Paskal Milo ka dalë kundër arrestimit të Sali Berishës.
Ai ka kritikuar Parlamentin, pse i hoqi imunitetin.
“Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të hyj në probleme teknike, por për sa kohë Sali Berisha ka qenë i hetuar për 3 vite të tjera, ai mund të vazhdojë të hetohet, ose mund t’i thellohen hetimet edhe pa kaluar, pa marrë miratimin për arrestimin në Parlament.
Këtu problemi nuk qëndron tek fakti që prokurori e tha atë fazë, por tek substanca. Dhe subsanta është, Parlamenti a është institucioni i vërtetë që ka vullnet, përgjegjshmëri për t’ju qasur kësaj çështje kaq të rëndësishme politike, me shumë përgjegjësi.
Unë këtë e vë në dyshim, sepse Parlamenti sot, ka kohë është bërë një instrument që nuk gjykon vetë. Formalisht atje mund të dalin njerëz dhe të flasin, por ata flasin sipas një skenari të parapërgatitur dhe dalin atje të konsumojnë minutazhin që ju jep spikeri i parlamentit për procedurë, sepse vendimet realisht merren diku tjetër.