Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/04

“Politika kërcënon lirinë e shtypit”, Rama reagon ndaj ‘Reporterëve pa Kufij’: – Do marrim masa!



Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin.

Në një reagim në platformën ‘X’, Rama i referohet edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, duke thënë se do ta analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet e ngritura.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama.

Sherri mes Agron Shehajt dhe Ulsi Manjës :“Do t’i shkul veshët”-



Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën.

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar një ditë pas debateve në Kuvend të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetit Agron Shehaj. Sipas tij çdo veprim ndaj deputetit, do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës.

Muçollari thotë se nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar, ndërsa thekson se ‘ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik’.

“Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen.

Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen”, thuhet ne reagim.

Borrell uroi qeverinë e re serbe, revoltohet eurodeputeti gjerman: Si mund ta bëjë këtë budallallëk

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer reagoi i revoltuar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit uroi qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion, konkretisht Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviç.

Butikofer reagoi i habitur në rrjetet sociale për një qëndrim të tillë të kryediplomatit të BE-së duke e cilësuar qasjen e Borelli si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”. 

 Ai shkruan se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.

 “Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e merituar nga Milos Vuçevic i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, ka shkruar ai në platformën X. OMG! @JosepBorrellF really caps his delusional, tone deaf Serbia and Western Balkans policy with this tweet. How can HR/VP make such a fool of himself? And he immediately gets the deserved answer from @milos_vucevic who clearly signals: Serbia wants to join EU - on Russian terms! https://t.co/PPl6H67GwW — Reinhard Bütikofer (@bueti) May 4, 2024 Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kanë reaguar ndaj deklaratës së Borelli edhe deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahovic.

Dorëshkrimi serb për Skënderbeun i viti 1778 IV



Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË  SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I  PIROTIT) - Orfeu.AL


Akademik Prof. dr. Hakif Bajrami, historian: 



 Familja e Skënderbeut sipas dorëshkrimit Shkrimtari Serbian (Teodosie) në dorëshkrimin e tij për Skënderbeun (1778), ka shkruar pa asnjë kaptinë apo pjesë të sistemimit, pra ishte dorëshkrim pa kompozicion. Lidhur me këtë, sa I takon Pal Ëngjulit, dorëshkrimi Serbian thot se “është i pari që ka shkruar libër për Kastriotin, por që librit tij I ka humbur çdo gjurmë”. Do të thoshim edhe një herë se ai shkrim sigurisht është anatemuar nga Vatikani, si klerik I të cilëve ishte Pali. Se cili ishte fati I librit tij duhet të zbulohet duke hulumtuar relacionet e tij me Vatikanin dhe Vaslenën. Së treti, për familjen e Skenderbut ndër të parët ka shkruar edhe Dhimtër Frangu më 1480, I cili shkrimin (kompozicionin) e tij e ndanë në 10 kaptina. Kurse Marin Barleti (1503/5) shkrimin e tij për Skënderbun e ndanë në 13 kaptina.29. (29.Shiqo: Kato botimet dhe krahasoi me realitetin hostorik të kohës sonë). Karriera e Gjergj Kastriot Skënderbeut sipas Dhimtër Frangut përshkruhet se ishte djali i Gjon Kastriotit, zotruse I Emantisë ose Umentstisë. Nëna e Skenderbeut sipas Dh.Frangut ishte Vojsava, vajzë e një zotëruesi nga Pollogu I Maqedonisë dhe Bullgraisë. Lidhur me këtë, babai I Skenderbeut (Gjon Kastrioti) duke mos u pajtuar që të konvertohet në islam, do të lidhë paqe me S. Muratin, duke pranuar vazalitet dhe duke i dhuruar fëmijët si peng: Reposhin, Stanishën, Kostandini (I cili në pagzim sipas serbianit quhej Gjergj.30. (30.Shiqo komentimet e: Sansovinit, f. 272 cituar sipas Ç. Mijat. Serpski rukopis o Skenderbegu 1880/90), f. 22). Marin Barleti familjen e Skenderbeut e plason se ka prejardhje nga Emantia. Ndërsa gruaja babait Skenderbeut (Gjoni) ishte një princezë rasiane, e cila I lindi nëntë (9) fëmijë:vajzat- Marën, Jellën, Angjelinën, Vllaicën; djemët: Reposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin. Dorshkrimi Serbian (Teodosie) shkruan se Gjon Kastrioti e kishte bashkshorte Voisavën me prejardhje bullgaro-vllehe. Me te Gjoni i kishte 3 djem :Stanishën, Gjorgjin dhe Konstandinin.Dorshkrimi Serbian prejardhjen e Skenderbut e nxjerr nga thrakasit ose e lenë zvarë, në fillim. Dorëshkrimi Serbian thot se Gjoni ndahet nga fëmijët e vet, sepse sulltani e shkeli marrëveshjen duke ia muslimanizuar TRE djemtë. Kallugjeri Serbian në dorëshkrim (supozohet se është njëfar Teodosije-hb) qalon në falsifikime glorioze sa që shkruan se Gjergji para se të “lindëte”, është BIRSUAR nga Gjoni dhe Voisava”!!! Kemi të bëjmë pra me një rrenë serbiane të radhës. Dhe, rrejnë popi kështu sepse u aka lënë testament Shen Sava nga viti 1219. Lidhur me biografinë e Skenderbut, M. Barleti shkruan se u muar nga Sulltani si haraq në gjak në moshën 9 vjeqare. Ndërsa Dh. Frangu shkruan se Gjergj Kastrioti u derguan në oborrin e Sulltanit në moshën 8 vjeqare.Sipas dorëshkrimit Serbian, Gjergji u dërgua në Pallatin e sulltanit në moshën 12 vjeqare.31. (31.Shiqo veprat e autorëve të cekur dhe Dorëshkrimn Serbian f.61.,f.163/5). Sipas M. Barletit kontakti I pare I Skenderbeut me luftën ndodhi në Anadolli në moshën 18 vjeqare. Sipas Dh. Frangut kontakti I Skenderbeut me luftën ndodhi në moshën 19 vjeqare. Ndërsa, sipas dorëshkrimit Serbian kontakti I Skenderbeut me luftën padiskutueshëm ndodhi në Anadolli në moshën 20 vjeqare. Lidhur me kët për dallim nga lufta ekipore, në dyluftim sipas Dh. Frangut dhe M. Barletit Skenderbeu doli kundër Jahja Zanpës, Dorëshkrimi Serbian lidhur me këtë thot se Gjergj Kastrioti Skenderbu në dyluftim doli me Adiosin, ndërsa herën e dytë doli kundër Zam Hasanit. Lidhur me këtë dorëshkrimi Serbian thot se Skenderbeu gjatë dyluftimit u sulmua pabesisht(tinzishtë) pas shpine nga Zapsa derisa po luftonte kundër Jahjas. Pra Skenderbeu jo vetëm që deshmoi heroizma idviduale, por deshmoi gjenialitet komandues edhe në luftëra vednimtare për Perandorinë, e për të cilat nuk dihet ende. 32.(32.Shiqo edhe Dorshkrimin Serbian 1778, f. 125; B. Hrabak, Skenderbeg I njihova ratna vestina, dprëshkrim 1972-ligjeratë.). Në vijim dorëshkrimi Serbian e përshkruan Skenderbeun në luftë kundër Ugërve (Hungarezëve-hb) ku manovroi sa që Ugrët u tërhoqën nga lufta kurse Kastrioti u kthye në Edrene me tërë ushtrinë e ku Sulltani e priti me festim të paparë.33. (33.Dorshkrimi Serbian, f. 125). Lidhur me këtë M. Barleti dhe Teodosie (autori Serbian?) shkruajnë se Skenderbeu luftoi një kohë kundër bizantinëve dhe kundër Ugërve (Hungarezëve), duke deshmuar intelegjencë dhe profesionalizëm të paparë ushtrak. Në këto luftëra thot dorëshkrimi, Skenderbeu së jashtmi luftonte si musliman I devotshëm, ndërsa në zemër ishte I krishterë, pra nuk thot as ortodoks e as katolik. 34.(34. Dorshkrimi Serbian, f. 131). Dorëshkrimi Serbian e potencon se “Skenderbeu nuk luftonte kurrë me zemër kundër të krishterëve”. 35. (35. Dorëshkrimi….f. 182). Madje, pas vdekjes së të jatit,thuhet në dorëshkrim, Sulltani ia helmos vllazërit e Skenderbeut?. Me këtë rast, Sulltani do ta ketë një bisedë SERIOZE me Skenderbun, sepse ky I fundit e luti seriozisht që ta kthejë në pronën (shtetin) e babait të tij për ta vazhduar “shtetësinë princore”, si vazal më 1441..36. (36.Dorëshkrimi Serbian , f. 2=127). Probelmi vijues që shtrohet në dorëshkrimin Serbian është pyetja: Pse Sulltani në shumicën e betejave vendimatre për një dekadë e më tepër, ia beson komandimin Skenderbeut. Të përgjigjesh në këtë pyetje do të thot se Skenderbeu, thuhet në dorëshkrim ishte: I dashur nga ushtarët, së dyti ishte me fat, së treti ishte komandnat temperament me refkekse të papara shpejtësie në përdorimine shpatës dhe shigjestës, se Heroi I luftërave të tilla të rrufeshme dhe të pamëshirëshme donte të tregohej dhe të ishte gjithëmonë I PARI. Ky virtyt i krijoi Sulltanit njëherit edhe një FRIGË, se ky personalitet promotor I të gjithë luftëtarëve nga viset e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë) po imitonte Aleksandrin e Madh dhe do ta tejkaloi, dhe një ditë do ta aspirojë FRONIN, prandaj në luftërat vijese, vet Sulltani ia caktone detyrn që të jetë I PARI duke ia dhuruar merin SKENDERBE-KRYEGJENERAL, duke ia “krijuar shansën që një ditë në një betejë e ato ishin të shpeshta, të VRITET”. 37.(37.Dorshkrii Serbian, f. 131;Dok. Nga Hilandari të siellura nga B. Hrabak përmes një kallugjeri që ishte denuar dhe ekskomunikuar atje në vitin 1965.). Dorëshkrimi Serbian zbulon se MISIONI I Kardianlit Juliani (misionar I Papës-hb) nuk ishte i përshtashem për të krishterët ortodoks. Në faktë, zbulon dorëshkrimi, se ortodoksët dhe katolikët ma tepër URREHESHIN në mes veti për primat të kanoneve se : Zoti PËRMES Krishtit e jep shqiprin (ortodoksë); SE Zoti DHE Krishti e japin shpirtin (katolikët). Shqiptarët pra janë ndrydhë skajshmërishtë nga të dy anët, para se të arrinte Islami I cili u treguan më “shkencor”, duke përjashtuar premisat profane filozofike trasmetuese të SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti “PËRMES” KRISHTIT (Ortodoksët) dhe, SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti DHE KRISHTI (Katolikët);te ISLAMI duke ‘deshmuar’ se Zoti DREJTËPRËRDREJTË e jep SHPIRTIN, pa ndemejtsimin dhe pa Muhamedin. Në këtë mjegulli racionalizmi dhe empirizmi filozofik mazohist, protestant shqiptarët, shumë lehtë do të konvertohet në racionalizëm emprik islam në stilin COGITO ERGO SUM.38. (38.Shiqo dorshkrimin Serbian dhe parantezat e tij fikse.f.165;175..hb; shiqo: Rene Dekart, Discour de la metode…). Dorëshkrimi Serbian e përshkruan luftën e Skenderbeut në Moravë, duke komanduar që të tërhiqet nga lufta me Ugrët (Ungarezët). Dorëshkrimi jep lidhur me këtë një risi se Skenderbeu do t` i vrasë të gjithë ata jeniqerë (ushtarë) që nuk i binden (1444 apo 1448?), për mos me I treguar Sulltanit filozofin e DEZERTIMIT, DUKE I GJURMUAR EDHE ATA USHTARë Që KISHIN GJETUR STREHIM TE FSHATARëT VENDAS të cilët e flasin një gjuhë larg asaj slave, pra shqip në trevën e Toplicës.39. (39.Dorëshkrimi . f. 201; Dokumente të kometuara nga B. Hrabak 1969-ligjeratë.). Skenderbeu sipas dorëshkrimit lajëmorohet përmes Hamzait se do të kthehet në Kruajë. Në vijim fragmentarizohet fjalimi I Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT në Krujë. Ai fjalim thot dorëshrimi ishte një nivel ma I lartë se oratoria e Ciceronit, duke akuzuar Sulltanin për robrim të popullit tij, duke treguar se është kthyer për t` u vu në ball të atdheut, se LIRINË NUK UA KAM SIELL, POR E GJETA KËTU TE JU, NË SHPATAT DHE SHIGJETAT E JUEJA.”. 40.(40.Dorëshkrimi …f. 203; Ligjerata e B. Hrabakut 1969.). Dorëshkrimi Serbian provon ta zbulojë se ku është zhvilluar beteja e dytë e Kosovës më 1448?. Në dorëshkrim theksohet se lufta është zhvilluar në kishë (Graçanicë). Dilema a lidhi Skenderbeu paqe apo armpushim me Sulltanin në Shkup më 1463? Çështje tjetër thelbësore është se Gjergjë Kastrioti SKENDERBEU më 1463 a lidhi Marrëveshje paqësore me Sulltanin në Shkup, apo ajo marrëveshje ishte një armëpushim. Nëse është lidhë Marrëveshje paqësore, atëherë Sulltani e ka thyer SHERIATIN, nëse Skenderbeu ishte aty si I KRISHTERË, sepse (asnjë SULLTAN KURRË-hb) nuk ka pasë të drejtë të lidhë PAQE me një të krishterë. Ky fakt përmes dokumenteve autrentke që ruhen në Stamboll, mund të zbulohet, por po mbahet qe dy shekuj ur dihet I “skajuar nga hulumtuesit”. Nëse Sulltani dhe Skenderbeu kanë lidhë marrëveshje PAQESORE në Shkup më 1463, atëherë Kastrioti ishte musliman, për ndryshe sipas Sheriatit “çliruesi I Stambollit më 1453, në asnjë variantë nuk ka guxuar të nënshkjruaj paqe me të krishterin. Nëse Skenderbeu ishte IMAM I ushtrisë që e koamndonte ai së pakut me rregullat sulltanore është dashur që së pakur 15 herë “ta bëjë HATME KURANIN”. Autori I dorëshkrimit me tërë mundësinë intelktuale PROVON ta falsifikojë luftën e Skenderbeut se ishte me orgjinë serbiane. Në asnjë mënyrë autori nuk mund të pajtohej se një shqiptar do të fitonte namë të tillë në tërë Evropën, sepse edhe atëherë arbanasit konsideroheshin për sllavët “armiqë për vdekje”. Dhe provonte këtë, popi sernian Teodosie, për ta dytësuar të drejtën shqiptare, sepse pikërishtë nga kisha nxitej që një ditë të përtrihet perandoria e Dushmanit (Dushanit) 1346-1355). Fjalimi i Skenderbeut sipas dorëshkrimit serbian kur erdhi në Krujë Dorëshkrimi Serbian zbulon një detal me rendësi kur është në pyetje fjalimi I Skenderbeut, pas kthimit në Arbëri, përmes Nishit-Prekupës-Kushumlisë-LLapit-Kulinës-Caralevës-Prizrenit-Lumës-Dibrës në Krujë. Aty ndër të tjera thot: “Lirinë e kemi në shpatat dhe shigjetat tueja. Ky faktë bëhet më I sigurtë sepse me neve janë vllazërit tanë-Dibranët”.41. (41.Dorëshkrimi, f. 186). Lidhur me këtë, Kuvendin sipas Dhimitër Frangut dhe Marin Brletit, Skenderbeu e ka mbajtur në Krujë. Ndërsa, sipas Dorëshkrimit Serbian kuvedni është mbajtur në Ulqin. 42. (42. Dorëshkrimi…f 130;f. 30). Në Kuvend Skenderbu do të thot se do të kemi vështërsi sepse kemi të bëjmë me amriqë të popullit, prandaj do të ketë deshprime nga nënat dhe baballarët tanë, por liria nuk ka çmim dhe ne do të luftojmë për ta meriatuar atë”. 43.(43.Dorëshkrimi… f. 196). Dorëshkrimi Serbian zbulon se ekspedita e parë kundër Skenderbeut e nxituar nga Sulltani është drejtuar nga Ali Pasha (Barleti), ndërsa Dh. Frangu komandarin që e sulmoi Skenderbun e quan Bali Pasha. Dorëshkrimi Serbian me qellim i pshtjellon vendet dhe emrat për ta promovuar Skenderbeg “Cenojeviqin”, që ishte malazez I islamizuar e që ishte sanxhakbe 1513-1929 me qendër në Zhablak, pra jo në Krujë si qendrë e Arbanisë.44. (44.Dorëshkrimi..f. 173). Edhe emrat e pjesëmarrësëve në Kuvednin e Skenderbeut me rastin e kthimit në Krujë, dorëshkrimi serban I jep shtrembërim duke I injoruar shumë shqiptarë e duke I vënë në pozitë përparësie despotin e Vlorës-Stepanin, që kishte mbetur si relikt I kohës Dushmanit ( Dushanit) dhe njëfar Ivan Bojanin e pjesë jugore të Ulqinit. Këto supozime janë më tepër se roamntizëm I hiperbolizuar me prapavi meskine lashtosllave. 45.(45.shiqo gjërësisht makiancionet në: Dorëshkrimi…f.192-201). Megjithë atë dorëshkrimi e parnon se “Lotët e nënave dhe baballarëve të kreshnikëve të Skenderbut, do të bëhen për herë të parë me dominum dhe imperim, grancion I autoktonisë dhe lashtësisë arbërore, që do të thot ngjizëje mendimi, fjale dhe vepre me popull dhe pushtet të bashkuara albano-shqiptare.46. (46. Shiqo provat për shtrenbërime të relitetit në:Dorëshkrimi…f.190- 199.). PËRFUNDIM-KONKLUZAT DISKUTUESE Dorëshkrimet janë një botë në veti në lëminë e shekncave shoqërore, posaçërisht kur është në pyetje Mesjeta por edhe periudhat tjera. Zakonisht dorëshkrimet që mbesin të pabotuara, janë për tri shkaqe: ose nuk kishte mjete për botim, ose nuk kishte shtypshkronja, ose donin të shtrebëronin të vërtetën dhe me kohë ajo tendencë është mbetur si “mall” për depo, që nuk është kurrfar malli për treg, sepse malli I deponuar nëse nuk çarkullon është zero vlerë. Një dorëshkrim I tillë Serbian nga viti 1778 për Sekendebeun ka mbetur I pabotuar sepse politika serbiane e sidomos kisha nuk shfaqi interesim për ta botuar, sepse i prishte marëdhëniet me Portën, sepse provonte Heroin e shqiptarëve ta konvertojë në sllav, e që vinte në kundershtim me tërë shekncën e historisë botërore. Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun daton nga 5 janari 1778. Dorëshkrimi I formtit okatvë i ka 206 fletë me germa kaligrafi. Në faqën e parë me ngjyrë të kuqe përshkruhet jeta e të parëve të Skemderbeut. Ky dokument deri më 1890 I ka takuar Mihajllo Vukotiqit. Pas kësaj kohe pronësia e tij ka kaluar në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Për ta bërë vlerë të “nivelit”, thuhet se dorëshkrimi është nxierr nga dorëshkrimet e vjetra ruse, e thenë kjo që nuk përkon me të vërtetën. Dilema pra shtrohet a është dorëshrimi original Serbian, apo është përshkruar aq më parë kur dihet se Rasianët ishin fqinjë të shqiptarëve nga shekulli XII- në kontinutet.Për ta zgjidhur dielmën mështetemi në faktin se e tërë literatura Skendebegiane në Evropë, pra edhe te serbët, mbështetet në TRI BURIME shqiptare, të cilat pa dielma I zbulon e tërë ajo bibliografi, e ato janë: Burimi I parë I biografisë Skenderbeut thuhet se është përpiluar nga Pal ËNGJULLIT ( shkruar SHQIP në mes viteve 1469-1475). Pal Ëngjulli ishte pushtetar I “Drivastit”, pastaj arqipeshkv I Tivarit, i afërt I Kryeheroit-Skenderbeut, që njëherit të dhëna arkivore sekrete e njohin si TUTOR të djalit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut (regjent I Shqipërisë).Veprës se Pal Ëngjullit thonë kronikat serbe, pra edhe dorëshkrimi që e shqyrtojmë, çuditërisht i ka humbur çdo gjurmë në kohë dhe hapësirë. Përgjegja është shumë e thjeshtë për këtë humbje. Së pari Pal Ëngjulli do të ketë provuar dhe e ka shkruar me gjuhën dhe FAMËN e Skenderbut (shqip), dhe ky realitet ishte ANATEMË, në çdo qendër “civilizuese” evropiane dhe aziatike (në Evropë duhej shkruar latinisht;në Azi dhe Afrikë duhej shkruar arabisht. Çdo shkrim tjetër ishte herezi dhe I denuar-hb), sepse duhej shkruar dhe botuar vetëm në ato alfabete dhe gjuhë që i lejonte kleri (në Ballkan),pra në latinishte. (shiqo: Index Librorum!). 2.Botimi I dytë biografik për Skenderbeun, sipas dorëshkrimit serbian, është zbardhur në vijim nga i ndrituri Dhimitër FRANGU, pushtetar I “Drivastit”, prift i Kishs Romake dhe njëherit arkatar i Skenderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut, SCANDERBEGI HISTORIA, Venedik (MLETCI) , prill 1480. Shkrimtari në këtë botim nuk është nënshkruar por në fund thkeson se e ka shkruar një Arbanas.(… edita per quondam Albanesem).Kjo vepër është përkthyer edhe në Ilaishte. Një botim I saj daton nga viti 1545.Ndërsa, Sansovi e betoi më 1573 me titull: “Fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, d` incerto auttore”. Më vonë do të lajmërohet përkthimi i përmirësuar nga latinishtja në italishte nga Giovan Maria Bonardo, me titull: “ Gli illustri et gloriosi Gesti et vittoriose imprese fatte conta Turchi dal Signor D. Giorgio Castriotto detto Scanderbeg”, Vendeik 1584, duke shkruar në PARATHËNIE se është fjala për vepërn e Dhimitër Frankut, që ishte në sherbim të Skenderbut. Kjo vepër meriton të thuhet se është ribotruar edhe më 1591 në Venedik nga “libraria della fortezza”, me disa risi ku dominon stema e Familjës Ëngjulli. 3.Botimi i tretë i shkruar nga Marin Barleti-Shkodrani quhej: “De Vita, moribus ac. Rebus , praecipue adversus Turcas, gestis, Georgii Castrioti, clarissimi Epirotarum Principis , qui propter celerbrima facinora Scanderbegus, hoc est Alexander Magnus, cognomintatus fuit, libri tredecim”. Mendohet se është shtypur në Romë më 1505; së dyti prap në Romë më 1524,;së treti më 1529 në Firencë; së katërti në Augsburg më 1537. Si korespondon qëndrimi serbian ndaj këtyre veprave gjatë shekullit XIX si fqinjë të shqiptarëve është pyetje që do të duhej ta kishte kjo historiografi edhe në vijim, por ajo e shkalmuar nga shovinzmi dhe lufta hiensite për përvetsime do të turpërohet nga çdo aspekt gjatë shekullit XX. Mjerishtë edhe një pjesë e shkrolagjive shqiptar edhe sot për intresa fetare dhe ideologjike, është kah manipulon me VEPRËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, disi po i del krah asaj lagje serbiane që gënjen që dy shekuj. Se kjo lagjë manipulantësh është në rrugë pa kokë, ma së mri po i referohemi së kaluarës evropiane që është marrë me Kastriotin, që kurrë në esencë nuk ka arritur për t` ia mohuar as origjinën e as veprën, e as “konvertimet” fetare, që janë irelevante për shkencën dhe kombin tonë shqiptar, si ma I lashti në Evropë, deshiroi dukush apo jo. Ja se çka thuhet për GJERGJ Kastriotin Skenderbeun nepër Evropë gjatë shekullit XVI dhe XVII-të. Citoj besnikërisht shkrimin e kancalerive kryesore evropiane: “ Opinioni publik në Evropë nuk ka qenë në gjendje të VLERËSOJË rrezikun që i kanosej deri sa Sulltan Sulejmani të gjindej me forcat e tij jeniçere rrufe para mureve të Wjenës, dhe i njeti sultan ta provojë FATIN në Malltë dhe Vatikan. Në atë kohë duke vlerësuar rrezikun nga fuqia e Jeniçerëve i tërë kontinenti do të dridhet nga kushtrimi sulltanor”. Atëbotë Sulltan Sulejmani do të klithë: “Do të shkojë në Romë, ati jem do ta pinë ujin në gastarën e Kishës Shen Pjetrit”.Në këtë luftë psikologjike, para së cilës dridhej e tërë Evropa gjatë shekujve XVI dhe XVII-të, në Napoli, Vendik (Mlet), Frankfurt, Augsburg, Amsterdam, Paris, Madrid, Lisabon dhe në Temzë, asnjë emër heroik nuk ka qenë ma i njohur si i famëshmi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në këtë nivel të popullaritetit vedin kryesor në letersinë evropiane e zënë padyshim Marin Barletri -Shkodrani dhe kroati Bartollomej Gjorgji; I pari do të fitojë famë për librin për Skenderbeun I dyti për historinë e Perandorisë Osmane. Bibliografia për Skenderbeun Bibligrafia më e plotë dhe më pregnante për Skenderbun do të botohet për here të parë më 1881 në frengjishte ngai, Xhorgje T. Petrovich (shiqo*: George T. Petrovich, Essai de bibliographie raisonee, ouvrages sur Scanderbeg ecris en langue française, anglaise, allemande, latine, italiane, espagnole, portugaaise, et grecque, et publies depuis l` invention de l` impremerie jusqu` a nos jour, Paris, “Erenest Lerox”, editor 1881). E tërë ajo bibliogarfi, do të konkludojë autori ishte ose e përshkruar nga Barleti ose e kompiluar prej librit tij. Autori provon nga ky arsenal shkrimesh të përvetësojë diçka se Skenderbeu bënte luftë në fqinjësi me serbët, se nëna e tij kishte prejardhje serbiane, se fimijëve Gjoni u jepte emra “Serbian” etj. Por, Kryeheroi mbetet arbror për tërë Evropën, nuk kishte shansë teorike që ta përvetësojnë serbët, edhe pse kurrë nuk pushuan në këtë avanturë. Nuk është pra e rastësishme që jo vetëm fqinjët, por edhe të tjerët provuan të grabisin diçka ose ta përvetësojnë të tërin Skenderbe. Edhe Çeda Mijatoviq, dorëshkrimi serb për Skenderbeun, në “Srpska Kralevska Akademia” nr. XXII 1890 e sjellë Gjergjin buzë torishtës serbiane, por vetëdemantohet, duke argumentuar se TRE biografët e parë të Skenderbeut (Pal Ëengjulli, Dhimtër Frangu, Marin Barleti ishin shqiptar, të cilët për TRE shekjuj rresht e ushqyen Evropën me veprat e tyre si shqiptar. Ku është logjika infektive e disa maskarenjëve që provojnë ta përbaltin Sknderbeun sot me rreligjionizma, nuk duhet lodhur frotë trurin. Por përgjegjnën ndaj tyre duhet ta japing albanologët e mirëfillët, sepse janë lajmëruar edhe të atillë që kanë pasë emër dhe tani janë shitë o në Stamboll, o në Beograd e Moskë , o në Romë për një afat që u skadon, me siguri. Por do të vijë koha që mallin e tyre askush nuk do ta “blenë”, do të mbetet në depotë e tyre, sepse për çdo vit po dalin burime të reja. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU sot është i njohur dhe i pranuar HERO KOMBËTAR I KOMBIT SHQIPTAR. (Vrejtëje: Ky studim është vetëm një mednim, por do të duhet shkruar liber kuptohet duke u bazuar në burime të kohës.Në këtë shkrim kohë pas kohe është punuar nga viti 1975. Çdo vrejtje e argumentuar është për mua në sherbim të ndriqimit të jetës dhe Luftës Skenderbut për liri dhe identitet arbror).

2024/05/03

Bujkrobi-servil i Ramës me emrin Pirro Prifti







Shkruan :Eshref Ymeri 

 Tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, fare rastësisht hasa në një artikull të Pirro Priftit, në të cilin, midis të tjerash, shkruante “Lobi i politikanëve shqiptarë të kryesuar nga Berisha, së bashku me disa analistë të konsumuar që paguhen prej tij, duan të përdorin kundërshtimin e Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës ndaj Nismës Ballkan i Hapur, për të luftuar Kryeministrin Edi Rama i cili ka fituar tre mandate katërvjeçare nga populli shqiptar, por edhe për të krijuar destabilitet në Shqipëri që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore të së kaluarës… Apollogjetët e Berishës që nxijnë nëpër emisone në tv me anti-amerikanizmin e tyre duke e justifikuar me nacionalizmin politik për të fituar elektorat, vazhdojnë të minojnë çdo përpjekje të qeverisë shqiptare në drejtim të integrimit europian, por u ka dalë boja dhe populli po i sheh me përçmim dhe zemërim . Së pari, Pirro Prifti, në shprehjen “… që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore…” duhej që, në vend të trajtës së shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë në rasën dhanore të numrit njëjës i, të përdorte trajtën e shkurtër të përemrave vetorë në rasën dhanore të numrit shumës u. Kështu, shprehja duhej shkruar “që t’u shpëtojnë përgjegjësive ligjore…”. Veç kësaj, edhe trajtës së shkurtër të përemrit vetor në numrin njëjës, të përdorur gabim, nuk i ka vënë apostrof t’i. Pra, Pirro Prifti, para se t’u drejtohet lexuesve me shkrimet e veta, t’i studiojë mirë rregullat gramatikore të drejtshkrimit gjatë përdorimit të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë në numrin njëjës dhe shumës, në mënyrë që të shmangë gjysmakësinë e vet në kulturën e të shkruarit. Së dyti, në artikullin e lartpërmendur, Pirro Prifti del në mbrojtje të Ballkanit të Hapur, duke u rreshtuar në krah të kryetradhtarit Rama, i cili është turpi i mbarë kombit shqiptar, si armiku i tij me damkë. Rama, duke u puthur dhe përputhur me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, ndjek hullinë e kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, i cili, duke mos pasur kurrfarë besimi në aftësitë dhe në energjitë krijuese të popullit shqiptar, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, pati kërkuar që Shqipëria të bëhej, faktikisht, koloni e Jugosllavisë, por nën maskën e republikës së shtatë. Në atë mbledhje ai pati deklaruar: “Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”. Një deklaratë e turpshme kjo që ia ulte keq dinjitetin kombëtar dhe ia nxinte faqen vendit tonë para opinionit ndërkombëtar dhe sidomos atij evropian. Me kësisoj xhevahiresh pati vazhduar Enver Hoxha edhe në vitin 1951, kur pati deklaruar se, demek, Bashkimi Sovjetik na qenkej dielli, uji dhe ajri për vendin tonë. Pirro Prifti, duke veshur lëkurën e bujkrobit-servil shembullor para Ramës, deklaron me paturpësinë më të madhe se Rama “ka fituar tre mandate katërvjeçare nga populli shqiptar”. Se si i ka fituar ato mandate kryehajduti i votës Rama, dihet mirë nga të gjithë shqiptarët me vetëdije kombëtare. Por të deklarosh se populli shqiptar i paska dhënë votat Ramës për tre mandate, do të thotë të mashtrosh ditën në drekë, duke u zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj dinjiteti personal. Por Pirro Prifti s’e ka për gjë të zhvishet nga një dinjitet i tillë, sepse psikologjinë e bujkrob-servilit e ka të rrënjosur me kohë dhe me vakt në qenien e vet, si lepitkë dhe paçavure e Janullatosit. Në artikullin e vet, Pirro Prifti sulmon Profesor Berishën dhe mbështetësit e tij. Sipas këtij mendjelliut trulajthitur Pirro Prifti, ata “populli po i sheh me përçmim dhe zemërim”. Për cilin popull e ka fjalën Pirro Prifti? Me sa duket, sipas trurit të tij të mykur, populli shqiptar na qenka krejtësisht “pronë” e kryetradhtarit Rama. Të sulmosh Profesor Berishën, i cili po mbron fuqimisht Dardaninë, duke i nxjerrë bojën jo vetëm kriminelit Vuçiç dhe bandës së tij fashiste, si edhe Ramës e bujkrobërve të tij socialistë, por edhe kryetradhtarit të Dardanisë Thaçi, do të thotë të radhitesh në krahun e armiqve të kombit shqiptar, të veshësh petkun e tradhtarit. Pirro Prifti shkon aq larg me paturpësinë e vet, saqë sulmon Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke deklaruar se “këta politikanë të Kosovës kanë kufizime ideore dhe paragjykime të së kaluarës…”. Me sa duket, Pirro Priftit i vjen keq për Hashim Thaçin dhe bandën e tij dikur në pushtet, të cilët, e kishin nxjerrë Dardaninë në bregun e pazarit të serbosllavizmit me marrëveshjet tradhtare që kishin nënshkruar në Bruksel. Pra, Pirro Prifti sulmon qëndrimin burrëror të Presidentes Osmani dhe të Kryeministrit Kurti para Beogradit dhe Brukselit, i cili, me dy “kujdestarët” që ka caktuar për dialogun me Serbinë, njërin nga Sllovakia dhe tjetrin nga Spanja, qëllimisht nga dy shtete që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Dardanisë, gjithmonë është rreshtuar në anën e Serbisë. Sipas Pirro Priftit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, duhet të pranojnë Ballkanin e Hapur të Vuçiçit dhe të Ramës, të cilët, në fshehtësi, në takimin që patën zhvilluar në Nish, bënë plane për ndarjen e Kosovës. Pirro Prifti nuk mund të mos ketë qenë i painformuar për lajmin në vijim: “Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…”. (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020). Pirro Prifti nuk mund të mos ketë qenë i informuar për betimin e Vuçiçit, i cili, më 19 dhjetor 2020, më Tv “Borba” të Beogradit, pati deklaruar: “Serbia nuk do ta njohë Kosovën sa të jem unë president”. Pra, Pirro Prifti, si një bujrob zvarranik para Ramës, armikut të Dardanisë, kërkon që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti të pranojnë Ballkanin e Hapur, paçka se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Dardanisë dhe, për pasojë, nuk ka kurrë ndër mend të kërkojë ndjesë publike për krimet, për masakrat shtazarake dhe për gjitha ato shtatërrime që u pati shkaktuar ekonomisë dhe banesave të Dardanisë. Domethënë, sipas mendjendryshkurit Pirro Prifti, Dardania të pranojë Ballkanin e Hapur që të vetëposhtërohet dhe të shndërrohet në një koloni të Serbisë, siç kërkon kryetradhtari Rama ta shndërrojë atdheun amë në koloni të saj. Pirro Prifti, si një njeri pa shtyllë kurrizore, deklaron se Rama ka marrë votat e popullit në tre mandate. Po në qoftë se popullit i qenka djegur barku për Ramën, si shpjegohet që, gjatë qeverisjes së tij, që prej shtatorit të vitit 2013, vendin e kanë braktisur qindra mijëra qytetarë? Para më shumë se tre vjetësh, në fund të shkurtit 2019, Rama ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali, në studion e analistit Alberto Negri. Ai i tha Ramës se “nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz”, një shifër kjo, e cila pas një viti, sipas të dhënave të Instatit, u ngrit në 610 vetëm prej shtatorit të vitit 2013, kur socialistët morën pushtetin, deri në shtator të vitit 2020. Dhe Alberto Negri shtoi: “Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë” (Citohet sipas: “Gazetari italian “gozhdon” Ramën: Ju jeni establishment, ish-ministri në trafik droge”. Faqja e internetit “Syri.net”. 28 shkurt 2019). Pirro Prifti ka pasë qenë dekan dhe pedagog i Shkollës së Lartë të Infermierisë. A thua që ai të mos ketë dijeni fare për deklaratën e një infermieri, ish-student i asaj Shkolle, të cilin vetë mund ta ketë pasur student në auditor? Ja çfarë ka deklaruar ai student për arsyhet e braktisjes së vendit nga shqiptarët, çka Pirro Priftit, si bujrob-servil i regjur, të cilit i është bërë lëkura shollë para çifligarit të tij Rama, nuk i bën përshypje absolutisht: “Vitet e fundit numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi është shtuar në masë, aq sa shifrat janë të frikshme. Një nga shkaktarët kryesorë që renditet për largimin e shqiptarëve nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostoja shumë e lartë e jetesës. Një i ri që ka mbaruar studimet e larta për infermieri tregon se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri me një rrogë prej treqind mijë lekësh të vjetra. I riu thotë se nuk mund të qëndrojë as edhe një sekondë më shumë në Shqipëri dhe se i bëhet mishi kokërr, kur mendon se si mund të qëndrojë në Shqipëri kur e pret një e ardhme e ndritur në Gjermani. Ai thotë se i kanë ofruar një kontratë pune 2800 mijë euro në muaj dhe se muajin e ardhshëm do largohet. I riu thotë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë dhe se e gjitha është kundër sistemit, i cili po i largon të rinjtë nga Shqipëria” (Citohet sipas: ““Patriot jam në gjak edhe në zemër!”. Infermieri i ri që do të largohet nga Shqipëria jep mesazhin e madh”. Faqja e internetit “lajme”. 26 qershor 2019). Mirë do të ishte që Pirro Prifti të bëhet vetvetja, të zhvishet nga ndjenjat e bujkrobit zvarranik para Ramës, të respektojë shumë më tepër dinjitetin personal, të vetëdijësohet për gjëmat që i ka shkaktuar majtizmi kombit shqiptar, me përfaqësues të tillë kryetradhtarë në pushtet, si Rama në Tiranë, Thaçi në Prishtinë dhe Ali Ahmeti në Shkup. Mirë do të ishte që Pirro Prifti të ketë parasysh ca fjalë të arta të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ka thënë: “Kur të majtët janë në pushtet, historia përfundon në varfëri dhe kriza”. Mirë do të ishte që Pirro Prifti t’i ketë parasysh këto fjalë të kryeministrit hungarez, sepse me servilizmin e tij të pështirë para një njeriu të neveritshëm, si Rama, më kujton ca qytetarë rusë, të intervistuar nga gazetarë të ndryshëm nëpër këmbësoret e Moskës se ç’mendim kanë për luftën në Ukrainë. Përgjigjet e atyre qytetarëve janë përgjigje prej bujrobërish të kohës së carizmit: të gjithë shprehin ngazëllimin e tyre për kryekriminelin e shekullit Putin për masakrat fashiste që ushtria e tij agresore po kryen në Ukrainë. Më vjen shumë ndot kur i ndjek ato intervista në youtube, të cilat dëshmojnë se deri ku ka degjeneruar natyra shoviniste e shumicës dërrmuese të popullit rus, i cili ka qenë dhe ka vazhduar të mbetet skllav brezi pas brezi, duke mos marrë parasysh absolutisht këshillën e shkrimtarit të madh Anton Çehov (1860-1904), i cili thoshte: “Duhet të mundohemi që skllavin ta nxjerrim nga vetja me zor pikë e nga një pikë”. Nuk do të ishte keq që edhe Pirro Prifti, pikë e nga një pike, t’i nxirrte nga vetja me zor ndjenjat e bujkrobit dhe të skllavit para agait të tij Rama. Kaliforni,10 qershor 2022

LETËR PUBLIKE PËR PROF.PIRRO PRIFTIN

Zt. profesor Prifti ! 


zt. Pirro Prifti ka një kohë të gjatë që është rreshtuar në mbrojtje të turpit dhe të faqes së zezë së kombit shqiptar, me emrin Edvin Rama, hajdutit, të dënuar me burg në Francë për trafik ikonash. 

Ju e dini shumë mirë që koleksionisti korçar, Gjergji Thimo, e ka akuzuar me fakte Ramën, si hajdut ikonash. Ai ka deklaruar: “Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë burg 1 vit e gjysmë. Është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Numrin e burgut e kam denoncuar publikisht. E kam thënë në dy intervista denoncuese. Numri është AL1961138/A nga marsi 1993-1994” (Citohet sipas: “Rama, hajdut dhe trafikant ikonash” / Gjergji Thimo: Ja numri i burgut i Edi Ramës!” (Faqja e internetit “struga.info”. 15 tetor 2021).

 Për dijeninë tuaj, Pirro Prifti, si një servili i pështirë me damkë i Ramës, para gati 10 vjetësh, pati botuar në internet një artikull me titull “Edi Rama: Një hero i kohës sonë” (Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 12 nëntor 2014).

 Përkrahja që bujkrobërit socialistë i japin Ramës, dëshmon më së miri se ata janë kopje e popullit rus, një popull me prejardhje skllevërish brez pas brezi, i cili mbështet agresionin fashist të Putinit kundër Ukrainës. Në youtube thuhet: “Ish-kreu i bashkësisë së tatarëve të Krimesë në Moskë, Ernest Kudusov (1934-2021), i pati quajtur rusët “skllevër brez pas brezi”. 

Këtë deklaratë Kudusovi e pati bërë gjatë fjalës së tij në efirin e televizionit shtetëror të Rusisë” (Сitohet sipas: Roman Nosikov. Ernest Kudusovi i quajti rusët skllevër brez pas brezi”. YouTube. 21 shkurt 2014)

 Duke mbështetur Ramën, kryetradhtarin e kombit shqiptar, i cili po vë në jetë strategjinë e megalidesë greke të kryeministrit shovinist Jani Koleti (1773-1847) dhe të “Naçartanies” së kryeministrit shovinist serb Ilia Garashanin (1812-1874) të vitit 1844, për shpopullimin e trojeve shqiptare, pakurrizori Pirro Prifti zbulon, së pari, servilizmin e vet prej zvarraniku bythëlëpirës të Ramës dhe, së dyti, tradhtinë e vetë jo vetëm ndaj Republikës së Shqipërisë, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar.

 Pakurrizori Pirro Prifti, me qëndrimin e vet prej zvarraniku ndaj Ramës, përfshihet në kategorinë e njerëzve të sërës së miletit servil, të zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, të cilët të kujtojnë delemiletin rus në qëndrimin ndaj askushit Putin. 

Pikërisht për kopenë e këtij delemileti, Pjetri i Parë (1672-1725), cari i fundit i Rusisë prej vitit 1682 dhe perandori i parë i Rusisë prej vitit 1721, përfaqësues i dinastisë së Romanovëve, i shpallur car në moshën 10-vjeçare, shkruan: “Me popujt e tjerë evropianë mund ta arrish qëllimin me metodat e dashamirësisë njerëzore, kurse me rusët puna qëndron ndryshe... Unë kam të bëj jo me njerëz, por me kafshë, të cilat dua t’i shndërroj në njerëz” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). 

 Ju uroj shëndet!

 Me  respekt dhe mirënjohje.

 FLORI BRUQI ,PHD


 02 maj 2024

*****************************************
Pirro Prifti 
From:priftipirro2017@gmail.com








To:PTC FLOMED
Thu, 2 May at 15:30
Ja fut kot i nderuar. TE VJEN KEQ SE PO FORCOHET LIGJI?  Me shpifje futet cdo kush ne burg si ne kohen e Enverit.
Shqieperia eshte me e forte dhe me e bukur dhe po konsolidohet fale lzbatimit te igjit. Korrupsion ka, dhe kush ben e kap drejtesia dhe jo  shpifaraket dhe ata qe paguhen nga non gratta dhe Ilir Merda.
Iku koha e Enverit kur bertisnin `te varet ne litar. Gjej fakte e denoncoji- dhe jo shpif shpi se dicka do mbetet sic ben non-gratta.

Respekte

2024/05/02

Nga Prof.dr.Samir K.Jahaj : Akademik Flori Bruqi, PHD, ky bard I madh mitik I letërsissë modern shqipe

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...
 
Flori Bruqi, një zë i veçantë dhe tepër i fuqishëm në letërsinë moderne shqipe. Ai vjen nga Isniqi, atje ku lindi dhe u këndua EPOSI SHQIPTAR. Në zemër të Bjeshkëve të Nemura, përmes gurravë mitike, shkrimtari dhe studiuesi Flori Bruqi , piu gjirin magjik të legjendave dhe pak nga pak u shëndrrua në një legjendë letrare. Ai erdhi herët, mjaft herët në Letërsinë shqipe , thuajse adoleshent me librin e vet të parë poetik “Zjarri I diellit ”, por ardhja e tij ishte një befasi, një risi dhe mbi të gjitha një zë i veçantë dhe tepër domethënës në poezinë shqipe… Bruqi erdhi me prurje të reja në poezi, forca e tij metaforike ishte një fuqi qiellore plot pasion dhe nerv, plot dritë qiellore dhe forcë hyjnish. Ai theu të gjitha kornizat poetike të kohës, bëhet fjalë për vitin 1995 me librin poetik “ Zjarri I diellit.Vargu i poezisë së Flori Bruqit ishte një varg homerik dhe tepër i fuqishëm, plot ngjyra dhe frymëmarrje të thellë, ku padyshim ndjehej bota e madhe shpirtërore e një krijuesi mjaft premtues dhe të realizuar. Flori Bruqi kishte se çfarë t’iu thoshte kështu njerëzve dhe poezisë modern shqipe. Flori Bruqi ishte një sfidues i fuqishëm i fjalës, një zë mjaft dinjitoz dhe premtues. MJESHTËR I METAFORËS ME ZËRIN MITOLOGJIK TË LEGJENDËS E dallova Bruqin , që ishte padyshim një mjeshtër i fjalës poetike, i vargut me ngarkesë të lartë emocionale dhe vlera të holla njerëzore. Zëri i tij metaforik ndërton blloqe madhështorë mendimi dhe filozofie, ku shpërfaqet natyrshëm bota e madhe njerëzore. Një poet i veçantë, pa asnjë përqasje me dikë tjetër, i matur, lakonik dhe me një timbër të shquar verior. Ai është poeti kombëtar i Dukagjinit , ku ndërmjet të tjerash kanë zënë vend në opusin e tij poetik, stilema dhe zëri krejt orgjinal i baladave epike dhe në mënyrë të patjetërsueshme vet EPOSI, ky univers madhështor i bjeshkëve dhe shpirtit të magjishëm të Dukagjinit. Dhe lënda e parë e ndërtimit të EPOSIT është metafora si një mundësi e madhe shprehjeje dhe figurshmërie mjaft e lartë artistike. Pikërisht këtë magji të metaforës Poeti Flori Bruqi ka ditur ta vërë në gjenezën e vargut të vet. Metafora është baza ndërtuese e ngrehinës poetike të këtij autori vërtet të mrekullueshëm dhe befasues. Por Flori Bruqi është padyshim dhe mjeshtër i figuracionit të gjerë poetik, krahasimi tek ky autor është një art më vete, ashtu sikundër është metonimia apo dhe monologue poetik i brendshëm dhe tepër depertues. Flori Bruqi di të ndërtojë ura të padukëshme me lexuesin dhe krijon kështu lidhje të ndërsjellta. Shpesh lexuesi ndjehet i zgjuar brenda poezisë së Flori Bruqit. Gjithçka, përfshi mesazhin dhe informacionin, lexuesi e merr nga brenda poezisë duke u bërë kështu edhe protagonist i saj. Poezia e Bruqit është një poezi e angazhuar me Atdheun dhe kombin, me diellin dhe qiejt, me malet dhe yjet, me pemët dhe njerëzit… Një poezi universale, mjaft dinamike dhe njerëzore, plot rezonim dritash dhe tingujsh. Flori Bruqi nuk është aspak abuzues me vargun dhe figurën. Githçka tek poezia e tij rrjedh në mënyrë të vetvetishme, pa sforcim dhe pa kërkime të stërholluara. Ai është një organizëm magjik i lindur për poezinë, për këngën e shpirtit të bukur njerzor. Poeti është lindur dhe rritur në një natyrë të papërsëritëshme, plot madhështi të bjeshkëve, e mbushur me gjelbërimin solid të pishave dhe pemëve alpine dhe padyshim me lulëzimin mahnitës të luadheve dhe luginave të Lumbardhit dhe Isniqit , vendlindjes se tij. Të gjitha këto kanë zënë vend të pashmangshëm në vargun poetik të Flori Bruqit. Ato janë shëndrruar në portretin e tij alpin dhe me një madhështi bjeshkësh të Namuna , aty është ama e Eposit të madh dhe magjia e legjendave. Ky poet është shëndrruar kështu i tëri në një sinonim të mrekullisë alpine dhe vet Eposit. SINQERITETI POETIK DHE UNIVERSI NJERËZOR Këtë ditë dielli, Bota Është një tingull i gëzuar dielli Në buzëqeshjen tënde. Raportet e poetit me universin dhe njeriun janë tejet të sinqerta dhe reale. Ai ndërton një ligjërim mjaft të thjeshtË, por dhe tepër të sinqertë. Flori Bruqi është dhe një mik i mirë. Në gjithë tërësinë e tij poetike, bie në sy ngazëllimi njerëzor, por edhe dimensioni universal me Botën dhe qiellin, me Diellin dhe dritën. Flori Bruqi ka një spekter të fshehtë ku, pas prekjes së tij, e gjithë Bota , pra realiteti shndërrohet në gjuhë perëndish, në poezi… Fjala e poetit është një hapësirë ku zgjohen diejt e buzëqeshjes dhe pafundësia e qiejve. Shpesh këto dimensione duken të vogla përpara përmasave të poezisë së tij. Flori Bruqi ka një zë krejt ndryshe nga brezi i vet krijues. Ai është sa orgjinal aq dhe magjik, sa real aq dhe befasues. Flori Bruqi në themel të rrëfimit të vet poetik ka sinqeritetin, një vlerë e çmuar dhe e pakrahasueshme poetike, e cila i jep fytyrën e pastër, transparente dhe prej drite poezisë së tij. Flori Bruqi, që në hapat e tij të para në rrugën e poezisë kishte përcaktuar profilin e vet. Ai vinte si një poet i formuar dhe i kristalizuar në orgjinalitetin e tij krijues, me universin e vet të figurave, mesazheve, ngjyrimeve emocionale dhe stilit narrativ emocionues. Krijimtaria poetike e Flori Bruqit është padyshim një përpjekje titanike e përditëshme, e jashtezakonshme për të mbajtur pranë shpirtit POEZINË, Perendinë e shpirtit njerëzor. Sa shumë punë ndër vite, një betejë e pafund dhe me shumë mund e sakrifica, një jetë të tërë punë e lodhje, përpjekje dhe punë, punë dhe vetëm punë për të shkruar qoft edhe nje varg të vetëm, sa shumë vullnet dhe guxim. E gjitha një betejë që asnjehere nuk fitohet, vetëm vazhdon, vazhdon dhe vetëm vazhdon gjer çastin e fundit. Them se beteja poetike e Bruqit vazhdon, sepse poeti është në kulm të krijimtarisë së vetë poetike dhe me arritje mjaft të dukëshme dhe mbresëlënëse. Mjafton të kujtojmë këtu librin e tij mjaft të suksesëshëm-romani “Pallati I Akereonit”(2000),”Vrasësit e liridonëve”,roman,1996,”Gjarpijtë e pallatit”, roman1996,”Tokë e djegur”, roman,1998libra këta të fuqishëm dhe modern në shqip, një arritje mahnitëse dhe padyshim një risi artistike në hapësirat e romanit bashkëkohorë shqiptar . Flori Bruqi, me librin e tij të fundit ‘Leksikon enciklopedik” shënoi një rekord të ri kombëtar, duke e ngritur nivelin e studiuesve bashkëkohore shqiptare në hapësira e dimensione të reja, mjaft të arrira dhe të suksesëshme. Një shkrimtar dhe studiues shkencor si Flori Bruqi i vjen rrallë në letërsi, ai është mjaft produktiv dhe cilësor. Në rrafshin e botimit poetik Flori Bruqi është tepër i vëmëndëshëm dhe asnjëherë i ngutur dhe sasior. Poeti sjell poezi mjaft cilësore, të shkruara më një shpirt vetmohues dhe mjaft dinamik, mitik dhe orgjinal. Në krijimtarinë poetike të Flori Bruqit spikat ndjeshëm puna mjeshtërore në ndërtimin e vargut por edhe qëndrimi mjaft i përkorë dhe unikal i autorit, për të mos e kaluar masën. Flori Bruqi di të kërkoj me mjaft sukses mënyrën e vet shprehëse, por ajo që bie më tepër në sy është sinqeriteti i jashtzakonshëm dhe mbresëlënës i tij, ku ndërgjegja poetike e Bruqit krijon një univers të ri poetik. Natyrisht, e gjithë kjo lidhet ngusht me vlerat individuale krijuese të Flori Bruqit , të shpirtit të tij të bukur e të madh poetik dhe njerzor, një Aed i madh mitik që bart mbi shpinën e vet mrekullitë e legjendës dhe Eposit të mahnitshëm të Dukagjinit. GJEOGRAFIA POETIKE DHE SHPIRTËRORE E Flori Bruqit. Pa asnjë mëdyshje, zemra e një poeti me vlera kombëtare si ajo e Flori Bruqit është sa në Isniq aq dhe në gjithë Dardaninë, sa në Shqipëri aq dhe në Mal të Zi dhe Maqedoni, dhe në Diasporë. Miti i poezisë së tij ndërton harqe të mëdha ylberi mbi gjithë hapësirën shqiptare dhe atë shqipëfolëse. Këtë “pasaportë” Flori Bruqi e ka marrë në gjithë vitet e tij krijuese me të drejtën unike të një krijuesi mbarëkombëtar. Këtë e vërtetojnë poezitë për Kosovën dhe shpirtin e saj krenar, poezitë për bjeshkët dhe qiejtë e trazuar të Ballkanit. Ky Aed i madh i Ballkanit, Flori Bruqit, është kështu zëri shpërthyes dhe tronditës i gjithë frymëmarrjes madhështore të kombit shqiptar. Flori Bruqi, ka lëvruar puthuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga informacioni,skica, nga kronika, reportazhi, përshkrimi, reportazhet, nga analizat, komentet, fejtonet, replikat, vëzhgimet, polemikat, bisedat, intervistat e shumë e shumë të tjera. Flori Bruqi është autori i disa librave shkencorë, etj. Flori Bruqi është përfshirë në antologji të ndryshme poetike brenda dhe jashtë vendit. Ai si studiues dhe si poet ka tërhequr vëmëndjen e estetëve dhe kritikëve letrarë, të historiografëve letrarë në Dardani, Shqipëri dhe Diasporë. Ky emër tingëllues është autor i librave poetikë, i shumë studimeve, eseve si dhe mjaft teksteve të botuar në gazeta dhe revista Dardani , në Shqipëri, në Mal të Zi e Diasporë. Një autor me këto përmasa, padyshim që i përket një vlere mjaft të lartë krijuese shqiptare, ai ka shënuar kështu një rekord krijues mjaft elitar dhe cilësor, gjë e cila e shquan mes shumë krijuesve jo vetëm të brezit të tij por edhe të brezave të tjerë krijues shqiptarë. Kjo gjë i ka dhënë Flori Bruqit të drejtën e autorit dhe studiuesit poliedrikë me vlera kombëtare dhe të shquara, të cilat kanë lënë mbresa të dukëshme në hapësirat e Letërsisë së re moderne shqiptare dhe shkencës shqiptare qe ngre Flori Bruqin në nivelin e krijuesve dhe studiuesve të shquar emblematikë në panteonin krijues letrar kombëtar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...