Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/08

Florian Bieber: Vuçiqi ka kontroll të plotë ndaj serbëve në veri

 


Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

https://p.dw.com/p/4S0Ih
Protesta në Zveçan
Protesta në ZveçanFotografi: Bojan Slavkovic/AP/picture alliance

Zoti Bieber, sa jeni të shqetësuar se ky konflikt mund të përshkallëzojë edhe më shumë në Kosovë?

Florian Bieber: Mendoj se duhet të kemi parasysh se probabiliteti që njësitë e ushtrisë serbe të kalojnë kufirin në Kosovë është jashtëzakonisht i ultë, duke pasur parasysh se operacioni paqeruajtës i KFOR-it është në fuqi në Kosovë nën mandatin ndërkombëtar dhe nën udhëheqjen e NATO-s. Mendoj se ka më shumë gjasa që ky lloj konflikti që e pamë (më 29. maj) të përsëritet, nëse nuk ka deeskalim si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo serbe. Ndaj autoritetet ndërkombëtare po veprojnë në këtë drejtim, që kjo të mos përsëritet. Por edhe kjo në vetvete është shumë destabilizuese si për Kosovën ashtu edhe për gjithë rajonin. Ndaj mendoj se nuk do të shohim ndonjë konflikt në shkallë të gjërë. Por edhe ajo që po ndodh tani ka tashmë disa pasoja për të dyja vendet.

Protesta të reja të serbëve, 31.05.
Protesta të reja të serbëve, 31.05Fotografi: Bojan Slavkovic/AP/picture alliance

DW: Pse shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar kur është ditur se shqiptarët mund të marrin kontrollin e komunave? A do të thotë kjo se vetë serbët e hapën gropën vetë…?

Florian Bieber: Mendoj se çështja është se këtyre institucioneve dhe kryetarëve të zgjedhur të bashkive u mungon vërtet legjitimiteti demokratik. Pjesëmarrja ishte dukshëm nën 10 për qind. Në disa raste, si në qytetin e Zveçanit, pjesëmarrja ishte vetëm rreth 3 për qind. Pra, kryetarin e bashkisë e kanë votuar vetëm rreth 100 njerëz. Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht me urdhër të Beogradit. Ata insistuan që fillimisht të formohet asociacioni i komunave me shumisë serbe – kjo është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa Kosova insistonte në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sepse që nga vjeshta, që nga largimi i serbëve nga institucionet, nuk ka pasur atje autoritete legjitime të zgjedhura. Në këtë kuptim, ne kemi një ngërç. Pak muaj më parë BE-ja vlerësonte shumë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por doli të ishte kjo ishte mjaft e pamend, që po shohim tani në praktikë. Pra, BE dhe SHBA humbën në një farë mënyre lidershipin e tyre në përpjekjen për të negociuar rrugën e duhur për rregullimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Florian Bieber
Florian Bieber

DW: A mund të shpjegoni se çfarë roli luajnë serbët e Kosovës në politikën e brendshme të Serbisë?

Florian Bieber: Ata nuk luajnë ndonjë rol të madh në politikën e brendshme të Serbisë, sepse ata janë vetëm disa dhjetëra mijëra. Përkundrazi, Serbia më konkretisht presidenti Aleksandar Vuçiq ka një kontroll të madh mbi komunitetin serb në Kosovë. Pra, derisa shumë serbë të Kosovës ishin të frustruar nga hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës, bojkoti pothuajse i plotë i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të frikës, sepse Lista Serbe në veri kontrollohet nga Beogradi, ekziston një kontroll i fortë përmes një lloj nëntoke atje, përmes strukturave kriminale ilegale dhe atyre të sigurisë. Kjo do të thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kontroll të plotë në veri të Kosovës dhe u jep shumë pak hapësirë ​​serbëve vendas për të artikuluar problemet e tyre politike.

Lajçak e Escobar i paraqesin tre kërkesa kryeministrit Kurti

 


Kryeministri Kurti është shprehur, se vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës. Ai ka shprehur gatishmëri për çtensionim e angazhim, por ka edhe kërkesa

Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurtit
Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin KurtitFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kishin kësaj radhe dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar. Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut. Dy emisarët perëndimorë po vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës, sidomos në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në këto komuna, që nga data 29 maj, serbët lokalë po protestojnë rregullisht duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Nga protestat pati edhe dhunë dhe mbi 30 ushtarë të KFOR-it, morën lëndime.

"Bisedime të gjata, të sinqerta e të vështira"

"Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tre elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe njëkohësisht të vështira", tha i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak që së bashku me Escobar takuan kryeministrin Kurti në orët e vona të së hënës. Lajçak tha se është "në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave legjitime dhe që përfaqësojnë qytetarët”.

Kurse i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha se erdhi në këtë takim si mik i Kosovës, duke shpresuar që kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit Kurti, do të dëgjohen. "Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi", tha Gabriel Escobar, që shtoi më tej. "Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën. Duam që Kosova të përmbushë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë suaj tokësore. Krejt çfarë po kërkoj është të dëgjohemi”, theksoi zoti Escobar.

Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Albin Kurti
Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Albin KurtiFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Kurti shpreh gatishmëri për çtensionim, por ka edhe kërkesa

Se a i ka dëgjuar kërkesat e tyre kryeministri Kurti, këtë nuk e thanë asnjëri nga emisarët, por, theksuan se janë në fillim të misionit të tyre. Ndërkohë, nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se Kurti ka shprehur  "gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes në veri dhe normalizim të marrëdhënieve”, duke paraqitur edhe kërkesat e tij. "Rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Uashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.

Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurtit
Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin KurtitFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

"Vetëm sundimi i ligjit mund t'i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Do të marrë pjesë Lista Srpska në zgjedhje?

Po si ka reaguar subjekti politik më i madh i serbëve të Kosovës Lista Srpska pas misionit të ndërmjetësimit nga Lajçak dhe Escobar? Dy kërkesa ka paraqitur Lista Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që mund të organizohen në veri gjatë verës. Ata kërkojnë "tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, përkatësisht 2015”. Autoritetet e Prishtinës refuzojnë krijimin e një Asociacioni që do të kishte kompetenca ekzekutive.

Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar, të martën takojnë në Prishtinë edhe Presidenten Vjosa Osmani, para se të nisen për në Beograd për të zhvilluar biseda me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët i kanë kërkuar Kosovës zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj shqiptarë të veriut në zyra të tjera alternative, deri  në mbajtjen e zgjedhjeve nga të cilat duhet të dalin kryetarë që kanë legjitimitet. E nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën, ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja që mund të mbahen gjatë kësaj vere.  


Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në





Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duhet të punojnë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.Senatorët paralajmëruan se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të mund të dëmtonte marrëdhëniet e të dyja vendeve me Shtetet e Bashkuara.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t'i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t'u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Senatorët u bënë thirrje të udhëheqësve që ndërsa shqyrtojnë hapat e tyre të ardhshëm, të zgjedhin paqen, përparimin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.

“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe pa rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatores Shaheen me kolegët e saj Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts.

Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.(VOA-shqip)

Gabriel Escobar: Të mbahen zgjedhje në veri të Kosovës dhe serbët të marrin pjesë pa kushte

I dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar i bëri thirrje Kosovës të tërheq njësitë e posaçme të policisë si dhe kryetarët e komunave nga zyrat e tyre në veriun e banuar me shumice serbe, ndërsa Beogradit të ushtrojë ndikimin e tij për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja në zonë, pa kushte.

Përhapja e kolerës shkakton viktima të tjera



Kolera në Malavi (Arkivë)

Afrika e Jugut raportoi në muajin shkurt viktimat e para nga kolera, pas përhapjes së virusit nga shteti Malavi. Nuk është e qartë se sa raste ka shënuar ai vend, por provinca më e populluar ku ndodhen qytet Johanesburg dhe Pretorja, është zona e goditur më rëndë.

Kolera përhapet kryesisht nga ushqimi ose uji që përmban virusin dhe mund të shkaktojë viktima brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.

Shpërthimi i fundit në Afrikën e Jugut ishte ndërmjet viteve 2008-2009 dhe u raportuan rreth 12,000 raste pas përhapjes së virusit nga shteti Zimbabve, në kufi me Afrikën e Jugut.

Shumë shtete të Europës po diskutojnë rikthimin e shërbimit ushtarak, i cili u hoq masivisht në kontinentin e vjetër pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

 


Të nxitur duket edhe nga lufta e Ukrainës, shumë shtete të Europës po diskutojnë rikthimin e shërbimit ushtarak, i cili u hoq masivisht në kontinentin e vjetër pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Në vazhdën e rënies së Murit të Berlinit, detyrimi i përgjithshëm për shërbim ushtarak dukej se ishte një model i vjetërsuar. Gjermania e pezulloi atë krejtësisht në vitin 2011, me idenë që mund të aktivizohej vetëm nëse Bundestagu konstatonte një rast tensioni ose mbrojtjeje, siç parashikohet në Kushtetutën Gjermane. E njëjta gjë vlen për shumë vende të tjera evropiane.

Që nga viti 1993, nga 29 vendet evropiane që janë sot anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë, vetëm gjashtë e kanë mbajtur shërbimin e detyrueshëm ushtarak deri sot. Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë pasur ushtri thjesht profesioniste prej 50 vjetësh ose më shumë.

Por pas agresionit rus kundër Ukrainës, shumë vende rritën buxhetet e mbrojtjes e kanë nisur të mendojnë edhe rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Menjëherë pas aneksimit të Krimesë, Ukraina në 2014-tën dhe Lituania një vit pas saj, e rivendosën këtë shërbim për meshkujt të moshave 18-26 dhe 25 vjeç. Por pas sulmit të Rusisë shkurtin e vitit të kaluar, qeveria ukrainase vendosi që të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund të thirren për të shërbyer në ushtri.

Ndër vendet e tjera që po mendojnë rikthimin e shërbimit ushtarak janë Letonia, Rumania, Holanda dhe Suedia, Franca dhe Gjermania.

Arkeologët amerikanë kundër shkrirjes së Albanologjisë, i dërgojnë letër qeverisë: Jemi të shqetësuar!

 

Arkeologët amerikanë që punojnë në universitetet e SHBA kanë shprehur përmes një letre kundërshtinë e tyre në lidhje me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA).

Përmes letrës, ata i bëjnë thirrje qeverisë që ta rishikojë këtë vendim dhe shprehen të nderuar për bashkëpunimin që kanë bërë ndër vite me arkeologët shqiptarë.

Ne, të nënshkruarit, me këtë letër shprehim kundërshtimin tonë të fortë ndaj planit të njëanshëm të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), duke përfshirë Institutin e Arkeologjisë dhe për ta rikrijuar atë në kuadër të Akademisë së Shkencave.

Ne jemi arkeologë që punojmë në universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në institucione të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi kryer kërkime arkeologjike të përbashkëta në Shqipëri, duke punuar me arkeologë nga Instituti i Arkeologjisë, disa prej nesh për shumë dekada. Kështu që ne ndihemi të kualifikuar për ta gjykuar këtë plan dhe efektet e tij të mundshme në praktikën e kërkimit arkeologjik në Shqipëri në përgjithësi dhe në bashkëpunim me arkeologët amerikanë në veçanti.

Jemi veçanërisht të shqetësuar:

SE arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar rigorozisht lidhur me këtë plan, i cili do të ndikojë fuqishëm tek ata dhe tek aftësia për të kryer punën e tyre;

SE zhvendosja e ASA-s dhe Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave pa marrëveshje të ndërsjellë, do të shtojë një shtresë burokracie më shumë dhe mbikëqyrjeje, duke e mbytur lirinë akademike dhe kërkimin inovativ; dhe

SE efektet e këtij plani në burimet, buxhetet dhe personelin e Institutit të Arkeologjisë nuk janë bërë të ditura plotësisht.

Për këto arsye, ne e nxitim fuqimisht qeverinë shqiptare të rishqyrtojë planin në lidhje me të ardhmen e ASA-s dhe në vend të kësaj të angazhojë anëtarët e saj në diskutime të hapura për mënyrën më të mirë për t’i mbështetur ata, me qëllim që studimet albanologjike në Shqipëri, përfshirë arkeologjinë, të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Në vitet e fundit, arkeologjia shqiptare, e udhëhequr nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, ka zënë më në fund vendin e saj të merituar në skenën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar se zhvendosja e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të prishë këtë sens të ri të vrullit.

Në vitin 2021 u nënshkrua me Shtetet e Bashkuara Marrëveshja e Pronës Kulturore për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike shqiptare. Ky memorandum do të sjellë jo pak interes dhe investim për arkeologjinë shqiptare nga ana e arkeologëve amerikanë. Si kundërpërgjigje, qeveria shqiptare duhet të zgjerojë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet amerikanëve dhe arkeologëve shqiptarë, në kuadër të një instituti të pavarur kushtuar kërkimit të pastër arkeologjik, duke mos kufizuar mundësi të tilla.

Në të vërtetë, kur realizohen mundësitë për bashkëpunim të hapur mes arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë, ndodhin gjëra të mira. Për shembull, artefaktet shqiptare janë paraqitur dukshëm në “Mbretërit e Parë të Evropës”, një ekspozitë ndërkombëtare që u hap kohët e fundit në Muzeun e Historisë Natyrore në Çikago, Illinois. Çdo komb i Ballkanit merr pjesë në këtë ekspozitë, përfshirë Shqipërinë, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa lidhjet e krijuara midis arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë në Institutin e Arkeologjisë. Sipas mendimit tonë, duke pasur parasysh suksesin e kësaj ekspozite, Instituti i Arkeologjisë, stafi duhet të ishte vlerësuar për punën dhe përkushtimin e tij të palodhur, jo t’i nënshtrohej një plani për shpërbërje dhe riorganizim, për të cilin ata vetë nuk kanë rënë kurrë dakord.

Për ta mbyllur, e shkruam këtë letër sepse mbetemi të emocionuar dhe të përkushtuar ndaj arkeologjisë shqiptare. Kolegët tanë në Institutin Shqiptar të Arkeologjisë kanë ndarë me ne trashëgiminë e jashtëzakonshme arkeologjike të Shqipërisë, duke na lejuar që të marrim pjesë në studimin e saj, një nder dhe privilegj që nuk mund ta shpërblejmë kurrë plotësisht. Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të rishqyrtohet dhe në vend të tij do të ndiqet një dialog i sinqertë për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare, duke përfshirë arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë”, thuhet në letër.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...