Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/01/24
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
Vjen paralajmërimi i presidentit të USA-së : Donald Trump mund të tërheq KFOR-in amerikan nga Dardania.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci nuk përjashtoi mundësinë që presidenti Trump të tërheq trupat ushtarake amerikane nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.Ai tha se Kosova është një vend potencial për vatër krize,e po ashtu Bosnja e Mali i Zi.
“Këto çështje edhe pse nuk janë të prioritetit të lartë strategjik, unë besoj se administrate e zotit Trump do tentojë t’i mbyll sa më shpejt . Por ne nëse nuk dëshirojmë që të jemi bashkëpunues ata edhe mund të tërhiqen edhe mund të thonë urdhëroni vazhdoni si shtet Sovran edhe grahni punëve të juaja në qofshi të zotët me iu grah vet”, tha Peci.
AKur u pyet se për çfarë tërheqje bëhet fjalë, diplomatike apo politike, Peci tha edhe ushtarake
“E largon (KFOR-in nga Bonsteel), se çfarë obligimi ka Amerika me na mbrojt neve e na me bo hajgare me mbrotjen amerikane.. ai thotë gjitha këto pare po i harxhoj e po fleni qetë në shtëpitë tuaja e ju po bëni hajgare me mua . Unë besoj se administrata e re nuk do të jetë fleksibile.”, tha Peci në tv21.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse , Maria Zakharova sulmon Kurtin dhe flet për luftë në Ballkan
Partitë opozitare në Kosovë thanë të martën se takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, ishte në kuadër të përgjegjësive të tij kushtetuese ndërsa ngritën shqetësimet për diskutimet që mund të kenë ndodhur.
Komentet pasuan njoftimin e një dite më parë të presidentit Thaçi për një takim të shkurtër në Paris me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në kuadër të zhvillimeve rreth ceremonisë qendrore me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Komentet pasuan njoftimin e një dite më parë të presidentit Thaçi për një takim të shkurtër në Paris me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në kuadër të zhvillimeve rreth ceremonisë qendrore me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

No media source currently available
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti Thaçi tha se takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse dhe se sipas tij presidenti Putin do të mbështesë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti Thaçi tha se takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse dhe se sipas tij presidenti Putin do të mbështesë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Peja zt. Arben Gashi pat thënë atëbotë se është në kuadër të detyrave të presidentit që të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, por sipas tij duhet të dihet se çfarë është biseduar.
“Çështja është se çka është diskutuar dhe a është diskutuar çështja e territorit të Kosovës. Nëse është diskutuar çështja e territorit të Kosovës apo ideja e presidentit për korrigjim atëherë është shkelje përndryshe çdo takim i presidentit me personalitete të jashtme është në detyrat e tij kushtetuese dhe mendoj se është brenda kufizimeve kushtetuese”,tha ai.
Ndërsa, deputetja Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje tha se ishte i pritshëm një takim i tillë pasi që, sipas saj, presidenti Hashim Thaçi po kërkon aleat të rinj.
“Ai u takua me Vladimir Putinin dhe ka një tendencë të vazhdueshme të presidentit Thaçi që të zëvendësoj aleatët, në këtë rast të zëvendësoj Gjermaninë me një shtet siç është Rusia, pra ai po pretendon dhe po angazhohet në vazhdimësi që të krijojë një marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë. Kjo për neve si Vetëvendosje është e papranueshme dhe natyrisht që e kundërshtojmë”,tha zonja Albulena Haxhiu, tash ministër edhe disa ditë (deri më datën 9 shkurt 2025) në Qeverinë e zotriut Albin Kurti.
Rusia e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë, e cila po ecën nëpër vijën e ngushtë ndërmjet synimeve për t'i integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.
Ajo mbështetë qëndrimin serb ndaj çështjes së Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.
Por, këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.
Shqipëria dhe Koova Në kërkim të një të ardhmeje të përbashkët
https://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12288.pdf
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...




