2024-03-31

Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, sulm i fuqishëm me raketat franceze AASM Hammer

 

Ukrainasit kanë filluar të përdorin mjete të reja sulmi të dhuruara nga Franca, me të cilat hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës.

Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godasë objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometrash.

Nga kjo bazë nuk mbetet pothuajse asgjë pas goditjes.

AASM është një kundërpërgjigje nga ukrainasit ndaj raketave ruse FAB, që u përdorën në masë të madhe për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase.


2 vite luftë Rusi-Ukrainë/ Putin nënshkruan dekretin për rekrutimin e ushtarëve, 150 mijë qytetarë të detyruar të kryejnë shërbimin e detyrueshëm

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrutimit, duke thirrur 150.000 qytetarë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, u tha në një dokument të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit më 31 mars.

Të gjithë burrat nga 18 vjeç e lart janë të detyruar që të kryejë shërbimin e detyrueshëm njëvjeçar apo trajnime ekuivalente gjatë shkollimit të lartë.

Në korrikun e vitit të kaluar, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus votoi për të rritur moshën maksimale të rekrutëve nga 27 në 30. Legjislacioni i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Ligjërisht, rekrutët nuk mund të dislokohen për të luftuar jashtë Rusisë dhe ata u përjashtuar nga mobilizimi i vitit 2022, kur u mblodhën të paktën 300.000 persona me trajnime të mëparshme ushtarake për të luftuar në Ukrainë. Megjithatë, disa rekrutë u raportua se gabimisht u dërguan për të luftuar në Ukrainë.

Në shtator, Putin nënshkroi rekrutimin e 130.000 personave gjatë fushatës vjeshtore dhe fushatën e kaluar pranverore të rekrutimit Rusia 

Forcat serbe më adtën 29 mars 1999 ekzekutuan dhe i masakruan 49 shqiptar në fshatin Beleg të Deçanit

 


                                          Nga Flori Bruqi

Më 29 mars 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit. Ishte edhe kjo një hakmarrje mizore e forcave ushtarake e policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, për shkak të bombardimeve të NATO-s. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët...





Në fshatin  Beleg të Deçanit, në pranverën e vitit 1999 forcat e shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 49 shqiptarë.

Sot e kësaj dite shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur.


Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i maltretuar e kërcënuar se do të vriteshin. 

Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pambushur të tetëmbëdhjetat i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë, po ashtu me ditë të tëra i dhunuan dhe i mbajtën gratë e vajzat e reja të mbyllura. 

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilë më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Belegu është një fshat me histori të lashtë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës rreth 2 km në verilindje të Deçanit. 

Ashtu siç e dëshmojnë dokumentet arkivore,edhe pse jo të shumta në numër, mund të konsiderojmë se Belegu si lokalitet të populluar edhe pse me një popullsi shumë të vogël në krahasim me territorin dhe shtrirjen etij, e hasim në Krisobulën e Deçanit që në vitin 1330.

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.


 Drejtësia Ndërkombëtare nuk e ka bërë zbardhjen e autorëve të kësaj vepre gjenocide në luftën e fundit në Kosovë.


Edhe pse të mbijetuarit disa herë radhazi kanë dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Të rënët në Masakrën e Belegut

 

Në masakrën e Belegut janë vrarë 46 civilë shqiptarë. Deri më tani, kur kanë kaluar plotë dy dekada nga momenti i këtij akti barbar i kryer nga forcat paramilitare serbe, janë të identifikuar këta persona:

  • SHAQË (Curr) BINAKAJ
  • HYSNI (Curr) BINAKAJ
  • NEZIR (Ibish)VISHAJ
  • NAIM (Daut) VISHAJ
  • DAUT (Murat) ALIÇKAJ
  • GËZIM (Selmon) VISHAJ
  • JETMIR (Arif) MAZREKAJ
  • QAZIM (Osë) HULAJ
  • SADRI (Adem) ZUKAJ
  • SHEFQET (Curr) BELEGU
  • SHABAN (Haxhi) KADRIAJ
  • ALI (Haxhi) KADRIAJ

Ndërsa, shumica e të rënëve në këtë masakër ende nuk janë gjetur. Dhe, ende nuk dihet se KU JANË:

  • ZYMER (Miftar) BINAKAJ
  • BRAHIM (Adem) ZUKAJ)
  • HAMID (Dervish) ZUKAJ
  • REXHEP (Lum) NEZIRAJ
  • FATON (Hasan) VISHAJ
  • FATMIR (Halil) VISHAJ
  • RAMË (Shaban) KILAJ
  • SADRI (Hajdar) VISHAJ
  • MUJË (Isuf) VISHAJ
  • MALË (Isuf) VISHAJ
  • ZENEL (Ukë) VISHAJ
  • HAZIR (Himë) ZUKAJ
  • SHABAN (Ramë) NITAJ
  • NEKË (Halil) BINAKAJ
  • HAJDAR (Hamëz) MAZREKAJ
  • ALI (Avdyl) MAZREKAJ
  • BASHKIM (Lush) HADERGJONAJ
  • AFRIM (Lush) HADERGJONAJ
  • XHEVDET (Bajram) HADERGJONAJ
  • MUHAMET (Bajram) HADERGJONAJ
  • MEHMET (Halil) TOLAJ
  • XHEVAT (Ukë) TOLAJ
  • MISIN (Hajdin) TOLAJ
  • ARIF (Haxhi) MAZREKAJ
  • ISA (Tahir) TOLAJ
  • SAHIT (Bekë) MAZREKAJ
  • Hasan (Sahit) MAZREKAJ
  • Sundim (Sahit) MAZREKAJ
  • Naim (Hysen) TOLAJ
  • Ragip (Osmon) MORINA
  • Beqir (Idriz) DERVISHAJ
  • Tafë (Bekë) DINAJ
  • Smajl (Ramë) UKËHAXHAJ
  • Haxhi (Shaban) KADRIAJ


2024-03-24

Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dështuar të një rakete, gjatë stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

 



Kjo nisje e raketës ka shkaktuar alarm në mesin e banorëve të qytetit bregdetar Gangneung, pasi ata kanë dëgjuar një shpërthim të madh.

Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.

Mirëpo ushtria, e cila ka thënë se nuk ka pasur viktima, nuk e ka pranuar incidentin deri në orët e para të së mërkurës.

Lansimi i raketës ka qenë përgjigje ndaj Koresë Veriore, e cila ka lëshuar të martën një raketë mbi Japoni.

Kjo është hera e parë që Pheniani ka lëshuar raketë mbi Japoni prej vitit 2017 – dhe ka nxitur shpërfaqjen e forcës nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore, të cilat kanë kryer stërvitje ushtarake.

Seuli dhe Uashingtoni ka nisur disa raketa në Detin Lindor – i njohur edhe si Deti i Japonisë – i cili gjendet në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Ushtria jugkoreane ka konfirmuar më pas që një prej raketave ka dështuar pak pasi është nisur dhe më pas është përplasur.

Kjo nisje e raketës ka qenë hap i ndarë nga raketat e lëshuara prej SHBA-së.

Lansimi i raketës të martën është i pesti që është kryer nga Koreja Veriore brenda një jave.

Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë.

Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes