Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/01

Solidarizim publik me Prof.dr. Flori Bruqin, akademik

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri 

Kohë më parë  është botuar në internet një Letër Publike e Prof.dr. Flori Bruqit, akademik, drejtuar politikanëve kosovarë të brezit të vjetër, të cilët kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti. 

Letra u drejtohet më shumë se 50 intelektualëve dhe portaleve të ndryshme. E mbështes plotësisht intelektualin e shquar kosovar, Prof.dr. Flori Bruqin, akademik, për thirrjen që u drejton politikanëve në Prishtinë, të infektuar nga koronavirusi politik, të cilët janë shndërruar në ujqër të tërbuar dhe i janë sulur qeverisë së intelektualëve të rinj, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti. Politikanët kosovarë të brezit të vjetër e kanë vërtetuar në praktikë se po ndjekin vijën politike të tradhtarit me damkë të kombit shqiptar - Enver Hoxhës - i cili ishte një shërbëtor besnik i serbosllavizmit. Kam dëshirë t’ju kujtoj politikanëve veteranë të Kosovës se kur Ymer Dishncia, si përfaqësues i Partisë Komuniste, solli në Shabin e Përgjithshëm Rezolutën e Mbledhjes së Mukjes dhe ia dorëzoi në dorë Enver Hoxhës, Miladin Popoviçi u interesua menjëherë për të mësuar përmbajtjen e saj. Kur e mësoi përmbajtjen, ai e mori në dorë Rezolutën, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë skenë, sa të turpshme, aq edhe poshtëruese për mbarë kombin shqiptar, Miladin Popoviçi po e luante në prani të udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Por, për çudi, mes burracakëve të udhëheqjes së lartë të partisë dhe të ushtrisë, që të gjithë të armatosur me kobure në brez, s’u gjend asnjë “trim” që të rrëmbete koburen nga brezi dhe t’ia shkrehte Miladinit në lule të ballit për atë poshtërim që i bëri publikisht jo vetëm argatit të regjur të serbosllavizmit Enver Hoxha, por edhe mbarë kombit shqiptar. Traditën e poshtërimit që Miladin Popoviçi i bëri publikisht kombit shqiptar në javën e parë të shtatorit të vitit 1943, e vazhdoi Beogradi pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe tani atë traditë po e çon më tej krimineli Aleksandër Vuçiç, i cili, Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e pati zhubravitur, e pati bërë shuk dhe ua pati përplasur në fytyrë argatëve të regjur të Beogradit në radhët e politikanëve veteranë kosovarë. Dhe këta politikanë servilë të Beogradit dhe tradhtarë të kombit shqiptarë, u sollën si qentë e rrahur para serbosllavizmit, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, mbi shkatërrimin e Kosovës dhe mbi dinjitetin e 20 mijë femrave të përdhunuara. Aksioni që argatët e Beogradit, me në krye Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, kanë ndërmarrë kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, është akti më i lartë i tradhtisë kombëtare që ata po kryejnë jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër mbarë kombit shqiptar. Prandaj shumica e popullit shqiptar të Kosovës, dega e Vetëvendosjes në Tiranë dhe krejt Diaspora atdhetare në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të ngrihen peshë në këmbë në mbrojtje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë që ai drejton. Sot është koha më shumë se kurrë që Zonja Vjosa Osmani ta thotë fjalën e saj me peshë në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të bëjë ç’është e mundur për t’u distancuar nga Isa Mustafa, sepse Lidhjen Demokratike të Kosovës ai e ka shndërruar në një celulë të partisë së Hashim Thaçit, i cili, në aleancë të ngushtë me Kryeministrin Rama, kërkon t’i lëshojë kriminelit Vuçiç Veriun e Kosovës, duke i anashkaluar përfundimisht të gjitha barbaritë që shovinizmi serbokriminal kreu në Kosovë, për çka vazhdon të mbetet i pandëshkuar edhe pas më shumë se 20 vjetëve. 

Kadri Tarelli: “DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN”

 Përurim libri nga Fatmi Terziu E bukura në art qëndron më lart se e bukura në natyrë, ngaqë përveç imitimit, shpreh edhe botën e ndjenjave të artistit. Aristoteli Muaji i letërsisë, kam përshtypjen se i ka vënë në lëvizje shkrimtarët, poetët, krijuesit, për të organizuar takime apo kuvende libri, me kolegë në krijimtari e shkrimtari, me pedagogë, mësues, nxënës e studentë, etj, etj. Kështu na ndodhi këto dit, më: 24, të vjeshtës së dytë, 2024, që të marrim udhën për në Elbasan, ku na priste i “zoti i dasmës”, Dr. Fatmir Terziu, ardhur kastile nga Londra, ku banon prej kohësh, për të përuruar në qytetin e tij të lindjes, librin “Dashuria Bekohet në Elbasan”, vol. II-të. E gjithë veprimtaria u zhvillua në Bibliotekën Publike, “Qemal Baholli”, që feston së shpejti 90-vjetorin. Nuk them gjë të re, po Biblioteka, është më shumë se një vend ku dashuria për librin është e pranishme në çdo cep të saj. Takimi, përurim libri, ishte menduar jo në formën klasike, pra me një protokoll e regji drejtimi, ku do të flisnin persona të caktuar, natyrisht me tema të zgjedhura vetë ata, më pas diskutime dhe vlerësime nga të pranishmit. Jo nuk ndodhi kështu: kuvendarët e morën fjalën sipas dëshirës, tamam si një kuvend në odë burrash, pas fjalës së vetë Autorit të librit, Dr. Fatmir Terziu. Ai në fjalën e tij u përqendrua te dashuria, jo thjesht dashuri klasike, djalë dhe vajzë, siç mund të mendojë secili nga ne, i nisur nga titulli i librit, por te dashuria që rrezaton dhe shpërndan i gjithë qyteti i Elbasanit, dashuri me të gjitha përmasat njerëzore, familjare, shoqërore, qytetare, si të thuash me të gjitha odat, shtëpitë, lagjet, çezmat dhe rrugicat me kalldrëm, duke nuhatur aromën e luleve, trëndafilave, drurëve, limonave, portokalleve, pse jo edhe tymin e oxhaqeve, këngën e lumit Shkumbin dhe erën e Krastës. E gjitha e përmbledhur me pak fjalë: - Dashuri e një mërgimtari, e shprehur në vargje poezie, kushtuar qytetit ku ka lindur, rritur e burrëruar, duke sjellë në kujtesë të gjitha vendet dhe toponimet të vjetra e të reja qofshin. Ai në një farë mënyre është në një mendje me fjalën e urtë Amerikane: “Dashuria e madhe për Atdheun, lind nga dashuritë e vogla për vendlindjen” Nuk është rast i rrallë në shkrimtari, por jo edhe shumë i shpeshtë, që shkrimtari apo poeti ia kushton frymëzimin dhe ndjesitë më të holla qytetit, ku ka kaluar një pjesë të madhe të jetës. Gjithsesi ky libër që përcjell çaste të qëmtuara dashurie, mbetet si një ditar i kohëve të shkuara, të sjella artistikisht nëpër vargje të frymëzuara në kohë dhe vende të ndryshme të qytetit, ku ka bërë hapat e para në rrugicat me kalldrëm, ku ka lozur e mësuar të flasë e të këndojë shqip. Jam i bindur se çdo lexues do ta gjejë veten pjesë të këtij libri, jo vetëm elbasanlliu autokton, apo i ardhur dhe i pranuar dashurisht në Elbasan. I pranojmë heshtur apo pa zë fjalët e të diturit Faik Konica, i cili ka thënë dikur: “Duhet të jetosh, qoftë edhe për pak kohë larg, që ta ndjesh dashurinë për mëmëdheun”. Më pas e mori fjalën znj. Manjola Hatellari, drejtore e Bibliotekës Publike të qytetit, e cila vuri në dukje vlerat e takimeve të tilla letrare. Të gjitha si pjesë e traditës dhe kulturës së vetë qytetit me emër të madh e të ndritur në letërsi, poezi, muzikë, pa harruar arsimin tonë kombëtar, duke pasur “Normalen e Elbasanit”, shkollë ku u përgatitën mësuesit nga të gjitha trevat tona Arbnore, veçanërisht nga Dardania. Në këtë udhë mendimi e vlerësimi, vazhdoi edhe znj. Merita Kuçi-Thartori, poete dhe drejtuese shkolle në Durrës, duke i bërë një analizë të hollë, librit me titull të thuktë poetik: “Dashuria Bekohet edhe në Elbasan”. Poeti për poetin e ndjen më mirë ku dhe si rreh zemra, mendja dhe pulsi, ndaj Merita shprehet: “Një refleksion i ndjerë, për mallin dhe bekimet e një autori, drejtuar qytetit të bekuar. Ndërtimi strukturor i këtij vëllimi poetik, e rendit autorin ndër diamantet e Elbasanit. Nuk është e lehtë t‘i ndërtosh, t‘i puthitësh ato si një e tërë, indet, brinjët, gjymtyrët, mendjen dhe zemrën e një qyteti. Këtë bën më së miri ‘‘Dashuria Bekohet në Elbasan”, duke synuar në rrëfime jete, që përmbushin poezinë e mendimit, brenda një oazi tè pasur figurativ, plot përjetime të gjalla, brenda një memorie të pjekur”. Më pas e morën fjalën, poete Greta Kadare-Teta, Hiqmet Zane, koleg i vjetër gazetar, Hektor Çiftja pedagog, Liljana Alla, etj, etj. Një e papritur e këndshme, për të gjithë ne të vendosur rreth tavolinës në atë sallë të bukur, kur hyri Fitim Haxhiraj ardhur kastile nga Vlora, për të sjellë libra dhe një letër përshëndetje nga shkrimtarja e njohur Vlonjate, znj. Vilhelme Vrana-Haxhiraj, me rreth 60 libra të botuar, me shumë çmime dhe dekorime, këtu dhe nëpër botë, anëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New Jork. Letra e u lexua bukur, me ndjesi dhe nerv poetik nga Aleksandra, nxënëse gjimnazi, e pranishme në sallë bashkë me shumë shoqe të dashuruara me letërsinë e bukur. Më pas vetë Fitimi si artist i lindur, recitoi vargje për nënën, të ngulura në kujtesë që në fëmijëri të tij të hershme. Në fund po rendis edhe unë ato pak fjalë nderimi dhe vlerësimi për autorin Dr. Fatmir Terziu, tashmë të shumë njohur, si pak kush, në botën letrare e mediatike, si gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi, i cili banon dhe punon prej vitesh në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar. Si fillim mendoj, se libri me emër të lakmuar: “Dashuria Bekohet në Elbasan”, që i ngjan më shumë kryedashurisë, e cila bekon e rrezaton të gjitha dashuritë e një qyteti, aq sa vetë autori është shndërruar vetë në një qiri që digjet dhe shkrihet për të përhapur, ndriçuar e bekuar dashuri, njerëzore, qytetare dhe më së shumti dashuri atdhetarie. Unë, duke qenë prej kohësh i pranishëm, me publikimin e të gjitha shkrimeve të mia në portalin “Fjala e lire”, shpesh edhe në revistën “Albania Post”, që drejtohet nga z. Fatmir dhe shpërndahet në të gjithë botën, mendoj, madje jam i bindur se ky personalitet i letrave shqipe, është shndërruar në nj institucion që përfaqëson një copë Shqipërie dhe shqiptarie në atë vend të madh. Nuk është e lehtë që një mërgimtar si Fatmir Treziu, si çdo mërgimtar tjetër, në fillim të derdhë djersë për të mbijetuar, e më pas të fitojë gradën shkencore Dr. Në letërsi e filozofi. Më mbetën në kujtesë dhe i përsëris shpesh këto pak fjalë të rrëfyera aq çiltërsisht prej tij: “U ndodha përballë komisionit të vlerësimit prej 27 personaliteteve akademike, që nuk i kisha parë dhe as njohur më parë. Ata, titullin nuk ta japin për hatër. Bota vlerëson mendjen dhe dijet”. Tema e doktoraturës është përfshirë në një libër për studentët e Universiteteve Britanike dhe më gjerë. Gjykoni vetëm këto pak vargje, për të ndjerë bukurinë e shpirtit të poetit: Rrjedhat bashkohen në Shkumbin Dhe erërat takohen në Krastë. Karakaftet në ullishte sa mbijnë, Me lulet e tjera bëhen bashkë...... ....... Eh, kjo nuk është thjesht dashuri, Kur dashuria bekohet në Elbasan. Poezia “Dahuria bekohet në Elbasan”. F.11. Mirënjohje i nderuar Dr. Fatmir, për këto kuvend poezie mbajtur sot në Elbasanin tuaj. Urime dhe suksese në veprimtarinë letrare dhe atdhetare. Miqësisht! Kadri Tarelli Vjeshta e dytë, 2024. Speciale 34 views 2 comments 2 likes. Post not marked as liked 2 Shkrimet e fundit Prof. Dr. Eshref Ymeri: Deputetët opozitarë në vazhdën e traditës së Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës Prof. Dr. Eshref Ymeri: Deputetët opozitarë në vazhdën e traditës së Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës 0 Post not marked as liked Merita Kuçi Thartori: DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN “ Një refleksion i ndjerë për mallin dhe bekimet e një autori. Merita Kuçi Thartori: DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN 

“Potpuria” letrare e Flori Bruqit

Kulturë 

 
Pr. Dr. Eshref Ymeri: Sa për kujtesë, Qeverisë dhe Kuvendit ...


                Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 

 Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i 64 . në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku. Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë: “Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”. Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë. Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron: “Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012). Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë: “…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…” Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin. Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare: As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund! Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund. Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë. Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues. Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij. “Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake. “Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris. Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore: Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar. Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe. Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare. Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare. Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike. Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese. Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore. Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar. Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore. Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane. Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit. Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900) “Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”. Burimi : https://www.botasot.info/kultura/1787894/potpuria-letrare-e-flori-bruqit/

Letër publike e Akademik Profesor Eshref Ymerit

 I dashur  Flori, Akademik me vlera të shkëlqyera intelektuale. Nderimi që Ju bën Akademiku Kujtim Mateli, studies i talentuar në fushën e historiografisë, është një dhuratë tejet e çmuar për Ju dhe një Përkujtesë për

Presidenten Vjosa Osmani dhe Presidentin Bajram Bega për t'Ju dekoruar Juve me Medaljen më të lartë "Nderi i Kombit".
Ju përqafoj me mall dhe shumë të fala Zonjës  me Fëmijët e shtrenjtë.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 31 tetor 2024

https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar-nga-kujtim-mateli/

https://botapress.info/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar/

Letër publik e akademik Kujtim Matelit...

 Akademik Skënder Kodrës, Eshref Ymerit,  Flori Bruqit dhe gjithë akademikëve të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve

Më vjen mirë që akademik prof. Eshref Ymeri bën një propozim për të vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” mikun tonë Flori Bruqi, nisur nga një shkrim i vitit 2022 që unë e kam botuar në disa media atë vit. Një institucion siç është Akademia jonë e merr vlerësimin, kur i nderohen njerëzit e saj deri në titullin më të lartë që jep institucioni i Presidentit.  Vërtet ne jemi një grup njerëzish që merremi me shkencë dhe art, që e vlerësojmë njëri-tjetrin brenda institucionit tonë, por ajo që ne krijojmë, sillet si vlerë për të gjithë shoqërinë. Nëse produkti ynë shkencor apo artistik nuk ndjehet në shoqëri, do të thotë që nuk jemi ngritur në nivelin e një institucioni akademik. Unë mendoj dhe e kam shprehur dhe në shkrim, se produkti shkencor dhe artistik i mikut tonë Flori Bruqi është ngritur edhe mbi produktin shkencor që kanë prodhur pesë institucionet tona akademike: dy në Tiranë, dy në Prishtinë dhe një në Shkup, të cilat paguhen për të bërë detyrën e tyre, kurse akademiku ynë Flori Bruqi, pa asnjë pagesë dhe me shpenzimet e tij ka hulumtuar dhe ka ndenjur dhe netë pa gjumë për t`i dhënë kombit atë vlerë shkencore dhe artistike që nuk ia kanë dhënë ata që mirë paguhen nga qeveritë përkatëse.
Unë e gjej me vend propozimin e Prof. Eshref Ymerit për vlerësimin me titullin “Nderi i Kombit” për akademik Flori Bruqin. Në të njëjtën kohë nuk e shoh të arsyeshme kundërshtimin e tij, sepse ai nuk është vetëm një vlerësim personal, por vlerësimi shkon për të gjithë Akademinë tonë, sepse lartësohet emri i saj midis kontribuesve të tjerë në këtë fushë.
Me këtë rast unë do të doja që kryesia e Akademisë sonë,  sipas vendeve ku kanë jetuar dhe jetojnë anëtarët e saj, sepse presidentja Osmani vlerëson në radhë të parë qytetarët e Kosovës dhe Begaj ata të Shqipërisë, mendoj që edhe akademik Skënder Kodra bashkë me Akademik Flori Bruqin  t`i propozohen Presidencës së Kosovës për një vlerësim, kurse akademik Eshref Ymeri asaj të Tiranës , që të tre për vlerësimin “Nderi i Kombit” Kryesia mund të marrë në konsideratë dhe anëtarë të tjerë të saj me vlerësime më të ulëta, deri në Mjeshtër i Madh, që jepte më parë Tirana dhe që tani e kanë zëvendësuar me Lisin Akademik në tre nivele.
Miqësisht
Kujtim  Mateli
Tiranë, 1 tetor 2024
https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar-nga-kujtim-mateli/
https://botapress.info/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar/

Zgjedhjet në SHBA/ VOA: Evropa po përgatitet për kthimin e mundshëm të Donald Trump në pushtet, ndërsa Kamala Harris mbetet kryesisht e panjohur

Evropa po përgatitet për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Donald Trump në pushtet, ndërsa rivalja e tij demokrate Kamala Harris mbetet kryesisht e panjohur. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant nga Parisi, shumë evropianë janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe ndikimin që mund të ketë mbi të ardhmen e NATO-s, luftën e Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe të ardhmen e demokracive të tyre. Shumë evropianë nuk kanë kujtime të mira nga presidenca e zotit Trump. Në Francë, marrëdhënia që fillimisht ishte miqësore midis Presidentit Emmanuel Macron dhe homologut amerikan, u ftoh shpejt. Tensionet midis Evropës dhe Uashingtonit u rritën mbi tregtinë, Iranin, ndryshimet klimatike dhe qasjen e zotit Trump ndaj NATO-s. Nëse kthehet në pushtet, ish Presidenti Trump thotë se do të vendosë tarifa të larta ndaj Evropës, do të kërkojë negociata për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të zvogëlojë mbështetjen amerikane për Kievin. Këto qëndrime, drejtuesit evropianë i kundërshtojnë fuqishëm. “Ekziston një ndjenjë se ai është më i ashpër, më radikal dhe më i rrezikshëm. Ka shqetësime për të ardhmen e Evropës, NATO-s dhe mbrojtjen dhe solidaritetin e nevojshëm për tu përballur me Rusinë”, thotë analistja politike franceze Nicole Bacharan. Bashkimi Evropian njoftohet se po përgatitet për të zbutur ndikimin e mundshëm të një fitore të zotit Trump. Në të gjithë Evropën, njerëzit janë të shqetësuar. “Trumpi na frikëson sepse shpreh urrejtje, gënjen dhe ne mendojmë se ai sillet si një despot, si diktator”, thotë banori i Parisit, Herve Villemont. Analistët thonë se evropianët kryesisht duan fitoren e Nënpresidentes Kamala Harris, për të cilën ata shpresojnë se do të vazhdojë lidhjet transatlantike që u forcuan gjatë administratës së Presidentit Biden. Megjithatë, analistët thonë se këto lidhje mund të dobësohen pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, pasi prioritetet amerikane po zhvendosen diku tjetër. “Unë mendoj se një fitore e zonjës Harris do të krijonte një lehtësim të madh në Evropë….Megjithatë, ajo nuk ka thënë diçka thelbësore, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme…Prandaj ajo mbetet deri diku një mister për shumë evropianë”, thotë Gesine Weber nga Fondi Gjerman Marshall. Ndërkaq ish Presidenti Trump ka disa mbështetës evropianë. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se do të festojë nëse fiton zoti Trump. Gjuha e ashpër e zotit Trump ndaj imigracionit gjen përkrahje mes partive populiste, të së djathtës së skajshme në Evropë. “Jam e shqetësuar për demokracinë, nëse fiton Trumpi këto zgjedhje do të kenë ndikim edhe në Evropë”, thotë Carolina E. Santo, portugeze që jeton në Paris. Disa analistë besojnë se një mandat i dytë i zotit Trump mund të nxisë Evropën që të forcojë mbrojtjen e saj ushtarake dhe ekonomike, një lëvizje që kritikët thonë se blloku duhet ta kishte bërë vite më parë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...