2018-09-01

Urrejtja ndaj SHBA prek majat, turqit zëvendësojnë Coca-Cola me dhallin


Përplasja diplomatike dhe lufta tregtare midis SHBA-ve dhe Turqisë për shkak të pastorit Andrew Brunson u mendua se arrit në kulmin e saj, kur Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për të bojkotuar dollarin dhe I-phone, por ka edhe më tepër sesa kaq.

“Nëse SHBA ka I-Phone, ekziston Samsungu në anën tjetër”. Nëse pas kësaj deklarate të Erdogan pamë shumë turq të thyejnë celularët e tyre me çekiç dhe të djegin dollarin amerikan, tani populli i është bindur thirrjes së Erdogan sërish dhe janë të gatshëm të zëvendësojnë pijen e famshme Coca-Cola me dhallin e tyre tradicional.

Ka qenë Federata Turistike e Restoranteve dhe Fabrikave të Bukës në Turqi, institucioni që u kërkoi qytetarëve të bojkotojnë, duke mos blerë dhe konsumuar asnjë produkt ushqimor me origjinë nga SHBA. Aykut Yenice, kryetari i federatës u bëri thirrje anëtarëve, por edhe konsumatorëve për t’u bashkuar me bojkotin duke njoftuar synimin e tyre për të ndaluar shitjen e të gjitha pijeve të gazuara, produkteve të pastrimit dhe ushqimeve amerikane.

“Një direktivë që përcakton politikën e re u dërgua tek të gjithë anëtarët”, tha ai.

Ndërkohë edhe kryetari i një nga shoqatave profesionale më të mëdha në Turqi vendosi theksi tek rezistenca ndaj SHBA-ve nëpërmjet bojkotimit.

“Ne i kemi bërë thirrje të gjithë anëtarëve për t’u bashkuar me rezistencën kundër politikave të SHBA-së. Ne sugjerojmë konsumimin e pijeve të gazuara turke, kos, dhallë, ajran dhe shalgam në vend të pijeve të gazuara të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara si Coca-Cola, etj”.

Ajran është një pije e bërë nga kosi e ngjashme me dhallin, ndërsa shalgam është pije që del nga shtrydhja e rrepave të kuqe.

“Ne të gjithë e dimë se produktet e SHBA shkaktojnë dhjamosje. Ne duam që kombi ynë të zbatojë standardet e shëndetshme të gatimit turk”, shtoi kreu i federatës, duke theksuar se në bizneset e tyre do të vendosin tabela që lexojnë: “Ky biznes nuk shet produktet e SHBA”.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...