Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/03

Kumbaro hesht: Kosovari ofron fonde të restaurojë shtëpinë e Fishtës

Sabri Maxhuni, një biznesmen kosovar është vetofruar për financimin e plotë të ndërhyrjes që duhet kryer për ta bërë të vizitueshme shtëpinë e At Gjergj Fishtës.
kosovari
“Kam bërë projektin se si duhet resturuar shtëpia e At Gjergj Fishtës, gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin ashtu siç ka qenë. Kemi mundësinë për të bërë financimin për restaurimin e saj, prandaj unë besoj se nuk duhet të kemi ndonjë pengesë për këtë”, shprehet biznesmeni nga Kosova.
Ai ka paraqitur kërkesën edhe projektin që sipas tij ruan identitetin e kësaj shtëpie, ndonëse ende nuk ka marrë një përgjigje nga Ministria e Kulturës.
“Kam bindjen se askush nuk ka arsye që të bëhet pengesë për restaurimin e shtëpisë. Më vjen keq ta them por mua më duket se rinia dhe fëmijët tanë dinë për të madhin At Fishta”, thotë Sabri Maxhuni.
Kërkesa ndonëse i është dërguar edhe Drejtorise Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, sërish nuk ka patur asnjë reagim, duke të lënë shijen e mosinteresit nga institucionet për restaurimin e shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...