Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/10/19

Dua Lipa përmend për herë të parë Ismail Kadarenë dhe duket se këtë e kishte ruajtur për një nga mbrëmjet më me rëndësi të librit sikurse është “Booker Price” në Londër.



Ylli ndërkombëtar ishte ftuar për mbajtur një fjalim  duke e konsideruar si një nder të madh të ishte në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga gëzimet më të thella në botë, kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri.

“Kur isha 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Keshtjella” e Ismail Kadaresë, testoi aftësitë e mia gjuhësore, ndërkohë që më ndihmoi të lidhem me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptarë të Kosovës.” ka thënë këngëtarja.

Dua Lipa pa treguar se obsesionet e saj të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman.

Ndërsa përmes Kadaresë mësoi për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban kosovarët të luftojnë sot për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë sonë. Shpesh pyes veten nëse autorët e kuptojnë se sa dhurata na bëjnë- theksoi ajo.

Sot, angazhimet e turneut më çojnë në të gjithë globin dhe jeta është shpesh e tensionuar. Ndonjëherë vetëm për të mbijetuar, dhe në këto momente, janë librat që më qetësojnë”. “Ne të gjithë duam vetëm të duam dhe të na duan dhe të gjejmë vendin tonë në botë, dhe autorët me të vërtetë na ndihmojnë ta bëjmë këtë”, tha Dua.

Çmimi kryesor u fitua nga autori nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka, për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida” dhe u prezantua nga Mbretëresha Camilla.

Kadare e ka fituar International Booker Prize më 2005, në edicionin e tij të parë. Booker Price është çmimi më i rëndësishëm britanik në nivel ndërkombëtar.

Super-minjtë’ po bëhen rezistentë ndaj helmit në Britani dhe banorët duhet të jetojnë me ta

 

Metodat e zakonshme për të zhdukur kafshët parazitë duket se po i ndihmojnë kafshët e padëshiruara të krijojnë më shumë rezistencë.

Zyrtarët në Britani po japin paralajmërime për rritjen e numrit të atyre që njihen si “super-minjtë” rezistentë ndaj mënyrave të zakonshme të kontrollit të parazitëve.

Ata shtojnë se njerëzit duhet të bashkëjetojnë me brejtësit, të cilët kanë ndryshuar sjelljen e tyre gjatë izolimit të dy viteve më parë.

Kufizimet kishin reduktuar masën e ushqimit të përdorur nga minjtë dhe si rrjedhim ata u afruan më shumë drejt banesave të njerëzve në kërkim të ushqimit.

Zyrtari britanik i kontrollit të parazitëve Chris Cagienard tha për të përditshmen Daily Record se “kur ndryshon sjellja jonë, ndryshon dhe ajo e brenjtësve”.

Ai shtonte: “Popullata e minjve në Britani nuk po reduktohet, ngadalë ajo po rritet përsëri, pak a shumë siç ndodhte para Covid”.

“Nuk është se ka më shumë minj, por vetëm më shumë minj pranë shtëpive. Ka shumë produkte ndaj të cilave ato po krijojnë rezistencë”.

“Në disa zona të vendit këto produkte nuk kanë më efekt”.

Por nëse mund të vriten vetëm kafshët parazite jo-rezistente, atë herë minjtë rezistentë mund të bëhen dominues.

Zyrtari shtonte: “Ekspertët e kontrollit të parazitëve mund të përfundojnë duke vrarë vetëm brejtësit jo-rezistentë, duke lënë ato rezistente të shumohen”.

Teksa njerëzit bëhen akoma më të dëshpëruar në luftën ndaj tyre, ata i tremben rritjes së metodës së vrasjes me shirita super-ngjitëseje, të cilat shkaktojnë një vdekje agonie.

“Kapja me ngjitëse mund të bëhet edhe në mënyrë humane por problemi është se publiku i vë ato përtokë dhe i lë pa kontrolluar më, duke lënë brejtësit të vdesin nga stresi, tronditja apo uria, që është mizore”, tha Chris.

FOTO GALERI
1/4
Metodat e zakonshme për të zhdukur kafshët parazitë duket se po i ndihmojnë kafshët e padëshiruara të krijojnë më shumë rezistencë.

Elona Duro dhe Anxhelo ndezin skenën e Dancing With The Stars

Elona Duro dhe Anxhelo dhanë shumë ritëm gjatë performancës me një samba në natën e dytë të Dancing With The Stars.

¥“Dole jashtë ritmit të sambës”, tha Kledi.

“Mua më shijoi kërcimi yt, fillimi, kalimi i këmbëve mu duk pak i rëndë”, tha Valbona.

Unë dua të shoh kërcim dhe deri ku shkon t’i me përkushtim dhe këtë nuk e pashë”, tha Dalina.

Ajo arriti të rrëmbente 19 pikë nga juria.

Për të gjithë ata që duan ta votojnë, të dërgojnë mesazh me kodin VIP 14 për Elona Duron.

Në natën e parë, Elona dhe Anxhelo grumbulluan18 pikë nga juria me performancën.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar sërish vëmendje, pas deklaratave se ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin.

 


Silvio Berlusconi punoi part-time në një shtëpi kujdesi për të moshuarit pranë Milanos


Agjencia e lajmeve, LaPresse, ka publikuar një incizim të zërit – që duket se është bërë në mënyrë sekrete – derisa Berlusconi ka biseduar me pjesëtarë të partisë, Forza Italia.

Në atë incizim, Berlusconi ka thënë se Putin është në mesin e “pesë shokëve të vërtetë” të tij.

“Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin”, ka thënë ai, duke treguar si Putin ia ka dërguar “20 shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, për ditëlindje.

Berlusconi ka thënë se ai i ka dërguar më pas Putinit shishe me verë italiane dhe një letër “po ashtu të ëmbël”.

Berlusconi ka mbushur 86 vjet më 29 shtator, pasi koalicioni i krahut të djathtë, ku përfshihet edhe partia e tij, Forza Italia, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Këto komente fillimisht janë hedhur poshtë si “rrëfime të vjetra” nga besnikët e Berlusconit.Megjithatë, në incizim, Berlusconi ka thënë se Perëndimi është veçse në luftë me Rusinë, sepse është duke i dhënë “Ukrainës, para dhe armë”.

“Personalisht nuk mund të shpreh mendimin tim për këtë gjë, sepse nëse do ta merrnin vesh mediat, do të bëhej katastrofë, mirëpo unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar”, ka shtuar ai.

Në mbrëmjen e së martës, Forza Italia ka thënë se pozicioni i Berlusconit ndaj Ukrainës është në linjë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Shumica e gjermanëve e refuzojnë rolin udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë. Përveç kësaj, shumë kanë frikë se lufta ruse kundër Ukrainës do të përhapet edhe në vendet e NATO-s.

 


Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha para pak kohësh se Gjermania ishte e detyruar të luante një rol udhëheqës global, duke përfshirë sferën ushtarake, dhe se tani nuk duhet të ketë frikë nga përgjegjësia. Por, sipas një studimi të Fondacionit Fritz Körber, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk e duan këtë rol udhëheqës të Gjermanisë në planin ushtarak.

Sipas sondazhit të “The Berlin Pulse” i bërë me porosi nga Fondacioni Körber, një fondacion ky i korporatës Körber AG, 60 për qind e të anketuarve i mbështesin përpjekjet aktuale të qeverisë për të forcuar ushtrinë gjermane. Por dy ndër tre, përkatësisht 68 përqind, refuzojnë një rol udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë.

Pavarësisht situatës së ndryshuar botërore, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë më e rezervuar në arenën ndërkombëtare. Ata preferojnë angazhimin diplomatik. Kjo përkon me trendin e fundit ARD-Gjermani, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekje më të mëdha diplomatike nga qeveria federale për t’i dhënë fund luftës.

Flash-Galerie Wochenrückblick Kalenderwoche 42

Marrëdhëniet transatlantike në plan të parë

Një ndryshim në krahasim me anketimet e mëparshme vihet re në marrëdhëniet me SHBA. 81 për qind e të anketuarve i shohin SHBA si një partner për mbrojtjen e Evropës. Kjo është një përqindje  shumë më e lartë se një vit më parë.

Perceptimi i Rusisë nga ana tjetër, është përkeqësuar dukshëm – dhe në vazhdimësi vitet e fundit. Sipas studimit kthesa e vërtetë në perceptimin ndaj Rusisë erdhi qysh në momentin kur Gjermania mësoi për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe nga koha e protestave masive në Bjellorusi në vitin 2020, disa kohë para se Putini të sulmonte Ukrainën.

Rrezik nga Rusia

Interesant në sondazh është fakti që 75 përqind e të anketuarve ende shohin pak ose aspak kërcënim ushtarak të Gjermanisë nga ana e Rusisë. Megjithatë ata janë të frikësuar nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe nga një zgjerim i konfliktit në vendet të tjera të Evropës Lindore: Më shumë se dy të tretat, përkatësisht 69 përqind e të anketuarve, janë të shqetësuar se Putini mund të përdorë armë bërthamore. 80 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar se lufta mund të përfshijë edhe vendet Baltike ose Poloninë.

Studimi “Pulsi i Berlinit” trajton çështjet më urgjente aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga këndvështrime të ndryshme. Një komponent qendror është një sondazh aktual i opinionit mbi pozicionet e politikës së jashtme të gjermanëve. Për anketën përfaqësuese, Kantar Public anketoi 1088 persona që banojnë në Gjermani, nga mosha 18 vjeç e lart. Anketimet u bënë në periudhën midis 2 dhe 11 gusht 2022.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj këtë të mërkurë.

 


Kjo gjë u konfirmua, pasi në mediat vendase u publikua letra që ajo i kishte dorëzuar kryeministrit.

Sekretarja e Brendshme deklaroi se po jep dorëheqjen me keqardhjen më të madhe, por e vendosur për tu larguar.

“Më herët sot, i dërgova një dokument zyrtar nga e-maili im personal një kolegu të besuar parlamentar si pjesë e angazhimit të politikave dhe me synimin për të mbledhur mbështetje për politikën e qeverisë për migracionin. Kjo përbën një shkelje teknike të rregullave. Siç e dini, dokumenti ishte një draft Deklaratë e Shkruar e Ministrisë për migracionin, që do të publikohej së shpejti. Një pjesë e madhe e tij tashmë ishte informuar për deputetët. Megjithatë, është e drejtë që unë të shkoj”.

Më tej ajo shkruan se ka kuptuar gabimin që ka bërë dhe ka vendosur të largohet, pasi kjo është gjëja e duhur.

“Sapo kuptova gabimin tim, e raportova me shpejtësi në kanalet zyrtare dhe e informova Sekretarin e Kabinetit. Si Sekretar i Brendshëm e mbaj veten në standardet më të larta dhe dorëheqja ime është gjëja e duhur. Biznesi i qeverisë mbështetet tek njerëzit që pranojnë përgjegjësinë për gabimet e tyre. Të pretendosh se nuk kemi bërë gabime, të vazhdosh sikur të gjithë nuk mund të kuptojnë se i kemi bërë dhe të shpresosh se gjërat do të shkojnë në mënyrë magjike nuk është një politikë serioze. Unë kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë, jap dorëheqjen”.

Braverman në letrës e saj përmendi edhe situatën politike, duke e konsideruar si kohë të trazuar.

“Është e qartë për të gjithë se po kalojmë një kohë të trazuar. Unë kam shqetësime për drejtimin e kësaj qeverie. Jo vetëm që ne kemi thyer premtimet kryesore që u janë premtuar votuesve tanë, por kam pasur shqetësime serioze për angazhimin e kësaj qeverie për të respektuar angazhimet e manifestit. Ka qenë një nder i madh të shërbej në Ministrinë e Brendshme, edhe në kohën e shkurtër që kam qenë këtu, ka qenë shumë e qartë se ka shumë për të bërë, në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të popullit britanik. Ata meritojnë policinë që mund ta respektojnë, një politikë imigracioni që duan dhe votuan në një numër kaq të qartë në zgjedhjet e fundit, dhe ligje që i shërbejnë të mirës publike dhe jo interesave të protestuesve egoistë. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë zyrtarëve të mi, këshilltarëve specialë dhe ekipit ministror për të gjithë ndihmën e tyre gjatë kohës sime si Sekretare e Brendshme”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë

 


Këto katër rajone ukrainase Moska pretendon se i ka aneksuar.

“Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt.
Kremlini më pas publikoi dekretin ku thuhet se gjendja e luftës do të hyjë në fuqi mëngjesin e 20 tetorit.

Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Dekreti i tij u jep agjencive të zbatimit të ligjit tri ditë afat për të paraqitur propozime specifike.

“Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin.

“Ata që janë në vijat e luftës ose janë duke u trajnuar për luftë në qendrat trajnuese, duhet ta ndjejnë mbështetjen tonë dhe duhet të dinë se kanë pas vetes shtetin dhe popullatën”, shtoi ai.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus pritet të mblidhet shpejt për të miratuar vendimin e Putinit për shpalljen e gjendjes së luftës. Pritet që kjo masë të përfshijë kufizimin e udhëtimeve dhe tubimeve publike, por edhe dhënien e fuqive më të mëdha për autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pasi Moska mbajti referendume të rreme në katër rajonet ukrainase, më 30 shtator Putin nënshkroi dekretin për aneksimin e tyre. Kievi dhe Perëndimi e kanë cilësuar vendim të paligjshëm aneksimin e katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...