Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/23

Fjalorin e Madh i Gjuhës Shqipe

Academy of Sciences of Albania - Wikipedia

                                      Nga Flori Bruqi

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik PHD Skënder Gjinushi ka paraqitur Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, vepër e një pune 4-vjeçare, të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me tërë institucionet e kësaj fushe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. “Nevoja për një fjalor të madh të shqipes kishte lindur me kohë. Shqipja ishte ndër gjuhët e pakta që i mungonte një fjalor i tillë”- tha Gjinushi. Akademia, u shpreh Gjinushi, në kuadër të reformimit të saj, si nxitëse e koordinuese e kërkimit shkencor, veçanërisht në fushën e albanologjisë, zgjodhi të ideojë e drejtojë tri projekte madhore në këtë drejtim, përfshirë dhe hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe.

Gjinushi's mandate as president was extended, the Academy of Sciences reacts: The minority attempted a coup - Zoom.al

                         Akademik PhD Skender Gjinushi 


 “Për ndërmarrjen e këtyre iniciativave ajo bashkëpunoi me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke e përfshirë atë në protokollin e përbashkët”- tha Gjinushi. Gjinushi shtoi më tej se fillimi i punës e konturimi i projektit u mbështet mbi përvojën e hershme historike të Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë e Departamentit të Gjuhës në hartimin e një sërë fjalorësh deri tek ai i mesëm i vitit 1980. Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, hartimi i platformës paraprake iu besua akademik Jani Thomait e akademik Valter Memishës, drejtor i Institutit të Gjuhësisë e kryetar i komisionit të përhershëm të gjuhës dhe letërsisë në atë kohë.
17 anëtarë të rinj të jashtëm të Akademisë së Shkencave/ Gjinushi: Qëllimi  kryesor i reformës, hapja ndaj studiuesve e krijuesve

1


 “Për të hartuar këtë vepër u ftuan tërë specialistët e fushës në trojet shqiptare e Arbëri, përgjigjja e gatishmëria e tyre, si dhe e qeverisë dhe Kryeministrit për të na besuar e financuar këtë projekt madhor, mundësoi fillimin e punës e kryerjen me kompetencë e në kohën e duhur të kësaj vepre madhore”- tha Gjinushi. Gjinushi tha më tej se për hartimin e saj u ngrit një grup i përbërë nga 55 bashkautorë e 25 hartues, të drejtuar nga një redaksi prej 10 leksikografësh e në ndihmë të saj u krijua një qendër e posaçme, ajo e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, tashmë e kthyer në qendër të përhershme, si një organ administrativ e profesional. 

Komisionet - Akad

 “Pra, u ngrit një trupë e krahasueshme me dy institute; Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë ka sot 21 punonjës kërkimorë-shkencorë. Kjo, përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës”- tha Gjinushi. Më tej Gjinushi tha se për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elektronike me një fond prej 800 milion njësish, në të cilat u përfshinë tërë fjalorët e mëparshëm e veprat e autorëve më në zë shqiptarë nga Buzuku, Fishta e deri tek Kadareja, si dhe u krijua njësia me specialistë IT dhe të gjuhësisë kompjuterike për të mundësuar hartimin e tij sipas teknologjive më të përparuara të kohës. 

Academy of Sciences of Albania added a... - Academy of Sciences of Albania


 “Fjalori i madh nuk plotëson vetëm këtë detyrë e përgjegjësi të marrë nga Akademia e Shkencave e gjuhëtarëve, nën drejtimin e akad. Thomait e Memishës, por, përvoja e fituar, baza e të dhënave e krijuar mundëson jo vetëm mbarëvajtjen e tij të vazhdueshme e pasurimin e tij sipas zhvillimit të gjuhës sonë, por vazhdimin e punës për krijimin e thesarit të shqipes; këtë rol ka qendra e re e leksikografisë e themeluar me vendim të Këshillit të Ministrave e të Asamblesë”- tha Gjinushi. Gjinushi tha se fjalori nuk është seleksionues ndaj dialekteve dhe krahinave në përzgjedhjen e fjalëve, të cilat janë përfshirë në fjalor vetëm sipas kritereve shkencore. “Respektimi i gjuhës standarde do të thotë se çdo fjalë duhet shkruar sipas rregullave të saj pavarësisht se cilit dialekt i përket”- u shpreh Gjinushi. 
Academy of Sciences of... - Academy of Sciences of Albania



 Projekti “Fjalor i madh i gjuhës shqipe”, krahas projekteve “Historia e popullit shqiptar” dhe “Enciklopedia shqiptare”, mori miratimin e plotë e mbështetjen e gjithanshme edhe të Qeverisë e drejtpërdrejt të kryeministrit, Edi Rama. Si një projekt qeveritar mbarëkombëtar, ai mori edhe miratimin e Qeverisë së Kosovës. 

The Academy of Sciences confronts Edi Rama, the quarrel of the elders of the sciences with the Prime Minister Droni.al


 Fjalori u konceptua e përgjithësisht u realizua si një projekt mbarëkombëtar edhe nga institucione të tjera të mirëfillta kërkimore-shkencore: nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, disa universitete e institucione shkencore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Universiteti i Palermos e Universiteti i Kozencës në Itali etj. 




 Projekti i shtri në 4 vjet. Për të punuan një grup me mbi 55 bashkëpunëtorë e 25 hartues, me një redaksi prej 10 leksikografësh me përvojë. Por shqipja e kishte të domosdoshme e të ngutshme hartimin e një fjalori të madh. Ajo ishte ndër të rrallat gjuhë që nuk kishte një fjalor të tillë. Përdoruesi i saj si qytetar i thjeshtë, si shtetar, si politikan, si student, si mësues, si gazetar, si shkrimtar, si diplomat, si studiues, si përkthyes e kushdo që merret me të, kishte nevojë për një fjalor që të kishte të paktën një sasi fjalësh sa dyfishin e njësive (të fjalëve) të fjalorëve në qarkullim. Vepra u projektua si një Fjalor me 90.000 fjalë e 10.000 njësi frazeologjike, por nga puna e bërë për të krijuar Korpusin / Database-n a kartotekën e veçantë solli lëndë të bollshme dhe në gjendjen e tanishme kemi këtë pasqyrë statistikore 


Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: #akademiaeterinjve  #institutetealbanologjise #ashsh



Lënda leksikografike (fjalori i mirëfilltë) përfshin: – 103.000 fjalë si fjalë-titull (mbi 2.5 herë më shumë se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980) – Rreth 5.000 emërtime të pathjeshta për realie (të botës materiale dhe jomateriale) – Rreth 3.000 njësi leksiko-gramatikore “të fshehura: (që nuk dalin në makrostrukturë si njësi të mëvetësishme) – 11.500 njësi frazeologjike – 1.400 shprehje të huaja të paasimiluara – 1.200 shkurtesa / akronime Gjithashtu, në Fjalor janë ndërtuar mbi 40.000 vargje sinonimike, të cilat po plotësohen edhe më gjatë redaktimit e verifikimit të mëtejshëm që po i bëhet veprës Vepra deri tani ka mbi 23.000.000 karaktere dhe hapësira, të cilat kthehen a konvertohen në 9.200 faqe kompjuterike ose në 10.000 faqe A4. 

NATO dhe Ukraina bisedime urgjente pas sulmit rus me raketë balistike, kryeministri polak: Konflikti po merr përmasa dramatike

 

ATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente të martën pasi Rusia sulmoi qytetin Dnipro me një raketë balistike eksperimentale hipersonike që përshkallëzoi luftën gati 33-mujore.

Konflikti po “hyn në një fazë vendimtare” dhe “po merr dimensione shumë dramatike”, tha të premten Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Parlamenti i Ukrainës anuloi një seancë ndërsa u forcuan masat e sigurisë pas sulmit rus të së enjtes në një objekt ushtarak në qytetin Dnipro.

Në një paralajmërim të ashpër për Perëndimin, Presidenti Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv kombëtar se sulmi me raketën me rreze të mesme veprimi “Oreshnik” ishte në hakmarrje për përdorimin nga Kievi të raketave amerikane dhe britanike me rreze më të gjatë veprimi, të afta për të goditur më thellë në territorin rus.

Putini tha se sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore do të ishin të pafuqishme ndaj raketës së re ruse.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se raketa që goditi qytetin e Dnipros kishte arritur një shpejtësi prej 13 mijë kilometrash në orë dhe kishte gjashtë mbushje jobërthamore.

Duke folur të premten me zyrtarë të industrisë ushtarake, Presidenti rus Putin tha se Rusia po fillon prodhimin e raketave “Oreshnik”.

“Askush në botë nuk ka armë të tilla”, tha ai. “Herët a vonë edhe vendet e tjera do t’i sigurojnë ato. Jemi të vetëdijshëm se ato janë në zhvillim e sipër”.

Por ai shtoi, “ne e kemi këtë sistem tani. Dhe kjo është e rëndësishme.”

Testimi i raketës do të vazhdojë, “përfshirë në luftime, në varësi të situatës dhe karakterit të kërcënimeve të sigurisë të krijuara për Rusinë”, tha zoti Putin, duke vënë në dukje se ekziston “një rezervë sistemesh të tilla gati për përdorim”.

Ndonëse nuk është një raketë ndërkontinentale, Putini tha se ajo ka efekt shkatërrues të ngjashëm me atë të armëve strategjike apo atyre bërthamore.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský mbërriti për një vizitë në Kiev. Ai postoi një foto nga stacioni hekurudhor i Kievit në rrjetin social X të premten në mëngjes.

“Dua të njihem me gjendjen e ukrainasve përballë bombardimeve, ecurinë e projekteve çeke në terren dhe se si të përdoret më mirë ndihma ndërkombëtare në muajt e ardhshëm”, u shpreh ministri Lipavský.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy vazhdoi të punojë në përputhje me masat standarde të sigurisë, tha një zëdhënës.

Rusia lëshoi të enjten një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi në përgjigje të përdorimit nga Kievi të raketave me rreze më të gjatë veprimi të dërguara nga SHBA dhe Britania nga Kievi, të afta për të goditur më në thellësi të territorit rus, tha presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim të enjten.

Pentagoni konfirmoi se raketa ruse ishte një lloj i ri, eksperimental i raketës me rreze të mesme veprimi, i bazuar në raketën balistike ndërkontinentale RS-26 Rubezh.

Richard Grenell, përfundimisht “larg shqiptarëve”? Trump do e caktojë të dërguar të posaçëm për konfliktin Rusi-Ukrainë

 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po shqyrton sipas agjencisë së lajmeve Reuters mundësinë që Richard Grenell, ish-shefi i tij i inteligjencës, të caktohet i dërguar i posaçëm i administratën së re për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-2021, konsiderohet se mund të luajë një rol kyç në përpjekjet e Trumpit për të ndalur luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Edhe pse aktualisht nuk ekziston një pozicioni në administratën amerikane e dedikuar për t’i dhënë fund kësaj lufte, Trump është duke konsideruar krijimin e një posti të tillë, e pohuar kjo nga katër burime të afërta me këto zhvillime. Grenell ka bërë thirrje më parë për krijimin e të ashtëquajturave “zona autonome” si mënyrë për t’i dhënë fund  konfliktit ndërsa e ka lënë të kuptohet se nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO në një të ardhme të afërt. Pikërisht një ide e tillë ishte ajo që nxiti pushtimin brutal të Moskës ndaj vendit fqinj.

Pavarësisht raporteve në media, Karoline Leavitt, zëdhënëse e Trumpit në këtë periudhë transizioni, nuk e ka konfirmuar hapur një emërim të tillë, por e bërë të qartë se president ii zgjedhur do t`i bëjë vetë publike vendimet e tij, sic ka ndodhur deri tani me emrat e disa figurave që ka nominuar për pozicione kryesore në administratën e tij të ardhshme, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...