2023-05-29

Prof. dr. Shyqri Galica: Në Hagë raundi i fundit i lirisë



Prof. dr. Shyqri Galica 



Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës, pas kaq hulumtimesh e zvarritjesh, në bashkëpunim me pushtuesit serbë, fillon seancat gjyqësore në Hagë të Holandës ndaj udhëheqësve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vend të kriminelëve gjenocidalë, të cilët barbarisht u sulën ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të Republikës së Kosovës. Kështu, nisi një sulm i ri ndaj atyre që nuk duruan barbarinë serbe mbi tokat shqiptare dhe bënë luftë të drejtë ndaj pushtuesve e përkrahësve të tyre, duke i prirë UÇK-së me aq mund e sakrifica sa mund të bëhej në atë kohë, të shtypjes e të terrorit nga makineria e tmerrshme e pushtetit serb. 




Kjo gjykatë, e formuar nën shtypje e kërcënime, ka gjetur mënyrën për t’i akuzuar kënd të dojë, duke siguruar të dhëna elementare nga Serbia, nga pushtuesit shekullorë, të cilët edhe në rrethanat aktuale nuk e pushojnë kërcënimin. Është sakrifica e jashtëzakonshme e këtij populli, i cili ka formuar UÇK-në për ta nisur luftën çlirimtare, duke u përballur me hordhitë serbe ushtarake e paramilitare. 




Luftën e drejtë të popullit shqiptar në Kosovë e përkrahu edhe organizata më e madhe e paqes në botë, NATO-ja, duke bombarduar caqet serbe pa hezitim, për ta shpëtuar popullin e pafajshëm e të paarmatosur, duke e dëbuar jashtë Kosovës e duke vrarë, masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë. Kjo ndihmesë, kjo përkrahje tregoi edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të UÇK-së për lirinë, e cila do të zgjerohej e do të qëndronte heroikisht para sulmeve të makinerive të rënda të milicisë e të ushtrisë serbe deri në çastet e fundit. 







Dëbimet masave, sulmet në distancë me tokë të djegur, vrasjet masive gjenocidale do ta rritnin mllefin edhe të botës demokratike, e cila këtë herë përkrahu luftën e drejtë deri në liri duke ndihmuar me veprime konkrete, bombardime që tregonin se paqja i duhet kësaj bote dhe barbarët janë të dënuar të dështojnë. Por, ç’po ngjet sot në të vërtetë? Bota demokratike sikur ngeci për të bërë verifikimin e vërtetë, që në realitet është shumë i njohur, për të nxjerrë para drejtësisë mu ata që bënë gjenocid, ata që bënë katër luftëra të tmerrshme dhe të gjitha i humbën, sepse ishin të padrejta, ishin pushtuese. 



Gjyqi po bëhet ndaj krerëve dhe është shumë e qartë se ka për qëllim diskreditimin e UÇK-së, e cila tashmë është e njohur si ushtri çlirimtare dhe ndër ushtritë më të lavdishme të botës së sotme, e cila ka mbrojtur popullin e vet dhe ka luftuar për lirinë e tij. Jemi të bindur se koha do të tregojë se luftëtarët e lirisë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala etj. dhe ata që u dënuan më parë, Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nesim Haradinaj, të vetmin faj e kanë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre! Këtë jemi të bindur se do ta tregojnë edhe dëshmitë, por edhe shpifjet e njerëzve të shitur që një ditë historia do t’i dënojë përjetësisht! Kjo Gjykatë, e quajtur e Kosovës, edhe pse asgjë nuk ka të saj, pos të akuzuarve, nëse do të ketë parasysh të vërtetën, do të përfundojë shpejt dhe do të dalin faqebardhë luftëtarët e lirisë. Pa dyshim ky do të jetë raundi i fundit i Lirisë! 


26 vjet nga vdekja e poetit Azem Shkrelit

 



Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. 

Ka botuar këto vepra në poezi :

1.Bulzat (1960),

2. Engjujt e rrugëve (1963), 

3.E di një fialë prej guri (1969),

4. Nga bibla e heshtjes (1975), 

5.Pagëzimi i fjalës (1981), 

6.Nata e papagajve (1990), 

7Lirikë me shi (1994), 

8.Zogj dhe gurë (1997).

 Në prozë:

a. Karvani i bardhë (1961), 

b.Sytë e Evës (1975), 

c.Muri përfundi shqipes 

d.Shtatë nga at, si dhe dramat: 

1.Fosilet (1968), 

2.Varri i qyqes (1983) etj.


 Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.

Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër.

Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Ushtarë të plagosur të KFOR-it zbarkojnë me helikopter në Prishtinë

 Disa pjesëtarë të KFOR-it janë duke u trajtuar në Urgjencën e Spitalit Amerikan, pas lëndimeve të marra nga sulmet me shok bomba të pjesëtarëve të strukturave paralele në Zveçan.

Lajmin për lëndimin e ushtarëve e konfirmon edhe gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, e cila ndodhet në Zveçan.

RTK ka siguruar videon e helikopterit amerikan duke zbarkuar në spitali amerikan në Prishtinë.

Këta të fundit nuk kanë dashur të japin informacione e as ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për ushtarë të plagosur.

Tajani: Në mesin e ushtarëve të plagosur janë 11 ushtarë italianë të KFOR-it

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në Twitter ka shkruar se në mesin e ushtarëve të plagosur janë 11 ushtarë italianë të KFOR-it.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai.

Koosva Sot.

Prof.dr. Vjosa Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit të përballen me drejtësinë

 


Për tensionet e fundit në veriun e Kosovës ka reaguar presidentja Vjosa Osmani e cila dënon aktet e dhunës të përdorura nga strukturat ilegale serbe në veri. Ajo thotë se këto protesta duhet të dënohen nga të gjithë, ndërsa kërkon përballje me drejtësinë për qytetarët që zbatojnë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja osmani në Twitter.

Kujtojmë se strukturat paralele serbe kanë protestuar në tri komunat e veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, për të dytën herë me radhë duke kundërshtuar hyrjen në komuna të kryetarëve të rinj, që dolën nga zgjedhjet e prillit. Protestuesit kanë sulmuar policinë e Kosovës, forcat e KFOR-it madje edhe mediet.

Strukturat paralele atje po vazhdojnë protestën duke qëndruar para ndërtesës së komunave.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe personelit të KFOR-it në veri.


Përmes një statusi në Facebook, Abbott ka thënë se mesazhi i Quint-it është i qartë, që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për de-përshkallëzim për të ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar ai.

Edhe QUINT punon më dalalvere: QUINT i propozon Albin Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale në veri

 


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar në emër të QUINT-it, për takimin që patën sot me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij çështja ka qenë nëse Kurti pranon ose jo, që kryetarët e komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre të kryetarit prej një vendi tjetër, por jo në objektet komunale.

Kryeçetniku serb sonte do t’i drejtohet popullit serb lidhur me situatën e tensionuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

 

Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do t’i drejtohet popullit serb lidhur me situatën e tensionuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kështu ka njoftuar shërbimi për shtyp i Vuçiqit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 20:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit”.




Paralelisht me organizimin e protestave të mëdha ne Beograd nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka orkestruar edhe strukturat paralele kriminale serbe në veri, për të shkaktuar incidente me shpërthime, sirena dhe barrikada. Ky është një tjetër skenar serbomadh për të mbajtur veriun në gjendje tensionuese me të vetmin qëllim të ndarjes së veriut të Mitrovicës nga jugu. Para kësaj proteste Millosheviqi i vogël, ka nënshkruar një urdhëresë forcave ushtarake serbe, për gjendje gatishmërie pas situatës në veri të Kosovës, e që është skenarë i errët i tij. Shovinisti serbomadh Vuqiqi ka kërkuar që urgjentisht ushtria serbe të shkon në drejtim të kufirit më Kosovën, me pretekst së policia e Albin Kurtit po ushtron dhunë mbi serbet e Zubin Potokut dhe Leposaviqit. As ky marifet i ndytë i Serbisë, nuk na çuditë së shkon në vargun e rrenave të tyre historike . Natyrisht së policia e Kosovës do të mbrojë të gjithë qytetarët edhe minoritetin serb ne veri dhe kudo, nga ekstremistet dhe shërbimet sekrete ruso -serbe të dirigjuara nga Beogradi dhe Moska. Në Kosovë vepron edhe KFOR, i cili mbron kufijtë e Kosovës dhe siguron paqen dhe stabilitetin. Shqiptarët janë për paqe, por nëse na imponohet lufta të cilën po e kërkon Serbia e Vuçiqit, më mobilizim të ri ushtarak , nuk na frikëson fare. Millosheviqi e ka humbur luftën më shqiptarët në vitin 1999. Edhe Vuçiqi nëse i futet ndonjë aventure ushtarake ndaj Kosovës, do të pëson më keq së Millosheviqi. Rebelimi i minoritetit serb më direktivat e Vuçiqit po vazhdon. Po vazhdojnë incidentet e strukturave paralele kriminale serbe, që mos të lejojnë vënien e rendit dhe të ligjit në veri. U rebeluan duke shkaktuar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës, të cilët më të drejtë reaguan kur grupet huligane serbe të yshtura nga pushteti shovinist i Beogradit, nuk deshën ti lejojnë kryetarët e ri të komunave të vendosen në zyrat e tyre. Kjo është një presedan i paparë për një shtet sovran dhe të pavarur. Por, si u priten këto zhvillime dhe eskalimi i situatës nga çetniku Vuçiq , nga bota perëndimore?Reagojë së pari më duket ambasadori amerikan në Kosovë, i cili në vend që të jetë i ashpër më skenarin ogurzi serb, më incidente, gjuajtje armësh, djegie veturash dhe sulme të pareshtura ndaj organeve tona te rendit, kritikojë ashpër ndërhyrjen e policisë të Kosovës. Pastaj, si në kor të përbashkët pësuan reagimet , duke filluar nga Blinken i cili aktin e ndërhyrjes të organeve tona të rendit, e dënojë më ashpërsinë më të madhe deri më dëmtim të marrëdhënieve më SHBA-të. Reaguan edhe shtetet e KUNTIT dhe BE për çudi duke e kritikuar Kosovën, e duke mbrojtur huliganizmin dhe shovenizmin serbomadh të Aleksandër Vuçiqit, i cili përgatiti gjithçka që kjo të ndodhë pikërisht në ditën e protestës masovike të serbëve në Beograd. Reagim parimor bëri Mbretëria e Bashkuar, e cila më të drejtë e fajësojë Serbinë e Vuçiqit. Mua më duket se gjithë këto reagime ndaj Kosovës për herë të parë ndoshta kaq ashpër, po bëhen nga frika e luftës në Ukrainë. Tjetër. Gjithë ky reagim së më bisedime duhet rregulluar gjithçka , është përgatitje për autonomi të zgjeruar për minoritetin serb. Mos rreshtimi nga ana e Kosovës, automatiksht të dërgon të mendimi së duhet të implementohet Asociacioni më kompetenca ekzekutive , që serbet pastaj, ti formojnë organet e veta ekzekutive, duke i hedhur si të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat më shumicë serbe , të cilat u mbajtjen para disa ditësh. Nuk kuptohet ndryshe gjithë ky reagim i miqve tanë të cilët radikalisht kanë ndryshuar qëndrim duke e përkrahur më shumë Serbinë, së sa Kosovën në bisedime të cilat po zhvillohen për normalizim të marrëdhënieve. Të përkrahet një eksponent i deri djeshëm i Millosheviqit , i cili çdo ditë po e kërcënon Kosovën më luftë, kjo është e pakuptueshme dhe e pa justifikueshme. Një ditë kjo do tu kthehet si bumerang botes perëndimore , siç e tha analisti i njohur për çështje ballkanike, Janush Bugajski.