Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/05/09

Përse nuk do të ketë zgjedhje deri në vjeshtën e 2019?



Image result for ASTRIT GASHI


Nga:Astrit Gashi




Zhurma e LDK për rrëzimin e shpejtë të Qeverisë, nuk është asgjë tjetër, përpos synim për mbajtje të rolit kryesor opozitar dhe të shifrave të larta të votuesve, që ju dalin në sondazhe.

Vetëvendosje pas ndarjes së një grupi të deputetëve, ndihet e hendikepuar. Ajo, e ndjen se, zgjedhjet e menjëhershme, nuk do të mund të sillnin as rezultatin e as renditjen e qershorit të kaluar.


GDP, tashmë, ka siguruar Kryeministrin Haradinaj se, nuk do të mbështeste një mocion kundër tij, i cili do të varej ose dirigjohej nga Lista Serbe.


Thaçi, nuk ka interes sot, të lëvizë themelet e Qeverisë, sepse, vetëm kjo përbërje e ekzekutivit i garanton pozicion lideri në temat rajonale – e posaçërisht, në ato me Serbinë. Nëse Thaçi arrin të mbetet në politikë dhe, nëse Veseli nuk arrin, që efektivisht, ta merr nën kontroll PDK-në, njerëzit e afërm me Presidentin thonë se, ai, mund të bëjë edhe një “sakrificë” të fundit- “të kthehet në PDK, për ta shpëtuar atë nga rënia e plotë”.


Partitë e PAN-it menaxhojnë me resurset e vendit, me milionat e buxhetit, me punësimet e të gjitha të mirat që sjellë ai si dhe, në anën tjetër, shpresojnë që duke mbajtur në duar të veta temat e mëdha, do të vazhdojnë të shfaqen para botës si të vetmit që mund të kryejnë punë


Image result for TE GJITHA PARTITE POLITIKE NE KOSOVE


Shkruan: Astrit Gashi


Përgjigja është e thjeshtë; sepse, asnjëra nga partitë politike, nuk kanë interes dhe, as nuk janë të gatshme për proces zgjedhor, më herët se vjeshta e ardhshme.Asnjëra nga arsyet që i mban ato larg zgjedhjeve, nuk ndërlidhet me ndonjë çështje të interesit qytetar apo të vendit, por, krejtësisht me synime dhe arsye private politike.

Interesi i parë është individual. Të 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk dëshirojnë të ndërpresin mandatin e tyre, para se ai të njihet. Deputetët, duhet të ushtrojnë detyrën, të paktën, për 2 vjet, që të konsiderohet se kanë realizuar një mandat të plotë – pra, se kanë qenë deputet.

Në korrik të vitit 2019, bëhen dy vjet prej se ata janë regjistruar në Kuvend dhe kanë marrë mandatin e Deputetit. Deri më sot, që nga pavarësia, asnjë qeveri nuk ka arritur të përmbyll mandatin e plotë, por, gjithashtu, asnjëra nga to, nuk është rrëzuar para kompletimit të mandatit të deputetëve.

Në përgjithësi, partitë politike në opozitë, nuk kanë vullnet dhe as guxim të marrin pushtet sot, sepse, nuk duan që në duar të tyre të thyhen temat e nxehta sikur; Asociacioni i Komunave Serbe, përmbyllja e dialogut me Serbinë si dhe valët e para të arrestimeve nga Gjykata Speciale.

Ato, ndjehen të paguximshme që vetë të merren më këto tema përmes një koalicioni të ri, që do të dilte nga zgjedhjet e shpejta dhe, po e shohin më të lehtë që ato t’ua lënë në përgjegjësi treshes së komandantëve.

Pra, presin që qeverisja e PAN të bëjë të gjitha punët e rënda dhe të marrë të gjitha goditjet nga to – që më pas ata të marrin pushtetin.

Natyrisht, edhe koalicioni PAN, nuk ka interes për zgjedhje. Ata, menaxhojnë me resurset e vendit, me milionat e buxhetit, me punësimet e të gjitha të mirat që sjellë ai si dhe, në anën tjetër, shpresojnë që duke mbajtur në duar të veta temat e mëdha, do të vazhdojnë të shfaqen para botës si të vetmit që mund të kryejnë punë, e në anën tjetër, opozita e sotme, duke dal si e dobët dhe e pafuqishme, të mbahet sa më larg pushtetit, në të ardhmen.

Këto, sigurisht se, nuk janë as arsyet e vetme e as të plota që na dërgojnë deri te vjeshta e ardhshme- potencialisht shtatori 2019- si datë gati konsensuale për zgjedhje të reja.Nuk janë, sepse, secila parti ka arsyet dhe interesat specifike të veta.

 Nisemi nga LDK – për të përfunduar me AKR, shtjellimin e arsyeve, veç e veç, të partive, për të mos rrëzuar Qeverinë menjëherë.LDK në bazë të secilit sondazh kredibil, do të dilte bindshëm partia e parë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këtë moment.

Përqindja e LDK, sipas tyre, shkon deri në 32 përqind, por, pavarësisht kësaj, kjo parti, nuk duket e gatshme ta dërgojë vendin drejt zgjedhjeve. Ndonëse s’ka ditë që zyrtarët e saj nuk e përmendin një mocion për rrëzimin e Qeverisë, kjo punë, me gjasë, nuk është as urgjente dhe as serioze. Synimi i vërtetë i LDK nuk është shkuarja e shpejtë në zgjedhjeve, por, arritja e një marrëveshje që LDK do ta bënte pjesë të proceseve politike, pa hyrë në Qeveri si dhe, përcaktimi i një date për zgjedhje.

 “Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën”, kështu tha të dielën Avdullah Hoti në një postim më të gjatë të tij në Facebook/

Vetë njeriu i autorizuar nga Isa Mustafa, që nga tetori i kaluar, për të nisur mocionin, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, në një intervistë për Gazeta Blic, e ka shpjeguar se, synimi i LDK, është që zgjedhjet të mbahen pas muajit qershor të vitit 2019.

Pra, zhurma e LDK për rrëzimin e shpejtë të Qeverisë, nuk është asgjë tjetër, përpos synim për mbajtje të rolit kryesor opozitar dhe të shifrave të larta të votuesve, që ju dalin sipas sondazheve. LDK, pra, nuk është e gatshme për zgjedhje, para se të përfundojnë ASK-ja e dialogu me Serbinë dhe, para se të nisin ciklet e para të arrestimeve nga Specialja.

Gjithashtu, LDK, sot, nuk ka një kandidat për Kryeministër, andaj, ajo do të pres majin e 2019, kur përfundojnë zgjedhjet e brendshme partiake dhe partia do të ketë një kryetar të ri. Kryetari i ri do të jetë edhe kandidati i tyre për Kryeministër.

Vetëvendosje pas ndarjes së një grupi të deputetëve, ndihet e hendikepuar. Ajo, e ndjen se, zgjedhjet e menjëhershme, nuk do të mund të sillnin as rezultatin e as renditjen e qershorit të kaluar. Sondazhet aktuale nuk e vendosin VV në kuotë më të lartë se 20-21 përqind.

 Por, VV, si një forcë dinamike opozitare, shpreson që me kohën dhe me një opozitarizëm kundërshtues të bashkuar, me një qeverisje të dobët, do të mund të këndellet elektoralisht.

 Por, kjo këndellje, për të ndodhur, kërkon kohë dhe, veçanërisht, kërkon që t’i ipet kohë Qeverisë që të gabojë sa më shumë. Gjithashtu, VV, nuk dëshiron të marrë pjesë në asnjërin nga dy proceset që ndërlidhen me Serbinë.

Në fakt, VV, e ka bërë të qartë se, ajo, do të dëshironte t’i udhëhiqte këto procese, por, jo të ishte pjesë e tyre.PDK tek e cila LDK shpreson që të jetë motori i shkarkimit të Qeverisë, nuk duket e gatshme në këtë moment.

Arsyeja kryesore është mos konsolidimi i brendshëm i partisë dhe rezultati shumë i ulët që do ta merrte, nëse shkon tash në zgjedhje. Sondazhet nuk i japin asgjë më shumë se 22 përqind të votave. Partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, është ende në kërkim të identitetit të ri dhe pavarësimit nga ish-lideri, Hashim Thaçi. Një pavarësim ky aspak i lehtë dhe pa pasoja. Veseli, ende nuk ka arritur të etablohet si lider i PDK dhe, partia, është në kuadër të një procesi të brendshëm zgjedhor, i cili ende nuk dihet se ku do ta shpie.

Prandaj, PDK, nuk ka asnjë arsye për të rrënuar Qeverinë, ndërkohë që, nuk ka asnjë garanci se do të ishte prijëse ose pjesë e Qeverisë tjetër. Në fakt, PDK, e di se një Qeveri e re, që do të vinte shpejt, do të kishte kuptim vetëm nëse e lë PDK në opozitë.

AAK e ka në duar Qeverinë dhe një pjesë të mirë të pushtetit, pas 10 vitesh larg tij. Para së gjithash, do të ishte e palogjikshme që partia të merrte cilindo veprim për t’ia shkurtuar jetën Kryeministrit të tyre. Përtej kësaj, pas një dekade qëndrimi në opozitë, kjo parti, e ka mundësinë që të udhëheqë me ministri, ndërmarrje publike dhe ka në duar edhe resurse financiare edhe potencialin për rehatimin e zyrtarëve e anëtarësisë në pozita shtetërore.

Ndonëse është ftohur pak nga pushteti, e veçanërisht Ramushi, nga pozita e Kryeministrit, gjasat që kjo parti t’ia kthej shpinën Qeverisë janë të vogla, për të mos thënë minimale dhe, vetëm një incident i madh me PDK, këtë do të mund ta bënte reale. E ky incident, duket i pabesueshëm.GDP e dalur nga Vetëvendosje, është në proces të definimit të politikave të saj si dhe, të krijimit të partisë. Ata, janë ende duke i hartuar orientimet politike të tyre si dhe në proces të gjetjes së opsionit më të mirë të organizimit si parti.

Në asnjë mënyrë, interesi i tyre nuk mund të jenë zgjedhjet. GDP, tashmë, ka siguruar Kryeministrin Haradinaj se, nuk do të mbështeste një mocion kundër tij, i cili do të varej ose dirigjohej nga Lista Serbe. Por, nëse ka një shumicë shqiptare, gjërat do të ishin më ndryshe.

Kjo shumicë shqiptare, sot, duket se nuk ekziston.Nisma duke qenë në pushtet, e ka shansin – që ajo do ta shfrytëzojë mirë, për konsolidimin dhe masovizimin e partisë. Këtë gjë, sipas shumë njohësve të saj, ajo, është duke e bërë qysh tashmë.

Kryetari i saj, Limaj, ka aftësi të jashtëzakonshme për të përvetësuar njerëz si dhe për të lëvizur letra politike e të pushtetit, që i sigurojnë rritje e shtrirje të partisë. Posaçërisht, për të peshkuar zyrtarë dhe votues të PDK- së, të cilët, Limaj, i njeh po aq mirë sa Thaçi dhe, më mirë se Veseli.


Andaj, nuk është aspak befasi, si shembull, që është vetë Limaj, ai, që i ka ofruar Hajredin Kuçit, postin e Rektorit të UP-së. Nisma,prandaj, do ta përdorë pushtetin qendror në mënyrë efektive, që, të paktën, më të mos jetë e rrezikuar nga kalimi i pragut zgjedhor dhe, në anën tjetër, duke u sjellur konstruktiv me opozitën, të sigurojë realizimin e qëllimit final politik të saj – dërgimin e PDK në opozitë.

Por, këtë qëllim, nuk e ka përngut që ta realizojë.AKR as në ëndërr nuk mund ta sheh posedimin e kaq shumë pushteti, në cilëndo Qeveri të re që do të vinte nga zgjedhjet dhe, nuk ka asnjë arsye që të lëvizë kundër vetvetes.Presidenti Hashim Thaçi,u la i fundit, por, jo pse është më i parëndësishmi. Në fakt, fuqia e tij politike dhe kontrolli që ushtron mbi sistemin dhe shumë deputetë, e bënë atë figurë kyçe në mbajtjen e kësaj Qeverie, e cila zor që edhe do të ndërtohej pa angazhimin e tij me AKR.

Thaçi, nuk ka interes sot, të lëvizë themelet e Qeverisë, sepse, vetëm kjo përbërje e ekzekutivit i garanton pozicion lideri në temat rajonale – e posaçërisht, në ato me Serbinë.

Nëse Thaçi arrin të mbetet në politikë dhe, nëse Veseli nuk arrin, që efektivisht, ta merr nën kontroll PDK-në, njerëzit e afërm me Presidentin thonë se, ai, mund të bëjë edhe një “sakrificë” të fundit- “të kthehet në PDK, për ta shpëtuar atë nga rënia e plotë”.

 Por, për këtë, duhet pritur së paku edhe një vit- atëherë kur do duhej të qartësoheshin të gjitha çështjet me Gjykatën Speciale si dhe, pozicionet në PDK.

Flori Bruqi “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”,Prishtinë-Tiranë 2017

Related image

Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i 42-ti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani.

Flori Bruqi me krijimtarinë e tij është një kronikan skrupuloz, i cili me penën e tij i rrëzon mitet dhe legjendat prej balte të ngritura në histori nga arkitektura sllave për tokën tonë, thotë për këtë libër shkrimtari shqiptar Zef Pergega.

Flori Bruqi është një kineast i mrekullueshëm qe ngjarjet dhe faktet e tragjizmit, të cilat me shekuj luheshin me zjarr e hekur në kurriz të kosovarit, nuk i shikon nga llogorja me flamur të bardhë, por ai ka filmuar lakuriqsisnë e krimit sllav pa bëre shumë komente e ilustrime por ashtu cubullak siç janë e siç vijnë në sekuencat e krimit politik e paramilitar.

Kasaphana është aty në brinjë, në mal, në shesh, në familje në pranga e në burgje, si llavë zifti mbi shpirtëra të etur për liri e për pragun e tokën që trashëgim ua lanë te parët…ështe aty në shpirtin e revoltës studentore e intelektuale mbi zërin e fjalës së lirë…

Në librin e tij akademik Bruqi përshkuan skena të varreve masive, fëmijë të prerë gjymtyrësh dhe të hedhur në vorben e ushqimit, nëna me bark të çarë me foshnje palindur e therur me bajonete…tmerre pafund si në prehistori para një bote që quhet Evropë e që vazhdimisht luan poker më fatkeqësinë e kosovarëve.

Bruqi, në ketë libër nuk e harron Ushtrinë e lavdishme çlirimtare , si dhe rolin e SHBA-ve në ushtrimin e të drejtave ndërkombëtare për ta shpetuar popullin e Kosovës, siç në fakt e shpëtoi nga kthetrat e arushës se zezë..

Akademik Porf .Dr.Eshref Ymeri citon se mediokriteti është një tokë pjellore për lulëzimin e djallësisë dhe gënjeshtres, hajdutërisë, hipokrizisë e mediokritetit, karrierizmit dhe mashtrimit, grabitjes së pasurise se tjetrit…tradhëtise!”

Flori Bruqi është kënga, zjarri, gjuha dhe gjaku i bashkimit ! A ëeshtë flamuri edhe nuri, për të cilin me të drejtë prof Eshref Ymeri shkruan:

“Flori Bruqi është një figurë e shquar më përgatitje enciklopedike, si një intelektual erodit, i cili e ka kryer e do të vazhdojë ta kryej detyrën e shenjtëruar para kombit shqiptar!”

Me njëe shkrimtar dhe njeri si Flori Bruqi,fytyra e krimbit të pandeshkuar bie nga froni i perandorit…!

Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.(Cituar nga shkrimi i zgjëruar i Akademik Prof.Dr. Eshref Ymerit i botuar kohë më parë me titull : ”Potpuria”letrare dhe shkencore e Flori Bruqit”.

2018/05/08

Komandanti Adem Jashari i përket krahut institucionalist të luftës

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një video flet për komandantin legjendar Adem Jashari, dhe familjen e tij.

Në një pyetje të bërë nga gazetari i RTK-së se pse ai nuk shkon të bëjë homazhe tek Jasharët, përgjigjja e Rugovës ishte: “Do t’i bëjmë nderime dhe respekt më të lartë shtetëror që është e mundur për Adem Jasharin, familjen dhe për heronjtë dhe dëshmorët e tjerë. Por nuk është problem, ne mund të shkojmë…”, deklaroi Rugova.(Floripress).




Image result for jusuf buxhovi


Jusuf Buxhovi


Opinioni kosovar sot është i mbërthyer brenda kllapave: presidenti historik dhe komandanti legjendar. Realiteti brenda të cilave sot jeton qytetari ynë në vazhdimësi bën trysni mbi ndërgjegjen e tij historike sa epitetet e tilla duken si eufemizma që mbulojnë një gjendje irracionale të jetës shoqërore të këtij aktualiteti tonë.

Image result for jusuf buxhovi


Sa më shumë kohë që shkon dhe sa më shumë që konsolidohet një proces historik gjithnjë e më shumë vjen duke u kristalizuar ndërgjegjja historike, e cila shtron shumë imperativë jo vetëm nga individë dhe grupime shoqërore, por edhe nga qytetari i zakonshëm, të bëjë një ridimensionim të këtij procesi historik.
Related image
Tani u shënua përvjetori i rënies së “komandantit legjendar” Adem Jashari.

Kush është në të vërtetë komandanti legjendar Adem Jashari në këtë kostelacion të ndryshueshëm mental, cila është përmasa e tij reale dhe vendi në këtë proces historik?

Dy janë pozicionet reale:

Madhështia e sakrificës, dhe

Roli i tij në formacionet së pari politike e së fundi ushtarake.


Related image

Adem Jashari, si prijatar i gjithë familjes Jashari, së bashku më të vëllain, Hamzën, për shkak të një sakrifice të jashtëzakonshme, që tejkalon modelin e Oso Kukës, ofron shembullin e sakrificës sublime për një ide, idenë e shtetit të Kosovës dhe lirisë së popullit të Kosovës. Në këtë sakrificë kaq të dhembshme sa është shndërruar në një metaforë që përfshin sakrificën kolektive pa çmim, për një ideal. Përmasa e kësaj sakrifice ka bërë që emri i Adem Jasharit, që nënkupton të gjithë familjen, të marrë një referencialitet jo vetëm politik, por edhe shpirtëror. Nuk është i rastit lindja edhe sloganit të njohur, me rastin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur: “Bac, u krye!”, e cila më vonë pëson modifikime të ndryshme, por gjithnjë duke ruajtur në thelb atë mesazhin kryesor se sakrifica është me vend apo edhe se ajo po shpërdoret. Mirëpo, esenca e mesazhit mbetet e pandryshuar: ideali për të cilin u bë sakrifica duhet të jetë i përhershëm dhe se është figura e tij duke u mitizuar është ngritur në piedestalin e lirisë prej nga sheh gjithçka dhe që na qorton.

Mirëpo, figura e Adem Jasharit, duke qenë se është reale, se ka një histori, e cila ka pësuar transformime të ndryshme, na detyron ta trajtojmë këtë histori të personalitetit brenda një kornize reale aq sa edhe historike.

Adem Jashari, Hamzë Jashari dhe e gjithë familja Jashari që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka qenë e angazhuar në procesin politik të shtetndërtimit, të cilës i ka prirë LDK-ja. Madje në këtë angazhim shtetndërtues kjo familje është dalluar për seriozitetin e angazhimit, qoftë kur është fjala për organizimet e aktivitetit në nivel politik, por edhe në nivele të tjera, siç është kontributi i Rifat Jasharit rreth Fondit të Republikës së Kosovës, i cili më vonë në mënyrë pezhorative u quajt si “Fondi i Tre përqindëshit”, që realisht i mbante gjallë segmentet kryesore të jetës institucionale në Kosovën e atëhershme. Mirëpo, aktiviteti i tij nuk përmbyllet vetë në aktivitetet rreth përditshmërisë politike në jetësimin e një projekti ideal, sepse përfundimi i këtij procesi kërkonte edhe angazhime të formave të tjera.

Image result for adem jashari ibrahim rugova

U pa qartë se pa një veprim ushtarak nuk mund të jetësohet deri në fund projekti historik i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Me kohë, duke evoluar proceset, edhe lëvizja shqiptare në Kosovë për pavarësi ndryshoi modalitetet e veprimit, duke e hetuar qartazi se pavarësia nuk mund të realizohet vetëm me metoda paqësore.

LDK-ja madje që vitet e hershme e kishte të ashtuquajturin planin “B”, domethënë organizimin ushtarak. Opinionit tonë nuk i është shumë e njohur një marrëveshje midis dy shteteve atij shqiptar me atë kosovar për një bashkëpunim ushtarak, problematikë kjo që shtrohet te vepra “Kosova” në botimin anglisht.
Image result for adem jashari ibrahim rugova


Prandaj Adem Jashari është ndër prijatarët e zbatimit të marrëveshjes mes dy presidentëve, Ramiz Alisë dhe dr. Ibrahim Rugovës, për përgatitjen e formacioneve ushtarake dhe shndërrimin e tyre në formacione operative që në rrethana të caktuara do të futen në territorin e Kosovës dhe do të merren me organizimin e luftës në të gjitha nivelet.

Të gjithë e dimë përbërjen e formacionit të djemve të rinj që ushtruan në Surrel, midis të cilëve shquhen Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe shume emra të tjerë që me të drejtë trajtohen si nismëtarë të organizmit ushtarak në territorin e Kosovës.

Cili ka qenë roli i Adem Jasharit dhe i këtij formacioni ushtarak mbetet që më vonë të trajtohet nga historiografia ushtarake, e cila do të merret me shqyrtimin e strategjive dhe doktrinave ushtarake që do të zbatoheshin në rast të fillimit të luftës në Kosovë, gjë që e cila edhe ndodhi. Mirëpo, një gjë është e qartë: lufta në Kosovë momentin e vet të fillimit e ka në sulmin e policisë dhe ushtrisë serbe mbi familjen Jashari dhe me sakrificën e Jasharajve.

Roli i Adem Jasharit në këtë luftë është trajtuar në mënyra të ndryshme. Rënia e tij jo në ditët kur ndodhi sakrifica e madhe, por pak kohë më vonë, filloi të mistifikohet dhe vetë personaliteti i tij të vishet me një vel mistik sa që për një kohë të shkurtër nga realiteti historik kalon në legjendë.

Image result for adem jashari ibrahim rugova

E vërteta është se Adem Jashari e filloi luftën, por jo bashkë me formacionet ushtarake, si ato të Labinotit e as të tjera, që u formuan paralelisht, me synimin që ta zënë një hapësirë boshe e krijuar atëherë nga paqartësitë edhe te subjektet tona institucionale, por edhe nga vetë defensiva e faktorit ndërkombëtar në raport me zhvillimet e reja. Në këtë konstelacion figura e Adem Jasharit na del tejet komplekse. Në njërën anë, ai vishet me një vello legjende, duke ia mbyllur një histori të jetës dhe të veprës, dhe në anën tjetër, megjithatë, si personalitet i mistifikuar apo pa këto elemente, ai mbetet një nyje kyçe në zhvillimet ushtarake.

Është e vërtetë se ai i ka takuar vetëm një formacioni ushtarak, grupacionit që në vijën institucionale është dërguar të ushtrojë në poligone të ndryshe ushtarake me qëllim që të krijohet një kuadër i përgatitur për ta organizuar dhe zhvilluar një luftë çlirimtare. Si i tillë ai ishte dhe duhej të mbetej një ndërlidhës, personalitet që si pak kush do të mundësonte të lidhej politika me luftën.

Dihet mirëfilli për një dhjetëvjeçar është zhvilluar një politikë dhe një proces shtetndërtimi, ku në sipërfaqe ka qenë parimi i politikës pa luftë. Pas disa viteve në sipërfaqe del koncepti tjetër, prapë i çalë, i luftës pa politikë. Këto mangësi sot po i vuan shteti i ri sepse në momentet kyçe të historisë nuk arriti të bëjë një unifikim, një front të përbashkët lufte dhe një përfaqësim politik. Ky vakum, të cilin është përpjekur ta përmbush personaliteti i Adem Jasharit, por që mbeti i parealizuar për shkak të ngjarjeve në të cilat rolin kryesor e pati Adem Jashari dhe familja e tij. Po të përmbushej ky vakum institucional sot as do të kishte nevojë për gjykata speciale e as për status dualiteti të shtetit, sovraniteti i të cilit jo vetëm se është i brishtë, por cenohet në të gjitha mënyrat.



Vetëm me Adem Jasharin, si personalitet pa aureolë mitike e legjendare, Kosova do të kishte atë homogjenitetin e domosdoshëm politiko-ushtarak, të cilin nuk e ka dhe për të cilin sot po paguan një tagër të rëndë.

Vepra dhe jeta e Adem Jasharit nga pozicioni i sotëm shtron nevojën për një rishqyrtim të pozicionit që domethënë heqjen e aureolave të tymit mbi të dhe kthimin e meritave reale historike. Nëse vitet e nëntëdhjeta, deri në shpërthim të luftës, janë shquar më një homogjenizim nacional para rrezikut të mundshëm të një konflikti më të gjerë që do të pasonte pas dekompozimit të ish federatës jugosllave, me fillimin e luftës ky lloj homogjeniteti ra, u bë fragmentimi i forcave politike dhe i popullatës në përgjithësi, duke e kaluar popullatën nëpër Kalvarin e një përndjekje që e quajtën biblike, periudha e pasluftës kaloi në përpjekjen për monopolizim të institucioneve në fillim parashtetërore e pas shpalljes së pavarësisë edhe shtetërore.

Prandaj ky despotizëm që po e karakterizon gjendjen e këtij shteti është pasojë edhe e mjegullimit të rolit të personaliteteve të caktuara që na i dha ajo periudhë e vrullshme. U harrua sakrifica e madhe e Jasharëve, Deliajve, Ahmetajve dhe e Reçakut, që ishte uvertura për një ndërhyrje ushtarake të Perëndimit në emër të shpëtimit të një populli nga gjenocidi.

E vërteta është se Adem Jashari dhe familja e tij, bashke me shume familje të tjera të njohura të Kosovës, ranë në emër të shtetit, në emër të përfundimit të një procesi historik të filluar nga shumë breza para nesh për një shtet që dikur quhej Dardani dhe që ishte epiqendër e zhvillimeve botërore.

Kështu, Adem Jashari mbetet shembull i sakrifikimit për shtetin. Edhe të gjithë luftëtarët e tjerë që dhanë këtë e vetë e dhanë pikërisht për këtë shtet, që duhet të jetë shenjtëri.

Klasa e sotme politike e ka harruar mesazhin e përjetshëm të sakrificës së Jasharëve dhe të familjeve të tjera, duke e shndërruar këtë shtet në një monedhë për kusuritje për shkak të ambicieve vetjake, në një projekt që nuk po i dihet fundi.

Me tradhtinë ndaj amanetit të Jasharëve nuk po tradhtohet vetëm mesazhi i një sakrifice, por edhe një investim ndërkombëtar. Miqtë tanë ndërkombëtarë, falë të cilëve na sot e kemi këtë shtet, janë shumë të dëshpëruar me ne, me mungesën e logjikës së shtetformimit, me personalizimin e pushtetit, me monopolizimin e institucioneve. Dhe që të gjitha këto janë larg praktikave demokratike të botës .

Ky vend nuk ka nevojë për praktika revolucionare, nuk ka nevojë për ikonografi dhe stoli revolucionare, të cilat nxjerrin në pah një gjë: monopolin mbi të vërtetën e aq më tepër monopolin mbi pushtetin institucional të të gjitha niveleve. Sukseset në jetë nuk maten me disfata po me fitore. Është koha që kjo mendësi sllave të hiqet nga të menduarit tonë për historinë dhe filozofia jonë historike.

Ridimensionimi i një procesi historik dhe i figurave përfaqësuese të saj shtron një nevojë të paevitueshme: kthimin e dëshmorëve dhe gjithë atyre që kanë luftuar për shtetin e Kosovës nga prona partiake në pronë të përgjithshme se ata janë personalitete që dolën prej popullit dhe duhet t’i kthehet popullit, të jenë pronë e të gjitha partive e jo instrumente për luftën për pushtet.

Vetë kështu mund të kemi histori reale dhe një të ardhme jokonfliktuale.

Herëdokur do t’iu jepet llogari brezave që vijnë për veprimtarinë e sotme. Njeriu e jeton jetën që të dalë faqebardhë para brezave që vijnë.



Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1968. Studimet posuniversitare i kreu në degën e historisë së Univeristetit të Kosovës në vitin 1979, me ç'rast , me temën "Lidhja shqiptare në dokumentet gjermane",mori titullin e magjistri të shkencave të hisitorisë. Karrierën e shkrimtarisë e nisi si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967, të cilën e vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 2008. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.

Në vitet në vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarinë e sukseshme si romansier. Botoi romanet: "Libri i Gjakovës" (2008), "Lufta e fundit e Bashkim Kosovës" (2011), "Dosja e hapur" (2012), "Jeniçeri i fundit" (2013) dhe "Dosja B" (2016).

Krahas letërsisë, Jusuf Buxhovi shënoi suksese edhe si historian. Pas punës së gjatë hulumtuese në arkivat gjermane publikon monografitë "Kongresi i Berlinit 1878" (2008) dhe "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare" (2012), si dhe "Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane" (2010). Suksesin më të madh si historian Buxhovi e shënon me veprën pesë-vëllimëshe "Kosova" (2012-2015), e cila pati shtatë botime.

 "Kosova" në tri vëllime u botua edhe në anglisht në SHBA nga botuesi "Jalifat Publishing" (2015).

Për merita shkencore në historiografi, në vitin 2017, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Qeverisë së Kosovës ia ndau çmimin "Historian i Vitit".

Vepra
"Cirku", tregime, "Rilindja" – 1972
"Pioni", tregime , "Rilindja" - 1975
"Matanëkrena" – roman, "Rilindja" - 1976
"Çaste" - vështrime letrare, "Rilindja" -1978
"Dinozauri" – dramë, "Rilindja" - 1979
"Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" – roman, "Rilindja" - 1982
"Ura e Fshejit" – novela, "Rilindja" - 1983
"Pranvera e zhveshur" - dy drama, "Rilindja" - 1984
"Nata e shekujve" - roman, "Rilindja" - 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
"Galeria e të vdekurve" - roman, "Rilindja" - 1987
"Libri i të mallkuarve"- roman triptik , "Rilindja" -1989. ( Fitoi çmimin letrar "Hivzi Sulejmani")
"Prapë vdekja 1" - roman, "Rilindja" - 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
"Prapë vdekja 2" - roman, "Rilindja" -1993
"Prapë vdekja 3" - roman, "Rilindja" - 1995
"Qyteti i dënuar me vdekje"- roman, "Faik Konica" - 2000
"Letrat për Kryeprincin"- roman, "Faik Konica" - 2003
"Vdekja e Kolonelit" – roman, "Faik Konica" - 2004
"Vera e fundit e Gjin Bardhit" – roman, "Faik Konica" - 2004
"Kujtimet e zonjës Von Braun"- roman, "Faik Konica" - 2005
"Kodi i dashurisë"- roman, "Faik Konica" - 2006. (Fitoi çmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit)
"Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman, "Faik Konica" - 2006.
"Libri i Bllacës 1 - Shënime nga psikiatria" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
"Libri i Bllacës 2 - Bota e përmbysur e Urtakut" – trilogji,"Faik Konica" - 2007.
"Libri i Bllacës 3 - Etër e bij" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
"Fletëza gjermane" – publicistikë, "Faik Konica" - 2008.
"Kongresi i Berlinit 1878" – historiografi, "Faik Konica" - 2008.
"Libri i Gjakovës" – roman, "Faik Konica" - 2008.
"Kthesa historike 1 - Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
“Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
"Kthesa historike 2 - Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
”Kthesa historike 3 - Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009.
"Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”,Prishtinë, 2010.
“Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012.
“Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013.
“Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë –“Jalifat Publishing” Houston, 2014.
“Kosova” I-V, historiografi. Botoi “Faik Konica”- Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2015.
“Dosja B”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2016.
Përkthime në gjuhët e huaja
“Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”, “Jedinstvo”, Prishtinë, “Nolit”, Beograd, 1986.
“Beleske Dzona Nikolle Kazazija”,Maribor, Slloveni, 1989.
“Qui resiste a la peste resiste au diable”(Le Journal de Gjon Nikollë Kazazi), botoi “L’Harmatann”, Paris, 2010.
“Kosova”I,II,II anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston 2013.
Veprimtaria
Më 15 korrik 2011, si shkrimtar i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.


Gjeneral Ramadan Qehaja : Shqiptarët vijmë në këtë botë nga 13 mijë vjet histori kombëtare.

Nga 5 mijë luftërat e njerëzimit, rreth 530 milion ushtarë dhe kryengritës kanë mbetur në fushat e betejave, djem të rinj dhe me ëndrra të bukura! Shqiptarët vijmë në këtë botë nga 13 mijë vjet histori kombëtare. Trupi i njeriut nuk mund të jetë rehat dhe pa dhimbje, nëse i janë prerë ose këputur gjymtyrët. Kështu është edhe me pjesët tokësore të grabitura nga fqinjët tanë. Prandaj, kjo është arsyeja pse populli ynë ende gjuhet me gurë të mbetur të perandorëve Romak, të Sulltanëve Osmanë, dhe me gurë nga e kaluara e ish-Jugosllavisë.

Image result for ramadan qehaja


Ramadan Qehaja, ish Gjeneral major në Armatën Jugosllave ( tani të shpërbërë ) u lind me 16 shtator 1942 në Roganë të Dardanës, nga prindërit, babai Bahtiari, dhe nëna, Hazbia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të Nënoficerëve në Sarajevë të Bosnes e Hercegovinës, ndërsa shkollën e Oficerëve në Beograd.

Në vitin 1958 rrëfen Ramadan Qehaja, unë isha 16 vjeç kur mora rrugën e panjohur për Akademi Ushtarake. Në Kosovë aso kohe ishte varfëri ekstreme. Rreth 98 përqind e popullatës shqiptare jetonte pa të ardhura për ekzistencë. E tillë ishte edhe familja ime 12 anëtarshe. Rrugët e panjohura janë të vështira, nuk u dihet as fillimi dhe as mbarimi. Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë nuk ishte e lehtë të mbijetoja, isha shqiptar dhe eprorët nuk më trajtonin sikur të tjerët. Mirëpo, Jeta është heroi i të gjithë heronjëve.
Eprorët serbë të ligjëratave ishin të ashpër ndaj meje dhe kërkonin disiplinë të veçantë nga unë, edhe pse isha kadeti më i zgjuar në tërë gjeneratën time. Fizikisht isha i pamposhtur, moralisht e kombëtarisht shqiptar i mirëfilltë. Mirëpo, shkollimi në shkollat ushtarake për shqiptarët ishte i vështirë, dhe gati i pamundur. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këto akademi ishte simbolike. Sepse, pikat e disiplinës për shqiptarë ishin të pafund. Ramadan Qehaja nuk u dha, i përballoi gjitha pengesat dhe provokimet që ia bënin eprorët. Fal mbështetjes së tij në libra dhe në dije, dhe në zgjuarsinë natyrore, Ramadan Qehaja arriti të ecë rrugës së tij. Unë kujtoj shkruan Qehaja në librin“Të bësh një karrierë ushtarake“ ishte paksa i çuditshëm gradimi im. Në Shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe më vonë në Shkollën e Oficerëve në Beograd kushtet ishin të njëjta si me të burgosurit.

Kot bëjmë tualet për t´u zbukuruar, ose për t´i fshehur hallet. Historinë s´mund ta detyrojmë të ecë më shpejt. Atë asnjë popull deri më sot nuk e ka mundur. E kaluara është mjaft e gjerë për ta njohur të sotmen. Ramadan Qehaja ishte nxënës me nota të larta në shkollë, në çdo drejtim dallohej nga të tjerët. Për këtë eprorët e shikonin me sy jo të mirë. Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe në shkollën e oficerëve në Beograd, unë lexoja fshehur realitetin në ushtri, dhe atë që mësoja e mbaja të fshehur, ndryshe s´ do të mbijetoja. Mirëpo, fal kujdesit tim, punës së përpiktë dhe aftësisë profesionale unë ia dola të ngjitem në karrierë. Dua ta them hapur, se grada e gjeneralit për mua ishte jashtë ëndrrës sime. Mirëpo, fal Kushtetutës të vitit 1974 pas shumë sprovash dhe provokimesh, fal çelësit nacional të gradimit, dhe notave të shkëlqyera, graden gjeneral e rrëmbeva në saje të punës titanike, dhe të fshehjes së emocioneve të sqimes sime.

Martesa ime me shqiptare të vendit tim ishte përcaktim i im me kohë, se jam bir i Kosovës, bir i vuajtjeve të vendit tim. Shërbimi sekret i ish Armatës Jugosllave ishte i shqetësuar për vendimin tim për martesën me shqiptare. Sepse një pjesë e oficerëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave karrierë bënin në saje të martesave të përziera. Në këtë drejtim fare nuk kisha hamendje. Bashkëshortja ime Nazmija, nga Komuna e Dardanës, ishte krah në të gjitha betejat e mia në jetë. Me të unë kam krijuar një familje solide; 4 vajza dhe 2 djem. Në të gjitha vendet ku kam shërbyer epror, më thotë Gjeneral major Ramadan Qehaja, çdo shqiptar ka qenë i sigurtë për jetën e tij, dhe i pa shantazhuar. Në ish Armatën Jugosllave në çdo gjeneratë regrutësh kanë shërbyer rreth 40 mijë shqiptarë.

Kapja e kreut të Armatës Jugosllave nga politika hegjemoniste serbe, nisi me vrasjen e ushtarëve shqiptarë. Ushtarët shqiptarë në APJ vriteshin fshehtas dhe në pusi. Ata vriteshin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Me këtë dua të them se, në Armatë nisi shkërmoqja ose shpërbërja e ish Jugosllavisë, dhe më pastaj luftërat e përgjakshme që pasuan.

Natyra ku jam lindur unë në Roganë, është epike. Jam rritur në një ambient ku zemërimi kryengritës ka qenë përherë i gjallë. Në Roganën e vendlindjes sime kurrë s´janë mundur kryengritësit, si Hamdi Beha, Nevzad Balë Kryeziu, Selver dhe Emin Kryeziu, dhe dhjetëra kryengritës të tjerë, si në UÇK, ashtu edhe në UÇPBM. Në Roganë u strehua dhe u nderua patrioti Gjon Sereqi. Me këtë dua të them se Rogana në 100 vjetët e kaluara,Lirisë së Kosovë i dha 75 dëshmorë, dhe 2 Këshilltarë, bashkëpunëtorë të Bajram Currit. Gjeneral Qehaja është ekspert për çështje të sigurisë. Ai deri tash ka botuar 3 libra nga lëmia e sigurisë, dhe me dhjetëra artikuj shkencor në lëminë ushtarake.

Babai im, Bahtiar Qehaja, tregon Ramadani, ishte i nderuar dhe i respektuar nga qytetarët e Roganës, dhe me propozim të patrioti Sejdi Zylfi Kryeziut, se na duhen edhe kuadrot tona në Ushtri, babai im vendosi që unë ta marrë miratimin e tij për në Akademi Ushtarake. Jeta është hero për gjithsecilin njeri. Historinë askush s´mund ta mund, sepse ne të, të gjithë jemi brenda saj. Aktiviteti patriotik i Gjeneral Ramadan Qehajës është i padiskutueshëm. Ai edhe gjatë Luftës së Kosovës, por edhe në ditët e para të çlirimit të Kosovës , Gjeneral Qehaja kontribuoi në formimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Vlerësimet dhe mirënjohjet për Gjeneral Ramadan Qehajën, janë me dhjetëra. Ai u vlerësua me mirënjohje të shumta nga institucionet e Kosovës, po edhe nga Misionet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Rogana, vendlindja e Gjeneral Ramadan Qehajës e do birin e saj të devotshëm. Emri dhe vepra e tij prej patrioti i bën nder Roganës, dhe Kosovës. Gjenerali 73 vjeçar, nga Rogana e Dardanës, Ramadan Qehaja, vlerëson se, Shteti i Ri i Kosovës së brendshmi ende është i dobët dhe i pasistemuar sa duhet dhe si duhet. Kot përpiqemi ta tërheqim veten mbi tërësinë e jashtme, ende shumë punë ka për t´u bërë brënda. Përparime ka, por, a kemi mundur të bëjmë më shumë, është e padiskutueshme. Pas pushtimit gjashtëqindvjeçar turk, dhe pas Luftës së Kosovës me Serbinë në fundvitin e shekullit XX –të, Liria e Kosovës ende është e brishtë, dhe ende s´është tharë gjaku i të rënëve dhe i të pagjeturve. Në fushën e sigurisë, Kosova duhet ta përshpejtoj krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Sepse, pa këtë forcë sigurie, Kosova s´mund ta mbrojë tërësinë e vet shtetërore, dhe as lirinë e fituar me aq shumë gjak. Rruste, i uroj shëndet lirisë dhe Shtetit të Kosovës, dhe përbashkim gjithë shqiptarëve.

Rrustem Geci – Dortmund

Gjeneral Ramadan Qehaja: Plani serb për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës

Image result for ramadan qehaja


S’do mend se situata e krijuar në Veri të Kosovës me rastin e përdorimit të një njësiti special të Policisë së Kosovës për arrestimin e zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriq, si duket nuk do të mbaroj me kaq. Paralajmërimet serbe për “domosdonë” e formësimit të Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, vetëm se do të komplikoj edhe më tepër marrëdhëniet Kosovaro-Serbe.

Mendoj se pas kësaj situate Beogradi zyrtar do të shkoj më tutje në kuptim të fillimit të përgatitjeve për shkëputjen e Veriut të Kosovës me forcë, përkatësisht me aneksimin e kësaj pjese dhe bashkëngjitjes së Serbisë.

Nëse vetëm sipërfaqësisht e bëjmë një analizë të ngjarjeve dhe veprimeve të deritanishme serbe atje që pas përfundimit të luftës e deri në ditët e sotit, atëherë lirisht mund të themi se ato përputhen me disa metoda të avancuara të luftës speciale e që ishin dhe mbetën të pranishme në vazhdimësi. Kjo luftë speciale gërshetonte forca dhe mjete të veçanta të shërbimit inteligjent serb e që patën detyra të veçanta për të përgatitur terrenin që në fazën e parë të bëjnë përgatitjen për shkëputjen e kësaj pjese të territorit të Kosovës.

Nese ky konstatim analizohet diç më detajisht, atëherë vijmë ne konkludim se në fazën e dytë, siç thamë, pas ngjarjeve të këtyre ditëve, Beogradi zyrtar mund të i përdor forcat e caktuara ushtarake e të xhandarmërisë serbe ashtu siç deklaroi presidenti serb Vuçiq se “Isha duke menduar të dërgoj ushtrinë dhe policinë në pjesën veriore”. Jam i prirë te mendoj se kjo situatë edhe mund të ndodhë. Aq më parë që një përkrahje ruse në këtë drejtim, jo vetëm në suaza verbale, i është premtuar Vuçiqit bazuar në metodën e Krimesë ku Veriu i Kosovës do t’i bashkëngjitej Serbisë.

Edhe pse tërheqja e paraleles në mes të Kosovës dhe Ukrainës nuk do të ishte e qëlluar sidomos në aspektin kontekstual e politk – marrë parasysh dallimet në aspektin politik dhe gjeostrategjik – instrumentet megjithatë që janë përdorur atje mund të aplikohen në rastin e Kosovës. Me një fjalë, Beogradi zyrtar mendon që ketë pjesë ta merr me detashimin dhe desantimin e “rrufeshëm” të forcave dhe mjeteve në pozicione të rëndësishme orografike-topografike dhe drejtime të caktuara të Veriut, e më pas të i dërgojë përforcimet e duhura si dhe logjistikën e nevojshme. Situatën për aneksim e bën edhe më të volitshme dëgjueshmëria e atjeshme qytetare ndaj këtij pretendimi të Vuçiqit, lojaliteti i vazhdueshëm ndaj Beogradit zyrtarë i një pjese të Policisë së Kosovës, e cila është e përqendruar dhe vepron atje.

Sidoqoftë është më se e qartë se plani rus për depërtim në rajonin e Ballkanit nëpërmjet Serbisë tanimë po bëhet gjithnjë më i realizueshëm. Në këtë kuadër, ndarja e Kosovës, përkatësisht tentimi serb për aneksimin e veriut të saj po bëhet gjithnjë e më i qartë.

Në këtë situatë, kujtoj se është më se e nevojshme dislokimi i njësiteve të caktuara të KFOR-it të cilët do të ishin në gatishmëri vepruese në rast se ky plan serb fillon së zbatuari. Nëse në planin diplomatik serbët një tendencë të tillë do ta mohonin, kjo nuk do të thotë se do të zmbrapsen nga plani i tyre në praktikë. Gatishëmria vepruese jo vetëm në Policinë e Kosovës në jug të lumit Ibër, duhet të analizohet por edhe në njësitet policore të cilat mund të kontribuojnë në mbrojtje të pjesës veriore dhe për kundërvenie eventuale.

Rol të rëndësishëm në këtë proces ka Agjencia e Kosovës për Inteligjencë e cila duhet të jetë vigjilente në funksion të mbledhjes dhe procesimit të informacioneve të cilat do të ishin tejet të rëndësishme me qëllim të parandalimit të këtij skenari. Pa rol në këtë drejtim nuk duhet të parë as Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila pavarësisht mandatit të saj të kufizuar, ajo duhet të jetë në gatishmëri për mbështetje të Policisë dhe kryerje eventuale të detyrave ushtarake vetmbrojtëse.

Analiza e gazetës spanjolle El Pais: Problemi i saj – që është e veçantë



Qeveria konservatore e Mariano Rajoyit ka vënë veton ndaj një deklarate të përbashkët të Bashkimit Europian, që do të prezantohet në samitin ballkanik në 17 maj. Arsyeja është se deklarata përfshin Kosovën. Ka edhe 4 shtete që nuk e kanë njohur këtë vend: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, ish luftëtar, Ramush Haradinaj këmbëngulte se nuk ka asnjë analogji të mundshme: “Kosova dhe Katalunja nuk kanë asgjë të përbashkët. Kosova ka lindur nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, një proces i përgjakshëm, të gjithë kundër të gjithëve. Në rastin e Spanjës respektohen të drejtat civile dhe politike”



Jo të gjitha problemet kanë një zgjidhje dhe jo të gjithë ofrojnë një zgjidhje që të kënaqë pjesët e interesuara. Kosova është një shembull i qartë. Kur një pjesë e komunitetit ndërkombëtar me SHBA në krye vendosi të nxisë pavarësinë e kësaj ish province serbe, u fut në një kopësht ligjor nga i cili është vështirë të dalësh pa kapërcyer parime të të drejtave dhe pa thyer premtime që u bënë në kohët e luftës. Kosova nuk ka ngjashmëri me Katalunjën, as edhe Spanja me ish- Jugosllavinë; as për historinë e saj, as edhe për sistemin e saj politik, qoftë edhe për problemet që pati ky vend ballkanik.

Problemi që krijon pavarësia e njëanshme e Kosovës është veçantia e saj (përjashtimi), është ideja që, nëse konsiderohet e nevojshme, komuniteti ndërkombëtar mund të thyejë normat e veta. E gjitha kjo nuk do të thotë se pavarësia e Kosovës nuk është e justifikuar, që shqiptarët e atij territori nuk e kanë fituar të drejtën për të ndërtuar një vend, por nuk mund të fshihet fakti që e fitoi pavarësinë në kundërshtim me shtetin të cilit i përkiste, Serbisë, dhe në kundërshtim të hapur me premtimin që komuniteti ndërkombëtar bëri në Beograd kur trupat e Natos hynë në vitin 1999. Për këto motive, qeveria spanjolle, pak rëndësi ka kahu politik, është treguar gjithmonë kundër njohjes së Kosovës dhe që ka hapur shumë debate diplomatike.

Image result for ramush haradinaj

Kosova e shpalli pavarësinë në shkurt të 2008 dhe në mars të 2009 qeveria socialiste e Jose Luis Rodrigues Zapatero njoftoi tërheqjen e trupave spanjolle që bënin pjesë në Kfor, misioni ndërkombëtar, i cili mbikëqyrte sigurinë e territorit. Siç tregojnë kabllogramat diplomatike të nxjerra nga Wikileaks dhe të publikuara në 2010, tërheqja irritoi shumë nga kolegët, sidomos ata amerikanë.

Një kabllogram sekret i diplomacisë amerikane sinjalizonte që Uashingtoni kritikoi mungesën e konsultave para tërheqjes dhe i kërkoi Spanjës që të konsultohej me Amerikën më parë, në një formë më transparente. Dokumenti nënvizon se shpjegimi që kishte dhënë qeveria spanjolle ishte: “Ka marrë vendimin për t’u tërhequr prej një viti dhe nuk mund të marrë pjesë në një mision, kur Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur nga shumë vende.”

Autori i këtij kabllogrami shpjegon: “Çdo lloj indicie që qeveria spanjolle mbështet shpërbërjen e një vendi, në përbërës rajonalë, do të ishte shumë e ndjeshme politikisht dhe do të nxiste separatizmin”.

Një dekadë më vonë, përpara sfidave të pavarësisë katalanase, referendumi joligjor i 1 tetorit dhe aplikimi i nenit 155 ka bërë që situata të përkeqësohet. Kështu që qeveria konservatore e Mariano Rajoyit ka vënë veton ndaj një deklarate të përbashkët të Bashkimit Europian, që do të prezantohet në samitin ballkanik në 17 maj. Arsyeja është se deklarata përfshin Kosovën. Ka edhe 4 shtete që nuk e kanë njohur këtë vend: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, ish luftëtar, Ramush Haradinaj këmbëngulte se nuk ka asnjë analogji të mundshme: “Kosova dhe Katalunja nuk kanë asgjë të përbashkët. Kosova ka lindur nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, një proces i përgjakshëm, të gjithë kundër të gjithëve. Në rastin e Spanjës respektohen të drejtat civile dhe politike”.

Problemi nuk janë analogjitë. Jugosllavia u shpërbë në vitet 90. Vendi i krijuar si një monarki pas Luftës së Parë Botërore dhe rithemeluar si një federatë socialiste pas asaj të Dytë, ishte i përbërë nga 6 republika (Serbia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja-Hercegovina) dhe nga dy provincat autonome serbe, Kosova dhe Vojvodina. Situata e Kosovës ishte tejet shpërthyese dhe shumë ekspertë besojnë që luftrat e Jugosllavisë filluan aty, kur Beogradi tërhoqi autonominë e saj në 1990 dhe përfunduan aty kur presidenti serb, Sllobodan Millosheviç nisi një fushatë spastrimi etnik kundër shqiptarëve.

Kosova konsiderohet si atdheu i nacionalizmit serb, sepse aty gjenden manastiret ortodokse mesjetare kryesore dhe sepse aty ndodhi në 1389 beteja e fushës së Kosovës, ku Serbia humbi pavarësinë përballë turqve. Kosova ka një popullsi prej 10% serbë dhe 90% shqiptarë që jetonin agoninë nën një aparted gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Në vitin 1998 ishte luftë e hapur dhe në 1999 ndërhyri Nato me një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, nga 24 marsi deri në 10 qershor. Pas një periudhe si protektorat ndërkombëtar, një masakër antiserbe që ndezi provincën në mars të 2004 e detyroi komunitetin ndërkombëtar të vendoste se gjërat s’mund të vazhdonin kështu dhe pas negociatave që nuk çuan në një pakt me Beogradin, Kosova shpalli pavarësinë.

Në vitin 2010 Prishtina arriti një fitore kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Kombeve të Bashkuara dekretoi se pavarësia kishte qenë e ligjshme. Kjo gjykatë iu përgjigj pyetjes së shtruar nga Beogradi: “Shpallja e njëanshme e pavarsisë së instuticioneve të përkohëshme të administratës autonome të Kosovës, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?” Përgjigjja e Gjykatës prej 45 faqesh përmblidhet thjesht me një: “Jo, jo nuk e cënon” Hisashi Owada, president i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara e formuloi kështu: “E drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk parashikon ndalime mbi shpallje pavarësie dhe për këtë arsye deklarata e 17 shkurtit të 2008 nuk cënon të drejtën ndërkombëtare”.

Problemi me të cilin u ndesh Gjykata nuk ishte vetëm fakti se shpallja e Kosovës ishte e njëanshme, por edhe rezoluta 1244 e Këshillit të të Sigurisë që lejoi hyrjen e trupave ndërkombëtare dhe që ripohonte, “respektimin e shteteve anëtare, parimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të shteteve të rajonit”. Gjykata i dha fund kësaj çështje me 9 vota pro dhe 5 kundër, këmbëngulte se roli i saj ishte të mos gjykonte, nëse ekzistonte një e drejtë ndarjeje, duke dhënë një zgjidhje për një konflikt të pazgjidhshëm dhe përsëriste disa herë që bëhej fjalë për një situatë të veçantë, një rast unik, të paaplikueshëm për kombe të tjera.

Kosova arriti pavarësinë, sepse shtetasit e saj vuajtën një sulm të ashpër e mbi të gjitha patën mbështetjen e shumë vendeve të fuqishme si Amerika. Duke qenë se Europa ka qysh prej 2008 një shtet të ri të themeluar kundër kriterit të shtetit që i përkiste, pas një shpallje të njëanshme të pavarësisë dhe duke thyer një premtim të realizuar para Këshillit të Sigurimit, është e pamundur që një qeveri spanjolle të ndihet komode me këtë zgjidhje për një problem të pazgjidhshëm, të paktën deri kur të pranohet nga vetë Serbia. / El Pais

A është presidenti George W. Bush, një kriminel lufte?




Me caktimin së fundmi si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Donald Trump, i John Boltonit, i cili luajti një rol kryesor në nisjen e luftës në Irak nga SHBA-ja, paraqiten kërcënime përshkallëzimi të politikave, që ligji ndërkombëtar do t’i shihte si krime të ndëshkueshme.

Muajin e shkuar, New York Times shënoi 15-vjetorin e luftës në Irak me një artikull prekës nga Sinan Antoon, një novelist irakian që jeton në SHBA, të titulluar “Pesëmbëdhjetë Vite më Parë, Amerika Shkatërroi vendin Tim”. Antoon kundërshtoi si diktaturën brutale të Saddam Hussein-it poashtu edhe pushtimin e kryesuar nga SHBA-ja në vitin 2003, që futi vendin në kaos, shkaktoi tensione etnike dhe vrau qindra mijëra civilë. Duke destabilizuar rajonin, lufta i dha mundësi fuqizimit të Shtetit Islamik, i cili pastaj zaptoi një pjesë të konsiderueshme të territorit irakian, duke vrarë kundërshtarët, përmes përpjekjeve të gjenocidit kundër minoritetit Yazidi dhe duke përhapur terrorizmin nëpër botë.

Lufta për të rrëzuar Saddamin ishte padyshim një gafë tragjike. Antoon shprehet se ishte gjithashtu një krim. Nëse kjo është e saktë, autorët janë ende të lirë. Pak amerikanë do ta merrnin seriozisht vlerësimin se presidenti Xhorxh. W. Bush dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij – përfshirë zv.presidentin Dick Cheney, sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe John Boltonin, së fundmi i caktuar nga presidenti Donald Trump si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare – janë kriminelë lufte. Ashtu siç nuk do ta mendonin shumë britanikë kryeministrin Tony Blair në këtë këndvështrim. Megjithatë çështja që i mbështet këto akuza se kanë kryer një krim është çuditërisht mjaft e fortë.

Image result

Ideja se është krim të nisësh një luftë nga agresioni daton të paktën në 1919, kur Traktati i Versajës bëri që Kaizer Vilhelmi II të dilte në gjyq për “një shkelje supreme kundër moralit ndërkombëtar”. Një gjyq i tillë nuk ndodhi pas Luftës së Parë Botërore, por pas luftës së dytë, nisja dhe nxitja e luftërave të agresionit ishte një nga katër kauzat mbi të cilat, gjatë gjyqeve të Nurembergut, Tribunali Ndërkombëtar Ushtarak dënoi me vdekje 12 liderë nazistë, mes të tyre rajhu Hermann Göring, ministri i jashtëm Joachim von Ribbentrop dhe marshalli Wilhelm Keitel.

Pas gjyqeve, Komisioni i Ligjit Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara kodifikoi parimet ligjore bazë në një dokument të njohur si Parimet e Nurembergut. Parimet thonë se kushdo që kryen një krim nën ligjin ndërkombëtar është përgjegjës për të dhe duhet ndëshkuar, pavarësisht legjitimitetit të sjelljes së tyre sipas ligjit vendas ku ata vepruan. Dokumenti përmend disa krime nën ligjin ndërkombëtar, përfshirë “planifikimin, përgatitjen, nisjen apo nxitjen e luftës në shkelje të traktateve ndërkombëtare, marrëveshjeve apo garancive” dhe “pjesëmarrje në një plan të përbashkët apo konspiracion” për të nisur apo nxitur një luftë të tillë.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar luajtën role kryesore në Gjyqet e Nurembergut. Nëse ato dështojnë të aplikojnë të njëjtat standarde te liderët e tyre, a nuk është kjo hipokrizi?

Pushtimi i Irakut ishte një akt agresioni kundër një vendi që nuk po sulmonte apo kërcënonte të sulmonte një vend tjetër. Ishte gjithashtu një shkelje e Kartës së OKB-së, që përfshin deklaratën: “Të gjithë anëtarët duhet të mos përdorin në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare kërcënime apo përdorim force ndaj integritetit territorial apo pavarësisë politike të çdo shteti, apo në çdo mënyrë tjetër që nuk përputhet me Qëllimet e Kombeve të Bashkuara. Bush dhe Blair kërkuan autorizim të Këshillit të Sigurisë për sulmin, duke pretenduar se Iraku ishte në shkelje të marrëveshjes së vet për çarmatim. Por Franca, Kina dhe anëtare të tjera të Këshillit të Sigurisë refuzuan, duke argumentuar se inspektorët e armëve atëherë në Irak duhej të lejoheshin të vazhdonin punën e tyre për të zbuluar nëse Saddami kishte armë të shkatërrimit në masë. Megjithatë, Bush dhe Blair çuan përpara sulmin.

Bolton, në atë kohë Nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, ishte pjesë e “planit të përbashkët” për të zhvilluar një luftë agresioni. Ai zbuloi me analistët e inteligjencës që nuk ishin dakord me atë që administrata Bush donte që ata të mbështesnin. John Prados, pranë Arkivave të Sigurisë Kombëtare të Universitetit Xhorxh Uashington e ka komentuar këtë: “Analistët që punonin në inteligjencën e Irakut nuk mund të fajësohen se u shprehen se karrierat e tyre do të ishin në rrezik nëse jepnin përgjigje të ndryshme nga ato që administrata Bush donte të dëgjonte”. Administrata Bush kërkoi prova false dhe deformuese të së vërtetës, kryesisht përmes falsifikimit të dokumenteve me qëllim që ta shfaqnin Irakun sikur po kërkonte të blinte uranium nga Nigeria, për të justifikuar vendimin e paracaktuar për të pushtuar Irakun e pasur me naftë.

Blair e justifikoi pushtimin si të nevojshëm për të ndaluar krimet e Saddamit ndaj njerëzimit. Në një libër kujtimesh të Gareth Evans, ish-ministër i jashtëm Australian dhe autor kryesor i doktrinës “Përgjegjësia për të Mbrojtur” që është tani baza e mendimit ndërkombëtar për çështjen kur është e justifikueshme një luftë e ndërhyrjes humanitare, e ka hedhur poshtë atë pretendim. Ai pranoi se Saddami kreu krime në vitet 1980 dhe në fillim të viteve 1990 që do ta kishin justifikuar ndërhyrjen, por në vitin 2000 sjellja e tij “nuk ishte më skandaloze se ato të liderëve të tjerë që shkelnin të drejtat e njeriut në botë”.

Nuk ka gjasa që Bushi, apo ndonjë anëtar tjetër i administratës së tij të dalin në gjyq për krime të nxitjes së një lufte agresive. Vendi i zakonshëm për një gjyq të tillë është Gjykata Ndërkombëtare Penale. Megjithëse presidenti Bill Clinton nënshkroi traktatin e krijimit të kësaj Gjykate, administrata Bush e tërhoqi nënshkrimin dhe SHBA nuk është ende pjesë e traktatit.

Kjo nuk do të thotë megjithatë, se nuk ka kuptim të diskutojmë natyrën e konsideruar kriminale të sulmit të Irakut. Tensionet ndërkombëtare janë rritur që kur Trump mori detyrën. Caktimi i Boltonit do t’i përshkallëzojë ato edhe më tej, duke marrë parasysh pikëpamjet e tij të ashpra ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut. Kjo është një kohë kur duhet ta kujtojmë veten se nxitja e një lufte është shpesh një gafë dhe gjithnjë mbetet krim, edhe nëse krimi kalon pa u ndëshkuar.

Project Syndicate

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...