2024-05-06

Rritet numri i grave dhe të miturve që marrin drogë në Kosovë


Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot


SHKRUAN :FLORI BRUQI,PHD

Përdoruesit e narkotikëve, me të cilët ka biseduar FLORIPRESS, thonë se qasja në substanca narkotike në Kosovë është shumë e lehtë - sipas tyre, vetëm duhet të kesh para.

Ata thonë se drogat blihen nëpër lagje dhe se njerëzit e shesin nga dora në dorë.

Me Kodin Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike; ata mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike, që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Safet Blakaj, nga Qendra Labirint, thotë se shteti duhet të marrë “masa urgjente”, që do të pengonin qasjen e lehtë të të rinjve në droga, por nuk specifikon çfarë masash.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, nuk ka në programin e saj qeverisës ndonjë pjesë që flet për luftimin e kësaj dukurie.


Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët. 

 Samire Braina, udhëheqëse e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në pesë muajt e deritashëm të këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta. “Moshat [e përdoruesve] janë nga 18 vjeç e sipër, por kemi pasur raste edhe nën 18 vjeç, 15 apo 16 vjeç”, thotë Braina për Radion Evropa e Lirë. Sipas saj, trajtimi i pacientëve që kanë varësi nga substancat narkotike, është afatgjatë dhe i vështirë. 

Adresë për ta nganjëherë është edhe Qendra Mediko-Psikoterapeutike Labirint - një organizatë jofitimprurëse me seli në Prishtinë.

Kjo qendër ofron programe ditore, nga mbështetja psiko-sociale deri te terapitë grupore.

Sipas të dhënave të saj, janë 5,000 - 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000 për herë të parë.

Mosha mesatare e personave kur nisin të përdorin narkotikë, është rreth 16 vjeç, kurse llojet e drogave që konsumohen, variojnë nga marihuana deri te kokaina.

Udhëheqësit e Labirintit thonë se në qendrën e tyre, aktualisht, janë të regjistruar 2,672 persona, ndërsa në fund të vitit të kaluar kanë qenë 2,420.


 Në Kosovë, aktualisht, nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate, që do të ishte nën ombrellën e institucioneve shëndetësore të shtetit. Braina thotë se, në shumicën e rasteve, të varurit nga droga orientohen për rehabilitim afatgjatë në qendra jashtë Kosovës. Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të 2024-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

 Shqetësuese në numrat e këtij viti është edhe rritja e përdoruesve femrave dhe të miturve të moshës 10-11 vjeçar që konsumojnë substanca narkotike. Sidomos tek femrat, droga e njohur si kokainë po përhapet në masë sipas statistikave të Spitalit Universitar të Kosovës, ndërsa të miturit rrezikohen më së shumti nga marijuana. Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, shprehet se reparti i sëmundjeve të varësisë është i mbingarkuar “Në repart kemi nëntë shtretër të cilët janë në shërbim të personave që kërkojnë këto shërbime në klinikën tonë, dhe,,, në tre mujorin e parë diku rreth 35 persona kanë kërkuar ndihmë… Në çoftë se përpara kemi konstatuar që diku mosha kur fillohet me abuzimin me këto substanca ka qenë 14-15 vjeçar, tani është edhe shumë e ulët, kemi pasur raste 10-11 vjeçar”, shprehet Faton Kutllovci. Neuropsikiatri nga Kosova Sami Rexhepi ka theksuar se marihuana, po e zgjon një kod gjenetik që është i fjetur duke sjellë edhe çrregullime psikotike. “Më e keqja është fakti se shumë mosha të reja kanë filluar me e përdorë, diku 11-12 vjeçar… marihuana po e zgjon edhe një kod gjenetik që ndoshta është i fjetur dhe po manifestohet edhe çrregullimi psikotik, dhe kur të vjen deri te çrregullimi psikotik, atëherë nuk ka më kthim mbrapa, aty vetëm çka mundet pak me u funksionalizuar, por kurrë nuk mundet me u shëruar plotësisht… Përdorimi i drogave apo hyrja në varshmëri prej tyre nuk është një portë të cilën e hap dhe hynë, por thjesht rrëshqet aty dhe e kupton shumë më vonë se ke krijuar një varshmëri prej drogave”, tha dr.Sami Rexhepi.

 Sipas Policisë së Kosovës gjatë periudhës janar-mars të këtij viti janë arrestuar për substanca narkotike 159 persona, prej tyre 10 të mitur nga mosha 14-18 vjeç. Ndërsa gjatë vitit 2023 janë arrestuar 859 persona, ku prej tyre 74 kanë qenë të mitur.

Ata theksojnë se jo të gjithë personat që kërkojnë trajtim aty, pranojnë të regjistrohen.

“Për ne është shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të kokainës në Kosovë”, thotë drejtori i Qendrës Labirinti, defektologu Safet Blakaj.

Sipas tij, faktorët që i shtyjnë të rinjtë të marrin drogë, janë: dëshira për t’i takuar grupit, kureshtja dhe qasja e lehtë në substanca të tilla.

“Më vjen keq për ditën kur e kam provuar”

B.S. ka nisur të drogohet 25 vjet më parë. Sot, në mesin e të 40-ave, ai thotë se është penduar dhe se ka nisur trajtimin për t’u shëruar nga varësia.

“Nuk e mbaj në mend se kush ma ka ofruar marihuanën për herë të parë. Por, sot më vjen keq për ditën kur e kam provuar. Sikur ta kisha kthyer atë ditë dhe të kisha thënë: jo, nuk e dua”, rrëfen B.S., emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë .

Ai është baba i dy fëmijëve, por thotë se është divorcuar nga bashkëshortja, rreth një vit më parë.

“Fëmijët e mi nuk e dinë [që unë marr drogë], jetojnë me bashkëshorten. Iu themi se babai nuk është mirë, por kur të shërohet, do të kthehet”, thotë ai.

B.S. thotë se ka qenë një periudhë disavjeçare, kur nuk ka përdorur drogë, por duke qenë i përballur me disa probleme, siç rrëfen ai, ka rinisur sërish të drogohet.

“Lotët po më dalin. Është problem të dalësh nga kjo [situatë]”, thotë B.S., duke iu bërë thirrje të rinjve që të rrinë larg këtyre substancave.

Mesazh të ngjashëm ka edhe O.K., 36 vjeç, përdorues i substancave narkotike tash e dhjetë vjet.

“Mos i prekni drogat! Asnjë lloj droge nuk është: ‘sot e merr dhe e lë’. Nëse e provon njëherë, prapë do ta marrësh”, thotë O.K.

Ai thotë se nuk e ka menduar kurrë se do të krijonte varësi nga droga dhe se përdorimin e saj e ka nisur nga kureshtja.

Problemet shëndetësore që i janë shfaqur, thotë se janë të shumta.

“Kam rënë në koma tri ditë. Nuk kam ditur asgjë. Jam dehidruar keq, kam rënë në 40 kilogramë. Tre muaj nuk e di çfarë ka ndodhur me mua... Harroj, kam imunitet të dobët, kam probleme me shikimin”, rrëfen O.K.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...