Flori Bruqi :Krimet serbe në ish republikat jugosllave më theks të veçantë në Kosovë


Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Kosovë që filloi në 28 Nëntor 1997 kur doli publikisht UÇK-ja në Drenicë, deri në 19 shtator 1999 kur u transformua në TMK.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë

Konfederata Serbia dhe Mali i Zi (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.


Kosova nën Jugosllavinë e Titos (1945–1980)

Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve u rritën përgjatë shek. 20-të, veçanërisht gjatë Luftës së Parë Ballkanike , Luftës së Parë Botërore, dhe Luftës së Dytë Botërore . Qeveria socialiste e Josip Broz Tito shtypte sistematikisht çdo manifestim nacionalizmi në Jugosllavisë, duke u siguruar që asnjë republikë apo kombësi të mos krijojë dominancë mbi të tjerat.

Në veçanti, fuqia e Serbisë —republika më e madhe dhe më e populluar—dobësohej nga krijimi i qeverive autonome të Vojvodinës në veri dhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovës në jug. Kufijtë e Kosovës nuk ishin përcaktuar në bazë të popullsisë autonome shqiptare (shumë shqiptarë mbeteshin jashtë në Maqedoni, në Malin e Zi dhe Serbi.

Autonomia formale e Kosovës, e krijuar me kushtetutën e 1945 së Jugosllavisë, ishte një gjë pa vlerë. Policia sekrete i goditi rëndë nacionalistët. Në 1956, shumë shqiptarë u gjykuan në Kosovë me akuzat e spiunazhit dhe pëmbysjes së regjimit. Kërcënimi i separatizmit ishte i ulët, shumë pak grupe kishin qëllim të bashkoheshin me Shqipërinë (për shkak të situatës në Shqipëri).

Por impakti i tyre afatgjatë ishte shumë i kryqëzor, sidomos me Lëvizjen Revolucionare për Unitetin Shqiptar, e themeluar nga Adem Demaçi, të cilat do të krijonin bërthamën e UÇK-së. Demaçi u burgos në 1964 bashkë me shumë atdhetarë të tjerë.

Demonstratat dhe trazirat e studentëve në Beograd në qershor 1968 u shpërndanë edhe në Kosovë në nëntor të atij viti, por u shtypën nga forcat e sigurisë Jugosllave. Por shumë pak të drejta iu dhanë shqiptarëve nga Tito, përfaqësim më të madh në trupat shtetërorë të Serbisë dhe Jugosllavisë, dhe njohje më të madhe të gjuhës shqipe.

U krijuaa Universiteti i Prishtinës në 1970 si një institucion i pavarur. Shqipërimi i edukimit në Kosovës vuante nga mungesa e materialeve edukuese në gjuhën shqipe në Jugosllavi, kështu që u firmos në marrëveshje me Shqipërië për furnizimin me libra.

Në 1969, Kisha ortodokse serbe urdhëron klerin të marrë të dhëna mbi popullsinë serbe në Kosovë, dhe rritjen e presionit të qeverisë së Beogradit të mbrojë më shumë interesat e serbëve.

Në 1974, statusi politik i Kosovës u përmirësua pas daljes së kushtetutës së re të Jugosllavisë. Bashkë me Vojvodinën , Kosova u deklarua krahinë dhe fitoi shumë nga fuqitë që kishte një republikë: një vend në presidencën federale dhe kuvendin e saj, forcë policore, dhe bankë kombëtare.

Pas vdekjes së Titos (1980–1986)

Vdekja e Titos në 4 maj 1980 nisi një instabilitet të gjatë politik, i përkeqësuar nga nga kriza ekonomike dhe protestat nacionaliste. Protesta e parë madhore u bë në Prishtinë, demonstratat filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, por ne fakt ishte shkendija në një zinxhir mbi mllëfin e akumuluar prej vitesh. Kjo shkaktoi demonstrata masive në mbarë Kosovën. Demonstratat u shtypën nga Presidenca e Jugosllavisë duke shpallur gjendjen e emergjencës, duke dërguar në demonstrata policinë dhe ushtrinë, të cilat shkaktuan shumë të vrarë.

Kosova duroi një prani të madhe të policisë sekrete gjatë gjithë viteve 1980, duke shtypur pa mëshirë çdo manifestim nacionalist. Sipas një raporti të reporterit Mark Thompson, rreth 580,000 banorë të Kosovës u arrestuan, u morën në pyetje, dhe u internuan. Mijëra prej këtyre humbën punën ose u përjashtuan nga institucionet arsimore. Gjatë kësaj kohe tensionet vazhdonin të rriteshin.

Në shkurt 1982, një grup priftërinjsh nga Serbia i bën peticion pëshkopëve të tyre se "pse Kisha Serbe është e qetë" dhe pse nuk bënte fushatë kundër "shkatërrimit, zjarrvënies dhe sakrilegjit të vendeve të shenjta në Kosovë". Këto fjalë tërhoqën interes në Beograd. Dolën histori se serbët dhe malazezët po persekutoheshin. Ndërmjet nacionalistëve serbë thuhej se serbët po dëboheshin nga Kosova.

Por në fakt situata ishte ndryshe, Kosova ishte rajoni më i varfër në Jugosllavi: të ardhurat mesatare vjetore për frymë ishin 795 USD, krahasuar me mesataren kombëtare prej 2,635 USD.

Serbia u përpoq të ulte fuqinë e shqiptarëve në rajon, me fushata popaganduese që pohonin se serbët po dëboheshin nga Kosova për shkak të rritjes së popullsisë shqiptare, dhe jo nga situata e keqe ekonomike.

Kosova dhe ngritja Sllobodan Millosheviçit (1986–1990)

Në 1987, ndodhi masakra e Paraćin pasi një ushtar shqiptar në Ushtrinë Kombëtare Jugosllave (UKJ) vrau katër ushtarë serbë, kjo ngjarje i rriti akomamë tej tensionet. Pas këtyre ngjarjeve Sllobodan Millosheviçi, akuzoi Dragisa Pavlovic, si kryetar i organizatës së partisë në Beograd, se ishte paqësor me shqiptarët dhe ishte i butë me radikalët shqiptarë.

Sipas disa artikujve, Sekretari Federal i Mbrojtjes Kombëtare, Admirali i Flotës Branko Mamula, thoshte se "nga 1981 deri në 1987, 216 organizata ilegale shqiptare me 1,435 anëtarë u zbuluan brenda UKJ". Mamula thoshte se shqiptarët etnikë po pregatiteshin për të "vrarë oficerë dhe ushtarë, duke helmuar ushqimin dhe ujin, sabotim, hapjen e arsenaleve të armëve dhe vjedhjen e armëve dhe municioneve, dezertim dhe shkaktim i trazirave nacionaliste brenda njësive të ushtrisë".

Në një memorandum iu kushtua vëmendje speciale Kosovës, duke thënë që në atë rajon serbët po përballeshin me "genocid fizik, politik, ligjor dhe kulturor" dhe ishin në një "luftë të hapur dhe totale" që vazhdonte nga vjeshta e vitit 1981. Në këtë propagandë thuhej se statusi i Kosovës në 1986 ishte humbja më e madhe historike e serbëve që prej çlirimit nga osmanët në 1804, duke e renditur si më të rëndë se pushtimi Nazist dhe se pushtimi i Serbisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Autorët e Memorandumit pretendonin se 200,000 serbë janë larguar nha rajoni përgjatë njëzet viteve. Memorandumi kërkonte kthimin e serbëve të larguarve dhe rritjen e sigurisë dhe kushteve të serbëve në Kosovë.

Memorandumi SANU provokoi shumë reagime: Shqiptarët e shikonin si një përpjekje për rritjen e supremacisë serbe, duke thënë që ata pak serbë që u larguan (rreth 2000-5000) u larguan vetë për arsye ekonomike, ndërkohë që Sllovenët dhe Kroatët, e panë si kërcënim. Serbët e pritën mirë por disa prej komunistëve të vjetër e kundërshtuan ashpër.

Në nëntor 1988, kryetari i komitetit rajonal të Kosovës u arrestua. Në mars 1989, Millosheviçi prezantoi "revolucionin anti-burokratik" në Kosovë dhe Vojvodinë, duke ia zvogëluar autonominë dhe duke vendosur shtetrrethim dhe gjendje emergjente në Kosovë për shkak të protestave, ku humbën jetën 24 njerëz. Millosheviçi dhe qeveria e tij pretendonin se këto ndryshime ishin për të mbrojtur serbët e mbetur në Kosovë nga shumica shqiptare.

Amendamentet kushtetuese (1989–1994)

Në 17 nëntor 1988, Kaqusha Jashari dhe Azem Vllasi u detyruan të hiqnin dorë nga drejtimi i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Në fillim të 1989 Kuvendi Serb propozoi amendamentet kushtetuese ku do të hiqej fjala "Socialiste" nga titulli Republika e Serbisë, krijim i sistemit shumëpartiak, heqjen e pavarësisë së institucineve të rajoneve autonome siç ishte Kosova, dhe riemërimin e Kosovës si Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë. Në shkurt shqiptarët u ngritën në protestë kundër propozimit.

Në 8 maj 1989 Millosheviçi u bë President i Presidencës së Serbisë, e cila u konfirmua në 6 Dhjetor. Në 22 janar 1990 kongresi i 14-të i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) ndryshoi pozitën e e partisë si partia e vetme në Jugosllavi. Në janar 1990 qeveria Jugosllave njoftoi se do të vazhdonte me krijimin e sistemit shumë-partiak.

Në 26 qershor 1990 autoritetet serbe pezulluan Kuvendin e Kosovës për shkak të disa rrethanave speciale. Në 1 ose 2 korrik 1990 Serbia aprovoi amendamentet kushtetuese me referendum. Në 2 korrik, 114 nga 180 anëtarë shqiptarë të kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur brenda Jugosllavisë.

Në 5 korrik Kuvendi Serb shpërbëu Kuvendin e Kosovës. Serbia gjithashtu shpërbëu këshillin ekzekutiv provincial dhe mori kontrillin e plotë të drejtpërdrejtë të Kosovës. Serbia mori menaxhimin e medias kryesore shqiptare në Kosovë dhe i ndaloi të gjitha transmetimet në ghjuhën shqipe. Në 4 shtator 1990 shqiptarët e Kosovës mbajtën një grevë të përgjithshme 24-orëshe, duke paralizuar totalisht të gjithë Kosovën.

Në 16 ose 17 Korrik 1990, Lidhja e Komunistëve të Serbisë (LKS) e kombinuar me Aleancën Socialiste të Popullit Punëtor të Serbisë krijuan Partinë Socialiste të Serbisë (PSS), dhe Millosheviçi u bë kryetari i saj i parë. Në 8 gusht 1990 shumë amendamente të Kushtetutës së Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) u adaptuan dhe u krijua sistemi shumë-partiak.

Në 7 shtator 1990 Kushtetuta e Republikës së Kosovës u shpall nga Kuvendi i Kosovës. Millosheviçi u përgjigj duke urdhëruar arrestimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës i cili ishte shpërbërë më parë. Kushtetuta e re kontroverse Serbe u shpall në 28 shtator 1990.

Zgjedhje të reja shumë-partiake u mbajtën në Serbi në 9 dhe 26 dhjetor 1990 ku si rezultat Millosheviçi u shpall President i Serbisë. Në shtator 1991 shqiptarët e Kosovës mbajtën një referendum unanim për pavarësi. Në 24 maj 1992 shqiptarët e Kosovës mbajtën zgjerdhjet për Kuvend dhe President të Republikës së Kosovës.

Në 5 gusht 1991 Kuvendi i Kosovës ndaloi botimin e gazetës ditore Rilindja, në bazë të ligjit të informimit publik të 29 marsit 1991. Raportuesi Special i OKB-së Tadeusz Mazowiecki raportoi në 26 shkurt 1993 se policia ka intensifikuar shtypjen e popullsisë shqiptare që prej 1990, duke i privuar nga të drejtat e tyre bazë, duke shkatërruar sistemin arsimor, dhe largime politike nga puna të punonjësve publikë.


Rruga drejt luftës (1995–1998)


Politikat e rezistencës pacifiste të Ibrahim Rugovësbënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës nëSlloveni , dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1990. Gjithësesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb.
Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën eOKB-së. Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë ngaSerbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).
Vazhdimi i shtypjes së popullsisë i bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte situatën e rënduar. Në 22 prill 1996, u ndërmorrën katër sulme ndaj personelit të sigurisë serbe në disa pjesë të Kosovës. Sulmet u morën përsipër nga një organizatë e panjohur në atë kohë e quajtur "Ushtria Çlirimtare e Kosovës " (UÇK). Natyra e UÇK-së mbetej e panjohur nga ndërkombëtarët.
Kryesisht ndihmat e para financiare dhe materiale UÇK i mori nga diaspora shqiptare. Në fillim të vitit 1997, qeveria e shqipërisë u rrëzua si pasojë e armatosjes së popullsisë dhe hapjes së rezervave të armatimeve të Ushtrisë shqiptare. Një pjesë e rezervave përfunduan në duar të bandat kriminale ndërsa një pjesë tjetër ndihmoi në armatosjen e arsenalit të UÇK.
Bujar Bukoshi, Kryeministri në ekzil (në Zyrih , Zvicër), krijoi FARK-un (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ) e cila u absorbua në shumicën e anëtarëve të saj në UÇK. Qeveria jugosllave e konsideronte UÇK-në si "terroristë" të cilët sulmonin policët dhe civilët.
Në 1998, Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi UÇK-në si organizatë terroriste, dhe në 1999 Komiteti i Politikave tëRepublikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin për "aleancën efektive" të administratës Demokrate të Klintonit me UÇK-në për shkak të "shumë raporteve nga burime të besueshme jozyrtare". Në 2004, John Pilger tha se për gjashte vjet deri në 1998, UÇK-ja është trajtuar nga ShBA si grup terrorist
Në vitin 2000, një artikull BBC shkruan Nato at War (Nato në Luftë) ku shkruan se si Shtetet e Bashkuara, të cilat e quajtën UÇK-në si "terroriste", tani kishin marrëdhënie me grupin. Ndërkohë që SHBA zyrtarisht e quante UÇK-në terroriste, autori Alastair MacKenzie thotë se UÇK stërvitej nga aleati më i mash i SHBA-së në NATO, Mbretëria e Bashkuar, e cila që prej vitit 1998 stëvitej në një kamp stërvitjeje në fshatrat në veri të Bajram Currit.
Ndërkohë, ShBA mbante një "mur të jashtëm sanksionesh" ndaj Jugosllavisë të cilës i krijoi shumë probleme.Ato u mbajtën pavarësisht marrëveshjes në Dejton për heqjen e sanksioneve.
Kriza u përshkallëzua në dhjetor 1997 në takimin e Këshillit të Implementimit të Paqes në Bon, ku komuniteti ndërkombëtar (siç u quajt në Marrëveshjen e Dejtonit) pranoi ti japë përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë fuqi pastruese, duke përfshirë shkarkimin e liderëve të zgjedhur. Në të njëjtën kohë, diplomatët perëndimorë këmbëngulën që të diskutohej çështja e Kosovës, dhe që Jugosllavia ti përgjigjej kërkesave të shqiptarëve. Delegacioni jugosllav u largua nga mbledhja menjëherë në protestë.
Kjo u ndoq nga kthimi i Grupit të Kontaktit që pa fazën e fundit të konfliktit në Bosnje dhe deklaratat e fuqive Europiane ku i kërkohej Jugosllavisë të zgjidhte problemin me Kosovën.

Lufta fillon


Sulmet e UÇK-së shtohen, me në qendër luginën e Drenicës në afërsi të banesës së Adem Jasharit. Disa ditë pasi Robert Gelbard e quajti UÇK-në grup terrorist, policia serbe sulmon UÇK-në në zonën e Likoshanit, dhe ndoqën disa prej luftëtarëve deri në Cirez, duke vrarë 16 luftëtarë shqiptarë dhe u vranë 4 policë serbë.
Pvarësisht akuzave për vrasje selektive dhe vrasjes së civilëve, dënimet e kryeqyteteve perëndimore nuk ishin aq të ashpra sa do të bëheshin më vonë. Policia serbe ndoqi Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij deri në fshatin . Një sulm masiv mbi shtëpinë e Jasharit solli masakrimin e 60 shqipëtarëve, shumica familarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 ishin gra dhe 10 fëmijë. Ngjarja e 5 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".
Në 24 mars forcat Jugosllave rrethuan fshatin e Glloxhanit dhe sulmuan luftëtarët e UÇK-së. Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre. Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e Glloxhanit ishte një rezistencë e suksesshme.
Një qeveri e re u formua në Jugosllavi, e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe. Kryertari i Partisë Ultra-nacionaliste Radikale Vojislav Šešelj u bë zëvendës kryeministër. Kjo shtoi pakënaqësinë në pozicionin e vendit ndërmjet diplomatëve perëndimorë.
Në fillim të prillit, Serbia organizoi një referendum për çështjen e ndërhyrjes së jashtme në Kosovë. Votuesit serbë refuzuan vendosshmërisht kundër ndërhyrjes së huaj në këtë krizë. Ndërkohë, UÇK fitoi shumë territor përreth Deçanit dhe kishte territore nën kontroll në Glloxhan.
Kështu që, në 31 maj 1998, Ushtria Jugosllave dhe policia e Ministrisë së Brendshme serbe filluan operacionin për spastrimin e kufirit të kontrolluar nga UÇK. Përgjigjja e NATOs ndaj kësaj ofensive ishte operacioni i mesit të qershorit i quajtur Operation Determined Falcon (Operacioni Fajkoi i Vendosur), një parakalim ajëror mbi kufijtë Jugosllavë.
Gjatë kësaj kohe, Presidenti Jugosllav Millosheviç arriti një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Boris Jelcin për ndalimin e operacioneve ofensive dhe pregatitjen e bisedimeve me Shqiptarët. Ku më pas u arrit takimi midis Millosheviçit dhe Ibrahim Rugovës në 15 maj në Beograd, dy ditë pasi u njoftua nga Richard Holbrooke.
Një muaj më vonë, Holbrooke, pas një udhëtimi në Beograd ku ai kërcënoi Millosheviçin që nëse nuk bindeshte, "çfarë ka mbetur nga vendi juaj do të shpërthejë", ai vizitoi zonat kufitare të prekura nga luftimet në fillim të qershorit, nga ku u fotografua me ushtarët e UÇK-së. Publikimi i këtyre imazheve fotografike i dërgoi një sinjal UÇK-së, mbështetësve dhe simpatizantëve, dhe vëzhguesve në veçanti, se SHBA-të do të mbështesnin vendosshmërisht UÇK-në dhe popullsinë shqiptare në Kosovë.
Marrëveshja e Jelcinit përfshinte lejimin nga Millosheviçi të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ngrinin një mision në Kosovë në mënyrë që të monitoronin situatën. Ky ishte Kosovo Diplomatic Observer Mission (KDOM), (Misioni Diplomatik Vëzhgues në Kosovë), i cili filloi të veprojë në fillim të korrikut. Qeveria amerikane e mirëpriti këtë marrëveshje, por denoncoi thirrjen e iniciativës për armëpushim të përbashkët. Pasi Amerikanët kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.
Gjatë gjith qershorit dhe deri në mes të korrikut, UÇK-ja mbajti avantazhin e vet. UÇK rrethoi PejënGjakovën, dhe kishte caktuar kryeqytet provizor qytetin e Malishevës. Trupat e UÇK-së u futën në Therandë (Suharekë), dhe në veri-perëndim të Prishtinës. Më pas u futën në Rahovec dhe në fshatrat përreth.
Pas disa sulmeve të UÇK-së në mes të gushtit, trupat jugosllave nisën operacione ofensive në jug të rrugës Prishtinë-Pejë. UÇK filloi një ofensivë në 1 shtator në rrethinat e Prizrenit, duke rritur aktivitetin usharak të ushtrisë jugosllave. Në Pejë, një ofensivë jugosllave rrezikoi një karvan njerëzish të dëbuar, veprim i cili u dënua nga oficerët ndërkombëtarë.
Në mes të shtatorit, për herë të parë UÇK-ja arriti në veri të Kosovës përreth Podujevës. Në fund, në fund të shtatorit, një përpjekje e vendosur nga jugosllavët nisi për largimin e UÇK-së nga veriu dhe qëndra e Kosovës po ashtu edhe nga lugina e Drenicës.
Gjatë kësaj kohe shumë kryeqytete perëndimore dënuan sulmin, por sulmet u intensifikuan. Në 28 shtator, kur u gjetën kufomat e gjymtuara të një familjeje nga KDOM jashtë fshatit Abria e Epërme. Pikërisht Masakra në Abri të Epërme siguroi ndërkombëtarët për genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ky imazh i gjakosur shtyu luftën në një nivel tjetër.

Morali

Kur u tërhoqën nga Kosova pas ndërhyrjes së NATOs, njësitë jugosllave dukeshin me moral të lartë dhe paisjet në përdorim të tyre kishin një dëm minimal. Disa javë para përfundimit të konfliktit, David Fromkin shkroi se ˝dukej më e mundur që uniteti i NATOs mund të thyej para se morali i jugosllavëve të rrëzohej.˝ Kur Klintoni lajmëroi që nuk do të dislokonte trupa tokësore, kjo i dha një rritje jashtëzakonshme moralit të ushtarëve serbë.
Në kontrast, të tjera burime raportonin se morali ishte një problem për forcat serbe; studime të inteligjencës zbuluan se shumë ushtarë nuk ishin dakord me veprimet e shokëve të tyre.Një komandant tanku serb raporton:
„Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtar armik dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD secili u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë... më vjen turp.“

OKBNATO, dhe OSBE (1998–1999)

Në 9 korrik 1998, Presidenti i SHBA Bill Clinton deklaroi "emergjencën kobëtare" (gjendje e jashtëzakonshme) për shkak të "kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare dhe politikave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara" imponuar nga Jugosllavia dhe Serbia mbi Luftën e Kosovës.
Në 23 shtator 1998 nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranoi Rezolutën 1199. Kjo shprehte një 'shqetësim të madh' me raportet që i arrinin Sekretarit të Përgjithshëm që mbi 230,000 njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga 'përdorimi i forcës së tepërt dhe diskriminuese nga forcat e sigurisë serbe dhe Ushtria Jugosllave', duke kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në Republikën Federale tl Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) të ndalojnë armiqësinë dhe të mbajnë një armëpushim.
Në 24 shtator Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) i NATOs lëshoi një "paralajmërim aktivizimi" (ACTWARN) duke e çuar NATOn në një nivel më të lartë gatishmërie ushtarake si për një mundësi të limituar ajërore ashtu edhe për një fushatë ajërore me faza në Kosovë. Problemi i madh për ata që shihnin si zgjidhjen e vetme përdorimin e forcës ishin mbi 250,000 shqiptarë të dëbuar, 30,000 prej të cilëve ishin në qiell të hapur në pyje, pa veshmbathje apo strehim, dhe me dimrin që afrohej shpejt.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Christopher Hill, po drejtonte diplomacinë ndërmjet delegacionit shqiptar, i drejtuar nga Rugova, dhe autoritetet jugosllave dhe serbe. Në këto mbledhje po bëhej një plan paqeje pas planifikimit të NATOs për pushtimin e Kososvës.
Gjatë një periudhe prej dy javësh , kërcënimet u shtuan, duke kulmuar në dhënien nga NATO të Urdhërit të Aktivizimit. NATO ishte gati të fillonte sulmet ajërore, dhe Richard Holbrooke shkoi në Beograd me shpresën se do të arrinte një marrëveshje me Millosheviçin.
Zyrtarisht, komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndaloheshin luftimet. Specifikisht kërkohej që Jugosllavia të pushonte ofensivën ndaj UÇK-së ndërkohë që përpiqej që të bindte UÇK-në të heqë dorë nga pavarësia. Më tepër, u bënë përpjekje për të bindur Millosheviçin të lejonte trupat paqeruajtëse të NATOs të hynin në Kosovë.
Në 13 tetor 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut lëshoi urdhërat e aktivizimit (ACTORD) për ekzekutimin e sulmeve të limituara ajërore po ashtu edhe fushatë ajërore me faza në Jugosllavi e cila do të fillonte përafërsisht për 96 orë. Në 15 tetor Marrëveshja e Misionit të Verfikimit në Kosovë (KVM) i NATOs për armëpushim u firmos, dhe afati i fundit për tërheqjen u zgjat për në 27 tetor. Tërheqja serbe filloi në ose rreth 25 tetorit 1998, dhe Operacioni Syri i Shqiponjës (Eagle Eye) filloi në 30 tetor.
KVM ishte një kontigjent i madh i monitoruesve të paarmatosur të paqes nga OSBE (të njohur zyrtarisht si verifikues) të cilët u futën në Kosovë. Pamjaftueshmëria e tyre ishte e dukshme që në fillim. Ata u quajtën me nofkën "clockwork oranges" (me kuptimin në zhargon anglisht si diçka e pavend dhe të panevojshme) si referencë për makinat me ngjyrë portokalli që përdornin. Luftimet filluan sërisht në dhjetor 1998 pasi armëpushimi u thye, dhe gjatë luftimeve u vra Zvonko Bojanić, kryebashkiaku serb iFushë Kosovës. Autoritetet jugosllave u përgjigjën me masa të ashpra ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Nga janari në mars 1999 lufta solli pasiguri në zonat urbane, duke përfshirë bombardime dhe vrasje. Të tilla sulme u kryen edhe gjatë bisedimeve ne Rambuje në shkurt dhe ndërkohë që Marrëveshja e Verifikimit në Kosovë u zgjidh në mars. Vrasjet në rrugë vazhduan dhe u rritën. Kishte përplasje ushtarake në Vushtrri në shkurt dhe zonë e paprekur deri tani në luftime në Kaçanik në fillim të marsit.
Në 15 janar 1999 ndodhi Masakra e Reçakut ku "45 fermerë shqiptarë u rrethuan, u drejtuan drejt një kodre dhe u masakruan. Trupat u zbuluan nga monitoruesit e OSBE-së, duke përfshirë edhe Kryetarin e Misionit William Walker, dhe të dërguarit e huaj të shtypit ndërkombëtar.
Jugosllavia e mohoi masakrën. Masakra e Reçakut ishte kulmimi i sulmeve të UÇK-së dhe reprezaljes së jugosllavëve që vazhduan përgjatë gjithë dimrit 1998–1999. Masakra u ndëshkua nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.
Kjo masakër ishte një pkë kthese e luftës. NATO vendosi se konflikti mund të zgjidhej vetëm duke vendosur një mision paqeruajtës ushtarak nën komandën e NATOs. Prishtina u bë subjekt i përleshjeve me armë dhe dëbimit të popullsisë sipas raporteve të OSBE-së.

Konferenca e Rambujesë (Janar–Mars 1999)


Në 30 janar 1999 NATO lëshoi një deklaratë ku Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte pranuar që "Sekretari i Përgjithshëm i NATOs mund të autorizojë sulme ajërore kundër shënjestrave në territorin e RFJ" në mënyrë që të arrihej një marrëveshje politike". Ndërkohë që kjo ishte më shumë një kërcënim për qeverinë e Millosheviçit, ajo po ashtu ishte një sprovë për të gjithë faktorin politik shqiptar.
Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set "principesh të panegociueshme" e cila krijoi një paketë të njohur si "Status Quo Plus"—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.
Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt. Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd.
Kjo ishte në kontrast me konferencën e Dejtonit në 1995 e cila përfundoi luftën në Bosnje, ku Millosheviçi negocioi personalisht. Mungesa e Millosheviçit u interpretua si shenjë se vendimet e vërteta po bëheshin në Beograd, një lëvizje që e rriti kriticizmin në Jugosllavi dhe jashtë saj; peshkopi serb i Kosovës Artemije udhëtoi në Rambuje për të protestuar për faktin se delegacioni ishte tejet i papërfaqësuar. Gjatë asaj kohe spekulohej për një padi të mundshme për krime lufte ndaj Millosheviçit, kështu që mungesa e tij mund të jetë motivuar nga frika për arrestimin e tij.

Pajimet e Brigadës Speciale së 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat "kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën, duke përfshirë mekanizma për zgjedhje të lira dhe të ndershme për institucione demokratike.
Ndërkohë që marrëveshja nuk i kënaqi plotësisht shqiptarët, sipas jugosllavëve ata ishin shumë radikalë, të cilët u përgjigjën duke ndryshuar në mënyrë drastike tekstin të cilën edhe Rusia (aleat i RFJ) e quajti të papranueshëm. Ata kërkonin të rishikonin me kujdes statusin politik të Kosovës dhe larguan të gjitha masat e propozuara për implementim.
Ndërmjet gjithë këtyre ndryshimeve në versionin e ri të propozuar, eleminohej komplet kapitulli për ndihmën humanitare dhe rindërtim, hiqej komplet mbikëqyrja ndërkombëtare dhe nuk përmendej "vullneti i popullit të Kosovës" në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Marrëveshja kërkonte për administrimin e Kosovës nga NATO si një provincë autonome brenda Jugosllavisë, një forcë prej 30,000 trupash të NATOs për mbajtjen e rregullit në Kosovë; të drejtën e kalimit të papenguar të trupave të NATOs në territorin jugosllav, përfshirë Kosovën; dhe imunitet për NATOn dhe agjentët e saj nga ligji jugosllav.
Do të lejohej një prani e vazhdueshme e ushtrisë jugosllave me 1,500 trupa për vëzhgimin e kufirit, të mbështetura nga 1,000 trupa për qëllime komande dhe mbështetje, po ashtu edhe një numër të vogël policie kufitare, 2,500 njerëz nga Ministria e Brendshme për qëllime sigurie të përgjithshme, dhe 3,000 policë lokalë.
Megjithëse qeveria jugosllave citoi dispozitat ushtarake të Shtojcës B të dispozitave të Rambujesë si arsyen e kundërshtimeve të tyre, duke thënë se ishte një dhunim i papranueshëm i sovranitetit të Jugosllavisë, këto dispozita ishin thelbësisht të njëjta me ato të zbatuara në Bosnje për misionin SFOR (Stabilisation Force) pas Marrëveshjes së Dejtonit në 1995.
Dy palët nuk i diskutuan problemet me detaje për shkak të mosmarrëveshjeve më thelbësore. Në veçanti, pala sebe nuk e pranonte idenë e pranisë së trupave të NATOs në Kosovë duke zëvendësuar forcën e tyre të sigurisë, duke preferuar më mirë vëzhgues të paarmatosur të OKB-së. Vetë Millosheviçi refuzoi të diskutojë shtojcën pasi informoi NATOn që ishte e papranueshme, edhe pasi atij iu ofrua të propozojë amendamente për dispozitat në mënyrë që të bëheshin të pranueshme.
Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav.Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.
Në 23 mars, kuvendi serb pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATOs.

Bombardimi nga NATO

Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset.Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë." Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.

Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.

Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi.

Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.


Dëmet pas bombardimit të një depoje armatimi në Sremska Mitrovica, Serbi
Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare.

Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të Majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Në fillim të majit, një avion i NATOs sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATOn për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve.

Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë" ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale." Në 7 maj, disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit.

Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.

Tymi në Novi Sad pas bombardimit të NATOs
Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.

Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së. Në të njëjtën kohë, negociatorëtfinlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.
Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.

Forcat speciale norvegjeze Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. Duke u pregatitur për pushtim në 12 qershor, forcat speciale Norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë.
Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë. Sipas gazetarit të Sky News Keith Graves, norvegjezët ishin futur në Kosovë dz ditë para marshimit të forcave të tjera dhe ishin ndër të parët që u futën në Prishtinë. Detyrat e Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando ishte të pastronin rrugën dhe të qetësonin palët serbëve dhe shqiptarëve.

Tërheqja e ushtrisë jugosllave dhe futja e KFOR

Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe përleshjeve me grushta në disa raste. Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajërore.


Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATOKosovo Force (KFOR) filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte pregatitur të kryente operacione luftarake, por në fund, misioni i tij mbeti vetëm paqeruajtja. KFOR ishte i bazuar nën shtabin e Allied Rapid Reaction Corps (Trupat e Reagimit të Shpejtë Aleate) të komanduara nga Gjeneral Lejtnant Mike Jackson i Ushtrisë Britanike.
Ku konsistonte në trupa britanike (një brigadë e ndërtuar nga brigada e IV e blinduar dhe brigada e V e parashutistëve), një brigadë e Ushtrisë Franceze, një brigadë e Ushtrisë Gjermane, të cilat hynë nga perëndimi ndërkohë të gjitha forcat e tjera avancuan nga jugu, me një brigadë e Ushtrisë Italiane dhe një brigadë e Ushtrisë Amerikane.
Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë në 12 qershor 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK Forsvarets Spesialkommando dhe forcat speciale ajrore Britanike S.A.S. 22 Special Air Service, pavarësisht se trupat ruse ishin të pranishme më parë në aeroportin e Prishtinës. Ushtarët norvegjezë të FSK Forsvarets Spesialkommando ishin të parat që ranë kontakt me trupat ruse në aeroport. Misioni i FSK ishte të implementonte paqen ndërmjet palëve shqiptare dhe serbe.
Kontributi i SHBA, i njohur si Initial Entry Force (Forca Fillestare Hyrëse), u drejtua nga Divizioni i I-rë i Blinduar, i komanduar nga Gjeneral Brigade Peterson, e udhëhequr nga një togë nga Batalioni i II-të dhe nga Regjimenti Parashutisht i 505-të i Këmbësorisë i bashkuar me Forcat Britanike.
Të tjera njësi përfshinin Batalionet I dhe II nga Grupi i Forcave Speciale(parashutiste) nga Stuttgarti, Gjermani dhe Fort Carson, Colorado dhe shumë njësi të tjera të Ushtrisë Amerikane të vendosura në Europë dhe SHBA. Forcat fillestare të SHBA e vendosën zonën e veprimit përreth qyteteve të Ferizajt, më vonë Kampi Bondsteel, dhe Gjilan, në Kampin Monteith.

Më 1 tetor 1999, përafërsisht 150 parashutistë të SHBA u parashutuan në
Ferizaj si pjesë e Operation Rapid Guardian (Operacioni Gardiani i Shpejtë). Qëllimi i misionit ishte kryesisht për të paralajmëruar Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç për aftësinë e shpejtë të veprimit dhe kapacitetet e NATOs në Kosovë. Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë uljes pasi parashuta e tij nuk u hap.Gjatë mësymjes fillestare, ushtarët e SHBA u përshëndetën nga shqiptarët me brohoritje dhe lule gjatë kohës që KFOR kalonte nëpër fshatra.Megjithëse nuk kishte aspak rezistencë, tre ushtarë amerikanë humbën jetën në aksidente.
Më 15 dhjetor 1999, një ushtar amerikan humbi jetën, pasi mjeti HMMWV ku ai ishte pasagjer ra në një minë.
Pas fushatës ushtarake, përfshirja e paqeruajtësve rusë rezultoi shumë e tendosur dhe sfiduese për KFOR. Rusët prisnin të kishin një sektor të pavarur të Kosovës, por u surprizuan kur misioni filloi nën komandën e NATOs. Pa komunikuar paraprakisht ose koordinim me NATOn, paqeruajtësit rusë hynë në Kosovë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe pushtuan Aeroportin e Prishtinëspara ardhjes së forcave të NATOs.
Gjë e cila rezultoi në Incidentin në Aeroportin e Prishtinës ku dëshira e Komandantit Suprem të NATOs Wesley Clark ishte të bllokonte pistën e aeroportit me mjete të NATOs, për të parandaluar përforcimet ruse, por u refuzua nga komandanti i KFOR Gjenerali Mike Jackson.
Më 2010, James Blunt përshkroi në një intervistë se si njësisë së tij i ishte dhënë detyra për sigurimin e Prishtinës gjatë avancimit të forcës paqeruajtëse prej 30,000 trupash dhe se si ushtria ruse ishte futur dhe kishte marrë kontrollin e aeroportit të Prishtinës para se njësia e tij të arrinte.
Blunt ndau një pjesë të detyrës e cila mund të rezultonte një incident i dhunshëm ndërkombëtar. Sipas njohurive të Blunt kishte një përballje pa armë me rusët, dhe Komandanti Suprem i NATOs, Wesley Clark, dha urdhra paraprake për ti mposhtur rusët. Ndërkohë që kishte një tërheqje nga Blunt, urdhri u tërhoq nga Gjenerali Jackson, me shprehjen tashmë të famshme, "Nk do ti bëj ushtarët e mi përgjegjës për nisjen e Luftës së Tretë Botërore."

Reagimet për luftën

Për shkak të ligjeve censuruese të medias, media jugosllave nuk mbulonte ngjarje që ndodhnin në Kosovë, po ashtu edhe sjellja e vendeve ndaj katastrofës humanitare që po ndodhte atje. Kështu që, shumë pak nga publiku jugosllav prisnin ndërhyrjen e NATO, por mendohej gjërësisht se do të arrihej një marrëveshje diplomatike.

Mbështetësit e luftës

Mbështetja për Luftën e Kosovës dhe, në veçanti, ligjshmëria për fushatën bombarduese të NATOs vinte nga burime të ndryshme. Në një artikull në 2009, David Clark shkruante se "Çdo anëtar i NATO, çdo vend i BE, dhe shumica e fqinjëve të Jugosllavisë, mbështesnin veprimet ushtarake" me deklarata nga liderët Bill ClintonVáclav Havel dhe Tony Blair respektivisht e përshkruanin luftën si, "një sulm me tanke dhe artileri mbi një popullsi të pambrojtur liderët e të cilëve kishin pranuar paqen," "lufta e parë për vlera" dhe "për të shmangur atë që mund të bëhej një katastrofë humanitare në Kosovë.".
Të tjerë si sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Annan i cili i quante veprimet e NATO si të drejta i cili theksoi se në disa raste përdorimi i forcës është i nevojshëm për të sjellë paqen megjithëse Annan tha se "Këshilli duhej të përfshihej në vendimet për përdorimin e forcës." Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar të pavarur në Kosovë, me titull The Kosovo Report, i cili zbuloi se:
„forcat [jugosllave] nisën një fushatë terrori të planifikuar mirë dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë përshkruhet shpesh si "pastrim etnik", me qëllimin për të larguar shumë, në mos të gjithë, shqiptarët nga Kosova, për të shkatërruar shoqërinë e tyre, dhe përtë parandaluar rikthimin e tyre.“

Ku përfundoi se "ndërhyrja e NATOs ishte ilegale por e nevojshme", Një tjetër raport u publikuar nga Zyra e Informacionit dhe e Shtypit të NATOs i cili raportoi se, "shkeljet e të drejtave të njeriut në shkallë të gjerë në Kosovë japin një terren të pakundërshtueshëm reference për aspektin humanitar të ndërhyrjes së NATO."

Disa kritikë shtojnë se NATO nuk kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB që dë të thotë se nuk kishte bazë ligjore, por sipas disa shkollarëve të njohur, "nuk kishte asnjë bazë të sigurtë ligjore për atë veprim, i cili u justifikua."
Përveç politikanëve dhe diplomatëve, komentuesit dhe intelektualët po ashtu mbështesnin luftën. Michael Ignatieff e quajti ndërhyrjen e NATOs një "përgjigjje moralisht e justifikueshme ndaj spastrimit etnik dhe vërshimit të refugjatëve, dhe jo si shkak për vërshimin e emigrantëve" ndërkohë që Christopher Hitchens tha se NATO ndërhyri vetëm, "kur forcat serbe filluan të dëbimet masive dhe një spastrim etnik me shkallë të gjerë." Duke shkruar tek The Nation, Richard A. Falk shkroi se, "fushata e NATO arriti heqjen e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe më e rëndësishmja largimin e njësive paraushtarake dhe policore serbe".

Kritikët e luftës

Disa kritikuan ndërhyrjen e NATO si shmangie taktike politike, pasi erdhi direkt pas skandalit të Monica Lewinsky, duke nënvizuar se media amerikane zëvendësoi vëmendjen tek lufta. Gjithashtu, disa theksojnë se para bombardimit, në vend që të ishte një konflikt i përgjakshëm, UÇK nuk përfshi në luftën civile ndaj forcave jugosllave dhe se shifrat e të vrarëve (përfshirë edhe shqiptarët) u rritën pas ndërhyrjes së NATO.
Gjithësesi, mungesa e luftës nuk do të thoshte se kishte paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, siç kanë theksuar burime të tjera, duke cituar vdekjen e 1,500 shqiptarëve dhe dëbimin e 270,000 të tjerëve para ndërhyrjes së NATO dhe represionin dramatik të popullsisë shqiptare pavarësisht ndryshimeve kushtetuese të regjimit të Millosheviçit që impononte një "aparteid" në Kosovë.
Presidenti i SHBA Clinton dhe administrata e tij u akuzuan se kishin rritur numrin e të vrarëve shqiptarë nga forcat shtetërore serbe. Pas bombardimit të ambasadës kineze në Beograd, Kryeministri kinez Jiang Zemin tha se SHBA po përdorte superioritetin ekonomik dhe ushtarak për të rritur progresivisht influencën në vende të tjera.
Liderët kinezë e quajtën fushatën e NATO një precedent i agresionit lakuriq, një formë e re e kolonializmit, një luftë agresive e pabazë në moral dhe ligj. U pa si një komplot i SHBA për të shkatërruar Jugosllavinë, të zgjerohej në lindje dhe të kontrollojë të gjithë Europën.
Karta e Kombeve të Bashkuara nuk lejon ndërhyrjet ushtarake në vende të tjera sovrane me disa përjashtime të cilat, në përgjithësi, duhej të vendoseshin nga Këshilli i Sigurimit të OK; kjo çështje ligjore provoi të ishte kontroverse ndërmjet shumë shkollarëve ligjorë të cilët debatojnë se megjithëse Lufta e Kosovës ishte ilegale, ishte sërisht e drejtë.
Çështja u soll në Këshillin e Sigurimit të OKB nga Rusia, në një projekt-rezolutë e cila, inter alia, do të konfirmote "se përdorimi i forcës nga vetëm një palë konstituon në një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara". KinaNamibia, dhe Rusiavotuan për rezolutën, anëtarët e tjerë dolën kundër, kështu që dështoi.
Lufta la shumë të vrarë.Që prej marsit 1999, luftimet dhe shënjestrimi i ndërtesave civile la rreth 1,500–2,000 civilë dhe luftëtarë të vrarë.Numri përfundimtar i të vrarëve nuk është isigurtë për çdo palë.

Humbjet civile

Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.

Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) nëAtlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.
Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima). Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.

Civilët e vrarë nga sulmet ajrore të NATO


Jugosllavia raportoi se sulmet e NATOs shkaktuan nga 1,200 deri në 5,700 të vrarë. Sekretai i Përgjithshëm i NATOs Lord Robertson, shkroi se pas luftës "numri i saktë i të vrarëve nuk do të njihet kurrë me saktësi" por gjithashtu ai i dha disa shifra të dhëna nga një raport i Human Rights Watch si përafrimi më i saktë.
Ky raport numëronte nga 488 deri në 527 civilë të vrarë (90 deri në 150 prej tyre u vranë nga përdorimi i bombave thërrmuese) në 90 incidente të ndryshme, më i keqi nga të cilat ishte rasti i 87 shqiptarëve refugjatë në afërsi të Korishës. Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.

Civilët e vrarë nga forcat jugosllave




Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times. Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.

Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish. Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.
Varret masive të njohura:
  • Në 2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.
  • Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.
  • 77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.
  • 50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.

Humbjet e NATO

Humbjet ushtarake të NATOs ishin të ulëta. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi asjnë të vdekur si shkak i luftimeve direkte. Gjithësesi, në orët e para të mëngjesit të 5 majit, një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache u rrëzua afër kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Një tjetër helikopter amerikan AH-64 Apache u rrëzua 64 km larg Tiranës, shumë afër kufirit Shqipëri/Kosovë. Të dy pilotët amerikanë të helikopterit ndërruan jetë në atë incident. Ata ishin të vdekurit e vetëm të NATOs gjatë luftës, sipas deklaratave zyrtare të NATOs.

Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime.

Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan. Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më. Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar dhe dy të tjerë të dëmtuar. Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me Maqedoninë

Humbjet ushtarake jugosllave





NATO nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi humbjet në njerëz nga ana e serbëve.Sipas autoriteteve jugosllave 462 ushtarë u vranë dhe 299 u plagosën nga sulmet ajërore të NATO.Emrat e të vrarëve jugollavë u shënuan në një "libër kujtimi".

Përsa i përket pajisjeve ushtarake, NATO shkatërroi rreth 50 avionë jugosllavë duke përfshirë 6 MiG-29 të shkatërruara në luftime ajër-ajër. Disa G-4 Super Galeb u shkatërruan që në strehën e tyre nën bunker pas një zjarri të shkaktuar nga një bombë anti-bunker.

Në fund të luftës, NATO zyrtarisht raportoi se ka shkatërruar 93 tanke jugosllave. Jugosllavia pranonte vetëm 3 tanke të shkatërruar. Shifrat më vonë u verifikuan nga inspektorët Europianë kur Jugosllavia iu bashkua marrëveshjes së Dejtonit, duke llogaritur numrin e tankeve atëherë dhe gjatë inspektimit në 1995.

NATO raportoi se Ushtria Jugosllave humbi 93 tanke (M-84 dhe T-55), 132 APC (transportues personeli të blinduar ose Autoblinda), dhe 52 copë artilerie. Shumë burime i kundërshtonin këto shifra duke thënë se një pjesë e tankeve ishin karrema prej kartoni ose tanke të luftës së dytë botërore të përdorur si shënjestra. Vetëm mbrojtja kundër-ajërore nuk u prek për të mos u rrezikuar pasi avionët e NATOs shpesh sulmonin në lartësi të sigurta prej 5,000 m.

Gjithësesi, humbjet më të rënda për Ushtrinë Jugosllave ishte infrastruktura e dëmtuar dhe e shkatërruar. Pothuaj të gjitha bazat ajërore ushtarake dhe pistat ajërore (Batajnicë, Ladevci, Aeroporti Sllatina, Golubovci dhe Aeroporti i Gjakovës) dhe shumë ndërtesa ushtarake dhe komplekse të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë.

Përveç këtyre edhe industria e mbrojtjes u dëmtua rëndë (Utva, fabrika Zastava Arms, qëndra riparuese e forcave ajërore Moma Stanojlović, qëndrat riparuese në Čačak dhe Kragujevac). Moreover, në përpjekje për të dobësuar Ushtrinë Jugosllave, NATO shënjestroi edhe disa komplekse të rëndësishme civile (rafineria e naftës në Pančevo, rafineria e naftës në Novi Sad, ura, hekurudha, etj.)

Humbjet e UÇK



Memoriali i UÇK-së në Smirë, Kosovë

Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosov[s ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.
Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje. Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.

Pasojat

Brenda tre javësh, mbi 500,000 shqiptarë u kthyen në shtëpi.Nga nëntori 1999, sipas UNHCR, 848,100 nga 1,108,913 refugjatë u kthyen.
Sipas censusit jugosllav të 1991 kishte rreth 194,190 serbë dhe 45,745 romë në Kosovë. Sipas Human Rights Watch, 200,000 serbë dhe mijëra romë ikën nga Kosova gjatë dhe pas lufte. Sipas disa shifrave të tjera nga Kosova ikën 164,000 serbë por pas rikthimit të qetësisë nga KFOR një pjesë u kthyen.

Krimet e luftës serbe

Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian". Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".
Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić.
Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ...
Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive.


Krimet e luftës shqiptare

ICTY po ashtu niveloi akuzat duke akuzuar anëtarët e UÇK-së Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu, dhe Agim Murtezi për krime kundër njerëzimit. Ata u arrestuan më 17 dhe 18 shkurt 2003. Akuzat Agim Murtezit u rrëzuan menjëherë për shkaë të një ngatërrese në identitet, ndërkohë që Fatmir Limaj u lirua nga të gjitha akuzat në 30 nëntor 2005 dhe u la i lirë. Akuzat ishin në lidhje me kampin e burgut të drejtuar nga të akuzuarit në Llapushnik nga maji deri në korrik të 1998.
Në 2008, Carla Del Ponte publikoi një libër ku aludonte se, në fund të luftës në 1999, shqiptarët e Kosovës trafikonin organe të serbëve nga një fshat në Shqipëri. ICTY dhe Gjykata Serbe e Krimeve të Luftës po hetojnë mbi historitë e shkruara në një libër artistik, por ende asnjë provë nuk ka dalë në dritë.
Në mars 2005, një gjykatë e OKB-së akuzoi Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për krime kundra serbëve. Në 8 mars, ai dha dorëheqjen me dëshirën e tij për tju përgjigjur akuzave në gjykatë. Haradinaj, një shqiptar etnik, ishte komandant i cili drejtoi njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u votua Kryeministër në zgjedhjet parlamentare në dhjetor 2004. Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët të UÇK Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Zyra e prokurorit e apeloi çështjen por përsëri të tre u liruan nga akuzat në 29 nëntor 201.

Krimet e luftës së NATO

Qeveria jugosllave dhe disa gruper presioni ndërkombëtare (si Amnesty International) thoshin se NATO kishte kryer krime lufte gjatë konfliktit, ku veçohej bombardimi i selisë së televizionit serb në Beograd në 23 prill 1999, ku u vranë 16 njerëz dhe u plagosën 16 të tjerë.
Sian Jones nga Amnesty tha se, "Bombardimi i selisë së televizionit shtetëror serb ishte një sulm i qëllimshëm ndaj një objekti civil ndaj dhe konsiderohet si krim lufte". Gjithësesi, në një raport të mëvonshëm të ICTY me titull Raporti përfundimtar për Prokurorinë nga Komiteti i Ngritur për të Rishikuar Fushatën Bombarduese të NATOs ndaj Republikës Federale të Jugosllavisëishte i njëjtë me versionin e dhënë nga NATO mbi sulmin, duke shkruar "Sulmi kishte si qëllim shkatërrimin e rrjetitr të komunikimit, dhe është ligjërisht e pranueshme" dhe se, "NATO nuk e sulmoi ndërtesën për qëllime propagande por aksidentale pasi qëllimi ishte shkatërrimi i sistemit të komandimit, aparatin që mbante në fuqi Millosheviçin." In regards to civilian casualties, it further stated that though they were, "unfortunately high, they do not appear to be clearly disproportionate."




*****


Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq mendon se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë të vitit 1995, përpjekjet për të relativizuar ose të justifikuar krimet e kryera më parë kundër serbëve, Serbisë dhe popullit serb, shtynë civilizimin drejt kolapsit moral.



Në një intervistë për të përjavshmen sarajevase "Dani", Drashkoviq thekson se në krimet kundër boshnjakëve në Srebrenicë, të cilat Gjykata në Hagë i ka karakterizuara si gjenocid, është bërë edhe një krim i tmerrshëm kundër Serbisë dhe popullit serb - krim kundër, siç thotë ai, historisë sonë dhe ndërgjegjen tonë kombëtare.

“Boshnjakët në Srebrenicë janë si serbët në Jasenovc, Jadovno ose Rzhanin të Sipërm. Nga përvoja ime ne e dimë se sa dhemb kur dikush i mohon këto krime të mëdha të tilla si të regjimit nazist apo ustashëve të Shtetit të Pavarur të Kroacisë. 

Për këtë shkak gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet justifikuar, përkatësish kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e serbëve nuk po e konteston”, thotë ndër të tjerash Drashkoviq.
Kujtojmë se Britania e Madhe ka iniciuar një rezolutë në Kombet e Bashkuara për dënimin e krimeve serbe gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, e cila ka bërë që liderët serbë shtetëror të nisin një ofensivë për parandalimin e saj përmes Rusisë. 
http://www.gazetatema.net/web/2015/04/22/kujt-i-takon-kosova-skica-te-nje-historie-konflikti/


Më 5 prill 2015 , u bë rivarrimi i 28 mbetjeve mortore të viktimave të Masakrës së Rezallës.


Në këtë fshat të Drenicës, më 5 prill të vitit 1999, u vranë 38 persona. Fillimisht paramilitarët serbë mblodhën gjithë banorët që gjetën, në oborrin e Hashim Dërgutit, me qëllim që t'i pushkatojnë të gjithë. Pastaj vendosën që t'i lirojnë gratë dhe fëmijët. Meshkujt, që të gjithë u vranë.

Image result for krimet serbe ne kosove
Forcat serbe bënë edhe një krim tjetër, sepse i zhdukën trupat e pajetë të viktimave shqiptare. Vitin e kaluar 28 prej tyre u gjenden në Rudnicë të Rashkës. Dy janë gjetur më herët, ndërsa tetë të tjerë ende mungojnë.
Homazhet që u bënë të dielën në Rezallë, duhet të na vetëdijesojnë ta duam më shumë këtë vend dhe që e kaluara të mos harrohet.

 Apo, siç tha Rifat Jashari me këtë rast: “Ky tubim sot duhet të jetë udhërrëfyes i gjithë ne shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës që të bashkohemi njëherë e përgjithmonë, të punojmë bashkërisht, si popull e si komb".
Se çfarë krimesh të tmerrshme janë bërë anekënd Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99, kjo dëshmohet edhe nga xhirimet e bëra nga Associated Press. Ato janë postuar në faqen në Facebook, të titulluar: “Krimet sllavo-serbe”.
Image result for krimet serbe ne kosove
Aty mund të shihni shkatërrimet, vrasjet mizore, deportimet... të gjitha tmerret nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët gjatë luftës, e të cilat nuk duhet t’i harrojmë.
Image result for krimet serbe ne kosove
Ju paralajmërojmë edhe një herë, se videot nuk preferohen të shikohen nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.


PASTASEL (RAHOVEC)/DRAGAQIN (SUHAREKË): 19 QERSHOR 1999  
Pastasel Rahovec,Dragaqin Suharek. 19 Qershor 1999
KOLIQ: 16 QERSHOR 1999  
Koliq 16 Qershor 1999
KORISHË ( PRIZREN): 14 MAJ 1999  
Korish Prizren 14 Maj 1999
REÇAK: 17 JANAR 1999  
Reqak 17 Janar 1999
DRENICË: 11 TETOR 1998  
Drenic 11 Tetor 1998
LIKOC, ABRI E EPËRME: 24 MARS 1999  
Likoc, Obrij e Eperme 24 Mars 1999
LLAPASHTICË: 29 DHJETOR 1998  
Llapashtic 29 Dhjetor 1998
POLAC: 21 DHJETOR 1998 (VARRIMI I KOMANDANTIT MUJË KRASNIQIT DHE DËSHMORËVE TJERË TË RËNË NË MALET E PASHTRIKUT MË 14 DHJETOR 1998)  
Polac 21 Dhjetor 1998 vorrimi i Komandant Muj Krasniqit dhe Deshmoreve te tjere te rene ne malet e Pashtrikut me 14 dhjetor 1998
HAS: 23 TETOR 1998  
Greqin e Hasit. 23 Tetor 1998
DOBRATIN (PODUJEVË): 22 SHTATOR 1998  
Dobratin Podujev 22 Shtator 1998
KRAJKOVË: 24 TETOR 1998  
Krajkovë 24 Tetor 1998
KOMORAN: 7 TETOR 1998  
Komoran 7 Tetor 1998
BROLIQ (DEÇAN): 19 GUSHT 1998  
Broliq Deçan 19 Gusht 1998
ABRI: 5 TETOR 1998  
Obrijë 5 Tetor 1998
PRILEP: 29 PRILL 1998  
Priljep 29 Prill 1998
MORINË (KUKËS): 31 MARS 1999  
Morin Kukes 31 Mars 1999
KUKËS: 12 MAJ 1999  
Kukes 12 Maj 1999
Posted by Krimet serbo-sllave on Friday, March 27, 2015
BLLACË: 15 PRILL 1999  
Bllacë 15 Prill 1999
GAJRE (KAÇANIK: 29 MARS 1999  
Gajre Kaqanik 29 Mars 1999
KUKËS: 15 MAJ 1999  
Kukes 15 Maj 1999
JABLLANICË E PEJËS: 17 PRILL 1999  
Jabllanicë të Pejës 17 Prill 1999
MEJË (LANDOVICË): 18 QERSHOR 1999  
Mejë, Landovic 18 Qershor 1999
MORINË: 29 MARS 1999  
Morin 29 Mars 1999
MORINË: 4 MAJ 1999  
Morin Kukes 4 Maj 1999
SHKODËR: 30 PRILL 1999  
Morin, Shkoder 30 Prill 1999
KUKËS: 25 MAJ 1999  
Kukes 25 Maj 1999
QAFË E PRUSHIT: 3 PRILL 1999  
Qafe e Prushit 3 Prill 1999
KORÇË: 6 MAJ 1999  
Korçë 6 Maj 1999
PODUJEVË: 28 JANAR 1999  
ROGOVË E HASIT: 29 JANAR 1999  
KUKËS: 4 MAJ 1999  
Morin Kukes 4 Maj 1999
MALISHEVË: 30 KORRIK 1998  
ÇIREZ: 9 GUSHT 1998  
PRISHTINË: 16 MARS 1998  
BLLACË: 4 PRILL 1999  
Bllacë, Shkup 4 Prill 1999
DOBËRDOLAN (SUHAREKË): 30 GUSHT 1998  

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)