këtë “vepër shkencore” lidhur me çështjen shqiptare, në disa nga shkrimet tona të ardhshme që do t’i paraqesim në faqet e internetit, do të flasim hollësisht. Me të do t’i mundësojmë lexuesit të shohë se çfar po punohet nga ana e krerëve të sotëm serbë për ne shqiptarët.(Fejzula Abdulai)
**
Brahim Avdyli :Serbët, Serbia dhe Kombi Shqiptar
Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan |
Ta njohim Etnikumin Shqiptarë
|