Posts

Showing posts from September, 2014

SHKRIME PUBLICISTIKO-SHKENCORE NGA SHKRIMTARI FLORI BRUQI/http://www.bksh.al/adlib/expert/index_al.html/

Studim rreth librit të Rasim Bebos" ” SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”

Nga Flori Bruqi


Sot mund të marrësh dhe të japësh dhurata të ndryshme nga miq dhe shokë, por një dhuratë që ka librin brenda ka dhe pjalmin shpirtëror. Pastaj është në shijen e lexuesit apo të kritikës se si e përzgjedh dhe e shijon librin. 

Eshtë interesant se ndonjëherë vetë librat kanë tituj me shkronja floriri dhe ti si lexues digjesh brenda rreshtave dhe autori bëhet frymë në librin shkencoro-publicistik me titull simbolik “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”” I shkruar nga veprimtari i ndritur Prof.Dr. Rasim Bebo .

Historiani Bebo ka kohë që jeton në megrim( Adison të SH.B.A-së),që tepër i shqetësuar për fatin e Shqipërisë Etnike.

Si gjithë të larguarit fizikisht nga Mëmëdheu që mendjen dhe zemrën e kanë lënë atje, ashtu dhe studiuesi Rasim Bebo me metaforën e ikanakut të tij , me shumë artikuj të botuar në blogosferën shqiptare si fjala vjen në gazetën “Dielli” ; “Fjala e lire”; “Agjencionin”Floripress”; ”Tribuna shqiptare”; ”Alb emigrant ” ; ”Prishtina press”; ”Sterkal…

A e njeh sot dikush Prishtinën në hartë?

Image
BALLSOR HOXHA 
Ajo që ia bëjmë ne qytetit do të na e kthejë ai me masë të shtuar për një kohë të shkurtër. Migrimi i personave tërësisht të parëndësishëm, qoftë edhe luftëtarë, në orientimin e qëllimit tonë drejt ardhmërisë ka vetëm një fund - luftën. Jeta dhe përjetimi ynë brenda qyteteve sidomos, por edhe në fshatra, ka dhe gjëra tërësisht të injoruara dhe të harruara: ana e bukur e jetës, solidariteti i pashembullt i viteve nëntëdhjetë, përjetimi i lirisë – pse nuk ka një shesh me emrin Liri?

Jetoj në Prishtinë që nga lindja dhe tanimë jam në gjysmën e dytë të jetës sime, por nëse ma thua një emër të tanishëm të rrugëve të saj humbas. Rrugët e Prishtinës janë shembulli më i dhembshëm i tërë katrahurave të quajtura regjime/qeveri që i kemi përjetuar në jetët tona.

Gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar Prishtina ka pasur rrugë që janë quajtur “Dubrovnik” e “Robert Gajdiku”, “Marshall Tito” e “Emin Duraku”; pastaj në vitet nëntëdhjetë në këto rrugë kishin migruar heronj dhe s…

Ra kjo vdekje e u pamë

Image
SYLEJMAN REXHEPI
Jeta fetare nuk guxon të futet në shabllonet e “tregut të lirë dhe konkurrencës”, sepse, shpirtin tonë unik do të na e kaplojë një anarki totale e cila do të na shpërfytyrojë në popull të prishur, terrorist, therrës, vrasës etj Gjatë mandatit presidencial të Sulejman Demirelit, në Turqi po mbahej një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Shura Euro-aziatike, në të cilën merrnin pjesë liderët fetar nga vendet ballkanike dhe të Azisë Qendrore. Protokoli i konferencës kishte paraparë, veç të tjerash, edhe një takim me presidentin e Turqisë, z. Demirel. Takimi u realizua në kabinetin presidencial ku z. Demirel na mbajti një fjalim shumë të përzemërt, me ç’rast theks të veçantë vuri mbi domosdoshmërinë për veprimtari konstuktive të komuniteteve fetare, mbi sfidat në perspektivë si dhe mbi amanetin dhe rolin historik që peshon mbi supet e parisë fetare islame gjithandej nëpër botë. Në notesin e shënimeve, nga fjalimi i presidentit turk, z. Demirel, kisha shkoqitur këto…

Fenomeni Dhunë dhe Pasojat e saj në Familje e Shoqëri

Image
PROF.DR.SC.SHEFQET KRASNIQI

Shumë burra gabojnë kur mendojnë se sjellja e mirë me gruan, butësia, të ndihmuarit e saj në punët e shtëpisë do të thotë ulje burrërisë.

Interesimi për të studiuar dhunën dhe shkaqet e saj ka qenë i kahershëm. Megjithatë, duke parë pasojat e dhunës tek individët, familjet dhe shoqëritë ky interesim po rritet për ditë e më shumë. Kjo për faktin se, me kalimin e kohës, dhuna, terrori, vrasja, përleshjet dhe mospajtimet e shumta në nivel ndërkombëtar vetëm sa po shtohen. Qoftë nga grupe e individë të ndryshëm apo edhe shtete e qeveri diktatoriale të cilat nuk lënë metodë e as mjet pa përdorë vetëm e vetëm t’i mbajnë diktatorët në pushtet. Këto forma të dhunës dhe keqpërdorimit po çojnë çdo ditë drejtë krizave të mëdha sociale, ekonomike, morale e fetare pothuajse në çdo cep të botës. Këto dhe shkaqe të tjera po ndikojnë në një apo formë tjetër që dhuna të përhapet në të gjitha rrafshet, e më e rrezikshmja është se dhuna po kaplon edhe familjen.

Sipas sociologëve…

SHKAQET QË SHOQËROJNË SUICID -IN

Image
Nga: Mr.sci.Flori Bruqi

VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI

http://prishtinapress.info/vetvrasjet-ne-kosove-dhe-shqiperi/
Pse vrasim veten? Sipas nje sondazhi te realizuar nga Instituti i Statistikave dhe ai i Shendetit Publik te RSH, rreth 5 000 te intervistuarve ndjehen “te pashprese” te cilet bejne pjese ne kontigjentet e atyre qe mund ta veteflijojne jeten ne cdo kohe.

Nje dukuri sociale kjo, me permasa alarmante per nje vend ne tranzicion, po te kemi parasysh se statistikat flasin per 200 vetevrasje ne vit dhe 400 tentativa te tjera, per tu veteflijuar.

E thene ndryshe, numri i atyre qe vetevriten ne Shqiperi , tashme eshte me i larte se numri i te vrareve nga krimet e ndryshme. Po ti shtojme kesaj, edhe vetevrasjet e nxenseve nga 10- 13 vjec, ndonjera prej tyre nen ndikimin e sekteve fetare, dukuria behet me komplekse dhe alarmante. “E kush nga ne, pasi u be 30- vjec, nuk e vrau veten nja dy a tri here”,- shkruan H. Balzaku ne nje nga romanet e tij. Dhe kjo eshte e vertete. Por, me…