Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/04

Vajzat e ekranit, më të vetmuara se konteshat e Mopasanit


Nga Ilnisa AGOLLI



Duke menduar prej shtëpisë, i vetmi udhëtim që na mbetet të bëjmë është ai virtuali. Por, një nominalist dhe një realist kanë koncepte të ndryshme kur lexojnë, shkruajnë a thonë “shtëpi”. Lind pyetja: – E dinë këtë “vajzat vip” që kemi dëshirë t’i njohim?, më thotë Pamela mbrëmë ndërsa më bindi të ndaj sot, ca naze.




E dinë që nominalisti fjalën shtëpi, do e përshkruante vetëm si diçka të nevojshme e me një çati të kuqërremtë, në formë drejtëkëndore dhe një korridor të gjatë nga ku gjithnjë merr urdhëra një filipineze? Sepse, vajzat e pasura tona nuk kanë asgjë ku të mbahen veçse në sjelljen mikëpritëse të tyre. Është në modë sot, të kesh një sallon të madh, të hysh e të dalësh në dhoma ku filmon gjithë atë tangërllepsje në një kohë si kjo, ku e vetmja gjë është vetëpërmbajtja në hallin që po heqim.

Por, nominalisti mesa duket ka nevojë të ndjehet si në shtëpi më shumë se të jetojë në shtëpi. Rastësia bëri, që të lexoja Mopasanin dhe të mund t’i tregoja përmes gojës së tij, historinë që lexova. Dukej sikur vizatonte në tregimin e tij “Një portret”, pikërisht fytyrën e këtyre “Vajzave-Vip” apo “Nominalisteve të ekranit”. Ai flet për një zotëri. Një prej atyre burrave që të gjithë i magjepste. Ngjallte një lloj kureshtje që të gjithë nuk bënin gjë tjetër, veçse lëvdonin zgjuarësinë e tij. Flisnim pambarimisht kaq shumë zërat rrëmbyes, sa doemos ty të zgjohet kureshtja ta njohësh. Kur ai shkon në shtëpinë e tij, vuri re aty portretin e një gruaje. “Ajo ishte aq e vetmuar dhe në shtëpinë e vet, sa krijonte një boshllëk.

Një boshllëk absolut në gjithë atë apartament të madh.Ajo e gjallëronte, e mbushte, e banonte vetëm tërë atë shtëpi. Aty mund të hynin shumë njerëz dhe të gjithë të flisnin, të qeshnin, madje dhe të këndonin; por ajo do të ishte përherë vetëm, me një buzagaz vetmitar dhe vetëm kjo do e bënte të gjallë vështrimin e pashoq të këtij portreti”. Kështu dhe këto, në instagramin e tyre që nuk ngopen duke reklamuar ferma, gatime, tenxhere e penxhere psikiatrie dhe trishtohen në thirrje mandej; se si të ndihmojë qytetarët të mos humbin pagat e tyre dhe besimin, janë pikërisht rasti ku nuk duam më t’i shkojmë për vizitë e jo më t’i njohim. Mopasan, do i kërkonte të falur madje që kur të hapnin derën të mos i shkonte mendja më të shihnin filipinezen e gjorë, që së paku e njihte Bodlerin.

Njeriu është i djegur në shkallën e tretë dhe këto sorra, nxjerrin thikën dhe të therrin. Vajzat e instagramit.

Unë dua të jem realist! Strehëza ime të kishte ngrohtësi e t’i ngjeshja një shpullë kësaj kryeneçesie të tyre të cilën çuditërisht, këtë vit, do e var në mur si pikturë- tha Pamela duke shkaktuar padashur gjithë këtë turbullim të natyrshëm.

Infektoi 11 persona, flet shoferi i linjës Kosovë-Gjermani


Shoferi i autobusit, B.M. nga fshati Topanicë e Kamenicës, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus të hënën, dyshohet se ka infektuar 11 banorë të fshatit. Ai dyshohet se nuk ka respektuar rekomandimet e institucioneve të vendit për të qëndruar në vetë-izolim, pasi ishte kthyer nga Gjermania më 19 mars.
Në një bisedë telefonike me Insajderin, B.M. ka thënë se para se t’i shfaqeshin simptomat e COVID-19, vetëm një herë kishte dalë nga shtëpia duke shpërfillur rekomandimin e institucioneve të shtetit për të qëndruar në vetë-izolim. Kishte shkuar në QKMF-në e Kamenicës.
“Kam dal vetëm një herë për të shkuar tek mjekët në Kamenicë. Nuk kam dal nga shtëpia, vetëm shokë kanë ardhur për të më parë”, ka thënë B.M.
Ai thotë të mos jetë në dijeni se nga kush, apo ku, i është transmetuar sëmundje ngjitëse e koronavirusit. Por, thotë të ketë transportuar rreth 80 udhëtarë si shofer i autobusit të linjës Kosovë-Gjermani.
“Nuk e di. Rreth 37 udhëtarë i kam pasur për Gjermani, pastaj 40 të tjerë në linjën kthyese. Me të 13 mars kam shkuar për Gjermani dhe jam kthyer më 19 mars”, shprehet ai.
Nga kontaktet e tij me banorët e tjerë të fshatit janë infektuar edhe 11 banorë të tjerë të fshatit Topanicë. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, njofton IKSHPK. Infektimi i B.M. me epideminë COVID-19 detyroi Komunën e Kamenicës të ndërmarrë masa në fshatin ku ai banonte, Topanicën. Ky fshat u vendos në karantinë më 30 mars. Komuna e Kamenicës po ashtu ka dezinfektuar rrugët e fshatit të mërkurën.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel dhe Kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet Bosnje-Kosovë, Romeo Franz shpresojnë e me heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd.



Po ashtu, ata presin që me këtë vendim të qeverisë së Kosovës, edhe BE-ja do ta mbajë premtimin e dhënë për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.


“Jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind. Është një sinjal shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon dhe hap vendimtar, i cili shpresojmë se do të çojë në vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen”, tha Viola Von Cramon-Taubadel.

Ndërkaq, Romeo Franz, tha se presin nga shtetet anëtare të BE-së “të realizojnë premtimin e tyre për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht krizës aktuale politike”.

“Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës dhe për përkushtimin e vendit për të ardhmen e tij evropiane”, theksoi Franz.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ripërsëriti se në takimet me emisarin e presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, asnjëherë nuk i ka premtuar se do ta heqë tarifën, pa reciprocitet.



“Kanë qenë dy takime me Grenellin, një në tetor dhe një në janar, në të dyja ka qenë temë tarifa. Në të dy takimet e kam mbajtur qëndrimin e njëjtë, por ambasadori Grenell ka mundur t’i paraqesë mesazhet ku unë paskam thënë se e heq tarifën pa reciprocitet. Natyrisht se s’ka mesazh të tillë. Unë vazhdimisht kam thënë se tarifën duhet ta zëvendësojmë me reciprocitet, asnjëherë s’kam vënë pikë në fjali duke thënë se duhet ta heqim tarifën.

Ambasadori Grenell ka mundur ta shohë ndonjë pikë timen si presje. Nëse ka ndonjë politikan që dihet si mendon, jam unë. E dini, presidenti serb Vuçiqi që tha s’kemi trysni nga amerikanët. Nuk e di si erdhëm në këtë situatë ku Kosova, që ka për kryeministër dikë që ishte në burgjet e Millosheviqit ka pakrahasueshëm më shumë trysni sesa Serbia që duket se s’ka trysni fare e e ka për president një që ishte ministër i Millosheviçit. Si erdhëm në këtë situatë?”, tha Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.

Ai shtoi se Kosovës i nevojiten edhe SHBA-ja edhe BE-ja dhe shtoi se s’ka zëvendësim për to. “Pa SHBA-në s’mund të kemi mbrojtje nga Rusia”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë në detyrë e shefit të LVV, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër.



Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.


Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për herë të parë vendi kishte një qeveri që në programin e saj kishte përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.



Ajo ka kujtuar rastin e Dren Cakës, i cili është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë

Osmani përmes një statusi në Facebook shkroi se “për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”.

Dje ishte 21-vjetori i masakrës në lagjen “Qerimi” në Gjakovë.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin “Open” se atij nuk i është kërkuar nga SHBA-ja që të tërhiqet. Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër, e kjo solli zgjedhje të parakohshme në Kosovë.




“Unë kam qenë në Uashington ku për 2 orë e 30 minuta pata një takim me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Mike Pompeo. Por marrëdhëniet janë shumë të mira, por nuk më kanë kërkuar ata të largohem. Unë dhashë dorëheqjen si kundërshti për përpjekjet për ndarjen e Kosovës, nga Federika Mogherini, (përfaqësuesja e BE-së për Politikat e Jashtme). Tani do të kontribuoj duke forcuar partinë. Mendoj se kështu bëj mirë për Kosovën. Ndërsa nuk mendoj se është e drejtë që të angazhohem në një qeveri, sa për një vend pune.”, tha Haradinaj.

Ai tha se Albin Kurti e ka humbur shumicën kështu që nuk ka mundësi ta shpërbëjë parlamentin.

“Albin Kurti është rrëzu nga aleati i vet dhe mocioni i mosbesimit u përkrah nga opozita. Albin Kurti nuk mund të qëndrojë në qeveri sepse është pakicë. Parlamenti i Kosovës nuk kërkon të shpërbëhe. 2/3 e parlamentit nuk kërkon të shkojë në zgjedhje, kështu që Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohsme”- tha Haradinaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...