2023-07-17

Arumuni Edi Rama dhe kryeçetniku serb Aleksandar Vuçiq.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiq, në vitin 2021, të “mbrojë” Ramën nga kritikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Beograd më 13 tetor 2016.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Beograd më 13 tetor 2016.

Sot, Vuçiq dhe Rama janë krah për krah në promovimin e “Ballkanit të Hapur”, ku anëtare janë: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kjo nismë parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, ndërmjet këtyre tri vendeve.

"Besoj se kjo është një marrëdhënie personale miqësore që është ndërtuar me kalimin e kohës, por edhe një interes, në radhë të parë rajonal”, tha për Radion Evropa e Lirë, Stefan Surliq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy liderëve rajonalë, Surliq shtoi se Serbia dhe Shqipëria shohin se pa atë bashkëpunim, pavarësisht problemit të Kosovës, nuk ka të ardhme të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Politologu nga Tirana, Ben Andoni, tha për Radion Evropa e Lirë se të dy e kanë ndihmuar njëri-tjetrin për t’u afirmuar.

“Vuçiqi i dha mundësi Ramës dhe ky anasjelltas, njëri-tjetrit, për t’u shprehur për Kosovën sipas interesave të tyre, respektivisht në Beograd dhe Tiranë, duke bërë të fitojnë shumë pikë: Rama në Kosovë, kurse Vuçiqi në mjedisin nacionalist, por edhe te serbët e Kosovës”, tha Andoni.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Për shkak të Kosovës, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh, ka pasur tensione ndërmjet Vuçiqit dhe Ramës në vitet e kaluara. Shqipëria ishte ndër vendet e para që e pranoi pavarësinë e Kosovës.

Sot, të dy thonë se nuk pajtohen rreth Kosovës, por, megjithatë, mund të bisedojnë.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...