Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/19

“Pyesni zemrën”, një vëllimi i ri poetik nga Emine S. Hoti


Nga Viron Kona

“Pyesni zemrën” është vëllimi më i ri poetik i poeteshës shqiptare – norvegjeze Emine S. Hoti. Nga titulli lexuesi kupton se libri është një rrëfim i sinqertë, që ka burim zemrën e një gruaje të emancipuar, e cila ka kaluar një jetë personale të vështirë dhe plotë privime, ndërkohë që është shfaqur kurdoherë si një luftëtare e së resë përparimtare, kundër dogmave dhe zakoneve të vjetra patriarkale të lëna trashëgim nga e kaluara e herrët. Duke lexuar vëllimin në dorëshkrim, krijova bindjen se autorja përfaqëson një grua simbol të përparimit, ajo është një flamurtare dhe një dritë orientuese për të drejtat dhe liritë e femrave shqiptare në radhë të parë, por edhe në përgjithësi, pasi mendimet që ajo shfaq, ndjenjat, mesazhet, ëndrrat, gëzimet e dhembjet, janë thellësisht njerëzore dhe të realizuara me një gjuhë të vërtetë artistike, të thjeshtë në dukje, por të shprehura me figuracion të pasur dhe me një mendim të qartë e të përparuar, i cili rrjedh nga një shpirt i pastër e i dëlirë, nga një zemër e bukur, e lënduar dikur në ndjenjat dhe jetën e saj, por kurdoherë kurajoze, e guximshme dhe krenare. Ndaj mendoj se lexuesit në përgjithësi dhe, veçanërisht vajzat dhe gratë që kanë provuar në jetë përvoja të hidhura e të dhembshme, marrin nga këto krijime poetike më shumë guxim dhe kurajë, pasi poezitë kanë forcën e një zjarri të dëshiruar në një kohë të ftohtë dimri; ato të ngrohin trupin dhe shpirtin, të japin jetë dhe gjallëri, të çlirojnë nga ngërçet dhe gjendjet e rënda që krijon jeta me ngricat dhe me dallgët e pandërprera.

Gjithçka e shkruar në vargje, shpreh rrahjet e një zemre të pastër dhe të bukur, të thjeshtë dhe krenare, që nuk pajtohet me të keqen, por lufton me të, pa mllefe dhe urrejtje personale. Duke njohur peshën e rëndë të mentalitetit të prapambetur, me anë të vargjeve, poetesha Hoti ia arrin të çelë përpara lexuesit vizione të reja, ajo bënë që lexueset vajza dhe gra, duke lexuar këtë libër të marrin më shumë guxim, kurajë dhe forcë që të mos përulen e të mos gjunjëzohen përpara të keqes, por ta kundërshtojnë hapur atë, sepse, përndryshe, do të dëmtojnë veten, jetën e tyre. Autorja na rrëfen me vargje të ndjerë se mjedisi ku lindi, u rrit dhe jetoi rininë, krahas bukurive dhe madhështisë që ka vendlindja dhe marrëdhënia me njerëzit më të dashur, bartte edhe ndonjë përvojë të hidhur. Fati e solli që ajo vetë të bjerë viktimë e asaj prapambetje e, si rrjedhojë, zjarri i dashurisë së saj u shua ende pa nisur mirë, sepse mbi të veproi detyrimi zakonor. Ëndrrat që ajo kishte ngritur, si një aureolë lumturie për jetën dhe të ardhmen me djalin që donte, u shkatërruan menjëherë, siç pret një sëpatë një dru të bukur e të gjelbër që porsa ka nisur rritjen drejt qiellit dhe diellit.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite të jetës, përsëri, edhe sot, ndjenjat e ndrydhura dhe të shtypura të poeteshës, qëndrojnë ende si thëngjij të ndezur në zemrën e saj të bukur, ato janë brengë që dhemb, por edhe prush që ngrohë shpirtrat e dashuruar, ndërkohë që djeg dogmat dhe mendimet e prapambetura të atyre njerëzve që, edhe sot në këtë botë të qytetëruar, mbajnë ende qëndrime të errëta sunduese ndaj vajzave dhe grave, deri dhe dënojnë bijat e tyre të shtrenjta pse ato shfaqin kurajën të dashurojnë dhe ta shprehin hapur mendimin apo dashurinë e tyre të çiltër. Dihet që në shekujt e sundimit osman, edhe shqiptarët kaluan këtë kalavar errësire dhe zakonesh të egra e barbare ndaj vajzave dhe grave, të cilat aso kohe ishin të skllavëruara dhe të detyruara t`i bindeshin verbërish mentalitetit të egër të burrave patriarkalë. Por, le t`i shohim këto mendime dhe mesazhe njerëzore, duke shfletuar faqet e këtij libri poetik, mbresëlënës, emocionues dhe të vërtetë:
Te vjersha “Nënës sime” që çel vëllimin, poetesha Emine Hoti, me një gjuhë të thjeshtë shkruan: “Ëndrrat e mija, perënduan,/Më dërguat nuse, pa dashur unë,/Por dhe atje nuk u dorëzova,/Fëmijëve të mi, ju përkushtova”. Thjesht dhe bukur, në pak vargje, lexuesi zhytet e përfshihet i tëri në vorbullat e fatit të një vajze të re, e cila na lajmëron me dhembjen e zemrës për një jetë që nis me privimin e dhunshëm të ndjenjave të saj, por që artistikisht përmban në vetvete vlerën e një romani të tërë. Ndërkohë që, për jetën e vajzave dhe të grave shqiptare të Kosovës, krahas mentaliteteve të errëta të trashëguara, ishte edhe më i egër sundimi sllavo-serb, i cili me konceptin e më të fuqishmit e të pushtuesit, për dekada të tëra i trajtoi si skllevër shqiptarët, duke i persekutuar, duke i dhunuar e vrarë, burrat, por deri dhe vajzat e gratë shqiptare me fëmijë në djep apo dhe në bark. Në kushtet e një shtypje të rëndë e mizore, duke mos duruar skllavërimin, disa, mes tyre edhe heroina e librit, njëherazi autore, u detyruan të braktisin vendlindjen dhe të merrnin udhët tragjike të mërgimit. Poetesha shprehet dhembshëm me vargje, duke iu drejtuar fatit të zi të nënës së saj: “Vetëm ti e di çfarë përjetove në shtëpi,/Barbarët e egër duke të torturuar,/Të rrahën për vdekje për të të çmendur,/Këtë, më mirë të mos ma kishe treguar!” Kurse në vijim, ajo krahas dhembjes që ndjen si mërgimtare, shpreh emocionin, mallëngjimin dhe dashurinë e madhe për nënën e saj të shtrenjtë, që ndodhet larg saj, që nuk e braktisi atdheun me gjithë situatat e rënda nën pushtimin e egër e barbar: “Me shumë mall po ju shkruaj,/Deri në vdekje për ju po vuaj,/Nga mërgimi, me mallëngjime,/Të përqafoj, oj nëna ime!” Kurse te vjersha” Vendlindja ime”, poetesha Hoti rrëfen shpirtin saj të madh e të dëlirë, zemrën e saj të dhembshur: ”Të shkruaj nga larg, se s`të harroj,/Përherë me ty, dua të jetoj,/Gëzimin e hidhërimin që pata me ty,/Unë i shndërrova vetëm në dashuri.”
Vjershat rrjedhin njëra pas tjetrës si ujëvara me ujë të freskët e transparente, ku lexuesi ndjen dëshirën të zhytet dhe të ndjejë, bashkë me freskinë dhe bukurinë, edhe vlerën e ujit të rrjedhshëm e jetëdhënës, që zbret me rrëmbim nga malet e lartë e të bardhë, ku dëbora shkrinë nën rrezet e ngrohta të diellit. Te vjersha “I vetmi në këtë botë”, poetesha zbraz gjithë çka në zemër për njeriun që dashuron, por, e përfshirë nga pengesa të shumta, që nuk ia mundësuan realizimin e dashurisë së saj, ajo e rrëfen këtë ndjenjë si pengë të jetës, duke bërë njëherazi një vetëqortim, sepse duhej të ishte treguar edhe më guximtare dhe e panënshtruar, të kishte dëgjuar zërin e zemrës, të kishte vepruar siç i thoshte ajo me rrahjet e saj dhe ta zgjidhte dilemën që e mundon edhe sot e kësaj dite: ”Kurrë në jetë mos mendo,/Që unë do ta dua një tjetër,/Vetëm ty të mendoj,/Por nuk dijë si të veprojë”. Duke u ndjerë e vonuar dhe e pafuqishme për të jetësuar ndjenjat dashurore, poetesha i drejtohet për ndihmë Perëndisë tek e cila ka besim të plotë. Në vëllim, poezitë, si në një “stacion” shpirtëror, ndalen përherë te brenga që fsheh zemra për dëshirën e penguar, për ëndrrën e ndërprerë në mes, por, që, me gjithë këtë pezmatim, siç ndodh me njerëzit e dashuruar fort, herë-herë shpresa dhe besim vagëllojnë në mendjen e poetes si një flakërimë vetëtime, që shfaqet befasisht në errësirën e një nate dimri, duke i dhënë shpresë se, mbase, kushedi, ndoshta, ëndrra e saj do të marrë drejtimin e duhur, do të ndodh mrekullia e dëshiruar e, kësisoj, jeta do ta gëzojë, ajo do të lumturohet, ëndrrat e saj të ndritshme do të marrin udhë, do të gjallërohen dhe do të bëhen të prekshme si vetë jeta. Por, shpejt ëndrra shuhet, në vend të saj dhe të dritës, te shpirti i poeteshës heroinë, zë vend errësira, zemrën e saj e shpon si shigjetë e mprehtë dhembja për ëndrrën e shuar dhunshëm e, si pasojë, asaj asgjë nuk i hynë në sy: “Ajo errësirë mua më treti,/Në një kënd ku dielli nuk bënte dritë,/Mungonte Ylli e trëndafili,/Për mua ferr mbretëronte çdo ditë”. Kurse te poezia “Kjo botë e verbër ishte për mua”, poetesha Hoti, me një figuracion të gjetur e të rrallë e që shumë poetë do ta kishin zili, shkruan:”Errësira çdo herë mua më shoqëroj,/Duke vuajtur e lotuar e strukur në vetmi,/Përherë qielli më shikonte i trishtuar,/Duke ngrohur shpirtin tim me yjet e tij”.
Duke lexuar poezitë dhe duke kryer detyrën e redaktorit, herë-herë më rrëmbente mendimi se vargjet e Emine S. Hotit janë një himn origjinal i dashurisë, ajo i këndon asaj me fjalët më të sinqerta dhe më të pastra, duke i thurur vargjet me transparencën dhe ndriçimin që përcjellin deri tek ne yjet dhe hëna. Janë vargje që na tronditin dhe na vënë në mendime, duke na rrëfyer se zemrat e dashuruara fshehin dhe mbajnë brenda tyre prush të zjarrtë e të nxehtë, të mbuluar nga një shtresë e hollë hiri, e që, mund të zbulohet, vetëm në mënyrë metaforike dhe të figurshme, me gjuhë poetike të vërtetë: “Në brendësi të shpirtrave tanë,/Patëm të shtrenjtën dashuri,/Dashurinë e pastër si floriri,/Që heshtja jonë e mbuloj përgjithnjë”.(Në këtë rast, në mënyrë të figurshme, dashuria është prushi i zjarrtë, kurse heshtja është hiri që e mbulon).

Poetja dhe stilistja Emine S. Hoti me një grup shqiptarësh në
Norvegji të veshur me kostume tradicionale shqiptare të qepura
dhe te dizenjuara nga vet Eminja.
Në vëllim lexuesi do të ndjejë dallgët e mallit për vendlindjen, atë mall që e kanë vetëm mërgimtarët e detyruar të zvarriten rrugëve të botës për mbijetesë, por që zemra u vlon nga dëshira që t`i gjenden pranë atdheut dhe njerëzve të tyre të shtrenjtë; aty e kanë mendjen, për atë u rreh zemra, duke ndjerë si detyrë të brendshme që të bëjnë edhe ata diçka, të kontribuojnë për atdheun. Ndërkaq, poetesha, duke e lënë të lirë, si një shqiponjë në fluturim, ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe të nderimit për luftëtarët e lirisë, u thur vargje të ngjyer me nektar zemre dëshmorëve, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kanë një tingëllimë të veçantë vargjet që shprehin respekt të thellë për sakrificat ndaj atdheut, një tingëllimë që ndez më shumë flakët e zjarrit poetik, teksa ai zjarr përcjell nderim dhe mirënjohje për dëshmorët që mbetën të shenjtë në piedestalin vezullues të lirisë: ”Ju lumtë o trima, ju nuk vdiqët kot,/Gjithë kombi ynë me ju mburret sot,/Vendi ynë sot me krenari,/Përjetë do t`ju shkruaj juve histori”. Kurse poezia “Shkove pa lamtumirë”, i kushtohet dëshmorit Hafir Shala, të cilin poetesha e ka pasur shokë shkolle: “Kam ca fjalë, për t`i thënë TY,/Pusho i qetë, me gjithë shoqëri,/Në çdo kënd, jeni me ne,/S`keni vdekur, por keni le!” Kombi dhe atdheu janë për poeteshën një simbolikë e bukur dhe një lajtmotiv udhëheqës në jetë. Ajo, sa herë shkruan, vendlindjen, atdheun dhe kombin nuk i largon kurrë nga mendja, përkundrazi u këndon me zjarr dhe me shpirt, me zemër dhe me hove të larta shpirtërore. Kjo duket shumë qartë dhe te vjersha “Krenohemi me ty”, kur poetesha shkruan: ”Sa ndihem krenare vendlindje me ty,/Për ty çdo herë ndiej vetëm dashuri,/Kah do që shkoj, kudo që shkova,/Kurrë me askënd ty nuk të ndërrova”. Dhe më tej: ”Lotët faqeve më rrjedhin,/Vërshojnë pa u ndalur si përrua,/Qaj me mall dhe rënkoj,/Për vendlindjen që me shpirt e dua”. Është origjinale dhe interesante poezia ”Libri”, e ku, autorja shpreh dashurinë e saj për librin dhe leximin, rrëfen vlerat e librit dhe sesa ka mësuar dhe mëson prej tij, e konsideron atë një shokë të dashur dhe të mençur, që ndriçon errësirën dhe i jep zemër e krahë. Kurse në përfundim ajo e mbyll këtë poezi me vargjet këshilluese: “Për të gjithë kam një këshillim,/Duajeni librin deri në amshim”.
Vjershat e Emine S. Hotit, herë-herë kanë edhe karakter filozofik. Poetesha vlerëson dhe analizon jetën e njeriut, e respekton atë, të drejtat dhe liritë e tij, kërkon që njeriu pavarësisht kushteve e rrethanave, të nderohet dhe të respektohet, si qenie që ka lindur i lirë. Nëpërmjet vargjeve ajo kundërshton me forcë padrejtësitë, që shpesh u bëhen individëve, grupeve shoqërore e deri popujve e kombeve, duke iu mohuar atyre të drejtat dhe liritë, për të jetuar dhe për të gëzuar jetën të qetë dhe të lumtur. Duke jetuar dhe punuar në një vend me demokraci të zhvilluar siç është Norvegjia, poetesha ka fituar koncepte të reja dhe të bukura për jetën e njeriut. Ajo kërkon që njeriu të lihet në liritë, në të drejtat e tij, ai as të mos dhunohet nga më të fortët dhe më të fuqishmit, por të respektohet, madje në jetën e tij nuk ka pse të tjerët të ndërhyjnë, përkundrazi duhet të tregojnë respekt. Të tjerët, le të përmirësojnë në radhë të parë veten e tyre dhe të mos mbajnë vështrimin vetëm tek tjetri, duke parë “qimen te tjetri dhe jo traun tek vetja”. Ja se si shprehet poetesha: “Njeriu vjen vetëm njëherë në këtë botë,/Jetën e tij për ta jetuar,/Lirinë e jetës së tij për ta gëzuar,/Nuk vjen në këtë botë për t`u mallkuar”. Dhe e mbyll vjershën me vargjet aforistike: “Një lindje, një jetë, një dashuri,/ Një vdekje për çdo njeri”. Kurse te vjersha “Pyesni zemrën” e cila pagëzon dhe titullin kuptimplotë të vëllimit, autorja shpalos kulturë intelektuale të vërtetë, nga e cila lexuesi kupton se poetesha vetë ka parë e provuar shumë në jetë, ka arritur të nxjerrë konkluzione të thella nga jeta dhe, që, doemos ato nuk i lë djerr e në shkretëtirë, por u jep gjallëri me vargjet dhe këshillat e saj poetike, të cilat janë njëherazi edhe aforizma të ndjera: ”Mos pyetni njeriun çfarë ka ndodhur,/Pyetni zemrën e tij çfarë ka përjetuar,/Çfarë ka parë me sy, çfarë ka dëgjuar,/Pastaj mundemi atë me e gjykuar”. Kurse te vjersha “Ndodhitë duhen shkruar”, poetesha përcjell me modesti përvojën e saj, por edhe nënvizon përkushtimin e sinqertë në udhën e shkrimeve: ” Në momentet kur shpirti qetësi gjen,/Lapsin dhe fletët gati dua t`i kem,/Gjithë ndodhitë duke i shkruar,/Që të di se si kam vepruar”. Kjo këshillë e vyer e poeteshës, vlen për këdo, sepse siç thoshin të vjetrit: “Fjalët i merr era, ajo që shkruhet mbetet.”(“Verbavolant, scriptamanent”). Dhe e shkruara ne na kujton hapat e jetës, episodet dhe ndodhitë e shumta, që, nëse nuk shkruhen, ato “shkrihen si kripa në ujë”, harrohen dhe, kështu, njeriu humbet shumë gjëra të çmuara e me shumë vlerë, që kanë të bëjnë me rrugët e tij të jetës, me shpirtin e tij dikur të ri dhe të zjarrtë, me ëndrrat dhe pasionet, por edhe me përvojat që i vlejnë atij vet e që mund dhe duhet t`ua përcjellë brezave të rinj, fëmijëve, nipërve dhe mbesave, që edhe ata të ecin sa më drejtë dhe në mënyrë të ndershme në rrugët e jetës.
Është një simbolikë e vërtetë dhe himn i gjallë poezia “Nëna Terezë”, e cila të frymëzon dhe të befason me vargjet e bukur plot figuracion artistikë, e ku poetesha jonë shpreh ndjenja të sinqerta respekti, dashurie dhe mirënjohje për Nënën e Madhe Shqiptare, e cila i dha emër dhe nder të veçantë kombit shqiptar, zgjoi tek ne ndjenja të reja krenarie për emrin e madh shqiptar: “O nëna jonë e shenjtë,/Mburrja jonë kombëtare,/Na bëre të jemi kokëlartë,/O NËNË TEREZA – NËNA JONË E MADHE!” Sikurse, vargje që dalin nga zemra, poetesha thur edhe për pajtimtarin e madh Anton Çeta; kujton kontributet e tij për pajtimin e shumë shqiptarëve që ishin në hasmëri me njëri-tjetrin, por ajo e kërkon edhe sot atë njeri dhe burrë të mençur, që të ngrihet edhe një herë dhe të ndihmojë shqiptarinë, të qetësojë mendjet e nxehta, të qartësojë disa situata të turbullta e marrëdhënie jo vëllazërore midis politikanëve shqiptarë, t`i shërojë ata nga ndjenjat e urrejtjes e të hakmarrjes dhe t`i bashkojë më shumë e më fort për t`i bërë ballë jetës, vështirësive, intrigave dhe kurtheve që ngrenë armiqtë e kombit, të cilët herë duket sikur humbasin diku dhe, papritmas ngjallen dhe shfaqen përsëri me ligësitë e tyre, duke na kujtuar proverbin e lashtë se “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron!” Ja se si e portretizon poetesha Hoti pajtimtarin e shquar:”Ishe njeri i madh,/O burrë i bujarisë,/ O Baci Anton,/Po të thërrasin të gjithë./Ah!, sikur të jetë gjallë bacë Antoni,/T’i bashkojë këta shqiptarë të përçarë,/Që s’ka kush që i bashkon”.
Respektin për gruan, poetesha e shpreh në mënyrë magjike te vjersha “Urim për 8 Marsin!” një urim që del nga zemra e një gruaje që ka kaluar mundime të shumta në jetë dhe që uron gjininë e saj, gratë dhe vajzat me fjalët më të ëmbla, më të ngrohta, më të sinqerta, të mbushura me figuracion të lakmuar artistikë, me figura si perlat që gjenden duke i kërkuar gjatë dhe pa u lodhur: “Në zemrat tuaja mbretëroftë çdo herë,/Gëzimi, hareja e lumturia,/Të pa vdekshme jeni, ju fali Perëndia,/Me ju krenohet e mbarë njerëzia/ Kudo që jeni në këtë planet,/Të bukurat e natyrës, burime të jetës,/Pasardhësit tuaj Zoti ju bekoftë,/Gjitha të mirat juve ju dhuroftë!/Burim i pa shterur jeni në këtë botë,/Gjini e bukur natyra ju krijoj,/Nga ju rrjedh mjalti e pasuria,/Me ju gjithnjë bota do t`përparojë.” Kurse vargje të tjera plot zjarr, poetesha derdh edhe te poezia “E dashura nëna ime”. Nga dëshira e mirë dhe emocioni që më krijoj kjo poezi, s`po rri dot pa i përmendur disa vargje: “Nga larg e tretur në mërgim,/Të përqafoj o nënë, me mallëngjim,/Ti je në mendjen e zemrën time,/O e shtrenjta,e dashura nëna ime!/Na ndajnë mijëra kilometra,/Por dije o nënë, unë çdo ditë të kujtoj TY,/Nipërit dhe mbesat të duan shumë,/Të përshëndesin me shumë dashuri./Fati e deshi të marr rrugën e mërgimit,/Të ndahem nga ti e dashura nënë,/Ti rrezja e diellit në ditët e vështira për mua,/Ti ngushëllimi im në netët e gjata pa hënë,/E di se të ka marr malli për mua,/Çdo here zemra me qanë, syri loton,/Vajza jote mërgimtare të përqafon./Nipat dhe mbesat tuaja,/Janë krenare me TY,/Të përshëndesin dhe të urojnë 8 Marsin,/Nëna e gjyshja jonë e dashur,/qofsh e lumtur gjithnjë”.
Nuk po zbuloj në këtë fjalë parathënë-se gjithë bukuritë poetike që përcjell zemra e madhe dhe shpirti i bukur i poetes shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti, por dëshiroj të shpreh respektin e thellë ndaj saj dhe ndjenjave të ngrohta poetike e me bukuri tronditëse, e, gjithashtu, dëshiroj t`i them lexuesit që t`i lexojë poezitë e këtij vëllimi, të cilat zhvillojnë çiltërsisht përgjigjen e titullit: “Pyesni zemrën”. Është një zemër që rrëfen pa reshtur dhe me ndjenjë, që shfaq lirshëm bukuritë e shpirtit njerëzor, mirësitë dhe dashuritë e pastra si kristali dhe gurgullimën e shëndetshme të jetës, ashtu siç e urojmë dhe e dëshirojmë të gjithë.

Poeti që kërkon një strehë




Nga Nuri Dragoj

Mihal Gjergjin e shohim përditë majë biçikletës, shpotitës dhe të rrëmujshëm njëkohësisht, me vështrim tej mbi male, ndaj duket sikur nuk është mbi biçikletë, por mbi Olimp. E e shohim përherë në kërkim të lirisë, në kërkim të së vërtetës, i papajtueshëm me pushtetin e burokratëve, me mungesën e kriterit të meritokracisë, i pagjunjëzuar para zyrtarëve që lënë njerëzit e aftë në rrugë, pa punë, vetëm pse flasin e pasqyrojnë realitetin. Poezia e tij tregon që rruga drejt të vërtetës, drejt të madhërishmes, është rruga e poetikës së kulluar, pa retushime, që ecën përmes një jete të trazuar, mes përplasjesh unikale. Vargu i tij nuk e fsheh krenarinë e shpirtit në paraqitjen e realitetit shoqëror, rebel dhe i papajtueshëm deri te ai. Poeti shpalos një botë të ashpër e të thyer me përplasje të forta shpirtërore, me drama e dyzime unikale.


Në poezinë e tij “Kërkoj nje strehë”, shfaqet britma poetike e autorit, pasi ai ndihet i zhgënjyer, i nëpërkëmbur, në një farë mënyre i tradhëtuar nga ata që i quan “bijë putanash, pjella të turpit”. Me vargjet e tij fshikullon pushtetarët mediokër, që nuk mendojnë për të ardhmen e këtij vendi, por vetëm për kolltukun e tyre, që nuk durojnë mendimin ndryshe, që s’mund të pajtohen me të vërtetën. Mihal Gjergji kërkon një Shqipëri të zhvilluar ekonomikisht, me shoqëri të emancipuar, me njerëz të lirë e pushtetarë që prodhojnë dashuri dhe jo dhunë, me nëpunës që përpiqen të rrisin të ardhurat dhe jo me zyrtarë që robërojnë lirinë, që mbjellin varfëri dhe detyrojnë rininë të iki në kërkim të lirisë dhe punës së munguar.
Për Mihal Gjergjin privimi i lirisë nuk ndihet vetëm brenda burgut, por edhe në demokracitë e cunguara, ndaj ai godet ashpër në emër të këtij ideali, në emër të lirisë. Naimi shkruante për Shqipërinë, “Lum kush të rroj që ta shohi zonjë…”. Dhe ende ajo nuk është bërë zonjë. Rinia po ikën. Korruspioni ecën me hapa galopante. Poeti kërkon një strehë. Po ku do të gjendet ajo strehë për të? Pse nuk gjen qetësi dhe strehë në vendin e vet? Mos vallë ndodh njëlloj si atëherë, kur Fan S. Noli kritikonte ashpër paaftësinë e qeveritarëve: Ti Halim që s’di këndim / Bëju vezir për arsim… Ashtu bën edhe Mihal Gjergji. Ai tallet por dhe ndjen dhimbje duke u përlasur me ingranazhet e administratës së paaftë të shtetit shqiptar. Është kjo arsyeja që kthen kokën drejt përëndimit dhe niset mendueshëm pa ditur se ku, veçse “kërkon një strehë”. Në poezinë e tij përjetohet brengë e dhimbje, thirrje për më shumë dashuri njerëzore. Poeti shprehet kundër frymës vrastare të kohës së djeshme, por dhe të sotme, gjë që shihet në klithmën e tij bashkë me vuajtjen, kur bën apel për të mos u nënshtruar, ndonëse vuan dhe mjerimin e të tjerëve. Ai nuk përkulet para pushtetit të të paaftëve, por që shfaqet brutal, në një shtet ku mbretërojnë hajdutët dhe kriminelët. Poezia e tij është një kumt që synon të lidhë njerëzit me njëri-tjetrin, me botën, është një mënyrë ekzistence, manifest i shpirit të tij të lirë e të panënshtruar.
Mjedisi që krijojnë burokratët e paaftë, nuk është më pak se nata komuniste, pasi ata të thonë lirinë e ke, dhe të lirë nuk të lenë. T’i s’do të largohesh nga atdheu yt, por ata të shtyjnë të ikësh, të udhëtosh larg për të gjetur një strehë, të ikësh e të mbetesh me kokën prapa: Ik më thanë, ik tutje / Merr arabanë me plaçkat e trupit. Me mjete poetike të zgjedhura metaforikisht, ai ka mundur të shpalos fatkeqësinë e individit të projektuar në përjetimet e veta. I dëshpëruar se dëshirojnë ta largojnë në një kohë që “gjithë jetën mbolla farë të zgjedhur”. Vetmitar kam mbetur / Ku të vete?
Autori e do vendlindjen e tij të lashtë, i hyjnizon simbolet e kombit të vet, i dhimset shqiponja, të cilën e kanë ndjekur në shekuj, i kanë zenë prita në shtigje e male, e kanë ndjekur me plumba, me hije, me keqdashje, me padije. Mihal Gjergji e di që emri i shpendit “Shqiponjë” përmendet disa herë te Homeri, gjë që tregon se mund të ketë qenë emblema kombëtare e epirotëve. Nga “shkype”, vjen dhe emri Shkypëri, Shkypëni, Shqipni. Edhe pellazgët, parashikimin e fatit e lidhnin me shqiponjën. Shikimi i shqiponjës në fluturim shihej si ogur i mirë. I dhimbset pasi diku e kanë zbritur nga flamuri dhe ajo kërkon të ngjitet sërish atje, të prehet se s’gjen dot vend. E di mirë që shqiponja dëshiron të qëndrojë mbi flamur në të gjitha trojet e populluara nga shqiptar. Ndaj autori thotë: Ndihmomë, më tha, më zbritën nga flamuri / Më ngjit prap atje! Te prehem s’gjej dot vend.
Shqiponja ka qenë simbol i të parëve tanë. Paraqitja e saj në ëndërr, në mënyra të ndryshme, shërbente për të parashikuar zhvillimin e ngjarjeve. Pirroja pasi u kthye me fitore nga një betejë e rëndësishme, deklaroi para popullit se “u kthye si një shqiponjë midis shqiponjash”. Xylander ka arsyetuar se shqiptarët mund të quhen banorë të shkëmbinjëve, të vendosur në zona të larta e shkëmbore, për t’u mbrojtur nga sulmet e shumta të organizuara ndaj tyre. Kjo është arsyeja që autori thotë se shqiponjës i kanë bërë prita edhe aty “ku malet puthin kaltërsitë”. Gjergji bën apel për më shumë dashuri ndaj kombit, për më shumë sakrifica, pasi jo pak njerëz qëndrojnë larg mbrojtjes së saj, në mos e dëmtojnë nga pak. Dhe ai tërheq vëmendjen me vargun therës: Oh, vendi im, që vret simbolin tënd!
Realiteti jetësor në poezinë e tij shfaqet si realitet poetik, korrekt, kalorsiak, plot kumte të larmishme, të guximshme njëkohësisht, që të trondisin shpirtin. Në vjershën “Kam njohur një nënë”, autori ngre në shkallën më të lartë dashurinë e nënës për fëmijën, sakrificat e saj deri në vetflijim. Poeti nuk pajtohet me indiferencën e fëmijës, me mungesën e dashurisë së tyre për nënën. Provoi i biri parajsën dhe ferrin, / Hapsanën këmbeu me fronin e art/ S’kujtohej për nënën, e shiti nderin/ Po nënat s’mallkojnë, qëllon ai lart. Poeti na tregon që, përsa kohë njeriu është mbret i lumturisë, nuk i përfill ata që ia dhurojnë atë. Shumë njerëz harrojnë faktin se, pa dashurinë e nënës, asgjë nuk mund të na hyjë në sy. Shpesh herë lumturinë e quajmë të drejtën tonë, kurse dhembshurinë, detyrë të saj. Harrojmë që dashuria e çdo nëne nuk është diçka tokësore. Kur na mungon, mbetemi para saj të mahnitur. Tërë jetën do të luftonim për të merituar një shkëndi dashurie që t’i ngjante asaj të nënës. Por më kot…. Ne do të mbeteshim njerëz të vërtetë, sa kohë do të qëndronte brenda nesh vlaga e dashurisë së saj, jehona e klithmave të ëmbla të dashurisë së nënës! Këtë e shohim te poezia “Meraku i Nënës”, por edhe te “Nënat”. Lexojmë vargjet e poetit për nënën dhe secili zhytet në meditim. Kujton lotët e nënës së vet dhe thotë me vete që sa shumë do të donte, që në ata lotë, të mos kishte pjesë dhimbjeje ai vetë. Por ja që secili ka, sado pak, pjesë në lotët e saj, pasi ndonjëherë bijtë e vrasin dashurinë që nëna u jep. Mbase ngaqë nuk dinë të sillen, nga padija apo indiferenca, nga lodhja a mosbesimi, nga dashuria apo dhimbja, e lëndojnë atë. Dhe duke lexuar librin, sjellin ndër mend mangësitë tyre dhe kërkojnë që nëna t’i fali për gjithçka që nuk e ka bërë mirë, për ndonjë fjalë të pamenduar, për ndonjë veprim të nxituar, për ndonjë plagë të ngacmuar, për faktin se nuk është nxituar kur ka folur, kur ka vepruar.

Vdiq Poeti Piro Kuqi. Nga uria ?

Vdiq Poeti Piro Kuqi. Nga uria ? Nga Edison Ypi

Poeti Piro Kuqi

Vdiq Poeti Piro Kuqi. Nga uria ? Jo nga uria. Nga uria vdesin fukarenjtë. Poeti Piro Kuqi ishte i pasur. Njëqind dollarot në muaj që i jepte shteti Poetit Piro Kuqi i mjaftonin e i tepronin për të ngrënë e për të pirë. Nga të ftohtit ? As nga të ftohtit. Shpella me tulla, kartona, dërrasa, ku jetonte Poeti Piro Kuqi e fuste erën dhe shiun nga të gjitha anët. Por Poeti Piro Kuqi i mbledhur me lecka ngrohej duke u rrënqethur nga zjarri i bukurisë së vargjeve që thurte, si për shembull; “ik moj gjethe nëpër natë, ikë mos më rri tek dera, se dimri ishte aq i gjatë, sa frikë po kam dhe nga pranvera”. Poeti Piro Kuqi nuk vdiq nga të ftohtit, nga uria, dhe as nga ndonjë shkak tjetër material. Poeti Piro Kuqi erdhi natën, shtyu portën, trokiti mbi kalldrëm, ndali në verandë, pa orgjinë që bëhej brenda, u skuq, u zverdh, u zbardh, u nxi, u lemerit, dhe iku. Po kush ishte Poeti Piro Kuqi ? Është më lehtë të përgjigjesh kush ishte Jezu Krishti se kush ishte Poeti Piro Kuqi. Poeti Piro Kuqi ishte një kujnajë njerëzore përsosmërisht e mbyllur, e mbytur, e bukur. Prezenca e tij ishte mungesa e tij. Poeti Piro Kuqi erdhi në jetë jo për t’u dukur, por për t’u zhdukur. Vdekëtarët banalë lodhen të bien në sy me prezencë. Poeti Piro Kuqi ishte nga fort të rrallët të cilët mbi qiellin e zi të botës sonë vijnë e ikin si kometat për të sfiduar dhe zhvleftësuar rregullin në dukje të pandryshueshëm të rënies në sy me prezencë. Poeti Piro Kuqi ishte një arratisje e vullnetëshme në honet e errëta të ekstazave medituese. Skllav i përulur i fjalës së zgjedhur, Poeti Piro Kuqi i pamposhtur na la shembullin e rrallë të Poetit që refuzoi çdo kompromis me materialitetin. Një strehë më të rehatshme dhe disa orendi Poetit Piro Kuqi mund t’ja jepte kushdo. S’ishte ky problemi. Problemi dhe zgjidhja e problemit, çudia, fati, mrekullia, shenjtëria, ishte se Poeti Piro Kuqi qe refuzues i materialitetit deri në vetëflijim. Nuk e refuzoi jeta Poetin Piro Kuqi. Poeti Piro Kuqi refuzoi jetën. Nuk foli. Nuk udhëtoi. Nuk bleu. Nuk konsumoi. Ndoshta as nuk hëngri e as frymë nuk mori. A ishte i ndjeshëm Poeti Piro Kuqi ? Sa s’thuhet, sa s’shkruhet, sa s’shikohet, sa s’dëgjohet, sa s’ulëritet, sa s’dihet, sa s’njihet, sa s’këndohet, sa s’pentagramohet, sa s’filmohet, sa s’gdhëndet, sa s’kuptohet, sa s’besohet. I pangjashëm me asnjë dhe me asgjë, Poeti Piro Kuqi jetoi kohën e tij. Jo këtë që njohim ne. Një tjetër e cila ishte e gjitha e tija.

Nga Edison Ypi : Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat: Shet votën, vjedh, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar




Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Do vuash derisa të vdesësh. Sepse ti nuk lexon.

Vendi yt ka vuajtur diktaturën më kriminale të historisë së botës. Prej një çerek shekulli vendi yt është vend i lirë. Ti që nuk lexon këtë dallim nuk e bën.
Ti pi kafe, sodit njerëzinë, habitesh dhe mërzitesh pse nuk janë të gjithë si ty, dhe kafja të duket zeherr. Zeherr e helm do të bëhet kafja sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk mund ta kuptosh madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë. Ndërsa pretendimi yt që edhe të tjerët të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte fundi i botës.

Ti del ndonjëherë në rrethinat e qytetit ku sheh shtëpi të reja, vila, oborre të bukura, jo rrallë edhe me basene të kaltra. Sa herë që kjo ndodh, ti nis e bërtet; “Janë bërë me pare droge”. Ore, të thotë ndonjëri, eja në vete, kanë punuar në kurbet duke ngritur llaç e beton në katin e shtatë e të tetë. Kanë bërë punën e vinçave dhe buldozerave. Nuk i kanë ndërtuar në 1 ditë por tullë pas tulle me një mijë mundime për vite të tëra. Shtëpitë e reja në Shqipëri janë me qindra mijëra. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithë bota. E kotë. S’ka spjegim që të bind ty që nuk lexon, dhe duke mos lexuar, nuk kupton.

Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i japësh ti shtaza që nuk lexon.
Duke kaluar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra banorësh lokalë. Ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr nuk të ndodh për asnjë arësye tjetër veç asaj se ti nuk lexon.

Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon.
Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, Mall-in e Lasgushit, Letrën e Tatjanës Onieginit, por përsërit batuta të pështira soc-filmash të neveritshëm. Ti nuk lexon, prandaj.
Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.

Ti voton, dhe të nesërmen e votimit ankohesh ndaj atij që ja dhe votën. Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.
Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet; Trokiti një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, u krruajt, u inatos, bërtiti, përplasi derën, doli. Shumica e librave janë vërtet të tillë. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë pakrahasimisht më të vlefshëm se këta me mangall, prush, krruajtje, nevrikosje, përplasje, sepse ti nuk lexon.
Ti nuk ke sukses me femrat. Dhe nis i shan e i mallkon kot së koti ato të shkretat. Femrat, kështjellat e tyre misterioze, nazet e tyre, icklat e tyre, mposhten me komplimenta. Ti komplimenta s’di të bësh, sepse ti nuk lexon.

Ti nxjerr në Fejsbuk foto me të ngrëna përpara. Është më turp se të dalësh lakuriq tek Sheshi Skënderbej. Edhe këtë ti e bën sepse nuk lexon.
Sheh ndonjëherë në televizor njerëz që recitojnë Poezi, flasin për libra. Habitesh, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë, fatkatrani dhe fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.
Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i autorëve të këqinj, grafomanëve budallenj delirantë që presin të lëvdohen nga lexues inekzistentë si ty.

Ti që nuk lexon je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon.
Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, intrigon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.
Përvojat e njerzimit, Shkencat, Artet, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, janë të gjitha nëpër libra, që ti nuk i lexon.
Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe.
Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve.
Ti që nuk lexon, je një lëvere që nuk i duhesh as dreqit.
Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit.

Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk e di çfarë janë; shiu i gërmave, flladet e paragrafeve, stuhitë e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve

ZEF PERGEGA : NE OROSH KU KAPIDANAT I MORI PUSHKA E HELMIT…



Rikuiem per Oroshin tem! Shenime udhetimi, 5 tetor 2019, ne Mirdite, ku i ka rrenjet kulla ime e fisi i fisit tim, Pergega, ku behet edhe sot beja: “Per shpirtit te Krishtit! 

Atje tek Sarajat e rrenuara, ku guri e heshtja bejne mort e dasem! Ne Gryke-Orosh ku konfiguracinoni i saj natyror i ngjan nje trompete te madhe, ku luhet melodia dramatike e Mirdites dhe kapidaneve te saj!


Ne ato bjeshke, ku ylberi i historise i mbush poret e veteqeverisjes me fryme lirie ne kanun, ku syri i njebesimit i ndez qirinjt e Malit te Shenjte, ku cdo vit kujtohet Shen Aleksandri…ku yjet grindesh kush e kush te ndricoje spaletat e kapidaneve te Miridites. Aty ku vazhdon te thuhet “E lumja ti e Lume!” Aty ne Orosh vrejta se djeshmja ishte gjalle ne relike e ne kombanjel te Abacie e per te sotmen nuk mora pergjijje: “Ndodh apo nuk ndodhte?!” Cdo gur i rrenuar i Sarajave eshte nje mozaik qe po te bashkohet do te rrefeje agimin 700 vjecar te themeleve te saj! Aty pra aty ne ate oaz si sofra e Pashkeve, ku Sarajat trekateshe kishin 36 dhoma ndersa ato ne Shkoder per 200 vjet me dy kateshme me nje kulle vrojtimi me e madhja ne mes te qytetit te Shkodres! Sarajet e Oroshit, Kulla kryesore ka qene 3 kateshe dhe themelet jane rreth 20 m e gjate e 15 m gjere ndersa muri rrethues eshte plot 40 m i gjere e 50 m i gjate. Kulla ne Shkoder gjithashtu eshte e kompozuar ne 23 dhoma, pervec Torres ne te cilen ndodhen shkallet rrethore dhe nga nje dhome -holl perballe shkalleve ne cdo kat me dritare me shikim nga pikat me te rendesishme te Shkodres.Tre mije vjet oroshian, ku per tre mije vjet vazhdoi te bente bene: “Per shpirtit te Krishtit!” Kush tha e iu thafte gjuha se kapidanat vdiqen. Nanat aty ne ate pllaje si vetull qielli me nje kunore te hyjnueshme lindin perseri kapidana. Ata kurre nuk u shuan ne marre, por ne betejen e unitetit kanunor dhe katolik te krahines sa jehona e tyre, si rrenjet e pishes qe kerkon uje, gjithmone drite argjendare, si strengalat e nuses mirditore. Nenshejti, si shami balli e bijes qe lindi trima ne keto kulla unitare me sinore argjendi stolisur drita e syve te saj, sa ne molleza vinin e ndaleshin yjet, per te mesuar dicka nga mencuria e jetes ne kete troll zanash e, mali ngjante, si nje dige te larte prej guri , ku thyente koken cdo baloz i zi. Mirditori me kesulen e bardhe e ka fytyren si dielli dhe vizionin pertej rrezeve te tij. E kjo e ka bere karakterin e tij ane oxhaku ne kullen e zjarrit sa shpirti si asnje rrace tjeter ne bote, ftohet ngadale si deti e ngrohet po ngadale ne log te kuvendit e ne oden e burrave. Madje kete zakon, si xherdan arme e merrte me vete edhe ne lufte dhe fitonte. Ne nje shteg te ngushte te celur nga dhite e egra, dikush ishte kujtuar te vinte neper guret e udhes se ngushte disa shenja orjetimi qe te conte tek Sarajat e kapidaneve te Mirdites, ku si nje trung i mocem historie ne rrenje te gureve qendron tashme nen dhe si arke e shenjte e thesareve, uniteti krahinor dhe kanunor. Rrenjet e pishave te Oroshit shkonin thelle ne token e shkrifte, si orizi i te djelave te nuseve dhe dheu i Oroshit brumosej rreth tyre si femija ne preherin e nenes. Trupi i tyre i gjerbert gjithe stionor shikonte perendine dhe vazhdimisht kembente mesazhe me Nenshenjtin mbretin e tyre. Me kishte mberthyer nje kureshtje si thinja te lashta te kreshtave se pse keta njerez e kane zgjedhur Oroshin si pike jete dhe pse shtepia e Lulit u ngjiz aq fort si gjaku me shpirtin ne keto ane?! Lendina e Oroshit qe fillonte nga kembet e maleve ngjitej lart taraca – taraca, drejt kunores se Nenshejtit, te cilin e kishte zgjedhur si mbrojes te perjetshem. Vete lendinat, njera pas tjetres, te kujtojne valet e detit qe shtyjne njera tjetren lehte te kapin sa me embel bregun. Do ta krahasoja lendinen qe vinte e ngjishej si nje brez ne kemishe te bardhe te mirditorit, si barkun e nje nene shtatzene qe gjithmone lindin trima te pavdekshem, kapidana, apo sic thote At Zef Valentini princa konstitucionale. Mbi kryet e ketyre lendinave, si veza e Pashkeve eshte pra gjithe mrekullia mirditore, oborri i Sarajave tashme te rrenuara, por gjithmone te kujtuara nga njerezit dhe te mohuara deri ne kend nga pusht pushteti. Ai shqiptar i pa yndyre, i pa nder, i pa atdhe, ai qe ne sy mbante urrejtjen mikorbgjakes i dogji me 1921 dhe ne fund u vuri dinamitin me 1949. Pese here i dogji turku dhe dy here shqiptari tradhetari. Te pathemelet qe perdoren cdo arme neshtrimi, nuk i shkulen guret e Sarajave se ato e paten bekimin e Zotit dhe te kishes katolike. Ne Orosh as ne situata te turbullta nuk njihej hakmarrja. Ndaj ne librin tim “Sarajat”2003 nga dhimbja mendova se eshte ne dobi te kultures, historise, tradites dhe trashegimise qe Sarajat te ngrihen dhe te behet nje muzeum. Kete ia pata thene edhe Gjonit te Ri me 1995, mbasi ai punonte me nje fondacion austriak. Syri vallon neper ato pllaja sa te duket se shetit ne krahet e shqiponjes se lire, besnik ne roje te Abacise dhe Sarajave. Nënshejti-Fushëlugje është një fshat i vogël për nga numri i shtëpive, por i madh për nga bukuritë natyrore që e rrethojnë. Në këtë mjedis qëndrojnë pranë e pranë mali, pylli, ara, shkëmbinjtë e bardhë, blloqe lajthish, shtëpitë karakteristike me dyer te stolisura nga dalta e mjeshtërve të gurit, burime ujore të kristalta. Në shkëmbinjtë e bardhë në anë të fshatit, kanë gjetur folenë shumë pisha që kanë dekoruar bukur faqet e shkëmbinjve masivë, thua se i ka qëndisur dora e një artisti. Në verilindje të Nënshejtit, pasi kalon lëndina e blloqe lajthish, një tjetër kënaqësi të jep liqeni i Konajt, që duket si sy magjik në mes të gurëve të bardhe. Maja e Shelbuemit dhe Shkalla e Shejtit, me gjurmët e një historie të lashtë, zbresin me pjerrtësi nga ana e Nënshejtit që të krijon pamjen e nje ekrani me shumë ngjyra. Eshte nje penelate perle ne syte e natyres. Kurse në anën tjetër, këto zbresin butë në një mjedis karstik me forma të ndryshme relievi, si gropa, hinka pranë njëra tjetrës që ngjajnë me hojet e bletës. Se toka e ketyre aneve eshte mjalte mbi ujin qe bulezon. Në qender te këtij mjedisi, jo shumë larg njëra-tjetrës, ndodhet Shpella e Akullit dhe ajo e Stërqokëve. Secila ka një histori. Histori vrasje, ku gjaku nuk eshte thare dhe krismat gjemojne neper honet e tyre. Në Orosh gjendet dhe një shpellë tepër e veçantë, “Shpella e Pashës” dhe pikërisht në ato që quhen Bjeshkët e Oroshit. Nese do te degjosh te pa thenat hostorike te gjitha ato jane ngujuar ne Orosh te Mirdites, aty nen murin e Sarajave eshte fshehur celesi i tyre. Nëse do të përballësh me një histori më vete e të pa thënë, duhet udhëtuar drejt Oroshit në Mirditë. Qellimkeqet i kane zhytur ne balte nen thundren e tyre te mohimit. Të qëndrosh para ketyre kullave qe i ke pare vetem ne foto me ngjyra, është një endje enderrash ne pelhuren e realietit, e kjo jo vetëm për peisazhin, por dhe gojëdhanat e hershme e të sotme. Çdo gur, pemë e shtëpi në Orosh është e lidhur me një histori të veçantë. Banoret këtu flasin me nostalgji për të shkuaren e tyre, për vendin e ku nuk u mungojnë vizitoret që janë të interesuar për historikun e Oroshit. Banorët e zonës mendojnë se historia e tyre është e virgjer, e që duhet eksploruar. Kjo zone qe dikur ishte nxjerre me bajonete nga lista meriton një vëmendje të veçantë pasi njihet si një tembull besimi, qëndrese, diturie dhe mrekullish natyrore . “Jemi në tratativa të një projekti të fuqishëm të një ekoturizmi si një vlerë historike e Oroshit, që të mundësojmë kalimin e turistëve, studiuesëve nëpërmjet bujtinave kullave që ta bëjnë të mundur këtë pejsazh, këtë histori, ta evidentojmë dhe ta transmetojmë te brezat si një vlerë të shtuar të historisë tonë”,- keshtu thuhet nga pushteti lokal. Historia është e lidhur me Oroshin, ndërsa bukuritë natyrore kanë qënë gjithnjë këtu. Pergjegjësi i monumentëve të kultures për qarkun e Lezhës Paulin Zefi është i bindur se duhet përjetuar kjo ndjesi. “Është një vend ku çdo gur dhe çdo pemë mbi moshen e eper te shekujve e ka një histori për të treguar. Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirditën pa Oroshin. Kemi edhe bukuritë natyrore, pamje madhështore e Luginës së Gryk Oroshit, Mali i Shenjtë, Lisat e Shpalit”. Malesia e Mirditës vazhdon të mbajë të mbërthyer të shkuaren, aq sa historitë këtu nuk kanë mbarim. Në Orosh të Mirditës, historia dhe e bukura janë bashkë dhe presin që të tjerët sot ti shijojnë. Gjergj Marku me ane te folkut po behet promotori i prezences se bukurive mahnitese te Mirdites. “Kur rrenjet i ke me shenjtin, kjo force magjike e hyjnore te ban te forte mos me i leshue trojet!” – thote Gjok Kol Gjoni Gjonmarku. Preng Gjonmarku thote se ne vitin 1926 ne Sarajat e Gjonmarkut banonin 78 vete. Ne keto kushte per arye te ndryshme pune, shkollimi dhe zgjerimi vendosen te ndahen ne familje te vetme, duke ndertuar rreth kulles se madhe kulla te tjetera si nje amfiteater Gjonmarku!.


KEMISHEN E MIRDITORES KURRE NUK E KAM PARE TE BERE PIS

“Cfare mrekullie ishte kur i shikoja ato buze Drinit ne arat e grurit qe vezullonte si flori ne fillim te vjeshtes. Ujet e kalter te lumit, kemisha e bardhe e mirditores qe kishte zbritur ne fushe dhe feshferima e kallinje ishte nje sinfoni poetike e mrekullueshme sa cdo poet do ta kishte zili. E kustumi i saj me plot ngjyra te malesores e ploteson ne bekim korin e jetes ne fshatin tim!” – me thote gazetari i TV kombetar prej 28 vitesh, Marash Mirashi, ne Tirane ne tetor 2019, ideatori dhe realzuesi i porogrami “Hapesire e blerte” Une ne bisede me te e ngacmova idente dhe mu duk se germova ne kujtimet e tij se do ta vizitoja Oroshin dhe lagjen “Lagje “ nga ku jane rrenjet e te pareve te mi. Marashi kishte vertet nje nostalgji te blerte per Mirditen dhe njerezit e saj. “Kam mesuar shume prej tyre!” – thoshte ai edhe pse ishim ne nje nga lokalet e Tiranen ne mikrpitjen e tij shembullore qe nuk e ndesh me edhe tek shoket qe ke punuar me ta ne mediat e Tiranes. Njerez qe jane larguar shume lengut te lekures se vet, njerez qe vuajne per lavdi dhe pasurim sa vijne e thahen e lozen e kungullit te vet. Mustafa Nano, gazetar i emisionit “Provokacja” pa dashje takimi i befte me te na e shkeput biseden me Marashin. Gjej rastin ti them disa mendime mbi mundesine e zgjimit nga plogeshtia dhe harresa me shtresa, per nje trajtese te temes se diaspores. Me tha se eshte larg, po ne qe vijme duam ta afrojme dhe ta trajtojme. Ai i vemendshem ra dakort, por e kisha vendosur qe mos dal asnje nga programet e televizoneve shqiptare per shkak frymes se kalbur deri ne mushkeri nga osmanizmi politik dhe haremit te prostitucionit te fjales nen llastikun pa breke te moderatoreve. Dhe trishtohem kur mendoj femije te varfer me fytyre te varruar nga pluhuri i mosngrenjes qe naten e kalon me zorret e uritjes tek shikoj interesin e shefave te mediave tek kontrollojne ne prapaskene depilimin e moderatoreve. Si te ngrihemi e ti biem me grusht ketyre morrave te kuq?! Mustafa Nana vetem degjonte. Nuk premtonte koha as per mua as per ate te flisnim me gjate megjithese e vlersoi ftesen e tij ne studion e tij. Kundravesi i tij shpesh eshte i dobishem dhe i shendoshe! Biseda me Mucin nuk ia humbi fillin valedrinasit poet Marashit. Ai nuk donte ta humbte kete rast. Me dukej se kishte nje mall me fllad miresie ne kacurelat e tij te dikurshme rinore si nje vale kallinjsh te fushes se Zaderimes, ky malesor i fisshem deri ne fisnikerine e oxhakut te vet nga ku zbriti. Nese ne sheshin si kurriz breshke i Tiranes, i cili rrethohet nga pallati i kultures, Hotel Tirana, Muzeu kombetar, Banka kombetare, Ministria e Bujqesise dhe Bashkia dhe lart krenaria dhe historia e formuesit te pare te shtetit te Beslidhjes shqiptare heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Senderbeu, me prejardhje nga Kalaja dhe qyteti iliro-romak i Kastrit te Vigut te Mirdites, hijshem kete shesh me permendoren e tij , ku ne krah ka edhe flamurin e vet te kuq me shqiponjen e zeze dhe thua se do te dal ne Oroshin e kuvendeve te medha njeriu do te thote: “sa larg prej ketu!” Nuk dihet se ne kete thenje fshihet mendimi i larget i historise se Sarajave e kapidaneve te saj, apo ansamblit kishtar te Abacise se Oroshit apo thjesht mosdija se sa larg eshte qendra e hershme kanunore e Mirdites. Po Marashi e zgjidh kete enigma, kur thote se qe nga sheshi i Tiranes deri tek kisha e Abacise se Oroshit qe kishte ne juridiksionin e saj 16 kisha dhe e varur direkt nga Vatikani nen drejtimin e Abat Docit eshte vetem 100 kilometra. “E kam matur mbasi para 15 vitesh kam bere nje reportazh. Kjo krahine ka mistere te zhumta sa zgjohen te flasin me radhe. Nuk e kane humbur cuditerisht kete zakon, ndersa njerezit zot ne te gjithe vendin kane nje rregullesi te durueshme. Ne misteren e Mirdites yjet e perthyejne driten, ndoshta per ti marre ne pellemben e tyre te bute te perkedheljes. Se misteret dhe yjet kane nje lidhje mistike e vecanerisht ne Mirdite. Jam rritur me mirditore dhe kurre nuk e pashe te bere pish kemishen e bardhe te mirditores. Tri qytete e Mirdites Rresheni, Repsi, dhe Rubiku jane qytete plot lule, qendra te banuara nga me te pastra qe kam pare ne te gjithe Shqiperine. Eshte ne doren tone ti shkurtojme largesite!” – shton miku im i letrave, poeti Marash. …Dhe u ndala ne Rreshen, pasi u ktheva nga Oroshi. Ishte kohe dreke. Kishte pak levizje dhe kafet e shumta kishin pak njerez. Ndjeva nje boshatisje befasuese mbasi dy vjet me pare dolem ne qytet bashke me Gjergj Markun e Ndue Deden dy promotore te kultures dhe letersise se Mirdites, qyteti gumezhine. Kishte mberritur ne kete qytet edhe Ipeshkve Gjergj Meta, te cilin e viztuam ne qelen e vet dhe i dhuruava dy librat e mi. Shume libra I kam dhuruar bibliotekes se qytetit dhe shkolles se mesme. Miku im Zef Pal Kola me origjine nga Fani, por qe jeton prej shume vitesh ne qytetin e Lezhes, me shoqeronte ne kete udhetim dhe me propozon te bej nje foto ne sheshin “Abat Doci” Pastaj ai shtoi: “Si e ke njohur nusen tende?!” Zefi flet shume shtruar dhe si fjala dhe mendimet qe je jane te ngarkuara emocionalisht dhe kane nje kuptim te thelle. Ecem pak metra deri sa mberrita tek pallati dy katesh ku dikur banonte xhaxhai im Marku, ushtark i larte i Krahines. Pak metra me tej shetitores se qytetit ne pallatin, ku ka qene banka e shtetin ne katetin e trete ishte hyrja e familjes se bashkeshortes time…”Prit te bej nje foto dhe dergoja bashkeshortes!” – me tha Zefi. Dhe i tregova se keshtu u be kjo lidhje. Familjet tona njiheshin me pare. Njohja dikur ishte besim i madh. Zefi mori aparatin dhe me shkrepi nje apo dy foto te tjera. Valbona, bashkeshortja e Paulin Palit po shikonte me habi sa nuk po i jepte shpjegim pytjes se kush eshte ky njeri qe po ben foto poshte ketij pallati. Hoqa syzet dhe ajo me njohu edhe pse nuk e kisha pare per rreth 30 vjet. Thirri menjehere Paulinin qe e kam per zemer per rrefimet e tij gazmore dhe po ne menyre gazmore pime kafe dhe shkembyem kujtimet tona rinore. Kujtimet jane si vershimet.

PSE I SHKUAN LOT KAPIDAN GJONIT TE RI

Isha nisur me Gjonin e Ri ne pranveren e vitit 1995 drejt Fanit ku do te perurohej monometin i luftetareve te rezistences antikomuniste te kesaj krahine me komondant cete Gjon Gjinaj, i cili naten e Shen Kolit u vra nga nje dore mizore ne Amerike me 6 dhjetor 1977. Ishte prill, muaj i sythave. Lugina ishte mbushur me lule te bardha nga kumbullat qe kishin celur. Banoret mbasi moren vesh se kishte ardhur fisniku i kulles se Gjon Markut deputet ne parlamentin shqiptar erdhen e u mblodhen si nje grusht me blete ta degjonin fjalen e tij, si dukur kur u fliste i ati i Gjonit, kapidan Dr. Marku, minister i brendshem i Shqiperise ne kohen e fillimit te Luftes se Dyte Boterore ne qeverine e Mustafa Krujes. Orosh nje cope toke. Gryke Orosh qe permallshem te merr ngyke. Gryke mes dy malesh beselidhur me gurrat dhe krojet. Nje sy perendie mbi Malin e Shenjte. Ne qafe te Qiriut, nje shenjt me rrenje te bekuara ndezi driten e vezullimit njerezor ne kete krahine sa ne kryetempullin e Mirdites nente shekuj me pare mbolli filizin e pemes ungjillote Uldi. I propzova Gjonit mbas aktivitetit te dilnim ne Orosh. Ishte ne fakt mbasdite vone, por une ia kisha marre kalane nga brenda me ane te shoferit te tij. Ngula kembe edhe pse ai me premtoj se njehere tjeter do te dilnim. Fjala “njere tjeter”, nuk e lane gojen dhe nuk ka shenim as ne calendar dhe as ne besen e mirditorit. Keshtu shkuam vone ne buze mbremje ne fortesen e themeleve te Sarajave te kapidaneve te Mirdites. Rruges ndjeva se kisha hyre ne nje mistike legjendash te shenjta sa isha hutuar krejtesish. Mu be se ndjeva nje ere baroti neper rrenoja dhe nje ere shkrumb neper traret e kalbur nen dhe. Po historise i vinte era lavdi . Vura re se ne ate mur kishin celur disa filiza jeshil. Nga gjethet rane dy pika, si te nje shiu te rrembyeshem. Ktheva koken lart per te pare nese filloi te binte shi, por jo. Ishin lotet e kapidan Gjonit. Lotet e syrit te gurit nga malli i kujtimeve. I preku me dore, i puthi disa here themelet te kallur ne rrenim, si puthja e nenes kur i biri shkonte ushtar, ku e di se ku e duhej pritur nje leter pas tre muajsh per ta marre vesh. Gjoni i Ri me pergezoi per kembengulljen time per te dale ne Orosh…

NE ATO PIKA LOTI TE KAPIDANIT LEXOVA PAK HISTORI TE ARTANIT.

Ndersa ngjiteshim lart shpatit, thua se qiellin do ta zinim me dore dhe ne sofren e miqesise do te shtroheshin yjet, me shkleqimet e tyre, si krushqit me dasmore, ne kujtesen time lotet e kapidanin e vazhdonin rrefimin e historise se kesaj kulle dhe oborrit te saj ne gjurmet e Artanin Lleshit qe filste, ndalonte, frymohej e perseri vazhdonte : “…Stergjyshi quhet Prenge Llesh Gjoni Gjonmarku dhe ka qene Minister Lufte ne ish Qeverine e Mirdites njohur me 22 korrik 1922!” Ai me pa se une pernjeheresh u ktheva ne vemendje. Me berei pershtypje fjala “quhet” dhe une mendova se ai duhej te thoshte “stergjyshi im quhej” se pse ai ka dekada qe ka kaluar ne jeten e pasosur. Pernjeheresh ne mendjen time e ktheva pllaken mbasi fjala “quhet” ishte me vend mbasi kapidanat jane gjalle se eshte ne jete vepra e tyre. Artani kuptoi dicka ne ndalesen time dhe pa me pyetur vijoi: “…”Ai politiken e ka filluar heret nen kujdesin e agjes se tij, Marka Gjoni, i cili ishte president i Republikes se Mirdites dhe nen perkrahjen e Prenge Pashes. Me daten 5 qershor 1925 zgjidhet deputet i pare i Shkodres dhe Oroshit dhe ne mars te vitit 1927 helmohet nga serbet dhe vdes. Ne vitin 1912 ne kryengritjen e Durresit pak muaj para shpalljes se pavaresise eshte organizatori nder me kryesoret bashke me Marka Gjonin, Masar Beun, Avdi Beun, Ibrahim Kaloshin dhe Mustafa Krujen. Pas vdekjes se Preng Pashes, Marka Gjoni e fitoj te drejten zakonore te Kapidanatin, ndersa stergjyshi im Vulen, si trashegimtar direkt i Lleshit te Zi, i te parit. Gjyshi im quhet Nikolle Preng Lleshi Gjomarkaj. I lindur me 1910 dhe si femije mbaroj shkollen fillore ne konviktin “Malet Tona.” Me vone mbaroj gjimnazin e Prizerenit. Me 1928 dergohet me studime ne Itali dhe eshte nje nder trupat me te zgjedhur te mbreterise dhe renditet ne 8 studentet ushtarak me te pregaditur ne Shqiperi. Me 1932 mbaron studimet dhe emerohet fillimisht ne Tirane, prane Ushtrise se Mbrojtjes Kombetare. Me vone emerohet zv/ komandant batalioni ne Seman, Zv Komandant Kompanie dhe komandant Kompanie . Se fundi ka qene komandant i Kompanise “Trifusha” ne Tropoje si Roje kombetare ne Kufirit Tropoje-Korce. Eshte pushkatuar pa gjyq nga komunistet me daten 26 dhjetor 1946. Babai im quhet Prenge Nikoll Lleshi Gjonmarku, i cili u lind me 1936 dhe klasen e pare dhe te dyte i ka mbaruar ne internim ne Lezhe, per shkak te gjyshit. Eshte transferuar ne inernim ne Berat e Lushnje por nga Lushjna e kane ritransferuar ne Tepelene per te mos i lene bashke me familjaret e Gjon Marka Gjonit sepse sistemi komunist edhe te internuar i kishte frike. Fille pas lirimit te pare eshte riinternuar me rastin e vrasjes se Bardhok Bibes me 1949. Me 1954 eshte liruar nga inernimi dhe ka jetuar gjithe jeten nen vezhgim ne kooperative. Me ardhjen e demokracise ka qene i angazhuar ne “Caritas” me veprimtari te ngushte me Gjon Marka Gjonin. Me 6 gusht 1993 dora e sigurimit te shtetit i ndalon frymen….!” Artani ofshani. U duk se i nxori te gjitha dhe veten e cliroi nga brenga, e une nuk e ngacmova edhe pse ne pytjen time kisha nje brenge qe ngjizej me brengen e tij!Jam i sigurte, ai ka shume per te folur! Fol se koha asht!

BUKA DHE KRIPA E LLESHIT TE ZI NUK KA MUNGUAR NE KETE SHTEPI

Me Zef Pal Kolen jam nje mik i sinqerte qe ne moshen rinore. Me lidh rinia e detit. Kur deti u trubullua ne jeten time nga cmenduaria e shtetit, ky njeri mu gjet prane. Isha ngusht per bileten e areoplanit per ne Amerike. Ai e kuptoi kete ngushtesi, te cilen nuk mund ta ndaje nga ligesia ektreme e sulmit te shtetit shqiptar, kesaj bagle te ndryre osmane. Zefi me cliroi nga ai ankth. Me Hilen dhe Frangen, vjeherrine e tij, perseri kam nje miqesi te padare dhe kjo perforcohet se djalli i vellait te Franges ka marre nuse ne kullen e dajave te mi ne Vele te Mirdites. Bashkeshortja e Zefi, Angjelina eshte nje zoje bujare dhe shume e respektuar ne pritje. U ngrit heret edhe pse kishte dite pushimi. Na kishte gatuar pertulla me mjalete dy llojesh. Njera me veze dhe tjetra me kungull. Kete te dyten nuk e kisha provuar ndonjehete shijen e tyre te mrekullueshme. Na i mbeshtolli disa qe ti merrnim me vete me pak djathe mjalte dhe nje shishe te vogel me raki. Keshtu u nisem per ne Orosh me 5 tetor 2019. Nje kafe ne kafen “Mirdita” dhe aty u takum me Artan Lleshin Gjonmarku dhe Preng Bib Gjonmarkun. Atani kishte punuar disa vite si gazetar ne Radio Tirana nga 92- 98, ndersa Prenga me forcat special te Renea-s. Vura re se ne artikulimin e Artanit, kur rrudhat e ballit tendoshesin donin te me tregonin telat e burgut dhe te vuajtjeve te kesaj familje. Si mirditor ne vemendje nuk donte qe keto i derdhte ne shperfillje se boll i kishte shperfillur e nenshtruar shteti i spaletave te kuqe te krimit, po pa mundur te ua thyente ashtin e krenarise. Prenga shfaqte me shume ne heshtje e me pak fjale brengen se e verteta e Gjonmarkut, qe sot po ngaterrohet nga disa qe e mbajne kete mbiermer. Ndoshta eshte ketu manovra djallezore e shtetit, per te ia thyer deget ketij trungu 700 vjecar qe ende ka leng ne lekuren e tij dhe i afte te riptodhoje filiza te rrinje e te shendetshem ne trashegimi. Si pyke ne kete jete ka hyre interesi dhe paraja si dy semundje qe brejne hekurin e jo me njeriun. Morem taksi qe nuk kushtoj me shume se 40 dollar. Shoferi Vlash Kola kishte dy femijet e tij ne Amerike si studenta ekselente ndaj kur e mori vesh se jam ne Amerike dhe se kam ardhur enkas ne Rreshen per te dal ne Orosh u ndje si ne pezem, po sherbimi eshte sherbim dhe sic thote Zef Kola tani te gjithe ne Shqiperi e kane kuptuar se cdo udhe qe te besh duhet te mbeshtetesh ne kuleten tende. Rruga e kombit deri ne Reps, ku ne duhet te shmangemi djathtas eshte e mire. Mandej sapo zbret nen ure eshte nje tmerr ne ngjitje. Ashtu kalonin edhe makinat e vogla me veshtiresi sidomos te emigranteve mirditore qe jetonin jashte. Me veshtiresi mberritem deri tek Abacia. Pasi qendruam aty pak minuta udhetuam edhe 2-3 km dhe ne oborrin e nje shtepie makina “Benz” nuk mund te ngjitej. Aty prane po ngrihej nje shtepi moderne. Nuk dihej ende ishte nje hotel apo shtepi banimi, po betonjeret zhurmonin dhe nje vinc trensportonte materiale. Me tej qendra shendetesore me nje dry ne dere, jo me e madhe se tre me kater metra. Shkolla dukej lart nje objet i lyer me boje bezhe. U ngjitem nje malore te veshtire qe ne fakt na terhiqte ne frymemarjen e vet sa nuk e ndjeje dhimbjen e gjunjeve. Ishte malore e forte, po rruga ishte me e rrafshte disi e shtruar me kujdes me cimento por qe kishte grryerje te nendheshme. Kenga e krojeve te Oroshit ishte nje Bethoven magjik. Nenshejti si nje krushk me plisa te bardhe ne pellembe te qiellit sikur na ftonte ne amfiteatrin e legjendave tragjike. Dukej se kishte kohe qe nuk rrefente. Nuk i kishte bere kush pytje qe ta zberthente gjerdanin e kujtimeve. Lisat e Neshejtit nuk urrenin edhe pse mbi ta kishi shkrepur a pushuar rrefete e kuqe. Secili ngjitas dhe perballe njeri tjetrit synonin lartesine dhe driten e diellit, ndersa kujdeseshin qe rrenjtt ti mbanin nje me dheun oroshian. Nenshejti mbush me cerdhe shqiponjash mbi lisat e tij vrojtonte me syrin e madh kullat e Oroshit. Lisat e Oroshit, kur dilnin ne diell e hidhin triumfalisht shallin e rrezeve dhe yjet beheshin nje ne sofren e mikritjes mirditore. Yjet tani i kishin shtuar vizitat, jo vetem ne ditet e festive te shenjta, po merrnin pjese edhe ne mbarimin e vitit, tek shkolla, ku ndanin deftesat e dijes brilate te mirditorit, po, po, ishin edhe ne dasma e morte, ne pagezime dhe krezmime. Hijerende, secili se kush te ishte kumbare e kumbareshe ne kullen e Oroshit, jo thjesht si nje kujtim i bukur, por edhe si nje ngjizje shpirterore me familjen mirditore. Zef Pak Kola te gjithe keto i fiskonte ne aptatet tona dhe ne kujtesen e tij te vemendshme. Atje ne krye te rruges dallojme nje grua dhe nje vajze te minorene qe po canin drute e dimrit. Bashkeshorti i saj ishte disi i pamundur nga nje rreshqitje qe i kushtoj shume shendetin. Artani dhe Prenga ndjehen si ngusht nga se nuk kishin patur mundesi ta vizitonin me pare. Madje Prenga tha se nuk jemi te pergatitur. Ndoshta mirditori mendon se ne vizita te tilla duhet te peshqeshohet njeriu, por me mire se dhurata material eshte fjala e ambel e syrit te shpirtit. Me kete dua ta qetesoi pengun e Prenges dhe Artanit se nuk dua ti shmangem vizites ne kete familje, ku jane themelet e kulles dhe Sarajave te kapidanit nga me te famshit e Gjonmarkut te Leshit te Zi. Lezja na pret me miresi. Bashke me te eshte dhe vajza e saj 14- vjecare, e cila dukej e shendetshme si bora e bardhe e malit. Pasi pershendetemi ajo largohet te beje zakonin. Lezja na shoqeron drejt kulles, ku na del para bashkeshorti i saj Gjok Kol Gjoni Gjonmarku. U ndje i lumtur per kete vizite sa syte e dhimbjes i shkeqyen. U ulem ne ate cope toke mbi murin rrerthues se Sarajave te Leshit te Zi, ku nje pjergull me rrush amerikan varej deri ne barin e njome. U shtruam me pak raki, rrush fiq e arra dhe ashtu kuvenduam. “Vajzen e coi ne shkolle. Ben rreth nje ore kur ulet e me shume kur ngjitet. Asht shume mire me mesime dhe dua ta coi ne shkolle derisa te perfundoje universitetit!” Kishte te drejte se ne Sarajat e Lleshit te Zi eshte degjuar kuvenedi, ciftelia e violina. Ne keto ane, ku ka ulurima desha te shuaj kureshtjen se si ruhet jeta e femijeve, por ajo e kuptoi dhe me tha se shkojne bashke te gjithe femijet e fshatit dhe bashke kthehen ne kullat tona. E shikoi thelbin e bisedes se saj kur thote se buka dhe kripa e Lleshit te Zi nuk na ka munguar ne kete shtepi. Ne jemi e do te mbetemi Gjonmark. Jam nga Kurbini dhe kam ardhe para 15 vitesh ta trashegoi kete emer. Linda nje vajze, po burri pesoi nje aksident dhe keshtu po e perballojme jeten!”. Prenga mori sopaten dhe i cau te gjitha drute e dimrit te eger, por me shpirt te ngohte. Pak metra me tej kopeshtit te saj ishin mbuluar me ferra thelet e konvitit te Oroshit, te cilat ajo na I tregoi pak metra me tej ne krye tea res se vogel e mbjelle me miser dhe nje vreshte rrushi. Ne Orosh rriteshin drunjet frutore si rrushi, fiku, arra, geshtenja thana e deri tek manaferrat e kuqe e te zeza, ftoi, molla. Oroshi eshte nje mikroklime e jashtezakonshme…!

FERRAT MBI MIRDITE JANE SI RENJET E KOMUNIZMIT…

Sa herë dielli s’bani dritë,

Pat’ Shqipni, se pat ‘ Mirditë”

….Ashtu ishin mbuluar muret e Sarajave te Lleshit te Zi. Ato vareshin poshte fytyres se gurit te ia zinin driten. Pak metra me tej murit ne nje bashtine pjellore, ku ende gjethonte blerim nje vreshte rrushi te zi. Lezja thote se jane muret e Konviktit te Oroshit. E dinin vendin edhe Artani e Prenga. Ferrat e kishin mulur murin si hije vdekje, ashtu sic jeton e vepron shteti yne per 100 vjet. Duke e perdhos fytyren e heroizmit dhe te kultures se vet. Mjere mjerimi per ate qe nuk e kupton! Titullin e kesaj skice e nxora nga fjalet e Artanit qe tha se ferrat ne Mirdite jane si rrenjet e komunizmit. Kurpa ishte gershetuar dejesh sa edhe nje marimange nuk do ta kishte thurrur me enigmatikisht rrjeten e saj. Te idhta keto shkurre qe mbijetonin stineve, te ngjanin si nje karvan funeral pambarim. Lezja na solli nje kmese dhe bashke me Artanin zbuluam fytyren e hirte te mureve te konviktit te dijes mirditore. Na ngjau se zbuluam duvakun e nuses, kur nje lare dielli ra mbi gurin sa na ndezi ne sy nje shkendi xeherori ne kete toke te Pirusteve te lashte. Kur qendron mbi murin e Sarajave te Lleshit te Zi vijne ne kujtesen tende emra te shenjte te kesaj zone, ku cerdhen e vet e paten gritur hyjnite…: Nënshenjti, Shkalla e Shenjtit, Maja e Shëlbuemit, Pusi i Abatit, Lujt e Shenjtit, Qafa e Qiriut, Kisha e petkut, Kisha e Shën Gjonit, varret e serbit, varret e turkut, e kështu me rradhë. Çdo emër një histori, që për shumë nga ne rri e fshehur nën ato gurë e shkrepa. Toponimia bëhet kështu historia shpirtërore e një populli dhe kthehet në njê bibliotekë me libra qe fletet i kane te rreshkura, por fjalet Brenda frymojne ende, ku duhet me hy me hap te lehte dhe mendje te mprehte e me nxjerrë prej raftesh zanin e kodikeve të lashtë, ku ata emra janë të shpjeguar. Ndërsa i shkel ato maja ndjen se memorien shpirtërore nuk mund ta fshijë askush e asgjë. Ajo kujtesë trashëgohet, jo aq nëpër libra, por nga kujtesa e gjallë e atyre që janë lindë, rritur shenjterish e jetojnë aty. Kujtesa kombetare eshte e shenjte. Kush e shuan ai eshte tradhetari, kush e mbron ai eshte hero. Ne Malin e Shenjte qe simbolizon takimin e njeriut me Hyun, duhet te marresh ate perjetim qe te takon, per ta ruajtur gjate sepse nuk te jepet rasti ne perditshmeri. Kisha shkuar enkas nga Amerika dhe eshte veshtire ti thuresh perjetimet se ato nuk jane te zakonshme. Në vitin shkollor 1928-1929 shkolla e Rrëshenit kishte 35 nxënës dhe vinte pas asaj të Oroshit e Fanit, me nga 50 nxënës secila. Këto shkolla në themel të tyre kishin këndim, shkrim, numëratore dhe mësim besimi… Megjithatë duhet thënë se shkollat e Mirditës me fizionomi të plotë ishin seminari françeskan i Rubikut dhe Konvikti “Mirdita” i Oroshit, me 100-150 nxënës nga të 12 bajrakët dhe 4-5 mësues, kryesisht shkodranë. Për shkollën e Oroshit është shkruar shumë dhe me të drejtë, si një vlerë e patjersueshme e Mirditës në rrugën e saj për dije e kulturë. Ishte viti 1899, kur më të spikaturit e parisë së Mirditës, Abati i përndritur Prend Doçi me mbështetjen e Kapidanëve të Oroshit hapi një portë të rëndësishme diturie për mirditasit që shquheshin si luftëtarë të pa epur, në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. E natyrshëm me fuqizimin e kësaj shkolle, do të lindë nevoja që pranë saj të funksiononte edhe bujtina për nxënësit e shumtë, që do të merrte zë dhe emër në histori, me emërtimin “Konvikti i Oroshit” Ky institucion filloi aktivitetin e plotë në vitin 1925-1926. Pikërisht në këtë shkollë dhe konvikt kane lene shenjin e tyre si emra te skalitur ne trug te nje peme, dhjetra mësues edukatorë, por edhe ndihmës në strukturat dytësore. Janë shumë nxënës që këtij institucioni shkollor që jetojnë edhe sot, të cilët ruajnë në kujtesë dhe natyrisht kanë lënë edhe shënime. Ja si e përshkruan njëri prej nxënësve që ka kryer shkollën dhe ka qëndruar në konviktin e Oroshit. “Konvikti ka qenë i vendosur në krye të fshatit Grykë-Orosh në rrëzë të malit Qershizë, në një ndërtesë tre katëshe dhe objekte të tjera ndihmëse, pronë e Gjomarkajve. Gjatë viteve 1929-1934 kanë dhënë mësim këta mësues: Ejll Ndoca Lin Meshkalla, Zef Doda, Nush Kigji, Luigj Shkjezi, , Lazër Sekui Ndërsa më vonë, në vitet 1935 – 1939 kanë dhënë mësim këta mësues: Lazër Kakarriqi, Prenk Jakova, Zef Ternaku, Shan Zadrima, Mikel Bityçi, Ndoc Kujgjia, Sandër Kraja. Keta mesues ishin shkolluar ne shkollat e larta te Italise ne profesione te ndryshme .Konvikti ka pasur personel të konsiderueshëm shërbimi e konkretisht: Kolë Gjini-guzhinier, Preng Ndue Luka-furrtar (Bukëpjekës) Gjokë Margjini-Punëtor shërbimi, Gjetë Tirtja – postier. Ruta Prenga – rrobalarëse, Nikoll e Gjergj Zef Ndoj, nga Nënshejti, kishin lidhur kontratë furnizimi me dru zjarri për ngrohje dhe gatim. Ndërsa kontrata për të furnizuar me ushqime e material të tjera, nga Fushë-Lumthi (Rrëshen) për në Orosh ka qenë lidhur me Gjergj Donën nga Kodër-Rrësheni dhe dhe Marka Vukën nga Ndërfushazi, të cilët çdo ditë me katër mushka bënin rrugën Fushë-Lumthi – Orosh dhe anasjelltas. Gjatë këtyre 13 – 14 viteve konviktin e Oroshit e kanë mbaruar afro 200 nxënës. Drajtor I konviktit ka qene Ndoc Gjoci, sipas Ndue Nikollit. Ndersa Franco Nikolli shkruan se shkollen e pare ne Orosh e hapi Abati i Mirdites Prend Doci ne vitin 1899 tek kisha e Shllezhdrit, ku kishte si fillim 9 nxanes te fshatit me vone ne vitin 1926 Kapidani me suvencionimet e veta hapi Konviktin e Oroshit nje shkolle mjaft cilesore per kohen dhe me arsimtar me nivel te larte nga Shkodra. Keto te dhena i kane sjelle studiusit e arsimit ne Mirdite dhe qellimi im nuk eshte te bej historine, por vetem me nje kmese te lapsit t’i pastroi ferrat dhe murizat e zinj dhe me ane te penes ta sheroi sa do pak mullanin e qelbit ne syte e mohuseve te kesaj vlere, jo vetem mirditore, por edhe kombetare. Mirdita kishte nje ministre arsimi e ndoshta per kete arsye guri i mureve te konviktit te Oroshit e beri zemren gur e nuk u ligeshtuar e dhe pse nuk vleresue. Mu be se ferrat kullonin gjak mbi ato shkronja. Fytyra e argjende e gurit ishte si diten kur u mbush me zerat e pare. Misionin vazhdonte ne heshtje nen gjethet e thata te shkurreve qe mbi ballin e murit benin ritin e mbirjes dhe te tharjes. Loze-tharit e Mirdites dhe as te institucioneve nuk ishin kujtuar te pakten njehere. “Boll pres me kmese, por si per inatin tone rriten perseri”- thote Lezja e Artani u jep kraheve te liroje nga burgu zerin e nensheshem qe nuk bezane te Konviktit te Oroshit. Muri i larte arrinte pak me lart se nje boje njeri dhe akitektura e lidhur te gureve do ta kishte zili edhe nje arkitekt me i degjuar ne fushen e ndertimeve. Guret ishtin pothuajse te nje madhesie dhe te gjithe te skalitur bukur. I hodha nje veshtrim duarve te Artan Leshit Gjonamrku , kur ai trup holle dhe i gjate e kapi njerin nga guret e rrenojave si per ti thene se kulla e tij qe e krijoi kete institucion nuk i ka harruar. Ndjeva se forca e gishterinjeve te tij e mposhti balten dhe pluhurin e dekadave qe rende i kane bere dheut te tokes. “S’po na i njohin keto prona dhe me te gjitha mjetet po synojne te na i pervetesojne! –tha loti i tij I travlimit mbi gur. Ai e merr gurin dhe e mban si nje femije te posalindur dhe aty te behet se degjojne zerat e konviktoreve te Oroshit tek shqiptojne alfabetin e Abat Docit,….!

ABACIA DHE SARAJAT FLIJE E DHIMBSHME UDHEVE TE KRENARISE

…Abati i Mirdites, Prend Doci, arkitekti i alfabetit latin, i botimeve te gramatikave dhe librave shqip, kryetar i shoqerise “Bashkimi” ne Shkoder dhe i unitetit kishtar ne Mirditen etnike me 16 kisha katolike…ne vartesi direkte te Vatikanit!

Abacia e Oroshit ka si kembane shpirtin e Abat Docit. Ajo bashke me Sarajat e 120 kapidaneve te Mirdites jane nje sakrament i vecante dhe nje flije e dhimbshme e udheve te tokes sone. Rreke gjaku rane mbi ta sa themelet e tyre celen lulen e lirise nen vetullen e tradhe te Neshenjtit. Sipas nje studimi te botuar ne revisten “Leka” aty nga viti 1940 tregon se Abacia ka qene nje qender benediktine qe daton ne shekullin e 12-te. E ngritur mbi supe te Malit te Shenjte Abacia beneditine e Oroshit numeronte prona nje keshtjelle sa e bente kete vend nje qytet kishtar, nje vend te preferuar peligrinazhi dhe si qender shpirterore, vete-administrimi dhe ekonomike e Mirdites. Ansambli kishtar i kompozuar ne menyre perfekte, ku ne Malin e shenjte numeroheshin 72 murgj, te cilet mbollen pemen e shenjte “Uldi” qe jetoi si vazhdimim i kujtimit te misionin benediktin ne kete treve ungjillore, perbehej nga rrenjojat e kishave historike si Abacia antike e Shen Llezhdrit, Kuvendi i madh benediktin, qela e fretneve, kisha e Shelbuemit, kisha e Shen Gjergjit, kisha e Zojes se bekueme, kisha e Shengjon Pagezuesit dhe e Petkut, qela e Oroshit e Arka e Shenjte, Lteret, kumbanoret, kapelat e vorreve, rezidenca verore e Abatit, konvikti e shkolla, duke perbere nje ylber plot ngjyra e hijeshi edhe si nje permbushje e tagrit te nje qyteze te ralle te krishterimit me nje dyzine objektesh kulti plot rruzare bekimi. E keto sikur vihen e radhe te kujteses dhe nderit qe Artani mundohet ti lartesoje me fjale. Ne drejtohemi me padurimin tone drejt grigjes se Abacise. Pas saj jane rrenojat e vjetra, ku kane nisur punimet per te zbuluar permasat e fshehur thelle ne dhe te Abacise se lashte dhe ne ballin e saj jane varet. Artani e Prenga ne te paren here sa hapet porta e vorreve te prezantojne nje e per nje varret e kapidaneve dhe e burrave qe e drejtuan principaten e Mirdites derisa Saraajt e tyre u hodhen ne ere me dinamitin Stalinist. Gjonmarku ka patur disa dege dhe varret e tyre ishin aty te riparuara dhe te ngritura te reja nga familjaret qe i kujtonin te pakten njehere ne vit me rastin e festes se shenjte te tyre. Artani mendonte se nje grope qe zhytej poshte murit te Abacise ne te majte te varrit te eshtrave te Lleshit te Zi ishte varri i Bib Dodes. Aty ishte nje vend i mbuluar me shkurre dhe nuk pashe asnje shenj. “Na duhet ta verifikojme!” – thote Artani, ndersa Prenga mendonte se varri i Bib Dodes eshte ne varrezat e Shkodres. Aty ndjeva histori qe varen neper gojedhena si laskare te ndera ne furtune…Makina na coi edhe pak kilometra me tej e mandej u ndal tek porta oborrit te nje oroshiani. Ecem ne kembe bri rrenjeve te pishave ne nje shteg te ngushte per te shkuar tek Sarajat e Gjonmarkut. Beme rreth nje ore per te mberritur atje. Gryka e Oroshit eshte nje oaz qielli ne shpine te krojeve. Me ne fund mberritem tek Sarajat, ky pagezim e jashtezakonshem ne nje koder qe thua mban mbi supe gjithe historine 700 vjecare te kesaj principate Arberore. Rrenoja te cthurura sa veshtire te dallohen themelet qe flene jetesisht nen dhe. Njerezit, sidomos mirditore te vjeter edhe nga jashte shtetit vinin ne kete object autokton ne zemer te kanunit te maleve dhe kuvendeve te shumta. Ne te djathte logu i Manit, ku beheshin kuvendet. Ne te majte nje rrepine, ku beheshin lojra popullore dhe me tej qellohej mbi mullenja te zeza ose u ngriheshin rrasa per te rene ne gracke. “E kam matur perimetin e oborrit te Sarajave dhe me ka dale 2 mije metra katrore, thote Artani dhe me qe e keni merak ta dini se ku ka qene lagjia “Lagje” ku ju e keni prejardhen eshte ajo pjese toke pak poshte Sarajave. Gryka e oroshiane eshte nje toke si mes dy shpatave e mbrojtur nga malet e saj. Prenga thote se burrat e kesaj kulle i hante pushka ose ato jetonin mbi 100 vjet. Ne oborrin e Sarajave kishte ardhur per vizite Fran Ndoi, me banim ne Kurbin qe kishte bere shkollen ne Orosh, bashke me Bib Ndoin 70 vjecar dhe xhaxhain tjeter 84 vjecar. Bib Ndoi tregoi disa ngjarje qe kishin te benin me mencurine e e kesaj kulle dhe tolerance ne rend te fjales. Dukej qarte muri i rrezur ne 1949 nga Petrit Dume, kur tymi i dinamitit e nxiu rende Malin e Shenjte, ndersa me 1921 u vihet flaka pas nje lufte 6 mujore nga forcat q e qeverise, kur minister i brendshem ishte Mehdi Frasheri. Zef Pal Kola nxjerr nga canta faqoren e rakise, gotat e vogla dhe petullat me djathe e mjalte dhe aty te gjithe ngritem dolline per Sarajat, per kapidanet dhe lavdine e tyre qe sa vjen e ngrihet nga dheu. Artani na thote se Oroshi eshte perfshire ne harten e 100 fshatrave turistike dhe per kete Fondi i Zhvillimit ka dhene 96 milion ero. Ne kete project perfshihet shtrimi i ruges, ridimesioni i ansambit kishtar te zones, ku ne qender do te jete Abacia si dhe Sarajat, ku do te ngrihet imazhi i kulles se pare princore te Mirdites. Artani na tregon nje mencuri te kulles: “…Ne dasmat ma me za te familjeve te para ka qan e pamundur me harrue pa nji ftes te posaqme Kapidanin e Mirdites. Kur asht martue Mbreti Zog , thone se Kapidani personalisht ishe ne nje takim te rendesishem dhe ne vend te tij delegoj nje nder te afermit ne vllazni : Llesh Nue Gjonin. Mirepo Lleshi ishte jofort i bukur per tu paa por mjaft inteligjent dhe me humor. Pasi piu kafen, hodhi syt nga dritarja e i shkoj nder sy nji rrem fiku plot me fiq te pjekun e ju mbush mendja me kerkue edhe fiq.J u kthye nji hyzmeqar e i thot: “Kapidan , po sa pive kafen, e mos ja prish!” I pergjigjet Lleshi: “Ah ty te lumt goja por qe besa po u perzien cila te jete mae sojit del vet ne krye…!” Qe ne 2003, kur botova librin tim “Sarajat” kushtuar familjes se Gjonmarkut shtrova mundesine e rindertimit te ketij ansambi, si nje nga me te vecantit e botes katolike. Keto ishin disa shenime qe mundem ti rendisnim nga nje udhetim ne Orosh te Mirdites me 5 shtator 2019.

Hollesi te tjera do ti jap ne librin tim “Nanat lindin kapidana”, i cili eshte ne pergatitje per botim.

KOZETA BRUÇI -DREJTUESE EMISIONIT “ME SHTEGTARET”..ADTV MICHIGAN SHBA

ALBDREAMS TV “Amerika dhe Shqiperia për familjen Martini në Grude të Re,Shkoder” biseda me Kolen,Lulen dhe Agen.. nga gazetarja Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit “ME SHTEGTARET”..ADTV Michigan SHBA

ALBDREAMS TV ” Si u priten pergjigjet e Lotorise Amerikane në Shkoder?”Biseda me qytetaret nga gazetarja Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit “ME SHTEGTARET”..ADTV Michigan SHBA

ALBDREAMS TV ” Isha në Amerike dhe nuk qëndrova dot.Çdo gje une e shikoja dhe e shijova nga dritarja.Me vjen keq per njerzit e mije qe nuk i rezistova dot vetmise” keto dhe te tjera ka kallzuar permetari Perparim Hasanaj per gazetaren Kozeta BRUÇI (Drejtuese e emisionit ME SHTEGTARET) ….për ADTV

ALBDREAMS TELEVIZION : “Për mua është shumë vështirë të rri në Amerike. Atje duhet të punosh forte.Të çohesh heret e të kthehesh vonë në shtepi.Nuk ka kohe për të humbur” keto dhe të tjera për gazetaren Kozeta BRUÇI …nga këngetari Hajro PEPA…posaçerisht për ADTV

ALBDREAMS TV “Historia e arratisje në Liqenin e Shkodres 1984.Intervistat e bujshme në Televizionin e Titogradit. Jeta në Amerike dhe kthimi në Shkoder”..të gjitha keto rrefyer nga Myzafer Arifi për gazetaren Kozeta BRUÇI..ADTV MICHIGAN

Gazetarja Kozeta BRUÇI “Çfarë mendojne shkodranet per mergimin dhe mergimtaret”

Gazetarja Kozeta BRUÇI “Çfarë mendojne nxenesit shkodrane per studimet në evrope apo amerike”

“Nje kafe me Antonin..” telereportazh nga Kozeta Bruçi,kushtuar jetes e veprimtarise se Anton Grishaj.Realizuar ALBDREAMS TV me qender Michigan SHBA

ALBDREAMS TELEVIZION : Gazetaria Kozeta Bruçi “Çfarë thone te rinjet shkodrane per martesat në SHBA?”
ALBDREAMS TV : “Jeta e shqiptarve te amerikes sipas Fadil Krajes e bashkeshortes se tij ” nga gazetaria KOZETA BRUÇI

Tahir Z.Berisha(1928-2013)



Tahir Z.Berisha, lindi në Vërban të Vitisë më 31 korrik  1928. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, maturën e mësuesisë në Pejë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike (Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) dhe Fakultetin Filozofik në Shkup. Më pas vijoi studimet pasdiplomike në Degën e Informatikës në Zagreb.

Si 16 vjeçar mori pjesë aktive në LANÇ, kurse në moshën 18 vjeçare u emërua mësues në Zarbincë të Bujanovcit - Kosova Lindore.

 Veprimtarinë arsimore e vazhdoi si arsimtar në gjimnaz, drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe drejtor i Entit Arsimor Pedagogjik në Gjilan. 

Në vitin 1956, gjatë aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve u përjashtua nga mësimi si "i papërshtatshëm politikisht". 

Pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së A.Rankoviqit, më 1966, rehabilitohet dhe kthehet prapë në arsim ku punoi si inspektor dhe kryeinspektor i arsimit si dhe sekretar shumëvjeçar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës.

Në vitin 1986 regjimi shovenist i Millosheviqit përsëri e përjashton nga Lidhja e Luftarëve të LNÇ dhe del në pension.

Gjatë shërbimit aktiv dhe më vonë vazhdimisht është marrë me shkrime letrare e publicistike. 

Vdiç në Londër(Angli) më 12 dhjetor 2013.

Përveç shumë artikujve publicistikë dhe punimeve të tjera profesionale, deri më tash i ka botuar këto vepra:

1.) “Monografia e Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjilan”, ‘Nova Makedonija’, Shkup, 1961;

2.) “Dhjet Vjet të Shërbimit të Inspeksionit të Arsimit në KSA të Kosovës (1970 - 1980)”, Prishtinë, 1981;

3.) “Trojet që nuk shuhen - Shënime nga Vërbani dhe Anamorava”, Prishtinë, 1993 (ribotimi 1995);

4.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951) dhe arsimi shqip në Kosovë”, Vëllimi I, Prishtinë, 1994;

5.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951)”, Vëllimi II, Prishtinë, 1996;

6.) “Rrëfime në veten e parë”, Prishtinë, 1998;

7.) “Shënime dhe ecejake të një refugjati nga Kosova”, Londër, 2001;

8.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951)”, Vëllimi III, Prishtinë, 2005;

9.) “Në fokus të ngjarjeve - Bisedë me Sinan Hasanin”, Prishtinë, 2005;

10.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë”, Prishtinë, 2006 (si koautor me Hamza Halabakun dhe Çerkin Bytyqin).


Ështe i përfshirë në Antalogjinë e krijuesve shqiptarë në Angli, “Lërmeni pak atdhe”, Tiranë, 2004, si dhe ne librin “100 Shqiptarët e Britanisë”, Londër, 2013.

Flori Bruqi



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...