Showing posts sorted by relevance for query Isuf B. Bajrami. Sort by date Show all posts
Showing posts sorted by relevance for query Isuf B. Bajrami. Sort by date Show all posts

2019/10/31

Akademik Isuf B. Bajrami (1963-)



                     
                         Akademik Isuf B. Bajrami,gazetar dhe politikolog 

Është i lindur në fshatin Velekincë në Komunën e Gjilanit,më 08.06.1963. Shkollën fillore tri vite i kreu në vendlindje dhe atë tetëvjeçare dhe të mesmen në Gjilan,kurse studimet në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1994 deri më 1996 ishte Anëtar i Union of Independent Journalists of Kosova. Në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temën "Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve".
Veprat letrare:
1."Fushë e Trimërive"- Poezi,1995
2."Eklipsi" - Poezi,1997
3."Një ditë më shumë në jetë, një ditë më afër vdekjes" – Prozë,1997


Me veprat e deritashme, Isuf B.Bajrami, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor.
Është përfshirë në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore "Psherëtimë për tokën" të Hysen Kqikut. Në "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 - 2004'' të Hasan Hasanit.

Aktualisht është Gazetarë i pavarur dhe anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK,si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Studime dhe shkrime të publikuara:



KU JANË TROJET SHQIPTARE

SHPËRNGULJA E POPULLSISË SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA SI MYSLIMANË TË TURQISË

M E M O R A N D U M



Gazetarë grekë në Uashington kanë tentuar dy ditë më parë të imponojnë qëndrimin e vendit të tyre lidhur me pozicionin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përbri ndodhet Memorandumi Kundrafashist Çam i vitit 1947


ÇAMËRIA-KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTË FETARE, SHKELJE E TË DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBËTARE

POPULLI SHQIPTAR, NUK KA BËRË KURRFARË MËKATI NË BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE, QË TË JETË I DËNUAR TË JETOJË PËRGJYSMË I NDARË

Ku janë trojet shqitare


EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE





Kosova sot nën lupën intelektuale

TRAGJEDIA ÇAME DO TË THOTË: GENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTË FETARE, SHKELJE E TË DREJTAVE NJERZORE



ÇËSHTJA ÇAME DUHET ZGJIDHUR DREJT !

Greqia bën diskriminim ndaj Pakicave Kombëtare

AKTAKUZË KUNDËR SERBOSLLAVISË

Maqedonia nuk mund të ekzistojë me masa represive kundër popullit të pafajshëm shqiptar


TERRORIZMI QENDRËN E KA NË MOSKVË-ATHINË-BEOGRAD



Ligji i Luftës Greqi – Shqipëri – Itali




E vërteta për Kosovën

DISKRIMINIMI I ÇAMËVE, GREQINË E BËN SHTET ANTIDEMOKRATIK - MESJETAR



KUJDES NGA RIKTHIMI POLITIKË NË ÇERDHEN E VJETËR TË KOMITETIT

NË BARAZINË E PLOTË MIDIS POPUJVE, QËNDRON FORMULA E STABILITETIT TË BRENDSHËM TË BALLKANIT!

KU SHTRIHEN TROJET SHQIPTARE

Greqia te çështja çame, shkel Konventat!


Edhe pas 70 viteve nga gjenocidi grek ndajë popullatës çame, Greqia akoma i shkel Konventat





















KONTRIBUTI I KULTURËS KOMBËTARE NË RRJEDHAT E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË



MARRVESHJA E KONÇULIT













A rrezikon jetën Ramush Haradinaj në Francë?







Çamëria





TROJET SHQIPTARE SHTRIHESHIN NGA PREVEZA NË TIVAR E DERI MBI NISH



















”Nuk bëhet lavër, me ki të huaj!







FRYMA POLITIKE E POSLLANIKUT RIZAH HALIMI NË LUGINË!

Problemet e brendshme nacionale në Kosovën Lindore janë të zgjidhshme,vetëm se duhet vullneti i BE-së dhe Amerikës!




101 Vjetori i pavarësisë, po e gjen shqipërinë prapë të ndarë

Çështja çame, nuk është çështje e Shqipërisë por e standardeve të BE-së


Kalvari i një populli të përgjakur - Çamëria




The truth about Kosovo

Kosova po zihet në anarkinë e liberalizmit pluri – par – titist


KONJUKTURAT UDHËHEQËSE JANË MAKINA MË E MADHE E KRIMINALITET DHE DUHET TË NDALET


N’KALIM

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913

IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK!


Çështja Çame duhet zgjidhur drejt!

A KA SOT DEMOKRACI GREQIA?!

M E M O R A N D U M
OF THE ANTI-FASCIST COMMITTEE OF THE CHAMI IMMIGRANTS IN ALBANIA TO THE UNITED NATIONS SECURITY COUNCIL INVESTIGATION COMMISSION ON THE TREATMENT OF THE CHAM ALBANIAN MINORITY IN GREECE AND THE MASSACRE AGAINST IT
Përkthyer dhe përgaditur për shtyp Isuf B. Bajrami
Botuar tek gaztea ILLYRIA 6, 10 Maj 2005

GRANATIMI I USHTRISË AKTIVE SERBE MBI VENDBANIMET E PA MBROJTURA CIVILE

Trocki dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup

Greqia antidemokratike, jashtë BE-së

“Uji fle, e Riza s’fle”!

Tash është në përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të marrin një vendim rreth të ardhmes së Kosovës

SERBIA E MADHE FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKAN

Përpjekjet e Serbisë për ndarjen e Shqipërisë dhe rrugëdaljen e saj në Adriatik përmes Kosovës!

PROPAGANDË DESTRUKTIVE PËR QËLLIME PROPAGANDISTIKE DHE AGRESIVITETI PSIKOLOGJIK

Teori e re konspirative: Haradinaj mundë të helmohet me polonium në çaj si në rastin Litvinenko

KONTRIBUTI I KULTURËS KOMBËTARE NË RRJEDHAT E PAVARSISË SË SHQIPËRISË

SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NUK MUND TË REALIZOHEJ PA BASHKIMIN KOMBËTAR DHE UNITETIN TERRITORIAL TË POPULLIT SHQIPTAR

KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VU ASNJË GURË THEMELI,PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMIT PLURI-PAR-TITIST


MEMORANDUM – Kombeve të Bashkuara -To:United Nations!
      


MONOPOLI I VEPRIMTARISË PLURIPARTITISTE NË POLITIKËN PARAZGJEDHORE

PARTITOKRACIZMI POLITIK ME PARAVEPRIME DHE NGJYRA PLURIPARTITISTE

Edhe pas 70 viteve nga gjenocidi grek ndajë popullatës çame, Greqia akoma i shkel Konventat

Maqedonia moniste është shtet në shkallën më të lartë, sepse është shtet në luftë me nënshtetasit e vet!

Indiferentizmi institucional ndaj vrasjes së emigrantëve shqiptar në Greqi
Etj

2019/10/30

ISUF BAJRAMI : "Fushë e Trimërive",deri në librin e dytë "Eklipsi"



ISUF BAJRAM I- Poezi



Isuf B. Bajrami u lind më 08.06.1963 në fshatin Velekincë, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore tri vite i kreu në vendlindje dhe atë tetëvjeçare dhe të mesmen në Gjilan,kurse studimet në Universitetin e Prishtinës. Në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temën "Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve".

          


Pos prozës dhe poezisë, të cilin e do shumë dhe e kurorëzon me suksese, një përkushtim jashtëzakonisht të madh ndaj atdheut dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtërore të tij, e ka kultivuar me aktivitetin e tij në Lëvizjen Kombëtare, Frontin e Rezistencës dhe Njësitet Guerile të UÇK-së, Ministrinë e Rendit, TMK.

Veprat letrare:

1."Fushë e Trimërive"- Poezi,1995

2."Eklipsi" - Poezi,1997

3."Një ditë më shumë në jetë, një ditë më afër vdekjes" - Prozë.1997

Prej librit të parë "Fushë e Trimërive",deri në librin e dytë "Eklipsi", autori ka shënuar mbresat e veta, në kohën e kryer të kaluar, që lypset të rizgjidhet Sot!

Mirëpo, rëndon dilema - kujt t'i flitet?!

Sot, njerëzit, i aplaudojnë eklipsit - figurë qendrore në këtë përmbledhje. Për më tepër, ai që nuk i aplaudon, bie në sy dhe anatemohet.

Është kjo,edhe një ikje e re mitike, në Ditë të Sotme!Por, Zot ruana, kaloftë edhe kjo kohë, siç kaluan gjithë të tjerat.

Eklipsi, moto dhe figurë qendrore e kësaj përmbledhjeje na flet për njeriun, Prometeun e sotëm dhe për dilemat e pa sprovuara, kurrë më parë. Se fundja, koha tjetër do të vijë dhe do të flasë vetë, sërish - siç ka folur herë pas here. Me këtë rast, sakrificat individuale e kolektive të grupeve kanë ndritur kohë pas kohe në Natën e Popujve në robëri. Po, pasi, megjithatë - miliarda yje në qiell rrinë të ftohtë e s'luajnë vendit, e një Yll-Diell i vetëm, biri i Zotit, natën e bënë ditë, biri i Zotit ardhtë edhe ndër ne. Me të do të vijë paqja, koha e re dhe Njeriu i Ri.

E ardhmja është - burim i forcës krijuese. Kjo është porosia gjenerale e autorit.

Me veprat e deritashme, Isuf B. Bajrami, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor. Është përfshirë në "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 - 2004'' të Hasan Hasanit, si dhe në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore "Psherëtimë për tokën" të Hysen Kqikut. Isuf B. Bajrami jeton dhe vepron në Gjilan.

Cikël poezishë


PLANETI YNË

Ka shekuj e shekuj
që rrotull vjen.

Si një i dehur
që kurrë nuk rrëzohet.

JAM LODHUR

Jam lodhur
lodhur jam-nga lufta
nga kjo luftë e pa fund

Armët e topitura i hedh me gjymtyrët e rënda
në një pllajë ku ato rrokullisen e rrëkëllehen
si kërcej të imët duke u shprishur

Jam lodhur
lodhur jam-nga lufta
nga kjo luftë e pa fund
që është vetë jeta ime
nga kjo luftë e ngadaltë,e ngordhur në mjegull
kundër armiqve të padukshëm
që mbase nuk qenë fare armiq
që mbase nuk qenë fare-asgjë.

Shumë luftova me veten,e jam lodhur
lodhje që më vjel jetën
e më bën të mbjell fat të mbarë.

Silluni pra shlirshëm,ju zvarranikë
akrepa
fëlliqësira
shtohuni.

Hidhni valle,pa kuptim
qerthullohuni e bëni fole
strehohuni në kokën time
që prehet n’mendime
kafshohuni
kafshomëni
helmohuni
shushullohuni në diell
klithni
harlisuni
zvarrisuni
dëftomëni
se lufta ime e gjatë,qe e kotë.

Do t’i mohoj pra armët
luftën
veç për pak
për pakëz qetësi
qetësi e paqe
paqe...

Paqe!...
Nën këtë qiell që trokon
mbi kurrizin e popullit tim
...plagë.

Ç’ËSHTË

Ç’është kështu me mua
jam i varur në pemën e dëshirave
e kam shijen e zhavorrit në gojë
lëkundem nga erërat për tokë.

Si i humbur,besoj në dashuri
që ndoshta kurrë s’do të vijë.

Bota më ngjanë në një vesh stërmadh
s’fle në asnjë çast vetëm
i shurdhër nga ezanët e kambanat
që i thërrasin e i godasin pareshtur të çmendurit.

Ç’është kështu me mua?!...

Vetë ëndrra më zgjon gjallërimin
e mashtrimin të pafaj
për rrugicat e arta të fëmijërisë
të mençur në çiltërinë e saj.

KUR TË VIJË

Kur të vijë ora ime
më hipni mbi një kalë pikalosh
do të përshkoj duke galopuar
brigjeve të detit të zemëruar.
Kur të vijë ora ime
kthemëni reliktet e fëmijërisë
zhelet e mia e këpucët e vogla do t’i mbath
do të endem flokëprishur
e pak qyrravec.

Kur të vijë ora ime
më çoni në majën më të lartë
e do ta gdhendi me thonjtë e mi:
-Jeta është e shtrenjtë!

Kur të vijë ora ime
vishmëni si dhëndër
bëmëni t’i them të gjitha gjërat e bukura
që s’munda kurrë t’i them.

NE ISHIM JU ISHIT

Ne ishim gjahu
ju,ndjekësit tanë
sherifët!

Jetuam
si në filmat kauboj.

Ata që s’e provuan
Teksasin e dëbimit
lidheshin me kalin e arresteve
-Trojë!!!

Ne ishim
ju ishit!...

-David
Goliat
të kapërthyer tmerrësisht
në finalen e papërfunduar
në arenën e bujshme të historisë.

HIJA

Më ke ndjekur pas
dhe nuk të kam njohur se kush ishe.

Shpesh ma ke zënë diellin
me gjatësinë tënde.

Jam përpjekur deri në vdekje
për t’u çliruar prej teje.

Por,sot
kur s’më bën më hije
unë ndihem rilindur.

MBROJTËSI IM

Ka kohë që s’kam frikë
shkel mbi uniforma
si mbi një pllangë ngjyre të shkrimit
të derdhur nga një dorë fëmije

Por,mes lëngut të errësirës
më rrethojnë ca statuja si të mbështjella n’qefin
dhe ma bëjnë gjyqin e tmerrshëm
për gojëmbylljen time të hershme.

Homeri pa sy heziton
me maninë e verbër më vështron
e një fjalë dot se them

Kërkoj mes krihëve të këputur të Safos
kur do të vijë-ta prek në ije
ta zbus vështrimin e saj gjarpërues

Njeriu i gjallë-mbrojtësi im
vetë ai mund të më falë
pasi të ma ç’veshin mishin nga eshtrat.

“MREKULLIRA”

Në përgjigje të SOS-it
kishat humanitare të Evropës
i sakrifikuan magazinat
dhe befas po kontraktojmë si me të vdekurit.

I veshim rrobat e tyre
të na mbajnë disi ngrohtë
i veshim rrobat e tyre
e i mbajmë disi “gjallë”.

Po dialogojmë pa përkthyes
për “Komunizmin”që eksperimentuam
do të harrojmë gjithçka
në këtë dimër të akullt
Skandinav.

“Ç’mrekulli!!!’’
-Me rrobat e të vdekurve!...

“E K L I P S I” (POEZI) GJILAN, 1997

2016/10/21

Leter nga Prof.Dr.Eshref Ymeri

I dashur Flori,
Po ju drejtohem juve, si moderator i mirënjohur i portalit të nderuar "Agjencioni Floripress",pasi lexova me shumë vëmendje Promemorien e historianit atdhetar Isuf B. Bajrami për Çështjen Çame.
Unë mendoj se Çështja Çame nuk ka asngjë dallim nga Çështja e Kosovës. Edhe në Kosovë, edhe në Çamëri, respektivisht, regjimet fashiste të Beogradit dhe të Athinës ushtruan gjenocid të pashembullt në historinë e njerëzimit: vranë fëmijë, gra, pleq dhe plaka të pafajshme, shkatërruan dhe dogjën në mënyrë masive pronat e shqiptarëve rrënjës, përdhunuan në mënyë masive femrat shqiptare dhe ata që mbetën gjallë i dëbuan me dhunë nga vatrat amtare. Por në Kosovë regjimi fashist i Millosheviçit mori ndëshkimin e duhur nga Aleanca e NATO-s me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dëbuarit me dhunë u rikthyen në vatrat e tyre. Kurse shteti nazifashist grek ka mbetur pa u ndëshkuar për gjenocidin e tmerrshëm që ushtroi kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Përderisa shteti i sotëm grek e vlerëson si të paqenë Çështjen Çame, kjo do të thotë thotë se ai qëndron në të njëjtat pozita si edhe shteti nazifashist grek i viteve 1944-1945, i cili masakroi aq barbarisht popullsinë e Çamërisë. Fakti që kryeministri Tsipras ka emëruar si ministër të jashtëm një nazifashist, si Kotzias, i cili babain e vet e ka pasur bashkëpunëtor me damkë të nazifashizmit gjerman, dëshmon më së miri se shteti i sotëm grek nuk ka lëvizur as edhe një milimetër nga pozitat e nazifashizmit në qëndrimin ndaj Çështjes Çame.
Në dallim nga historiani i nderuar Isuf B. Bajrami, i cili mendon se Çështja Çame është e standardeve të Bashkimit Evropian, unë mendoj të kundërtën. Bashkimi Evropian ka qenë dhe mbetet ai që e ka përkëdhelur dhe vazhdon ta përkëdhelë Athinën në një mënyrë të çuditshme. Pikërisht Bashkimi Evropian është ai që ka heshtur dhe vazhdon të heshtë para qëndrimit sa paradoksal, aq edhe racist të shtetit grek ndaj Konventës evropiane për njohjen e minoriteteve. Athina nuk e ka ka nënshkruar këtë Konventë dhe Brukseli është treguar dhe vazhdon të tregohet shurdhmemec për këtë qëndrim skandaloz të shtetit grek. 
Çështja Çame është një Çështje e pastër politike dhe nuk është çështje pronash, të cilat shteti shovinist grek i quan të mbyllura nëpërmjet vendimeve të gjykatave greke, në përputhje me ligjin fashist të luftës që vazhdon ta mbajë në fuqi që prej vitit 1940. Çështja Çame duhet të zgjidhet nëpërmjet kthimit të popullsisë së dëbuar në vatrat e veta stërgjyshore, rikthimit të pronave dhe kompensimit tërësor të dëmeve të shkaktuara gjatë ushtrimit të gjenocidit dhe të shfrytëzimit të tyre nga ana e shtetit grek që prej vitit 1944. Ky objektiv madhor me rëndësi kombëtare mund të arrihet vetëm me ngritjen e zërit të fuqishëm të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në tribunën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gomarin e nxjerr nga balta vetëm i zoti. Po shkuam me mendimin që Çështjen Çame të na e zgjidhë Bashkimi Evropian, shpresat janë të humbura. Bashkimi Evropian mund të bëhet mbështetje e besueshme vetëm atëherë kur zëri i Tiranës zyrtare të ushtojë fuqishëm në tribunat e Brukselit për zgjidhjen e Çështjes Çame.
Prof.Dr.Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
21 tetor 2016

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...