Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/09/21

Lideri Dardann, Akademik Prof.Dr.'Ibrahim Rugova, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin dhe me SHBA'

 


'Ibrahim Rugova, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin dhe me SHBA'

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.

Gjenerali Ramush Haradinaj ka thënë se ky manifestim organizohet në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit.

“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i dedikohet presidentit Ibrahim Rugova për të cilin pati disa lëvdata.

“Në edicionin e sivjetmë, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA”, është shprehur Ramush  Haradinaj, duke shtuar se “mes fjalëve dhe veprave të tij s’ka pasë ndryshim”.



No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...