Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/09

“Lëvizje e rrezikshme”, vjen paralajmërimi për Kosovën: Çmenduri - ja çfarë fshihet në ‘sirtarët’ e Ramës dhe Vuçiqit!

 

NGA: A.M. 

Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

E ky njoftim i kryeministrit të Shqipërisë, nxiti reagime të mëdha, ku shumica ishin kundër propozimit të tij, për të cilin ka shumë pak ose fare informacione.

Profesori Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se propozimi i Ramës është një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën.

Sipas tij, qeveria e Shqipërisë po synon ta marrë përsipër ta zgjidhë konfliktin së bashku me Serbinë dhe të flasë në emër të Kosovës.

“Dje ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Kryeministri u Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur se ka formuluar një projekt të Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ia ka dorëzuar atë presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Kjo iniciativë ose vetiniciativë e zotit Rama është e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sepse i hapet rruga një rruge të rrezikshme për Kosovën. Shqipëria merr përsipër ta zgjidhë konfliktin së bashku me Serbinë dhe të flasë në emër të Kosovës. Pra, ndodh ajo që në Kosovë e shprehin shpesh: “Këmisha e Kosovës pritet në Beograd dhe qepet në Tiranë”!

Serbia ka dashur që me krijimin e shtetit shqiptar që çështjen e Kosovës ta zgjidhë me bisedime dhe me bashkëpunim me Shqipërinë. Në vitin 2012 presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, shkoi për vizitë në Bruksel dhe u kërkoi autoriteteve europiane që konflikti midis Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me Shqipërinë. Asokohe qeveria shqiptare e zotit Berisha refuzoi publikisht të marrë përsipër të bëhet palë me Serbinë për konfliktin e saj me Kosovën. Zoti Rama ka luftuar prej ditës së parë që erdhi në pushtet që të marrë përsipër zgjidhjen e këtij konflikti në marrëdhënie të ngushtë me Aleksandër Vuçiq”, deklaroi ai.

Image
Profesori Enver Bytyçi
FOTO GALERI

Bytyçi vlerëson se Rama ëshë palë me Serbinë dhe si i tillë nuk mund të i besohet atij.

Po ashtu, ai beson se ky plan është porositur nga Vuçiq dhe për këtë nuk dihet ende përmbajtja e tij.

“Ky është problemi më serioz në këtë iniciativë. Por jo vetëm kaq. Rama bën protagonistin. Kur ke të drejtë dhe i vjen në ndihmë Kosovës mund ta pretendosh edhe protagonizmin. Por fatkeqësisht Rama që pretendon të marrë iniciativën në dorë e të krijojë asosacionin serb në Kosovë është palë. Ai është palë me Serbinë. Është vëlla binjak me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Si i tillë Edi Rama është i pabesueshëm. Aq më tepër që asnjë nuk e di se çfarë përmban ky lloj projekti.

Ky projekti i Ramës mua më duket si ai përqafimi i papritur që ndodhi në Moldavi me kryeministren italiane, Meloni. Rama është i njohur për një lloj shou të tillë. Megjithatë vazhdoj të këmbngul se projekti, nëse ekziston një i tillë, është shkruar në Beograd. Është porositur nga Aleksandër Vuçiq. Ne nuk e njohim përmbajtjen, por e sigurt është se ai projekt që paraqet Rama ose do ta paraqiste Rama nuk bie në kundërshtim me shijet nacional-shoviniste të presidentit të Serbisë dhe me projektin e krijimit të “Botës Serbe””, theksoi profesori.

Më tej, ai potencoi se kryeministri i Shqipërisë po e luan lojën e armikut të Kosovës, e që kjo është një e vërtet e hidhur.

Krahas kësaj, tha se dihet që Rama këtë draft e ka përgatitur me Vuçiqin, ku tha se përveç këtij, ata e kanë gati edhe një plan tjetër, në rast se dështon propozimi në fjalë.

“Të thuash në kushte normale se kryeministri i Shqipërisë bën lojën e armikut të Kosovës, Serbisë, duhet të jesh i çmendur. Por e vërteta është e tillë, edhe pse një e vërtetë e hidhur. Sa herë që ka patur konflikt midis Kosovës dhe Serbisë në këto vite të qeverisjes së zotit Kurti, kryeministri i Shqipërisë ka fajësuar Kosovën dhe ka marrë në mbrojtje presidentin serb dhe Serbinë. Nuk ka nevojë të japim shembuj. Madje ai e ka marrë në mbrojtje Serbinë edhe kur Beogradi nuk i vendosi sanksione Rusisë. Edhe kur policët serbë qëlluan me armë ushtarët e KFOR-it. Na kujtohet! Fajësoi Kurtin, jo vëllain e tij binjak, Vuçiq.

Në këto kushte gjithkush e di se Edi Rama atë projekt e ka krijuar së bashku me Vuçiq, ose e ka marrë të gatshëm nga ai. Jam i sigurt se në sirtarin e këtyre dyve, çiftit Rama-Vuçiq ndodhet edhe një projekt tjetër, nëse Rama do të gjendet në vështirësi me projektin e parë. Nëse ndodh që drafti i porositur në Beograd të dekonspirohet para firmosjes së tij, atëherë Rama do të ketë gati një draft tjetër për ta shpallur në publik e do të thotë se ajo çfarë kanë thënë mediet janë shpifje. Por ajo që bie në sy, ka të bëjë me faktin se mediet dhe opinion në Serbi është entuziast për projektin e Ramës. Nëse do të kishte hartuar një draft për asosacionin, p.sh Sali Berisha, do kishte nisur reagimi kundër në Beograd e Serbi dhe të gjithë do thonin se “nuk e pranojmë””, nënvizoi Bytyçi.

Ndër të tjera, profesori shtoi se ky projekt ka në plan të parë ndarjen e Kosovës, ku autorë të hartimit ka Sorosin dhe fondacionin e tij.

“Por megjithëse drafti që pretendon Rama se qenka original nga angazhimi i tij është prodhuar në Beograd, hartimi i tij ka për autorë Sorosin dhe fondacionin Soros në Serbi. Ky fondacion ishte hartuesi i projektit të ndarjes së Kosovës dhe sërishmi ai është vënë në lëvizje për të ndërtuar një projekt të asosacionit që çon në në mënyrë graduale në ndarjen e Kosovës. Pra ka ndryshuar modeli dhe shpejtësia e operacionit politik për ndarjen e Kosovës. Nuk ka ndryshuar qëllimi.

Se ky është projekt ndarjeje me etapa, këtë e kupton çdo person me dy gram tru. Sepse një asosacion që nuk përmban “Botën serbe” nuk do ta kishte kundërshtuar askush, as Albin Kurti. E për pasojë nuk do ta kishim këtë situatë të vështirë në Kosovë. Jam i bindur se Vuçiq edhe tensionet në veri të vendit i organizon dhe zhvillon me lejen e disa ndërkombëtarëve, me qëllim që t’i bëhet presion Kurtit të pranojë ndarjen e Kosovës! Kjo është e vërteta. Ndryshe nuk mund të ndodhë që ndërsa dhunën e ushtron dikush, për atë dhunë të fajësohet dikush tjetër, më saktë viktima e dhunës! Më duket se bota po merr fund. Amoraliteti po shitet si vlerë. Padrejtësia si drejtësi! E keqja e ajo që është perverse po shitet si moral. Shkurt kanë ndërruar vendet dhe djalli po na serviret si Zot”, përfundoi Enver Bytyçi për “Bota sot”.

Albin Kurti, lideri që nuk lëshon ‘pe’!/ ‘Le Monde’- Kosova nuk i bindet ndërkombëtarëve

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në veri të Kosovës dhe kërkesave ndërkombëtare ndaj Albin Kurtit dhe qëndrimet e shefit të Qeverisë së Kosovës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. 

“Le Monde” e ka cilësuar kryeministrin Kurti si “kryeministri jofleksibël i Kosovës’.

Së shpejti do të bëhet transplanti i veshkës në shërbimin e Nefrologjisë në QSUT.

 

Transplanti i veshkës/ Së shpejti në shërbimin e Nefrologjisë

 07/06/2023 19:54

Së shpejti do të bëhet transplanti i veshkës në shërbimin e Nefrologjisë në QSUT.

Ndonëse ky projekt  ka nisur para disa vitesh  në bashkëpunim më një ekip mjekësh italianë, u arrit të kryhej vetëm një transplant pasi  ky shërbim në QSUT nuk  ofronte kushtet e përshtatshme.

Por tanimë vjen një lajm i mirë për pacientët me insuficiencë renale të theksuar pasi do të mund të kryejnë transplant në  spitalin publik.

Bëhet fjalë për të nisur me transplantin e veshkës, besojmë Brenda vitit do të nis transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbështetjen e mjekëve Italianë”-shprehet Arben Gjata.

Laboratori i ri dhe riknostruksioni  i ambienteve në spitalet publike , sterilizimi i pajisjeve mjekësore do te bëjnë të mundur tashme që të kryhen dhe ndërhyrje të këtyre përmasave që deri më tani janë kryer jashtë Shqipërisë apo në spitale jopublike.

Kërkon përpilimin e ligjit të veçantë futjen e Shqipërisë në bankën e transplanteve europiane dhe bindjen e popullatës që të dhurojë organet se bëhet fjalë për mëlçinë që merret nga donatorë të gjallë që kanë humbur jetën dhe që mund të dhurojnë organet”– shton Arben Gjata.

Transpalnit i veshkave deri më tani është mundësuare falë paketave spitalore ne spitale jopublike  të financuara nga fondi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor.

Bakteri vdekjeprurës me shkallë vdekshmërie 50% mbërrin në SHBA, konfirmohen 3 raste të infeksionit

 

Një bakter vdekjeprurës me një shkallë vdekshmërie afërsisht 50 për qind në mbarë botën, ka arritur në Bregun e Gjirit të SHBA-së, ku është shpallur endemike nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC ka konfirmuar tre raste të infeksionit nga bakteri Burkholderia pseudomallei, i cili mund të shkaktojë melioidozë potencialisht vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet.

“Është një organizëm mjedisor që jeton natyrshëm në tokë dhe zakonisht në ujërat e ëmbla në zona të caktuara anembanë botës. Kryesisht në klimat subtropikale dhe tropikale”, tha Julia Petras, një oficere e shërbimit të inteligjencës epidemike me Qendrën Kombëtare të CDC për Sëmundjet Infektive Emergjente dhe Zoonotike, për HealthDay News. Rasti më i fundit u raportua në Misisipi në janar.

Dy të tjerë u konfirmuan në të njëjtin qark të Mississippi-t në korrik 2020 dhe maj 2020.

Megjithatë, shumica e atyre njerëzve të infektuar me baktere nuk shfaqin simptoma dhe zhvillojnë antitrupa kundër tij, që do të thotë se shumë më tepër njerëz ka të ngjarë të infektohen, tha Petras.

Në të tre rastet e Mississippi-t, pacientët u shëruan.

“Kjo është një nga ato sëmundje që quhet edhe imituesi i madh sepse mund të duket si shumë gjëra të ndryshme,” tha Petras për gazetën. “Është shumë e nën-raportuar, e nën-diagnostikuar dhe e nën-njohur, shpesh duam të themi se ka qenë sëmundja tropikale e neglizhuar dhe e lënë pas dore.”

Njerëzit zakonisht infektohen nga bakteret përmes plagëve të hapura ose duke thithur mikrobet gjatë një stuhie të fortë. Ata me diabet ose probleme me veshkat dhe mëlçinë janë më të rrezikuarit.

“Përdorimi i tepërt i alkoolit është gjithashtu një faktor rreziku i njohur”, tha Petras. CDC e përcakton një endemike si “një sasi konstante e asaj sëmundje specifike të pranishme në një vendndodhje gjeografike, si një shtet apo vend”.

Ka pasur vetëm dy raste të raportuara në botë të përhapjes së baktereve nga personi në person.

“Pasi bakteri është brenda trupit, ai sulmon organe si mushkëritë dhe trurin dhe çdo organ me një absces”, tha Petras.

“Shumë pacientë do të kenë pneumoni me sepsë, dhe ose sepsë, e cila shoqërohet me vdekshmëri më të lartë dhe rezultate më të këqija,” tha ajo.

Në nivel global, rreth 160,000 raste raportohen çdo vit, me 80,000 vdekje.

Petras tha se është e rëndësishme që melioidoza të diagnostikohet herët, në mënyrë që të mund të trajtohet siç duhet.

“Ne kemi antibiotikë që funksionojnë,” tha ajo për HealthDay Neës. “Ajo për të cilën po flas është antibiotikët IV për të paktën dy javë, të ndjekur nga tre deri në gjashtë muaj antibiotikë oralë.”

Pacientët trajtohen fillimisht në mënyrë intravenoze me Meropenem (Merrem) dhe ceftazidime (Fortaz). Amoksicilina më pas jepet përmes pilulave gjatë fazës së dytë, sipas Petras.

“Është një trajtim i gjerë, por nëse keni përfunduar kursin e plotë dhe jeni diagnostikuar herët, që është gjëja me të vërtetë kyçe, rezultati juaj ndoshta do të jetë mjaft i mirë,” shtoi ajo.

Nuk është e qartë se si dhe kur B. mallei arriti në Bregun e Gjirit, por shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës ka të ngjarë të jetë një faktor.

“B. mallei lulëzon në zona të ngrohta dhe të lagështa dhe u gjet për herë të parë në Australi dhe Tajlandë”, tha Petras.

Mushkonjat këtë vit nuk u vranë! Për të pestin vit dështon tenderi për dezinfektimin dhe dezinsektimin

 

Shqipëria pritet të ketë vitin e artë të turizmit këtë sezon.

Operatorët  turistikë  thonë se kanë mbyllur prenotimet që herët dhe pothuajse të gjitha strukturat akomoduese janë të mbushura që tani, madje pritet të shtojnë charterat për shkak të kërkesës  së lartë të pushuesve të huaj që kanë zgjedhur këtë vit Shqipërinë.

Por a do te jete ky viti ku Shqipëria do ta kalojë provimin apo do të mbetet ne klasë?

A do të mund të ofrojnë strukturat tona akomoduese atë cilësi shërbimi që kërkohet nga turistët për tu kthyer në një destinacion i mirëfilltë ku pushuesit e këtij viti të vazhdojnë  ta promovojnë e të kthehen sërish?

Vërtet kemi det dhe rërë që shumë vende do ta kishin zili, por a do të dimë t’i mbajmë ato pastër? Edhe pse pritej ky bum i kërkesave të turistëve të huaj, askush nuk u kujtua për procesin e dezinfektimit  dhe dezinsektimit i cili duhet të kryhej që në muajin mars.

kur insektet  janë ende larva për të mos lejuar shumimin e tyre. Në fakt që prej dy vitesh ky proces nuk ndodh, kur dihet që në zonat bregdetare ka shumë mushkonja.

Vite më parë ky proces kryhej nga Instituti i shëndetit publik  por tenderi më i fundit është zhvilluar para 5 vitesh dhe kompania fituese duhet të kryente këtë proces për tre vite me radhë. Më pas tenderat dështojnë  dhe fondet digjen.

Për vitin 2023 janë akorduar rreth 80 milionë lekë por Instituti i shëndetit publik ia ka deleguar zhvillimin e tenderit agjensisë së blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë Brendshme.

Por, kjo agjensi i kërkon ISHP të rishikojë  specifikimet teknike, pasi ato nuk krijojnë gjithpërfshirje për subjektet ofertuese.

Por ndërsa sezoni ka filluar të dy institucionet luajnë pinpong me njëra tjetrën pa menduar që mund të ketë impakt negativ tek pushuesit apo që vetë specialistët e ISHP, kanë deklaruar se mushkonjat nëpërmjet pickimeve transmetojnë sëmundje infektive.

Boris Johnson dha dorëheqjen si deputet: Jam i tmerruar që mund të më detyrojnë të largohem

Ish-kryeministri Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet për Uxbridge dhe South Ruislip pasi i është thënë se do të sanksionohet si mashtrues i parlamentit.

Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen do të thotë se do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.

Boris Johnson tha se kishte marrë një letër nga komisioni i cili po heton nëse ai i gënjeu deputetët në lidhje me partinë. Ai tha se ata janë të vendosur të përdorin procedurat kundër tij për ta  dëbuar nga parlamenti.

Deklarata e Boris Johnson:

“Sot i kam shkruar Shoqatës sime në Uxbridge dhe South Ruislip për të thënë se po largohem menjëherë dhe do të nxis një zgjedhje të menjëhershme. Më vjen shumë keq që po largohem nga zona ime e mrekullueshme, ka qenë një nder i madh t’i shërbej si kryetar bashkie dhe si deputet. Por unë jam krenar që pas një periudhe 15-vjeçare kumulative kam ndihmuar për të ofruar, ndër të tjera, një hekurudhë të re të madhe në Linjën Elizabeth dhe financimin e plotë për një spital të ri të mrekullueshëm të artit për Hillingdon. Unë mbetem jashtëzakonisht krenar për gjithçka që arritëm në kohën time si kryeministër: realizimi i Brexit, fitimi i shumicës më të madhe në 40 vjet dhe dhënia e vaksinës më të shpejtë nga çdo vend i madh evropian, si dhe mbështetja udhëheqëse global për Ukrainën. Është shumë e trishtueshme të largohem nga parlamenti – të paktën tani për tani – por mbi të gjitha jam i hutuar dhe i tmerruar që mund të më detyrojnë të largohem, në mënyrë antidemokratike, nga një komision i kryesuar dhe i menaxhuar, nga Harriet Harman, me një paragjykim kaq të jashtëzakonshëm. “


Fillojë festivali ndërkombëtar i poezisë nga Lidhja e Shkrimtarëve e Koosvës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës më 9 e 10 qershor 2023 organizon festivalin ndërkombëtar tradicional të poezisë DRINI POETIK në Prishtinë-Prizren-Kukës, që sivjet mbahet për të katërmbëdhjetën herë me radhë. Sesioni letrar i kushtohet shkrimtarit e atdhetarit SULEJMAN KRASNIQI.

Festivali ka filluar sot në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës  në Prishtinë, për të vazhduar nesër më datën 10.06.2023  në Prizren dhe   në Kukës të Republikës së Shqipërisë .

Në orën 12:00 në Prishtinë është hapur festivali, dhe më pas ka filluar sesioni letrar që për  temë ka “Veprimtarinë letrare dhe atdhetare  të shkrimtarit  Sulejman Krasniqi nga fhsti Hoqë e Rahovecit si dhe 145 vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit ”, ku janë paraqitur  10 kumetsa  për jetën dhe veprën e shkrimtarit dhe atdhetarit Sulejman Krasniqit.

Sot  në orën letrare “Lira magjike” do të deklamojnë poezitë e tyre mbi dyzetë  poetë nga viset e ndryshme shqiptare.


Ora letrare “Ora letrare e  Lidhjes” do të mbahet nesër më atën 10.06.2023 ,  nga ora 12:00 në  Prizren, ku me krijimet e tyre do të paraqiten mbi 30  poetë, kurse pritet që shkrimtarët t’i përshëndesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit.

Juria letrare do të japë tri çmime letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet librash të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilat do të komunikohen në orën letrare nga ora 18:00 më datën 10.06.2023. “Valët e Drinit” në Kukës.


Flori Bruqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...