Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/07/19

35.000 PËRDORUES AKTIV TË DROGAVE NË KOSOVË




                      Nga Flori Bruqi,PHD

Kanabis është një gjini e bimëve të lulëzuara që përfshin kryesisht tri varietete, Kanabis Sativa, Kanabis Indica dhe Kanabis Ruderalis. 

Midis të tjerash, aktualisht kanabisi mbillet shpesh si një bimë hibride e miksuar nga tre variantet e mësipërme, duke i dhënë bimës vetit e dëshiruara nga kultivuesi. 

Këto tre varietete besohet të jenë autoktone nga Azia.

 Hempi apo kërpi, njihen në përditshmëri si kanabis, paçka se ato janë varietete të kanabisit me nivel të ulët të substancës psikoaktive Δ9-THC dhe përdorimi i këtij varieteti është kryesisht për qëlime industriale pasi kjo bimë është burim shumë i pasur fibrash.

 Me legalizimin e kanabisit medicinal hempi është një burim i mirë i ekstraktimit të CBD.

 Kanabis, marihuanë, hashash apo bar, janë të gjitha sinonime të cilat i referohen bimës së kanabisit, nga e cila lulet përdoren për efektin e tyre psikoaktiv. 

Bima e kanabisit mund të rritet deri në 5 metra, por ato që përdoren për të prodhuar më shumë drogë janë më të shkurtra dhe me më shumë degë. 

Pjesa rezinoze e bimës është ajo me më shumë interes pasi ka përqëndrimin më të lartë të Δ9-THC (tetrahidrokanabinol).

https://www.unodc.org/docs/rposee/broshure%20ela.pdf  

Në Kosovë po shtohet numri i përdoruesve të kokainës .

Përdorimi i narkotikëve në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Marihuana është lloji i drogës që vazhdon të përdoret më së shumti.

 Derisa, kokaina është substanca narkotike që në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të madhe të konsumimit. 
 Shqetësuese është rritja në vitet e fundit e përdorimit të drogave nga femrat. 

 Sipas drejtorit të Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”, Safet Blakaj brenda periudhës së vitit 2017 trajtim mjekësor në këtë qendër kanë kërkuar 111 persona të cilët kanë qenë përdorues të marihuanës. 

 “Gjatë këtij viti deri më sot sa i përket tek marihuana janë paraqitur për trajtim 111 veta, mirëpo një pjesë e tyre nuk janë vetëm si përdorues të marihuanës, por janë edhe të drogave tjera që përzihen me marihuanën duhet theksuar se po del problematike edhe kur marihuana përdoret edhe me ilaçet tjera që është bërë një lloj trendi i gjashtë mujorit të fundit të këtij viti mund të themi qetësues të ndryshëm posaçërisht ‘Xanax’”, tha ai. 

 Sipas Blakajt në dy vitet e fundit është duke shënuar rritje përdorimi i kokainës kryesisht nga gjinia femërore. Por ai shton se gjinia mashkullore mbeten si përdoruesit më të mëdhenj të substancave narkotike. “Problematike del edhe kokaina, kokaina dy vitet e fundit ka shënuar një rritje posaçërisht këtu në Prishtinë por edhe në qytetet tjera edhe kjo na po e konsiderojmë që është diçka e pazakontë nëse del gjatë vitit të ardhshëm. Ende është gjinia mashkullore dukshëm më tepër që përdorë drogat. Një tendencë e lehtë është vërejtur tek përdorimi i kokainës tek femrat, kjo neve na shqetëson pak por edhe tek marihuana nëse bazohemi tek të dhënat e deri tanishme deri tek viti 2012 femrat kanë pasur diku rreth 9 për qind të klientëve tanë flitet për heroinën, tek këto drogat tjera është një rritje e sipër edhe numri i përdorueseve të drogave pra femra”, tha ai. Sipas tij kjo po ndodh për shkak se moshat e reja kanë filluar ta pranojnë barazinë gjinore. Blakaj pozitiv e konsideron rënie e përdorimit të llojit të drogës heroinë bazuar në atë se në qendrën e tyre asnjë pacient nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore si rezultat i përdorimit të heroinës. Sipas tij gjatë këtij viti kanë hyrë të treg edhe lloje tjera të substancave narkotike të cilat nuk kanë qenë më parë prezente në Kosovë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se në periudhën kohore janar-nëntor 2017 janë arrestuar rreth 1193 persona të dyshuar për raste penale me narkotikë. Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 1733 kilogramë substanca narkotike vetëm të llojit marihuanë, e cila në sasi më të madhe ka qenë e destinuar për përdorim jashtë Kosovës. “Vetëm gjatë kësaj periudhe kohe të këtij viti nga janari deri në fillim të nëntorit janë arrestuar diku rreth 1193 persona të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë qenë persona të dyshuar për rastet penale me narkotikë por njëkohësisht janë konfiskuar nga policia 1733 substanca narkotike vetëm të llojit marihuanë e cila është një prej sasisë së narkotikëve në shifrën më të madhe që ka qarkulluar në Kosovë çoftë për sasi të konsumimit të brendshëm e cila si sasi kryesisht është e vogël, por kryesisht edhe sasitë më të mëdha të cilat kanë qenë për destinim jashtë Kosovës kur është tentuar që Kosova të shfrytëzohet si vend transit i narkotikëve”, tha Kelani. Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme kanë hartuar një plan të veçantë “Stop, drogës në shkolla” i cili ka për qëllim parandalimin e drogave nëpër ambiente shkollore dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve janë arrestuar 114 persona, ndërsa janë iniciuar 101 raste të natyrës që ndërlidhen me natyrën e narkotikëve. Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra tha se ndër prioritetet kryesore të qeverisë Haradinaj është luftimi i dukurisë së drogave në Kosovë dhe për këtë çështja kanë ndërmarrë edhe veprime konkretet. Shkodra tha se me qëllim që të ulen shifrat e përdorimit të drogave në shoqërinë kosovare kanë hartuar një strategji me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila pritet të fillojë në janarin e vitit 2018. “Në strategjinë e hartuar, e cila është paraparë që të futet në implementim nga janari i vitit të 2018 e që ka për qëllim deri në vitin 2023 të zbatohet në tërësi. Ne kemi një mori institucionesh të cilat do të jenë pjesë e implementimit të saj veçanërisht roli të theksuar është edhe Ministria e Arsimit ku e njëjta na ka premtuar se do të jetë shumë aktive në implementimin e kësaj strategjie sepse roli i saj në vetëdijesimin dhe parandalimin është esencial duke pas parasysh se që nga fëmijëria e hershme e deri në moshat adoleshente do të thotë ekspozimi mund të jetë më i madh dhe mund të jetë pjesë e cila mund të atakohet nga këta keq bërës”, tha Shkodra. Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që dënimet për trafikantët e drogave t’i ashpërsojnë me qëllim që ky fenomen të zbehet në Kosovë. Referuar statistikave të Policisë së Kosovës shihet se në vitin 2017 ka rritje të personave të arrestuar për raste penale me narkotikë ku të arrestuar janë 1193, ndërsa në vitin 2016 janë arrestuar 874 persona, në vitin 2015 janë arrestuar 434 persona, kurse në vitin 2014 janë arrestuar gjithsej 693 persona.

2023/07/18

Avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit nga mbajtja, aty ku po qëndronte pas vënies në pranga pak ditë më parë

 

Besnik R. Berisha

Te dashur miq e dashamire,
Te dashur gazetare, pronar mediash e njerez qe i duan te miren vendit tone,

Me perulje e mirenjohjen me te thelle njerezore, me lejoni t'iu falenderoj nga zemra per perkrahjen tuaj ne nje nga ditet me te trishta qe diti te orkestroj pushteti, permes nje kelyshi te veshur me petkun e prokurorit te shtetit, e qe rezultoi me arrestimin tim te kunderligjshem e arbitrar!

Ju jam mirenjohes pafundesisht e perjetesisht per besimin tuaj te palekundur te une dhe ajo qe perfaqesoj, besim ky qe me dha force e motiv te shtuar per te luftuar kunder padrejtesise qe mua me goditi keto dite, kurse secilin nga ne mund ta godas cdo dite.

Ju garantoj me cdo gje qe kam se as ne kete rast, e as ne asnje rast tjeter une as nuk jam lige e as nuk jam korite.

Ju ftoj te bashkohemi kunder arbitraritetit e ta luftojme cdo dite e me cdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin!

Per mua lufta per drejtesi vec sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e cojme deri ne fund sepse askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi ligjin!

T'u them faleminderit eshte pak, por vec lutem te me jap Zoti force qe t'ua kthej me te mira secilit nga ju!

Perzemersisht e perjete mirenjohes!


Me anë të një postimi në Facebokk, Berisha hodhi akuza në drejtim të pushtetit, duke thënë se orkestroi arrestimin e tij, përmes një siç e quajti ai, “këlyshi” të veshur nën petkun e një prokurori.

“Me përulje e mirënjohjen më të thellë njerëzore, më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për përkrahjen tuaj në një nga ditët më të trishta që diti të orkestroj pushteti, përmes një këlyshi të veshur me petkun e prokurorit të shtetit, e që rezultoi me arrestimin tim të kundërligjshëm e arbitrar!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Avokati Besnik Berisha ishte arrestuar nën dyshimin për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengim i të provuarit dhe ushtrimit të ndikimit.

cKA DEKLAROI GJENERAL RRUSTEM MUSTAFA -REMI NË PYETJE NGA MBROJTJA E KADRI VESELIT ....

 



Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, po vazhdon dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit.

Dëshmitari Mustafa në seancën e së hënës ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës Ben Emmerson, i cili ka filluar ta marrë në pyetje këtë dëshmitar në sesion e pasdites të së premtes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mustafa ka filluar dëshminë e tij në seancën e së martës dhe ka vazhduar në seancat e së mërkurës, të enjtes dhe të premtes.

Ndryshe, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, janë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit gjatë seancës së sotme.

Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.

Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit i nëntë.

Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i njëmbëdhjetë i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i dymbëdhjetë, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

ZPS e quan jo të saktë deklarimin e rRUSTEM MUSTAFA-RREMI se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë qëndruar jashtë vendit

 



Prokurorja Speciale Clare Lawson, gjatë pyetjeve të saj plotësuese për dëshmitarin Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, e quajti të pasaktë deklarimin e Mustafës për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe qëndrimit të tyre jashtë vendit.

Kjo pasi që ajo e pyeti dëshmitarin se Lah Ibrahimi a kishte qëndruar jashtë vendit dhe Mustafa tha se jo, më tej tha edhe se Rexhep Selimi ‘‘ka pas kohë që ka qenë jashtë, po kryesisht ka qenë brenda vendit’’, kurse tha se Fatmir Limaj ka ardhur vonë në shtab por e di se gjatë bombardimeve ka udhëtuar në shtetin shqiptar, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

‘‘Mund të konkludojmë si përfundim se duhet me u korrigjua deklaratën dhe se nuk është e saktë se gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm kanë qëndruar jashtë vendit’’, tha prokurorja Lawson.

Kurse, dëshmitari Mustafa i ka kthyer përgjigjen se mund të merret si të donë por se shumë nga ata anëtarë ku përmendi Adem Grabovcin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, sipas tij, kanë qëndruar më shumë jashtë vendi sesa brenda.

Paraprakisht, dëshmitari tha edhe njëherë se deri në momentin e Rambujesë nuk e kishin ditur se Azem Syla ishte komandat dhe kërkesën që të bëhej publike nga Shtabi i Përgjithshëm e kishin bërë bashkërisht të gjithë komandantët e zonave.

Duke i lexuar një deklaratë të mëhershme e që Mustafa i pranoi si mendime të tij të përgjithshme për një periudhë e që ishte thënë se Rexhep Selimin ndonjëherë e kishte menduar se është komandant i zonës në Drenicë e ndonjëherë se mund të jetë komandant i përgjithshëm.

Ndërkaq, edhe njëherë tha lidhur me Jakup Krasniqin se e janë drejtuar dhe njohur si zëdhënës të UÇK-së dhe se tek pas luftës i kanë mësuar çështjet tjera.

Ndërkaq, kur nga prokurorja Lawson iu paraqit shënimi ku thuhej nga Sylejman Selimi se ‘‘Jakup Krasniqi me gjithë respektin që kam, nuk është personi i duhur, nuk e meriton postin e zëvendës komandantit’’, dëshmitari u përgjigj se ‘‘këtu po flitet për përfundimet që i kemi dit si komandantë të zonave pas luftës, nuk po më kujtohet po kështu kemi mendu ne komandantët e zonave në atë kohë, nuk e kemi njoft si zëvendës’’.

Më tej ai tha se mund të pranohet që UÇK nuk ishte ushtri e rregullt dhe nuk kishte ndarje të përgjegjësive të qarta si dhe pohoi se zonat ishin në nivelin e dytë të zinxhirin e komandës që ishin sipas tij, përpjekje për organizim më të mirë.

Në vazhdim të dëshmisë së tij, prokurorja i ka lexuar disa fragmente të deklaratës së tij të mëhershme, kur Mustafa tha se ‘luajtja me terma’, në kuptimin e urdhrit, rekomandimit apo udhëzimit administrativ nuk ka qenë për zbehje të urdhëresës administrative nga shtabi por sipas tij, mundësinë për me i zbatu kanë qenë të vogla.

Ai tha sërish se shumë prej tyre nuk kanë mundur të i vënë në jetë asnjëherë madje disa prej tyre nuk i kanë marr parasysh fare.

Kurse ai tha se problemet në emërtime nga shtabi i përgjithshëm kanë qenë shqetësuese por për të ishte më së shumti se pse Adem Demaçi nuk po mund të pajtohej me udhëheqjen që po vazhdonte në Rambuje.

Prokurorja i lexon një deklarim të tij në njërin prej takimeve kur kishte thënë se nuk kundërshton në përgjithësi shtabin e përgjithshëm por vetëm disa persona, e që Mustafa tha se i nuk kujtohej por që duket të jetë kështu pasi është pjesë e procesverbalit.

Po ashtu, iu lexua edhe pjesa ku kishte thënë se ‘‘nuk besoj se asnjë nga shtabi i përgjithshëm nuk ka përdorur SHIK-un për me ushtru presion, trysni’’, e që ai tha se s’mundet të jap koment pasi që nuk e di se çfarë ka menduar në atë kohë.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari tha se pjesëtarë të FARK-ut i ishin bashkuar UÇK-së por se sipas tij, s’ka pasur emblema të FARK-ut në zonën e tij.

Ndërkaq, i pyetur se kur ai kishte thënë ‘‘jo’’ në pyetjen e mbrojtjes nëse komunikata 54 ka lidhje me qendrat e ndalimit në zonën e tij, atëherë mbi cilin autoritet ishin ngritur qendrat e ndalimit, ai u përgjigj ‘‘ne edhe para saj deklarate të shtabit të përgjithshëm, kemi pas shtëpi ndalimi, ishte nën autoritetin e shtabit që po udhëheqja unë’’, duke shtuar se i kanë vendosur mbi arsyet ushtarake, e që pjesë e tyre është edhe komunikata.

Seanca ka vazhduar me kundër-pyetjet plotësuese nga mbrojtja.

Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë, Francis Ladwidge , thotë se UÇK-ja ka pasur mosmarrëveshje të brendshme

 



Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

‘‘Ishte e qartë të theksohej nga të gjithë se kishte mosmarrëveshje mes UÇK-së’’, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.

Paraprakisht, dëshmitari ka thënë se ka qenë në territor të UÇK-së dy-tri herë dhe është e drejtë të thuhet se njësitë kanë qenë ad-hoc, nga persona që ishin fshatarë dhe guximtarë.

Ai tha se mund të thuhet se kjo ushtri nuk kishte të njëjtat aftësi që ka pasur ushtria serbe dhe se nuk kundërshton mendimin e lexuar të gjeneral Majers se perfomanca e UÇK-së kishte defekte dhe ka pasur mungesë të kohesionit mes grupeve të njësive dhe kontroll të keq dhe që UÇK mund të thuhet se është mundur gjatë gjithë fushatës.

I njëjtë më tej tha se atë kohë ka dikur se kush kanë qenë komandantët e zonave por nuk e ka ditur se nuk përfshihej në komandën e lartë.

Po ashtu ai pohoi se nuk i kujtohet të ketë përmendur dikush Hashim Thaçin deri në kohën e Rambujesë.

Ladwidge tha se e di se Drini ka qenë komandant i Pashtrikut, por kush ishte para tij nuk kishte informacion.

I pyetur nëse atë kohë ka pasur spiunë dhe bashkëpunëtorë, dëshmitari u përgjigj ‘‘padyshim’’, po ashtu kur u pyet se a është në dijeni se në verën e 1998 UÇK është zënë në prit për shkak të informacionit që ka rrjedh në anën tjetër, u përgjigj ‘‘padyshim, është roli i zbulimi ushtarak’’.

Ndërkaq tha se ‘‘kjo nuk do të më befasonte’’ kur u pyet nëse kishte informacion se ushtarët e UÇK-së dezertonin postet e tyre.

Më tej, dëshmitari u pyet nëse kishte njohuri se një individ i njohur si Toni ka refuzuar të ishte komandant batalioni dhe të raportojë para shtabit të Drenicës dhe ka shkuar në Rahovec duke krijuar komandën e vet, e që ai tha se ‘‘jo’’.

Por shtoi se ka pasur fjalë se ka pasur përleshje mes strukturave të UÇK-së e që për këtë çështje avokati Kehoe lexoi disa pjesë të raportit të OSBE-së që shfaqnin pjesë lidhur me problemet e natyrës organizative sikurse fenomeni i mungesës së armëve apo mosrespektimin e komandës së batalionit si dhe refuzimin e urdhrave nga ushtarët.

Pas kësaj, dëshmitari tha se është treguar në përgjithësi dhe ka pasur fraksione të ndryshime sa i përket organizimit të luftës në Rahovec.

Po ashtu, avokati Kehoe ka vazhduar ta marr në pyetje për marrjen e Rahovecit nga ana serbe, e që sipas Kehoe sulmi i UÇK-së kishte ndodhur me datën 17, ndërsa dy ditë më vonë serbët e kishin rimarrë qytetin.

“Dhe ju na thatë rreth 150 civil shqiptar u vranë gjatë këtij procesi”, e pyeti tutje avokati Kehoe.

Në lidhje me këtë, Ladwidge tha se sa i përket numrit nuk e ka të qartë, por që ishte numër i madh i civilëve, e që ishte shifra më e përafërt e që kishin marrë.

Tutje, Ladwidge ka pohuar se këta njerëz ishin vrarë nga forcat serbe.

Ndërsa, kur u pyet se çfarë kishte ndodhur me zonat ku ishin vrarë 150 civilët, ai tha se mesa e di ka pasur një operacion të spastrimit.

Ndër të tjera, ai tha se në këtë qytet ka pasur komunitetet të ndryshme dhe se njerëzit ishin të afërt me njëri-tjetrin, duke shtuar se është e drejtë të thuhet se çdo kush në atë qytet me përjashtim të disa kryerësve shprehën keqardhje të madhe për atë që kishte ndodhur.

Sipas tij, nga këndvështrimi i shqiptarëve disa e kanë fajësuar UÇK-në sikur në situata të tilla se kur i vihet faji dikujt tjetër.

“Mendoj që në shumë raste njerëzit fajësuan UÇK-në që kishin filluar për atë që ndodhin, por asnjëra nga komunitetet nuk mund të them se ishin të kënaqur, ato shprehen keqardhje”, tha Ladwidge.

I njëjti tha se ka pasur edhe serb, një, dy apo tre individë që kanë qenë të përfshirë dhe se nga ana e shqiptarëve e dinin për këta kryerës.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së të njëjtit, seanca ka kaluar në sesion privat në 3 periudha të shkurtra kohore.

Ndërsa, i njëjti do të vazhdojë me dëshminë e tij edhe gjatë ditës së nesërme, e që pritet edhe ta përfundojë.

Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë thotë se roli i tij ishte hetimi për të drejtat e njeriut lidhur me personat e zhdukur

(Përditësuar, ora 15:00)-Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë tha se roli i tij kishte qenë të hetojë për të drejtat e njeriut lidhur me personat e zhdukur.

Fillimisht, dëshmitarit i janë paraqitur tri deklarata, nga të cilat ka konfirmuar se është nënshkrimi i tij dhe i ka pranuar si të sakta e që sipas tij pasqyrojnë drejtë mendimet e tij, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Nga përmbledhja e lexuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ky dëshmitar ka qenë oficer i ushtrisë britanike që ka shërbyer në misionin e OSBE-së në Kosovës dhe i cili ka hetuar raste të personave të ndaluar nga UÇK-ja dhe janë zhdukur rreth korrikut 1998 në Rahovec dhe zonën përreth dhe se ai kishte bërë intervista me anëtarë të familjarëve të viktimave.

Dëshmitari pohoi se dokumenti që iu paraqit më tej është procesi i intervistimit që kanë bërë në Hoç të madhe apo në qendrën e koordinimit në Rahovec rreth 4 janarit 1999.

Ai tha se është dokumenti i shkruar me ndihmën e përkthyesve serbë të cilit kanë mund të jenë sipas tij dy apo tre.

Ai tha se qëllimi i intervistave ka qenë që të përpjekën të përcaktojnë fatin apo vendndodhjen e familjarëve të përfshirë në këto deklarata.

Ai foli konkretisht për disa persona, ku paraprakisht tha se që kur kanë mbërri në Rahovec në fund të nëntorit 98 që nga dita e parë të afërmit e disa serbëve i kanë takuar ata thuajse përditë dhe tha se ata i njihnin mirë.

Lidhur me Zlogjana Bojanoviq tha se e kanë takuar disa herë atë dhe se hera e parë që janë takuar duhet të jetë rreth 25 nëntor 1998 kurse hera e fundit marsi 1999.

Ladwidge tha se të njëjtës i ishte rrëmbyer bashkëshorti dhe ishte i zhdukur për disa muaj duke shtuar se ajo ishte e stresuar por edhe e dëshpëruar me punën e atyre që po merreshin në hetimin për zhdukjen e tij.

Tutje tha se ishte nuk e mërzitur dhe në gjendje të stresit të lartë.

Kurse për Skavka Bojanoviq po ashtu tha se e kishin takuar disa herë dhe nuk mund të kujtojë saktë datën e zyrtarizimit të intervistës.

Edhe për të tha se kishte përjetuar trauma ekstreme por se sjellja e saj ishte më e drejtpërdrejtë dhe emocionet shfaqeshin më pak.

Më tej dëshmitari tha se Slavka kishte humbur besimin për atë çka ata mund të bënin pra në misionin e tyre, duke shtuar se kjo ishte e zakonshme edhe për të tjerët.

Ndërkaq, dëshmitari Ladwidge tha se i kujtohet edhe biseda me Jovan Lukiq, të cilin e përshkroi se ishte jashtëzakonisht i mërzitur dhe se nuk donte të fliste për ngjarjen që kishin ndodhur.

Për të tha se i kujtohet se deklaratën isha kishin marr në shtëpinë e tij.

Në vazhdim dëshmitarit nga ana e ZPS-së iu paraqit edhe një raport për të cilin Ladwidge tha se ‘‘është një pjesë e raportit të hetimit të OSBE-së për të drejtat e njeriut në këtë rast para ndërhyrjes së NATO-s, që ka të bëj me shkeljen e të drejtave të njeriut pas ndërhyrjes’’.

Ai tha se ka kontribuar edhe vet personalisht në këtë raport duke thënë se informatat në përgjithësi janë në përputhje me atë se si ata kishin kuptuar ngjarjet në atë kohë në Rahovec.

Seanca ka vazhduar më pas me pyetjet nga mbrojtësi i Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e tij, dëshmitari sqaroi se ka qenë i përfshirë në fushën e inteligjencës në ushtrinë britanike dhe ka pasur dy mandate në Bosne, dhjetor 98 – maj 97 dhe mars – shtator 98 dhe se kishte mësuar gjuhën serbe nga mesi i vitit 1996.

Kurse tha se ishte dislokuar në Kosovës rreth nëntorit 1998 kur fillimisht kishte qëndruar 8 ditë në Beograd e pastaj në Kosovës me disa ditë raportimesh, në Prizren dhe më pas në Rahovec.

Aty kishin qëndruar në një shtëpi me qira të vendosur diku në kodër, në pjesën kur jetonin serbët.

Dëshmitari tha se ishin ekip fillimisht prej 4 vetëve e më pas i gjithë grupi është përbërë nga 22 persona.

Tutje, ai shtoi se atë kohë raportimi ishte mjaftë jozyrtar, ku tha se i raportonte shefit të tij e më pas edhe personit që sipas hierarkisë i referohej Suzan Peterson.

Kur u pyet se a kishin mësuar për shqiptarët që jetonin në Rahovec dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një strukturë rurale horizontale ushtarake ai tha se pjesa e UÇK-së nuk ishte përgjegjësi e tij.

Duke i lexuar një pjesë të raportit të OSBE-së ku thuhej se UÇK-ja është strukturë rurale e shqiptarëve të Kosovës e cila ka mbetur relativisht horizontale me besnikëri ndaj familjes dhe fshatrave me pak autoritet qendror dhe se UÇK-ja zhvillohet me strukturë të lokalizuar me një komandë qendrore e krijuar apo imponuar më pas dhe se deri me ardhjen e Agim Çekut prill 99, nuk kishte personal të mirë stërvitur të UÇK-së që mund të jepte udhëheqësi dhe se kishte vetëm disa ide shumë bazike lidhur me taktikën e këmbësorisë, e që kur iu kërkuar të pajtohet apo jo me këto të thëna, dëshmitari tha se ‘‘nuk mund as të pajtohem as të ju kundërshtoj se nuk kam qenë analist ushtarak’’.

Më tej tha se hetimi që ka bërë ai ka qenë 80 deri 90% që kishte të bënte me krimet e forcave serbe por për atë që po pyetet tani, kanë të bëjnë me hetimet e kryera në veten e 1998 përderisa ata ishin vendosur në Rahovec në nëntor 1998.

Ndërkaq, kur u pyet se a nuk ishte detyrë e tij të kuptonte çka ndodhi në 98-ën, duke përfshirë çka ndodhur me UÇK-në dhe çka me forcat serbe, Ladwidge përsëriti se puna e tij ishte të përcaktonte fatin se çfarë kishte ndodhur me personat e zhdukur.

Përsëri, duke i lexuar disa të tjera deklarime si ajo se UÇK-ja rrezikohej nga përleshjet e brendshme brenda komandantëve të zonave, Haradinaj, Shalës dhe Remit dhe nga rezistenca e komandantëve të zonave për të marr urdhra nga udhëheqësia politike e UÇK-së, dëshmitari tha se ‘‘nuk ka qenë fushëveprimi im’’.

Po ashtu iu lexua edhe deklarimi i një ushtari David Willsion që kishte thënë se nga fotografia e përgjithshme janë kryesisht grupe të fragmentuara dhe të vogla, grupi më i madh nuk ka qenë më shumë se 40 anëtarë dhe se ishin grupe të armatosura jo me armë shumë të mira ajo jo shumë të armatosura.

Pas kësaj, dëshmitari deklaroi se roli i tij ka qenë të kryejë hetim për të drejtat e njeriut lidhur me personat e zhdukur dhe se për këtë ka shkuar në patrullim të zonave të UÇK-së ku sipas tij ishin të uniformuar dhe armatosur dhe dukeshin qartë se janë anëtarë të UÇK-së, e që kjo është e gjitha çka mund të thotë.

‘‘Nuk kam dijeni të komentoj lidhur me vlerësimet që po lexoni’’, tha dëshmitari drejtuar avokatit Kehoe.

Seanca do të vazhdojë me dëgjimin e këtij dëshmitari pas pushimit të drekës.

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, nis dëshminë oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë.

2023/07/17

Rama po i mashtron edhe evropianët ,jo edhe Albin Kurtin!

Në Tiranë u mblodhën këtë të hënë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të folur për Procesin e Berlinit. Por në takimin e kërkuar nga Rama mungoi kryeministri Albin Kurti i cili zgjodhi të shkonte në ishullin turistik të Kretës në Greqi për takimin e një organizate politike të të majtëve. Samiti zyrtar i Procesit të Berlinit mbahet në tetor në të cilin Albin Kurti konfirmoi se do të marrë pjesë. Mikpritësi kryeministri Edi Rama mbërriti i pari në Vilën qeveritare numër 30 për t’ja lënë vendin ardhjes së katër kryeministrave të tjerë.

 Në Tiranë u mblodhën këtë të hënë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të folur për Procesin e Berlinit.

Por në takimin e kërkuar nga Rama mungoi kryeministri Albin Kurti i cili zgjodhi të shkonte në ishullin turistik të Kretës në Greqi për takimin e një organizate politike të të majtëve.

Samiti zyrtar i Procesit të Berlinit mbahet në tetor në të cilin Albin Kurti konfirmoi se do të marrë pjesë.

Mikpritësi kryeministri Edi Rama mbërriti i pari në Vilën qeveritare numër 30 për t’ja lënë vendin ardhjes së katër kryeministrave të tjerë.

Përballë Oliver Varheily, komisioner për zgjerimin me BE, në drekën e punës kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në nevojën e pasjes së një qëndrimi të unifikuar të kërkesave për BE gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë pas dy muajsh.

Kosova mungoi në këtë takim paçka informal, tejet i nevojshëm për këtë proces sa politik e me theks tek ndërlidhja rajonale e me përfitime ekonomike.

Pak përpara se në Tiranë të niste ky takim nga Prishtina, zyra e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, u kujdes në të theksuarin e mos-pjesëmarrjes edhe të zëvendës kryeministrit, në mungesë të shefit të qeverisë së Kosovës që ndodhet në Greqi.

Takimit informal që supozohej të ishte 6+1 por u zhvillua 5+1 i parapriu një turi ballkanik dy ditor i kryeministrit Edi Rama në çuarjen përpara të Procesit të Berlinit, në një kohë që Shqipëria mban kryesimin e kësaj nisme.

Zyrtarë europianë: Fundi i “Open Balkan” do të ndihmonte BE-në!

 

Shumë qarqe në Bashkimin Europian do ta mirëprisnin shkrirjen e ideve të nismës së Ballkanit të Hapur të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Deri më tani, Rama është shprehur vetëm në media se Ballkani i Hapur “e ka përmbyllur misionin e tij” dhe se idetë e kësaj iniciative do të vazhdojnë në Procesin e Berlinit. Në BE nuk ka pasur reagime zyrtare rreth këtij paralajmërimi, por, jozyrtarisht, disa diplomatë europianë thonë për Radion Europa e Lirë se “kjo do të mirëpritej” dhe se “do të ishte një lehtësim i madh për forcimin e Procesit të Berlinit dhe të proceseve tjera”.

Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht është quajtur Mini Schengen, u ndërmor në 10 tetor 2019, në Novi Sad, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Open Balkan u kundërshtua nga opozita në Shqipëri dhe është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Në kuadër të saj janë arritur disa marrëveshje, si për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë. Lidhur me paralajmërimin e Ramës për fundin e kësaj iniciative, Vuçiç është shprehur se  “nuk mund ta besojë se Rama e ka thënë një gjë të tillë”. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur ndonjë reagim. Bashkimi Europian vetë ka qenë vazhdimisht i paqartë rreth kësaj nisme. Zyrtarisht, ai nuk është shprehur kundër, sepse, në parim, mbështet çdo nismë që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...