2019-09-26

Letërsi e angazhuar – arti politik në shekullin 21



- Një letërsi rezistence, kundrejt asaj që është kthyer në cliché, kundër asaj që pranohet edhe pse nuk na pëlqen, ngaqë njerëzit janë thyer, ngaqë shpresat dhe besimi janë rrëzuar.....


Silvana Leka



Prej kohësh lexojmë e dëgjojmë se artistët nuk duhet të bëhen mjete, vegla apo marioneta në duart e politikës. Po çfarë sugjerohet për këtë? Letërsi e angazhuar? Përsëri letërsi e angazhuar edhe në shekullin XXI…?

E angazhuar si, dhe në ç’drejtim? Letërsi e angazhuar politikisht, e vendosur kundër politikave dhe ngjarjeve aktuale? Letërsi e angazhuar, si përqeshje dhe satirë, humor i zi ndaj çështjeve sociale, ndaj temës së emigrantëve, ndaj rikthimit të histerisë së masave dhe pranisë së kampeve në Europë? Letërsi e angazhuar ndaj çështjeve gjinore, fobive, përndjekjes dhe persekutimeve të ndryshme që u mbartën nga shekulli XX drejt shekullit XXI, ndaj luftërave në Siri apo valës në rritje të fashizmit politik dhe kapitalizmit agresiv në vendet e Europës juglindore? Apo letërsi që shkruan të kundërtën e asaj që bën politika dhe institucionet, kur gabojnë?

Një letërsi që i kundërvihet asaj që shpesh njerëzit e besojnë verbërisht. Një letërsi rezistence, kundrejt asaj që është kthyer në cliché, kundër asaj që pranohet edhe pse nuk na pëlqen, ngaqë njerëzit janë thyer, ngaqë shpresat dhe besimi janë rrëzuar dhe të gjithë ndihen të lodhur, të zhgënjyer dhe të dorëzuar? Mos vallë angazhim do të thotë ngulmim i një autori ndaj të njëjtës çështje: angazhim ndaj lexuesit dhe ndaj zejes së shkrimit për të krijuar një vepër të mirë?


Në kohë të ndryshme dhe në rende të ndryshme shoqërore termi angazhim në letërsi ka njohur disa kuptime, të cilat shpesh kanë qenë edhe të kundërta. Për Bashkimin Sovjetik, për shembull, angazhimi në letërsi kishte gjithmonë kuptimin e agjitacionit dhe propagandës në dobi të kauzës socialiste dhe simpatisë ndaj komunizmit.

Por pavarësisht këtyre, ekziston edhe një term i përpiktë që këtë letërsi e përkufizon tek letërsitë e angazhimit etik, shoqëror e politik. Ndonëse prirja dhe qëndrimi politik vërehet që me veprat e para të tragjedisë dhe komedisë greke, dhe madje, sipas disa studiuesve edhe teatri i Shakespeare-it, sidomos me Rikardin e III-të, është “një teatër politik” edhe kryevepra e George Eliot-it, Middlemarch po ashtu, termi “letërsi e angazhuar” lidhet me rastin kur shkrimtari e shpall haptazi dhe jo vetëm në forma letrare, përmes veprës, angazhimin e tij ndaj një çështjeje apo një kauze, të tilla si ato që u shfaqën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrjedhë u përfshinë sidomos shkrimtarët dhe filozofët ekzistencialistë francezë të gjysmës së dytë të shekullit XX, të cilët ofruan qasje intelektuale në trajtimin e çështjeve publike, për t’ia lëshuar vendin më vonë dramave realiste të Arthur Millerit, teatrit epik të Bertolt Brecht, komedive të Dario Fo apo autorëve si Selman Rushdie, Elfriede Jelinek, Harold Pinter, Carly Churchill, Ayn Rand, Jean Genet, Margaret Atwood, Jonathan Coe dhe shumë të tjerë.


Por letërsia e angazhuar nuk është një fenomen që i përket përjashtimisht kohërave moderne. Lista që mund të fillonte me Eskilin, për të kaluar në shekullin XIX me Anthony Throllop e për të vijuar me Ushtarin e mirë Shvejk të Jaroslav Hašek, pasurohet edhe me “Esetë” e Montaigne, shkruar me angazhim publik e qytetar shekuj më herët se të lindte termi “letërsi e angazhuar”.

Duke u kthyer pas në kohë sjell në vëmendje se ishin vetë shkrimtarët e shekullit XX ata që kërkuan ta veshin me qëllime veprën e tyre dhe të shtronin pyetjet nëse një vepër letrare duhet të jetë e dobishme (?) e nëse po, kujt duhet t’i shërbej kjo vepër(?).

Letërsia e angazhuar gjatë shekullit XX nuk ishte dhe as nuk mbeti thjesht një term. Ajo u realizua si një lëvizje, që kishte lindur në formë kundërvënieje ndaj autorëve të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX, të cilët e shihnin botën të distancuar kur vinte çështja e përballjes “realitet – art”. Ata nuk përfshiheshin fort në shoqëri, duke pëlqyer të mbeteshin “magjistarë të fjalës” apo “dëshmitarët me status të privilegjuar” artistik.

Qasja e tyre u braktis, sidomos me fillimin e Luftës së Parë botërore, duke e zhvendosur shkrimtarin drejt zhytjes në realitet, duke e përfshirë atë në “valët dhe vorbullat e jetës” dhe duke e nxitur të mbajë një qëndrim të caktuar dhe haptazi moral e publik lidhur me atë që ndodhte në shoqëri.

Mbeti pak vend për mbrojtësit e veçuar të vlerave humane dhe estetike, të cilët besonin se arti do ta shpëtonte botën. Mbeti pak hapësirë edhe për sogjetarin e vetmuar të shpirtit njerëzor. Llogoret e luftërave ishin ato që ndanë edhe pozicionet e autorëve. Nga tërheqja në botën e shkrimeve të tyre, nga kujdesi për të skalitur personazhet e vet, shkrimtarët e shekullit XX kaluan në aktivizëm qytetar dhe në përfshirjen publike mes njerëzve.

Lëvizjet për art të angazhuar kishin marrë nxitje edhe prej mendimtarëve, të cilët e plotësuan aktivizmin me mendim filozofik. Formalizmi, fenomenologjia, ekzistencializmi, strukturalizmi dhe poststrukturalizmi i dhanë shpjegim dhe baza teorike veprimit që kishte nisur ndërkohë.

Por nëse do të duhej që kronologjinë e kësaj forme të letërsisë ta fillonim me një emër, ndër më të parët do të ishte ai Jean-Paul Sartre. Ky autor ringjalli idenë e përgjegjësisë së madhe dhe thellësisht serioze që merr mbi vete shkrimtari ndaj shoqërisë në të cilën bën pjesë.

Përgjegjësia e shkrimtarit, sipas tij, mund të merrej në kuptimin e ngushtë, si angazhim i një pjesëtari të një kulture të caktuar, por edhe si angazhim ndaj forme të zhvillimit tëqytetërimit në përgjithësi. Kjo, pasi pyetjes retorike se “Çfarë është letërsia?”, Sartre i përgjigjet me fjalët se letërsia na hedh e përfshin në betejë dhe se të shkruarit është një mënyrë për ta dashuruar lirinë…”, por nga ana tjetër ai nuk e pranon mendimin e shpirtrave ushtarakë, duke kundërshtuar se littérature engagéeështë realizmi i vjetër socialist,nëse nuk është një ringjallje e populizmit, vetëm se më agresiv.

Lidhur me konceptin e letërsisë së angazhuar dhe, duke qartësuar pikëpamjet e tij mbi marrëdhëniet midis letërsisë dhe politikës e më gjerë, Jean-Paul Sartre, në tekstin shoqërues të Les Temps Modernes (1945), të cilin e shfrytëzoi për t’u shprehur ndaj littérature engagée, qortoi Marcel Proust për vetë-përfshirje të tepruar në tekst. Angazhimi i sugjeruar nga Sartre kuptohej si një sfidë morale dhe individuale e tij. Ky qëndrim përfshinte përgjegjësitë që merr autori, përshtatjen e sjelljeve publike që bën ai, përfshi këtu edhe format e shfaqjes së angazhimit, që nga pjesëmarrja në partitë politike e deri në drejtimin e shtypit, gazetave e revistave etj.

Më shumë sesa rekrutim apo rreshtim në formacione politike, bëhej fjalë për zgjedhjen e lirë të tij apo marrja e një qëndrimi për çështje të ndryshme politike. Por ajo që erdhi si produkt i asaj sjelljeje ishin qëllimet me dobi shoqërore. Angazhimi në letërsi, bënte fjalë për një kërkesë, një parim dhe një qëndrim. Është shkrimtari ai që vetëpërcaktohet, duke e ndjerë veten pjesë të një angazhimi në mënyrë të vullnetshme. Përveç J.P Sartre, shekulli XX solli emra të tjerë të letërsisë së angazhuar, si George Orwell, që shkroi romane kritikë mbi regjimet totalitare, Eugene Ionesco që, përmes figurës së rinoqerontit krijoi metaforën e totalitarizmit dhe përshkallëzimin e fashizmit në Europë, Albert Camus, që mbajti qëndrime të hapura ndaj konfliktit algjerian apo André Malraux, që denoncoi Luftën Civile spanjolle.

Pozicioni që zgjodhën autorët apo artistët që u përfshinë në lëvizjen për letërsi të angazhuar erdhi si në formën e një reagimi jo kundrejt diçkaje të paemërtuar, por kryesisht kundër artit për art. Formë e kësaj kundërvënieje është gjithashtu edhe shprehja kundër asaj forme arti ku artisti priret dhe ndihet më shumë i detyruar ndaj zejes letrare sesa ndaj lexuesit, komunitetit dhe shoqërisë.

Edhe letërsia shqiptare që u zhvillua pas vitit 1944 ka historinë e saj lidhur me angazhimin e arteve dhe artistit në shoqëri. Letërsisë iu kërkohej të ishte jo vetëm e angazhuar, por edhe letërsi e partishme, në shërbim të propagandës. Ky angazhim, i cilësuar si “tendenciozitet”, ishte shfaqur në formë kërkese që në vitin 1947, kur një artikull i Fadejevit u botuar në“Literatura jonë”. Ndër të tjera autori shprehte tezën se zor mund të gjenden artistë më tendenciozë seBalzak, Dickens apo dhe Mark Twain, të cilët e “demaskuan kapitalizmën”, qoftë përmes mendimeve të vetë autorëve apo përmes fjalëve të personazheve të tyre.

Në këtë këndvështrim letërsia shqiptare e atyre viteve trajtohet si një armë ideologjike, ndërkohë që dhe autorët mbeteshin thjesht militantë. Ndaj asaj letërsie u krijuan pritshmëri shoqërore e politike, madje iu hartuan plane e u caktuan detyra konkrete, siç shihet në fletët e revistës “Literatura Jonë” në vitin 1949, në artikullin me titull “Plani dyvjeçar i shtetit dhe detyrat eShkrimtarëve” Tridhjetë vjet më pas, në fjalimet e Enver Hoxhës Për letërsinë dhe artin, hidhet teza se “që të gjykohen veprat e një shkrimtari, bashkë me to duhet të gjykohet edhe aktiviteti i tij politik”.

Por paradigma pro dhe kundër letërsisë së angazhuar, që nisi nga Sartre në vitin 1948 me pyetjen “ç’është letërsia” dhe që vijoi drejt viteve ’50-’60 me “Nouveau Roman”, duke shpallur vdekjen e angazhimit letrar, pasoi me diskursin postmodern mbi “epokën e fundeve”, ku njeriu ka mbërritur “në fund të meta-rrëfimeve” (Lyotard), ku ka ardhur “fundi i historisë” (Fukuyama) si dhe “në fund të letërsisë.” (Demanze, Viart).

Sot, kur njeriu i është “nënshtruar doktrinave ideologjike”, duket se paradigma e formës së angazhimit letrar po rikonceptohet. Përmes eseve, poezive, teksteve nonfiction, vërehet një formë ndryshe e shfaqjes së kundërshtimit, e refuzimit kritik, që i rri disi larg formulës së angazhimit të Sartre. Por lexuesi, nga ana tjetër, së paku gjatë dekadës së parë të shekullit XXI, po dëshmon se ka më tepër etje për informacion sesa për letërsi, të angazhuar apo jo. Sidoqoftë, forma të angazhimit vërehen gjithmonë e më shumë në poezi dhe sidomos në “teatrin politik”, që herë pas here e shohim të shfaqet edhe në skenat shqiptare.

Por a ka letërsia ndonjë rol a ndonjë qëllim tjetër më të lartë, përtej argëtimit?, do të pyeste Mario Vargas Llosa disa vite më parë. Për të mos e shfaqur haptazi pesimizmin lidhur me kalimin e artit thjesht në zbavitje, disa nga tekstet që botohen në këtë numër të revistës paraqesin forma të reja të angazhimit moral dhe qytetar në kontekste të tjera shoqërore, për të kundërshtuar banalitetin e së keqes dhe të keqen vetë, përmes letërsisë dhe shkrimit kushtuar idealeve që mbijetuan me shekuj, më së shumti lirisë.

Profesion shkrimtar dhe "shkrimtar" në shekullin 21.

Shkrimtari

Shkrimtari - profesion i lirë apo profesional me qëllim të shprehjes së mendimeve të shkruara në letër.Njerzit të cilët kanë dëshirë t'i shprehin ndjenjat e veta merren me këtë profesion. Ky quhet ndryshe edhe çlirues ndjenjash. Një shkrimtar është një person i cili është i përfshirë në krijimin e veprave të shkruara të dizajnuara për përdorim publik dhe jo personal. Një person që shkruan tekste letrare joprofesionale, në emër të nevojës së tij personale, për të cilën nuk ka lexues apo auditor, quhet graphophant . Për disa shkrimtarë, ky është një profesion dhe kur pjesa më e madhe e të ardhurave të tyre vjen nga shkrimi i veprave letrare, zakonisht quhen "shkrimtarë profesionistë".

 Për shembull, një autor ka një kuptim pak më të gjerë dhe përdoret për të dhënë përgjegjësi ligjore, si: Ismail Kadare, Dritro Agolli, ... Duhet gjithashtu të theksohet se termi shkrimtar është i paqartë në kultura të ndryshme dhe mosha të ndryshme.

 Është e mundur që autorët e artikujve shkencorë apo gazetarë të mund të quhen kështu, edhe pse përgjithësisht pranohet që shkrimtarët janë referuar si autorë të fiksionit . Letërsia është një art që përdor fjalën si një mjet dhe shkrimtari punon me këtë instrument për ta sjellë atë në një nivel profesional dhe artistik. Shkrimtarët përdorin fjalën e shkruar për të komunikuar ide. Ata krijojnë forma të ndryshme të artit letrar dhe krijimtarisë si romanet, tregimet, poezitë, shfaqjet, artikujt e gazetave, skenaret, udhëpershkrimet ose esetë.

Shkrimtarë të kualifikuar janë në gjendje të përdorin një gjuhë që kontribuon ndjeshëm në pasurimin e kulturës së një shoqërie
Shkrimtar nuk mund të bëhet kushdo, mirëpo vetëm nëse ka talent siç thotë fjala e urtë popullore : mos u bëjë poet nese s'mund të lindësh me secilen fjalë me secilin varg (Azem Shkreli.

Bota ka shumë shkrimtar shumë të mirë. Por edhe Shqipëria, Kosova ka shkrimtar shumë shkrimtar të mirë si p.sh : Anton Pashku Rexhep Hoxha, Ali Podrimaj, Rexhep Qosja, Musa Ramadani Murteza Xajë Nura,Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Naim Kelmendi,Beqir Musliu,e shumë e shumë shkrimtar të tjere shumë të mirë.


Llojet e shkrimtarëve


Në përgjithësi, sipas zhanreve kryesore të tyre letrare, shkrimtarët janë:

shkrimtarë prozë ose shkrimtarë - shkrimtarë në fushën e prozës ( fiction );

romane - shkrimtarë që shkruajnë romane ;

poetë - shkrimtarë në fushën e poezisë ;

dramaturgët - shkrimtarë fiction në fushën e dramës .

Karakteristikat e profesionit të shkrimtarit

Shkrimtarët e mirë shërbejnë me shkathtësi me diversitetin dhe pasurinë e një gjuhe , krijojnë imazhe emocionuese letrare dhe ide që mund t'i atribuohen domethënies kombëtare dhe / ose universale të njeriut.

 Një shkrimtar mund të punojë në zhanre të ndryshme letrare, duke përfshirë (por jo kufizuar) poezinë , prozën , letërsinë e specializuar, gazetarinë dhe hulumtimin. 

Shpesh, puna e shkrimtarëve konsiderohet të jetë pjesë e kulturës së një shoqërie dhe konsiderohet si një art afër një pike kulturore pikëpamjeje për artin (shih pikturën, skulpturë, fotografia ), muzikë, vepra artizanale dhe artet interpretuese (shih dramën, teatrin, operën, muzikën).

Përkufizime të tjera

Përkufizimet e mësipërme të shkrimtarit janë të padiskutueshme, por në praktikë gjërat nuk janë aq të qarta.

 Ka pasur dhe ekzistojnë përkufizime të tjera, të ndryshme. 

Në kohën e socializmit në Shqiperi,Kosove ishte shkrimtari që ai pranohet si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistve te Shqiperisë apo Kosoves.

 Në përgjithësi, megjithatë, konsiderohet një shkrimtar që ka botuar një libër ose ka botuar veprat e tij në koleksione, botime etj. Por sot, ndryshe nga socializmi, asnjë kontroll shtetëror nuk ka mbi botimet shtypjen dhe të gjithë mund të paguajnë publikimit të librit apo për të botuar një tekst në një nga botimet e shumta, shumë prej të cilave (s)mbajnë sidomos cilësinë e tekstit letrar apo edhe në internet, ku publikimi është plotësisht i lirë.

Pra, shumë gramofona, por në disa raste edhe shkrimtarë të pahijshëm ose jo shumë të popullarizuar, kanë botuar libra që u japin të dashurit dhe të njohurit, ose kanë botuar vepra këtu dhe atje.

Në këtë kuptim, është e vështirë të përshkruhet kufiri mes një shkrimtari junior apo akoma i panjohur, i cili ende përshtatet në mënyrë kreative me graffoman, i cili është "spewing" tekste.

 Një përkufizim tjetër është se është shkrimtari që ka fituar çmimin e një gare letrare.

 Sipas të tjerëve, kjo është e diskutueshme për shkak të fituar një çmim të tillë nuk mundet gjithmonë të ndjek që dikush do të vënë para për të ofruar punën çmim-fituese si një libër apo në ndonjë tjetër formë e marketingut , dhe kjo është e mundur për të mos fituar këtë panair konkurrencës, ose rëndësia e kësaj gare është e diskutueshme.

 Kriteret ndërkohë Gjithashtu disa besojnë se nëse dikush shkruan një lloj dhe diku apo edhe për veten letërsi, ai është një shkrimtar. Nëse ju lexuesit por me të lartë shkrimtar letrar dhe kritik shije është autor i "letërsisë elitist" dhe ne editime, shtypje-botim. 

Problemi i definimit të termit "shkrimtar" është më i thellë dhe vjen në një farë mase nga përkufizimi i paqartë i termit literaturë.

Në shekullin 21  , personat e kualifikuar si " autorëve " nuk janë më të konsiderohen prodhuesit origjinale të shkrimeve, por shumica e njerëzve ushtrimin e autoritetit moral dhe burimet e dijes që duhet të respektohet. Në të njëjtën kohë, zhvillohen vepra cilësitë e të cilave

konsiderohen të rëndësishme janë "shpirti i bukur" dhe cilësitë estetike. Redaktorët e këtyre veprave vështirë se mund të quhen autorë, dhe gradualisht ato përcaktohen me fjalën "shkrimtar"  .

Kuptimi modern i termit "shkrimtar", kristalizohet në shekullin 21 

"Në kohën e rrit prestigjin e individit i cili ekspozon subjektivitetin e tij dhe e vë intelekti dhe shkrimet e tij aftësitë në shërbim e opinionit publik " 


Në atë kohë, dëshira e autorëve për të jetuar me punën e tyre, përballë sfidave të reja teknike të botimit, nxjerr në pah origjinalitetin dhe pasurinë e punës së mendjes. Dorëshkrimi i autografit bëhet dëshmi e një aktiviteti të tillë, pra të drejtat përkatëse. 

Shkrimtarët fillojnë të reflektojnë mbi nocionin e punës së jetës së tyre dhe të jenë arkivistë të vetë, duke ruajtur dorëshkrimet e tyre. Jean-Jacques Rousseau është një pararendës i kësaj lëvizjeje, dhe Goethe, pastaj Borges, ndër të tjera, kujdesej për atë që ishte korpusi i punës së tyre.

 Ky korpus gjithashtu mund të krijohet nga dikush tjetër përveç shkrimtarit, pas vdekjes së tij, për shembull; Edmond Malone për Shekspirit, ishte i pari që dua të them jetën e një shkrimtari në korrespondencën me punën e tij 

 . Si pasojë, nocioni i "të drejtës së autorit " shfaqet gjithashtu në shekullin e tetëmbëdhjetë, së pari në fushën e muzikës, sidomos me rastin e Haendel, i cili pretendon kompensim për interpretimet publike të veprës së tij Mesia . 

Koncepti pastaj shtrihet në fusha të tjera të krijimit artistik, duke përfshirë literaturë. Samuel Johnson , në 1755, është indinjuar në Letrën e tij në Chesterfield për të marrë praktikisht asnjë ndëshkim për Fjalorin e tij .

Në Francë, Beaumarchais themeloi shoqërinë e parë të autorëve në vitin 1777.

Variantet

Termat shkrimit dhe shkrimtarit gjithashtu ekzistojnë, por janë përdorur më tepër për të treguar një pjesë në një seminar me shkrim, të cilat në përgjithësi nuk është konsideruar si një shkrimtar. 


Termat shkrimtarit gjithashtu do të thotë ata që praktikojnë dokumentacionin shkrim (libra teknikat, punimet referencat) në krahasim me shkrim shkrimin krijues apo letrare (dallimi është bërë në mënyrë të veçantë nga Roland Barthes dhe Paul -Guide e shkrimtarit ). 

Fjala shkrimtar në këtë rast është rreptësisht për ata që praktikojnë shkrim krijues.Nga njëherë gjejmë hack apo kalemxhi. Termi i mesuar nga njëherë mund të jetë pezhorativ.

 Po ashtu plumiti. Një shkrimtar publik është një person që i vë në dispozicion publikut, shpesh analfabetë ose njerëzit e kulturës së ulët, aftësinë e tij për të shkruar. 

Ky profesion, i cili nuk është zhdukur plotësisht, fokusohet në ndihmën e njerëzve në procedurat e tyre administrative.

 Një shkrimtar është dikush që krijon ose transmeton një mesazh të shkruar tek një lexues. Ky term nuk ka konotacion përmbledhës të fjalëve "autor" ose "shkrimtar".

F.B.

shkrimtarët më të popullarizuar të shekullit 21


Nga janari i vitit 2001 shkrimtari që ka shitur më së shumti vepra në botë është James Patterson.

Vëmendjen e libërdashësve ai e tërhoqi me librin :

“I pari që vdes” (1st to Die).

Sipas Agjencisë "Nielsen"këta janë autorët e dhjetë veprave më të shitura të shekullit 21.

1.James Pattersen - “I pari që vdes” (1st to Die),

2.Joanne K. Rowling – “Harry Potter dhe kupa e zjarrtë” ( Harry Potter and the Goblet of Fire),

3.Nora Roberts - “Zambaku i kuq” (Red Lily)

4.Dr Sus – “Vendet ku do të shkoni “ (“Oh, the Places You'll Go!”)

5.John Grishman - “Shtëpia e ngjyrosur” (A Painted House)

6.Stephenie Meyer - “Muzgu i sagave” (Twilight)

7.Dan Brown - “Kodi Davinçi” (The Da Vinci Code)

8.Nicolas Sparks – “Notesi” (The Notebook)

9.Xhenet Ivanoviç “I pari për para” (One for the Money)

10.Jeff Kinney - “Ditari i lazdranit” (Diary of a Wimpy Kid).

Migena Arllati : Jeta ime qe gdhendur dhëmbjesh mbijeton d uhet te jetoje

Rezultate imazhesh për migena arllati 
Prof. MIGENA ARLLATI, Mr. Sc e Gjuhësisë

Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani (Bishqemi, Shabani), për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 - vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.

 

Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 24 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).
Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë - letërsi në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.
Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë.
 Rezultate imazhesh për migena arllati
Karriera në gazetari:

Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike (radio Amadeus), të printuar (gazeta Lajm Exclusive), televizive (Tv Syri Vision) si dhe në Agjencinë e lajmeve KosovaLive.
Prej pasluftës së Kosovës, derisa punoi në media si gazetare e korrespondente, disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.
Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi me Ҫmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar sfidave të gruas së pasluftës në Kosovë;
Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau Ҫmimin e parë për shkrimet lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.

Rezultate imazhesh për migena arllati

Aktualisht punon si profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjakovë.
Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.

Deri tani, është redaktore dhe recensente e rreth 60 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj.
Ka botuar shkrime nga fusha e kritikës letrare dhe publicistikës pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë, Shqipëri e rajon.
Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.
Ajo mishëron përvojën e një intelektualeje të përhershme, guximin e një aktivisteje të palodhur dhe veprimtarinë e një humanisteje të papërtuar.
Prej kohësh përballet me ofertat për të hyrë në politikë, por ka vendosur të mbetet apolitike, duke i shërbyer shoqërisë si një intelektuale e pavarur.

 Rezultate imazhesh për migena arllati

Botimet:

Autorja deri tani ka botuar tetë libra:
1.     Vëllimi me poezi: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012)
2.     Monografia: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013)
3.     Studimi gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014)
4.     Botimi studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” në bashkëautorësi me prof. M. Rogova (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)
5.     Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)
6.     Leksikoni enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 - 2017”në bashkëautorësi me prof. dr. A. Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)
7.     Vëllimi me poezi: “Nuk dashurojnë perënditë” (Shtëpia botuese “Adonis”, Elbasan 2018)
8.     Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars - vëllimi II” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2019)
9.     Poezi shqip - italisht: PUHIZЁ FЁSHFЁRIMASH – BREZZA DI MORMORII (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2019)

 Imazh i ngjashëm
Çmime në letërsi:

Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.
Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;
FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;
Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;
Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;
Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;
Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;
Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë;
Në qershor 2019 në Zgatar / Sharr zuri vendin e parë me poezinë “Përjetësi në gjak”, kushtuar 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

 Rezultate imazhesh për migena arllati


Tituj të lartë:

*Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan
Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin:
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015.
*Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;
*Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;
*Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;
*Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;
*Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;
*Në maj 2019 emërohet “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në “Universum Academy Zvicerland”;
*Në qershor 2019 Gazeta e Alpeve “Tropoja” e nderon me “Çmimin e Meritës”;
… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje e Falenderime nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare;
*Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College

 Imazh i ngjashëm
Aktiviteti në shoqërinë civile:

Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuq në Gjakovë;
Zv.kryeredaktore e gazetës letrare të Alpeve “Tropoja”;
Anëtare e Bordit drejtues të LShPA “Pegas” Albania;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;
Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”;
Anëtare e Institutit Alb - Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;
Anëtare Nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi;
Anëtare Nderi e Klubit të Çiklistëve “Gjakova 137”.


Rezultate imazhesh për migena arllati


Migena Arllati dhe Muhamet Rogova


Fragmente nga libri “PATRONIMET NE GJAKOVE, MBIEMRAT, EMRAT FAMILJARË” të autorëve prof. Migena Arllati & prof. Muhamet Rogova, libër i botuar në tetor 2015. Materiali i përmbledhur në formë abstrakti dhe studimi është prezantuar në Konf. shkencore në Prishtinë, Tiranë e Tetovë që nga viti 2012… 
MBIEMRA TE KRIJUAR NGA ZONA E PREJARDHJES
… Në Gjakovë është shumë e pranishme kjo lloj mënyre e ndërtimit të mbiemrit, e cila tregon vendin (rajonin, fshatin a lokalitetin) se nga ka ardhur fisi ose familja në historinë e saj para disa gjeneratash. Është një numër i konsiderueshëm i mbiemrave që janë formuar në mënyrë të tillë, pra kanë marrë emrin nga lokacioni a vendbanimi të cilit i ka përkitur a përket familja. Për këtë arsye ata quhen mbiemra prejtoponimikë, si p.sh.: BELLANICA, BISHTAZHINI, BROVINA, BYTYÇI, CAHANI, DEMJANI, DEVA, DOBRUNA, DUJAKA, ELSHANI, GËRQINA, GLLOGJANI, GODENI, GOLA, HASI, JUNIKU, KARADAKU, KORENICA, KRUMA, KUSARI, LETI ose LETAJ, LIPOVECI, LUMA, MILLA, MATI, MORINA, OROSHI, OSEKU, PONOSHECI, PRUSHI, RADONIQI, RAKOCI, ROGOVA, ROKA, SHTANAJ, VOKSHI, XËRXA, ZHURI etj. Që të gjithë patronimet e sipërpërmendur janë mbiemra aktivë tek gjakovarët e sotëm. Prejardhja e këtyre mbiemrave nuk është gjë tjetër veçse rast i formimit të mbiemrit nga zona e prejardhjes së fisit, familjes a individit të vendosur kohë më parë në Gjakovë…
…Sipas toponimeve të përdorura si emra familjarë mund të kuptojmë se në Gjakovë ka pasur të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë, por sigurisht shumica i përkasin Shqipërisë veriore për shkak të afërsisë gjeografike. Ja disa prej tyre: BARBULLUSHI, BOJANI, BOKSHI, BRICAJ, BUSHATI, ÇURDINA, DAJÇI, DOBRUNA, DUSHI, FANAJ, FIRZA, GERBANIJA, GOJANI, GOLA, GJINI, IBALLA, KËRNAJA, KOLQI, KOMANI, LETI, LUMA, LUZHA, MALIQI, MAQI, MATI, MAZREKU, MIRAKAJ, NIKAJ, NIKOLIQI, OROSHI, PEROLLI, PNISHI, PUKA, QARRI, RADOGOSHI, SPAÇI, SPASI, SHIPSHAJ, SHKODRANI, SHLLAKU, SHOSHI, VLAHNA, SHTREZI, SHUNJAKI, TROPOJA, KRUMA etj….
…Ja emrat e disa fshatrave përreth, banorët e të cilëve kanë gravituar për të jetuar drejt qytetit, pjesa më e madhe e të cilave janë shndërruar nga toponime në patronime.
Nga Reka e Keqe: Juniku, Botusha, Brovina, Dallashaj, Dobroshi, Guska, Korenica, Koshi (nga Kosharja), Morina, Mulliqi, Nivokazi, Patoki, Ponosheci, Pula, Rasaj, Ramoci, Rakoci, Rraci, Smolica, Stublla, Sheremeti etj.;
Nga Hasi: Firza, Demjani, Deva, Doli, Gërqina, Godeni, Hasi, Kaqinari, Karakushi, Kusari, Raqa, Lipoveci, Muhadri, Ramoja, Petershani, Rogova, Smaqi, etj.;
Nga Dushkaja: Byci – Beci, Bellaja, Bellanica, Berdoniqi, Bardosana, Cërmjani, Doblibarja, Dyjaka, Kozniku, Krelani – Kralani, Meqa, Radoniqi, Rezniqi, Suka (e Cërmjanit), Vranica (Vraniqi) etj.;
Nga pjesa e Podrimes: Bellacërka, Bistrovci, Brestovci, Bruti, Buçaj, Gexha, Këpuzi, Kosturi, Krusha, Llapçeva, Luboja, Mamusha, Nagavci, Pagarusha, Podrimja, Pozhegu, Radosta, Rezniqi, Smaqi, Sopjani, Shpenadija, Xërxa etj.;
Nga Reka e Mirë dhe ana e Deçanit e Pejës: Berani, Bobi, Gacaferri, Gjoci – Gjocaj, Gllogjani, Hereҫi, Herҫishta, Isniqi, Jasiqi, Juniku, Kajdomçaj, Lajçi, Lloҫani, Lluka, Pozhari, Rastavica, Skivjani, Strellci, Vokshi etj.;
Disa toponime emërtojnë zona të (pa)përcaktuara dhe përdoren si antroponime. Ato janë formuar sipas ndonjë nocioni gjeografik: Hana, Kodra, Drini, Bregu – Bregaj, Prroni, Lumi, Llukaci, Pylla, Çabrati, Shkëlzeni, Maloki etj.
Përveç këtyre emrave që i përkasin zonave të vogla si fshatra a lokacione të caktuara, janë të pranishëm edhe pse më rrallë emrat e qyteteve, pra mbiemra nga toponime krahinash apo qytetesh më të largëta si: BABUNI, BUXHOVI (Mal i Zi), DULA (Qafa e Duhlës), GORANI (nga Gora), KAÇANIKU, KAÇINARI, KUMNOVA (Kumanova), LLAPI, MIRDITA, PEJA, PEÇANKU, PIREVA, PLAVA, PRIZRENI, PUKA, QYSA, RADOTINI, RAHOVECI, STAVILECI, SHALA (krahina e Shalës), SHATRI, SHKODRA, SHKUPI, TETOVA, TROPOJA, TUZI (rrethi i Ulqinit), VUTHI (nga Vuthaj) etj. …






Ky punim shkencor konsiderohet si kontribut ecje përpara në studimet e frazeologjisë dialektore të gjuhës shqipe.
Sipas akademik Besim Bokshit, autorja i ka dhënë këtij punimi lartësinë përkatëse shkencore dhe vlerën e një të dobie praktike.
“Për fjalorin prej 3 000 njësive frazeologjike me të cilin përfundon ky punim, them me të drejtë se jo vetëm numri mjaft i madh i njësive por sidomos përzgjedhja e tyre dhe shpjegimet, provojnë që punimi është shkruar me kujdes, maturi e pasion, si dhe me një shqipe standarte të saktë. Me botimin e veprës së titulluar “Vështrim mbi frazeologjinë e të folmes së Gjakovës, zbulohet edhe një studiuese e zellshme e shqipes”, shkruan recensenti i këtij punimi, Besim Bokshi.
Ndryshe, frazeologjizmat përbëjnë disiplinën më të re gjuhësore, e cila si e tillë është në rrugë të kristalizimit si degë shkencore në kuadër të gjuhësisë së përgjithshme.
Dialekti i Gjakovës shquhet për pastërtinë. Një prej autorëve më të spikatur të shekullit të XVIII – të, Gjon Nikollë Kazazi veprat e tij i kishte shkruar pikërisht me dialektin e Gjakovës.


Rezultate imazhesh për migena arllati






Rezultate imazhesh për migena arllati

KRITIKË LIBRIT TË PROF. DR. ASTRIT BISHQEMI DHE PROF. MIGENA ARLLATI, ME TITULL "AUTORË TË LETËRSISË SHQIPE PËR FËMIJË E TË RINJ (1886 - 2017)"

Fjalori i hartuar për letërsinë për fëmijë e të rinj,para së gjithash,ka karakter informativ e jo vlerësues


S'ka dyshim se fjalori 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj (1886-2017)' shpalos përvojën, dijen, fisnikërinë, sinqeritetin dhe profesionalizmin e autorëve dhe e gjithë puna e bërë në paraqitjen e të dhënave biografike e bibliografike të emrave e mbiemrave të krijuesve aq të shumtë të veprave të shkruara për fëmijë, na sjell te konstatimi që lidhet me mjeshtërinë e të shkruarit

Prof. dr. Astrit Bishqemi dhe Prof. Migena Arllati, me fjalorin enciklopedik 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj (1886 - 2017)', mbi të gjitha, nderojnë kulturën e historinë e letërsisë shqipe, në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë historinë e letërsisë shqipe për fëmijë, me krijuesit dhe studiuesit e saj.

S'ka dyshim se fjalori 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj (1886- 2017)' shpalos përvojën, dijen, fisnikërinë, sinqeritetin dhe profesionalizmin e autorëve dhe e gjithë puna e bërë në paraqitjen e të dhënave biografike e bibliografike të emrave e mbiemrave të krijuesve aq të shumtë të veprave të shkruara për fëmijë, na sjell te konstatimi që lidhet me mjeshtërinë e të shkruarit.

Fjalori shpreh një qëllim të vyer midis shumë qëllimeve të rëndë- sishme për letërsinë shqipe, në përgjithësi. Të gjitha këto qëllime përkojnë me idealet, aspiratat, dëshirat, përkushtimin, punën e organizuar e të planifikuar, përkojnë me ndjeshmërinë shpirtërore e mendore të autorëve, për t'u lënë brezave vepra të karakterit artistik, shkencor, historik e pedagogjik, në të cilat rrezatojnë vlerat me frymë të kulturës kombëtare dhe mbi këto aspirata autorët kanë arritur të dëshmojnë vetëpërmbajtjen e vetëkontrollin në raport me studiuesit e tjerë të letërsisë shqipe për fëmijë.

Astriti është një figurë poliedrike, është studiues i shumë- planshëm dhe është teoricien e historian i përkushtimeve të mëdha të çështjeve të letërsisë për fëmijë të kurorëzuara në shumë vepra e punime të shumta studimore - vepra që objektivisht sot përbëjnë një fond të vyer në fushën e letërsisë për fëmijë dhe kulturën mbarëkombëtare.

I një rëndësie të tillë pa dyshim është fjalori enciklopedik 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj (1886-2017)', botimi i dytë, botuar nga Shoqata e Intelektualëve 'Jakova', Prishtinë, 2017, në bashkautorësi i plotësuar dhe i përmirësuar, i cili në përmbajtjen e vet ka: Shkurtimet e përdorura, Dy fjalë për këtë botim, Parathënien, Shtojcën, Antologjinë për fëmijë e të rinj dhe literaturën kryesore, me gjithsej 464 faqe.

ETAPAT HISTORIKE

Përkitazi me motivet që kanë çuar autorët në botimin e fjalorit të plotësuar e të përmirësuar, lexuesi do të marrë vesh nga fjalët e autorëve të thëna në parafjalën e këtij botimi.

Në fakt, në këtë botim janë përfshirë autorë të rinj dhe studiuesit e letërsisë për fëmijë, pastaj janë saktësuar të dhënat mbi jetëshkrimin e autorëve dhe të veprave të tyre, si dhe kanë zënë vend botimet e veprave më të reja të viteve të fundit. Në fjalor janë shtuar rubrika të reja, që lidhen me libra të përkthyer nga gjuhët e huaja si dhe janë përfshirë kontributet e autorëve në hartimin e teksteve mësimore për shkollat fillore e të ulëta të mesme.

Po ashtu, në fjalor ka gjetur vend krijimtaria letrare e nxënësve të talentuar, që nga autorët është cilësuar si letërsi fëmijërore, e jo letërsi për fëmijë. Ndërkaq, parafjala e paraqitur në këtë fjalor nga Prof. Astriti përfshin të dhëna të bollshme rreth lëndës që ngërthen qëllimet që kanë nxitur autorin t'i hyjë hartimit të një fjalori të tillë. Janë rrokur etapat historike nëpër të cilat është zhvilluar letërsia për fëmijë dhe në këto rrjedha historike janë përmendur emrat e krijuesve të veprave për fëmijë e janë qartësuar disa dilema që lidhen me vitet, me autorët, me përkthimet e deri te veprat artistike për fëmijë nëpër rrjedhë të moteve, që studiuesit e degës së letërsisë për fëmijë i kanë çuar në përcaktime të ndryshme të kufijve të fillimeve të ndonjë krijimi, qoftë të përkthyer, qoftë origjinal.

Për ndriçimin sa më korrekt e sa më shkencor, në parafjalën e shkruar nga Astriti, janë sjellë emrat e krijuesve, studiuesve dhe historianëve më të veçantë të letërsisë për fëmijë, si: Prof. Bedri Dedja, Odhise Grillo, Agim Deva e autorë të tjerë të veprave të letërsisë botërore. Pas shfrytëzimit të literaturës së gjerë rreth zanafillës së letërsisë shqipe për fëmijë, është hedhjes dritë mbi përkufizimin se ç'është letërsia për fëmijë, ç'kuptojmë me lexim për fëmijë, ngase këto koncepte jo rrallë nuk kuptohen drejt as nga mësimdhënësit, e besa as nga disa studiues të kësaj dege të letërsisë.

Të gjitha këto çështje janë kristalizuar përmes të dhënave konkrete dhe si të tilla, problemet historiko-letrare, falë përgatitjes shkencore dhe kulturës së pasur letrare, janë fiksuar dhe janë trajtuar me akribi shkencore, duke iu shmangur kështu përgjithësimeve të çështjeve të panevojshme. Autorët, për hartimin e fjalorit kanë shfrytëzuar edhe leksikonin e Odhise Grillos, Hasan Hasanit, Nebil Durakut, Robert Elsit, Llambro Mallamos, e disa autorëve të tjerë dhe gjithandej parafjalës kanë treguar përparësitë e këtyre leksikoneve e aty-këtu edhe lëshimet, të metat e gabimet në përfshirjen e ndonjë krijuesi si shkrimtar për fëmijë e që në realitet s'i ka takuar kësaj lagjeje as me vepra e as me ndonjë ndihmesë tjetër, që do ta arsyetonte përfshirjen në taborin e krijuesve të letërsisë për fëmijë.

Fjalori enciklopedik 'Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj' (1886-2017), i hartuar nga prof. Astrit Bishqemi dhe prof. Migena Arllati, shënon një arritje të rëndësishme për kulturën e letërsinë shqipe për fëmijë. Duhet të theksojmë, pa subjektivizëm e pa ekzaltim, se autorët e librit kanë ditur t'i respektojnë autorët e leksikoneve të mëhershme për këtë fushë të letërsisë, duke u shprehur mirënjohje të sinqerta, në mesin e të cilëve shquhen Hasan Hasani, Nebil Duraku, Nasho Jorgaçi, Jup Kastrati, Zonjat Tabaku, Kosturi e Greva dhe dy autorë të huajl Elsi e Mallamasi. Me arsye themi se Astriti dhe Migena, në punën studimore, falë edukatës e kulturës së madhe që kanë nga letërsia, janë treguar, si gjithherë, studiues të pakompleksuar dhe aspak xhelozë ndaj studiuesve të tjerë. Kjo u bën nder dhe u shton vlerat e gjithëmbarshme, në radhë të parë si njerëz me virtyte të larta e më pastaj si studiues, që dinë të tregohen të matur e të vetëkontrolluar.

FRYMËZUAR NGA VEPRAT E NAIMIT

Siç kanë pohuar Odhiseja, Hasani e autorët e tjerë në leksikonet e tyre, edhe Astriti e Migena pohojnë se fjalori i hartuar për letërsinë për fëmijë e të rinj, para së gjithash, ka karakter informative e jo vlerësues.

Në këtë kontekst, Astriti e Migena, në fjalorin e sipërthënë, si nismë të letërsisë artistike për fëmijë e marrin vitin 1882 duke pohuar se: "Është një piketë starti dhe duhet të gdhendet si fillimi i bibliografisë artistike shqiptare për lexuesit e moshave të njoma." Viti 1886, që Astriti e ka përcaktuar si pikënisje të zhvillimit të letërsisë për fëmijë, ka simbolikën e vet, ka simbolikën e dritës së veprave për fëmijë të Naim Frashërit dhe Këndimit të çunavet këndonjitoreja dhe sidomos të vëllimit 'Vjersha për mësonjëtoret e para', në të cilin ndeshim vjersha me motiv patriotik, ndonjë e karakterit didaktik, shkencor, disa fabula të La Fontenit, të përshtatura si dhe sentenca e mendime të urta.

Natyrisht, viti 1886 na i bën të freskëta vargjet e qiririt, që simbolizojnë Naimin si misionar të dritës, misionar të iluminizmit, poet të përkushtimit mendor, moral e atdhetar, poet edukator dhe udhëheqës shpirtëror të popullit, poet të qëllimeve të larta njerëzore, morale, poet të porosive të mëdha, poet që u vu në shërbim të shqiptarëve dhe njerëzimit, poet që gjuhën shqipe e bën madhështore, poet që Shqipërinë e ngriti në kult, duke i krijuar asaj imazhe idealizuese, poet që te shqiptarët shpërndante shpresë e besim, poet që në Shqipëri natën e shihte tjetër natë e ditën tjetër ditë.

Dhe mbase autorët e këtij fjalori enciklopedik, duke marrë parasysh se veprat e Naimit përkojnë me veprat e mëdha të letërsive botërore, me arsye të shëndoshë zanafillën e letërsisë artistike për fëmijë e të rinj e nisin pikërisht me emrin dhe veprat e Naimit.

Këto mendime, që i shpërfaqëm rreth vitit 1886, të cilin autorët e marrin si nismë të letërsisë, në mënyrë më bindëse do t'i thotë akademik Qosja, kur thekson: "Duhet shikuar letërsia dhe kultura shqiptare përpara dhe duhet shikuar letërsia dhe kultura shqiptare pas Naim Frashërit për të parë se sa i madh, se sa historik është ndikimi i veprës së tij në tokë." Mendoj se këto kanë qenë pa dyshim arsyet e qëllimet që Astriti e Migena, të frymëzuar nga veprat e Naimit, kanë marrë si pikënisje të letërsisë artistike për fëmijë e të rinj vitin 1886.

Kur kihen parasysh këto të dhëna për dhe rreth konstatimeve që lidhen me disa çështje të mprehta; me letërsinë, me autorët e saj, me fillimin e ndonjë letërsie a lëvizjeje letrare, vlerësimet e mendimet e studiuesve të huaj nuk duhet të marrin ndonjë përparësi karshi studiuesve shqiptarë.

Këtë mendim e vlerësim e kam shprehur që më herët dhe kam thënë se është mirë të përkrahim punën e studiuesve të huaj, t'i respektojmë përpjekjet e tyre, por nuk mendoj se duhet t'i qesim përpara studiuesve tanë, ngase çdo studiues yni është më afër njohjeve dhe më me profesionalizëm do të flasë e do të hedhë dritë mbi këtë apo atë problem që lidhet me krijuesin e veprat e tij, sesa këtë mund ta bëjë një i huaj. Nuk e thotë më kotë fjala e urtë popullore: "Si të kruan dora jote, nuk të kruan e huaja."( DR. SC. FAIK SHKODRA).


Rezultate imazhesh për migena arllati





Kapituj të shqetësimeve të bukura


MENDIME NE KORNIZE

Mendime pas leximit të vëllimit poetik “Mendime në kornizë” të Migena Arllatit


Migena Arllati në krijimtarinë e saj shpalos një botë interesante poetike. Në 100 poezi të bukura plot elokuencë e ndjenjë shpirtërore, të titulluara simbolikisht në librin “Mendime në kornizë” poetja Migena Arllati, i ka ndarë në katër kapituj me tituj domethënës: 1- Orët e jetës 2- Më trembin orët kur jam me ty 3-Koha që s’ecën 4-Vdekje indifferences, të cilët kanë si bosht kohën që i ushqen me besimin dhe shqetsimin e ditëve që jetojmë, me dashurinë njerëzore që kërkon në çdo sekond të orës të vrasë indiferencën dhe ti hapë udhë sinqeritetit e mirësisë. Mendimi poetik nuk është i mbyllur në kornizë, përkundrazi i hapur, qiellor i cili rrok që nga grimcat e vogla të shpirtit e deri tek përjetimet brenda kufijve të gjendjes shpirtërore me impresionime të thella të ndijimeve e frymës me copëza të prekshme, të shthurjes së ëndrrave, në gjurmët e kujtimeve vizive të kendshme, për të determinuar në hapësirën e përditshmrisë, motivuar nga dritëhijet njerëzore. Po ta shkosh me syrin e një kritiku letrar apo të një studiuesi dashamirës të poezisë, të 100 poezitë e Migena Allratit, kanë dy motive bosht : 1- Dëshirë njerëzore për të ndryshuar realitetin eksistues dhe 2-dashurinë si mision për të ngushtuar çdo orë e çdo çast mospërputhjen midis këtij ndryshimi. Në themel të këtij boshti poetik është finesa poetike dhe dinjiteti femëror. Është kjo arsye që poetja nuk i shpëton kurthit të botës femërore, duke e tërhequr në “kthetrat “ e një vargu plot inteligjencë e delikatesë feministe. Vështrimi, krahasimi, interpretimi, vënia përballë e dy botëve, mashkullore dhe femërore, e së mirës me të keqen, bëhet nga pozita e filozofisë feministe, ndaj pemët me gjethe ngjajë si “të veshura me minifunde”. “Gjethet ngjajnë si lozanjare/ si lozanjare që joshin djemtë tu vijnë pas”, edhe fjalët “thurin gërsheta”. Edhe puthjet janë gjithashtu femërore,njerëzore, që kërkojnë hapsira të reja për jetë plotmeritueshme. Në kapitullin e parë “Orët e jetës”, poetja “lëviz” me ndjenjën dhe mendimin e saj “akrepat e orëve” që ata kapin gjithçka që ka mbetur pa realizuar, sidomos në dashuri. Brenda ecjes së akrepave të orës, poetja e ka metaforizuar si koncept i lëvizjes së materies në kohë dhe në hapsirë, në përjetim të gjithçkaje të mirë dhe urrejtje të justifikuar çdo absurditet dhe abstragim të papranueshëm nga shoqëria ndaj shprehet :
“Abstraktja
Më pëlqen vetëm
Kur është abstrakte
Aspak e abstraguar”
Në qarkullimin 360 gradë të akrepave nëpër sekonda dhe minuta të orës, lëviz ikja dhe pritja, rastësia dhe inversi, ecja para dhe kthimi prapa, dashuria dhe urrejtja, ndjehet ngrohtësia dhe ftohtësia, ka lot e këngë, ëndrra e shpresë.
“Ndodh që ditët
Të më duken vite
Ndodh që çastet
të më bëhen të palëvizshme
Ndodh që jetën
ta ndërroj me një orë.”
Poetja, duke e konceptuar jetën si pjesë e kohës dhe hapsirës, kërkon të ketë kohën e saj, ta jetojë atë siç ia ka dhënë perendia, ta shfrytzojë atë në çdo qelizë e grimcë për të mirën e njerëzimit, kërkon sigurinë e saj dhe ta plotmeritojë atë pjesë kohe që i takon.
“S’di se ç’kordinatë të atyshme
Do të zë unë”.
Kur nuk realizon ëndrrën dhe shpresën e saj, poetja prap fajëson kohën dhe bie në një farë pesimizmi:
“Orët e jetës sime
nisin atje ku mbarojnë
Orë të zgjatura tërkuzë
Orë të shtyra me zor
Orë që prishen e ndreqen sërish
për tu prishur e mos u ndrequr më kurrë.”
Ky pesimizëm është i justifikueshëm për çdo njeri, e jo më për një poete të ndjeshme si Migena Arllati, që preket për gjithçka njerëzore e nuk ecën sipas parametrave të zhvillimt. Ndaj ajo shpejt del nga kjo plogështi e çastit dhe vrapon në kërkim të një një kohe plot dashuri njerëzore e sidomos për dashurinë që lidh dy njerëz për tu bërë bashkëshortë të mirë në shërbim të një familje të shëndoshë e metë ardhme. Gjë që shpaloset qartë në kapitullin e dytë: “Më trembin orët kur jam me ty”, i cili përshkruhet kryesisht nga ndjenja e thellë e dashurisë bashkëshortore, duke e konceptuar lidhjen e çiftit si themeli i gjithë dashurive, nga ku nis familja e ripërtëritja e jetës. E këtë lidhje pavdeksie midis çiftit ajo e shpreh bukur në poezinë “Nëse…” :
“Nesë bëhem yll
Ti mos u tremb
Se nuk iki
po u bëra thëngjill
shtrëngomë se nuk të djeg
nëse bëhem zanë
Pra kjo dashuri ka lindur nga një njohje e thellë, e kalitur në vështrësi e sprovuar në dallgët e jetës ndaj s’ka forcë që ta shkëpusë çiftin nga njëri- tjetri. Mesazhi që jep poetja është i qartë: kush fal dashuri, fal jetë, dhe këtë me një sinqeritet femëror, nëpërmjet një konçiziteti që merr formën e aforizmës, të shprehura me elokuencë e filozofi gjithëpërfshirse tek këto vargje :
“Kur të më takosh
Mos harro të më puthësh
Kur të më puthësh
harro gjithçka!”
Duke e konsideruar lidhjen dashurore, krijimin e familjes, harmoninë bashkëshortore, si themel që lind përtëritje vazhdimësi jete, poetja nuk pranon për asnjë çast vetminë, ndaj atë e trembin orët kur është pa të dashurin. Sepse ajo e ka aq sinqerisht, saqë mund të duket edhe si naivitet fëminor kur shprehet :
“Më beso
pa ty jam një hiç
që pret të rikthehet në gjithçka.
Edhe në dy kapitujt e tjerë, “koha që s’ecën “ dhe “ vdekje indiferencës” poetja me finesë artistike në çdo varg e poezi e vë dashurinë dhe kohën në funksion të njera tjetrës. Koha sjell dashurinë dhe dashuria i shtytje kohës. Dhe kur koha nuk ka si motor dashurinë ajo e mërzitur shkruan:
“Sa ditë të poshtra
ditë topalle
që zvarriten me gjuhë jashtë “
dhe pastaj pak e trishtuar ajo çuditet që e sheh veten të zgjuar nga gjumi “me një lule të vdekur në dorë”. Ajo që s’duron dot poetja Migena Arllati është indiferenca. Indiferenti është më i rrezikshëm se ai që e kryen një veprim të keq. Ajo indiferencën e vret me dashuri, me sinqeritet poetik… Siç deklaron :
“s’jam manekin
Indiferencës t’i bëj strehë.”
Poetja, një vend të veçantë ka rezervuar për nënën me një gjetje të bukur e përcjellë edhe me një mesazh të qensishëm të mallit pashuar për të, të mbushur plot me nostalgji e madhështi shpirti në meditimin që tingëllon shumë ndjeshëm. Vargje që përcjellin akoma ngrohtë kujdesin, porositë,që as dhimbja mbështjellëse e mallit dhe as pluhuri i viteve mbi shpinë, nuk ka arritur t’i mbuloj përjetimit të bukur ku mbartet brenda vargjeve kjo dashuri e thurur me ndjesi e cila të jep një emocion të veçantë kur e lexon. Duke përdorur krahasimin, ketë figurë për kujtimet që, vetëm poetikisht mund të vijnë kaq bukur jeton disa çaste me kohën dhe kujtimet e kaluara, ku psherëtima e tyre shëndërrohet në gur të vlefshëm lirikë dhe duam apo nuk duam ne,ato na shoqërojnë në ekzistencën tonë:
“Si nata kredhur në qetësi
më vijnë fjalët e tua, nënë
e jastëku i bardhë, i butë si bora
janë duart e tua që më ledhatojnë
Duke gërmuar me realizëm në damarët e jetës, poetja e koncepton atë si luftë e përpjekje, vështirësi e dhëmbje, sfidë e triumf mbi të. Ndaj ajo është e sigurtë se do të jetë sfidante për një të ardhme të gurtë:
“Jeta ime qe gdhendur dhëmbjesh mbijeton d uhet te jetoje”.
(Pëllumb Gorica )

Përgaditi:Floripress(Flori Bruqi)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...