Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/10

Harta që i thotë “bye bye” Demarkacionit dhe ekspertëve


HARTA E SHQIPERISE, HARTA E KOSOVES, HARTA E EUROPES, HARTA E BOTES NGA SATELITI
http://hartaebotes.weebly.com/harta-e-kosoves.html



Kjo hartë nuk është bërë publike nga ana e Agjensionit të kryesuar nga Murat Meha. Sipas tij, rugovasit kanë plotësisht të drejtë se pse nuk e pranojnë këtë Demarkacion.
Një burim nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës, i ka ofruar portalit tesheshi.com një hartë e cila komprometon marrëveshjen e bërë nga autoritetet kosovare për vijën e demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë hartë Agjensioni Kadastral i Kosovës ia ka dorëzuar në vitin 2011 Departamentit amerikan të Shtetit. Sipas saj, del ajo që pretendojnë kundërshtuesit e marrëveshjes, se Kosova po humb rreth nëntëmijë hektarë tokë.
Burimi ka shtuar se kjo hartë nuk është bërë publike nga ana e Agjensionit të kryesuar nga Murat Meha. Sipas tij, rugovasit kanë plotësisht të drejtë se pse nuk e pranojnë këtë Demarkacion.
 “Ata të gjithë e dinë se ku është vija kufitare: Çakorri, Kulla e Zhlebit, Vaganica, Pllanica etj., të cilat janë pjesë e territorit të Kosovës dhe kurrë nuk kanë qenë pjesë e territorit të Malit të Zi”, thekson burimi, duke shtuar se ata kurrë nuk kanë paguar për kullota në këto pjesë porse i kanë marr me qira tokat – livadhet e pjesës matanë këtyre vendeve.

Harta e Kosoves 2





888888888888888888888888888888888888


Hartë e Shqipëris dhe Kosovës nga Viti 1878

Hartë e Qytetëve Kosovare

Weblinks

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri i kërkon llogari Thaçit për vijën kufitare me Malin e Zi

Harta-e-KosovësDeputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka përcjellë shqetësimin e qytetarëve të Pejës e Deçanit, se po pengohen për t’i shfrytëzuar pronat e tyre në kufi me Malin e Zi.
Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili gjatë vizitës në Mal të Zi, tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por se sipas saj, Mali i Zi pretendon t’i marr 40 kilometra në territorin e Kosovës.
Ajo kërkoi që pikat kufitare në mes dy vendeve të mbesin ato që janë paraparë në vitin 1974.

Mali i Zi shpreh gatishmëri për rishqyrtimin e demarkacionit

Autoritetet në Malin e Zi e cilësojnë si tejet të mirë bashkëpunimin fqinjësor me Kosovën. Ata theksojnë se ky bashkëpunim është i shtrirë në të gjitha nivelet, që nga pushteti qendror e deri tek ai komunal.


Ky bashkëpunim, sipas tyre, paraqet një shembull pozitiv në rajon, ndërkohë që qëndrimin e opozitës në Kosovë rreth demarkacionit të kufirit e cilësojnë si çështje të brendshme të Kosovës.
Kryetari i Komisionit qeveritar të Malit të Zi për çështjen e demarkacionit, Milan Paunoviq, ka deklaruar për Zërin e Amerikës se kufiri i caktuar është në përputhje me kufirin administrativ të vitit 1974 dhe se bashkëpunimi me palën kosovare në këtë aspekt ishte i mirë dhe tejet korrekt.
Ai e vlerësoi punën e komisionit ndërkombëtar për këtë çështje duke theksuar se Mali i Zi është i gatshëm të shqyrtojë çdo gabim të mundshëm në demarkacionin e vijës kufitare mes dy vendeve fqinje.
Edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën në të gjitha nivelet.
“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën në të gjitha nivelet dhe jemi të kënaqur për këtë komunikim dhe bashkëpunim. Ky komunikimi dhe bashkëpunim është i kënaqshëm si në nivelin shtetëror ashtu edhe në nivelin e komunave”, tha ai.
Vujanoviq konsideron se qëndrimi i opozitës në Kosovë rreth demarkacionit të kufirit është çështje e brendshme e Kosovës e cila nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka mbështetur çdo nismë që ka të bëjë me demarkacionin e drejtë të vijës kufitare me Kosovën. Ishte ai i pari që e dha mesazhin e parë për demarkacionin e kufirit duke nënvizuar se nuk dëshiron asnjë mosmarrëveshje me fqinjët e vet, dhe se mbështet një rajon të qëndrueshëm dhe pa probleme të theksuara.

Demarkacioni me Malin e Zi: Ja hartat e prezantuara nga profesori Florim Isufi

Ilustrim
harta1
Profesori i hartografisë, Florim Isufi, pretendimet e tij se Kosova është humbëse nga procesi i demarkacionit të kufirit, i ka ilustruar përmes shënjimit të hartave.
harta2
Sipas asaj që ka paraqitur ai, rezulton se Kosova, nga ky proces i demarkacionit, humb mbi 8200 hektarë, ose përkthyer në kilometra katrorë – 82 sosh.
harta3
Në legjendën e njërës prej hartave, shkruhet se Kosova fiton 761.18 hektarë, derisa humb 8890.52.
harta4
Diferenca në mes këtyre dyjave e jep rezultatin e territoreve që rezulton t’i humb Kosova, e që është 8229.34 hektarë.
harta5
Telegrafi ka siguruar hartat, të punuar nga profesorët Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, përmes të cilave ilustrohet tkurrja e territorit të Kosovës, nga demarkacioni i propozuar për kufirin me Malin e Zi. /Telegrafi/
harta6
harta7

Demarkacioni një mashtrim total

Shpejtim Bulliqi ka postuar në facebook një reagim të grupit të ekspertëve të pavarur, pas konferencës së kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të komisionit shtetëror, Murat Mehes, ku thuhet se këta të fundit nuk ofruan fakte të reja siç kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertet e pavarur dëshmuan më 3 gusht.
harta_4232-655x356
Ekspertët e pavarur kanë siguruar se Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974.
Ja reagimi i plotë i grupit të ekspertëve të pavarur
Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi. Gjatë debatit të 3 Gushtit 2016, nuk patëm përgjigje në lidhje me kadastrën e Malit të Zi përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën.
Edhe sot asnjë parcelë kadastrale nuk u prezantua përgjatë gjithë vijës kufitare dhe se prezantimi i njëanshëm nuk ishte asgjë tjetër, përpos një tentimi për të mbuluar mos argumentimin e demarkacionit dhe manipulimet që janë bërë më te si proces.
Prezantimi i komisionit nuk ofroi fakte të reja siç ata kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertet e pavarur dëshmuan me 3 Gusht 2016. Andaj ne ju sigurojmë që Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974.
Në momentin e duhur, grupi i ekspertëve të pavarur, do të thërras konference për media dhe do të dëshmoj që ky demarkacion është totalisht jo i rregullt, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën.

Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën


Punimi shkencor dëshmon se demarkacioni me Malin e Zi dëmton Kosovën
Ata i janë përmbajtur tri pyetjeve kryesore gjeografike që bëhen para se të fillohet një hulumtim: KUR, KU dhe nga KUSH u bë ndarja kufitare mes njësive administrative të ish-Jugosllavisë.
“Së pari në mënyrë kronologjike hulumtuam se a ka pas komision për përcaktim të vijave kufitare ndonjëherë në ish-Jugosllavi dhe cili ishte ai komision. Gjithashtu konsultuam edhe numër të madh dokumentesh grafike (harta) ku prezantoheshin kufijtë administrativ të ish Jugosllavisë”, thonë Isufi dhe Bulliqi për Koha.net.
Ata, përmes hulumtimeve, erdhën në përfundimin se pas lutës së dytë Botërore në Jugosllavi ishte një komision për caktimin e vijave kufitare që i printe Milovan Gjilasi. Ky komision ishte në nivel federal dhe se ishte kompetent për përcaktimin e vijave përfundimtare.
“Komisioni u propozua nga Politbyroja e komitetit qendror të PK të Jugosllavisë me 11.06.1945, ndërsa u formua me 19.06.1945 nga kryesia e AVNOJ-të. Kryetar i komisionit u caktua Milovan Gjilas (me etni malazeze) si njeriu më i besueshëm i Titos”, thonë ata.
Sipas tyre, edhe në at kohë, sikurse sot, për prezantimin e vijave kufitare si hartat më të sakta dhe me kredibile ishin hartat topografie.
“Ne i dhamë vetes për detyrë që t’i siguronim hartat topografike të asaj kohe dhe të kontrollonim a kishin vija kufitare të paraqitura në to apo jo”, thonë ata për Koha.net.
Për fat të mirë, ata i siguruan hartat topografike dhe atë të periudhës vijuese nga 1948 deri 1962 kur vepronte komisioni. Harta të prodhuara nga Instituti i gjeografisë ushtarake të Jugosllavisë dhe të publikuara në Enciklopedinë e Jugosllavisë e cila gjendet në shumicën e bibliotekave gjithandej nëpër Botë.
“Këto harta i gjeoreferencuam dhe i futëm në GIS për përpunim të më tejmë. Mbi to vizatuam vijën kufitare me Malin e zi. Qe të vërtetojmë ndryshimin apo mos ndryshimin e sipërfaqes së Kosovës ishte e nevojshme të kemi vijën kufitare të propozuar nga komisioni aktual për demarkacion dhe mirëmbajtje të kufirit. Me qenë se kjo vijë kufitare ende nuk është publikuar dhe nuk mund të shfrytëzohet dhe analizohet nga opinioni publik dhe qarqet shkencore, ne vumë mbi harta topografike kufirin aktual që shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës dhe nga disa Gjeo-Web portale botërore. Që në start kemi vërtetuar se ka një mos përputhje të këtyre vijave. Me analiza të më tejme konstatuam se kjo mospërputhje është rreth 8890.5 ha”, theksojnë Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi në hulumtimin e tyre dërguar portalit Koha.net.
“Kosova, sipas këtyre vijave, humb 8890.5 ha, në raport me Malin e Zi, ndërsa fiton rreth 761.2 ha. Bilanci i shkëmbimit territorial mes këtyre dy shteteve është rreth 8229.3 ha negativ për Kosovën”, theksojnë ata.
Më tej, Isufi dhe Bulliqi kanë analizuar kualitetin e vijave kufitare, asaj të komisionit federal të ish-Jugosllavisë (kufijve të TITOS) dhe asaj që tani përdorin institucionet e Kosovës.
“Kufiri i ashtuquajtur i Titos në aspektin kualitativ, mundësisë së mirëmbajtjes si dhe mundësisë së paraqitjes së ndonjë mospajtimi e ndonjë ngatërrese të mundshme individuale apo institucionale është e punuar me kujdes dhe me profesionalizëm shumë të madh. Kjo edhe është e arsyeshme se në të kanë punuar hartografët më të mirë të kohës me instrumentet më të zhvilluar të asaj kohe në njërin ndër institutet më zhvilluara ndoshta edhe ne Evropë”, thonë më tej ata.
Vija kufitare e shfrytëzuar aktualisht nga institucionet e Kosovës dhe disa ueb serverë, ata theksojnë se profesionalisht është me të meta, nuk i përmbahet rregullave fiziko-gjeografike, dhe në vete lë mundësi të mëdha të paqartësive në terren.
“Duke pa se numër i konsiderueshëm i njerëzve po përqendrohet vetëm në shfrytëzimin e kullotave për bagëti dhe se mund të ekzistojë mundësia e ndonjë marrëveshjeje me Malin e Zi për shfrytëzimin e tyre, ne iu kemi qas edhe analizës së valorizimit ekonomik dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i vijës kufitare”, potencojnë ata.
“Kemi analizuar pellgun e lumit Bjelluha si një kompaktësi morfologjike dhe hidrike të terrenit i cili mbetet komplet jashtë territorit të Kosovës me hartat që përdoren nga institucionet e Kosovës në kundërshtim me hartat e komisionit Gjillasit në kohën e TITOS. Kemi ndjek të gjitha procedurat shkencore hartografike dhe fiziko-gjeografike dhe kemi nxjerr disa rezultate. Pellgu Bjelluah konsiderohet si një nga burimet kryesore të Lumbardhit të Pejës, me një sasi të madhe të ujit. Ky pellg ka mbi 45% ekspozicion verior, që për gjerësitë e mesme gjeografike veriore, në një lartësi të tillë mbidetare konsiderohet si një pasuri e madhe”, thonë më tej në hulumtimin e tyre Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi.
Ata thonë se duke studiuar morfologjinë e pellgut dhe duke parë se pellgu është i izoluar nga Mali i Zi, dhe i cili ka dalje në anën e Kosovës përmes një gryke të ngushte afër Kuqishtës, u simulua mbyllja e rrjedhës së lumit me një pendë për të ndërtuar liqe artificial.
“Fituam një liqe artificial i cili në bazë të lartësisë së pendës do të akumulonte sasinë e ujit të rrjedhës së Bjelluhës. U konstatua se një liqe i tillë artificial në hapësirën më ekologjike në Kosovë do të ishte kapital shumë i çmuar dhe mjaft profitabil për rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën në tërësi. Liqe të tillë artificialë në lartësi të tillë mbidetare dhe me vëllim të njëjtë ka gjithandej në botë”, theksojnë ata.
Tabela 3. Sipërfaqja dhe kapaciteti i liqenit artificial në lumin Bjelluha sipas lartësisë së pendës
Lartësia e pendës 50 m 100 m 150 m 200 m 250 m 300 m
Sipërfaqja e liqenit në hektar 8.44 33.92 74.19 141.66 249.10 396.04
Sasia m3 2.108.750 8.435.000 31.245.000 68.252.500 128.837.500 219.287.500
Burimi: Llogaritjet i kanë bërë autorët duke aplikuar programe aplikative të GIS-it dhe MDR me saksi prej 20m/pixel
Në fund, pas konstatimeve të shumë fakteve, kemi hedh edhe një herë pyetjet që përdoren në hulumtime gjeografike me qëllim që dikush nga institucionet e Kosovës apo edhe shkenca në përgjithësi të jep përgjigje se KU, KUR dhe nga KUSH u bë modifikimi i kufijve të caktuar nga komisioni i Jugosllavisë i udhëhequr nga Millovan Gjillasi dhe i aprovuar nga Tito.
Pas analizave të bëra dhe rezultateve të fituara, mund të përfundohet se:
• Ka probleme dhe paqartësi në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi;
• Vija kufitare e punuar dhe e publikuar në hartat topografike 1948/58/62 nga IGJU i Jugosllavisë është i saktë, metodologjikisht i drejtë, dhe se askush nuk mund të gjej asnjë vërejtje bazuar në morfologjinë e terrenit;
• Vija kufitare e punuar dhe publikuar nga institucionet e Kosovës nuk i përmbahet rregullave për demarkacion, nuk i përcjell vijat ujëndarëse dhe ka probleme të shumta identifikuese dhe në mirëmbajtje të kufirit;
• Dallimi në sipërfaqen e Kosovës mes këtyre dy vijave kufitare është 82.3 km2 në dëm të Kosovës;
• Sipas vijës kufitare nga hartat e institucioneve të Kosovës jashtë territorit të Kosovës mbesin burime kryesore ujore të Lumbardhit të Pejës;
• I shkaktohet dëm i pa llogaritshëm Kosovës në aspektin ekonomik dhe resurseve ujore. 

      Kosova nuk ka tokë për t'i falur Malit të Zi


      Megjithëse Parlamenti Evropian i ka vënë kusht Kosovës, demarkacionin për liberalizim të vizave, kjo nuk ka ndikuar që kundërshtuesit e versionit të tanishëm të demarkacionit të ndryshojnë qëndrim.

      Ata mbeten të palëkundur në qëndrimet e tyre, se ky demarkacion nuk duhet të kalojë edhe nëse kjo vërtetë kushtëzohet me lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës.

      Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pohojnë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se kushti i demarkacionit për lëvizje të lirë, është i pakuptimtë, pasi që një kusht i tillë nuk i është vënë asnjë shteti tjetër.

      Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se versioni i tanishëm, është i papranueshëm për popullin e Kosovës, sepse Kosova humb pjesë të territorit të saj.

      Ai thotë se për asnjë çmim, madje as për lëvizje të lirë, nuk duhet të copëtohet territori i vendit.

      Isufi shtoi se nuk mund të falet toka, për presione të ndryshme, pasi që një gjë të tillë, nuk do ta lejonte asnjë popull.

      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni

      “Qytetarët e Kosovës nuk mund të falin tokë për hir të lëvizjes së lirë”, thotë ai.

      Sipas tij, megjithëse po bëhet presion tek deputetët që ta votojnë këtë formë të demarkacionit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi që deputetët janë të vetëdijshëm, kanë dinjitet dhe nuk do të lejojnë humbje të territorit.

      Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili është ndër deputetët më të zëshëm kundër këtij demarkacioni, thotë për KosovaPress se ekspertët tashmë e kanë thënë fjalën e vet, ku është ardhur në përfundim që Komisioni Shtetëror për demarkacion ka bërë lëshime gjatë punës dhe se si do të zhvillohen proceset politike tash e tutje në vend, varet ekskluzivisht nga politika.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni
      Andaj thotë se mbetet i palëkundur në qëndrimin e vet kundër këtij demarkacioni.

      Duke folur për kushtin e vënë për liberalizim të vizave, ai thotë se nuk është demarkacioni por krimi, korrupsioni dhe politikbërja e keqe që e ka sjellë vendin në këtë pozicion.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni
      Edhe Lëvizja Vetëvendosje mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

      Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj thotë se për ta ky demarkacion me këtë përmbajtje tashmë ka vdekur.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni

      “Më 1 shtator ka vdekur demarkacioni me këtë përmbajtje dhe me këtë formë. Nuk ka forcë, nuk ka pushtet që mundet me imponu faljen e territorit të Republikës së Kosovës“, thotë ai.
      Image result for hartat e kosves dhe demarkacioni
      Ndryshe, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se demarkacioni do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
      Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh sepse do ta kalojë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull.

      Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

      Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...