Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/10/08

RUSIA mund të nisë një sulm bërthamor të goditjes së parë nëse ekzistenca e vendit konsiderohet të jetë në rrezik.

 

Përballë kundërsulmimeve të papritura dhe të suksesshme nga ukrainasit në javët e fundit, disa zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe analistë të mbrojtjes besojnë se Kremlini mund të përdorë masa drastike për të shpëtuar fytyrën.

Sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, ajo mund të nisë një sulm bërthamor të goditjes së parë nëse ekzistenca e vendit konsiderohet të jetë në rrezik.

Duke pasur parasysh pretendimet e Putin se pse ai filloi luftën, çdo përfshirje e trupave të NATO-s në konfliktin e Ukrainës mund ta vërë në veprim këtë plan.

Dhe pasi Moska organizoi ‘referendume’ për aneksimin e katër zonave të Ukrainës Lindore, udhëheqësi i saj mund të përdorë gjithashtu një sulm ukrainas në cilindo prej këtyre territoreve për të justifikuar një sulm bërthamor.

Nëse kjo do të ndodhte, NATO-ja do të duhej të përgjigjej, por aktualisht, zyrtarët kanë sugjeruar se do të përdorin vetëm armë konvencionale si hakmarrje.

Disa analistë besojnë se megjithëse Putin thotë se ai “nuk po bën bllof” çdo aktivitet bërthamor nga Rusia do të ishte po aq i dëmshëm për të – sa do të ishte për Perëndimin – dhe për këtë arsye nuk ka gjasa.

Cila ishte kriza e raketave Kubane?

Kriza e raketave Kubane konsiderohet më e afërta që bota i ka ardhur ndonjëherë asgjësimit bërthamor.

Përballja 13-ditore në vitin 1962 erdhi gjatë Luftës së Ftohtë dhe pasi SHBA zbuloi se Bashkimi Sovjetik kishte vendosur fshehurazi armë bërthamore në Kubë.

Duke iu përgjigjur pranisë së raketave balistike amerikane në Itali dhe Turqi, si dhe pushtimit të dështuar të Gjirit të Derrave të Kubës në vitin 1961, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ra dakord të vendoste raketa në ishull – vetëm disa qindra milje nga vija bregdetare e SHBA.

Në përgjigje, presidenti i atëhershëm i SHBA, John F Kennedy urdhëroi një karantinë detare të ishullit për të parandaluar dërgimin e raketave të mëtejshme.

Pas disa ditësh tensioni, Kennedy dhe Z. Hrushovi arritën një marrëveshje që Bashkimi Sovjetik të çmontonte armët e tyre në Kubë në këmbim të zotit Kennedy që të premtonte se SHBA nuk do të pushtonin ishullin.

“Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha sot se situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë.

Në forumin 2BS, dhe shkak për këtë situatë është bërë rënia e përkushtimit ndaj vlerave evropiane.

Lajçak vlerësoi se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq se 5 vite më parë, duke shtuar se të gjithë treguesit tregojnë se nuk ka pasur vendosmëri dhe përkushtim për reformat, të cilat do e afronin këtë vend drejt BE-s.

“Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, po e them të qartë, ky është vetëm një vëzhgim”, tha Lajçak.

“Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin, është që të fokusohet te përmbushja e detyrave që kërkon BE-ja”, shtoi Lajçak.

Gjithashtu, ai theksoi se anëtarësimi në BE nuk është dhuratë.

“Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Cili është qëllimi i Bashkësisë Politike Evropiane?

 

Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën në kryeqytetin çek, në Pragë, më 6 tetor për takimin inaugurues të Bashkësisë Politike Evropiane. A është kjo vetëm një platformë tjetër diskutimesh? Apo një forum i dobishëm për arritjen e objektivave?

Cili është qëllimi i Bashkësisë Politike Evropiane?

Shumë njerëz, përfshirë disa zyrtarë nga vende të ndryshme evropiane, pyetën paraprakisht veten se cili ishte qëllimi i këtij takimi. Ishte diçka e panjohur ose siç u shpreh një diplomat, “një kanavacë bosh”. Përveç kësaj, a nuk ka mjaft samite, institucione dhe organizata që bëjnë bashkë politikanët e kontinentit? Me sa duket jo.

Duke gjykuar nga udhëzimet dhe deklaratat zyrtare, gjatë dhe në fund të një dite plot me seanca plenare, takime dypalëshe dhe tryeza të rrumbullakëta, konkluzioni duket se tregon që Bashkësisë Politike Evropiane ishte me të vërtetë diçka pozitive dhe se liderëve u pëlqente formati “më i lirë”, në të cilin të gjithë dukej sikur haseshin me njëri-tjetrin në labirintin e korridoreve në Kështjellën e Pragës. Askush nuk e vuri në dyshim dobinë e tij — të paktën nga jashtë.

Pra, çfarë është Bashkësisë Politike Evropiane, atëherë? Nuk kishte asnjë deklaratë përfundimtare; ende nuk ka një strukturë të vërtetë, as buxhet, as sekretariat, apo për sa i përket kësaj çështjeje as flamur dhe logo. “Një platformë joformale” është mënyra se si nikoqiri i këtij organizimi, kryeministri çek, Petr Fiala, e përshkroi duke vënë në dukje se ky komunitet politik ofronte një hapësirë për të diskutuar të gjitha llojet e çështjeve aktuale midis vendeve që rrallë herë takohen me njëri tjetrin. Presidenti francez, Emanuel Macron, iniciatori i kësaj nisme, e quajti këtë komunitet, “një mundësi për të ndërtuar një intimitet strategjik në Evropë”.

Së dyti, tri vendtakimet e ardhshme: kryeqyteti moldav i Kishinauit në maj 2023, ndjekur nga Spanja më vonë po atë vit, dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e parë të vitit 2024. Vendet nikoqire do të jenë me rotacion midis 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 17 vendet jashtë BE-së.

Por, arritja e tretë dhe më e rëndësishmja ishte ndoshta vetë takimi, ose të paktën vlera simbolike e tij. Mes luftës në Ukrainë, më e madhja në kontinent në dekadat e fundit, të gjithë të ftuarit u paraqitën, edhe pse mund të mos binin dakord për shumë çështje. Kur historianët shikojnë foton e përbashkët të bërë në Pragë, bien në sy dy përjashtime të bujshme: Bjellorusia dhe Rusia. Vetëm ky imazh tregon shumë.

Për sa i përket atyre vendimeve që u morën në të vërtetë, gjithçka ishte mjaft e paqartë. Për samitin e ardhshëm në Moldavi, liderët do të punojnë në “projekte të përbashkëta”.

Ndërsa nuk kishte asgjë konkrete, Macron vuri në dukje disa fusha ku ai mendonte se është mundur të ketë më shumë bashkëpunim: të sigurohet infrastruktura kyçe si tubacionet, kabllot dhe satelitët; rritja e kapaciteteve ndaj sulmeve kibernetike; krijimi i një fondi mbështetës për Ukrainën; hartimi i një politike të përbashkët energjetike pan-evropiane; dhe të shqyrtohet mundësia për të pasur më shumë shkëmbime universitare dhe studentore.

Duke marrë parasysh që kaq shumë politikanë ishin të pranishëm, ishte një ngjarje mjaft e qetë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, shumë shpesh polemizues në këto lloj takimesh, dukej në humor të mirë dhe kryeministrja britanike Liz Truss, e cila politikisht nuk po kalon javën më të mirë në shtëpi, dukej se po kënaqej. Madje, ajo deklaroi se Macron ishte “një mik” pasi dyshoi publikisht gjatë verës, në marrëdhënien e saj me presidentin francez gjatë fushatës së kryesisë së Partisë Konservatore Britanike.

Por, nëse gërvisht pak nën sipërfaqe dhe mund të shihej qartë se ekzistonte pak tension. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përdori pjesën më të madhe të fjalimit të tij për të kritikuar Gjermaninë, duke thënë se Berlini nuk mund të diktojë politikën evropiane mbi energjinë — duke krijuar kështu tension për atë që mund të ndodhë gjatë një samiti jozyrtar i liderëve të BE-së më 7 tetor. Gjithçka në atë takim, nga kufizimet e çmimit të gazit dhe ndërhyrjet në tregun e energjisë do të tregojnë përçarjet reale brenda BE-së.

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjithashtu pati rezervat e tij për Kroacinë, duke akuzuar Zagrebin për heqjen e një paragrafi nga paketa më e fundit e sanksioneve të BE-së, në të cilën Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë dalje në det do të përfitonin nga një përjashtim, që do t’i lejonte ato të importonin ende naftën ruse (bruto) në det.

Edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk e humbi rastin për ta trazuar disi atmosferën, duke e përdorur kohën që kishte në dispozicion gjatë darkës së përbashkët, për të akuzuar Greqinë për përshkallëzimin e tensioneve – komente të cilave kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, iu kundërpërgjigj duke thënë se Ankaraja duhet të ndalojë së sfiduari sovranitetin e ishujve grekë.

Gjithçka nisi me një foto të hershme që doli nga samiti ku shfaqeshin lideri i Armenisë dhe ai i Azerbajxhanit, Nikol Pashinian dhe Ilham Aliyev, së bashku me Macronin, Erdoganin dhe kryeministrin hungarez, Victor Orban. Më tutje pasoi një takim i organizuar zyrtarisht midis dyshes, Macronit, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili është përfshirë gjithnjë e më shumë në përpjekjet për të ulur tensionet midis Bakut dhe Jerevanit pas përleshjeve të fundit kufitare.

Ky takim zgjati më shumë se një orë dhe sipas raportimeve ata u takuan përsëri më vonë në të njëjtin format. Dhe, pas konferencave të fundit për shtyp në mbrëmjen e 6 tetorit, kur shumica e liderëve të tjerë ishin larguar prej kohësh, i njëjti kuartet u kthye në sallën e mbledhjeve për një raund tjetër bisedimesh.

Një burim që kishte njohuri për këtë çështje, e që deshi të mbetej anonim, më tha se çifti i Kaukazit jugor në fakt biseduan me njëri-tjetrin shumë herë në prag të samitit.

Pas një nate të gjatë, ata arritën në një marrëveshje, sipas së cilës Armenia do të mundësojë një mision civil të BE-së për dy muaj përgjatë kufirit të saj me Azerbajxhanin, duke filluar që nga mesi i tetorit — një mision me të cilin Baku ra dakord të bashkëpunonte.

Mbetet për t’u parë se çfarë ndryshimi do të sjellë kjo marrëveshje në marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve, por vlen të përmendet se, si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani duket se e njohin ndikimin në rënie të Rusisë në rajon dhe nevojën për të kërkuar gjetkë për ndërmjetës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Kosova do të punojë për të qenë anëtare.

 

Në seminarin e Asamblese Parlamentare të NATO-s gjatë fjalimit hyrës krerët e institucioneve të Kosovës kanë përmendur domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Kosova do të punojë për të qenë anëtare.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veri-Atlantike. NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë, shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditët e fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshëm që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n, aleancën më të fuqishme të shteteve demokratike”.

Ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova dhe Ballkani Perëndimor duhet të shihet si partnerë gjeostrategjik.

“Bota siç e dimë ndodhet në një pikë kthese ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore ndaj paqes. Është jashtëzakonisht me rëndësi për secilin anëtarë të NATO që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partnëritetin për Paqe. Ne e dimë që Kosova është vendi i interventimit më të suksesshëm ndërkomvëtar të NATOs.”

“Çdo gjë e paligjshme duhet shkatërruar, cdo gjë e vjedhur i duhet kthyer Ukrainës, çdo pushtues nga Rusia, duhet të dëbohet.”- tha Podolyak

 

U hap në 2018-ten nga Vladimir Putin si e vetmja lidhje tokësore mes Krimesë dhe Rusisë, dhe tani, pikërisht në kohën kur lideri rus shënon 70 vjetorin e lindjes, ura që lidh dy territoret është përfshirë nga një zjarr gjigand.

Traktori që i dërgoi aleati i tij i ngushtë, lideri bjellorus Aleksandar Lukashenko, duket nuk ishte dhurata e vetme e ditëlindjes për shefin e Kremlinit.

Edhe pse nuk pranoi dretëpërdrejtë përgjegjësinë e Ukrainës,këshilltari i presidentit Volodimir Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se shpërthimi që dëmtoi urën e pezulloi krejtësisht trafikun në të, është vetëm fillimi.

“Çdo gjë e paligjshme duhet shkatërruar, cdo gjë e vjedhur i duhet kthyer Ukrainës, çdo pushtues nga Rusia, duhet të dëbohet.”- tha Podolyak

Autoritetet në Moskë thanë se sulmi i sotëm është kryer me makinë-bombë. Presidenti rus urdhëroi menjëherë një hetim zyrtar mbi shkakun e zjarrit në urë, pohoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax. Kievi ka përsëritur ditët e fundit se është duke shënuar fitore në lindje dhe jug të Ukrainës, ndërsa forcat pro-ruse kanë pretenduar të kenë fituar kontrollin e zonës rreth qytetit Bakmut, në rajonin e Donjeckut.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, nga profile pro-Ukrainës, është parë një zjarr i madh në seksionin hekurudhor në Ngushticën e Kërçit, ndërsa duket se edhe segmenti rrugor është dëmtuar po ashtu. Agjensitë rusë të lajmeve shkuarjnë se në orën 6 të mëngjesit , në anën e trafikut rrugor të urës së Krimesë ka shpërthyer një auto-bombë që nisi zjarrin në shtatë depozita të naftës, të ndodhura në rrugën  drejt Krimesë.

Ura e hapur tre vjet më parë, është kthyer në simbol të revanshizmit rus dhe është përdorur për të transferuar trupat ushtarake, pajisjet dhe naftës nga Rusia në Ukrainë në kuadrin e luftës që Moska po zhvillon atje.

Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarësimi i Kosovës në organizatë temë diskutimi

Në seminarin e Asamblese Parlamentare të NATO-s gjatë fjalimit hyrës krerët e institucioneve të Kosovës kanë përmendur domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Kosova do të punojë për të qenë anëtare.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veri-Atlantike. NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë, shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditët e fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshëm që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n, aleancën më të fuqishme të shteteve demokratike”.

Ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova dhe Ballkani Perëndimor duhet të shihet si partnerë gjeostrategjik.

“Bota siç e dimë ndodhet në një pikë kthese ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore ndaj paqes. Është jashtëzakonisht me rëndësi për secilin anëtarë të NATO që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partnëritetin për Paqe. Ne e dimë që Kosova është vendi i interventimit më të suksesshëm ndërkomvëtar të NATOs.”

Nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Mimi Kodheli flet për sulmet kibernetike: Nuk mund të themi që Rusia nuk ka plane për Ballkanin Perëndimor

Gjatë seminarit është folur edhe për sulmet kibernetike, ku nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Mimi Kodheli ka folur për lidhshmërinë me ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

“Thatë që Rusia nuk ka plan për Ballkanin Perëndimor, nëse dikush ka plane është Rusia. Për tu kthyer në Rusi, lufta e dytë filloi në Ballkan, nuk mendoj që kam nevojë të përmend fushatën e Rusisë në zgjedhjet në Mal të Zi e Serbi. Sulmet Kibernetike në Shqipëri, ne jemi shtet anëtar i NATOs dhe jemi të sulmuar, jo me bomba por është sulm. Por në fund të fundit, jam e sigurt se sulmet e forta dhe të buta që vijnë nga Rusia dhe Kina do të jenë afër për shkak të afërsisë gjeografike e politike, kjo nuk ka të bëjë me fundin e botës ku jemi, pra nuk mund të themi që Rusia nuk ka plane”, ishte fjalimi i Kodhelit drejtuar Dimitar Bachev ligjërues në Oksford

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...