2022-04-30

PD, ndarja e madhe/ Braktiset nga 35 deputetë, çarja bëhet zyrtare

 

Kuvendi i 30 Prillit duket  se zyrtarizoi ndarjen përfundimtare mes dy linjave ne Partinë Demokratike,  pro dhe kundër Amerikës.  2/3 e grupit parlamentar braktisën  Berishën, i cili po ashtu te shtunën në Kuvend, zgjodhi të dalë hapur kundër reformës në drejtësi, një investim  direkt i Shteteve te Bashkuara të Amerikes.

“Do zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të reformës në drejtësi. “- tha Berisha

Por, këto  qëndrime u goditën ashpër nga deputetët demokrat që të bashkuar në qëndrime pro perëndimore, po formojnë bërthamën e opozitës proamerikane. Gazment Bardhi është një prej tyre. Për të, Kuvendi i Berishës kishte si qëllim riciklimin dhe jo rithemelimin e partisë.

Duke mos e kursyer ironinë,  Bardhi lëshon dhe thirrjen për çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Joe Biden, thirrje e bere me pare seriozisht nga një emigrante ekonomike shqiptare.

Një tjetër deputet që bojkotoi eventin e Rithemelimit, ishte Arbi Agalliu. Në të njëjtën linjë me Gazment Bardhin, deputeti demokrat i cilësoi si të papranueshme thirrjet kundër presidentit amerikan në Kuvendin e  Berishës.

Por për Berishën, qëndrimet e proamerikanëve në grup parlamentar, duket se kishin pak rëndësi, përpara mijërave mbështetësve te tij ne pallatin e kongreseve. Kuvendi i 30 prilli shënon fundin e epokës Basha në Partinë Demorkatike dhe hap një erë të re. jo domosdoshmërisht pro amerikane. Rëndësi ka që të jetë një epokë, që të mbajë serish, si ne 32 vjet, emrin e tij.

“Ky është fundi, tani kemi opozitë të  rithemeluar. “– tha Berisha

Festën Berishës ne kuvend, duket se ja prishi Fatbardh Kadilli. I vetmi zë kritik që guxoi të thoshte disa të vërteta demokratëve. ne fakt si ne çdo kuvend tjetër keto 5 muaj.

 “Me Berishën kandidat nuk ka garë të vërtetë. Të shkëputemi nga e shkuara dhe kurrupsioni që ishte dhe kur ishim ne në pushtet.” Tha Kadilli.

Vetmia e Kadillit ne Kuvendin e Berishës dhe vetmia e Berishës vetëm me një grup të vogël deputetesh ne kuvend, shënojnë në fakt ndarjen më të fortë në gjirin e partisë më të madhe te opozitës. Tani gjykata ka në dorë të vendose se kujt do ti japë stemen,  pasi krahu tjetër që do ta humbe ate, me siguri do te themeloje një parti te re.