Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/05/17

ROLI I PREDIKUESVE SHQIPTARË NË LUFTËN E FUNDIT ME SERBINË I PAKONTESTUESHËM


ARIF EJUPI

Predikuesit shqiptarë të konfesionit, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë njihen kudo në botë për bashkëpunim dhe tolerancë ndërfetare. Edhe në luftën e fundit kundër Serbisë, prijësit e këtyre tri besimeve fetare u treguan produktiv dhe kooperues si me krahun e paqes ashtu edhe me atë të luftës.


Ata krahas mësimit fetar, rëndësi të veçantë i kushtuan ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe mbrojtjes së Atdheut.

Madje atdhedashurinë e tyre e shprehën edhe praktikisht duke u mobilizuar edhe nën armë ndaj pushtuesve serbë. Ky unitet i klerit tanë i ka sjellë telashe të mëdha Serbisë.

Ajo me të gjitha mjetet është munduar që të fus përçarje në mes klerikëve shqiptarë.
Mirëpo këto orvatje kanë shkuar huq, ngase komunitetet tona fetare me kohë janë liruar nga predikuesit injorantë e të shitur.
Ata duke vepruar si një trup e vetme gjithmonë në plan të parë kanë vënë çlirimin e vendit nga Serbia. Kurse religjionin e kanë konsideruar si çështje dhe vullnet të vetë individit.

Zbatimi i kësaj platforme të shëndosh dhe pa imponime ka mundësuar ruajtjen e unitetit dhe luftën e përbashkët ndaj shovenve serbë, të cilët nëpërmjet masakrave dhe gjenocidit u munduan që të na shuajnë edhe ëndrrën për liri.

Secili nga ne do të ndihet krenar me angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Ipeshkëvisë së Kosovës, dhënë çështjes shqiptare.

Sidomos nuk do të harrohet me punën e tij të pakursyer prifti katolik shqiptar Dr. Don Lush Gjergji.

Ai si njeri mendjemprehtë me këshillat e tij plotësisht të sinqerta mbolli kudo dashuri e respekt vëllazëror.
Po ashtu duke qenë vite të tëra në krye të Shoqatës Humanitare të Kosovës ”Nëna Terezë” ndihmoi mijëra familjeje shqiptare në nevojë me ushqim, barëra e veshmbathje.

Dr. Don Lush Gjergji, njihet edhe si krijues i suksesshëm. Ai në mesin e dhjetëra veprave të publikuara në gusht të vitit 2000 ka nxjerrë në dritë edhe një jetëshkrim të gjatë e me vlerë mbi jetën dhe veprën e Shenjtores sonë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.

Vitin që shkoi Dr. Don Lush Gjergji, për punën e tij të frytshme është shpërblyer me titullin “Monsinjor” nga Papa i Vatikanit, Jorge Mario Bergoglio i njohur ndryshe si Papa Frençesku.

Aktivitete kombëtare dhe bëmirëse e me peshë të njëjtë në dobi të lirisë së Kosovës në periudhën e okupimit serb ka zhvilluar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Ajo nën udhëheqjen Myftiut të atëhershëm Dr. Rexhep Boja, pati siguruar banimin dhe ushqimin e një numri të konsiderueshëm të studentëve shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga Universiteti i Kosovës.

Edhe në etapat e mëvonshme shumë imamë të mirëfilltë dhe me përgatitje të duhur shkollore gjithandej Kosovës, xhamitë i patën kthyer në Institucione të rezistencës dhe të mbrojtjes së vlerave tona kombëtare.

Aktiv në këtë drejtim veçmas u tregua Idriz Selim Bilalli,aktualisht kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe imam në xhaminë qendrore të Besianës,ish-Podujevës.

Bilalli i një lidhje të njëjtë gjaku me atdhetarin e guximshëm Mulla Ramë Govori, që në rininë e tij të hershme mësoi që Atdheu dhe Gjuha, duhet mbrojtur në çdo kohë dhe rrethanë.

Mulla Ramë Govori, si anëtar i Komitetit Nacional Demokratik të Shqiptarëve, e shihte si brengë të përhershme mbetjen e shqiptarëve nën Jugosllavi dhe Greqi.

Ai si rrallëkush duke treguar qëndresë e guxim të pashoq kundërshtoi hapur tkurrjen e Shqipërisë Natyrale.
Mulla Ramë Govori ,si një antikomunist i vërtetë çdo ligjëratë të tij e fillonte me citatin e ideologut dhe Ciceronit tonë të njohur Hasan Prishtina”Dy duar për kokën,koka për atdheun”.

Komunistët jugosllavë duke parë që fjala e Mulla Ramë Govorit, çonte peshë në popull një natë dimri të acartë e arrestojnë atë tinëzisht.

Mulla Rama fillimisht u dënua me vdekje, por për shkak të qëndrimeve kundërthënëse të trupit gjykues ky dënim më vonë atij iu kthye në burg të përjetshëm.

Të inspiruar nga Mulla Rama dhe vepra e tij e lavdishme përveç Mulla Idrizit, në mbrojtje të Kosovës me tërë qenien e tyre do të vihen edhe vëllezërit e tij Rrahimi, Ramizi dhe Shabani.

Thirrjes së Atdheut dhe amanetit të Mulla Ramë Govorit, ata i përgjigjen me mobilizim në radhët e UÇK-së.
Me të filluar luftimet në Drenicë, pahezituar fare në vijën e parë të frontit aktivizohet Ramiz S. Bilalli. Ndërkaq Shaban S. Bilalli, niset drejt Koshares legjendare, ku nga kjo luftë ai dhe shokët e tij kthehen fitimtarë.

Ata të prirë nga strategu Agim Ramadani e thyejnë njëherë e përgjithmonë murin ndarës ndërmjet shqiptarëve të vënë padrejtësisht 100 vjet më herët nga sllavo-komunistët dhe aleatët e tyre.

Andaj Beteja e Koshares, sot me të drejtë konsiderohet si krenari jona dhe dritë që s’shuhet kurrë.
Shtigjeve të gjakut dhe të vdekjes udhëton edhe Rrahim S. Bilalli. Ai si ushtar trim dhe i panënshtruar i UÇK-së – Zona Operative e Llapit, tregohet mjaft i suksesshëm në zmbrapsjen e grupeve paramilitare të Serbisë.

Kurse Mulla Idriz S. Bilalli si teolog i specializuar në Medine të Arabisë Saudite, në kohë lufte me fjalën e tij të ëmbël dhe të dëlirë ndihmon në përballimin e dhimbjes të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre në luftë për liri dhe mëvetësi të Kosovës. Ai sivjet ka hyrë në decenien e tij të tretë të punës si imam në xhaminë ”Met Podujeva”. Qëkurse ka filluar ushtrimin e kësaj detyre ka rënë në sy nga të gjithë me predikimin e një islami racional të trashëguar nga e kaluara e miqësor edhe me të tjerët.

Nga e djathta Mulla Idriz S. Bilalli me shokë, duke bërë homazhe pranë varrit të heroit tonë kombëtar Zahir Pajaziti

Edhe sot nëpërmjet ligjëratave të tij imami Bilalli, thërret për më tepër dashuri dhe solidaritet me njëri-tjetrin.
Ashpërsimin e gjuhës dhe mosdurimin e sheh të panevojshëm dhe e trajton si agjendë të atyre që duan t’i fusin shqiptarët në rrjetë merimange.

Me gjenet e tij të trashëguara nga Mulla Ramë Govori, imami Bilalli me kohë ka ngritur zërin kundër rrymave radikale. Falë shpjegimeve të tij konkrete e me bazë shkencore asnjë i ri llapjanë s’është përfshirë në luftërat e huaja të zhvilluara në Siri e Irak.

Imami Bilalli edhe në të kaluarën është treguar i suksesshëm në organizim. Ai si njeri me karakter të fortë e aspak fanatikë më 1992 entuziazmoi besimtarët duke u angazhuar në LDK-së, – dega në Besianë, ish-Podujevë. Ky subjekt politik në atë periudhë njihej edhe si Lëvizje gjithëpopullore.

Profesor Bilalli, plot 16 vjet ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së dega në Besianë, ish-Podujevë.
Si kuadër i profilizuar dhe me përvojë të duhur ai ishte edhe delegat në Kuvendin Qendror të LDK-së.
Po ashtu i zgjedhur nga radhët e kësaj partie dy-tri mandate kreu me mjaft ndershmëri edhe detyrën e këshilltarit në Asamblenë e Besianës, ish-Podujevës.

Nga të gjithë llapjanët çmohet shumë lartë roli edhe angazhimi i tij nëpër komisione të ndryshme e sidomos në atë të Solidaritetit dhe të Pajtimit të gjaqeve.

Imami Bilalli si teolog i moderuar e atdhetar i devotshëm deri në çlirimin definitiv të Kosovës, së bashku me kolegët e tij Muhamet Demiri, Fahredin Jashari, e Enver Sylejmani, e shndërruan xhaminë “Met Podujeva” në strehë të Shoqatave dhe Klubeve, atdhetare e kulturore të Llapit.

Në mungesë të objekteve të pushtuara nga serbët në ambientet e kësaj xhamie aktivitetin e tij e zhvilloi edhe KMDLJ-dega në Besianë.

Shumëherë në këtë xhami u organizuan edhe sesione shkencore dhe debate të shumta nëpërmjet të cilave në vazhdimësi u kërkua unifikimi i faktorit mbarëkombëtar.

Bashkëpunimi dhe toleranca ndërfetare e klerit tonë përmendet si vlerë jona e veçantë edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar.

Vitin e kaluar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, me rastin e prezantimit të ekspozitës “Besa Shqiptare” secili nga diskutuesit kooperimin dhe bashkëjetesën e religjioneve në tokat shqiptare e cilësoi si model për vendet e tjera të botës.

Hazir Avdyl Malaj (1944 – 9.5.1998)

Image result for hazir malaj
Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë përkrahur dhe në të kanë marrë pjesë aktive edhe shumë oficerë dhe ushtarë nga Shqipëria. Në mesin e tyre kanë rënë dëshmorë edhe disa eprorë dhe ushtarë nga pothuajse të gjitha viset e Shqipërisë prej Tropojës, Shkodrës, Beratit, Kavajës, Çermenikës e Tiranës. Në mesin e tyre, ka rënë dëshmor Tahit Sinani eprori dhe komandanti i tri luftërave tona çlirimtare. Ka rënë në altarin e Atdheut edhe eprori dhe pjesëmarrësi në të tri luftërat tona çlirimtare, Skerdilajd Llagami, nga Tirana, eprori Indrit Cara nga Kavaja, Astrit Suli, nga Berati, Halit Coka, Arjan Brahimi, Hazir Malaj, Pajtim Raci, Lefter Koxhaj, Arif Shpend Dautaj, Qazim Hazir Dautaj, Fatmir Ndoçi, Mehmet Ramë Dizdari, Hysni Hajdarmetaj, Tahir Memiaj, Ramiz Memiaj, Tahir Hoxha, Hysen Mella e shumë të tjerë. Në luftën e UÇK-së kanë marrë pjesë edhe eprorët e mirënjohur nga Shqipëria si Dilaver Goxhai, zëvendës-shefi Shtabit të Përgjithshëm, Adem Shehu, komandant i Brigadës 152 në Zonën Operative të Llapit, Bardhyl Tahiri, epror në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e të tjerë. Kontributi që ka dhënë Shqipëria si dhe Divizioni i Kukësit ka qenë një kontribut i çmuar në luftë për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e barbarisë okupatore serbe.

Hazir Avdyl Malaj rrjedh prej një familje, e cila ka derdhur gjak për çlirimin e trojeve të Atdheut. Babai i tij, Avdyli është dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Hazir Malaj u lind në fshatin Tpla të Tropojës në vitin 1944. Mësimet fillore dhe të mesme i mbaroi në Tropojë, ndërsa studimet e larta i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Institutin Shtetëror të Tiranës. Ka punuar në shëndetësi dhe është dalluar edhe në aktivitete sportive. Veç tjerash ishte edhe alpinist i dalluar në zonën e veriut të
Shqipërisë.
I edukuar në frymë patriotike, Hazir Malaj qysh herët e kishte kuptuar se më shumë se gjysma e trojeve të atdheut kishte mbetur nën pushtim të Jugosllavisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kishte respekt dhe dashuri të veçantë për vëllezërit nga Kosova me të cilët edhe kontaktonte shpeshherë.
Haziri edhe pse mjek me profesion interesohet për të ndihmuar grupet e shqiptarëve nga Kosova që po stërviteshin në Shqipëri dhe po dërgonin armatim në Kosovë.
Ai fillimisht, qysh në vitin 1996 kishte kontaktuar Adrian Krasniqin, njërin ndër komandosët e paepur të luftës së UÇK -së, tani dëshmor, të cilin e kishte ndihmuar për të siguruar armë, municion dhe pajisje ushtarake.
Shtëpia e Hazir Malës në Tpla të Tropojës ishte kthyer në depo të armatimit për luftëtarët e UÇK-së. Pas rënis së Adrian Krasniqit, mjeku dhe atdhetari Hazir Malaj kontakton me Ilir Konushevcin, njërin ndër themeltarët e Logjistikës së UÇK- së. Së bashku me Ilirin po projektonin zgjerimin e bazave të Logjistikës, me qëllim që sa më shumë armë të futeshin në Kosovë, meqë pas rënies heroike të Legjendarit Adem Jashari, mijëra vullnetarë nga Kosova po mësynin Shqipërinë me qëllim për të marrë armë dhe municion dhe për të luftuar fyt për fyt barbarinë okupatore serbe.
Më 9 maj të vitit 1998, së bashku me Ilir Konushevcin ndodhej në fshatin Miliskë të rrethit të Pukës, kur sulmohen në befasi nga dora e fshehtë gjakare. Atë ditë bien në altarin e atdheut, në krye të detyrës, Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci.

Hazir Malaj është shpallur dëshmor me vendimin nr. 48 të datës 17 maj të vitit 2005 nga Komisioni Qendror me statusin, “Dëshmor i Atdheut”. (A. Q)

Serbia përballë tapive të Sanxhakut të Nishit


Për të pasur lexuesi një ide për problemin e tapive të Sanxhakut të Nishit është e nevojshme të dihet deri ku shtriheshin shqiptarët në Serbinë e sotme, si ndodhi dëbimi i tyre, si u tjetërsuan pronat e tyre të paluajtshme, dhe pse duhet të bëhet publikimi i tyre.

Tapitë ishin dokumente zyrtare në Perandorinë Osmane, që jepeshin për të vërtetuar të drejtën e dikujt për pronat e paluajtshme. Deri në vitin 1856 tapitë i jepte spahiu (feudali), pas këtij viti ato i jepte shteti, në përputhje me Ligjin mbi tokën, shkruan Ramiz Abdyli .

Shtrirja e Trojeve Veriore Shqiptare

Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva duhet të jenë të mëhershme.

Është thënë se ndonjë shqiptar i këtyre trevave mori pjesë në betejën e Kosovës (1389).

Serbia përballë tapive të Sanxhakut të Nishit

Historiografia serbe pretendon se shqiptarët depërtuan në Serbi, si nizamë të ushtrisë osmane, për t’i paraqitur ata bashkëpushtues, tezë tendencioze, pasi në radhët e kësaj ushtrie pushtuese janë shquar edhe serbët, përfshirë edhe ndonjë kjanz, siç ishte S. Lazareviqi, që mori pjesë me ushtrinë e tij në betejën e Angorës (Ankarasë), Kraleviq Marko e të tjerë.

Gjithsesi çështja e pranisë së hershme të shqiptarëve në Serbi duhet mbetet të sqarohet nga historiografia jonë në mbështetje të argumenteve të qëndrueshme, që mundi t’i bënte ballë kritikës shkencore. Etj.

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi: Kemi rritur buxhetin për trashëgiminë 30% në raport me vitin e kaluar



Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi për zbatimin e programit dhe politikave të trashëgimisë kulturore dhe punën e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore.

Ministri informoi deputetët se që nga muaji shkurt kur ky Inspektorati ka filluar punën, ka bërë 21 inspektime, ndër to ka bërë tri kallëzime penale për dëmtim të trashëgimisë në vend. Ai po ashtu u shpreh se MKRS ka përgatitur koncept-dokumentin për ligjin për trashëgiminë kulturore i cili do të procedohet në Kuvend.

Gashi theksoi se ka filluar zbatimi i programit për trashëgiminë sidomos në plotësimin e legjislacionit dhe se MKRS ka rritur buxhetin për trashëgimi.

Gashi: Kemi rritur buxhetin për trashëgiminë 30% në raport me vitin e kaluar“Sa i përket zbatimit të programit për vitin 2018 mund të them se kam pas një përkushtim të veçantë në kuadër të zbatimit të legjislacionit, rritjes se buxhetit për institucionet vartëse dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve kapitale”, është shprehur ministri Gashi duke shtuar se “Rritja e buxhetit për vitin 2018 në programin e trashëgimisë kulturore është afërisht 1 milion krahasuar me vitin 2017 (që zbërthyer në përqindje i bie afërsisht 30%)”, ka thënë Gashi.

“Buxheti i vitit 2017, në projeksion kapital ka qenë 3.125.684€ kurse në subvencione 842.286 euro derisa ne vitin 2018 në projeksionin kapital 4.020.000 euro kurse ne subvencione është i njëjtë. Prioritet ka qenë themelimi i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, një detyrim ligjor ky i pa përmbushur për më shumë se një dekadë”, ka shpjeguar ministri.

“Bazuar në programin e punës në MKRS, trashëgimia kulturore ka pasur një vëmendje të kushtuar dhe përbën një nga sfidat kryesore të kësaj ministrie. Janë realizuar 12 projekte në ndërtesat me status të mbrojtjes kurse tek kërkimet në kuadër të trashëgimisë arkeologjike janë realizuar 19 projekte”, tha ministri.

Ministri ka njoftuar anëtarët e Komisionit edhe për përgatitjen e materialeve e dokumenteve të trashëgimisë kulturore. “Tek botimet janë realizuar 10 sosh. Një vëmendje e shtuar në kuadër të politikave programore i është kushtuar 14 projekteve në trashëgimin shpirtërore”, tha ai.

Kryetari i komisionit Ismail Kurteshi tha se përmes këtij takimi po tentohet të rritet bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit të Trashëgimisë Kulturore, agjenci kjo që i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për Këshillin e Trashëgimisë, të cilës pritet t’i kalojë mandati dhe duhet të përzgjidhen kandidatët e rinj për këtë Këshill.

*****

Kujtim Gashi (1981)
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Shkollimi:

Shkolla e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit
ADSh – Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci
Universiteti i Evropës Juglindore – “Leadership and Developmental Community Youth Work”
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit, dega: Udhëheqja në Arsim –Master

Trajnime të shumta, konferenca dhe vizita studimore:

FROEBEL Academy – GIZ – YD

I certifikuar në Programin: Specialist i Zhvillimit Ekonomik Lokal

Pjesëmarrës në Programin: International Visitor Leadership Program, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1. Management of youth work/methods of data collection
2. Planning of the measures and development of quality/project planning
3. Development and structure of local networks/networking
GIZ – YD – UNICEF: Zhvillimi i Politikave Rinore
USAID: Performanca e lartë në Sektorin e Rinisë
Pjesëmarrës i shumë punëtorive për hartimin e strategjive, planeve për kulturë
Pjesëmarrës në hartimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, si dhe dokumenteve rinore.

Pozitat:

Themelues i Revistës studentore “Ardhmëria”
Anëtar i bordit të revistës “Ardhmëria”
Themelues i organizatës studentore “ShAPS” (Shoqata për Aftësim Profesional të Studentëve)
Anëtar i organizatës studentore “ShAPS”
Bartës i listës zgjedhore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës
Anëtar i kryesisë së Unionit të Pavarur Studentor në Fakultetin e Edukimit
Kryetar i Kuvendit të Unionit të Pavarur Studentor në Fakultetin e Edukimit
Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Edukimit
Sekretar i Rinisë Demokratike të Kosovës - dega Prizren
Koordinator i Sektorit të Rinisë – Komuna e Prizrenit
Kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

E-mail: kujtim.a.gashi@rks-gov.net

Pikturë me shqiponjë kuq e zi e vitit 1501 e kryqëzimit të Krishtit

Prej vitesh qarkullon në rrjetet sociale shqiptare një pikturë e Rilindjes Italiane me skenën e kryqëzimit të Krishtit e cila sot ndodhet në pinakotekën “Brera” të Milanos që prej vitit 1811, shkruan në Gazetën Shqiptare Artan Shkreli. Bëhet fjale për kompozimin me temë fetare “Crocifissione” të Michele di Zenones, njohur më së shumti si Michele di Verona, prej qytetit në të cilin ai veproi thuajse gjithë jetën e tij artistike.
Kjo pikturë ka bërë përshtypje për shkak të flamurit kuq e zi, por nuk ka mundur të hapë diskutime të mëtejshme për të sqaruar disi rrethanën e atij flamuri.

Kuadri në fjalë është realizuar rreth vitit 1500, pra në kapërcyell të Rilindjes së Hershme, i destinuar për t’u vendosur në manastirin e Shën Gjergjit në Braida të Veronës, ku do të qëndronte i patrazuar dhe thuajse e panjohur, deri me ardhjen e furtunës bonapartiste në Itali. Bëhet fjalë për një telajo gjigante, në vaj mbi kanavacë, me dimensione 3.35 m lartësi dhe 7.20 m gjatësi. Trajtimi kompozicional është i tipit narrativ, i mbështetur në ungjijtë, me Jezusin e kryqëzuar në qendër dhe dy keqbërësit në krahët e tij. Në të majtë, veç tjerash, paraqiten legjionarë romake që luajnë me zare mantelin e Krishtit, një flamurmbajtës me shpatë (që sugjeron vetë autorin), në këmbë të kryqit Shën Mëria në vajtim, e më tej, hierarkë hebrenj e ushtarakë romakë, pjesëmarrës në aktin fatal.


Pa hyrë në origjinën dhe analizën e veprës, e cila është komentuar shterueshëm nga kritikët, tërheqin vëmendjen stemat dhe flamujt e shumtë që dekorojnë pikturën.

Në dy shtylla kompozicionale, anash telajos, kemi të bëjmë djathtas me stemën e Niccolo’ Orsinit, kont i Pittiglianos dhe majtas me atë të së shoqes Elena Conti di Segni (lidhur në martesë me 1467), ndërsa lart valojnë dy flamuj me shujka (stema) të mirëpërcaktuara. Ato mbahen nga “gonfaloniere” respektivë, por me paraqitje të ndryshme. Flamuri në të djathte i përket Romes, pra perandorisë, (shquhet akronimi i famshëm romak SPQR), me një shirit të bardhë ku figuron simbolikisht një gaforre.

Pikturë me shqiponjë kuq e zi e vitit 1501 e kryqëzimit të Krishtit
Çka bie ne sy është fakti se autori nuk bën përpjekje për t’i paraqitur personazhet e tij me veshjet e antikitetit, por propozon ato të kohës se vet. Domethënë stili i kostumeve, flokëve apo armëve është i periudhës se Rilindjes Italiane me qëllim aktualizimin e skenografisë se famshme për ta sjelle atë në prag të kohës së re. E ndërsa kalorësi i djathtë është veshur alla-italiana, në modën e Rinascimentos, flamurmbajtësi në të majtë, që mban një flamur kuq e zi, ka një paraqitje alla-levantina.

Shujka në flamur dëfton një shqiponje të zezë dykrenore në fushë të kuqe, gjë që përbën interes për ikonografinë albanologjike. Fytyrimi i shqiponjës heraldike, këtu i përmbahet më së shumti traditës mesjetare, duke e paraqitur atë sikurse shfaqet në portulanet italiane e majorkane të Treqindtës, domethënë me krahë te ulur, por ndërkaq ndjehet edhe ndikimi mitteleuropian, pasi sqepi e kthetrat nuk janë njësh të zinj por të artë. Mbi krerët e saj, ne mes, qëndron një kurore e vogël e praruar, simbol ruajal. Ndërsa flamurit bazë i bashkangjitet në pjesën e sipërme një shirit i artë i gjate me tri elemente të ngjashëm me “fleur de lis” karakteristike për shtëpinë e vjetër anzhu e cila për një kohë të gjatë ka mëtuar bashkimin dinastik midis mbretërive në dy krahët e Adriatikut.

Michele da Verona, i financuar në këtë vepër nga çifti aristokratik në fjalë, shënon vitin e veprës “MCCCCCI die II Iuni” (2 qershor 1501), kur Orsini prej gjashtë vjetësh shërbente pranë Serenissimas si ushtarak i lartë (kish qenë më parë feldmarshall i Republikës së Firences e më pas Kapiten i Përgjithshëm i Kishës nen papatin). Do theksuar se pikërisht kjo periudhe përkon me kohën kur kujtimi dhe bëmat e Skënderbeut njohin një përndezje të jashtëzakonshme në botën italike, e në mënyrë të veçantë në Venedik, i cili gjendej më tepër se kurrë në ballë të luftës e i kërcënuar nga osmanët. Veç territoreve të tjera në Lindje, sa i takon Arbënisë, ajo kish humbur 20 vjet më parë Krujën e Shkodrën, e po detyrohej të linte këtë vit të fundit posedime jugore të Albania Venetas (me braktisjen e qytetit të Durrësit dhe të kështjellës se Rodonit), për t’u kufizuar vetëm ne traktin Ulqin-Kotorr.

Pa dyshim që Orsini kish pasur kontakt me arbrit e Gjergj Kastriotit kur ai kish shërbyer për një dekadë të tërë si “condottiere” në Mbretërinë e Napolit më 1463-shin; kështu që kjo ringjallje e vrullshme me natyrë ideologjike e figurës së Skënderbeut, komandantit të madh thuajse kohanik me të, nuk e ka lënë indiferent. Kasta të cilës Orsini i përkiste kish nevoje për një mit të pathyeshëm, për një simbol bashkëkohor që mundte të keqen edhe kur dukej se ajo kish triumfuar. Sekush sponsorizonte në mënyrën e tij këtë gjë; dikush përmes ndihmës konkrete në ushtarë e armatim, dikush përmes ndërmarrjes së botimeve të librave me histori evokuese e dikush përmes përjetësimit në vepra artistike skulpturore, piktoreske e deri muzikore. Duket sikur një komision i posaçëm komisiononte, redaktonte dhe mbikëqyrte ndërtimin e mitit. Në këtë frymë shihen mjaft punë të Rilindjes italiane kryesisht në mjediset e kontrolluara nga Serenissima dhe Papati; në këtë frymë shihen edhe zbulimet e vogla por të rëndësishme të zonjës Lucia Nadin botuar së fundmi; në këtë frymë është komisionuar edhe kjo vepër mbresëlënëse nga ana e mecenatëve të sipërpërmendur. Kështu, flamujt e Lindjes dhe Perëndimit, armët ballkanike e italike, përfshirë veshjet dhe manierat, asistojnë në këtë kompozim tragjik agoninë e një qytetërimi të sakrifikuar, me shpresën e ringjalljes pas kryqëzimit si shprehje e një vullneti hyjnor. Piktori nuk kursen detaje të kohës sikurse burri me çallmë turke në plan të parë, apo elemente me qasje etnike që ndërmendin stratiotët arbër – sikurse kalorësi që shihet në të djathtë (në plan të dytë) i pikturuar kujdesshëm me kësulën e tij të zezë, aq e njohur në Evropë si “chapeau albanoise”.

Pare kësisoj, duhet konsideruar se te vepra “Crocifissione” nga Michele da Verona, kemi trashëguar të parën paraqitje pikturore, ku shfaqet simbolikisht dhe me vendosmëri vizive flamuri i Gjergj Kastriotit, flamur që të paktën prej tri dekadash i kish kapërcyer kufijtë e provincës arbërore dhe ish shndërruar në simbol rezistence e force ndaj së keqes.

Për rëndësinë që paraqet, nëse vepra do ish porositur në kohën e Karlit V, fare mirë kritikët do kishin rendur për ta konsideruar një flamur të tij, sikurse janë rrekur të paraqesin atë që studiuesja Nadin ka shquar në kishën e Shën Sebastianit në Venecia, por kjo është e pamundur, pasi piktura është kryer kur Karli V s’kish bërë ende një vjeç.

akohen në Tiranë shkrimtari Ismail Kadare e ish - presidentja e Kosovës znj.Atifete Jahjaga, bisedojnë për rimëkëmbjen kulturore shqiptare

Takohen në Tiranë Kadare e Jahjaga, bisedojnë për rimëkëmbjen kulturore shqiptare
Shkrimtari Ismail Kadare është duke qëndruar në Tiranë, ku është takuar me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.


Takohen në Tiranë Kadare e Jahjaga, bisedojnë për rimëkëmbjen kulturore shqiptare
Ai e Jahjaga merret vesh se kanë biseduar për rimëkëmbjen kulturore në hapësirat shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga ky takim.

Image

“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Sofja kthehet në kështjellë, mijëra policë për t’i mbrojtur liderët



Sofja është kthyer në një kështjellë këto dy ditët e fundit. Rojet e sigurisë shihen në çdo kënd të qytetit.
Mbi 30 delegacione të udhëhequra nga presidentët dhe kryeministrat, janë duke marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Sofje të Bullgarisë në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për sigurinë e këtij samiti që po mbahet në Pallatin Nacional të Kulturës, janë angazhuar disa mijëra anëtarë të sigurimit. Anëtarë të policisë, të forcave speciale, si dhe xhandarmëria janë rrugëve të vendit.

Kryeqyteti i Bullgarisë po ashtu për këto ditë ka zbatuar një plan të veçantë të trafikut, ku shumë rrugë janë bllokuar.
Sofja kthehet në kështjellë, mijëra policë për t’i mbrojtur liderët

Sigurimi në një shkallë kaq të lartë nuk shihet befasi pasi që 28 delegacione nga nivelet më të larta të BE-së janë pjesë e këtij samiti, e gjithashtu edhe 6 delegacione nga Ballkani Perëndimor, ku është edhe Kosova, Serbia, dhe Shqipëria.

Për ta përcjell këtë ngjarje janë akredituar gjithsej 900 reporterë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...