Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Kosovë më 10 korrikun e ardhshëm ndihmëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, për të zgjidhur ngërçin politik që e ka kapluar vendin prej një viti, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi vjet se vija kufitare me Malin e Zi, është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Pakon e Ahtisaar-it. Por opozita e ka kundërshtuar kufirin e caktuar nga qeveria kosovare dhe e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të ratifikohet demarkacioni në Kuvend. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian bëri me dije se pa u ratifikuar akordi, nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët. Një temë tjetër që ka sjellë përplasje është edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe. Për shkak të tensioneve të mëdha, hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend dhe protestave në rrugë, nga tri partitë opozitare, vendi ka mbetur në ngërç institucional. Qëndrimi i SHBA-së, pasi analizoi procesin e caktimit të kufijve mes dy vendeve ishte: “Pas shqyrtimit të hartave nga vitet 1940-ta e deri më tani, përfshirë këtu edhe ato që janë shfrytëzuar nga komisioni për demarkacionin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se kufiri i shënjuar së fundmi është në përputhje të ngushtë me Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen në detaje me kufirin e propozuar në vitin 2015”. Ndërkohë dje, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian në Malin e Zi, i dërgoi një notë proteste Kosovës, pasi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje vendosën flamurin e Shqipërisë dhe tabelën me mbishkrimet “Republika e Kosovës” dhe “Mirë se vini”, sipas tyre, në territorin e Malit të Zi. Podgorica i tërhoqi vërejtje Prishtinës që në të ardhmen të ndalojë aktivitete të tilla, sepse me to po sfidon marrëveshjen e arritur për përcaktimin e vijës kufitare të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015. Por në një reagim në profilin e tij në “Facebook”, zëdhënësi i VV-së u shpreh se qeveria e Kosovës duhet të reagojë në lidhje me këtë çështje, e jo të struket e të shajë opozitën. “Mali i Zi i merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë territor. Qeveria jonë e lodhur e pranon pa hezitim. Mali i Zi është futur brenda territorit të Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës. Qeveria jonë e lodhur s’thotë asnjë fjalë. Mali i Zi dërgon notë proteste te qeveria, sepse disa deputetë të Republikës vendosën tabelën aty ku duhet të jetë. Qeveria jonë e lodhur struket dhe shan opozitën”.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/07/07
Ndihmëssekretarja e Shtetit amerikan Victoria Nuland vjen më 10 korrik 2016 në Kosovë , notë proteste nga qeveria malazeze
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment