Nga Flori Bruqi
Tre policë në veri të Kosovës janë marrë peng nga forcat speciale serbe.
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre policët kufitarë janë marrë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit.
Sipas një media serbe bëhet fjalë për Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafa Shemin. Ata kanë publikuar foto dhe video ku shihen tre policët të çarmatosur të shtrirë në tokë, ndërsa më pas i marrin me makinat e tyre.
“Përveç armëve, me to u gjetën edhe pajisje vëzhgimi, radiokomunikime dhe harta. Fjala vjen, mediat e Prishtinës tashmë kanë nisur lajmin se forcat speciale të Kurtit janë rrëmbyer në territorin e Kosovës dhe Metohisë, por pala jonë ka prova të pakundërshtueshme se ata janë arrestuar në territorin e Serbisë qendrore”, shkruan media.
Sipas policisë së Kosovës, tre policët kanë qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Ata kanë njoftuar se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur, ku janë nisur njësi shtesë të PK-së, të cilët sapo arritën kanë gjetur vetëm makinën e policëve.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka marrë peng 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës”.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”, shkruan ai
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”– tha Kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve, duke theksuar se priet reagimin e fundit të KFOR-it që po heton rastin.
Ai iu përgjigj kritikëve të cilët thanë se Tirana zyrtare nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kosovë.
Kreu i qeverisë riktheksoi se i qëndron de-eskalimit të menjëhershëm të tensionit në veri të Kosovës., duke rikujtuar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka të njëjtën linjë me të e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës.
Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter:
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
Kujtojmë se tre policë kufitarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë në vijën kufitare mes të dyja vendeve.
Policia e Kosovës sqaron se tre zyrtarët ishin të stacionuar në pikën statike në vendin e njohur si Tresave/Bare për të penguar qarkullimin përgjatë rrugëve ilegale në Leposaviq, brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Sipas policies së Kosovës, zyrtarët kishin njoftuar se kanë parë persona të maskuar dhe armatosur në afërsi të pikës derisa kanë kërkuar edhe asistencë, e cila kur arriti në vendin e ngjarjes gjeti vetëm makinën zyrtare.
Futja në territorin e Kosovës nuk është e pazakontë sipas policisë, pasi kjo bëhet me qëllim destabilizimi të vendit.
Për lirimin e tyre janë njoftuar të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe misionin e KFOR-it.
Nga ana tjetër mediat serbe që kanë publikuar edhe pamjet e zyrtarëve policorë thonë se u arrestuan pasi kaluan në territorin e Serbisë.
Rrëmbimi i tre policëve kufitar të Kosovës, nga policia speciale e Serbisë ka nxitur reagimin e Qeverisë së Kosovës e cila ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë të të gjitha mallrave që kanë origjinë serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar duke thënë se rrëmbimi i policëve u bë në shenjë hakmarrjeje pas arrestimit të të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Milune Milenkoviç.
No comments:
Post a Comment