Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/09/20

Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se për administratën e Donald Trumpit është top-prioritet implementimi i marrëveshjes së arritur në Washington më 4 shtator 2020.

Richard Grenell i është përgjigjur në Twitter ambasadores së Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku kishte përshëndetur vizitën që do ta bëjë delegacioni i SHBA-së në Kosovë. Delegacioni do të arrijë në Prishtinë nesër. “Implementimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!” – ka shkruar Richard Grenell në Twitter.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...