Ardian Fullani , ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise[1], është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991.
Përvoja e tij në fushën e sektorit bankar i ka fillesat në Bankën e Shtetit Shqiptar në vitin 1985, si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 - 1990 e më pas në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992.
Fillimi i punës së Ardian Fullani në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992, në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993-1996, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm. Gjatë aktivitetit në këtë sektor, ai ka dhënë kontributin e tij me vlerë në krijimin e Bankës Qendrore në Shqipëri, në përgatitjen e kuadrit të saj rregullator, sidomos lidhur me funksionimin e tregut të këmbimeve valutore, me politikat për administrimin e rezervave valutore, sikurse dhe në hartimin dhe bashkërendimin e strategjive të Bankës së Shqipërisë për ndërmjetësimin dhe bashkëpunimin me FMN, me Bankën Botërore, me BERZH dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.
Gjithashtu, z.Fullani ka punuar si koordinator i projekteve të investimeve nga financimet e huaja (përfshi FEFAD, Fondacionin për Financimin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe KfW, Kreditanstalt für Wiederaufbau); koordinator shqiptar për krijimin dhe licencimin e bankave të para me kapital të përbashkët (Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës Islamike Arabo-Shqiptare); koordinator dhe pjesëmarrës në Komitetin e Bisedimit të Borxhit të Jashtëm të Shqipërisë me Klubin e Parisit dhe në Komitetin Këshillues të 40 bankave kreditore, gjatë ristrukturimit dhe zgjidhjes së borxhit të jashtëm të prapambetur të Shqipërisë.
Gjatë viteve 1996-1997, përvoja e Fullani shtrihet edhe në fushën e konsulencës për projekte zhvillimi kombëtare e ndërkombëtare, ku mund të përmenden projektet gjermano-shqiptare për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në bujqësi dhe në agroindustri; ristrukturimin dhe institucionalizimin e tregut të këmbimeve valutore dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri; analizën e tregut të kapitaleve në Shqipëri. Fullani është bashkëautor i një studimi mbi rreziqet dhe pasojat e zyrtarizimit, ristrukturimit dhe transformimit të skemave piramidale në Shqipëri.
Eksperienca me Bankën Italo-Shqiptare i përket periudhës 1997-2004, fillimisht si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit Financiar (1997-2000) e më vonë si Drejtor i Përgjithshëm i Bankës (2000-2004). Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë.
Guvernatori Fullani mban titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian", i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë.
Hetimet rreth vjedhjes së parave në B.SH
Ai u arrestua në 5 shtator 2014 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milione lekëve nga Banka e Shqiperisë dhe në datën 6 shtator 2014 u shkarkua nga detyra si Guvernator. Për këtë shkarkim Ardian Fullani ngriti një padi në gjykatën e shkallës së parë për dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga vendimi për shkarkimin e tij dhe fitoi gjyqin duke garantuar kështu pagën për një periudhë 1 vjeçare.
Pafajësia e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani alarmon Bashkimin Europian. Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Report Tv se pak ditë më parë një grup ekspertësh të BE-së i kanë depozituar kreyprokurorit Llalla kërkesën për të tërhequr një kopje të të gjithë praktikës gjyqësore në ngarkim të Fullanit.
Një muaj më parë Guvernatori Fullani do të certifikonte në Gjykatën e Apelit pafajësinë e marrë në shkallë të parë, ku me një vendim të gjyqtarëve Shkëlqim Mustafa, Genti Shala dhe Lefter Jahaj rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ta rikthyer atë në burg.
Adrian Fullani u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin 30 milionë euro të blerjes së hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë dhe vjedhjen e thesarit. Në hetimet e saj, prokuroria arriti të faktojë se me veprimet e mos veprimet e tij në emërimin e zv.guvernatorit të dytë të bankës, Fullani kish ndikuar në vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari në Linzë.
Për këtë vjedhje drejtësia dënoi Ardian Bitrajn e Mimoza Bruzian, dy ish vartës të Fullanit, ndërsa për kthimin e lekëve e njëjta gjykatë ka vendosur pushimin e çështjes me një afat të papërcaktuar.
Vetë Fullani e mohoi akuzën duke pretenduar pafajësi, të cilën arriti ta marrë në 2015-ën me një proces gjyqësor tejet të shpejtë nga shkalla e parë në Gjykatën e Apelit. I njëjti burim sqaroi se tashmë një kopje voluminoze e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe shpërdorimit të detyrës në ngarkim të ish guvernatorit është bërë gati dhe javën e ardhshme do t’i dorëzohet ekspertëve të BE-së.
Këta ekspertë ndodhen në Shqipëri në kuadër të monitorimit të përmbushjes së kritereve të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE, ku pjesë e kritereve janë dhe hallkat e drejtësisë mes tyre vendime gjyqësore apo hetime të organit të akuzës.
Pafajësia e marrë në 12 tetor në shkallë të parë nga gjyqtari Artan Gjermeni dhe të certifikuar në Apel më 23 Dhjetor 2015 për ish guvernatorin aktualisht ka përfunduar në Gjykatën e Lartë me rekurs të Prokurorisë.
Një tjetër dosje për të cilën ekspertët e BE-së kanë shfaqur interes është dhe ajo e gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu i akuzuar për fshehje pasurie e mos deklarim të ardhurash, gjykim ky i pushuar nga gjyqtari Bedri Qori në Gjykatën e Tiranës.
Në përfundim të analizimit të këtyre praktikave gjyqësore grupi i ekspertëve do të rivij në Tiranë në mes të muajit shkurt ku sipas burimeve të Report Tv është planifikuar dhe një komunikim me mediat për rezultatet e luftës ndaj korrupsionit dhe fshehjes së pasurive për zyrtarët e lartë.

No comments:
Post a Comment