Posts

Showing posts from August, 2017

AKADEMIK PROF.DR.SKENDËR KODRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PAS NDARJES NGA JETA TË DR.BAJRAM REXHEPIT

Image
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Akademik Prof.Dr.Skendër Koda, me Stafin e Akademisë, ka ngushëlluar sot Familjen e ish premierit të parë të Kosovës
dr.Bajram Rexhepit , pas ndarjes nga jeta .

Në telegram, Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Akademië dhe Akademikëve Shqiptaro-Amerikan për Familjen Rexhepi.

Në telegramin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane thuhet:

E nderuara Familje Rexhepi,

Ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Artëve Shqiptaro-Amerikane dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së luftës dhe paqës , Dr.Bajram Rexhepi.

Dr.Bajram Rexhepi  ka lënë gjurmë të pashlyeshme në politikën kosovare .

Të gjithë Akademikët Shqiptaro-Amerikan bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Ngushëllime!

Akademik Profesor Dr.Skënder Kodra

AKR-ja lëvizë drejt zgjidhjes së nyjës politike

Të enjten është përpjekja tjetër e parlamentit të Kosovës, për të votuar kryeparlamentarin. Prej kohësh koalicioni PAN ka bojkotuar pjesëmarrjen në kuvend, ndërsa tani beson se ka gjetur numrat për të krijuar qeverinë, shkruan “Der Standard”. Për këtë mendohet se do ndihmojë biznesmeni milioner me pasaportë zvicerane, Behgjet Pacolli. Ai pritet të marrë drejtimin e një “superministrie”, ndërsa kryeministër do zgjidhet Ramush Haradinaj, ndikimi i të cilit shtrihet kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Haradinaj në vitet e kaluara ka qenë në frontin opozitar, ndërsa me koalicionin e fundit ai kërkon përfundimisht vijimin e tij në skenën politike.






Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.

Lideri i Aleancës Ko…

Kush e montoi ‘Rastin e Kumanovës’?!

Image
NGA NAILE EJUPI
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka thënë se kur do të bëhet zëvendëskryeministër i vendit, do ta zbardhë “Rastin e Kumanovës”, në të cilën vdiqën dhjetëra shqiptarë nga Kosova në luftime me policinë e Maqedonisë.

“Unë nuk kam instrumente në dorë, por që në ditën e parë do të jem i interesuar që si zëvendëskryeministër ta zbardhë tërësisht këtë situatë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se kjo situatë ishte montuar nga qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Ndërsa analistët, thonë se ndoshta mund të zbardhet “Rasti i Kumanovës”, nëse Menduh Thaçi bëhet zëvendëskryeministër dhe ekzistojnë mundësitë që rasti të jetë montuar nga qeveria paraprake, kjo për ta larguar vëmendjen nga incizimet e publikuara në atë kohë nga ana e  Zoran Zaev.


Sipas analistit Fejzi Hajdari, secila parti që do të vjen në pushtet pas zgjedhjeve, përveç partisë aktuale VMRO- BDI, do mund ta zbardhë rastin.

“Mendoj se secila parti që do të jetë në pushtet pas zgje…

Ah, sikur të ishte vetëm Edi Rama kundër Ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën!

Image
SHKRUAN: AKADEMIK  PROF.DR.MEHDI HYSENI
Me gjithë rezervat dhe me "xhelozinë" tonë, Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit, me fat u qoftë miqësia, por, pa Kosovën dhe pa Shqipërinë Etnike, sepse Vuçiqi e Rama "kanë bërë shumë për normalizimin e marrëdhënieve" të Serbisë me Kosovën, Vuçiqi me Serbinë e inicioi dialogun Beograd-Prishtinë për revidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, kurse Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbështetën dhe, ende po mbështesin pa asnjë rezervë. -Ja, këto janë "meritat" dhe "kontributi historik" i diplomacisë miqësore të Shqipërisë dhe të Serbisë për "zgjidhjen" e konfliktit shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk ka merita reciproke Tiranë-Beograd

(Rama-Vuçiq), pa njohjen e pavarësisë së plotë të Kosovës nga ana Serbisë! Vërtet, i dhembshëm, absurd dhe i papranueshëm është prononcimi i kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ndërkaq, sa u përket &qu…

Ku ishin e ku janë shokët e komandatit legjendar Adem Jashari?

Image
Shkruan: Reshat Sahitaj


T ë shkruash për figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rezistencën si dhe sakrificën e kësaj familjeje është një barrë dhe përgjegjësi kombëtare, mirëpo në Kosovë kemi krijues si Veton Surroi, i cili në një vepër të tij figurën e Adem Jasharit dhe tragjedinë e kësaj familjeje e deformon dhe e minimizon këtë rezistencë historike, është një degradim që i bëhet jo vetëm kësaj familjeje, por edhe tërë luftëtarëve të lirisë.


Partia e Adem Jasharit ishte Kosova e jo LPK-ja , e as LDK-ja

Në këtë shkrim nuk do ta trajtoj figurën e Adem Jasharit, sepse objektivi im është të analizoj qëndrimin e bashkëluftëtarëve dhe "bashkëluftëtarëve" në momentet më kritike të jetës së kësaj familjeje, e cila vlerësohet nga të gjitha forcat politike e tentohet të përvetësohet nga disa bashkëluftëtarë të denjë e të padenjë. LDK-ja përmes disa analistëve dhe specialistëve të luftës përpiqen ta përvetësojnë duke shkruar se Adem Jasharin ishte ushtar i Ibrahim Rugovës. …

“Arbër Xhaferi-agjent i katërfishtë, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit”

Image
Shkruan : Idriz Zeqiraj
Akademik Fehmi Agani dhe Arbër XhaferiPublicisti i njohur, Idriz Zeqiraj, përmes një shkrimi autorial, ka shkruar në lidhje me emërtimin e autostradës më të re në Kosovë me emrin e "Arbër Xhaferi".Arbër Xhaferi, në bashkëpunim me sivëllezërit e tij ideologjikë e hafije, organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit. Duke qenë agjent i maqedonëve, ai, lehtësisht, arriti kthimin e të vetmit tren, i cili, në mes të refugjatëve të tjerë nga Kosova, ishte e Komunistët e djeshëm dhe të sotëm, me ideologjinë e tyre satanike dhe të mykur, propagandën dhe reklamën, e kanë prioritet, parësi. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, komunistët pushtuan mediat dhe shoqërinë civile, duke e vënë tërësisht në shërbim të tyre.


Emërtimet paushalle, politike dhe ideologjike të institucioneve dhe të objekteve të ndryshme, janë shumë subjektive, pa mbulesë profesionale dhe hiç meritore. P.sh., çfarë lidhje ka një pallat kulture me një bujk apo një aeroport me një njeri që nuk …

Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona Flori Bruqi, kundër paragjykimeve të kritikëve letrarë

Image
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
http://www.kosova-sot.info/kulture/186668/nje-veper-pa-kufizime-gjeografike-dhe-kohore-te-letrave-tona-flori-bruqi-kunder-paragjykimeve-te-kritikeve-letrare/



Botoi Shtëpia Botuese "Mirgeeralb", Tiranë

Autori Flori Bruqi para lexuesit shqiptar paraqitet me librin e tij më të ri "Diademë letrare II", në të cilën vepër autori bën një studim shkencor lidhur me zanafillën e kritikës botërore e kryesisht asaj shqiptare, si dhe evoluimin e saj deri në ditët e sotme. Nihilizmi i Teki Dervishit Tanimë është e kuptueshme për secilin që merret me letërsi se kritika është studim, diskutim, vlerësim dhe interpretim i literaturës, e që autori Flori Bruqi përmes veprës së tij këto i zgjeron, duke hulumtuar në vepra të autorët klasikë e deri të kritikët bashkëkohorë, që të gjejë definicionin e saktë të kritikës, si dhe të kritikut letrar. Një kritikë letrare gjithnjë është e varur nga një kritik letrar dhe më të drejt autori Flori Bruqi librin e tij e hap …

“Potpuria” letrare e Flori Bruqit

Image
“Potpuria” letrare e Flori Bruqit – Nga Prof. dr. Eshref Ymeri
By voal.ch | June 9, 2016

https://www.voal.ch/potpuria-letrare-e-flori-bruqit-nga-prof-dr-eshref-ymeri/

Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.
Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit …

Rrëfimi që u bë film/ Boshnjaku plagosi ushtarin serb që donte ta vriste, tashmë janë miq

Image
Në luftën e Bosnjës ata qëndruan përballë njëri-tjetrit me armë në dorë, njëri madje qëlloi. Sot boshnjaku Daut dhe serbi Dane janë miq e partnerë në tregti. Historia e tyre u bë film.
Tetor 1992, fronti i Skelanit pranë Srebrenicës: Dy ushtarë përballë njëri-tjetrit, armët gati. Boshnjaku Daut Tihiq është më i shpejtë dhe e qëllon serbin Dane Vasiq.

Vite më vonë lufta në Bosnje-Hercegovinë ka përfunduar. Dauti ka mbijetuar. Disa vite ai ka jetuar si i dëbuar në Suedi. Por, dikur kthehet e blen një shtëpi në Brezë, afër Sarajevës. Më vonë kthehet në fshatin e tij, Skelan, blen disa lopë e punon si fermer.

Kur në vjeshtën e vitit 2006 Dauti po qëndronte i ulur në një birrari të fshatit e pinte me miq, kaloi pranë tavolinës së tij një burrë. Ai pasi bëri një përshëndetje e ul në një tavolinë tjetër. Dauti nuk i beson dot syve. “Ky është personi të cilin e kam vrarë”, thërret Dauti. Shkon tek tavolina dhe i thotë: “Unë të kam vrarë!”. Ndërsa tjetri ia kthen duke qeshur: “Po ti e sheh që…