2015-08-23

Kush e themeloi UÇK-ën ?





  Reshat Sahitaj


KUSH E THEMELOI UÇK-ën, LPK-ëja apo 


LDK-ëja ? 



Kohë pa kohë. Kohë e dallaverxhinjëve, hajnive, hafijeve, e mafijeve politike, e përfitimeve të vlerave të luftës dhe pasluftës, kohë e falsifikimeve të historisë dhe biografive, e zhvlerësimeve të aktivitetëve kombëtare, e mburrjeve duke e vë veten mbi çdokë tjetër e rahabilitimit të spiunëve dhe denimin e patriotëve....
Aktualisht shqiptarët jetojmë në këto rrethana ku secili përpiqet të glorifikojë punën e tij për interesa përsonale dhe të grupit të tij duke e nëpërkëmbur të gjithë tjerët.



Akterët e luftës çlirimtare ende nuk kanë arritur që bashkarisht të shkruajnë historinë e kësaj lufte të lavdishme, sepse egoizmi i disa individëve tanimë më influencë poltike dhe ekonomike marramendëse nuk dëshirojnë t’ia vënë pikën bazave të themelimit të UÇK-së.


 Shtrohet pyetja, pse pikërisht këta që u morën më luftën nuk dëshirojnë ta shkruajnë historinë ee tyre?! Përgjigjet janë të shumta dhe të pa definuara.



Mendoj se xhelozia është njëri ndër faktorët kryesor që liderët e luftës nuk i ka lejuar të bashkohën për të shkruar historinë e themelimit të UÇK-së.


Këtë e them duke u bazuar në deklarata publike në medie elektronike dhe të shkruara ku secili personalitet i luftës shkruante, ose thoshte, se ai ishte nismëtar i themelimit të UÇK-së, tjetri shkruante se ai e kishte propozuar që ushtria të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e madje në shumicën e këtyre shkrimëv del se Xhavit Haliti është kumbara i UÇK-së.

Në bazë të te gjitha deklaratave dhe kontaktëve të mia përsonale të asaj kohe më: Ibrahim Kelmendin, Fazli Veliun, Adem Grabovcin, Bardhyl Mahmutin, Gafurr Elshanin(më pak) , Fehmi Lladrovcin, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Bislim Zyrapin, Naim Malokun e shumë të tjerë të këtij krahu, e kam bindjen se këta janë bërthama e parë e themelimit të UÇK-së.


Për dokumentimin e formimit te UÇK-së , më së miri janë të informuar dhe që posedojnë dokumente të pakontestueshme janë: Gafurr Elshani dhe Bedri Islami.

 Gafurr Elshani që është njëri ndër çelësit kryesor të luftës ka vendosur të mos publikojë asgjë për një afat të pacaktuar, vetëm e vetëm që tjerët të vetëkënaqën me deklrata ne televizionet vendore. Bedri Islami herë pas here ka publikuar në forma të shkëputura dokumente të rralla, si dhe një libër bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin në të cilin libër rrëfen në mënyrë periferike për disa gjëra thelbësore që ndoshta më vonë në mënyrë institucionale t’i botojë të kompletuara.