2023-07-17

Ballkani i hapur dhe shkerdhatokracija Vuçiç-Edvin Krista Rama

Çfarë i lidh Vuçiqin dhe Ramën?

Nga Presidenca e Serbisë nuk ka arritur ndonjë përgjigje në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se si ka ndikuar nisma “Ballkani i Hapur” në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe në marrëdhëniet personale ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.


 Synimi i nismës “Ballkani i Hapur” është zbatimi i shpejtë i tregut të vetëm dhe përgatitja e tri vendeve për tregun unik të Bashkimit Evropian.

Deri më tani është mundësuar lëvizja e lirë mes këtyre tri vendeve me letërnjoftime, është arritur marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, si dhe memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për qasje të lirë në tregun e punës.

Të tria vendet kanë vendosur gjithashtu të heqin kontrollet doganore nga 1 janari i vitit 2023.


Politologu nga Beogradi, Stefan Surliq, tha se “Ballkanin e Hapur” e sheh si një hap drejt krijimit të një tregu të vetëm rajonal.

“Këtu, para së gjithash, është interesi ekonomik i Serbisë dhe Shqipërisë, me shpresën se lidhja ekonomike do të shënojë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kosovën tani e shoh vetëm si problemin e vetëm në marrëdhëniet e tyre reciproke”, vlerësoi Surliq.

Për politologun nga Tirana, Ben Andoni, përveç propagandës sipërfaqësore, miqësia Rama-Vuçiq ka pasur shumë pak përfitime për ekonominë shqiptare.


Gjatë promovimit të librit të tij në Beograd, në tetor të vitit 2016, Rama ka thënë se disa muaj më parë, në ditëlindjen e tij, në një samit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i ka kërkuar ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, që të këndojë për të.​

Jashtë këtyre momenteve, të cilat janë bërë përmbajtje e tabloideve në të dyja vendet, Vuçiç dhe Rama u bënë avokuesit kryesorë të zgjerimit të "Ballkanit të Hapur" në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në këtë ambicie, ata kanë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së.

Por, në rajon ka rezerva të mëdha. Autoritetet në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë nuk po iu përgjigjen thirrjeve, ndërsa kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i zgjedhur në fund të prillit, e ka mbështetur hyrjen e Malit të Zi në këtë iniciativë.

  • The end Open Balkan!


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...