SHUHET”KAPEDANI”
Albert Verria, aktori që ka zënë vend nderi në artin shqiptar duke sjellë për publikun dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesë, ka ndërruar jetë sot, ne moshen 79 vjeçare , pas një sëmundje të rëndë.
“Mua me merr te keqen ti!” thote xha Sulua. Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr te keqen! Homazh!, shkruan në faqen e saj në Twitter Ministrja e Kulturës. Mirela Kumbaro.
“Gjatë gjithë periudhës që jam angazhuar në teatër dhe kinematografi nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time, kam menduar vetëm që personazhin që marr ta skalis në mënyrë të perfeksionuar, që në një të ardhme të mbetet në kujtesën e spektatorit”, ishte shprehur para pak kohësh aktori i mirënjohur i filmit “Kapedani”, film i cili bëri histori në kinematografinë shqiptare sidomos për nga interpretimi brilant i këtij aktori me përmasa të jashtëzakonshme.
Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shkrunate sonte ne faqen e tij ne Facebook, “u largua edhe Berti.
Ekrani do mbetet bosh. Iku nje aktor i mrekullueshem dhe nje burre e familjar i mire. Bert Verria do mbetet i pa harruar”.
Albert Verria lindi në Fier më 3 shtator 1936, ku mbaroi shkollën e mesme bujqësore dhe punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959.
Përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë ju dha titulli “Artist i Popullit”.
Disa nga veprat ku ka interpretuar
Albert Verria
Albert Verria
Kinematografia
Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
Trapi i Vjetër (2005), komedi
Misioni përtej detit - (1988)
Në emër të lirisë - (1987)
Rrethimi i vogël - (1986), shoku Kopi
Melodi e pandërprerë - (1985) bariu
Ditë të qytetit tim - (1982) (TV)
Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
Përtej mureve të gurta - (1979), babai i Asimes
Koncert në vitin 1936 - (1978), Nuri Beu
Nga mesi i errësirës - (1978) , Ibishi
I treti - (1978), Saliu
Thirrja - (1976), Lec Kabashi
Në fillim të verës - (1975) , Kaporal Pelegrini
Shtigje të luftës - (1974), Jani Ferra
Shpërthimi - (1974) xha Kasemi
Brazdat - (1973), babai Ademit
Operacioni zjarri - (1973), Hiluku
Kapedani - (1972), xha Sulo
Kur zbardhi një ditë - (1971), Bakalli
I teti në bronz - (1970), Alo
Përse bie kjo daulle - (1969), i dehuri
**********
Historiani dhe kameleonët
Filmi "Historiani dhe kameleonët" prodhim i vitit 1988.
Regjia : Saimir Kumbaro. Skenari : Qamil Buxheli & Saimir Kumbaro. Producent : Shqipëria e re. Muzika : Aleksandër Lalo.
Vitet ’30. Ambicia e çmendur e monarkut të provojë se rrjedh nga një familje e lashtë fisnikësh sjell në Shqipëri një historian të huaj. I huaji do të punojë midis autoriteteve të një prefekture të panjohur të mbretërisë midis njerëzve të degjeneruar dhe injorantë të cilët duke u futur në situata komike bëhen qesharakë dhe të pa respektueshëm.
Aktorët
Bep Shiroka ... Maksuti;Sulejman Pitarka ... Zenel Beu;Albert Verria ... Historiani;Birçe Hasko ... Komandant Muharremi;Piro Kita ... Bashkëpunëtori i Historianit;Liza Hajati;Fadil Kujovska ... Fotografisti;Ferdinand Radi ... Xhandar Mevlani;Viktor Gjoka;Enver Dauti ... Drejtori i burgut;Sejfulla Myftari ... Xhandari;Anil Frasheri ... Kozmai;Vilson Gjoça ... Aliko;Aristotel Stefani;Suela Konjari
Trapi i Vjetër
Zhanri : Telekomedi
Titulli : “Trapi i vjetër”
Skenari : Vangjel Kozma
Regjia : Spartak Pecani, Naum Shundi
Episode : 10
Viti: 2005
Telekomedia ka në qendër të saj një hotel të quajtur “Trapi i vjetër”.Si pronë e një ish-trafikanti, do të bëhet vendi ku mbretërojnë thashethemet, aferat, vendi ku merr udhe kontrabanda, vendi ku takohen politikanet, zyrtare të lartë shtetëror, nëpunës apo dhe njerëz të thjeshte, atje ku të tjerë argëtohen dhe kalojnë momente intime.
Një punonjës bashkie, i cili tenton të bëje detyrën, por që i ndikuar nga rrethanat dhe ajo çfarë sheh, detyrohet të heqë dorë, një grua e cila kalon shpeshherë në shpërthime xhelozie teksa sheh të shoqin të tundohet përpara femrave të tjera, një "refugjat" italian i punësuar tashme tek një pronar shqiptar, ku krahas vështirësive në komunikim i duhet të përballoje edhe fjalët fyese të padronit të vet, krahas tyre edhe shumë personazhe episodike, plotësojnë mozaikun që ju dhuron të qeshura pa fund. "Trapi i vjetër" është një pjesë e tranzicionit shqiptar, dhe nëpërmjet komikes synon të godasë anët e errëta të këtij realiteti.
Situatat komike, batutat dhe dialogu midis personazheve kanë si produkt humorin e hollë dhe plot finesë, larg banalitetit.
Nën interpretimin mjeshtëror të aktoreve të mëdhenj të skenës dhe ekranit si :
Sejfulla Myftari (Cekja),Mehdi Malkaj,Albert Verria,Suela Konjari,Naum Shundi,Valentina Kita,Ciljeta Xhilaga,Valbona Peraj,etj.
Misioni përtej detit
Filmi "Misioni përtej detit" prodhim i vitit 1988.
Regjia: Lisenko Malaj, Skenari: Anastas Kondo, Roland Gjoza, Producent: Shqipëria e Re.
Në filmit është përdorur muzikë nga krijimtaria e kompozitorit grek Μίκης Θεοδωράκης Mikis Teodorakis dhe nga muzika popullore shqiptare.
Aktorët në role
Agim Qirjaqi ........ zoti Vasilikos;Bujar Asqeriu........ Andrea;Vasjan Lami ........ Meto
Alfred Bualioti........;Arben Spiro........ Petro;Kadri Roshi........ Miço postieri;Anastas Kristofori ........ zoti Mavrojani;Elton Lezo........ Niko;Margarita Xhepa ........ bashkshorta e z.Vasilikos
Vangjel Heba ........ zoti Llambros;Albert Vëria........ Dionisi këpucari;Tinka Kurti........ nëna e PetrosLazër Filipi........ prifti;Spiro Duni........ profesori nga Kreta;Rajmonda Aleksi........;
Dhimitraq Lepuri........
Përmbajtja e filmit
1944. Fundi i luftës së II Botërore. Katër partizanë zbarkojnë në një ishull Grek përtej detit. Ata kanë dënuar dike emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda. Filmi fokusohet në vështirësitë me të cilat përballen partizanët në këtë mision. Bile në disa pika duket se misioni do të dështojë....
Në emër të lirisë
Përmbajtja e filmit
Lufta e II Botërore në një fshat. Në luftimet me nazistët plagoset një partizan grek por partizanët shqiptarë e ndihmojnë dhe e strehojnë në shtëpinë e një fshatareje. Jeta e partizanit grek dhe mesazhi që ai ka për detyrë të çojë në vendin e duhur janë në rrezik sepse komanda Gjermane vendoset në shtëpinë ku ai është strehuar.
Aktorët:
Bujar Asqeriu;Lazër Filipi;Artur Gorishti;Tinka Kurti;Eduard Makri;Andon Qesari;Gjenovefa Redhi
Albert Vërria;Llesh Biba
Rrethimi i vogël
Moment xhirimi nga filmi"Rrethimi i vogel"Ne foto:Saimir Kumbaro,Leon Qafzezi,Gavrosh Haxhihyseni(Tirane)1987
Filmi "Rrethimi i vogël" prodhim i vitit 1986.
Regjia: Saimir Kumbaro, Skenari: Ruzhdi Pulaha,Operator Gavrosh Haxhihyseni,Drejtor Filmi:Kreshnik Hashorva,N/Drejtor Filmi:Leon Qafzezi & Agron Halili, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Ardit Gjebrea.
Përmbajtja e filmit
Agroni, një veteriner i cili caktohet me detyrën e kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit. Me vedosjen e tij si drejtues, ndjehet i rrethuar nga ndikimi i përsonave si në familje dhe në shoqëri. Frosa, e vjehra e tij, fillon të krijoj telashe në punë, duke kërkuar të ndihmojë disa miq të saj, të cilët i ofrojnë edhe rryshfete. Nga ana tjetër, Maksi i kërkon ta ndihmojë për të motrën, për të cilën i mban edhe mëri. Gjendet në udhëkryq kur Drita, e shoqja, kërkon të ruaj vendin e punës të të vëllait, si drejtor në pallatin e kulturës të rrethit. Xhaxhja Zenuni i rikujton mundësinë e ndikimit nga të afërmit. Agroni nuk bënë kompromis, por është më i vendosur të veprojë në përputhe me ndërgjegjen e tij.
AKTORET
Timo Flloko ........Kryetar Agron Beshiri;Sulejman Pitarka ...Llambi Guri;Violeta Manushi ....Frosa Guri;Kadri Roshi ........Zenun Boriga;Albert Verria ......shoku Kopi;Minella Borova ....Berti, kunati i Agronit;Mevlan Shanaj ......Vironi, shoku i Agronit;Sotiraq Bratko .....Maksi, shoku i Agronit;Jani Riza .........Besoja, shoku i Agronit;Pandi Raidhi .......Meti, shoku i Llambit;Marjeta Ljarja .....Drita, bashkeshortja e Agronit;Mimika Luca .......Shega, pastruesja;Agim Shuke ........shoku Faik;Xhevair Zeneli ....Gimi;Vasillaq Vangjeli; Kiço Kërri;Ilir Shkurti...
Melodi e pandërprerë
Filmi "Melodi e pandërprerë" prodhim i vitit 1985. Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Dhimitër Xhuvani, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Tahsim Hoshafi.
Përmbajtja e filmit
Filmi trajton dashurinë e njeriut për punën profesionin që ka zgjedhur në jetë. Në qëndër është një bari me tufën e tij të dhive është bota e tij intime dhe njerëzore.
Aktorë kryesorë:
Vangjel Agora;Jul Qesari;Shpëtim Shmili;Albert Verria etj.
Agimet e stinës së madhe
Film televiziv shqiptar me seri i realizuar nga RTSH në vitin 1981. Filmi merr shkas nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri pas luftës së II-të botërore. Pushteti i ri komunist duhet ti bëjë ballë reaksioni të klasave të përmbysura,të rindërtojë vendin e shkatërruar nga lufta, të bëjë reformën agrare. Lufta midis pushtetarëve të rinj dhe ish-bejlerëve, tregtarëve e borgjezëve të mëdhenj të organizuara në banda të armatosura bëhet e rreptë dhe me humbje nga të dyja palët. Është për të përmendur parabola e Latif Borës (Vangjush Furxhiu) (Artist i Popullit) që padashur vihet në shërbim të këtyre të fundit,por përfundimisht komunistët do të dalin fitimtarë.
Interpretojnë
Sulejman Pitarka...Ali beu;Stavri shkurti.....Zalo Kapllani;Vangjush Furxhi....Latif Bora
Agim Qirjaqi.......Astriti, i derguari i Partise;Fane Bita..........Sulo Abazi;Jani Riza..........Bunac SaliuPandi Raidhi.......Sharko Sheqi;Jorgaq Tushe.......Rezbati;Gjergj Melo.......Tomorr Gjika, Sekretari i partise;Kastriot Çaushi ....Gori Muzaka;Albert Verria......Solle Lili;Hajrie Rondo.......Xifja, bashkeshortja e Bunac Saliut;Petrika Riza.......Rusta;Zhani Petro........Z. Hamdi Caka, avokatiFadil Kujovska......Mehill Bani, tekniku i ures;Flurans Ilia.......Goni;Vladimir Muzha.....Dushan LetaPerika Gjezi.......Skenderi, Kryetari i Pushtetit;Mario Ashiku.......Z. Maluka, avokati ne Tirane ;Eduart Makri.......Aristoteli;Marta Burda........Naja, nena e Aristotelit;Paskualina Shllaku..E fejuara e Gori Muzakes;Merkur Bozgo........Z. Ali;Eli Disho...........Fatimeja, komshia eTomorrit;SejfullaMyftari....
Mundesi;Vangjel;Grabocka....Idriz Cenko;Dhimitër Trajçe.....Demir AgaKoço Qendro.........Aleks Lili;Lindita Sota........Bashkeshortja e Mehill Banit;Petraq Xhillari.....Mesuesi i Muzikes;
AgronMusaraj.......Punonjesi i zyres se Permbarimit
Dëshmorët e monumenteve
Filmi "Dëshmorët e monumenteve" është prodhuar në vitin 1980.
Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Luan Rama, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Tahsim Hoshafi.
Përmbajtja e filmit
Filmi i parë i xhiruar në bazë ngjarjesh të vërteta të ndodhura gjatë Luftës së Parë Botërore. Një ekspeditë Austro-Hungareze disponon informacione dhe ngre një zonë arkeologjike në qytetin e vjetër Apollonia. Ekspertët e kësaj ekspedite si arkeologu Shniker duan të grabisin monumente të lashta por fshatarët e zonës të udhëhequr nga mësuesi luftojnë për t’i mbrojtur. Austro-Hungarezët ekzekutojnë mësuesin.
Aktorët në role
Demir Hyskja........ Andrea, mësuesi;Petrit Llanaj........ Vangjo;Kadri Roshi........ Jani;Andon Qesari........ Hesler, kapiteni austriak;Shpëtim Shmili........ zoti Shniker, arkeologu;Aleksandër Pogaçe........ oficer Franc;Filika Dimo........ zonja Kopler, arkiologe;Vani Trako........ babai i Andreas;Miriam Bruçeti........ gruaja e Janit;Josif Koçi........ Stefani;Albert Verria........ Tasi, bakalli i fshatit;Koço Papadhopuli........;Ferdinand Radi........ oficer Volfi;Zhani Ziçishti........ Kristofori,psalti i kishës;Thoma Rrapi........;Sokrat Priftuli........;Genc Hasani........ Genti, djali i Andeas;Margarita Dervishi........ Ana, gruaja e Andreas...
Shtigje të luftës
Filmi "Shtigje të luftës" prodhim i vitit 1974.
Regjisor : Piro Milkani. Skenari :Safet Kurti & Skënder Plasari, Producent : Shqipëria e Re, Muzika : Kujtim Laro.
Përmbajtja e filmit
Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore. Kanani një luftëtar i famshëm në të gjithë krahinën e Pezës dhe Shabani një fshatar i vuajtur përballojnë të gjithë djegiet dhe shkatërimet e fshatit dhe me heroizmin e tyre ngrenë popullin në një hakmarrje të madhe.
Në pah vëhet lufta heroike e popullit të Pezës për liri. Figura e karaktere të veçanta e bëjnë këtë film të lehtë e të mprehtë.
Aktorët në role:
Timo Flloko... Kanani;Robert Ndrenika... Shabani;Ndrek Luca... Oficer Ballist;Perika Gjezi... Komisari;Minella Borova... Studenti;Albert Verria... Jani Ferra;Rikard Ljarja... Rrema
Sander Prosi ... Gjenerali;Guljelm Radoja... Fotografi;Niko Kanxheri... I deleguari i qarkorit
Pandi Raidhi... Babai i Shabanit;Birçe Hasko... Partizan Tafa;Elida Cangonji... Mësuesja;Florinda Manushi... E Fejuara E Kananit;Liza Laska ... Nëna e Rremës;Teodor Rupi...Koloneli;Zef Bushati... Kapiteni Italian;Ferdinand Radi...Italjani;Mihal Stefa;Dario Llukaçi;Muharrem Shtylla;Enver Dauti