Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/09/25
Skendër Zogaj: Vrasja e Ministrit kolonel AHmet Krasniqi ishte tepër e rēndë sepse, vritet kryestrategu i luftës çlirimtare të Kosovës
Zyrtari i LDK-së, bashkëpunëtori i Akademik Prof.Dr.sci.Fehmi Aganit dhe më pas edhe mik e bashkëpunëtor i kolonelit, Ahmet Krasniqit, Skender Zogaj ka folur rreth vrasjes së tij. Zogaj në një intervistë për “Bota sot” ka folur për raportet e kolonelit Krasniqi me komandantin, Adem Jashari. Zogaj tutje ka thënë se kolonel Krasniqi ka parandjerë shpesh vdekjen, duke cituar kështu edhe fjalët e tij.Intervistë ekskluzive me Skender Zogaj, me bashkëpunëtorin e Ahmet Krasniqit
“Bota sot”: Si e keni njohur Ahmet Krasniqin?
Skender Zogaj: Ahmet Krasniqin për herë të parë e kam takuar në verën e vitit 1975, kur, oficeri i ri, kishte ardhur për të vizituar familjarët në Zhilivodë, dhe shokët e miqtë e tij të shumtë në Prishtinë. U takuam shkurt por mbetëm miq. U ritakuan 15 vjet më vonë, sërish në Prishtinë, kur koloneli Ahmet Krasniqi, e kishte flakur uniformën ushtarake jugosllave dhe ia kishte mësy Mëmës Shqipëri! Si zyrtar i LDK-s dhe bashkëpunëtor i prof. Fehmi Aganit, mu besua detyra e organizimit të kalimit ilegal tē Ahmet Krasniqit nga Kosova në Maqedoni dhe prej atje pastaj në Shqipëri! Herën e tretë e takova në Tiranë, më 1998, kur Ahmet Krasniqi ishte emëruar Ministër i Mbrojtjes dhe komandant suprem i FARK-ut!
Si e keni pritur vrasjen e tij?
Zogaj: Pas kalvarit të vuajtjeve dramatike, si në legjenda, Ahmet Krasniqi arrin të mbijetojë, dhe, nga gurëthyesi e pemëshitësi, në saje të profesionalizmit të tij, zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil. Në majin e 1998-tës Kolonelit me një grup oficerësh elitarë, vendoset në Tiranë dhe për vetëm dy muaj, në kushte e rrethana minimale, themelon dhe strukturon Forcat e Armatosura, sipas modelit të ushtrive moderne të kohës. Nga sukseset e Kolonelit armiqtë i zë trishtimi, prandaj, në errësirën e mesnatës së 21 shtatori 1998, plumbat e dorës së tradhëtisë ia këpusin jetën.
A mendoni se autoritetet përgjegjëse po e bëjnë̈ punën e tyre për të zbardhur këtë vrasje?
Zogaj: Vrasja e Ministrit Krasniqi ishte tepër e rēndë sepse, vritet kryestrategu i luftës çlirimtare të Kosovës. Pra, ishte vrasje makabre, e turpshme për gjithë shqiptarët, sepse vrasja ndodh në kryeqytetin shqiptar, dhe nga vet shqiptarët! Faktet flasin: sjellja banditeske e Tiranës zyrtare pas atentatit, nga varrimi e deri tek pengimi shtetëror i zbardhjes së vrasjes. Flet edhe kënaqësia rrugaçërore e krerëve të krahut ilegal të UÇK-s, që e festojnë vrasjen e Kolonelit. Prandaj, këta në Kosovë dhe në Shqipëri, tregojnë vet se janë vrasësit e Kolonelit.
Ju keni deklaruar se Ahmet Krasniqi ishte i gatshëm t’ia jap pozitën e ministrit Adem Demaҫit. Pse pikërisht atij?
Zogaj: Po, unë kam deklaruar sepse jam dëshmitari, që Koloneli e ka theksuar Adem Demaçin për ministër të mundshëm, ndërsa ka insistuar që ta ketë vetëm komandimin e forcave të armatosura, që ishte fahu profesional i tij. Dhe jo vetëm fjalë, këtë e ka theksuar edhe në takimin në Osllo, ku ka kërkua unifikimin ushtarak dhe marrëveshje për ndarjen e përgjegjësive! Përcaktimi për Demaçin është mbështetur nga konsiderata për vuajtjet, por edhe sepse, Demaçi në atë ditë nuk zgjidhte mënyrë as mjete për t'u faktorizuar në kupolën e luftës!
Cilat ishin raportet e Ahmet Krasniqit me Adem Jasharin?
Zogaj: Nuk kam ndonjë njohuri të saktë për raportet ndërmjet Kolonelit Krasniqi dhe Adem Jasharit. Por, e di që ministri ka qenë shumë i interesuar të ndërlidhej me të gjitha grupet, që kishin realizuar aksione të armatosura në të gjitha anët e Kosovës, sepse, i konsideronte "bërthama të forta të rrezistencës"!
Ju keni deklaruar se Ahmet Krasniqi e ka parandjerë rrezikun që i kanosej. A ka qenë i kërcënuar ai?
Zogaj: Pas Osllos është e çuditshme neglizhenca e Qeverisë Bukoshi, e cila nuk i realizon as detyrimet elementare ndaj FARK-ut, dhe e mbanë peng Ministrin Krasniqi, në momentet më vendimtare të konkretizimit të planeve luftarake. Kjo situatë shfrytëzohet nga oponentët ilegalistë, prapa të cilëve (për qëllime përfituese) barikadohet nomenklatura enveriane e Qeverisë Nano, që merr kontrollin mbi UÇK-n duke ia imponuar rregullat e sjelljes! Sidomos, kjo ndodh në kontrabandimin e armëve që e kontrollojnë bosët: Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Kudusi Lame, etj. Trysnia propagandistike dhe fizike kundër pjesëtarëve të FARK-ut është e madhe! Koloneli Krasniqi përpiqej të mos jepej, por rrezikun e parandjente! E theksonte shpesh shembullin e Dudajevit! Janë të shumtë ata të cilëve ua ka thënë se, "Zoti mundet, por nuk e kam hiç të largët..."!
Ju keni thënë se Fatos Klosi e di vrasësin e Ahmet Krasniqit. Pse nuk po zbardhet atëherë̈ kjo vrasje?
Zogaj: E kam thënë dhe po e përsëris, Fatos Klosi di saktë gjithë skenarin dhe vrasësit e Ahmet Krasniqit! Si nuk e ditka shefi i SHISH-it, i cili, shfaqet i gjithëdijshëm për të gjitha ndodhitë e tjera, por jo për ato që kanë të bëjnë me kosovarët në Shqipëri!? Normalisht që nuk i di, sepse është autori i tyre! Prandaj saherë që flitet për vrasjet, ky sherrbudalla i rrezikshëm, bëhet struc, dhe lëviz bishtin kah të tjerët! Pra, e ha bukën me turp sepse, vrasjet e ndodhura gjatë mandatit të tij në krye të SHISH-it, janë përgjegjësi e tij dhe nuk do të duhej të guxonte të thotë "nuk di!" Por, Klosi e thotē, sepse për këtë është paguar dhe për këtë është shpallur edhe "veteran i luftës së UÇK-s," që është dëshmi për kontributin e madh në gjakderdhjet nëpër errësirën e mesnatave.
Cili ka qenë raporti ndërmjet Ahmet Krasniqit dhe Xhavit Halitit?
Zogaj: Ahmet Krasniqi ka qenë njē kolos, trim i urtë dhe i mençur, i mirësjellshēm dhe respektues, i fjalës dhe i besës, intelektual elitar i pajisur me dituri të gjera për artin ushtarak por edhe tribun i ndritur popullor, me vigjilencë të lartë për t'iu gjegjur dhe shërbyer me dinjitet kërkesave të popullit dhe atdheut të vet! Ky ka qenë lajtmotivi i çdo hapi dhe i çdo fjale të ministrit Krasniqi në Tiranë, me të gjithë ata që është takuar! Nuk del një që mund të thotë ndryshe! Sa di unë ky ka qenë raporti i Ahmetit me Xhavitin. Ministri ka qenë tepër korrekt, nuk ka luajtur me dy letra! Fjalët po ose jo, i ka shpreh pastër dhe iu ka përmbajtur edhe me çmimin e jetës! Këtë e ka vërtetuar Heroi i Kosovës, prandaj ballëhapur do të udhëtoj nëpër shekuj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës, sipas një letre të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopma...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment