Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/22
Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme
Analisti Arjan Çuri foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ për padinë që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj Antony Blinken në Francë me akuzën ‘për shpifje’.
Sipas Çurit, avokati i Berishës duhet të kërkojë një qasje mozaikë, që të mundësojë që kjo gjykatë ta pranojë atë si çështje.“Rëndësi ka a do ta marri përsipër ndonjë Gjykatë ta gjykojë? Berisha këtu me anë të avokatit të tij mund të pretendojë se z. Berisha nuk do t’i bëhej një gjyq i mirë në Shqipëri... Në SHBA nuk e bën dot gjyqin se është shpallur non-grata. Po të isha unë avokati do t’i kërkoja Gjykatës të bënte një qasje mozaike, të bindja Gjykatën se Parisi është i vetmi vend interes i denoncuesit ku ai mendon se mund të marri një gjykim të paanshëm. Nëse Gjykata e pranon si çështje dhe z. Berisha e fiton si çështje, rëndësi ka që ai fiton betejën e tij morale me Blinken. Por duhet të pranojë Gjykata ta hapi si çështje”, tha Çuri.
“Nëse i referohen gjërave që ka bërë kur ka qenë në pushtet, nuk dënohet. Vetëm po ta lidhin me vrasje, se vrasja dënohet më shumë se 40 vjet. 21 Janari është gjykuar, është mbyllur”, shtoi Çuri.
“Non grata” Berisha OK, – po ata që justifikojnë Berishën?
Rrënjët e të keqes në Shqipëri janë të thella dhe më negativja është se janë të trashëgueshme
If You See Square Waves In The Ocean Get Out Of The Water Immediately
MyHealthReads.com
|
Sponsored
These Wedding Moments Are Unforgettable For All The Wrong Reasons
Gadgetheory
|
Sponsored
She Turned Heads At The American Country Music Awards
Crafthought
|
Sponsored
Man Gives Girlfriend A Necklace, 2 Years Later She Screams When She Realizes What’s Inside
Bedtimez
|
Sponsored
Big Data Online Courses Might Be Cheaper Than You Think
Big Data Courses | Search
|
Sponsored
“Ishte manovër fantastike”, ish-ministri merr në mbrojtje Sali Berishën, befason me deklaratën për padinë ndaj Blinken: Unë e njoh! Mendoj se avokati mund ta bëjë edhe falas!
Anxhela Peristeri çon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit, flet kreu i delegacionit shqiptar: Pritshmëritë janë...
The Most Epic Oscars Dresses Of All Time
Dailyforest
|
Sponsored
Më të lexuarat
“Nuk ishte rastësi kjo stërvitje e madhe ushtarake”/
“Nuk ishte rastësi kjo stërvitje e madhe ushtarake”/ Shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Romeo Kara kap detajin dhe flet për prapaskenat e rëndësishme: Për llogari të krimit...
“Kokëpalarë”/ Presidenti Meta i quajti amerikanët
“Kokëpalarë”/ Presidenti Meta i quajti amerikanët ‘të pacipë’ pas shpalljes non-grata të Sali Berishës, reagon ‘flakë për flakë’ qeveria Rama
“Nuk është e lehtë të shkëpusësh
“Nuk është e lehtë të shkëpusësh Berishën apo berishizmin nga PD”, Arben Ristani nxjerr prapaskenat nga selia blu: Edhe unë jam mbështetur prej tij!
Më në fund reagon Presidenti/ Thyen heshtjen për vendimin e DASH
Më në fund reagon Presidenti/ Thyen heshtjen për vendimin e DASH ndaj Berishës, shpërthen i revoltuar dhe tregon kush ishte porositës: “Fletërrufe” nga ... (Zbardh edhe mesazhin që i ka dërguar në privat ish kryeministrit)
“Më ka thënë se sapo të shkojë në Parlament
“Më ka thënë se sapo të shkojë në Parlament do të bezdisë Ramën”/ Nano zbulon bisedën me deputetin demokrat dhe tregon nëse është penduar që e promovoi si personazh: Me të më ndan një hon i madh!
Kush fshihet pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës? Arian
Kush fshihet pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës? Arian Çani i bën pyetjen provokuese, ‘zbërthehet’ Gjekmarkaj dhe befason me ato që tregon: U shokova kur e dëgjova lajmin!
Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të
Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme
Dënimi me burg i Adriatik Llallës dhe shpallja ‘non-grata’
Dënimi me burg i Adriatik Llallës dhe shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Artan Hoxha del me paralajmërimin e fortë edhe për kryeministrin Rama: E ka vendosur...
Pse këmbëngul Berisha të qëndrojë në
Pse këmbëngul Berisha të qëndrojë në politikë? Arben Ristani e thotë troç: Ky është problemi kryesor i PD-së!
Akuzat e DASH, zbardhen shifrat si ndryshoi pasuria e Berishës gjatë 8
Akuzat e DASH, zbardhen shifrat si ndryshoi pasuria e Berishës gjatë 8 viteve në pushtet, nga fitimet e majme të fëmijëve, te vilat, pronat e makinat e tyre
Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor
Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor nga administrata e Trump, ja lëvizjet në prapaskenë për futjen e tij në listën e zezë
Fati i Metës varet nga Kushtetuesja, ambasada e SHBA mesazh
Fati i Metës varet nga Kushtetuesja, ambasada e SHBA mesazh anëtarëve për çështjet e bujshme, gjykata goditje presidentit për letrat shantazhuese
Mesazhe Promocionale
Gossip
DASH shpalli non grata Sali Berishën, Besnik Mustafaj zbulon prapaskenat: Edhe mua më ka ndodhur. Ja çfarë ‘fshihet’ pas heshtjes së Ramës
Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik.
“DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë.
Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai.
Musfataj deklaroi në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se tezat se kjo ka ardhur për shkak se ka qenë kundër afrimit PD-PS janë legjenda. Mustafaj u ndal edhe te reagimet politike dhe heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
“Mua më duken legjenda që opinion ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike.
Nuk besoj se është e domosdoshme që presidenti të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor”, u shpreh ai.Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik.
“DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë.
Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai.
Musfataj deklaroi në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se tezat se kjo ka ardhur për shkak se ka qenë kundër afrimit PD-PS janë legjenda. Mustafaj u ndal edhe te reagimet politike dhe heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
“Mua më duken legjenda që opinion ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike.
Nuk besoj se është e domosdoshme që presidenti të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor”, u shpreh ai.
Tribunal Correctionnel De Paris/ Del blof Sali Berisha, zbardhen detajet e forta të Gjykatës ku do ankohet dhe historia e lavdishme e avokatit që ka mbrojtur politikanë të fuqishëm dhe miliarderë: Mbi vendimin e DASH s'ka...
Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite.Kjo Gjykatë Funksionon në kuadër të gjykatës së Parisit, e cila ndahet në disa dhoma për të gjykuar krimet e rënda dhe që quhet Gjykata e Vlerësimit, krimet deri ne 10 vite siç është gjykata penale ku do apeloje edhe Berisha e me pas është Gjykata e Policisë për kundravajtjet e lehta. Kjo gjykatë të drejtë lëndore për të gjykuar çështjet kanë të bëjnë me kundravajtje, çështje civile që kanë si dënim penal maksimumi deri në 10 vite sipas ligjit Francës.
Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryen aty apo të prekur janë shtetas francez. Ish kryeministri Berisha tha se padinë, avokati i tij Jean-Yves Le Borgne e bëri në gjykatën korreksionale të Parisit. Kjo gjykatë nuk ka asnjë juridiksion ndaj vendimeve të Departamentit të Shtetit, apo edhe vetë Sekretarit të Shtetit Blinken.
Avokati francez që tregoi ish kryeministri është një nga juristët ultra klasikë francezë angazhimi i të cilëve është shumë i kushtueshëm. Avokati ka një histori të lavdishme të mbrojtjes së politikanëve francezë dhe veçanërisht miliarderëve. Ai ka mbrojtur me sukses biznesmenin Carlos Ghosn, një miliarder në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për abuzime me fondet e kompanisë NISSAN dhe i arrestuar në Japoni. Ai u arratis në Liban me ndihmën e një kompanie private sigurie.
Për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion biznesmeni ka zgjedhur të njëjtin avokat si Berisha. Avokati 71-vjeçar që është edhe kreu i urdhrit të avokatit në Francë ka mbrojtur edhe personazhe të botës së spektaklit si dhe politikanë të njohur francez të akuzuar për korrupsion.
Gjyqi në Hagë/ Hashim Thaçi bën kërkesën e rëndësishme, zbulohet për çfarë bëhet fjalë
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory Ë. Kehoe.
Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina.
Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i frikësuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka marrë disa paralajmërime të pakëndshme në lidhje me Kosovën, por nuk ka specifikuar se për çfarë mendonte kur e tha këtë.
“Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç.
Më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor.
“Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkoj që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog”, kishte deklaruar presidenti serb.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nis puna për hartimin në Akademinë e Shkencave
Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi puna për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Në ASH nga Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, u nënshkrua kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Sipas materialit që ka publikuar Akademia e Shkencave në faqen Facebook, kryetari Skënder Gjinushi tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet, për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, "Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare". Sipas akademik Gjinushit, në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë. Sipas ASH, akademik Jani Thomani tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve. "Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe. Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga akad. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, akad. Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Valter Memishaj, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof.dr. Shezai Rrokaj, akad. Francesco Altimari. Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Artur Lamaj, prof. dr. Tomorr Plangarica, prof. dr. Anila Omari, prof. asoc. dr. Idriz Metani, prof. dr. Kristina Jorgaqi, prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. emal Murati, prof. asoc. dr. Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, dr. Gëzim Gurgaj, dr. Naim Berisha, akad. Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...