Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/03

“Fyerje të turpshme”/ Pas eliminimit nga botërori, mediat serbe shkruajnë për Granit Gjakën

Eliminimi nga Botërori djeg padyshim shumë në Serbi, megjithatë mediat atje kanë zgjedhur të merren me Granit Xhakën dhe reagimin e tij pas provokimeve të shumta.

“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”, ka shkruar Veçerenje Novosti.

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”, ka shkruar Kurir.rs.

“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”, shkruan alo.rs.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin në shënjestër të tifozerisë serbe dhe jo vetëm, por ia dolën të menaxhojnë mirë situatën dhe të nxjerrin jashtë Botërorit Serbinë…

hduken 31 fëmijë shqiptarë/ Autoritet në Britani në alarm, mbërritën me gomone por nuk dihet fati i tyre

 

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur, thotë BBC.

Deri në 31 tetor, autoritetet vendore britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, nga 39 prej të cilëve nuk ka më asnjë gjurmë, sipas gjigantit mediatik anglez. Ecpat UK, që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, deklaroi se këto shifra janë tejet shqetësuese.

Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e  cenueshëm. Këshilli theksoi sidoqoftë se disa fëmijëve në fjalë duhet të kenë mbushur  18 vjeç.

Shifrat e qeverisë britanike,  të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar La Manshin me varka të vogla deri tani këtë vit, krahasuar me më tepër se 28.400 që mbërritën vitin e kaluar në tokën angleze.

Një fluks i tillë ka kontribuar në mbipopullimin e qendrës së pritjes  Manston në Kent, e cila në një moment arriti të mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz. Për Këshillin e Qarkut Kent, zhdukja e 39 fëmijë shqiptarë të cilët i kishte në ngarkim, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese, thuhet në artikull.

Drejtuesit e tij shprehen sidoqoftë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh zhdukjen e disa të miturve. BBC thotë se gjithmonë e më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahn aktualisht në mbarë Britaninë e Madhe.

“Kujdes në 6 dhjetor 2022 ”! Ambasada e SHBA paralajmërim për “trazira” ditën që mbahet Samiti i BE dhe protesta e Berishës

 

Deklaratat e Partisë Demokratike se protesta e 6 dhjetorit është vetëm sensibilizuese e zotimeve se tubimi do të jetë paqësor nga fillimi në fund, nuk e kanë shmangur paralajmërimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara drejtuar qytetarëve amerikanë që të bëjnë kujdes në këtë datë.

“Për shkak të masave të marra në mbështetje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të martën, pritet mbyllje e rrugëve dhe devijime të trafikut përgjatë gjithë ditës në qendër të kryeqytetit dhe në Unazë. Ambasada është në dijeni se mund të ketë një tubim në qendër të Tiranës. Protestat kanë potencialin të përhapen dhe në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë evente masive zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e misionit diplomatit të SHBA-së në vendin tonë.

Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në bllokun europian. Ai vjen në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë ndryshime të mëdha në rendin ndërkombëtar.

Krerët e BE-se pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të unionit, ndërsa pritet po ashtu, te kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta, porosi këto qe do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“.

Në vazhdën e shqetësimeve të intelektualit të njohur nacionalist Skënder Kapiti

 


                      Akademik prof.dr. Eshref Ymeri

 


      

Me intelektualin mjaft të respektuar Skënder Kapiti nuk e kam pasur rastin të takohem dhe të bisedoj shtruar me të. Me këtë intelektual të nderuar nga Dardania jam njohur përmes faqeve të internetit, ku ai, shumë shpesh, ka botuar dhe vazhdon të botojë analiza mjaft tërheqëse me interes të veçantë mbarëkombëtar.

          Ky intelektual është nga të rrallët që del para masës së gjerë të lexuesve me fjalën e analistit mendjehollë, të historianit erudit, të shkrimtarit mbresëlënës, të juristit gjakftohtë, të opinionistit të paanshëm, të politologut largpamës dhe të studiuesit objektiv.

Por ajo që e bën edhe shumë më të nderuar dhe të respektuar personalitetin  e tij, është edukata e shkëlqyer e një intelektuali të formatit nacionalist.

          Pikërisht tipare të tlla duhet ta karakterizojnë këdo që i përket shtresës së njerëzve, të edukuar dhe të formuar nëpër auditoret universitare, sepse individualitete të tilla përbëjnë ajkën e kombit, armatën e elitës me kulturë intelektuale. Roli i kësaj armate është i jashtëzakonshëm në jetën e çdo vendi. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme  për vendin tonë, ku diktatura komuniste,  pati ushtruar një dhunë kaq të egër, saqë, krahas mjerimit ekonomik që solli, pati dëmtuar rëndë botën shpirtërore të mbarë popullit.

          Gjatë këtyre më shumë se tridhjetë vjetëve, analisti Skënder Kapiti, sidomos në faqet e internetit, ka shtruar vahdimisht probleme mjaft të mprehta, që përbëjnë shqetësim për mbarë kombin shqiptar. Ai ka luajtur rolin e vet, si një emancipues i vërtetë i asaj shtrese të shoqërisë sonë, inteligjencies, e cila duhet të jetë në pararojë të mbrojtjes së interesave të mbarë popullit. Por, fatkeqësisht, ai nuk ka gjetur përkrahjen e saj, paçka se ajo duhet të jetë shpresa për gjallërimin e mendimit intelektual.

          Para më shumë se gjashtë vjetësh, Skënder Kapiti pati botuar në internet një anketë, me të cilën i drejtohej mbarë publikut se ç’mendonte për gjendjen ku ishte katandisur vendi ynë. Pasi e përshkruante me dëshpërim të thellë atë gjendje, ai shtronte pyetjen:

“A nuk është fakt se demokracia në Shqipëri dhe në Kosovë... po administrohet nga gënjeshtra, hipokrizia,    injoranca, korrupsioni, mashtrimi, miopia, paaftësia, papërgjegjshmëria, tradhëtia dhe nga shitblerja politike? Këto vese të saj a nuk janë ngritur realisht si “kulte” të mbuluara me demokracinë idealiste?”.

          Atë anketë Skënderi e pati titulluar:

          “A është apo nuk është kështu?!

          Dhe, domosdo, priste një përgjigje, sidomos nga radhët e intelektualëve apo edhe nga njerëzit e thjeshtë. Por, çuditërisht, nuk pati marrë asnjë përgjigje.

          Duke soditur indiferentizmin paradoksal ndaj kësaj pyetjeje, jo vetëm nga radhët e inteligjencies, por edhe të publikut të gjerë, ai vëren me keqardhje:

          Por në qoftë se publiku nuk reagon fort kundër këtij realiteti dhe nuk ndëshkon shkaktarët politikë të tij, dhe nëse publiku nuk vepron për ta ndryshuar realitetin  për në  të mirë dhe në favor të tij, atëhere ky realitet i vjen atij si meritë”.

          Populli ynë, gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore, provoi mbi kurriz diktaturën më të egër komuniste, një diktaturë që nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e tij shumëshekullore. Dhe krerët e asaj diktature të egër, me në krye diktatorin-kriminel Enver Hoxha, për ta përjetësuar sundimin e vet, organizuan përçarjen e popullit, nëpërmjet luftës së përbindshme të klasave, me të cilën shqiptarët i hodhën kundër shqiptarëve.       

          “Diktaturë, - thekson Luis Fisher (Louis Ficher - 1896-1970), gazetar dhe publicist i njohur amerikan, - do të thotë shtet pa ligje dhe, për pasojë, pa kurrfarë rregulli dhe organizimi. Si ligje shërbejnë vetëm tekat e diktatorit. Shtet është vetë diktatori dhe banda rreth tij”.

          Në kushtet e asaj diktature, kryediktatori Enver Hoxha ishte i vetmi person me imunitet të paprekshëm në vendin tonë, gjithë të tjerët, duke filluar nga njerëzit e rrethit të tij të ngushtë dhe deri te qytetari më i thjeshtë, trajtoheshin si materiale inerte.

          Në anketën e vet, Skënder Kapiti trajton me mjaft profesionalizëm temën e komunizmit dhe të demokracisë.

Ai nënvizon me forcë se komunizmi ishte thjesht një mashtrim i kulluar, ishte me të vërtetë një opium mendjetrallisës, për t’i vënë në gjumë masat e gjera të popullit, me premtimin se “do të hanin me lugë floriri”. Ai ndalet posaçërisht te diktatura e proletariatit, të cilën diktatura komuniste e propagandonte me aq zell të papërmbajtur, ndërkohë që i ashtuquajturi proletariat s’kishte të bënte fare me realitetin konkret, sepse ajo diktaturë që i vishej atij, ishte thjesht diktaturë e partisë, e ushtruar me aq egërsi në mbarë vendin.

          Skënder Kapiti, si një intelektual me ndërgjegje të lartë kombëtare, i çjerr maskën diktaturës së partisë, e cila, me shumë marifet, tallej me mbarë popullin me parullën “pushteti buron nga populli dhe i takon popullit”.

          Duke pasur parasysh sa më sipër, ai nxjerr një përfundim mjaft domethënës: demokracia nuk mund të lindte pas grahmave të komunizmit. Domosdo, sepse në strofullën, ku ka ngordhur përbindshi, është e pamundur të lindë engjlli, sepse përbindshi ka lënë pas pjellat e veta.

          Dhe kur pati lindur përbindshi-komunizëm? Skënder Kapiti, si një studiues-erudit, kthehet dy shekuj më pas dhe nënvizon se ai pati lindur si rezultat i krizës ekonomike që pati pllakosur Perëndimin evropian. Pra, pikërisht atëherë, kur ishin të detyruar të punonin edhe fëmijët pesë vjeç për të mos vdekur nga uria.

          Nga analizat e anketës së Skënder Kapitit, vetvetiu del përfundimi se komunizmi, me diktaturën e egër që ushtron ndaj popullit “të vet”, me kalimin e kohës. vjen e merr plotësisht tiparet e fashizmit.

Ky përfundim mjaft i gjetur i këtij intelektuali me brumosje nacionaliste, më solli në kujtesë shkrimtaren e talentuar angleze Myriel Spark (1918-2006), e cila ka thënë:

          “Mjafton që komunisti të vrenjtë vetullat që të shndërrohet në fashist, mjafton që fashisti të buzëqeshë që të shndërrohet në komunist”.

Faktet mjaft bindëse që Skënder Kapiti sjell në anketë-analizën e vet për dështimin e demokracisë në vendin tonë, lexuesin e vëmendshëm e nxisin të shtrojë pyetjen:

Në vendin tonë, për ç’arsye u vendos sistemi komunist?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet t’i drejtohemi Marksit. Në teorinë e tij për revolucionin proletar, ai pati theksuar se fitores së tij duhej t’i paraprinte faza e kapitalizmit me zhvillim të lartë ekonomik. Prandaj përkrahësit e tij në Perëndimin evropian e prisnin fitoren e atij revolucioni në vendet më të industrializuara, siç ishin Anglia, Franca dhe Gjermania. Po si shpjegohet që ai revolucion nuk fitoi dot kurrë në ato vende? Përgjigjja është fare e thjeshtë:

Në themel të teorisë së Marksit qëndronin idetë e parashtruara në Manifestin Komunist, të hartuar prej tij dhe prej Engelsit dhe të botuar në vitin 1848, ide që rezultuan utopiste për Perëndimin evropian. Ai Manifest shërbeu si “Bibla” e komunizmit, të cilin qarqet industrialiste dhe intelektuale të Perëndimit evropian nuk mund ta pranonin kurrësesi për ta zbatuar. Por pas Marksit dhe Engelsit, në skenën e historisë doli Lenini, i cili, “duke e zhvilluar më tej” idenë e Marksit, shpiku teorinë e fitores së revolucionit socialist në një vend të vetëm, si hallka më e dobët e rendit kapitalist. Sigurisht, teoria e Leninit për një fitore të tillë, përmes lumenjve të gjakut, do të gjente truall për t’u zbatuar në Rusinë e prapambetur, me një popullsi 90% fshatare. Në një vend me një prapambetje të theksuar ekonomike dhe me një pushtet komunist, i cili kishte buruar nga gryka e pushkës, idetë e Leninit, me hir e me pahir, do të arrinin të viheshin në jetë. Por në vendet e tjera të Lindjes evropiane idetë e tij për vendosjen e një rendi socialist, u diktuan me dhunë nga ana e Bashkimit Sovjetik pas fitores mbi nazizmin gjerman.

Ndërkohë, idetë komuniste, gjatë viteve të luftës, në vendin tonë, me një popullsi 90% analfabete, i eksportoi shovinizmi serbosllav, i cili, për zbatimin e tyre me dhunë, pati peshkuar me kohë një njeri pa shtyllë kurrizore dhe pa kurrfarë morali, siç ishte Enver Hoxha, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me bandën e tij kriminale në shportën e karavidheve të Bllokut, vendosi një diktaturë komuniste të përbindshme, e cila, në vitet ’80,  solli si pasojë një të tillë varfërim skandaloz të popullit, i cili po rrezikohej nga degjenerimi gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit. Dhe, siç thekson intelektuali i kultivuar nacionalist Skënder Kapiti, nga gjiri i atij komunizmi të degjeneruar deri në palcë, nuk mund të lindte demokracia. Nga gjiri i tij mund të lindte, ashtu edhe siç lindi në të vërtetë, vetëm demoshëmtia, kopja e komunizmit, por me një tjetër mbulojë maskuese, të ashtuquajturin pluralizëm. Prandaj Skënder Kapiti shpërthen:

“Si komunizmi, ashtu dhe demokracia praktike në Shqipëri, janë dy mashtrimet më të mëdha për shqiptarët. Të dyja këto kanë në themel të tyre mashtrimin politik e publik”.

  njëjtën gjë shpreh edhe poeti mendjehollë Qazim D. Shehu në katër vargjet e mëposhtme me domethënie të thellë për demoshëmtinë neokomuniste:

Historia jonë ndreqet,

Sa herë vjen më i forti,

E njëjta xhaketë mbeti,

U kthye vetëm stofi.

Nënkuptohet që komunizmi njëpartiak, pas largimit nga skena e historisë në vendin tonë, do të sillte në pushtet demoshëmtinë shumëpartiake, e cila, duke nxjerrë  në skenë të tilla shëmtira politike, bëri që, siç shprehet me dëshpërim të thellë Skënder Kapiti, të “qeverisemi nga injorantët, të korruptuarit, të pabesët, hajdutët dhe nga ata me rekorde krimi”.

Në vijim të anketës, duke i shprehur troç shqetësimet e veta, Skënder Kapiti, në Shqipen tonë Hyjnore ka futur një term bukur të goditur - “Republika e Antishtetit”. Ai nuk e përmban dot tronditjen e vet pas zhgënjimit të thellë që përjeton nga realiteti i demoshëmtisë që është ulur këmbëkryq në shumicën dërrmuese të vatrave shqiptare. Dhe brenga e tij është ulëritëse:

“Demokracia” e paskomunizmit në Shqipëri a nuk ngriti diçka si një Republikë të Antishtetit, a nuk ligjësoi ajo faktikisht të drejtën e krimit, korrupsionit, të autoritarizmave poliparti, të tradhtisë publike, të mashtrimeve, të injorancës e të halabakërisë, të antiligjit dhe të hajdutërisë politike për të rrëmbyer autoritetin, prestigjin, qeverisjen dhe pushtetin e shtetit dhe të shoqërisë?”.

Po ç’është, në thelb, Antishteti?

Antishteti është ky që po shijojnë shqiptarët, sidomos këto nëntë vjetët e fundit që po qeverisen nga diktatura neokomuniste me Ramën në krye. Ky lloj Antishteti është një fenomen i botës shqiptare, është rezultat i degjenerimit të rendit demokratik, kur populli ka larë duart nga pushteti dhe është shndërruar në një turmë të verbër, thjesht në një delemilet, i sunduar egërsisht nga oligarkia financiare rreth Ramës dhe bandës së tij. Antishteti, si ky që ka instaluar Rama në vendin tonë, është gjithmonë një rend i gënjeshtërt dhe hipokrit, i bazuar në korrupsionin e përmasave skandaloze të atyre që duhej të kishin për detyrë ta mbronin popullin, të ishin garda e respektimit të interesave të tij, kurse ata e kanë shndërruar popullin në  një mall hesapi, në një burim për pasurimin e vetvetes.

Antishteti, si një institucion hipokrit, gjithmonë përsërit të njëjtat gjëra, sikur gjoja  punon për të mirën e popullit, por,  në të vërtetë, bën krejtësisht të kundërtën. Njëra nga mënyrat e tij të parapëlqyera për mashtrimin e popullit është shtyrja gjithmonë në të ardhmen e rezultateve të premtimeve dhe të planeve të veta. Kjo e ardhme e lumtur, të cilën Antishteti e premton dhe e propagandon  me të madhe, nuk ka për të ardhur kurrë. Dhe cili ëhtë rezultati i premtimeve mashtruese të Ramës, si arkitekti i Rilind(Rivdek)jes socialiste? Braktisja e vendit, shpopullimi i tij në përmasa tmerruese që e ka kaluar shifrën 25% të popullsisë.

“Në ato vende demokratike, - thotë Aristoteli, - ku rëndësi vendimtare ka ligji, atje nuk ka vend për demagogët, atje në vend të parë qëndrojnë njerëzit më të mirë, por atje ku pushteti suprem nuk i ka themelet të mbështetura në ligje, atëherë atje dalin në skenë demagogët. Njeriu që ka arritur përsosmërinë e plotë, qëndron më lart se të gjitha gjallesat, por ama ai zbret poshtë tyre, nëse e kalon jetën  pa ligje dhe pa drejtësi. Vërtet, nuk ka asgjë më të përbindshme sesa një padrejtësi e armatosur”.

Duke zbuluar mjeshtërisht thelbin e Antishtetit neokomunist, intelektuali nacionalist Skënder Kapiti thekson me dëshpërim të thellë se në vendin tonë drejtësia është varrosur përfundimisht. Nuk mund të ndodhte ndryshe, përderisa komunizmi dhe pjella e tij, demoshëmtia, përbëjnë epopenë e një mashtrimi të papërfytyrueshëm. Rama dhe banda e tij neokomuniste, këtu e gati shtatë vjet të shkuara, filluan t’u binin dhe vazhdojnë t’u bien kambanave në të gjitha udhëkryeqet e vendit se gjoja do të  ndodhte mrekullia - do të kryhej “Reforma në drejtësi”. Propaganda e tyre për kryerjen e saj u bë aq e ndezur, saqë qytetarët e vendit tonë i bëri të sillnin në kujtesë legjendën biblike që lidhet me parashikimet për rikthimin e Jezu Krishtit në tokë para se botës t’i vijë fundi. Tani, pas shtatë vjetësh, kushdo që ka, qoftë edhe sadopak vetëdije kombëtare, është bindur plotësisht se me “Reformën në drejtësi” u mbars mali dhe polli një mi. Kaq i madh është zhgënjimi i thellë nga ajo lumëzezë reformë, saqë edhe dikush nga radhët e intelektualëve me zë, si, fjala vjen, avokati Spartak Ngjela, i cili, me parashikimet që pati bërë orë e çast, e pati ngritur në qiell SPAK-un, “kryebombarduesin” kryesor për zbatimin e “Reformës në drejtësi”, e ka humbur përfundimisht shpresën te “magjia çudibërëse” e kësaj strukture me shkronja të mëdha. Nuk e di se ç’ka menduar avokat  Ngjela, nëse i ka qëlluar ta lexojë analizën time, me tiktull “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”, të botuar në disa faqe interneti më 28 janar 2016.

Analisti i talentuar Skënder Kapiti, i edukuar që në familje me një vetëdije të lartë kombëtare, i ka bërë “rezonancën magnetike” krejt periudhës pas vitit 1990, gjatë së cilës Shqipëria është zvarritur dhe vazhdon të zvarritet e zalisur, pa mundur të ngrihet dot kurrë në këmbë, për të marrë pamjen e një vendi normal, në të cilin të kishte hapësirë funksionimi i një shteti juridik, ku të gjithë të ishin të barabartë para ligjit. Por, sipas të gjitha gjasave, një gjë e tillë do të jetë e pamundur, sepse, siç thekson Skënder Kapiti, “populli ynë... që nuk i ndëshkon ashpër mëkatet e politikës demagogjike dhe të mashtrimit,.. ka bërë të mundur  kështu vetëm dënimin e vetvetes...”.

Pra, kur populli hesht para fakteve që Skënder Kapiti parashtron në analizat e veta për gjendjen e mjeruar ekonomike, korrupsionin e përmasave të frikshme, mungesën e shtetit ligjor, dhe, për pasojë, vjedhjen e votave, atëherë kjo do të thotë se ai është pajtuar me varfërinë dhe padrejtësinë, të cilat, në të vërtetë, janë “pranga” në duart e tij, janë gjenocid ekonomik. Kjo heshje revoltuese e popullit tonë para gjëmës që i ka shkaktuar banda politike e Ramës gjatë këtyre nëntë vjetëve, të bën të shtrosh pyetjen: mos vallë është e nevojshme të studiohet psikologjia e proceseve të shpirtit të vetë popullit?

Psikologu dhe filozofi i njohur zviceran Karl Gustav Jung (1875-1961), thekson se shtrati kryesor i të gjitha shkencave është shpirti, prandaj shkenca e shpirtit, nënvizon ai, duhet të jetë në gjendje të përshkruajë dhe të shpjegojë parakushtet psikologjike të individit.

  Ky qëndrim soditës i popullit tonë ndaj gjëmave të rënda që i bën klasa politike neokomuniste antikombëtare, më kujton natyrën e nënshtruar të popullit rus, për të cilin shkrimtari rus Ivan Shmelov (1873-1950), në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923, shkruan:

“Rusët janë një popull    që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta...”.

Më lart, mbështetur në argumentet e padiskutueshme të analistit Skënder Kapiti, shpreha dyshimin për mundësinë e krijimit të një shteti të formatit normal, të një shteti juridik, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Dyshimin tim e argumentoj me faktin se “epopeja” e përmbysjes së sistemit komunist në vendin tonë, me kalimin e viteve, vërtetoi në praktikë se ajo përmbysje paskej qenë një skenar komedie, i menduar dhe i parashikuar me kohë, çka del fare qartë në fjalimin e Ramiz Alisë në byronë politike në vitin 1989, i cili pati deklaruar:

          Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj nomeklaturës së lartë komuniste, “ne, komunistët reformatorë”, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë” (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”.  Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2019).

            Pra, siç e thekson shpeshherë Skënder Kapiti, komunizmi  nuk mund të pillte demokraci. Sepse në skenën  e jetës shqiptare, pas një diktature të egër gati gjysmëshekullore të kryekriminelit Enver Hoxha, demokracinë mund ta sillnin vetëm ata  intelektualë, të shkolluar nëpër universitetet më të mira evropiane, që dalloheshin për vetëdije të lartë kombëtare, për brumosje nacionaliste shembullore. Por intelektualë të tillë nuk kishte më në vendin tone. Sepse ata, askushi me emrin Enver Hoxha, njeriu pa kulturë universitare, në përputhje me orientimet e serbosllavizmit, i cili këtë askush e kishte peshkuar me kohë si argat të bindur, i shfarosi që të gjithë nëpërmjet burgosjeve dhe pushkatimeve, kurse pasardhësit e tyre i bëri objekt të luftës së egër të klasave, i la të pashkolluar dhe i degdisi nëpër kampe internimi. Në këto kushte, në vendin tonë nuk mund të vendosej një demokraci me standadet e një shteti ligjor. Kjo për arsye se po të qe e mundur vendosja e një demokracie të tillë, atëherë do të duhej që, fill pas fitores së saj, të organizohej menjëherë një “Nyrenberg Shqiptar”, për të ndëshkuar rëndë kryekriminelin Enver Hoxha pas vdekjes dhe krejt bandën e tij, për të gjitha ato krime aq  të përbindshme që patën  kryer kundër popullit tonë. Ai “Nyrenberg Shqiptar”, do të bënte të mundur të shmangej skenari i mirëmenduar ramizian, sepse ndodhi ajo që thotë poeti Artur Shemaj në poemën e bukur me titull“Epopeja e tredhjes”:

            Epoka që erdhi

            Të gjithë i shfajësoi

            Për fajet që bënë

            Asnjeri s’pagoi.

            Në tërë anketë-analizën e vet, Skënder Kapiti, si një  intelektual mjaft i  njohur në krejt hapësirën mbarëshqiptare për publicistikën e tij me theks të veçantë nacionalist, ka shtruar dhe përsëritur shpeshherë pyetjen:

            “A është apo nuk është kështu?!”

            Unë, si një qytetar i thjeshtë i vendit tim, të cilin, si çdo shqiptar me vetëdije kombëtare,  e dua si jetën time, analistit shembullor Skënder Kapiti po i jap një përgjigje që e vlerësoj si të arsyeshme dhe ftoj t’i përgjigjen edhe bashkatdhetarët dhe bashkëkombasit e mi në Disporë, të cilët i quajnë me vend shqetësimet e tij:

            Po, i dashur Skënder, ashtu është, siç thoni ju. Sepse shqetësimet që shpalosni në anketë-analizën tuaj, përmes mjeteve të informimit masiv, i keni bërë publike bash në kohën e duhur, kur themelet e nacionalizmit shqiptar janë plasaritur rëndë nën peshën e tradhtisë kombëtare, e cila, siç do ta dëshmojnë brezat e ardhshëm në largim e sipër nga atdheu amë, i mbetur pa kokë, pa shpatulla dhe pa këmbë mbi një shekull e ca më parë, ka gjasa që të çojë drejt shpërbërjes tërësore të kombit shqiptar.

          Kaliforni, 30 Nëntor 2022

 

 

 

2022/11/29

Isa Alibali : Muharrem Nurja, meteor i humorit shkodran

Në vend të përkujtimit :Isa Alibali(1948-2018)


Shkruan Flori Bruqi,PHD

Isa Alibali
ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948 . Vdiq më 19 shtator 2018. Ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi të fakultetit Histori-Filologji në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Mbas tri vitesh punë në shkollat e Mirditës, ku ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, emërohet inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion. Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tri vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”. Më 5 shkurt 1991, me nismën e inxhinierit Dashamir Uruçi dhe me pjesëmarrjen e shumë intelektualëve të njohur shkodranë, u krijua shoqata “Kosova”, një shoqatë atdhetare e kulturore, me objekt çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare, kryesisht të Kosovës martire, ku kontribuon si anëtar i kryesisë në themelimin dhe veprimtarinë e kësaj organizate. Në vitin 1997 krijon shoqatën “Dashamirët e këngës shkodrane” me synimin për t'i dhënë një hov rivlerësimit të këngës qytetare shkodrane. Gjatë viteve të pensionit, Isa Alibali është marrë me organizimin e shumë veprimtarive kulturore-artistike në Shkodër, si organizimi dhe zhvillimi për herë të parë i “DITËS SË LULEVE” më 6 maj 2006 si bashkëideues, organizator dhe drejtues me Myfarete Laze, Ridvan Karakaçi dhe Prof. As. Dr. Ahmet Osja, veprimtari e cila u bë edhe traditë e përvitshme. Në prill 2012, Këshilli i Bashkisë Shkodër i akordon titullin e lartë “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin “Për kontributin e çmuar në fushën e kulturës dhe arteve, për botimet cilësore, organizimin e veprimtarive kulturore – artistike, veçanërisht në promovimin e vlerave të këngës qytetare shkodrane” Në nëntor 2012, Komuna e Gjakovës i akordon “Mirënjohje” për kontributin shumëvjeçar në përafrimin dhe thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës. Ai është autor i shumë veprave. Për disa vjet, ai ka dhënë mësim për gjuhë-letërsi. Veprat e Autorit 1997 Në Shkodër të gjithë këndojnë..., i cili përmban histori të krijimit të këngëve shkodrane. Ky është libri i parë që lidhej me këngën shkodrane, si një nga shtyllat e traditës artistike të Shkodrës. Ribotimi i këtij libri u bë në vitin 2011 dhe 2018. 2002, “Mirënjohje” që lidhet me figurat më të shquara të artit të kultivuar të Shkodrës e më gjerë, si aktorët, regjisorët, shkrimtarët, kompozitorët, këngëtarët, piktorët tanë të shquar, etj. 2005,“Prenkë Jakova” trajton jo vetëm jetën e figurës madhore të muzikës shqiptare, që i dha emër të madh Shkodrës, veçanërisht me operën e parë shqiptare “Mrika”, përshkroi jetën e veprimtarinë muzikore të Prenkë Jakovës, por në këtë libër tregohet se si është zhvilluar muzika në Shkodër dhe që është edhe kjo një shtyllë e fuqishme e traditës artistike të qytetit tonë. 2007, “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”, ku shpaloset jeta dhe veprimtaria artistike - humoristike e kollosit të humorit shqiptar Tano Banushi, si dhe për shumë aktorë të njohur të humorit në Shkodër, që kanë rrezatuar vlera në të gjithë Shqipërinë. 2011, libri me kujtime “Si e njoha Mirditën” ku paraqiten mbresat nga puna në Mirditë në fushën e arsimit në rininë e autorit, edhe si drejtor i parë i Gjimnazit të parë të Rrëshenit, në vitin 1960. 2012, “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën) që lidhet me marrëdhëniet e ngushta midis Shkodrës dhe Kosovës, në histori, arsim, kulturë dhe arte dhe ndikimet e tyre të ndërsjella. Ky është libri i parë i këtij lloji, që shpreh ndjenjat e dashurisë midis këtyre trevave shqiptare, traditat e përbashkëta dhe kontributet reciproke ndaj njëri-tjetrit. Libri përmban kujtime, tradita veprimtari, portrete, mbresa, udhëtime turistike, reportazhe e ngjarje të përjetuara larg e afër Kosovës. Ky libër, në kuadrin e viti jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, i kushtohet shqiptarëve të Kosovës, të cilët, përveçse kanë dhënë shembuj të shkëlqyer të trimërisë, qëndresës e të unitetit, kanë bërë edhe edhe një jetë të pasur shpirtërore , duke ruajtur traditat, gjuhën, dinjitetin dhe duke mbajtur gjallë , si gjënë më të shenjtë, ndjenjat e çmuara kombëtare të atdhedashurisë. 2015, "Përtej Mjegullës ka Dritë", Roman, pasqyron fatin e vështirë të njerëzve gjatë diktaturës si pasojë e ushtrimit mbi ato të Luftës famëkeqe të Klasave, rrugën e mundimeve të shumta të tyre, dhe ndikimin e egër në jetën shpirtërore të personazheve. 2016, “Ne, Pedagogjikasit e ’56-ës”, kujtime, kushtuar maturantëve të vitit 1956 të Shkollës pedagogjike “Shejnaz Juka” të Shkodrës, të cilët, me guxim, heroizëm dhe vetëmohim, me një përkushtim për tu marrë shembull, punuan në zonat më të vështira të vendit dhe dhanë ndihmesën e tyre të vyer në arsimimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. 2017, “Muharrem Nurja, meteor i humorit shkodran”, monografi kushtuar Muharrem Nurja, që ka lëvruar gjininë e vështirë të humorit në interpretim, në krijimtarinë e pasur dhe cilësore të kësaj fushe, si dhe në drejtimin e grupeve të shumta artistike. 2018, “Bejtet Shkodrane”, trajtohet një nga gjinitë më tërheqëse të krijimtarisë qytetare shkodrane në fushën e humorit, sic janë edhe bejtet. Në libër paraqiten disa nga bejtet shkodrane, rrethanat dhe mënyrat e krijimit të tyre, si edhe krijuesit e shumtë të kësaj krijimtarie.

2022/11/28

Shkrimtarë shqiptarë që duhët të lexohen dhe studiohen nga studiuesit shqiptar

Nga Flori Bruqi,PHD 



Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor... shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë jetës. Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...

Shkrimtar shqiptar, hera e fundit që më kujtohet se më kërkohej të lexoja ndonjë shkrimtar shqiptarë ka qënë në shkollë të mesme. Është për të ardhur keq që sa më shumë rritemi aq më joshese na duket literatura botërore.

Mos ma mërrni për të keq, literatura botërore është e mrekullueshme, por jo domosdoshmërisht e citueshme në bisedat tona

.

Përse? 

Sepse nuk është gjithnjë aktuale për jetën dhe realitetin tonë. Kështu që vendosa t’ju njoh dhe të nderoj më shumë shkrimtarët shqiptarë. Më poshtë po ju listoj disa vepra e shkrimtarë që ia vlen të lexosh të paktën një herë në jetë.


Shkrimtarë shqiptarë nga Dardania,  Maqedonia, Mali i Zi,  dhe Arbëria,Shqipëria që duhët studiuar dhe lexuar....

          


A njihni shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Kosova apo Arbëria,Shqipëria ?

 Ka emra shkrimtarësh shqiptarë që i kemi dëgjuar aq shpesh saqë janë bërë më tepër se të zakonshëm.Ismail  Kadare, Ali Podrimja, Fatos Kongoli e shumë të tjerë.

Këta emra i kemi dëgjuar mjaft, e madje kemi lexar të paktën nga një libër prej tyre. Mirëpo, a e dinit se ka plot shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Arbëria ,Shqipëria e  Kosova që kanë shkruar vepra me vlerë. Jam e sigurtë që nuk keni dëgjuar për ta, por roli i tyre në literaturën shqiptare ngelet.

Sot kemi zgjedhur t’ju sjellim shkrimtar prej secilit prej vendeve: Maqedonisë, Malit të Zi ,Arbërisë,Shqipërisë, Dardanisë.




Azem Shkreli 




Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít në kulmet e poezisë së sotme shqiptare.
Dorëshkrimi i tij i fundit “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997 ruhet si një nevojë në artin poetik letrar të gjuhës shqipe. Fatkeqisht ai ndërroi jetë në pranverën e vitit 1997.



       

 

 

 

 

 


 

 

 

 Naim Salih  Kelmendi





Naim Salih  Kelmendi ,lindi   me 10 .09. 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, është Profesor , Akademik PHD.në AAAS. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.

            Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

            Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

            Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

            Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.

            Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta)  jeton dhe vepron në Kosovë.

 

Naim Kelmendi ka botuar  deri tash këta libra:

 

Shtreza në fjalë, 1985

Nyja e Gordit, 1992

Albanoi, 1992

Pse ashtu Pandorë, 1993

Çka të bëj me dhembjen, 1993

Satanai me fytyrë tjetër, 1994

Eklipsi i diellit, 1997

Përballje me vdekjen, 1999

Shqiptari vdes duke kënduar, 2000

Kohë për të folur gurët, 2001

Sipërfaqja e padukshme, 2003

Vrasja e deputetit - monografi, 2003

Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008

Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008

Në një jetë pas Krishtit, 2010 

Esenca,2010

Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010

Antologjia e dhembjes poetike, 2012

Është vetëm kujtesë, 2012

Po i flisja vetes, 2013

Etj.








Din Mehmeti 

Din Mehmeti (lindur më 1929 Gjocaj, Juniku, vdekur më 11 nëntor 2010 Gjakovë,Kosovë.
Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.
Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.
Veprat: 
  1. Në krahët e shkrepave. “Rilindja”, Prishtinë 1961.
  2. Rini diellore. “Jeta e re”, Prishtinë 1966.
  3. Dridhjet e dritës. “Rilindja”, Prishtinë 1969.
  4. Heshtja e kallur. ”Rilindja”, Prishtinë 1972.
  5. Ora. “Rilindja”, Prishtinë 1974.
  6. Ikje nga vdekja. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
  7. Fanar në, furtunë. “Rilindja”, Prishtinë 1971.
  8. Kosovë, zog i diellit. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
  9. Fatin tim nuk e nënshkruaj. “Rilindja”, Prishtinë 1984.
  10. As në tokë, as në qiell. “Rilindja”, Prishtinë 1988.
  11. Gjaku që këndon. “Rilindja”, Prishtinë 1993.
  12. Prapë fillimi. “Jeta e re”, Prishtinë 1996.
  13. Lumturia është mashtrim. ”Dukagjini”, Pejë 1999.
  14. Mos vdis kur vdiset. “Rilindja”, Prishtinë 2001.
  15. Verbim i bardhë. “Faik Konica”, Prishtinë 2004.
  16. Zjarri i këngës. “Toena”, Tiranë 2007.
  17. Vajet e shiut (Vepër postume), “Drenusha”, Prishtinë 2010.
  18. Agu 1982
  19. Mallkimi i gjakut. “8 nëntori”, Tiranë, 1973.
  20. Poezi. (përzgjedhje nga Fatos Arapi), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
  21. Klithmë është emri im. (përzgjedhur nga Agim Vinca), “Toena”, Tiranë 2002
  22. Antologji personale. (përzgjedhur nga vetë autori), “Ora”, Tiranë 2004.
  23. Vepra 1-5. “Drenusha”, Prishtinë 2009.






Beqir Musliu 

U lind në Gjilan, Kosovë,  në vitin 1945  , vdiq më 24.06.1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjil an.Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, atë menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e Re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë.

Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.

Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin 6, sepse pushteti i atëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjerë, nuk e financoi dhe e shantazhi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte anëtar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.

Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.



Beqir Musliu njihet si një ndër dramaturgët shqiptarë më në zë. Është nga autorët modernistë të dramës shqipe, vepra e të cilit dëshmohet si një nga arritjet e shënuara të këtij drejtimi, në veçanti dy me përmbledhjet me drama, Rrakullima dhe Shtrigani i Gjel Hanit, katër tek e para dhe katër tek e dyta. Në to lexuesi has ide të thella të natyrës ekzistenciale, ku qenia njerëzore dhe qenia e kombit përzihen dhe krijojnë një integrale të mbushur me situata jermi e apokaliptike, imazhe, fantazmagori. Brenda tyre ndërveprojnë mite dhe legjenda, vijnë dhe ikin figura të munduara nga vdekja dhe jeta. Musliu në tekstet e veta mbështetet më drejtpërdrejt në trashëgiminë gojore shqiptare, për të artikuluar reflekse aludive lidhur me sprovat dramatike me të cilat përballet etnia në këtë kontekst historik.Ndërthurja e lëndës letrare në dramat e Beqir Musliut “Rrakullima” dhe “Shtrigani i Gjel-Hanit” është e llojit postmodern.



  • „Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965)
  • „Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966)
  • „Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ - kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968)
  • „Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968)
  • „Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972)
  • „Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976)
  • „Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978)
  • Metafizika e Sfidimit
  • Mandragora
  • Klepsidra e Magjisë
  • Martirium
  • Magna Karta
  • Ekzodus
  • Kodeksi i Argasit

  • „Vegullia“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979)
  • „Mbledhësit e purpurit“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982)
  • „Kori i gjelave të vdekur“ - tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002)
  • „Makthi“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
  • „Amullia“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
  • „Krupa“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
  • „Skërluta“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
  • „Ndeshtrasha“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
  • „Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
  • „Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema - („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)







Basri Çapriqi 


Basri Çapriqi ,ishte Profesor Dr. i asocuar shqiptar i letërsië shqipe, gazetarisë, letërsisë së përgjithshme dhe krahasimore. Lindi  më 15 janar të vitit 1960 në Krythë  të Ulqinit. Studioi letërsinë  shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1983. Ndoqi studimet e magjistraturës në Prishtinë me temën “Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe” në vitin 1987. 

Studioi letërsi skoceze në Universitetin e Edinburgut si dhe mori diplomën me temën “Poezia konkretiste e Edvin Morganit në vitin 1994.”

Dëshira e tij për dije nuk u ndal me kaq pasi ai kreu edhe doktoraturën në Prishtinë në vitin 2004 me temën “Simboli në poezinë e sotme shqipe.” Studimet dhe materialet e Basrit janë studime të vyera për sa i përket poezisë dhe literaturës shqipe. Ai është autor i shumë librave me poezi e kritikë letrare por fatkeqsisht u nda nga jeta më 14 janar të vitit 2018.




Agim Vinca 

Lindi më 22maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Ka qenë profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëronte Letërsinë e sotme shqipe.Tani është pensionuar dhe merret vetem me letërsi.

Agim Vinca është njëri nga poetët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare dhe shkrimin e veprave studimore për gjuhën dhe letërsine shqipe. Perkthimet e tij janë kryesisht nga gjuha franceze ne gjuhën shqipe.

  • Feniksi (poezi, 1972)
  • Bregu i mallit (poezi, 1975)
  • Në vend të biografisë (poezi, 1977)
  • Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
  • Qasje (kritikë, 1980)
  • Buzëdrinas (poezi, 1981)
  • Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
  • Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
  • Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
  • Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
  • Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
  • Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
  • Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
  • Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
  • Dri' (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
  • Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
  • Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
  • Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
  • Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
  • Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
  • Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
  • (Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010)
  • Arti i reagimit (publicistikë, 2011)
  • Muza e mëmëdheut (poezi, 2012)
  • Mashat (poezi, greqisht, 2015)
  • Une cloche à ton cou / Kambanë në qafë (poezi, frëngjisht, 2016)
  • Metoda letrare (libër teorik, 2016)
  • Nostalgji për kohërat e rrezikshme (poezi, 2017)






Kim Mehmeti 


Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Njihet si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes. Kryesisht përkthen nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese dhe letrare të vendit. Ka punuar si kryeredaktor për Rrjetit Informativ Evropian i Maqedonisë (AIM). Ka patur edhe mjaft pozicione të tjera të rëndësishme në karrirën e tij të gjatë. Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.

Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti bën pjesë tek ata shkrimtarë shqiptarë që janë rrëfimtarë të lindur. Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera.





Vorea Ujko – Domeniko Beliçi


Arbëreshi Ujko! Vorea Ujko lindi si Domenico Bellizzi (ose Domeniko Beliçi në burime shqipe) në fshatin Frasnita, Frascineto,Kalabri .Itali,  më 1918 (ka shkrime ku thuhet se ka lindur edhe më 1931); vdiq në një aksidenti automobilistik më 26.01.2989. 

Vorea Ujko është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.

Ai, ashtu si edhe poetët e rinj arbëreshë, bëjnë përpjekje që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtë brez pas bresi, e që paraqet një brum të mirë studimi të gjuhëtarëve, t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe. Kjo mundësi tashmë është mundësuar, sepse ekziston liria e lëvizjës, por edhe kanë qasje në programe të ndryshme të mediave elektronike, por edhe të gazetave.

Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë. Ujko është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.


Ai, ashtu si disa poetë të rinj arbëreshë, u përpoq që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtur brez pas brezi, të sillte shkrime në gjuhën e sotme shqipe.

Materialet e ruajtura në dialektin arbërehs përdoren sot edhe si material syudimi për shumë gjuhëtarë. Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime të ndryshme në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.

Veprat:

  • Zgjimet e gjakut, Castrovillari ,1971.
  • Kosovë, Cosenza 1973
  • Mote moderne, Schiavonea,1976
  • Ankth[1], Prishtinë ,1978
  • Stinët e mia[1], Corigliano Calabro Stazione,
  • Këngë arbëreshe, Tiranë, 1982
  • Burimi, Tiranë,1985 
  • Hapma derën, zonja mëmë, Tiranë, etj.





Ismail Kadare 

Nuk kisha si ta nisja ndryshe pa këtë kolos të literaturës Shqiptare, sepse shkrimtar shqiptarë si ky janë të rrallë. Një libër që më ka tërhequr shumë, ndonëse jo të gjitha veprat e tij janë të pëlqyeshme, ka qënë “Pallati i Ëndrrave”.
Botuar për herë të parë më 1981 në përmbledhjen “Emblema e dikurshme” nën titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave.” Romani bën fjalë për një shtet totalitar që në shikim të parë duket si Perandoria Osmane.Në këtë shtet ekziston një institucion shtetëror i quajtur Tabir Saraj (Pallati i Ëndrrave), qëllimi i të cilit është mbledhja e ëndrrave të qytetarëve. Më pas ëndrrat shqyrtohen dhe interpretohen me qëllim të gjetjes së shenjave të rebelimit ndaj shtetit ose paralajmërimeve për fatkeqësi. Sigurisht kjo përbledhje është e vaget por ju ftoj ta lexoni e të ndani me ne mendimet tuaja.





Eshref Ymeri (Mesaplik25 dhjetor 1938) është përkthyes shqiptar. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.Është Akademik Prof.Dr.PHD në AAAS.
  • Fjalor frazeologjik rusisht shqip : Me 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
  • Përkthimi, një histori pasioni - 2015
  • Fjalor frazeologjik anglisht – shqip : Me 25440 shprehje frazeologjike - 2019
  • Etj.




Fatos Kongoli 


Nga një kolos në tjetrin, nga një shkrimtar shqiptarë në tjetrin, është kënaqësi të shkruash për ta. Do t’ju këshilloja librin “Bolero në Vilën e Pleqve” botuar në vitin 2008.
Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t’i shtjerë në dorë.
Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm. Djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi me gruan e tij të re e të bukur. Vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, veshur gjithmonë me të zeza.
“Bolero në vilën e pleqve” është romani i krizës ekzistenciale. Ua këshilloj ta lexoni me shpirt, sepse është një libër vërtet i veçantë. Madje, madje lexoni më shumë nga Kongoli sepse është vërtet i vetmi në llojin e tij.





Petro Marko


A mundet ta përjashtosh këtë shkrimtar nga listat e lexuesëve? Absolutisht që jo! “Nata e Ustikës”, botuar për herë të parë më 1989.
Në këtë roman Petro Marko rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Europë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX. (Para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.)
Në vitin 1940 Petro Marko u kthye nga Lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë. Më pas u internua së bashku me gjashtëqind të burgosurit e tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë).
Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos. Në mesin e mijëra të burgosurve, grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh “Nata e Ustikës”. Lexojeni, Petro është rrëfimtar i ndjeshëm dhe vlen t’i kushtosh kohë.




Ridvan Dibra

Ridvani nuk është shumë i dëgjuar, e vërtetë, por është unik në rrëfimtarinë e tij dhe libri i tij “Gjumi mbi bore” është i papërsëritshëm.
Libër botuar vetëm katër vjet më parë, në 2016-ën, ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve. Tregon historinë e një mësuesi në kohën e diktaturës, të cilin e dënojne duke e çuar në një fshat të thellë të Kukësit.
Rrëfuesi (mësuesi në këtë rast) ka ngecur në borë dhe mundohet të mos flejë. Gjatë kësaj kohe tregon historinë e fshatit ku është transferuar dhe lidhjet e tij me çdo banor të fshatit. Ka një mënyre tregimi mjaft të thjeshtë, të pastër dhe tërheqëse. Për mua është një nga të preferuarit e letërsisë shqiptare.





Majlinda Rama 


Sigurisht që do të përfshija edhe një shkrimtare femër. Shkrimtar shqiptarë që pavarësisht gjinisë dinë të krijojnë. Majlinda Rama u bë e njohur me romanin “Perandorët” botuar në vitin 2014.
Ky roman bëri jehonë të madhe për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes së shumë elementëve. Romani, i cili i hapi rrugën në letërsi Majlindës, në pak kohë u bë edhe film në Zvicër. Redaktori i romanit, kritiku i njohur letrar Behar Gjoka, në parathënien e tij shkruan se:

“Ky roman të ofron një realitet të frikshëm, një pamje makabre të krimit dhe të pasojave të tij në përditshmërinë tonë. Ngjizja e tekstit vjen si rrëfim dhe dialog, strukturë dhe shprehësi, ku përplaset njerëzorja me çnjerëzoren. Një libër i endur me problematika shoqërore, të cilat zbulohen përmes toneve realiste dhe postmoderne. Figurimi i karaktereve realiste, të cilat të nxisin ta lexosh romanin, si një grimcë tronditëse jetësore, që rroket dhe shqiptohet me anë të artit të fjalës.”

As vet nuk do e kisha përshkruar më mirë. Le të mësojmë ta duam më shumë vendin tonë nëpërmjet artit dhe literaturës.






Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per t'u përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006" me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee". Në vitin 2014, romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar "Ballkanika".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi

Studime

Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.


1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT". ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni

2010-2013 Anetare e Bordit Drejtues te Shoqerise Civile.


Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Tregime: "Flutura mes gjinjve", “Vrasje ne Venecia”

Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”, “Diktatori ne Kryq”

“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia", Pa Zemer ne Kraharor, “Hakmarrja e Kazanoves”

Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Libra te Mira Meksit te botuar ne vende te ndryshme te botes:

Kryesoret:

Botuar ne France: Romani Teuta e Ilirise i rishkruar ne frengjisht nga vete autorja

Porfida, Ballo ne Versailles

E kuqja e Demave

Butuar ne Itali: Mallkimi i Priftereshave te Ilirise

Maqedoni: Frosina e Janines

Rumani: Diktatori ne Kryq

Dhe ne shume gjuhe e vende te tjera te botes.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...