Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/29

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar viziton Prishtinën e Beogradin, USA nuk mohon shkëmbimin e territoreve

 


Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, viziton javën e ardhshme Kosovën e Serbinë, dhe ideja e shkëmbimit të territoreve u shfaq sërish.

Ai nuk e ka përjashtuar ekzistencën e saj, por deklaroi me forcë se Shtetet e Bashkuara nuk do t`i imponojnë as Prishtinës e as Beogradit asgjë që nuk mbështetet prej popujve të tyre.

Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai serb. SHBA kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane” ka thënë Escobar, i cituar nga mediat në Kosovë.

Ai i mëshoi idesë se në procesin e dialogut, parët duhet t`i japin përparësi ndërmjetësimit të Bashkimit Europian.

Në 2 shkurt do të udhëtoj në Beograd e Prishtinë dhe udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’u përcjell të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që liderët e dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur ai.

I dërguari i posacëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Eskobar u bëri thirrje të dyja vendeve që të respektojnë marrëveshjet e firmosura deri tani, dicka që sic tha ai, kërkon fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis. Sa për asociacionin e komunave me shumicë serbe, zyrtari i lartë amerikan theksoi se i përket vetëm qeverisë së Kosovës të vendosë lidhur me këtë çështje.

Milo GJukanoviq : Do “zhdukim” serbët. Qeveria shkarkohet në shkurt

Në 4 shkurt 2022, qeveria aktuale pro-serbe do të rrëzohet, deklaroi me bindje presidenti malazez Milo Gjukanoviç, i cili theksoi se procesi i reformimit të Partisë së tij Demokratike Socialiste (DPS) duhet të përfundojë në mënyrë që ajo të përballojë me sukses sfidat, të cilat e presin në të ardhmen e afërt.

Gjukanoviç theksoi se ne mund të krenohemi me kontributin që DPS-ja ka dhënë në 18 muajt e fundit në fushën e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Ne arritëm të zmbrapsim sulmin e nacionalizmit serbomadh gjatë gjithë kohës, duke marrë marrë parasysh në mënyrn e duhur  interesat shtetërore”, thuhet në deklaratën e DPS.

Muajin e ardhshëm janë parashikuar të mbahen tre séance në parlamentin e Malit të Zi: E para, për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic, të kërkuar nga shefi i ekzekutivit, Zdravko Krivokapic.

E dyta për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe e fundit, për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë, të iniciuar nga Abazoviçi.

Ky i fundit ka pohuar në disa raste se kërkon një qeveri pakice, ndërsa kohët e fundit nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet e thirrura nga Krivokapiçi që ka nisur shkarkimin e disa zyrtarëve shtetërorë.

Mbi 1,000 punonjës shëndetësorë të infektuar me Omicron

Më shumë se 1,170 punonjës shëndetësorë në Kosovë janë të infektuar me variantin Omicron të koronavirusit. Prej tyre, 700 janë infermierë, 290 mjekë dhe 280 pjesëtarë të stafit mbështetës, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Sipas tij, në sektorin publik të shëndetësisë punojnë më shumë se 14 mijë punonjës – çfarë do të thotë se mbi tetë për qind e tyre janë të infektuar. Syla thotë se izolimi i tyre krijon “mungesa jashtëzakonisht të mëdha” në ofrimin e shërbimeve.

Sipas rregullave të nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, personi që rezulton pozitiv me koronavirus, mund ta zvogëlojë izolimin nga dhjetë ditë në shtatë, nëse rezulton negativ dy herë me test PCR ose me test të shpejtë. Testet duhet të kryhen në ditën e 6-të dhe në ditën e 7-të nga diagnostikimi, me një diferencë kohore prej 24 orësh.

Për punëtorët shëndetësorë, sipas rregullave të IKSHPK-së, vetizolimi mund të shkurtohet në pesë ditë, nëse i infektuari rezulton negativ një herë me test PCR ose me test të shpejtë. Ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, të papara në ndonjë fazë tjetër të pandemisë. Të premten, janë konfirmuar 3,617 raste të reja dhe katër viktima.

Numri i rasteve aktive ka kaluar 31,000. Prej tyre, 157 veta janë të shtrirë në spitale. Në Klinikën Infektive në Prishtinë, të shtrirë janë 78 pacientë me koronavirus. “Të lirë janë edhe 20 shtretër [në Infektive]”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

“Nëse vazhdon ky trend, pritet hapja e Mjekësisë sportive… Kemi nisur të emërojmë infektologë që do të angazhohen në Mjekësinë sportive”, paralajmëron Vishaj. Sipas autoriteteve shëndetësore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme nëpër komuna ka deri në 1,600 shtretër për të gjitha shërbimet. Brenda QKUK-së, kapaciteti arrin deri në 700 shtretër. Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e infermierëve të infektuar e mbingarkon stafin aktiv në punë.

Megjithatë, shton ai, situata vazhdon të jetë “më e qetë” nëse krahasohet me fazat paraprake të pandemisë. Në muajt gusht dhe shtator ka pasur ditë kur numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus ka kaluar 1,000-shin. Atëbotë, variant dominues i koronavirusit në Kosovë besohet se ka qenë Delta, i cili edhe ka shkaktuar simptoma më të rënda. Aktualisht, besohet se dominon varianti Omicron, i cili, sipas profesionistëve shëndetësorë, përhapet më shpejt, por përcillet me simptoma më të lehta.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka thënë të enjten para Kuvendit të Kosovës se spitalet kanë nevojë për më shumë staf dhe për përmirësim të cilësisë së shërbimeve të kujdesit intensiv, por nuk ka dhënë detaje për hapat që mund të ndërmerren. Latifi ka thënë se shkurtimi i periudhës së izolimit për punonjësit shëndetësorë, të infektuar me koronavirus, është bazuar në praktikat e Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja e ka përgjysmuar kohën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus – por pa simptoma – nga dhjetë ditë në pesë. Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA kanë thënë se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës, kur personi i infektuar është afër personave tjerë.

Në Prishtinë protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Të shtunën në Prishtinë është duke u mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta është organizuar nga Partia Sociademokrate (PSD).

Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.
Sa pritet të jenë faturat e energjisë?

Në propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, konsumatorët janë ndarë në pesë kategori: A, B, C, D, E.

Nëse jeni në kategorinë A, pra nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 18.87 euro.

Nëse jeni në kategorinë B, apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 27.37 euro.

Nëse jeni në kategorinë C, që do të thotë se për një muaj shpenzoni 600 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 35.86 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj mbetet e njëjtë: 35.86 euro.

Nëse jeni në kategorinë D, pra nëse gjatë muajit shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 47.19 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 59.50 euro.

Nëse jeni në kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzoni 1000 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 58.52 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 83.14 euro

2022/01/28

U botua libri monografikë -shkencorë i FKFS në Prishtinë" 4 Decades of Journey"

 




                                            Nga Flori Bruqi





Shkrimi i  moografisë së Fakultetit ë Kulturës Fizike dhe Edukimit  në Prishtinë ,përfshinë një sërë disciplinash  kineziologjike  dhe lëmeijshë të ndryshme  shkencore, publicistike,historike,etnografike ,gjeografike,antropologjike,linguistike, etj. 





Një punë e tillë shkencore  shkencore kërkon një ekipë  punonjësish shkencorë  publicistikë,histografikë  që Monografia të jetë e tërësishme si libër i vlershëm shkencorë.në mënyrë që punimi të jetë gjithëpërfshirës, për  studentetet si dhe  pedagogët  e   këtij fakulteti më zë Në UNiversitetin "Hasan Prishtina",në Prishtinë. 




Ne mungese të  kuadrit mesimor te kualifikuar, per edukimin fiziko-shëndetësor , atëbotë në kuadër të   Shkolles Normale ne Prishtinë u hapë për herë të parë Shkolla e mesme e Fizkultures.KJo ishte një  kerkesë  e Iigjshme ,profesionale e intelektualeve, e të  rinjeve dhe të rejave te atehersheme qe kuptonin rolin e padiskutueshem te

 ushtrimeve fizike dhe sporteve ne jeten shoqërore.

Me vonë, prane Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtine u

 hap Dega e edukates fizike per pergatitjen e kuadrit me

 kualifikim të lartë për nevojat e shkollave fillore dhe te mesme

 për lënden e edukatës fizike...







Për fat të mire të arriturat e më vonshme shkencore dhe pedagogjike të ësaj shkolle u kurorizuan më Shkollën e lartë e më pastaj më të Fakultett të fiskulturës në Prishtinë   






Atë kohë, ky institucioni ka pasur ne gjirin e vet  ekspertë të aftë, të cilët më një entuziazëm dhe zellë të madh ishin të gatshëm për sfida të rej Kineziologjike ku vuanë bazatqe me zell, gadishmeri dhe profesionalizem, kane vuan bazat  e një veprimtarie të lartë pedagogjike dhe  shkencore këta kineziologë kosovarë: Bardhyl Zajmi, Rada Zajmi, Arsim Fehmiu,Mirosllav Mekiq, Neshet Koshi, Faik citaku, Masar Nixha, Enver Gjinolli, Behlul Brestovci, Mustafe Aliu, Sadik Krasniqi etj.




Falë punës së palodhshme  të menagjmentit  të  tanishëm  të   FKFS në Prishtinë( Prof.Asoc.Dr .Musa Selimi,dekan,Prof.dr.Hasim Rushiti,Prof.dr.Shqipe Bajqinca , Prof.Asistent Bajram Koca, dr.sci.Gani Ibrahimi  që   iu përveshen punës në këtë angazhim shkencor për ta kurorizuar Monografinë      këto ditë e cila u botua në gjuhën angleze, si libër që do ju hynë në punë të gjithe atyre që merrën më sport në Kosovë dhe më gjërë . 

 Libri monografik   "4 decades of Jorney “ të  Fakultetit  të Kulturës Fizike dhe Edukimit” të Universitetit “Hasan Prishtina “ në Prishtinë, është shkruar për ta kuptuar edhe ata që fare nuk merrën më sport por që e njofin mirë gjuhën anglishte.




Libri është një monografi   mbi të arriturat akademike të FKFS, që nga themelimi i tij e deri në ditët e sotme. 

Fakulteti i Kultures Fizike, ne vitin akademik 1979/80, ne gjeneraten e parë ka  patur të regjistruar 75 studente ne gjuhen shqipe dhe 25 student ne gjuhën serbokroate.





Ne fillim te punes ( 1979), Fakulteti i Kultures Fizike ne procesin edukativo- arsimor ka pasur te angazhuar 10 mesimdhenes dhe bashkepunetore (asistent), kurse lendët  e tjera  janë  mbuluar me bashkepunetorë të jashtem.


Historiku i Fakultetit , ka pasur fatin e njejte me historikun e shkollave dhe te popullit tonë në pergjithesi para 30 vjetëve. 
Ne dekaden e sundimit me te eger 10 vjeqar serb (1990-1999), sikur i gjithe sistemi shkollor shqiptare ne Kosovë, edhe ky institucion   perjetoi dhunë fizike dhe materiale, me veprime diskriminuese e gjenocidiale...





Libri monografik ka shumë të dhëna për kuadrin mësimdhenës( prej themelimit  e deri më sot) si dhe bënë fjalë edhe për 12 martirët - sportistë të këtij fakulteti  që ranë në altarin e lirisë   (Nuhi Berisha,Naser Krasniqi,Bashkim Emini,Skender Salihaj,Bedri Bajrami,Mentor Morina ,Bahtir Jahiri,Ramadan Rexhepi,Mustafë Shabani,Avdullah Baftiu,Isa Ahmeti, Hilmi Hoti) si dhe për një numër bukur të madh  pedagogësh që kanë kontribuar shumë në misionin e edukimit pedagogjik dhe fizikë  të shumë studentëve të  këtij fakulteti që  në këtë shkrim po i veqojmë sa vijon :Arsim Fehmiun,Bardhyl Zajmin,Mustafë Aliun,Masar Nixhën,Sadik Krasniqin,Faik  Citakun,Behlul Brestovcin,Mehdi Jasharin, Enver  Gjinolin,Hysen Rakovica,Beqir Hasangjekaj,

Hysni Daka,Hilmi Dautaj,  Fehmi Krasniqi,Naser Rashiti,Bardhyl Sokoli, Abdullah Elezi,Adem Nura, Hazir Salihu,Ajvaz Berisha, Miftar Haklaj,Mahmut Gërmizaj,Hasim Rushiti,Musa Selimi,Aziz Dujaka,Bujar Turjaka,Afrim Koca,Hazir Salihu,Ilir Gllareva,

Besim  Halilaj,Malsor Gjonbalaj  e dhjeta pedagogë tjerë)si dhe një numër të madh sportistësh që kanë zënë vend të merituar në  kineziologjinë dhe sportin Dardan.

 



Libri është i ilustrar më  qindra   fotografi  sportve nga aktivitetet e sportistëve që janë dëshmi për kohën në kolor, ku përshkruhet    historia  e këtij fakulteti  si dhe për   aktivietetin   40 vjecarë  të sportistëve të këtij fakulteti  i  shkruar  më një gjuhë të rrjedhëshme  angleze , ku ehde autori i këtyre rreshtave ishte pjesë e këtij fakulteti në zë për të mirë.

(Autori është Drejtor për mardhënie më publikun ,pranë Akademisë së SHkencave të AAAS-it në New York,Prihstinë, Tiranë,Shkup).

2022/01/27

“Zëri i një shpirti poetik”, mbi librin e Zhuliana Jorganxhi

 

NGA JOSIF PAPAGJONI

Lloje soje librash gëlltit tregu, titujt e tyre shpesh “ulërijnë”, por pak syresh radhiten në bibliotekat tona, si lexues që dimë të përzgjedhim. Libri “Zëri i shpirtit tim – poezi të muzikuara” i Zhuliana Jorganxhiut, përgatitur për botim nga Ilir Çumani, është i mirëpritur për vetë emrin që ajo ka krijuar, për tekstet e saj të njohura. Këto tekste e këngë i kanë dhënë, mbase, emër më të madh se shumëkujt tjetri, qoftë ky dhe një mjeshtër i shkrimit. Sepse kënga është hit. Këngën e marrim në buzë, në mendje, e fishkëllejmë. Kudo. Kurdo. Është si fryma. Ilir Çumani te ky libër i poeteshës së këngës është një dorëzanës, por një dorëzanës besnik. Sidomos i mbushur me mall. Bash për këtë përkujdesje, ai përkëdhelet edhe nga vetë autorja, çka ajo i ka blatuar mirësinë e vargut të saj në vend të një ninulle të munguar, shushuritur prej nënës së tij të munguar. Se Iliri është rritur jetim “si një bisk i rënë në tokë,/ti i mitur,jetimmbetur…/zëri yt me forcë ngrihet, / zemra jote hapur rri,/ çdo jetim të mos ndihet,/si fëmijë pa fëmijëri…”

E paske marrë, Ilir, një varg zemre nga Zhuliana! Një blatim. Viteve të rinisë sime e më pas, turbull-turbull, të mbaj mend mik rrugëve të qytetit tonë, Sarandës, prej nga jemi e kemi bredhur brigjeve të detit. Ishim, madje, fqinjë. Dhe ti, mungesën e ninullës mëmësore e përktheve në një kauzë dhe përkushtim për fëmijët jetimë, e përktheve në dashuri e mirësi, e përktheve si respekt edhe në fletët e këtij libri. T’i përfalesh një poeteshe e gruaje shpirtbutë si Zhuliana, është diçka më shumë se kujdes, më shumë se respekt. Është një monopat kujtese, një pergamenë dhembshurie dhe vlerësimi, që na çon në aq çaste të bukura teksa vargjet e muzikuara të kësaj gruaje të butë i kemi fishkëllyer a kënduar me veten e me/për të dashurit tanë. Ti na e ke sjellë portretin e saj në dhjetëra qasje e fjalë të bukura, duke i ftuar njerëzit e penës dhe të tingullit në një sofër dashamirësie. Mjaft të lexosh vlerësimet e ngrohta nga Ilirian Zhupa, Timo Flloko, Besnik Mustafai, Agim Krajka, Aleksandër Peçi, Limoz Dizdari, Shaban Sinani, Përparim Kabo, Margarita Xhepa, Flutura Açka, Arben Duka, Bardhyl Londo, Martin Leka, Vllasova Musta, Jorgo Papingji, Zija Çela, Mimoza Ahmeti, Petrit Ruka e shumë të tjerë… Dhe lexuesi sheh se si buron kjo dashuri, ky respekt, ashtu lirisht, si një…”këngë për këngën”: Zhuliana Jorganxhiun. Mirë e thashë: këngë për këngën.

A nuk i thuri ajo “këngë” këngës shqiptare? Pa dyshim, nuk ishte e vetmja. Jorgo Papingji, Gjokë Beci, Agim Doçi, Arben Duka e të tjerë “këngëtarë” kësilloj e lëruan në vite këtë arë të begatë e të spërndritur të artit tonë. Por Zhuliana është një tastierë e mëvetshme. Fati e ndihmoi që këngët e saj të qenë fituese duke u bërë hitet e kohës. Muzikantët më të mirë shqiptarë si Agim Krajka, Agim Prodani, Enver Shëngjergji, Flamur Shehu, Gjergj Leka, Ardit Gjebrea etj., kanë qenë grahës të këtij fati. Porse fati nuk është i sheshtë, i ngjan një pjerrine. Nganjëherë ferrat e gjembat e zinj ku ti ecën, të çjerrin e t’i bëjnë, këmbë e duar, gjak. Ti dëshiron t’i ngjitesh vezullimit të fatit e famës a të kacavjerresh, por diku edhe rrëshqet e thyen kokën mbi shkëmbin e zilisë, konkurrencës, përqeshjes, “humb në humbellë”. E, pra, drita e suksesit s’është për të gjithë. Zhuliana e pati atë dritë. E pati, më së pari, jo se ishte “grua e butë, shpirtbardhë”, por nga tingujt, muzika, sidomos nga vargu, i cili bujtte ëmbël-ëmbël në shpirtrat tanë. Dikur, para vitit 1990, rëndom tekstet e këngëve tona qenë krejt të zhveshur, mbytur në propagandë; pas këtij viti, ato u krodhën herë në tallava, kichart e boshësi idiote e herë në zhgënjime e dëshpërime shpirtrash të egërsuar. Poezia e Zhulianës u bishtnoi këtyre skajeve zvetënuese. Ka qenë koherente: si dje, edhe sot. Ka qenë një frullimë humane. Një mision. Se ajo “çdo ëndërrim/ dua ta shikoj në jetë/ dua emri im/ një kuptim të më ketë…” (Agim Krajka, këndon Parashqevi Simaku). Dhe e vuajti tmerrësisht eksodin apokaliptik të vitit ‘90, “kur deti u bë valë me njerëz/ dhe toka det me lot… kur anijet si fantazma, nëpër det me aventura, klithnin: “Liberta!”…” Shqiptarët morën udhën e së panjohurës, me plagë të shqyera identiteti. Andaj dhe në këngën “Jon” të Ardit Gjebresë, e dëshpëruar, përtej ngazëllimit të lirisë, ajo e porosit të birin me emër deti, Jonin: “Bekimin merr nga mua,/o shpirt i patrazuar,/një fjalë të thënë ma dëgjo:/”Zinxhirë të praruar,/të kanë për të ofruar,/por prapë do jet’ skllavëri! / Në skllav, jo, nuk të dua, nga vetja i mohuar,/Jon!”. Sa aktual është ky mesazh, sa dramatik! Vezullimi tash ka rënë, iluzionet po ashtu dhe emigrantët tanë, mes mundimit të mbijetesës e dinë se aroma e tokës prej nga ikën mbetet një stërpeshë identiteti mbi shpinën e tyre prej Sizifi. Veçse kjo këngë nuk ka mort. Kaluan 30 vjet. E dëgjon dhe e dëgjon, dhe emocioni të mbush.

Kujtoni tani pak “Këngët e Rinisë”, me tekst të Zhulianës dhe kompozim të Agim Krajkës: “Si zogjtë e shqipes kur fluturojnë,/për herë të parë lart në qiell,/dhe shqipja Nënë me krahë të fortë,/ fluturimin bashkë me bijtë ajo merr…”. Mos vallë, ndokush, do të më thoshte se këto janë vargje të cytur e përgjakur nga gjembat e klishesë letrare të socrealizmit..!? Jo! Aty nuk është ngujuar kufoma e një heroizmi kallp, as një katallan i zi nuk duket pas zogjve të shqipes, ca më pak një lulnajë lumturie. Aty është vetë jeta e kombit, afërmendsh e sublimuar si një ekstrat dhe fosil i ngrohtë i identitetit dhe përvojës sonë kombëtare shekullore. “Në çdo prag, në çdo kasolle, /Hynit, dilnit porsi yj,/ “ilegale” ju dhanë emrin,/ vitet, që s’harrohen kurrë!” (Agim Prodani, “Shoqet tona ilegale”). Prapë do më thotë ndokush: Ja, shihe, ulërin skema e kohës! Jo, or mik, do t’i them sërish, ato 6000 vajza e gra që rrokën armët në kohë të rënda pushtimi, e meritojnë respektin e historisë, e meritojnë këngën tonë. Edhe kur i këndon atdheut, popullit, vendit, në vargjet e Zhulianës ka një lloj erotizmi të ëmbël që lidhet me dashurinë, mallin, tingujt, detin, që emri i saj një kuptim të ketë. Andaj dhe prej dëshirave vetjake poetja vrapon drejt diçkaje më të madhe: “Dua vendi im,/të jesh si vetë rinia,/në shekuj këndo/pa fund melodi. Dua të këndoj/o, dashuria ime,/emri më merr kuptim/nga ty vendi im. (“Jetoj”, Agim Krajka). Ose: “Të madhen dashuri,/ që nëna na mëkoi/ia falëm Shqipërisë,/ ndaj zemr’e saj gufon,/se qumështi që pikoi,/oh, iu bë dritë…”. Vallë skemë do ta quanim këtë?

Në një shumësi emrash që çmojnë te ky libër talentin e Zhuliana Jorganxhiut si poetesha e radhës së parë të këngëve shqiptare, edhe unë pata shkruar: “Zhuliana Jorganxhiu e fitoi herët emrin e saj në meset artistike posaçërisht për tekstet e saj muzikore, si art tejet i pëlqyer dhe publik mes të rinjve e më gjerë, duke i dhënë tingullit një veshje ndjesore elegante, mendim, gazmend, sa dhe trishtimin e dashurisë, ëndrrën, ngashënjimin rinor. Kjo ishte pjesa e dukshme e saj, ndërsa puna e ëmbël bri tryezës së shkrimit me net pafund mbi qindra vargje poetikë, vinin te ne mes një vesku estetik prej gruaje e një spërndritje që poezia e saj na fal vetiu. Me artin e saj, Zhuliana ka ardhur nën një vel respekti në tavolinat dhe bisedat për letërsinë. Poezinë ajo e mbarti viteve, sepse poezia i ka mbushur jetën, i ka dhënë ëmbëlsinë prej gruaje si dhe, me patjetër, rininë e përjetshme”.

Shumë fjalë domethënëse has në parathënien e këtij libri nga poetja e mirënjohur Natasha Lako, e cila jo vetëm e risjell poezinë e Zhulianës në disa këndvështrime, por e përzien atë me mbresa e përthyerje të saj si mikeshë, çka e bën ligjërimin të bukur. “Kënga kur pëlqehet pranohet deri në subkoshiencë, pa shpjegime të mëdha”, thotë Lako. Pikërisht ky pranim nga mijëra e mijëra dëgjues udhës së viteve e ka bërë Zhulianën një EMËR. “Nëna e këngës shqiptare”, e vlerëson më tej ajo, ku vargjet rrjedhin, kullojnë në një sitë të hollë poetike e ndjeshmërie. Të shumta janë motivet, por Zhuliana nuk ia heq sytë asaj teme e atij motivi të tërëjetshëm, falë së cilës mbruhen së toku edhe poezia, edhe kënga: DASHURIA. Sepse dashuria është “Canti Canticum”, himni i vetë jetës, qysh nga Salomoni e gjer te Krishti; jo “afsh’i puthjes ledhatare”, por vetë muzika, tingulli madhështor dhe i lumnueshëm, ku lumi i zemërimit ndalet dhe njeriu shpërthen: “Të dua, të dua, të dua! O fjalë hyjnore e kësaj bote! U pëshpërite nga buz’ e dashuruar, që frymë ty të dha. Shumë të kërkova, gjersa të gjeta dhe nëse vdes, mos u trishto, por ti jeto!…”. Dhe kjo dashuri mbërrin në flijim, si një ekuaresti ungjillore, si një kryq Golgote: “Jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç ti jeto!…”. Se njeriu, sipas poetes, “bëhet fllad, bëhet re, të prek me sy e të shikoj”, dhe atë çast ti e kupton “përse zogu me një krah nuk fluturon…” Dëshpërimi diku gjetkë ikën prej krahut të thyer të zogut dhe kërkon ndihmën e Zotit: “Po ku ishe ti o Zot, për një çast kur të mohuam?!…”. Si për t’i ikur boshit, zezonës, trushkuljes, shkretisë, poetesha e gris terrin e natës. Dhe ja ku bie një këmbanë që ditën e afron, kambanë e shpirtit tonë!… Dhe teksa vajza shkon të takojë të dashurin e vet nën një qiell pezmi e pikëllimi, ku dhe “yjet kullojnë lot” e prej buzëve të tij kërkonte një puthje, zemra i klith: “Lutu, zemra ime, ti dhembjen mos e mbaj! Puthe zemra ime atë dorë pa faj! Sa pak ne kërkojmë nga kjo jetë, o Zot a kemi të drejtë?!”. Është një zemër që nuk kërkon shpagë nga zhgënjimi, por një shpresë, një pemë të lulëzuar, ku gonxhet të mos bien përdhe e shpirtin ta helmojnë… (Kujtim Laro, “Kambanat e shpresës”). Ose vargjet e tjerë sjellin situata kur shpirti plas nga zhgënjimi teksa ti e kupton se je dashuruar me “djallin e bardhë”, në natën kur vdesin yjet dhe mëkatin e bën strehë. Sytë s’i besojnë se “gjak e shpirt i helmuar shkon n’atë terr, n’atë ferr, vret lirinë e bekuar”. Po kush e kishte çuar engjëllin krahëkëputur n’atë terr e n’atë ferr? Ndofta koha, ndofta dëshpërimi, ndofta helmi i mëkatit të paprovuar, andaj: “Dil nga ky terr, ku je verbuar! Zogjtë nga shtegtuan, prapë do vijnë, ç’do t’u thuash, ku je strukur për një stinë? Dil nga kjo strofkë, grackë e mallkuar, kthehu për vete, për mua…” (“Kthehu për vete, për mua”, Gazmend Mullahi).

Pas shkulmesh të tilla dramatike ritmet poetike nis e zbuten, vargjet bëhen të përmallshëm. “Te çdo këngë, një ninullë dëgjo,/ te çdo nënë një fëmijë shiko,/ dashurinë toka jonë mëkon,/ndaj dhe ti me të jeto!” (Gjergj Leka, “Jetën dashuro!”). Ja diku… biri kthehet në shtëpi dhe aty e pret ajo, e mallëngjyeshmja dhe e pazëvendësueshmja: Nëna. “Vij nga rrugë e gjatë, ti më pret e para. /T’i puth ato duar mbushur plot me mall. /Në çdo rrudhën tënde, në çdo flok’ të bardhë, të bardhë, / unë shoh fëmijërinë, hapin tim të parë. / Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë, / të rritem i mbarë, për kët’ tokë të shtrenjtë…” (“Në duart e nënës”, Gjergj Leka, këndon Bashkim Alibali). Ose: “Një pikë vese mbi faqe ra… O motër, unë lulet ku t’i gjej?…”, dhe më vjen në vesh zëri i ëmbël i shkodranit Frederik Ndoci. Vargu këtu sikur ikën prej mallit dhe narrativës fëmijërore dhe ulet pa zhurmë te bulbi i jetës, se pranvera nuk vjen me një lule, se jeta bëhet e bukur jo me një, por me shumë shokë. Se “edhe jetën s’e bën një ditë, as një lumë i vetëm s’e bën një det…”

Zhuliana e qëmtonte jetën dhe, ndofta, diku syri i saj shihte se si “papritur një njeri të bëhet kaq i shtrenjtë”, andaj dhe portreti i tij i çiltër, në çdo hap të ndjek ngado, në ditë e net… Poetesha shihte se si sytë e bukur të atij djali e ndiqnin vashën dhe mes njerëzish, çiltërsisht, ai shkonte dhe e uronte me zemër… Ja, ashtu, në ngazëllimin e dashurisë, vasha po mes njerëzish e kërkonte djaloshin, me sytë që vezullonin, udhëve të atdheut, sepse e dinte që motivi i tyre muzikor do të mbetej përherë një refren i dashur: i tyre, por edhe përtej tyre; një farë talismani i shpërndarë njerëzve të mirë të atij dheu. (“Nuk e harroj”, Agim Krajka, këndon Irma Libohova). Dhe kur pluhuri i purpurt i amshimit do të vijë një ditë e mes të gjallëve, ti s’do të jesh, larg nga kjo botë, në tjetër jetë, ta dish se “mbi plagë shpirti si melhem, çdo gjë krijova dua të jetë…”. Këtë ndershmëri e pastërti shpirtërore poetesha e kërkon gjithkah: “Erdha prapë te ky prag i dashur, / ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë: “Mirë se vjen!” / dhe çdo zemër portat m’i mban hapur,/ vendlindje, që në krah më ke mbajtur, / mua birin tënd me mall, më pret dhe më përcjell.” (“Pragu i vegjëlisë”, Flamur Shehu, këndon Kozma Dushi). Por Zhulianën e rrëmben edhe ashku i vargut popullor, si te kënga “Shoqeni, moj motrani!” të Simon Gjonit. Ose “Me bukën e fushës-o, / me erën e malit-o, / rritin dashurinë vashat, / për djemtë e fshatit-o… (Enver Shëngjergji, këndon Alida Hisku). Ose “Unë e di çfarë ke në zemër/ ma thonë ata sy./ Lule je, lule ke emrin, / lumi unë për ty…” (Pjetër Gaci). Dhe shumë e shumë të tjera.

Epoooo…, në të 75–sat e lindjes së poetes, le ta mbyllim me këto vargje nga Zhuliana për Zhulianën: “T’i puth ato duar mbushur plot me mall…”.

Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat: 6 humbje jete dhe 1549 raste të reja në 24 orët e fundit! Ja apeli i ministrisë për qytetarët

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri  janë regjistruar 1549 raste të reja me koronavirus nga 5662 testime të kryera në total.


Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë 23,168 pacientë aktivë me COVID19.

Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 6 qytetarë. Në spitalet COVID-19 janë të shtruar 136 pacientë, prej të cilëve 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1549 qytetarë, në këto bashki: 705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq.

Janë 23,168 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1549
Të shëruar në 24 orë 1794
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5662
Testime totale 1,648,753
Raste pozitive 254,126
Raste të shëruara 227,629
Raste Aktive 23,168
Humbje jete 3,329

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10857
Fier 1900
Shkodër 1858
Vlorë 1449
Elbasan 1423
Durrës 1257
Gjirokastër 1210
Korçë 930
Berat 917
Lezhë 826
Kukës 314
Dibër 227

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...